Thonë se qentë ia njohin adrenalinën e frikës njerëzve; një moment që i nxit të të kafshojnë. Në rrugët e Tiranës në këtë stinë të nxehtë vere, sidomos sa vjen muzgu, lukunia e qenve pushton rrugët. Janë në grupe, por dhe vetëm, duke lëvizur të lirë mu në qendër të kryeqytetit. Dje, një grup i tillë, në bulevardin kryesor kaloi rrugën sapo u ndez semafori i jeshil.

Edhe qentë, si njerëzit, rrugën nga një trotuar në tjetrin e kalojnë me vrap nga frika se mos shtypen nga makinat. Po të shihen të kërcënuar nga ndonjë makinë që i tremb me bori për të hapur rrugën, tufa e qenve turret me vrap duke lehur në kor pas saj. Lela, një vajzë te të 20-at, gati sa nuk po binte në një pusetë duke parë mbrapsht se mos kërcënohej nga qeni, duke i folur më zë të urtë e të butë: “Kuç, kuç, kuç…”

 “Më ka kafshuar njëherë një qen në mbrëmje dhe prej asaj here i kam tmerr frikë kur i shoh në rrugë”, - thotë ajo. Ndërsa një burrë me biçikletë, - që gati sa nuk ra nga dredhimet e shumta, për t’u shpëtuar nja dy qenve që kishin zënë pjesën afër trotuarit, - tha se është gjendur shumë shpesh në këtë situatë, kur i janë vënë nga pas një grup qensh për disa metra duke lehur. Edhe mund ta hanin - ishte trembur burri me emrin Hasan, që vinte nga Kukësi dhe prej 10 vitesh jeton në Tiranë. Kjo situatë atij nuk i kishte bërë vaki asnjëherë në shtëpinë e tij, në fshatin Shëmri.

Përveçse janë qen, shumë prej tyre të kallin datën se janë të gjakosur, të rënë nga lëkura me pulla të mëdha të kuqe, që ngjajnë si plagë të thara. Këta qen janë të rrezikshëm, thonë mjekët, sepse mund të kenë sëmundje dhe për të tërbuarit duhet të marrësh direkt spitalin. Në Rrugën e Kavajës, në trotuarin në mes dy kalimeve të rrugëve, një grup qensh janë shtrirë në mbrëmje dhe duket sikur shijojnë muzgun.

Bashkë me disa kalimtarë të tjerë edhe ne në grup, si qentë, dredhojmë plot frikë se mos ndonjëri nga qentë ndien adrenalinën e frikës sonë dhe na hidhet, me gjithë shokët. Vjollca, që është fare pranë meje, te të 45-at, e shëndoshë, mban vrapin dhe gati bie në rrugë: “Është një llahtari e madhe me këta qen rrugëve, do Zoti mos na ndodh të na hanë”, - thotë ajo, duke parë në bisht të syrit nga tufa e qenve që rrinin shtrirë. “Janë shumë të neveritshëm dhe gjithmonë përjetoj një ankth të madh kur shoh ndonjë qen në rrugë. Më duket sikur këto ditë janë shtuar shumë, e bëj dy herë në ditë këtë rrugë dhe grumbujt e qenve i shoh vazhdimisht të shëtisin këtej”, - thotë Lirika, të cilën e shohim të ngjisë pak me nxitim shkallët për të hyrë në Kishën Ortodokse në Rrugën e Kavajës.

Po në këtë rrugë, para një dyqani qoftesh, që lëshon tymin bashkë me aromën shpuese të tyre në gjithë zonën, gjithmonë sheh dy-tre qen në këmbë. Ngjitur është edhe një dyqan mishi dhe aty ka po qen. Nuk është faji i tyre, pse qentë nuhasin erën e mishit dhe ndihen të uritur. “Nuk e di se kush është përgjegjësi i këtyre qenve, që ata të vriten të mos rrinë rrugëve e të na kërcënojnë jetën”, - thotë Genci, që shet zarzavate deri vonë në një nga rrugët e Tiranës.

“Oh, my God, is not normal…”, - përcjell fjalët një angleze, që po viziton Tiranën këto ditë, me emrin Linda. Ajo lemeriset nga tufa e qenve në Rrugën e Elbasanit që vrapojnë galop, të gjithë bashkë duke u derdhur në kacafytje për nga Lana. Nuk ka shpjegim për të pse gjithë këta qen shëtisin rrugëve, duke u shprehur se ata duhet të vriten, se mund të hanë njerëz. Megjithatë, në Tiranë, si duket, pritet të provohet një shprehje për gazetarinë, se kur ha njeriu qenin është lajm dhe jo e kundërta. Në bashki për këtë askush nuk përgjigjet!

36 Komente

Nuk ka shpjegim për të pse gjithë këta qen shëtisin rrugëve, duke u shprehur se ata duhet të vriten, se mund të hanë njerëz.

Me kete sebep, na viziton dhe Bardot smiley

Po po sigurisht Rama e ka fajin per qente.

Une e shikoj si rritje te mireqenies qe na ka sjelle Birisha. Me shume mireqenie, me shume plehra, me shume ushqim edhe per qente, qe ne fund te fundit jane krijesat e perendise...

 Qente e Rames kercenojne njerezit ne rruge,kaq larg te kete shkuar ai valle.

hahahahhaaa titulli me beri pershtypje. kur e lexova, mendova se mos ndoshta "zagaret e rames" (keshtu shprehet rd, lexojeni) po kercenojne njerezit. ej dreq o pune thash, une qe sperdor makine 6 dite ne jave po vetem te dielen, si do me vije ndonje zagar deputet i ps dhe te me kercenoje smiley

 

Ja dhe pak sa te shtohen dhe ca se e di vete k/ Mullahu . Ja heq nga nomenklatura Bashkise se kelmendit kur u bene dy qen rrugac per nje njeri mormal ,... i  mbledh ne ndonje stan , nxjerr nje Ligj dhe i numeron per votues dhe ti suaj rumen Rama  pushtetit .

Po atehere c'do te tgote kjo Standarti per qente ? Do jene ne nje Parti fizikisht se tani jane vetem me lehje edhe ne standarte te kuptuari te problemeve qe ka Tirana !

ciftja ben pune ketu, me duket mua.

do mare ciften, do dale per gjah

jaman shoko, jamam jaman

ciften o more me gjithe zagare..................,   uh,      zagaret.smiley

http://www.youtube.com/watch?v=dWgcPTV2nCA

 

 

 

“Oh, my God, is not normal…”, - përcjell fjalët një angleze, që po viziton Tiranën

 

 

Ama tha kjo anglezja "is not normal" ??? Budallalliqe gazetaresh!!!!

"is not normal" - ptu ju dhjefsha citimet

Cfare te beje Rama qe qente ne lagjet e Berishes, Bathoret e te tjerat, i kane shtepite me gardhe dhe futen te shtepia e komshiut, te bejne seks me komshijen e kelyshet t'ua hedhin rrugeve pastaj. smiley

 Kane dale disa here me cifte dhe i kane vrare qente. E mbaj mend qe nga viti 2002, dilnin me cifte dhe i vrisnin madje edhe pa mbaruar njerezit rrugeve. Mire qe na trembnin me ciften, por na e shpifnin dhe me vrasjen e qenve para syve tane. Gjahtaret e kishin 2 mije leke qeni. 

Ciftja nuk zgjidh gje, qe nje here ne kaq vjet te paguash njerez qe t'i vrasin. Duhen hapur qendra enkas per kete pune, per qente, qe te mos merren me pune tjeter pervec izolimit te qenve.

mire e ke ti. gjithe ajo Tirane eshte.  le tu japi dhe nje cope toke qeneve se su be qameti.  te krijojne nje minibashki te re them une.  ''minibashkia nr 25 e qeneve''.smiley

o coban, coban i dheneve

pse su flet atyre qeneve.

p.s  fjalen ''o coban''   mund ta zevendesoh me fjalen ''o bashkiak''.  i pershtatet me mire ketij rasti.smiley

 

Njësh për profesionalitetin e munguar në këtë shkrim. "Qentë e Ramës... "

çfarë gazetarie e fëlliqur qenka kjo?

 

Gazetari jevgjish.  Nga ana tjeter, po te ishte "Qente e Berishes" ma ha mendja do ti kishe dhene 5 yje...

 S'e njeh gazeten standart ti? Jane ish punonjesit e hostenit e te Zerit te Popullit te para 90-s.

Pamje e shemtuar kur dalin ne grup, sikur shkojne ne ndonje miting pa leje. Vrapojne nga nje trotuar ne tjetrin. Dhe skena me e shemtuar eshte, kur disa prej tyre shkojne pas buces, duke prit momentin kush te mbaj atesine  i pari.Jane te paedukate dhe shume te uritur saqe nuk presin rradhe. Per kete nuk mungojne dhe dyluftimet. As nuk kane problem se skuqen apo nxihen, por e bejne ku tu vij. Bllokojne dhe tarfikun ne shume raste.Jane me te vertet te rrezikshem  dhe duhet te vihen ne pune gjyetaret ,sepse jane pa pune ngaqe i kane zhduk shpendet dhe dosat. Ose te lidhet ndonje kontrate per eksportin e tyre,sepse kam degju qe ne vende si gjermania apo anglia, ekzistojne vende te perqendrimit te qenve te rruges. Me kete i shpetojme edhe shoqatave per mbrojtjen e kafsheve, si shtese te ndonje 100 faqeshi te ri per leberalizimin e vizave

Sështë zgjidhje çiftja, p.sh. këta me flamur pa shqiponjë duhet ta dinë shumë mirë se si kontrollohen kafshët e rrugës në vendet nga shkruani. Ka një strukturë të veçantë që merret me këto punë, po këtej nuk ka se s'i rruhet as Edit e as Salës e as atyre para e pas tyre, e janë shtu e kanë begatu qent e TR e ka shku raporti 1 qen rruge për familje.

Se nuk do mend shumë: Qentë e rrugës kafshojnë vetëm ata që skanë luksin e makinës. E kuja po i rruhet për kta mër?

 Ashtu kot po pyes pse e kemi flamurin pa Shqiponjë ne apo për ti dhënë pamje ndërkombëtare peshkut (si turistëve ) ?

po po, e dime shume mire se zgjidhen te tilla probleme ketej.  ka  vende te caktuara,  azile , ku grumbullohen dhe mbahen keta qen, te cilet sterilizohen,(qe te mos pjellin te tjere te pakten), ose mundesisht gjejne familje per te ''adoptuar'',keta qen.    

tani,  meqenese ne Tirane, apo Shqiperi,  akoma nuk ka as srukture,  as  infrastrukture,  apo fonde, (se kerkon goxha leke kjo pune),  cila eshte zgjidhja??   

te garantoj,  se edhe ketej,( te pakten  flas per Hollanden   vend goxha i civilizuar, bile ketu ka parti per kafshet ''Partij voor de dieren'' ka dy debutet ne parlament),  kur krijohet nje problem serioz  nga kafshet,  qe  mund te coje ne infeksione apo epidemi etj,  etj. harrohen  ''civilizimi'',  apo te ''drejtat e kafsheve''.  zgjidhja eshte zhdukja e tyre.  tani jo me cifte,  por me menyra te tjera si p.sh injeksione etj. por  perfundimi eshte i njejte.  zhdukja e tyre.

shembujt jane te shumte: vetem 6-7 muaj me pare, u zhduken,  pra u ngordhen  masivisht  me injeksione  dhjetera mijera dhen e dhi, sepse u nepermjet tyre mund te perhapej nje epidemi qe quhet ''Q-koorts''.    keshtu ka ndodhur disa vjet perpara  kur kishte problem  me pulat apo  lopet vicat etj.

Nuk ka rendesi menyra se si mund te zgjidhet kjo, rendesi ka te zgjidhet. Njerezit qe banojne apo vijne ne Tirane kane hall me qente rrugace por Bashkia qe merret me kete pune nuk kryen punen e saj. Keta qene pa pronare jane te rrezikshem per njerezit se mund t'i sulmojne ose behen perhapes te semundjeve te ndryshme, pa folur per imazhin negativ qe japin per Tiranen qe e ka kthyer ne ciflig personal Edi Rama.

 Si u shtuan gjithe keta qene pa zot e di njeri? Se pak dite me pare tek peshku pame qe jane hapur biznes per qethje qenesh! Do pare kjo puna e qeneve rrugac, qe kur zbriten nga stanet ishin shume te dobishem dhe kur erdhen ne qytet i braktisen pa meshire!!  smiley

Njësh për profesionalitetin e munguar në këtë shkrim. "Qentë e Ramës... "

çfarë gazetarie e fëlliqur qenka kjo?

Gazetat pro PD dhe zedhendeset e PD-se, njihen per gjuhen "e ngjyrosur". Sidomos kur flitet per Ramen, iu zgurdullohen syte fare. Kane kohe qe i kane thene profesionalizmin: "ku t'kam pa".

 

Qente e rruges nuk duhen vrare, por duhet te krijohen struktura speciale per strehimin e tyre. Te vazhdosh te vrasesh qente edhe sot ne 2010-en do te ishte shume primitive dhe cnjerezore.

Gjithsesi une s'kam pare gjithe keto kopé qensh ne Tirane sic shkruan Standardi.

Te vazhdosh te vrasesh qente edhe sot ne 2010-en do te ishte shume primitive dhe cnjerezore. 

ç'njerzore jo po ç'qenërore....... lol

Ne kuptimin qe nuk eshte nje sjellje e hijshme njerezore. smiley

Si nuk e kanë shfrytëzuar për të ngritur ndonjë ojf apo parti qensh gjahtarët e fondeve për zhvillim nga donatorët dhe shoqatat e mbrojtjes sê kafshëve , gjynah se paska punë ( por dhe treg se qentë shiten mirë në Kinë por dhe ato po kërkojnë raca të zgjedhura  më duket).

 Ky problemi qeneve, te flasim drejte, eshte problem i pergjithshem, ne te gjithe boten, ku ka qendra te medha urbane. Bota i zgjidh me ligje keto probleme, siper cdo gje tjeter, dhe Rama ose Berisha nuk mund ta zgjidhe kete me nje urdher nga deshira sepse disa here i kane vrare, dhe qente po ate pune kane te bredhin rrugeve.

Si per njerzit ashtu edhe per kafshet shteti  eshte ai qe duhet te rregulloje keto mardhenie me qente e rruges, une mund te jem i gabuar por shteti ne Shqiperi nuk e besoj se ka ndonje ligj per kafshet ose rregullin e problemeve me kafshet sic i kane shtetet e tjera te zhvilluara.

Po te ishin qente e Rames do te ishin njekohesisht edhe qente te Berishes, se ata ne nje qytet rrojne te dy, dhe qente aty bredhin perreth rrugeve te Tiranes(Se mos vetem Tirana ka qen rrugace!)

Asgjesimi ka kosto, ne te gjithe qytet e botes ka qen pa zot,ata ose vriten kur jane te rezikshem ose meren ne kujdestari,

Tani eshte e lehete te besh nje shkrim palaco si ky, i cili vetem sa konstaton nje problem, dhe e komplikon problemin sikur pergjeqsine e ka vetm nje person, Rama,dhe jo Berisha, duket se edhe ne kete problem autorja ec ec dhe i fut nga nje spec, njesoj sikur te jete ne Parlament!

Ne qoftese ke pare qene rrugace ne rruge, shko ne polici dhe ankohu, gazetarja, ka shkuar gje, ne komune, ne bashki, ose kund tjeter? Te besh thjesht nje shkrim nga kafja dhe ta botosh ne gazete eshte shume lehete,si te hash nje cop kek!

Smeret vesh kush eshte politikan dhe kush eshte gazetar!Nuk mjafton grindjet ne Parlament por duhet te zgjerohet kjo edhe ne gazete!Bjeri mi telefonit 0800 dhe lajmerohe Ramen direkt, pse mundohesh me propagande partie!!!

“Oh, my God, is not normal…”, - përcjell fjalët një angleze, që po viziton Tiranën këto ditë, me emrin Linda. Ajo lemeriset nga tufa e qenve në Rrugën e Elbasanit që vrapojnë galop, të gjithë bashkë duke u derdhur në kacafytje për nga Lana. Nuk ka shpjegim për të pse gjithë këta qen shëtisin rrugëve, duke u shprehur se ata duhet të vriten, se mund të hanë njerëz

Pse kjo eshte e vetmja gje "not nomal" qe paska pare anglezja?

Po te vriten do te vij nje angleze tjeter e do te thote:

“Oh, my God, is not normal…”,

Deri tek zgjidhja e punes se qeneve ka aq shume gjera te tjera per tu bere qe te quhen "normal" sa e mendoj se e fundit eshte puna e qeneve. Ne fillim duhet zgjidhur puna e njerezeve qe

që vrapojnë galop, të gjithë bashkë duke u derdhur në kacafytje për nga Lana

apo se ka njerez qe:

shumë prej tyre të kallin datën se janë të gjakosur, të rënë nga lëkura me pulla të mëdha të kuqe, që ngjajnë si plagë të thara. Këta njerez janë të rrezikshëm, thonë mjekët, sepse mund të kenë sëmundje dhe për të tërbuarit duhet të marrësh direkt spitalin. Në Rrugën e Kavajës, në trotuarin në mes dy kalimeve të rrugëve, një grup njerezish janë shtrirë në mbrëmje dhe duket sikur shijojnë muzgun

Se mendoj po nuk u zgjidh puna e njerezve qe sillen si qente e rruges nuk mund te zgjidhet puna e qeneve qe sillen si njerezit  e rrugeve

 Po te vriten do te vij nje angleze tjeter e do te thote:

“Oh, my God, is not normal…”

:smiley

Persa nuk ekziston nje departament apo institucion me pergjegjesi te plote ligjore per zgjidhjen e kesaj pune kot qe te lehim. Kur nuk eshte zgjidhur problemi i dhelprave urbane ne Londer, mire qe na permend anglezen kjo gazetarja, veshtire se do zgjidhet plotesisht ne Tirane. Pastaj, sic eshte shprehur edhe Blendi Salaj dikur te Cani, cfare kompleksi ekziston tek keta shqiptare qe Rama e ka fajin per te gjitha?

Qente jane detyre e bashkise. Njerezit jane detyre e qeverise dhe bashkise.

Ne rastin konkret po flitet per qente keshtu qe pergjegjesia eshte e Rames. Por kjo nuk zgjidhet po nuk u zgjidh problemi i njerezeve qe fajin e kane Qeveria dhe Bashkia dhe vete njerezia smiley
 

Del shume pune e gjate ashtu smiley

Aty nuk po vijezohen rruget, ju thoni perse nuk egziston nje departament per qente.

Pastaj, sic eshte shprehur edhe Blendi Salaj dikur te Cani, cfare kompleksi ekziston tek keta shqiptare qe Rama e ka fajin per te gjitha?

Varet nga kendveshtrimi. Berishianet mund te thoshin te njejten gje persa i perket akuzave ndaj Berishes.

Per te kthyer nje pergjigje ndaj kesaj qe ti permend, une po i referohem menyres sesi lajmet dhe opinionet jane pasqyruar ne media dhe publik. Rama ne 12 vjet eshte personazhi me i pergojuar dhe demigruar ne akuza qe ka pare politika. Mund te thuash qe Nano dhe Berisha ne 20 vjet nuk kane akumuluar aq shume pergjegjsi, sharje, akuza dhe mallkime

E po tashi... Rama eshte artist dhe i suksesshem. I ka te gjitha perberesit e duhur per t'u shinjestruar.

Si tha edhe Bushi (apo dikush tjeter), me rastin e 11 Shtatorit: demokracia jone eshte edhe debulesa jone.

smiley

Jam i sigurt qe Gazetarja ka marre shperblim per kete titull INTERESORANT. Edhe sikur te mos kete qene nje gjelle pacavure e porositur, gje qe eshte nga rastet me te zakonshme ne Shqiperi, devotshmeria e gazetares se (c') nderuar per te QELBUR zanatin e nderuar te gazetarit te ben ta peshtirosesh kete njeri pa integritet. Nga ana tjeter i uroj gazetares qe te ngrihet sa me shpejt ne detyre por edhe ne rangjet e politikes brenda Partise (Jo)demokratike!

 

DO TA MBESHTESJA TERESISHT TITULLIN DHE ARTIKULLIN NESE VETEM TIRANA DO TE KISHTE QENER DHE BASHKITE E TJERA NUK DO TE KISHIN: POR MEQENESE QENER KA NE TE GJITHA QYTETET E SHQIPERISE ATEHERE NUK E KA FAJIN RAMA POR AI QE ESHTE NE KRYE TE GJITHE SHQIPERISE

Ne Vlore me urdher te bashkise vriten naten qente rrugaçe smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).