Kampusi i ri universitar aq shumë i përfolur i Universitetit të Tiranës ka mbetur thjesht në letër. Porjekti i mbështetur nga qeveria Berisha është harruar dhe tashmë është thjesht një projekt më shumë që rri në sirtaret e rektoratit. Të gjithë studentët e fakulteteve të këtij institucioni, sipas projektit të kampusit, mendohet që të grumbullohen së bashku në një kampus universitar bashkëkohor. Fusha e sportit e Qytetit Studenti është vendodhja e menduar për këtë projekt, që do të sillte zgjidhjen e ambienteve për universitetin më të madh në vend. Ky është një projekt-ide e hartuar nga drejtuesit e UT-së. Sipas projekt-idesë së Universitetit të Tiranës, në kampusin që do të ndërtohet do të sistemohen gjashtë fakultetet e tij, përveç fakultetit të infermierisë dhe Mjekësisë, pasi vendndodhjet e tyre aktuale janë pranë Qëndrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Projekti i Rektoratit të Tiranës për ngritjen e një kampusi universitar ka mbetur në letër, edhe pse pritej që puna për ngritjen e tij të niste brenda vitit 2009. Burime zyrtare në rektorat tregojnë se ky projekt nuk po gjen më zbatim edhe pse ngritja e këtij kampusi, i cili është mbështetur edhe nga kryeministri Berisha do t'i jepte një tjetër dimension Universitetit Publik të Tiranës. Rektori i Universitetit të Tiranës ka deklaruar para një viti, se ndërtimi i këtij kampusi, me një vlerë prej 23 milionë euro, do të bëhej kryesisht me paratë e grumbulluara nga të ardhurat dytësore, dhe nga donacione të ndryshme. Por aktualisht universitet publike nuk kanë mundur t'i vetadministrojnë të ardhurat e tyre dytësore. Vetëm gjatë viteve 2006 deri në 2009 Universiteti i Tiranës i ka dhënë Ministrisë së Financave 8 milion euro, para që janë mbledhur nga tarifat studentore e që nuk i janë kthyer më universitetit. Por ndërsa qeveria ka ndjekur në vijimësi një politikë për rritjen e numrit të studentëve në Universitetin e Tiranës, kjo nuk është shoqëruar me rritje të stafit akademik dhe shtim të ambienteve. Gjatë 10 viteve të fundit, numri total i studentëve në universitetet publike është rritur mesatarisht me 8.31% për qind në vit dhe në total me më shumë se 110 përqind, ndërsa numri i trupit mësimor efektiv është rritur me përafërsisht 3.9 për qind në vit, dhe në total me afërsisht 45 për qind, pra më pak se gjysma e rritjes së numrit të studentëve. Edhe këtë vit akademik studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe të Shkencave Sociale duhet të bëjnë mësim në godina të ndryshme, shpesh të marra me qira dhe shumë larg njëra-tjetrës. Universiteti i Tiranës ka një buxhet prej 30 milion dollarësh, ku 30% e parave vijnë nga të ardhurat dytësore të universitetit, ndërsa pjesa tjetër nga buxheti i shtetit.

4 Komente

Gjobat e makinave munden te mbushin vetem arken bosh , nga fushatat elektorale. Per kampusin ,ky eshte nje lluks i madh

Qeveria e di se cdo te behet se di!    smiley

 Universiteti i Tiranës ka një buxhet prej 30 milion dollarësh, ku 30% e parave vijnë nga të ardhurat dytësore të universitetit, ndërsa pjesa tjetër nga buxheti i shtetit.

Nese shifra eshte e sakte dhe duke e marre te mirqene kete per 4 vjet, atehere investim me te keq, me demsjellesh dhe me te shtrenjte se kaq nuk mund te kete.

Te investosh para per te prodhuar gjysmake zyrtare ku pjesa e kryesore e fajit eshte nga stafet e mesimdhenies dhe e drejtuesve halabake dhe hajdute te Univ publike eshte krim i rende. Se pervec se vjedhin sa ju ha krahu e tefteri, po bejne dhe dem afatgjate me shkollimin.

Jo ketij kampusi sa te jete Dhori & Co ne krye te ketyre institucioneve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).