Një studim i Idra Media tregon se për muajin prill 2010 tre ndërmarrjet e telefonisë së lëvizshme, Eagle Mobile, Vodafone Albania dhe AMC janë shpenzuesit më të mëdhenj për reklama televizive në 8 televizionet kryesore në Shqipëri (Top Channel, Klan, Vizion+, TVSH, News24, Alsat, OraNews dhe Koha TV ). Këto kompani së bashku kanë paguar për transmetimin e reklamave të tyre gjatë 102.7 orëve gjithsej gjatë këtij muaji, duke zënë përkatësisht vendin e parë, të dytë dhe të katërt në listën e 10 reklamuesve më të mëdhenj.

Sipas studimit, prilli ka shënuar rritje si në sasinë e orëve të reklamave të transmetuara e cila është rritur me 7% krahasuar me muajin mars, ashtu edhe në shpenzimet për reklama e cila është rritur 8% krahasuar me muajin parardhës. Gjithsej 243 marka të ndryshme janë reklamuar gjatë këtij muaji në këto 8 televizione, krahasuar me 222 gjatë marsit.

10 shpenzuesit më të mëdhenj sipas shpenzimeve gjatë prillit janë:

1.    Eagle Mobile (42.9 orë)
2.    Vodafone Albania (39.2 orë)
3.    DigitAlb (29.8 orë)
4.    AMC (20.6 orë)
5.    Tring
6.    Procter & Gamble
7.    Top Shop
8.    Banka Kombëtare Tregtare
9.    Edisud Group
10.    Trebeshina

Shënim: Nëse në llogaritje përfshihen edhe kanalet e platformës DigitAlb, Supersport dhe Supersonic, atëherë Vodafone Albania zë vendin e parë për shpenzimet e kryera.

23 Komente

aty jepet koha, nuk jepet vlera monetare e shpenzuar,ku eshte e madhja ketu??

 

Egzaktesisht.  Oret nuk na hyne ne pune, nqftse nuk na thone sa kushton nje ore kohe reklamimi ose nqftse nuk na japin shpenzimet ne vlere monetare bashke me ate ardhurat dhe shpenzimet e cdo televizioni.

1.  Eagle Mobile 

10. Trebeshina

Wow... në top 10 paskemi Shkëlzenin dhe Argitën.

 

Shkelzeni eshte pronar i Eagle Mobile dhe Argita e Trebeshines?

po. me aq sa di unë të paktën...

 

 

Me aq sa di une pronari mazhoritar i Eagle Mobile eshte Calik Holding (kompani turke).  Per Trebeshinen nuk di gje...

Na i bere jeten malore, shoku. Pime uje argita, flasim argita dhe shkollohemi (UET ) argita.Jete o jete.

ke informacione te gabuara...

Ja ekonomia shqiptare: kush ka pare me shume? Kompanite e huaja qe duke rrjep shqiptaret pasurojne vendet e tyre.

Mua me vjen mire qe mbahen statistika per kete pune.  

 Asnje biznes prodhues kjo eshte e dhimbeshme!

Dhe vetem nje biznes shqiptar!

Asnje biznes prodhues !  Vetem nje biznes shqiptar!

Keto po jane dy konstatime interesante smiley

Interesante por te pasakta smiley (1 prodhues, 4 sipermarrje shqiptare).

Mund te jete edhe ashtu, nuk jam ne CdA / BoD e tyre smiley

Kush prodhoka dhe cfare?  Sipermarrje shqiptare?  Po flasim per pronesine e kompanive, dhe me sa di une vetem DigitAlb eshte e tille.

Prodhuese: Trebeshina

Shqiptare: DigitAlb, Tring, Top Shop, Trebeshina.

Aha, une po mendoja per kater te paret vetem.

Atehere paskemi te dy te drejte smiley

 Ore nuk po e merrni vesh qe keto "Reklama , ne fakt sponsorizime" jane pare te shqiptareve, te cilat keto shoqeri  JA U VJEDHIN DIREKT  shqiptareve ?

   Ne aparatin tim, nga data 24, 25 , 28,  korrik  2010 kam tre  mersazhe nga AMC, 

-I nderuar abonent, Tot. i Fatures, muajin kaluar eshte 2345.4582 leke me TVSH

-I nderuari abonent,Tot.i Fatures, muajin  kaluar eshte 2565,9007 leke  me TVSH

-Inderuari abonent, Tot. i Fatures, muajin kaluar eshte 48909.8053 lek me TVSH........

 Kush me thote si e spjegon kete lloj AMC-je ? (jam i 40 -ti nr. i marre sapo kjo kompani filloi.Gjithenje korrekt me cilendo pagese)

 Televizionet s'mahen me llafe por me pare  dhe dihet që pasunari ma i madh për të paguar është mileti  që flet në telefon .

Po bashkia e tiranes ku eshte ?

Duhet besojme se bashkia e Rames nuk financon tv ?

Kur ndodhi kjo hata?

bravo per eagle po nuk po e kuptoj me gjithe kete marketing dhe ende mbesin operatori me me se paku shfrytezues

 

24media.me

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).