Kreditë e pashlyera në banka janë rritur edhe në tremujorin e dytë të vitit, duke pasqyruar vështirësinë e bizneseve dhe individëve për të shlyer huatë e marra në banka.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit kreditë e këqija arritën në 12 për qind të totalit, nga 11.45 për qind që ishin një tremujor më parë.

Krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, pesha e kredive të këqija ndaj totalit të kredisë së dhënë është rritur me 3.3 për qind.

Bankat në Shqipëri kanë dhënë në total 457.6 miliardë lekë kredi për bizneset dhe individët. Nga këto, sipas Bankës së Shqipërisë, rezultojnë kredi me probleme, të cilat nuk shlyhen rret 54.8 miliardë lekë ose mbi 500 milionë dollarë.

Të dhënat tregojnë se në vlerë shifra e kredive të këqija është rritur krahasuar me vjet me mbi 18 miliardë lekë, ose gati 50 për qind.

Banka e Shqipërisë i ka detyruar bankat private që të mbajnë më shumë fonde rezervë për të përballuar humbjet nga kreditë që nuk shlyhen.

Rritja e kredive të këqija vecse cënon të ardhurat e bankave ka edhe një sërë efektesh negative për ekonominë.

Ato pengojnë kreditimin, pasi bankat detyrohen të mbajnë më shumë fonde të papërdorua si garanci për kreditë e këqija.

Por vec kësaj, humbjet nga kreditë që nuk kthen ndikojnë direkt në rritjen e interesave për kreditë e reja që bankat japin për bizneset dhe individët.

9 Komente

Ne fakt thuhet se shifra eshte me afer 17-18% por si bankat bejne sikur genjejne Banken e Shqiperise, ashtu edhe BSh ben sikur i beson me shifren e 12% me siper.

Mund te jete edhe me e larte, pasi bankat tregetare ne marreveshje sekrete midis tyre, kane blere /rifinancuar kredite e keqia te klienteve te bankave te tjera dhe anasjelltas. Ne kete menyre "ja hedhin" BSH duke krijuar me pak provigjone per kredite me probleme dhe pa shprese arketimi. 

Po nga mos rriten kredite e keqija kur edhe kredite i jepen me miq, miqve te punonjesve te bankave? Eeee? Shto edhe paftesine ketu...

Ha ha ha ha sa kam qesh me kete

bsh shume jotransparente, kush banke ka aq e kaq cilat kategori e nenkategori, etj etj ve bast asnjeri nuk e di sakte situaten keshtu qe sia vlen tia fusim kot ne tym

 Dhe rruga e vetme, per keto momente, eshte qe te ulet interesi i kredise, pasi shum kredimarres paguajne interesa te larta vjetore, 12-14% . BQ duhet ti detyroje bankat te ulin interesat e kredise, perndryshe do kredite e keqia do jene si ai litari qe shterngohet vazhdimisht. 

Qe te ulet interesi i kredise, do te duhet qe psh bankat tregetare te ulin ndjeshem blerjet e bonove te thesarit dore e pare. Por qe te ndodhe kjo duhet qe qeveria te limitoje kerkesat per borxhe. Pra sic shikohet BQ pak ka ne dore per kete pune. Tjeter, qe te ulen interesat per huate duhet qe te bjere kerkesa per kredi nga bizneset. Por qe te bjere kerkesa per kredi nga bizneset nje mundesi akoma e pa eksploruar me gjithe "20 vjet kapitalizem apo ekonomi tregu" nuk kemi bere operative akoma bursen e aksioneve. Kemi ngelur akoma ne primitivizem ku bizneset tona sec kane dicka te ngjashme me bajraktarizmin. Ndonje studiues/hulumtues i ndjeshem mund te beje nje studim per kete gjetje nga ana ime dhe nuk ka per ti dale keq.

Sidoqofte i dashur Pjer, BQ e shqiperise duke i dhene para qeverise ne menyre jo ligjore, ka bere qe bankat e nivelit te dyte te paksojne dicka ne blerjet e bonove te thesarrit, perndryshe interesat e kredive mund te ishin edhe me te larta.

Edhe dicka tjeter, mos haro se misioni primar i bankave kudo ne bote eshte te rruaj parate e depozitueseve ne radhe te pare fizikisht dhe ne radhe te dyte nga zhvleresimi i mundshem, dhe kete gje duhet ta bejne duke ruajtur vehten nga falimentimi. 

 

Dhe per te ruajtur banken nga falimentimi, Barbiere, i duhet te uli interesat e kredise dhe te vazhdoje te japi kredi, dhe anasjelltas, te japi vazhdimisht kredi por me interesa me te ulura.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).