Në një pikëvështrim të ndryshëm rritja e rrogave përdoret politikisht si dëshmi e një ekonomie të qëndrueshme. Sa më tepër rriten rrogat, aq më mirë po shkojnë punët. Por a është kjo e vërtetë? Jo domosdoshmërisht. Vitet e fundit kemi parë raste europiane të kamuflimit të gjendjes reale të ekonomisë përmes përdorimit të parave publike politikisht

Rritja e rrogave dhe pensioneve është shndërruar në një nga synimet kryesore të Qeverisë prej disa vitesh. Kjo e fundit ia ka dalë të imponojë këtë aspekt si kriter thelbësor për vlerësimin e performancës së saj. Kjo bëhet edhe më e dukshme nga shoqërimi me reagime akuzuese nga opozita, e cila nganjëherë është kundërthënëse. Nga njëra anë përpiqet të tregojë se rrogat nuk janë rritur aq sa duhet dhe nga ana tjetër akuzon Qeverinë se po rrit rrogat në kohë krize.

Në njëfarë kuptimi rritja e rrogave është pjesërisht një formë e klientelizmit pas-zgjedhor, duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme e vendeve të punës që përfitojnë nga kjo rritje janë të lidhur me militantizmin partiak. Rrjedhimisht, rritja e rrogave është edhe përforcim i klientelizmit. Fakti që plot nga këto vende pune (një pjesë e pushtetit lokal, mësues, mjekë, etj.) nuk bëjnë pjesë në kontingjentin klientelist nuk e ndryshon dhe aq shumë situatën, sepse në fund të fundit mes tyre ka plot nga ata që konsiderohen si votues të lëkundur dhe që mund të ndikohen nga ndryshimet e rrogës.

Sidoqoftë, kjo prirje për ta bërë çështjen e rrogave përparësi madhore ka edhe një aspekt tjetër interesant. Ajo zbulon një logjikë të qartë jo thjesht klienteliste, por edhe etatiste dhe madje ndoshta edhe paternaliste. Qeveria vendoset kështu në pozicionin e mbajtësit të një rubineti parash publike në mënyrë relativisht artificiale. Kjo prirje vërtetohet qartë edhe nga përpjekja për të futur hundët vazhdimisht në tregun e punës, psh. përmes rritjes së pagës minimale.

Në një vend ku njerëzit e bëjnë relativisht kalimthi lidhjen mes tregut dhe shtetit, taksave ndaj sektorit privat dhe parave publike, një prirje e tillë mund të jetë relativisht e suksesshme. Aq më tepër kur pritshmëritë e njerëzve nga shteti ushqehen nga përfytyrimet ende të gjalla të një shteti të gjithëpushtetshëm komunist.
Në një pikëvështrim të ndryshëm rritja e rrogave përdoret politikisht si dëshmi e një ekonomie të qëndrueshme. Sa më tepër rriten rrogat, aq më mirë po shkojnë punët. Por a është kjo e vërtetë? Jo domosdoshmërisht. Vitet e fundit kemi parë raste europiane të kamuflimit të gjendjes reale të ekonomisë përmes përdorimit të parave publike politikisht. Ajo që është e rëndësishme këtu, është që rritja e rrogave të mos mbetet (e as përdoret) si kriter i zhvillimit ekonomik. Rritja e rrogave (gjë shumë e lehtë për t'u bërë) nuk do t'i hynte aspak në punë kategorisë së punonjësve civilë në kushtet e një sektori privat të rënduar me taksa, sa për të marrë një shembull. Ose, në një kontekst tjetër, rritja e pagës minimale në sektorin privat mund të shkaktojë logjikisht uljen e nivelit të punësimit, meqenëse punëdhënësit do të jenë më pak të interesuar të punësojnë me nivele më të larta rrogash.
Rritja e rrogave nuk mund të shërbejë si kriter i performancës qeveritare pikërisht sepse mbështetet mbi vendime politike tepër të dukshme, për të mos eklipsuar ecurinë e përgjithshme të ekonomisë. Vëmendja do të duhej të përqendrohej më tepër në rezultatet makro të vendimeve të rëndësishme politike që nxisin zhvillimin e natyrshëm të ekonomisë.

10 Komente

Tani cili eshte argumenti i Hasimit, te mos rriten pagat?? Te dali dhe tua thote njehere buxhetoreve??

Rritja e rrogave behet ne kurriz te rritjes se investimeve. Shikoni per shembull Ministrine e Arsimit, arsimi fillor. Zeri buxhetor per kete kategori eshte shkurtuar 9.5%, ndersa ai i investimeve eshte shkurtuar rreth 40%.

Hasimja kap anet periferike por nejse.

Edhe une mendoj buxhetoret nuk kane nevoje te pare rritjen e rroges sesa mbajtjen e saj. Pra sigurine e vendit te punes, pasi sa per rrogat, ata dhe ne te gjithe, jemi keq per shume, e jo per indeksimet e qelbta qe bejne qeverite qe nga vitet 2000 e ketej.

Biles kaihere, sa me shume tju rriten rrogat, aq me shume ju leviz toka nen kembe nga frika, se po sulet katunari i rradhes qe tju zeje vendin e punes.

Biles kaihere, sa me shume tju rriten rrogat, aq me shume ju leviz toka nen kembe nga frika, se po sulet katunari i rradhes qe tju zeje vendin e punes.

kjo rritja e rrogave perdoret si ''argument'' nga tregtaret edhe per te rrite cmimet,jo buka jo uji jo speci jo etj etj etj

ca te bojne dhe tregetaret e shkrete aman.

pastaj rritjet e cmimeve bohen nga grosistet ne pergjithesi, kta te vegjlit....i vijne nga pas se skane ca bejne

ka ra leku fare plako, ka hup, e se di njeri se ka eshte fut smiley

tek Conad ne ETC...me dhane 5 leke te reja me nga 5x1 lek smiley i rujta se kishin humbe qe shume kohe smiley

paske rroge te madhe ti daje qe i boke pazaret ke conad.

mua mu cane themrat duke vajt ke uzina dinamo per ta ble trangullin iqin leke ma lire smiley

na mbiu speci ne bark o vella smiley

edhe sa te poshter,vetem ketu i marrim me thane,qyqja s'po me dalin llogarite me 5 lek .

moos u anko , ti i merr te fresketa, ti i merr BIO smiley jo si une OMG smiley

eh mer vlla

bio bio por gjersa te shkoj une nga tregu i madh, ne shpi, mes diellit dhe pluhurit, ato produktet bio ne qeset e plasmasit qe vijne ere, jane bo produkte OMDH

 Ose, në një kontekst tjetër, rritja e pagës minimale në sektorin privat mund të shkaktojë logjikisht uljen e nivelit të punësimit, meqenëse punëdhënësit do të jenë më pak të interesuar të punësojnë me nivele më të larta rrogash.

Ky eshte sharlatan i gjalle !

Pa provo i here ti teveqel te deklarosh se kush jane te ardhurat nga paga reale dhe sa tatohesh ti prej verteti ? Ti personalisht e kam fjalen.

Pa thuaji lexuesve te tu se studenteve te tu po e marr me hall vete se cer u thua. Pa thuaji qe ti e merr pagen ne dy rruge: ato qe deklaron per shtet , pra per page te taksueshme i merr me banke dhe te tjerat i merr ne dore, se nuk del hesapi ndryshe?

Ore derdimen !

Po mire mer kur merr tastieren dhe shkrun ndonje gje si specializator i marredhenieve me miletin, a te shkon ndonjehere ne mendje qe njerezit nuk jane budallenj ?

Po kete konkluzion ce ke more xhan qe e pergjitheson a thu se te gjitha kokluzionet kalojne nga tastiera jote ?

Aq më tepër kur pritshmëritë e njerëzve nga shteti ushqehen nga përfytyrimet ende të gjalla të një shteti të gjithëpushtetshëm komunist.

Si ore mishngrenes mendon se edhe pas 20 vjeteve te gjithe njerezit presin nga shteti ? Po mire mer syshtremet  po keto qindra milione euro, ne mos miliarda euro investime te vogla apo te medha ( ama te marra se bashku bejne shume )e qe punesojme me qindra mijera vete,  per pritshmeri nga shteti tregojne  ?

Iu eshte bere mendja TVSH e taksa per arsimin e larte dhe ate mbani si bosht per arsyetim.

Zero yje per gjithshka ke shkruar. Shume dobet. O bobo sa dobet !

P.S. Eshte i sha keq ai admin qe me heq nje presje nga komenti. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).