Për shkak të thatësirës së ashpër dhe zjarreve që kanë shpërthyer në të gjithë vendin, qeveria ruse ka ndaluar eksportet e drithërave. Pasojat do të jenë ndjeshme për konsumatorët: çmimi i bukës do të rritet.
 

Zjarret në pyje dhe thatësira tani godasin edhe bujqësinë në Rusi. Të paktën 20% e të mbjellave janë djegur ose tharë, pritet një rënie në të korra prej rreth 20 milionë tonë. Qeveria ruse ka reaguar duke ndaluar eksportet e drithërave. Një zëdhënës i qeverisë bëri të ditur, se ndalimi i eksporteve për grurin, misrin, thekrën do të jetë në fuqi nga 15 gushti deri në fund të dhjetorit. Vetëm kështu mund të mbahen stabile çmimet e ushqimeve në vend, argumentoi të enjten (6.8.) këtë vendim kryeministri rus Vladimir Putin. Çmimet e produkteve ushqimore në Rusi që tani janë rritur me rreth 15% për shkak të thatësirës dhe katastrofës së zjarrit.

Pasoja në të gjithë botën

Rusia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë. Rënia drastike e sasisë së të korrave ka shkaktuar që tani rritjen e çmimeve të grurit. Ekspertët druhen se do të ketë çrregullime të tjera në tregjet ndërkombëtare të drithërave. Edhe konsumatorët në Evropë dhe SHBA duhet të llogarisin me rritje të lehta të çmimeve të bukës dhe drithërave. Ata që përfitojnë nga rënia e sasisë së të korrave në Rusi janë vetëm bujqit në SHBA, Argjentinë dhe Australi. Në BE dhe Kanada këtë vit nuk priten të korra të mira.

Zjarret vazhdojnë

Në gjithë Rusinë kanë pllakosur 520 zjarre, nga të cilat kanë humbur jetën 50 vetë. Kancelarja gjermane Angela Merkel, në një telefonatë me Presidentin Dmitri Medvedev, ofroi ndihmën gjermane për luftimin e zjarrit. Ndërkaq përballë dëmeve të mëdha të shkaktuara nga zjarret në Rusi, presidenti rus Dmitri Medwedew ka shkarkuar një numër oficerë të rangut të lartë dhe ka paralajmëruar drejtuesit e marinës së vendit.


Kështu presidenti rus ka reaguar ndaj shkatërrimit të një qendre për furnizimin e marinës në Kolomna, në juglindje të Moskës. Shumë automjete dhe objekte armatimi ranë atje pre e flakëve. "Gjithçka që ka ndodhur atje është thjesht mospërmbushje e detyrave. Zjarri u përhap shpejt në terrenin e kampit për shkak të neglizhencës kriminale të drejtuesve, të cilët nuk dihej ku ishin në kohën e shpërthimit të zjarrit. Unë kam udhëzuar ministrinë e Mbrojtjes të shkarkojë një numër oficerësh për shkelje të disiplinës në shërbim. Nëse diçka e ngjashme përsëritet diku gjetkë, unë do të veproj pa mëshirë në të njëjtën mënyrë", u shpreh Medwedew.

Situata është përkeqësuar edhe në Moskë. Tymi i flakëve mbulon me smog të dendur qytetin dhjetëmilionësh. Volkswagen (VW) e ndërpreu prodhimin në fabrikën e tij Kaluga, 170 kilometra në jugperëndim të Moskës. Punëtorët duhen mbrojtur nga tymi i dendur i krijuar, njoftoi VW.

Autor: Angelina Verbica/ Eliana Xhani
Redaktoi: Aida Cama
 

5 Komente

Po lërini mer komentet... mbase del ajo që thoja dhe... kur t'vijë gjëmbi dhe t'thot se kur e paskam thënë atë fjalë, të mund t'ja tregoj.

P.s: Mos thoni që komenti ishte jashtë teme, sepse, nëse tregu i miellit në Shqipëri ndikohet edhe nga mbytja e një varke në Nil, imagjino se ç'pasoja do ketë mungesa e eksporteve ruse në bursat e drithit (pamvarsisht deklaratave të menjëhershme të FAO-s për të "siguruar publikun se kemi rezerva të bollëshme&quotsmiley

Siç duket, optimizmi im për të parë rritjen e çmimit të miellit për Vit të Ri rezultoi jashtzakonisht i gabuar... sepse tregu i lirë shqiptar reagon si vetëtima.

Dhe te mendosh qe kete vit per nga prodhimtaria e dritherave eshte i treti ne historine boterore per shifra te larta ...

.....Eh! Krejt token tone....  e kemi  "mbjelle" me haure !

 Keta  importojne miell dhe jo grure, keshtu i bie me lire apo me shtrenjte ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).