Administrata amerikane fshikullon fort qeverinë shqiptare dhe deklaron mbështetjen e plotë për ambasadorin John Withers dhe qëndrimet e tij kritike për shumë cështje të politikës në Shqipëri, përfshirë edhe gjykatësit e lartë. Ky qëndrim shprehet hapur, i drejtëperdrejtë, pa doreza dhe pa lënë asnjë hapësirë për ekuivok përmes një letre që ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për cështjet europiane Philip Gordon, me kërkesë dhe në emër të sekretares së Shtetit Hillary Clinton i ka dërguar palës shqiptare.

Top Channel ka mësuar përmbajtjen e letrës që zoti Gordon ka dërguar në Tiranë, në përgjigje të letrës që më parë zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta i kishte dërguar sekretares Clinton me ankesa për qëndrimet e ambasadorit Withers, përfshirë dhe deklaratat e tij për emërimet në gjykata, specifikisht në Gjykatën Kushtetuese.

Por kjo ankesë ndaj ambasadorit amerikan, e shprehur edhe më parë, në forma të ndryshme nga qeveria shqiptare dhe kryeministri Berisha, duket se ka acaruar jo pak drejtuesit e Departamentit të Shtetit në Uashington, të cilët nuk kanë ngurruar të përdorin në letrën zyrtare një fjalor të fortë dhe larg termave të zakonshme diplomatike karshi qeverisë shqiptare, për të lënë te kuptohet jo vetëm mbështetjen për ambasadorin Withers, por edhe se qëndrimet e tij nuk janë personale, sic ka aluduar mazhoranca në jo pak raste.

Sic ka mësuar Top Channel, në letër thuhet: "Sekretarja dhe unë kemi besim të plotë tek ambasadori Withers dhe në punën që ai po bën për të cuar përpara marredhëniet tona dhe ndihmën për Shqipërinë në realizimin e potencialit të saj të plotë. Përkushtimi i tij ndaj idealeve të demokracisë dhe shtetit ligjor përgjatë 26 vitesh shërbimi të shquar kanë luajtur rol thelbësor në arritjen nga ana e Shqipërisë të anëtarësimit në NATO dhe respektimit të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO".

Në lidhje me emërimet në gjykata, ku konsiston ankesa e qeverisë shqiptare, ndihmëssekretari Gordon shprehet në mënyrë të prerë si edhe ambasadori Withers se: "Ne mbështesim një transparencë të plotë të procesit të emërimit dhe konfirmimit të gjykatësve".

Së fundi, në letër shprehet edhe shqetësimi për tejzgjatjen e krizës politike, e cila, sipas krerëve të Departamentit amerikan të Shtetit, po kushtëzon integrimin europian të Shipërisë.

"Ne besojmë se një zgjidhje e shpejtë e ngërcit politik do të lejonte Shqipërinë të vazhdonte të shënonte përparim në përmbushjen e objektivit të integrimit të plotë në komunitetin euroatlantik".

Në të gjithë kontekstin e saj, përgjigjia e zotit Gordon nuk është thjesht sqarim për qeverinë e Tiranës, por një paralajmërim se politika amerikane nuk do të ndryshojë edhe me ndryshimin e ambasadorit.

Zoti Withers ndodhet në prag të largimit, por pavarësisht kësaj, qëndrimet publike të admninistratës amerikane nuk do të lëvizin një presje edhe me ardhjen e zotit Arvizu.

Në Tiranë, shpesh kritikat e forta të ambasadorit Withers, mazhoranca u kujdes t’i cilësonte si qëndrime personale, por letra e Departamentit të Shtetit heq cdo dyshim dhe tregon se ambasadori amerikan në Tiranë ka folur dhe flet me gjuhën e sekretares Clinton.

65 Komente

Sa mire iua kane bo!

Po kujton qeveria shqiptare se po i mbeshtet Amerika palacolliqet e korrupsionin e tyre. Amerika ne s'nderhyn, nuk nderhyn se nuk po e ve shume ujin ne zjarr per Shqiperine, pa jo se gjerat nuk dihen. Amerika 2-3 visiting scholars te dergoje nje here ne 2 vjet, te cilet vezhgojne dhe pastaj bejne raporte e artikuj kur kthehen, u mor vesh situata e shqiperise, se nuk eshte ndonje vend i madh e i nderlikuar.

Shume zhurme per asgje - i ka thene dikur Shekspiri ketyre lajthitjeve te llojit te ketij qe na paraqet TCH-ja me siper. I gjithe "fshikullimi" per qeverine shqiptare ne leter - jo me konkluzione gazetarucesh pa integritet profesional - qendron tek deklarimi se, "Ne mbështesim një transparencë të plotë të procesit të emërimit dhe konfirmimit të gjykatësve". E kush na paska qene kunder transparences? Qe ata te Departamentit te Shtetit s'kane nge te merren me "hollesira" apo ndonje kokecarje te kote per gjera qe as ua kane vaktin dhe oreksin, kjo s'do mend, dhe si pasoje e kesaj, nje deklarate ne mbeshtetje te te derguarit te tyre ne Shqiperi do te ishte e pritshme. Ceshtja nuk eshte mungesa e transparences per zgjedhjen e anetareve te Gjykates Kushtetuese. Shumica e beri transparente se perse kandidatet ne fjale nuk i miraton. Problemi eshte se nderhyrja e nje ambasadori te huaj per gjera te tilla, si ceshtja ne fjale, eshte pertej te pranueshmes ne marredheniet ndermjet dy vendeve, qofte kjo edhe per nje vend si SHBA-te.

Gjithsesi, une e shoh kete pergjigje me teper si nje formalitet qe duhej bere nga DSH per ruajtjen e dinjitetit te punonjesve te vet, se sa si nje "fshikullim te forte e pa dorashka" te qeverise. Keto jane ferkime duarsh te gazetareve injorante qe duan te hedhin ushqim per turmat militantiste.

Do thoja se je gabim. Pak a shume edhe ti po ben rolin kunderbalancues te ketij gazetarit. Ndoshta ky i fundit e ka tepruar me keto "fshikullimet", por ne nje aspekt Meta nuk ka marre pergjigjen qe priste. Keto leter ankesat duken shume feminore dhe fakti qe kesisoj personash me perfaqesojne edhe mua si shtetas shqiptar nuk me pelqen aspak.

 

Ceshtja nuk eshte mungesa e transparences per zgjedhjen e anetareve te Gjykates Kushtetuese. Shumica e beri transparente se perse kandidatet ne fjale nuk i miraton. Problemi eshte se nderhyrja e nje ambasadori te huaj per gjera te tilla, si ceshtja ne fjale, eshte pertej te pranueshmes ne marredheniet ndermjet dy vendeve, qofte kjo edhe per nje vend si SHBA-te.

 

 

Pikerisht, e vetmja ceshtje serioze qe mbetet si thelb eshte ne fakt transparenca e zgjedhjes se anetareve. Ai mbetet problemi i vertete dhe jo fjalet e ambasadorit amerikan. Letra e DSH i tregon edhe njehere me gisht se ku eshte problemi i vertete dhe se ata e mbeshtesin plotesishte Withers. Kjo e fundit dihet por ama heq c'do tentative shqiptare per te vecuar ambasadorin si fajtor me "nderhyrjet" e tij. Kthimi i pergjigjes te ketyre letrave eshte gjithmone formalitet, dhe here te tjera pjese e nje strategjie te vecante. Ne kete rast pervec se formalitet eshte edhe nje bezdisje idiote nga ana e zv. KM me ca ankesa feminore, dhe normalisht qe mori pergjigjen qe duhej. Dhe nuk eshte e sakte te thuash qe u be thjesht per mbrojtjen e dinjitetit te ambasadorit, por me teper te mbrojtjes te diplomacise se jashtme amerikane, pasi ky ambasador ka perfaqesuar po ate politike.

 

 

 

 Vallai, ka rrezik ty te del ndonje shkrim tjeter, jo ai qe lexoj une se s'ka mundesi. Une lexoj kete: 

"Sekretarja dhe unë kemi besim të plotë tek ambasadori Withers dhe në punën që ai po bën për të cuar përpara marredhëniet tona dhe ndihmën për Shqipërinë në realizimin e potencialit të saj të plotë. Përkushtimi i tij ndaj idealeve të demokracisë dhe shtetit ligjor përgjatë 26 vitesh shërbimi të shquar kanë luajtur rol thelbësor në arritjen nga ana e Shqipërisë të anëtarësimit në NATO dhe respektimit të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO"

Te del ty ky paragrafi apo jo?

??????

 

Po dhe ai paragrafi jot me del. Atehere????

Me vertet nuk te vjen pak zor nga keto leter ankesat debile?

Po ky tjetri te del ty?

 

Në lidhje me emërimet në gjykata, ku konsiston ankesa e qeverisë shqiptare, ndihmëssekretari Gordon shprehet në mënyrë të prerë si edhe ambasadori Withers se: "Ne mbështesim një transparencë të plotë të procesit të emërimit dhe konfirmimit të gjykatësve".

 e kisha me permetarin mer xhan, jo me ty.

ndjese! smiley

Sa mire qe po e lun rrolin e avokatit te djallit.... (Saliut me demek).... per Permetarin e kam.

Congratulations!!!

P.S: I'm not expecting a response because I already know what it is.

Cudi,Withers kritikohet per "nderhyrje" kur Rajson inkurajohej, mbahej afer dhe degjohej shume,per ndihmen qe ai jepte qeverise se re "antikomuniste" te konvertuar nga po e njejta forca politike, PD, dhe nga po i njejti Lider SB.  Dhe "komunistet" ne opozite nuk ben as edhe nje leter, per te ndaluar nderhyrjet e Rajsonit ne punet e brendshme te shqiperise. C`behet keshtu me keta politikanet tane, hem qeros dhe hem fodull te medhenje.

Pse dy standarte vlersimi per ambasadoret kur politika e tyre ndaj Shqiperise nuk ka ndryshuar, dhe aq me teper ketu shumica njihet si "antikomuniste" me nje Lider te konvertuar ne demokrat.

Siduket dicka nuk shkon mire me shumicen ne pozite, se per amabasadoret dihet qe vija e tyre eshte konstante dhe e pandryshueshme ose e pa konvertueshme si ajo e PD, ose e LSI.Si duket lepri ne opzite eshte i madh, se si e qysh, ata e dine me mire se c`fare fshihet ne ate ferre qe ka kap qeverine e Tirones!

Cudi e madhe ky Meta qe i ben letra kaq te forta usa dhe asnje leter ankese ndaj beogradit po shkon edhe ma french kiss jeremicin dhe tadicin.

ej, me rob shpie sa naive qe boheni...e para boheni shume bajat kur merrni si shabllon cdo deklarate te huajsh (pa shtu faktin qe kalon permes TCh). Kjo eshte dhe rruga qe ndjek berisha kur nis ushtare n'Irak a Afganistan, politika e b*th-lepimjes te t'huajve.

Kjo leter eshte subjekt interpretimi sic eshte cdo dokument i pergatit ne gjuhe diplomatike.

"Sekretarja dhe unë kemi besim të plotë tek ambasadori Withers dhe në punën që ai po bën për të cuar përpara marredhëniet tona dhe ndihmën për Shqipërinë në realizimin e potencialit të saj të plotë. Përkushtimi i tij ndaj idealeve të demokracisë dhe shtetit ligjor përgjatë 26 vitesh shërbimi të shquar kanë luajtur rol thelbësor në arritjen nga ana e Shqipërisë të anëtarësimit në NATO dhe respektimit të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO"

perkushtimi i tij 26 vjecar per ceshtjet e Shqiprise? kjo eshte gafe apo m'duket mu? cne perkushtim qe n'84 ky vllai? nqse do me highlight faktin qe ky ka eksperience ne fushen ligjore qe prej '84 dhe qe kjo na paska cu ne Nato, i bi qe te hidhet poshte ajo qe kan thone gramozet & co se kto ishin procese te nisme prej kohesh...

Në lidhje me emërimet në gjykata, ku konsiston ankesa e qeverisë shqiptare, ndihmëssekretari Gordon shprehet në mënyrë të prerë si edhe ambasadori Withers se: "Ne mbështesim një transparencë të plotë të procesit të emërimit dhe konfirmimit të gjykatësve".

vini re ate komentin e pafajshem te TCh: "si edhe ambasadori W."

Ambasadori doli me deklarate kunder zgjedhjes se parlamentit, nuk ishte ceshtje transparence apo jo. Per mu, kjo tingllon si percaktim kufiri nderhyrje e interpretimi po nuk mund te thote qe "shif, do ja terheqim Withersit veshin ne pranej na falni shume ju qeveria shqiptare"

Së fundi, në letër shprehet edhe shqetësimi për tejzgjatjen e krizës politike, e cila, sipas krerëve të Departamentit amerikan të Shtetit, po kushtëzon integrimin europian të Shipërisë.

"Ne besojmë se një zgjidhje e shpejtë e ngërcit politik do të lejonte Shqipërinë të vazhdonte të shënonte përparim në përmbushjen e objektivit të integrimit të plotë në komunitetin euroatlantik".

ketu nuk ka naj gjo te padegjume...kjo eshte thjesht kontorno diplomatike.

 

amon mer, ku e lexove ket? 

perkushtimi i tij 26 vjecar per ceshtjet e Shqiprise?

si ta kuptoj une, qe "perkushtimi 26 vjecar (n'Afrike a Azi a ku ka kalu jeten ky), ndaj vlerave e terrci e verrci" na futi ne Nato?

se pari duhet te kuptosh qe "perkushtimi ndaj vlerave etj etj" nuk ka lidhje me vendndodhjen. 

kur t'thush "e kuptova" vazhdojme me pjesen tjeter

ok, per hir t'vertetes, kur e lexova per here te dyte, isha gati me pertyp krenarine e shqipes per me pranu qe e kisha mor me vrap ate punen e 26 viteve. Dhe kur isha t'u u pergjigj, ndersa i kisha syte te ai komenti jot me pikpytje, m'u kujtu nji profesor ushtarakeje qe kom pas ktu e 100 vjet perpara. Ky ishte nji tip te cilin e mbante gjalle kenaqsia qe i jepte fakti qe na vinte nota t'kqija, sa per me prish pune. Ky kish per borxh me bo 2 here rresht provim te befasishem duke e dit fare mire qe nuk kish idiot n'bote qe do hapte najhere ate liber.
Per me qene i sinqerte deri n'fund, une mendoja me vete se inoti i ktij i kish rrenjet te fakti se zysha e fizikes nuk ja varte shume po ky eshte subjekt m'vete per nji teme tjeter me shume jastzakonisht teper komente...
Edhe kshu qe thu ti robo, ne ket moment qe isha t'u kujtu kto, ne trunin tim do kete ndodh naj reaksion i cuditshem kimik i shoqrum me impulse elektronike te castit qe m'dha idene brilante me t'kundershtu. Duke bo ket gjo, tregova se ne dejet e mia rrjedh gjak i pashkartis shqiptari.Kjo mund t'mos jete fort e rendsishme po nqse ty t'duket si budallalliku im i rradhes, dije se kenaqsia ime trefishohet. Nejse, cdo njeri me 2 pare mend, sapo te kish lexu komentin tim t'rradhes, do kish thon me vete "ky kaushi ka rreshqit; nuk ja vle me u ul te niveli i ktij". Po ti mesa duket, mezi kishe prit ket gjo dhe u ule kom-kryq te ky niveli i kaushit n'fjale...ajo shprehja "thuj qe e kuptove pjesen e pare, qe t'kaloj te shpjegimi i pjeses se dyte" gati i vertetoi dyshimet e mia per ate profin e dikurshem te ushtarakes dhe ky dyshim i justifikoi ne t'qinden e sekondes 2 postet e mia te meparshme. Posti im i trete e ka zanafillen te nji e terheqme basetash qe m'ka bo ky tipi kur ngatarrova dicka te pakuptushme per susten dhe shulin e karabines model 56.
Tani m'thuj qe e kuptove ose do m'detyrosh me i bo copy/ paste gjithe postit.

 

posti im i 3-te eshte i fshim dhe ktu mund t'kesh veshtirsi me i qit kuptimin gjith postit 4 po shkurtimisht, ishte nji koment me natyre farefisnore (taten)

edhe posti im i trete eshte i fshim, gjithsesi nuk eshte se i boja t'fala plakes tate, jo se dua me qene pollitically correct, por per ceshtje moshe. Nejse, e rendesishme eshte postimi jot i mesiperm nuk thote ndonje gje te re, qe je rrot k**i e dinim dhe pa e sqaruar ti me hollesi dhe me shembuj nga jeta jote prej gjimnazisti

mos! e dhive fjalorin me kto llafet e pista. Gjithe ai gram respekt qe kisha per juve (se ti ose perfaqson naj grupim ose je naj mutacion me shume koka, nis prej pjeses te fundit te ligjerates), u shkerrmoq ne mijera quarke qe do ken ngel n'hale, heren e fundit qe isha atje

Jo po SHBA-ja mori nje hiskell dhe e mori Meten i hoqi breket, e uli mbi gjunje dhe ja skuqi mollaqet!  Na mbyten artikujt e jevgjiteve!

 

Top Channel ka mësuar përmbajtjen e letrës që zoti Gordon ka dërguar në Tiranë

 

Ore si nuk na tha njehere ty Topi se nga i meson keto permbajtjet e letrave qe gjoja i dergohen ne menyre konfidenciale ministrit te jashtem.

 

 

 Ore si nuk na tha njehere ty Topi se nga i meson keto permbajtjet e letrave qe gjoja i dergohen ne menyre konfidenciale ministrit te jashtem.

 Doje te te thoshte se nga e mori letren? Ja ku e ke.Megjithate, juve qe ju jane denuar te afermit ne kohen e Enverit per vjedhje dhe tani beni te perndjekurin, gjithe jeten Berishes do t'ia puthni po me te njejtin zell... 

http://top-channel.tv/artikull.php?id=189926&ref=fp

mund te jete ashtu si thu ti plako; dmth qe ne nuk na le e kalumja me i 'analizu' kto me gjakftohtsi sic beni ju te paanshmit. Ose mund te jete ajo tjetra qe mu personalisht pervec neverise qe ka mren ajo letra, m'kujton letrat qe K. Xoxe shkruante kunder E. Hoxhes te 'x' ambasador rus ose sllav ose kur te 2 bashke ankoheshin per 'x' ambasador...sa per ate te perndjekurin hajdut nuk ja vlen me t'u pergjigj, ja ke fut kot

p.s. edhe ket punen e letrave e kena te trashegume duket. Qe nji shembull qe mund ta ket shkrujt gjyshi jot:

Sekretarit të parë të KQ të PPSH, shokut Enver Hoxha
TIRANË
Ne shokët, Çobo Osmëni dhe Alush Majko nga Vranishti i Vlorës, po ju shkruajmë si më poshtë: Para se sa të pushkatoheshin armiqtë e popullit: Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako, armiku i popullit Kadri Hazbiu, me thërret mua, Çobon, në Tiranë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me thotë: “Në e dish tinë përse të kam thërritur?” Unë i thashë duke qeshur: “S’mundet ta marr me mend, sepse punët operative qe keshëm dikur kanë mbaruar”. Ai, menjëherë m’u drejtua duke më thënë: “Dihet botërisht se grupi tradhtar i Beqir Ballukut me shokët e tij janë dënuar me vdekje. Ne nuk e kemi problem pushkatimin e tyre, por vendosjen e tyre në një vend të sigurt mbas pushkatimit të tyre. Qëllimi është që t’i lëmë për një kohë sa të dekompozohen dhe pastaj kockat e tyre më vonë i zhdukim fare”. Unë menjëherë ndërhyra duke i thënë: “Meqë mendohet se ata duhet të zhduken më vonë, pse të mos bëhet zhdukja e tyre qysh tani”. Në të njëjtën kohë i shfaqa edhe mendimin se këto gjëra i dini shumë herë më mirë se unë, por mendoj që sikur ata të digjen me ndonjë solucion për zhdukjen e tyre ose të çohen në det, duke i vendosur në një varkë të thjeshtë, të mbushur me eksploziv, duke i hedhur në erë edhe kështu bëhet zhdukja e tyre plotësisht. Mbasi më dëgjoi më tha: “Këtë s’mundet ta bëjmë, se për këtë çështje është interesuar udhëheqja e Partisë dhe e shtetit. Prandaj, unë mendoj, - tha ai, ... mundet të na siguroni një vend në Vranisht, t’i groposim, t’i ruajmë për një kohë? I thashë se unë e kam shtëpinë në fshat dhe në pamundësi garantimin e kësaj detyre. Ai më tha të shikohet në periferi të fshatit, duke shfaqur edhe një mendim se mundet të vendosen edhe poshtë nga Buzujku, po se ku dhe te kush nuk më tha. Në të njëjtën kohë më tha të shikohet në territorin e Vranishtit duke gjetur njeri të sigurt. Nuk më kujtohet i thashë ose me tha ai për Alush Majkon, meqë ai e kish shtëpinë në periferi të fshatit. Kështu u vendos. Sipas porosisë së tija njoftova Alushin. Erdhi në Tiranë dhe së bashku vamë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe u takuam me të. Gjatë këtij takimi përsëriti po atë bisedë që kishte zhvilluar më parë me mua. Aty u vendos që të caktohet vendi, për të cilën erdhëm së bashku me Alushin në Vranisht dhe vendosëm që ata të groposeshin pranë shtëpisë së Alushit. Në të njëjtën kohë biseduam që mbasi të gjendesh vendi, ta njoftoja unë se jeshëm gati. Njoftimin e bëra me telefon nga Vlora, duke e marrur atë në zyrë. Ai me tha ashtu siç kemi mbetur dakord kur jeshët këtu me Alushin. Makina vjen rreth orës 3  pasdite, por tinë të dalësh tek pusi i Mezinë, atje do vijë makina dhe tinë shko bashkë me ta. Ashtu veprova. I prita atje. Së pari kaloi makina me të cilën ishte Xhule Çiraku dhe në të dytën ishte Idriz Sehiti me dy shokë dhe shoferi, me të cilën hipa edhe unë në makinë. Erdhëm në Vranisht natën. Menjëherë bëmë gropën dhe i vendosëm brenda. Të gjitha veprimet janë bërë natën dhe u punua në atë mënyrë, që të mos mbetesh asnjë shenjë dallimi.
Në gusht të vitit 1978 erdhi Feçor Shehu në festën e çetës së Vranishtit dhe na takoi të dyve me Alushin. Na pyeti kryesisht për sigurimin e tyre. I thamë se çdo gjë deri tashti është në rregull dhe na tha se më vonë ata do t’i heqim. Gjithashtu, në fillim të vitit 1982 Feçor Shehu, në kohën që ishte bërë zv/ministër erdhi në Vlorë, njoftoi të venim ne të dy së bashku dhe e takuam në Degën e Brendshme të Vlorës, ku na tha se “unë kam ardhë për të marrë eshtrat e armiqve të popullit, Beqir Balluku etj”. Ne i thamë se tashti nuk ka mundësi, për arsye se në atë parcelë nuk ka asnjë lloj punimi dhe dekonspirohet vendi, pra e lëmë kur të fillojnë punimet e pranverës dhe kështu mbeti.
Për të mos pasur shumë telashe, unë, Çobua, i kam thënë armikut të popullit Kadri Hazbiut, që i kemi të gjitha mundësitë t’i zhdukim atje në vend. Ai më tha se duhet tërhequr patjetër. Gjithashtu, ai na ka porositur në mënyrë të veçantë për ruajtjen e sekretit për këta armiq, për arsye se këtë e di vetëm udhëheqja e Partisë dhe e shtetit.
Shoku Enver!
Duke u nisur sa thamë më lart, mendojmë se tradhtarët: Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu duke u interesuar për sigurimin e tyre me çdo kusht dhe për të mos zhdukur trupat e tyre plotësisht, mos kanë pasur edhe qëllime të tjera për t’i ruajtur kockat e tyre të ndyra për qëllimet e tyre të caktuara? Deri sot, për këtë çështje, mbas tradhtisë të Kadri Hazbiut dhe Feçor Shehut nuk na ka thënë njeri asgjë. Pra, ne vendosëm t’ju shkruajmë juve.
Shoku Enver!
Unë, Çobua, erdha në Komitetin Qendror për t’ju takuar dhe për t’ua thënë këtë që po të shkruajmë edhe për disa mendime të shkëputura që kam unë, por nuk m’u dha mundësia t’ju takoja.
Vazhdimisht armiqtë e Partisë dhe të popullit i kanë dashur gjithmonë të keqen atdheut, popullit dhe Partisë sonë të lavdishme, por ata gjithmonë kanë thyer kokën në kalanë e socializmit buzë detit Adriatik, ku flamuri fitimtar i Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit valëviten si asnjëherë tjetër në duart e sigurta të Partisë sonë heroike, që udhëhiqet dhe drejtohet nga Ju, shoku Enver.
Ju urojmë nga thellësia e zemrës Partinë dhe Ju, shoku Enver, të rroni sa malet tona të larta.
Me nderime dhe shumë respekt,
Alush Majko, Çobo Osmëni

 

Eh.  E bukur do jete sikur edhe ky Cobo e Alushaj t'a kene ngrene pas kesaj letre nga shoku Enver. Ose rrezik do jene bere me poste pas 90 - te pakten femijet e tyre po se po.

Ideja eshte qe pse ky leter shkembim te ndodhte????

S'ka asnje arsye per palacolleqe te tilla, pavaresisht TCH apo ku di une.

Nje vend me nje 1001 probleme, ankohet per ambasadorin e nje shteti qe gjithmone kur ka nevoje i puth menderen.

Leterkembimi ka ndodhur vetem si mbas TOPeve te Chanelit.  Sa i beson mediave shqiptare ti?

Shpresoj te jete e gjitha fabrikim. Nqs jo mua per vete me vjen turp nga keto lloj incidentesh.

Mos shiko me larg se ceshtja e Almir Rrapos, dhe pasaktesite e mediave shqiptare (perfshi dhe TOPe Chanelin) qe e nxorren tjetrin si emigrant qe kerkonte vize. 

Mos te flasim pastaj per gafen gjigandeske te vjedhjes se ores se Bushit...

 

Mungese totale e profesionalitetit.  Nqftse leterkembimi ka ndodhur me vertet, athere vihet e gjithe letra e Metes dhe e kunderpergjigja e ndihmessekretarit.  E pakta qe behet, vihet burimi se nga e mori vesh TOPe Chaneli se cfare permbante letra, e jo me mufka te stilit "me tha nje zog i vogel te veshi mua".  Nejse mo, gazetari e leje pallat ndertimeve...

mu nuk m'habit sikur ta ken bo ket leter. Un e kom te veshtire me kaperdi faktin se ky "hero" mund ta kish ngrit zonin per gerdecin, fjala vjen ku amerikont ishin te implikum direkt po jo per ket punen e antarve te gjykates te larte etj

O i pakapshem qe i pakapshem ngele.Akoma se ke kuptu kush ja ka dhene letren TCH-it ?Po vete Withers dora vete ja ka dhene ne tabaka per te sqaruar veten e vet para shqiptareve se kush eshte ai e kush jane injorantet qe drejtojne sot Shqiperine.U be bytha e Metes me nje Ekonomik te kohes se dulles te ankohet per nje diplomat karriere qe do valixhe per te mbajt dipllomat .Se di Meta se sa i peshon atij koka, Withersit i peshojne topet.

 Meta ka nje kaploqe(koke) aq sa te nje mundesi, e ku e gjeti inteligjencen nje mundes palestre? ku eshte shquar ky per diplomaci dhe elokuence te fjales ose te gjykimit?, ideja e tij ne fushen e politikes eshte vetem perplasja fizike  e rendomte, gjestet e cmendura si ato ne parlament, ku forca mund llogjiken dhe del ne pah ashtu si  nje tru kau qe beson vetem tek briret dhe jo tek mendja!Meta eshte i konsumuar ne politike, Meta nuk eshte politikan serioz, pa seriozitet nuk mund te kete politikan te sukseshem.Gafat e tij dhe sjellja e tij ne Parlament nuk e justifikojne ate si nje politikane kariere!Ai tani eshte bere dhe nje mashtrues, nje genjeshtar si lideri tjeter qe ka bere koalicion! Si duket ata IM&SB, jane bere njesh dhe te pandare ne rrugen e tyre, tashme te gjate dhe te njohur per te gjithe,si e deshtuar!

egzakt, sapo doli ambasadori amerikan dhe e pergenjeshtroi te forumi ndroqi.com.al

Po përgënjështrimin e bëri në emrin e dash apo t'vetin se kto ambasadorët e Amerikës si shumë flasin n'kok t'vet smiley

Ka lezet kur koordinoheni; solidin e keni lene te merret me temat e shkencave egzakte, qy nga aritmetika e gjer ke Tecet/Hecet.

Qeveriu ka besim me hope ke ajo shprehja e terens hillit, kush te zhyt ne moot, naihere sta ka me te keq.

Asigjo

Ka lezet kur koordinoheni; solidin e keni lene te merret me temat e shkencave egzakte, qy nga aritmetika e gjer ke Tecet/Hecet....

Te lutem Chene duke te kerkuar falje per nderhurjen me duket se po e shterr , asell - asell  po e curron shpuren . Ke harruar te Madherishmin Bulevard , shkencetarin e Politikes dhe sidomos te nderuren e tejshkelqyer per problemet e Letersise , Artit , Kultures dhe Mozaikeve znj Left .....me YYYYYYYYYYYYY ...ne fund. Keshtu Cekja rrit cmimin .

Pas kesaj letre te USA , gje qe pata parashikuar , per ti mesuar debilet e politikes se MadHe shqiptare se ambasadoret jane perfqesues te shtetit Amerikan , te politikes se saj Zyrtare me te drejte te te folurit e shprehjes individuale , pra pas kesaj letre te USA duhet te bien kembanat . Ata  Salistet e hodhen nje gur tip Sale kur u thote nen ze "Bomni nje Leter se s'kam si e nis per tu perkarur pa ja fut nonjonit " smiley Pa le kush nga ata kopilat e Tufes i njeh mire si mentalitet  qe i hjek neper keto udhe. 

Pavaresisht nga kjo " yshtje 'dinake " qe i kane bere Berishistet , Meta duhet te jete i kujdesshem ne dredhite e malokeve , nje jete te tere intrigant ne mardheniet e spicat me te "tjere" , sepse duam s'duam ai tashme perfaqeson Shqiperine e Shqipetaret ne arenen nderkombetare si Politike zyrtare !

përmes një letre që ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për cështjet europiane Philip Gordon, me kërkesë dhe në emër të sekretares së Shtetit Hillary Clinton i ka dërguar palës shqiptare. 
 

Thote ky, qe e ka bo me kerkese te kesaj debiles, apo ka dale vete Hilli dhe i ka thone Sales "grure, grure" apo "miser miser" qe t'a kuptoje Sala se kjo debilja komuniste ka dijeni per letren e Gordonit? 

Se po t'jete e dyta, rrezik ajo debilja e ka bo m'koke te vet, pa pyt Obamen.

Pune komunistesh perzi me turli fare zezakesh me i' llaf!

Gjithesesi, gjate ketyre 3 mije vjeteve te fundit, Shqipnia ka marre letra akoma me te ashpra, mjafton te kujtojme letren qe Papa i coi Kuvendit te Arbnit ku denonte rreptesisht praktiken e kripto-kristianeve!

Dhe prape, Dheu i Arbnit nuk e rrujti hic Kepin e Rodonit! smiley

Jo mo t'a rruje tani per kete zdromaliun dhe ate grune e atij Bill Komunistit! 

 smiley Skeme e njohur, e provuar dhe miratuar.

Me orientim nga lart dhe urdher nga poshte. Shume i bukur binomi Top Channel - PS. C'don populli ben partia, c'don partia ben populli. Jeni ju, pa jemi ne. 

PS fabrikon nje lajm, TCH komenton, analizon, ngre debat. 

Top Channel fabrikon nje lajm, PS reagon. 

11/08/2010 15:30 - Dje Top Channel dha lajmin per Ameriken qe ja skuqi parapanicen qeverise.

12/08/2010 08:30 - Hopa sot, PS reagon fuqishem mbi lajmin e Top Channel.

Thupra dhe fshikullime.  Keta te PS-se dhe te TOPeve paskan dhe pelqimin e BDSM si dicka tjeter te perbashket.

 

Nga ana tjeter Meta thot qe une s'kam cuar leter ne Washington, kurse TOPet e raportojne si "Meta nuk mohon letren e DASHit".  Qyfyre...smiley

Shqiperia nuk eshte nje koloni e SHBA-s qe te pranoje "direktivat" e governator Withersit. Teknikisht letra e Ilir Metes (per te cilen nuk kisha degjuar me pare, tani doli po gjithsesi) eshte e drejte dhe qendron qe qeveria Shqiptare te kritikoje kete qendrim te ambasadorit amerikan. Megjithate, kritika (nese eshte bere ne menyren qe e paraqet Top-Channel) eshte e manget: qeveria Shqiptare (si shtet gjojash sovran qe eshte) duhet te kerkoje te kete te drejten te marre vendime pa nderhyrjen e thelle te shtetit amerikan, dhe jo te kritikoje ambasadorin se gjojash po jep opinione personale, se shume bukur e moren pergjigjen per kete dhe t'a mbyllin gojen.

Thelbi qendron diku tjeter: qeveria amerikane s'duhet te nderhyje aq shume saç nderhyn ne punet e brendshme te shqiperise, se ne s'jemi koloni por nje shtet sovran qe vetqeveriset (ose te pakten duhet ne teori). Qe qeveria shqiptaro berishiane duart e pastra si ka patur ndonjehere dhe s'besoj se do ti kete nuk ka nevoje per koment, por sjellja e SHBA-s gjithashtu nuk eshte e drejte. Amerikanet jane mesuar te dnerhyjne vend e pa vend. Obama ne librin e tij (The audacity of hope) thote se SHBA si shtet i fuqishem qe eshte ka edhe detyrime me te medha ne baze te kesaj. Natyrish ne baze te fuqise ndonjehere mendojne se detyrimet dhe nderhyrjet te tipit te iraqut, guantanamo, panama etj etj jane ok fare. (shembull ky, s'po krahasoj shqiperine me keto por psikologjia eshte e njejte). Natyrisht ne shqiptaret si shtet i vogel qe jemi s'kemi fuqi ta kundershtojme kete nderhyrje. Ka shtete me te fuqishem se Shqiperia qe thjesht i nenshtrohen SHBA-s, keshtu qe letra e Metes qe thjesht nje verr ne uje ne menyren se si ishte shkruar sepse kerkoi diçka i bazuar mbi spekullime (qe gjojash ishin opinione personale ato te Withersit) por nga ana tjeter s'kishin si kerkoshin mos-nderhyrjen totale te SHBA-s se nuk e kemi kete fuqi si shtet i vogel dhe i pafuqishem se jemi. Ne baza ideale pra shqiperia do kishte te drejte te kerkonte, jo ate qe kerkoi ilir meta, por te kerkonte qe qeveria amerikane mos te nderhynte se tepermi, ne baza te realpolitikes na mbetet veçse te nenshtrohemi, s'jemi as i pari vend dhe as i fundit qe e ben kete para amerikes.

 Ka shtete me te fuqishem se Shqiperia qe thjesht i nenshtrohen SHBA-s, keshtu qe letra e Metes qe thjesht nje verr ne uje ne menyren se si ishte shkruar sepse kerkoi diçka i bazuar mbi spekullime (qe gjojash ishin opinione personale ato te Withersit)....

E drejte. Po si t'ja bejme hallit qe Ilir Meta thote qe nuk ka shkruar asnje leter ankese per ambasadorin. Po qe ka nje vere ne uje, as qe diskutohet. 

"Nuk ka asnje leter zyrtare". Do kete patur diçka perderisa ju pergjigjen.

Dhe normal, ç'fare do thote Meta. Edhe nese do kishte qene nje leter zyrtare me nje pergjigje te tille do i zbukuroje gjerat e do thoshe ate qe tha.

 Mik,

ky pseudo-lajm ka nje qellim, i cili nuk eshte absolutisht informimi i publikut, por vecse ti japin nje sponde Partise Socialiste per te dale ne ekran. Si dhe per ti ngrohur zemrat dashamiresve te socialisteve.

Ehu, jemi mesuar me lajme te tilla nga grupi TCH - Balkanweb - Shekulli.

Korigjimi i pare: s'jam mik por mike! smiley

Korigjimi i dyte: qe Top-Channel eshte i majte nuk do ndonje shkence te veçante per t'u kuptuar. Qe Iliri do beje rrolin e budallait sa here ndodh ndonje gje qe mund te prishi pune ne qeveri edhe kjo s'do ndonje shkence te madhe per t'u kuptuar. Prandaj besoj se e verteta eshte diçka aty ne mes. Me siguri ka patur nje leter shkembim (siç e pranoi edhe vete Meta), qe ndoshta mund te jete interpretuar si ankese nga Amerika. Keta tanet thone qe nuk eshte i tille, mirepo pergjigja e Gordonit thote se eshte. Tani, na duhet t'i kishim te dyja letrat ketu per te gjykuar vete dhe paanesisht, por nuk i kemi keshtu qe do marrim me pinca ate qe na thote Top_channel dhe gjithashtu ate qe thote Meta. Mos harro se Meta nuk pergenjeshtroi lajmin se ka marre nje leter pergjigje nga SHBA, por pergenjeshtroi vetem lajmin se ai ka "derguar leter zyrtare per t'u ankuar".

 Smile me ngaterroi ai Petriti ne fund. 

Per ate punen tjeter, si i thojne "la verità sta in mezzo"

Ne mes, po! Lajmet e topit pergjithesisht jane te fryra, por ku ka ze s'eshte pa gje thote populli.

 Amerikanet jane mesuar te dnerhyjne vend e pa vend. 

Tani pas te vjelave ti do te mesosh amerikane te mos nderhyjne vend e pa vend, dhe me ata burra qe ka Tirona? Po ata nderhyjne dhe do te nderhyjne sepse jane bere pjese e historise se shqiptareve nga 92 e ketej.Problemi eshte a do te adoptohemi ne me ligjet amerikane apo jo?

Me idealet amerikane (vendit me kapitalist ne bote) ndoshta edhe do adaptohemi, por me siguri jo kur ai qe na qeveris eshte ende brezi komunist (i rritur me idealet dhe tollonin komunist).

Ndoshta me kohen, dhe me ndryshimin e brezave do hecim perpara edhe ne...

 Mire thote mroklla! Dhe mua ashtu me duket... ! Plasen komunistet, futur brenda qeverise  amerikane, nga sukseset e kesaj ane ! Def,  te na  behen! 

Prape, ate ...te Rodonit, pyll kemi per talene !

 E po ky mohim,  te ben te thuash: dhe ...dy te kisha, cope do t`i beja !Qenka krojtur kot ai Gordoni...........!

si perseritet historia

tani na mbetet  vetem te anetaresohemi ne ndonje bashkesi vendesh islamike

done.

ne ndonje tjeter e kisha fjalen

se ne njeren "done" jemi  qysh ne 96 smiley

Eshte fatkeqsi e madhe per ne, qe nuk jemi te afte te ngrejme qeveri dinjitoze. Ne nuk dijme te gjejme menyren per ti shpetuar kesaj. Dijme qe vetem votojme, por na i marrin me force vendimet tona, e nuk kemi force tu tregojme vendin ketyre batakcijnve. Njerez dinjitoze, qe jane vene ne krye nga verdikti jone, dhe nga ku do te kishin c'do fuqi te drejtonin vendin me nje te drejte morale. Nese do te ishte keshtu, do te shkeputeshim njehere e mire nga krahasimi me nje adoleshent, qe del  githmone dikush ta "qortoj",apo dhe ta kushtezoj me arrogance. Nje qeveri njerzish kopetente do te kishte mbeshtetjen e popullit , per te marre vendime edhe sikur tu prishte humorin e atyre qe provojne te na diktojne. Atehere edhe opozita qaramane ne dyert e botes, si dhe vazhguesit indiferente ,qe kenaqen me manine kur shohin nje tutor te huaj qe kamxhik Shqiptarin, do te ishin vertete pakice. Atehere do te ishim me dinjitoze dhe me krenar,sepse do te jetonim ate qe ka te drejte te jetoje c'o komb i perparuar

Ne votuam ne 1992 dhe e zgjodhem me zgjedhje te lira partine qe do te qeveriste.Apo jo?A kishte te drejte morale te qeveriste PD nga 92-96?Shumoca dermuese e shqiptareve thane PO.

Po si e behet qe opozita,mezi priti rastin kur u arrestuan minoritaret-spiune qe te behej komplet nje opozite anti kombetare dhe te poshteronte qeverine?Pra te behej hapur me nje shtet te fuqishem si Greqia qe bllokonte cdo ndohme te BE deri sa u liruan minoritaret?Opozite qe deshmoi ne Kongress Amerikan se minoriteti ne Shqiperi diskrimonohet?Ne cdo vend te botes opozita dhe qeveria jane ne nje vale kur vjen puna per sigurine kombetare.Ketu ndodh e kunderta.Kjo vlen edhe per PD.

Pra ta kisha llafin qe edhe kur i zgjodhem me vullnet te lire opozita nuk sillej si pakice?Ndoshta eshte mentaliteti jone, qe kurre nuk e pranojme humbjen edhe sikur te jete diferenca 30-40% sic ishte ne 1992?Ndoshta populli duhet tu jape mesim lidereve humbes qe te mos i votoje deri sa te ikin?Vetem keshtu mund te vihen gjerat ne vend.Filloheni me Rames se ai humbi ne 2009 dhe akoma nuk e pranon qe ka humbur, dhe vazhdojeni me Berishen apo me kedo tjeter.Vetem keshtu mund te ecim si komb.Ne te kunderten jemi te destinuar te vazhdojme hiq e mos e keput.

Ore si i behet qe DSH dhe ambasadori i ri i SHBA-ve tha se zgjedhjet e 28 Qershorit 2009 pasqyruan vullnetin e shqiptareve?Apo nuk jepet ky si lajm se nuk e lejon Edi-redaktori?

Se dyti nese nje ambasador del cdo dite ne media,tragon perralla,jep keshilla urdhera per cdo gje qe nga emerii i gjykatesve e deri ne bujqesi,pastaj me forta na del dhe ju ben moral shqiptareve se si duhet te sillen ndaj Klod homos,kur dihet se si eshte mentalieti shqiptar ne kete pike,nuk mendoni se e ka teperuar ca?

Une dhe shumica dermuese e shqiptarev u cuditem kur ky palo ambasador na del ne mbrojtje te Klod homos dhe ju impnohet shqiptareve te pranojne homoseksualitetin si gje normale.Nuk e di por edhe ne vendin e tij 80% e amerikaneve nuk i honepsin homot dhe sjelljet e tyre te Gay-parade.Le ti zgjidhe problemet e gayve ne SHBA pastaj te na mesoje se se si duhet te mendojme per homot.Kaq kerkoja une nga Wirthes.

Ndersa per emerimet ne gjykata apo ligjet e tjera ai ka dhe ne mendimin e tij dhe kjo nuk eshte ndonje gje e re pasi gjthe ambasadoret amerikane ne bote japin qendrimin e SHBA per ceshtje te caktuara.Puna eshte se ata nuk raklamohen nga mediat vendase apo nuk ftohen te tregojne perralla sic behet ne Shqiperi.

 

Ai qe trego "peralla" nuk eshte aq budall sa te mos kuptoje auditorin e "femijve" qe u tregon peralla.Ata ashtu si femije duken shpesh here qajne dhe kekrojne ndihme jashte kopshtit me gjithse kane nga nje edukatore per koke! 

Ku kane moral ata burra femije qe drejtojne sot atje ne Shqiperi, bota po provon ti vere festen duke u thene se ne e dime sa e keni ju koken, dhe mos kerkoni kapele te madhe, se dukeni qesharak! smiley

Ashtu eshte!

Le ta fillojme nga vetja njehere.Une per vete do ta shaj Ramen 24/7 nese do te ishte ne qeveri por kur te vinte puna tek te huajt ai per mua perfaqeson Shqiperine dhe mire apo keq ,hajdut apo jo ai eshte KM im.Para te huajve do ta qep gojen dhe do ta perkrah.

Keshtu duhet te silleni edhe juve.

Nese silleni keshtu atehere nuk ka nevoje njeri te degjoje perralla.

Para kujt te huaji nuk do ta shaje?

Para nje te huaji mik apo nje te huaji qe ke mardhenie biznesi a pune?

Per rastin e pare nuk ka rendesi a eshte i huaj apo jo, do ta beja pleh kryeministrin dhe kedo qofte poilitikan qe ecen kunder interesave te mija, ndersa perpara nje te huaji qe kam mardhenie pune, nuk do t`i jepja aresye aspak sepse nuk do te kishte vlere.

Politikani nuk perfaqeson kombin tim sa edhe vlerat e kombit, ka diference me shtetin. Ai eshte nje person qe merret me politike dhe ti e kupton se c`eshte politika. Shpesh politikane shqiptare kane luajtur role antikombetare e per kete nuk ka nevoje te permenden.

Atehere vazhdoni si e keni nisur,se mire do te jeni.

Nuk e di por nuk kampare grek apo serb te shajne KMK apo min e tyre vend e pa vend sidomos para te huajve.

E ke gabim politikani perfaqeson Shqiperine do apo nuk do ti.

Po nuk ke pare ti, kam degjuar une italiane qe e bejne ple Berluskonin ne mes te Tiranes, ne cdo rast e tavoline.

Kam ngrene me engleze e kam debatuar me ta, sepse nuk kishin qene dikur dakort me politikat e Thecer, te cilen une e kisha dhe e kam idhull.

Ndersa ne Greqi dikur Papandreun plak e benin m... e nuk linin rast pa e share derisa u largua me gjith ate stuardiesen Mimi.

S, nuk ka komplekse sot per politikanet. Ebrenje e Izraelit jane aq nacionaliste por shume prej tyre nese diskuton me ta, nuk jane dakort me politikat e Metanjaut. Me duket se nuk ka asgje te keqe deri ketu.

Lere pastaj politikane kur shesin interesat e kombit per hall te postit. Cfare duhet me be?

ishalla do zoti te nderhyjne me shume edhe me fort akoma, qe te mos ngelemi ne dore te  ktyne taneve se po e  shofim  ene po e ndjeme me shpirt se ca po bejne

Djema, sic e kam thene dhe me perpara, nga ter ambasadoret amerikane, ky ishte te pakten me i mencuri dhe me i maturi gjer me sot , keshtu qe veprimi i Metes ishte jo vetem i nxitur por dhe i papjekur, ose i dirigjuar nga Buall Mavria qe s`ka tru per vehte, qe nuk sheh me shume se hunda e tij.  

Pjer, kjo do kete qene skandaloze po ta ket bo, duke pas parasysh edhe faktin qe ambasadori e kryu misionin e vet. Dmth, te pakten kjo leter do ishte e kote kur ai u zevendsu prej tjetrit.

E c'ka mund te pritet nga nja karierist mendere-lepires si puna e Metes? Meta nuk di as rregullat me elementare te politikes se brendshme dhe jo me te jashtme. Nuk e kupton Meta qe ne Amerike edhe kur aplikon per nje vend pune, nje nder pyetjet qe te bejne ne interviste ka te bej me cfare do te beje ti nese do kishe mosmarrveshje me dike. Pergjigjia ka te beje me faktin qe zgjidhe vete dhe jo te shkosh te eproret e tu. Ky kokemadhi injorant shkon dhe ankohet per Withers-in kur ai po largohet. E cfare i tregoi ketij te riut me kete z.Meta apo qe nuk e ka idene se ca eshte diplomacia?

Mjer Shqiperia per keta hajvanet qe e udheheqin megjithate ju lumte se keshtu eshte kur kane nje popull qorr qe i shkon si zagar nga mbrapa.

Meta tha qe s'eshte ankuar per gje.

Pse ca do thote Meta, qe eshte ankuar? smiley Pastaj keta debilat e TCH nuk mund te thone dot qe Amerika dergoi kete leter se del ai xhaxhi te ambasada amerikane dhe thote qe ajo s'eshte e vertete dhe ja doli TCH genjeshtar. Gjithsesi cudia me e madhe tre dite zgjat po he se do e harrojne shqiptaret sic harrojne cdo gje tjeter.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).