"Për t'i ikur vdekjes, njerëzit flirtojnë" - ky mendim më erdhi që pa gdhirë në aeroport, mbase si për të përligjur situatën time pranë një kingeje që tërheq një valixhe të kuqe përpara, në mesoren e fundit kah qielli.

Zelli për t’u ngjitur në qiell është dominant dhe nuk ka vend për ndjesi të tilla, por veç për shtegtarë sypërtejmë që vejevijnë në dyert vetëhapëse. U hapet goja me pashë dhe rendin drejt portave ku stuardesat e mira presin të qeshura.

Valixhja e kuqe bën pak përpara. Edhe unë me stil. Sikur ta dinte kjo kinge sa e shtrenjtë është për mua ?! Mu si ajo dega në rrjedhë.

Aeroport ndërbotë e ëmbël me aromë ekspresi.

Dhe njerëz që flirtojnë për t'i ikur vdekjes...

18 Komente

Xheke, sec na hedh ca therrime embelsirash ti ketu, perzjere me avione bukuroshesh te fjetura, me fjale kadarejane ( mesore - per korridor), e na ben te flirtojme me teper per t'i ikur vdekjes.... dhe frikes prej saj. Duket sikur eshte shkruar ashtu nxitimithi, ne aeroport ndoshta, por eshte nje koncentrat frymedhenes e shpirdhenes.  

eshte shkruar aq vertetesisht...

nje vertetesi qe gati te tremb, dhe te ben te mendosh "budallepserisht", se nese ke dike qe eshte duke u nisur me avion, ta shoqerosh dhe ti, pa nje pa dy smiley , vetem qe ai te mos flirtoje me nje "valixhe-kuqe" smiley

pastaj te kujtohesh qe posesiviteti nuk eshte pika jote me e forte smiley, keshtu qe ne fund t'i japesh dum qe me mire te mos kesh dike fare, se sa te flirtoje ne avion me nje... "valixhe-kuqe" smiley ...

uhhh, si po me duket vetja si aktiviste e te drejtave te grave, "pa valixhe" smiley ... po mos i merrni seriozisht keto budallaqet qe shkrova me siper smiley nuk kisha me c'te merresha smiley

 pastaj te kujtohesh qe posesiviteti nuk eshte pika jote me e forte Tongue, keshtu qe ne fund t'i japesh dum qe me mire te mos kesh dike fare, se sa te flirtoje ne avion me nje... "valixhe-kuqe" Tongue ...

arsye mjaft e parsyeshme për ti dhënë dum kaq prerë dhe "pa valixhe"

une te thaj, kshu... per pa-arsyeshmeri smiley

p.s.

kam pershtypjen se nuk e ke kuptuar si duhet simboliken "e te paturit valixhe", ne rreshtat qe me ke cituar smiley

 

Esence, kuintesence eshte kjo.Gjithmone, ne cdo udhetim, me ka ndodhur te kapem sysh me nje profil femre/Nje iluzion brenda iluzionit.

Ne fillim ishin syte... thuhet ne Biblen e Njeriut smiley

bera ca copy-paste:

Aeroport ndërbotë e ëmbël me aromë ekspresi.Gjithmone, ne cdo udhetim, me ka ndodhur te kapem sysh me nje profil femre,nje iluzion brenda iluzionit.Me duket vetja si aktivist i te drejtave te burrave "pa valixhe", qe skane c'bejne e kapen sysh aeroporteve me bukuroshe te perfjetura.Ne fillim ishin syte... thuhet ne Biblen e Njeriut dhe ajo me hedh nje therrime veshtrimi me nje vertetesi qe gati te tremb...
(...to be continued)

Aeroport ndërbotë e ëmbël me aromë ekspresi.Gjithmone, ne cdo udhetim, me ka ndodhur te kapem sysh me nje profil femre,nje iluzion brenda iluzionit.Me duket vetja si aktivist i te drejtave te burrave "pa valixhe", qe skane c'bejne e kapen sysh aeroporteve me bukuroshe te perfjetura.Ne fillim ishin syte... thuhet ne Biblen e Njeriut dhe ajo me hedh nje therrime veshtrimi me nje vertetesi qe gati te tremb...

Femra   është një  mister me fytyrë ëngjëlli.

Ashtu mu cfaq atë moment kur ishim në qiell. Aty nisi gjithcka.Ndoshta kishte ardhur casti kur shpirti vihet në provë. Nuk e di. Ajo që me habit është lehtësia me të cilën fati na tërheq në kurthet e së panjohurës.Një shkëmbim vështrimesh, biseda  për destinacionet tona dhe  buzeqeshjet, si bizhu të vyera në atë kotësi fjalësh.

Kur zbritëm në aeroportin e ndricuar nga neone ëndrash,ne kishim bekuar ngjitjen në kryqin e dëshirave. Pa fjalë klishe, pa gjeste të tepërta. Fryma e dashurisë deperton  si puhizë. Agape. Eros.Rrokullisje e verbër në honin e dëshirave. (to be continued ...) smiley

spiro, hiqe kete fjaline e sheqerosur, se te nxorra tek ajo tema ku mirazhi ben per nje leke recensionistet smiley

"Fryma e dashurisë deperton  si puhizë."  :O (shyqyr qe ma mesoi sot Ruzhi si behet ky emotion-i )

Jo, eshte e marre prej budizmit kjo. Potet nuku jane kritike te mire. Pastaj, si do spikatin majat e madheshtise pa kodrinat modeste ? smiley

eshte marre nga eshte marre eshte kot fare smiley

1.une nuk jam poete

2. po beja shaka

nuk qe e nevojshme ajo mburoja mbi kodrat dhe majat...

No problem Flo.

(sikur ta lidhnim me bukuroshen e fjetur te Marques ... ate cast ajo hoqi kapesen, leshoi floket e gjate dhe ato u krehen nga pesha e tyre)

aty ta kisha llafin me lart... smiley

 Xheke, me duket nisje e mire per te shkruar nje gje caze me te gjate se thjesht ndermendja e binomit Eros-Thanatos. "Dega ne rrjedhe" meritonte me shume rreshta smiley ... 

ke te drejte Finis, grazie

xheke, ndoshta asnjehere kuptimi i fjaleve "duam me" nuk ka qene kaq literal sa ketu. Dega ne rrjedhe, sido qe eshte "pike mjalti", prape dege eshte, nuk eshte "tra qe mban shtepine", nuk di a me kupton...  smiley

tani me lejo qe per nderin tuaj dhe per pershendetje te njerzve qe i kam per zemer, te vendos ktu dy versionet e "past one o'clock" nga Lad Majakovski ne anglisht (e gjetur ne xhep, per lili brikun, si vrau veten):

Past one o’clock. You’re probably in bed.
The Milky Way streams like the silver Oka.
I won’t send wild telegrams. I don’t intend
to trouble you and vex you any longer.
And now, as people say, our case is closed.
The boat of love could not endure the grind.
We’re even now. And there is no remorse,
let’s not bring up the sorrows left behind.
Behold what hush has fallen on the ground!
The starry night is grandiose and spacious.
At times as these, you rise and speak aloud
to ages, histories and all creation.

 Past one o'clock. You must have gone to bed.
 The Milky Way streams silver through the night.
 I'm in no hurry; with lightning telegrams
 I have no cause to wake or trouble you.
 And, as they say, the incident is closed.
 Love's boat has smashed against the daily grind.
 Now you and I are quits. Why bother then
 to balance mutual sorrows, pains, and hurts.
 Behold what quiet settles on the world.
 Night wraps the sky in tribute from the stars.
 In hours like these, one rises to address
 The ages, history, and all creation.

 

 

o xheke, e ke hak i teke smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).