Peshq te dashur, sot eshte nje dite pakez e shenuar.

 

Desha t'ju sjell te gjitheve juve ne vemendje nje fakt disi "trondites".

Nje nga adminet tane, ne fakt i vetmi admin qe quhet Blendi, dhe qe per me teper mbiemerohet Salaj (j-ja nuk dihet se nga eshte shtuar!), sot thyen kemben. Po, po, e kuptuat mire dhe drejt, Blendi Salaj sot martohet! I thote lamtumire (demek) pergjithmone cdo lloj leng-leshim-goje kur kalon nga blloku. Ne te njejten kohe, i hyn gjithashtu nje karriere te re, asaj te larjes se "atyre"... corapeve, corapeve.

Gjithsesi, nje gje eshte e vdekme, qendra spitalore universitare dhe Spitali Ushtarak, do te fitojne nje pacient qe do te abonohet tek ta per dhimbje koke dhe fraktura multiple, menjehere pas mbarimit te muajit te hamshim-harbimit - ose si i thone anglosaksonet, muaj mjalti.

Perfitoj nga rasti qe t'i uroj kete dite, dhe ne trashegime me shume miniBlenda; ne menyre qe dhe "J"-ja e mbiemrit te marre kuptim me te vertete.

Ftoj te gjithe peshqit te marrin pjese ne kete tip teme, t'i sajdisin dhe ata urimet e tyre. Ftoj gjithashtu qe te perdoret sa me shume humor dhe satire.

http://www.sloshspot.com/photos/blog/full/photo_1236752842.jpg

134 Komente

Me hair e me të mbarë more djalë. smileysmiley

Urime, urime, urime. smiley

E mbufshi peshkin plot me peshq. smiley

Sorry për thatësirën e komentit të parë ti Zotrulso, po më erdhi një çikë si e papritur kshu...

I'll be back!!

Me trashegime Bledo.

 Urime Blendo. Edhe me 100 te tjera. smiley Ops!

ME KRAHE TE LEHTA SHOKU smiley

 

hajt mo u merzit smiley

 

 

U bofshi pleq bashke

Me trashegime dhe ne koke te peshqve beqare gernjare smiley

te trashegohesh Blendsmiley

Me trashegime. smiley

 

Fix smiley

Hahahahaha. Ia ke filluar nga fundi me duket ti Spirro. smiley

Jo xhane mbare e fillum po shtresa ishte e holle. Kujdes ju te milleniumit te ri se i merni gjera tra la la dhe ben vaki e filloni mbrapsht smiley

Mo' na fut friken tashti. smiley

He se ju ka dale frika ju...sa filma keni pare smiley

S'ke faj ti se te ka pase mungu sharpi. smiley

shume mire.. e sistemuam edhe kete cunin.. hajde 100 vjec edhe u trashegofshi..

boll e tallet mor smiley

pastaj, a i moret leje me perhap lajmin ?

nejse meqe e morem vesh, dhe pse pa ftuar, i uroj gjithe te mirat e me nje tufe kalamaj smiley

Bravo te qofte Blend Salaj, djale per koke te djalit, erdhe dhe martove nje vajze shqiptare smiley

Zoti jua befte drite ty dhe nuses smiley

cunin e kemi sistemu SHUME mire, that's one thing i'm gonna tell you guys smiley

if these two can't be happy then there's something wrong with happiness smiley

Me trashegime dhe me nje djale se shpejti smiley

Te gjithe cunat qe kthehen ne atdhe martohen shpejt smiley ata qe jane ne atdhe kerkojne te ikin njehere jashte pastaj te martohen Big Grin

Jete te lumtur, dhe me nje goce ! smiley

 Urime Blendi!  smiley

Zoti ju Bekofte! Qofshi perhere te dashur e te lumtur ne pranine e njeri-tjetrit!!! 

Po mire po kunder kujt eshte martuar? Pra kush eshte kjo kundershtarja e ligjeshme? Shpresoj te jete ndonje peshe e lehte qe te mundet kollaj, se ndryshe Blendo ke per te mor fund si njeri i lire.  smiley 

Hajt me trashigime dhe mos u merzit nuk je i vetemsmiley

 

Ne fakt, e kisha vene re keto kohet e fundit qe kishte dicka qe s'shkonte tek Blendi. Se si fliste... Se s'i shkruante... E kishte nje hall... smiley

 

Urime Blendi! Me shume bebusha!

Blendo, nga sa te kom pa ne ekranet e TV-se, ke pas mundesi me e shty dhe ca kohe perplasjes martesore. Je mjaft i ri pe tu burgos kaq shpejt. Sec kom nje parandjenje tinzare qe Zotrules ka bere shaka.

jane si shakate e urates thua?

Thoni do bjere termet sonte?

Ku ka per te rone? Anej nga ty apo nga une?

Hmm plaska pasur dasma ketej!!!

Me trashegime dhe se shpejti me nje trashegimtar per te siguruar vazhdimesine e PPU-se! smiley

Nuk na thate se me ke martohet ky. Kush eshte nusja me nje fjale?

Epo mbase eshte koecidence, por sot me duket u martua edhe vajza e Klintoneve! A thua qe Bledi te jete mpleksur me ........ pu sa e shemtute qe ishte.............Jo jo do zoti nuk eshte e vertete.

jo mer se ate dhenderrushin e Klintoneve e njohim, dmth. e pame ne media. Nuk eshte Blendi Salihi, ta them me siguri. Po kerkojme nusen ketu...kush eshte, si eshte, nga eshte bije etj.

Epo shyqyr se me qetesove.

Nqftse lajmerimi eshte i vertete, urimet me te perzemerta adminit me te mire dhe nje nga djemve me te mire te forumit e trashegohet me sa me shume femije te shendetcem! smiley

hej ndonjë fatlum pjesëmarrës në dasmë, të na sjellë foto!!!

Urimet më të përzemërta për një jetë të lumtur martesore, i dashur Blend!

Mbarësi, shëndet, mirkuptim e plot fëmijë për çiftin e ri!

P.s: Zotrulus, mbasi e more mbi shpatlla ktë punë; sapo t'kesh mundësi që ta gjejsh, na e jep pak numrin e celularit t'nuses... se po t'na bjeri rruga andej... duhet me i marrë leje për me e marrë Blendin për ndonji kafe smiley

duket njeriu me eksperiencë në këto punë. smiley qy atje tej. Ça hune që paske re!!!! smiley.

epo dy martohen dhe... 100 tërbohen, i thonë kësaj smiley

Po ky Zogrregullusi nuk merr vesh  smiley

Lajmi eshte shume i vertete dhe nuk ka asnje dyshim ne te. Do t'ua vertetoje vete viktima sa te mbaroje muajin e hamshim-harbimit dhe te na e sjelle koken ketu.

Po satire o peshq, satire... se duhet mbajtur mend kjo thagme. Mire nuk keni mundesi t'i veni t'i firmosni allcine e kembes... po ngopjani me humor ketu, se i meriton qe te gjitha te mirat.

Urime Blend, u trashëgofsh!

And then there was one, Penar gjej vend e futu!

 

P.S. Pse në 24 karat smiley

Nje urim edhe nga ne te brezit perparshem

ka edhe menyra me te thjeshta per te vrare veten smiley

Ose eshte edhe thenia e fshatit , krahines e me gjere .

S' ben gje tabori .Vrei e prei sa te duash kacaket ( kriminelet ) Martoi dhe biem rehat .

Me plot dashuri e femije e gezofshi te ardhmen tuaj ! Te qellofte nusja e mbare sic je vet !

Pse te 24 karat ky lajmerimi?  Apo meqe e kemi djalken 24 karatsh smiley.

Lajmerimi pse me 3*** e jo 5*****?  zotrules, kshu eshte kur e ke mendjen vetem per heroizma, per keto gjerat e hajrit, plloce, asfalt e ke smiley

Blendi, te trashegoheni, jete te lumtur e te gjitha te mirat smiley.

Na dhe nje kshu labce: ta keni te pandare smiley

 Me trashegime, jete te lumtur e me nje djale!

Te na trashegohet Blendi (admini me i pa-anshem i peshkut pa uje)

 

Dhe i vetmi admin profesional...

Urimet ma te mira po a jeni te sigurte qe eshte martu Blendi e jo ndonje tjeter smiley

Te trashegohen... vej re qe vetem Blendi i drejtohen urimet , kshu te gjen kur e merr gruan jashte komunitetit te "peshku pa uje".. Urimet me te sinqerta ciftit te ri.

p.s. se besoj qe zotrule te kete inteligjencen e nevojshme per nje genjeshter te tille.. smiley

 

 

 

 

 E Blend! E di? Kalove dhe ti me ne fund prej Bekimit te pare (niveli individual) ne Bekimin  dyte, ne nivelin familjar.Mirepo dije qe sa kane treguar eksperiencat e miliarda shembujve, ne fakt ke kaluar nga.... absurdi ne mister...

Urime per kalimin.......ne sprove!

Urime dhe jete te lumtur! Me nje bebush te bukur, kur t'ju doje qejfi. smiley

Tropizme moj tropizme, pa he na rrefe nje cike, doli e bukur nusja? e kishte te bukur fustanin? si vajti dasma? Kerceve a s'kerceve? Ca veshe? Shiko, se pa keto "thashethemet" s'quhet dasma shqiptare... smiley

 An, te uroj nje dite te mbare! je ne Yahoo messenger ?

Falemderit, grava. Gjithashtu dhe ju nje jave te mbare. Jo, nuk jam, plus qe ne pune s'na lejojne asgje nga keto. Jam e kenaqur, qe "macja" ende s'i kane rene ne ere peshkut... smiley

 E po sikunder thone, .... ç`eshte nisur do te mbrije !

not fair

mos i beni thashethemet e dasmes neper mesenxhera...

ndajini me popllin smiley

haha ruzh, une nuk bej dot thashetheme dasmash, nuk me jepet. megjithate une ciftin ne fjale e kam pertej xhanit edhe shume qejf, dhe me duket kaq harmonik kombimini i tyre saqe mund ta imagjinoni qe edhe per dasmen kam te njejtin preceptim. nusja ishte shume e bukur, por dhendri i rrinte hijshem si ulliri i jugut goces qe fle nen hijen e tij. hahah jam frymezuar nga dhermiu smiley

digjej pol dhe ti motra e ?

gezon rinia mi ruzho, ne plakat edhe i Eros qe kishim, na e anallun... smiley

e pra ,

po mire kjo, por spo na del as nai dasem qi te cmpijme komet

ruzho nuk te them cfare bera gjate spinimit te polit se me vjen turp smiley

pastaj tema eshte e blendit, dj piku dhe ai qerosi ishin sh te mire, megjithese nje moment na bene me ADD te gjitheve se nisen t'i vinin kenget nga 35 sekonda.

po blendi , Polin kish marre si DJ ne dasem e ?

smiley

 Ooo! Jetë të lumtur çiftit dhe paçi gëzim çdo ditë derisa të bëheni pleq e të mbaheni te njëri-tjetri! : )

Blendit jete te lumtur ne rrugen  e veshtire te bashkeshortesise.

 Blendit jete te lumtur dhe te trashegohen!!

U trashegofshi me jete te gjate dhe te lumtur, Blendi dhe nuse!

uee llukano sa burre i poshter paske qene

e mer mire

si te dush

Urimet me te mira ciftit! smiley

Spaska gjet mënyrë tjetër vetvrasje ky  Blendi administratori !? Na e mbakët si të mençur kot vallahi po sprish punë se vetë do vuajë .E ndau  burrërinë përgjysmë pa pikë derti e turpi burrëror ;Hallal i qoftë ! të trashë gohet dhe tërheqtë këmbën zvarrë për ju të tjerët që s'do gjeni dot rrugë tjetër vetvrasje ! Urime dhe njëherë !

mqse kafen e piva me siper per Blendin (dmth urova) ... tani kam nje pyetje per gjuhetaret peshkiste meqe e kemi fjalen tek martesat /dasmat dhe urimet! !!!!

A ka lidhje perfshirja e fjales trashe ne urimin "Te trashegohesh!" me faktin qe shumica e njerezve qe sapo martohen fillojne te trashen (dmth rriten per se gjeri!)?  Po sikur te uronim "Te hollesohesh!" a mund te ndryshonte dicka? smiley

trashja ka qene simbol i "bontasë" tek shqiptari, me nje llaf i mireqenies dhe bollekut...

edhe mishin tek dyqanxhiu me dhjame e preferonte ai bleresi qe kishte mik shitesin

flm! Interesant ky interpretim! ... mendoj qe "trashja" vazhdon te jete simbol i mireqenies edhe ne ditet e sotme psh nje burre mbipeshe (me bark) konsiderohet boss dhe nje i shendetshem(pa bark) konsiderohet si "njeri i vuajtur dhe i uritur"!!! smiley

Kuptohet qe ky percaktim eshte kryekeput ndryshe ne Amerike, ku te varferit jane bucko dhe te pasurit jane skilipece. smiley

... varet nga pozita gjeografiike! smiley

Ah, Koran, koran, po c'kafe pive, mo...hengre llokumen, thuaj! smiley

Ana - une llokumen e hengra qe kur u fejuan ata! (i wish!!!) smiley

ahahahah mos ia ke rekomanduar ti nusen Koran dhendrit ?

... I wish .... pastaj Blendi nuk ka nevoje per middle man! smiley

Hajt se i falet,

keshtu e ka gjithnje ai, se ndan dot revanine nga hallva!!!Big Grin

londonmani - me duket qe qenke trashur edhe ti! (trasheguar e kisha fjalen!!!) Apo e ke nga birrat? 

Ma kan thon mu shoket, po pe noi qe kthehet nga "jashtetit" ene rri ca kohe ketu, e ka te vdekme qe do martohet (ose do e martojne) smiley Urime Blendit, jeta do te te ndryshoje si nata me diten, me shume per mire, sidomos kur te lindi çerri/çerrja i/e vogel smiley

urime Blend. U trashegofshi e jetë të lumtur.

(boll lave vetëm rrobat e tua smiley

Hajde me trashegime dhe me jete te gjate e te lumtur!

Me mend ne koke more trim se mos na dehesh ne dasmen tende se nuk eshte mire thone pleqte..... te shket kemba ne darke pastaj..... smiley

 Dhender, te trashegohesh dhe ta punosh gezuar.

blend, ke vepru si radikal i vertete. Per te dale nga ky burg objektiv, qe eshte jeta ne kushtet e alienimit, kufizimit e shtypjes ia vlen te futesh ne burgun subjektiv te marteses...

me nje cun tani, qe ta marresh me vete te emisioni mengjezit smiley

 

 

Eee hheee, prandaj s`po e takoj dot Blendin une. Llukan, mos e vur litarin/kravaten ne qafe, si Blendi, se s`do kesh kohe as sh... te besh. Do ta kujtoni me nostalgji kohen e berqanise, nigjoni plakun.

je dy jave me vonese per ket keshille

Ua, ua, ua...nje dite nuk futet njeriu ne peshk, dhe shiko se c'behet! Trashegime Blendit dhe nuses per hapin e guximshem, me pelqen qe ka njerez kaq optimiste! Urime e jete te lumtur, e ju festofshim 50 vjetorin e marteses keshtu te gjithe bashke virtualisht!

Duam foto nga dasma (me lejen e ciftit sigurisht) smiley....

Te trashegohesh Blendo!!!!!

Me nji çun jarebi!

Purshnetje

ua po une sdegjova as muzike nga hyrja e blendit more...me te vertete e keni...nje pallat larg e kam...dhe ne peshk prejt tij kam hyre...ja keshtu e 'adhuroja' ne distance...mi preu krahet ...po i hapi per vete smiley)))

Jete te lumtur ciftit.....me nje djale tani...mbase do kem me sukses me te ahahahaha !!!!!

Rrotullohen nga rrotullohen, te gjithe te shprehja : Me nje çun!  perfundokan. :rolleyes:

ja me nje goce smiley

 Ketlinen s'mora vesh une, pa keta te tjeret normale smiley, ka perqindje te madhe nga Laberia ketu, duhet te mbajne oxhakun ndezur!

une kur u martova ashtu me thane me nje djale une nga inati dy bera, qe tua mbyllja gojen rraces labe smiley, se me cmenden duam vetem gryke pushke thoshin smiley

Ta shtoft Zoti inatin... me dy të tjerë nashti smiley

pu pu pu, no more, ti kemi me jete keta qe kemi por aq ka lezet dy. Nje eshte pak dy jane shume smiley

Po edhe ti lëç djemtë pa një motër, sikur nuk vete kjo... andaj, nëse me djemtë e ke mbyllur, shkrepja dhe bëj edhe nja dy çupa smiley

Ti i paç me jete te gjate, po s'do mbushet mileti me djem se s'ke vajze ti smiley Labet dhe ne s'ka lufte, do e gjejne nje sherr, sa per te  mos lene pushket varur . Per inat te rudetes  bej dy vajza smiley

Skeni muhabet tjeter ju te dy qe me jeni qepur me gocat Big Grin

Rudeta ti i ke te rritura gocat, pse se ben nje djale ne pleqeri, thone ai i pleqerise duhet shume smiley

Iris hap syte se djemte e mire po i merr bota, mos rri tek peshku por luaj vendit, ca ke gjetur ketu me thuaj, pervec galletes Big Grin d

dhe mos e merr lab burrin smiley qe te besh dy goca te bukura sic je vete smiley

Gallata te shton jeten...burri s'jam e sigurte smiley

 E kush u martua dhe nuk u gezua! Te trashgohet cifti me jete te lumtur, u shtofshin shqiptaret!

 

gjithnje adminet e hane lakun e marteses...

Zotruluso, unë s'e di për ty, por për vehte po prisja që kto gocat e Peshkut të shkulnin flokët nga hidhërimi që nuk e patën fat atë djalë... po siç duket, e pranokan me sportivitet jetën smiley

Urime Blend te trashegohesh

dhe u trashegofsh shume here  

Rudeta, nuk ke c'te dish per mua... rakine e di qe e mbajne te mire Salajt. Nga ana tjeter, nuk me prishet shume puna se mbeten tullace ca cironka... Mos ta kalonin kohen para pasqyres e mos ta kalonin kohen duke menduar shume per vete te tyre; sa te bukura jane, etj etj... po t'u donte hancja, le te hidheshin e t'i propozonin sa kishin kohe. Tani veten me dhembe henkshin.

Sa per temen, mire, goxha mire... pati gjithe keto urime; por ama asnje prej peshqve as denjoi hic te hidhte ndonje grimce humori. E lavderoni Blendin e shkrete, po friken ja paskeni aq keq sa as guxoni te beni ndonje shaka - qe nder te tjera jam i bindur se do i kishin pelqyer. Nuk e mbushet dot.

 

nuk e marr vesh kerkesen qe ke bere te ai linku Rudeta... kuptova vetem qe do numrin e nuses qe t'i marresh leje po te vajti mendja per kafe. po deshe t'i shkruash Blendit, mund ta besh dhe me mesazhe private... Jam i bindur qe pas muajit te fishkjes, do te vije dhe do ta lexoje, e pse jo, te te pergjigjet gjithashtu.

E mo e... si ke vajt dot në dasëm ti edhe do ta bësh "sherrin" këtu. smiley

Sherri ku ka vend, ku ka kuvend edhe raki. Jo me peshqqq.

Mgjse shpullat e peshkut janë të hidhëta ndonjëherë. smiley

 

 

 akoma me sherr e shpreh dashurinë, ti o? smiley

ja me trashegime ciftit e ne koke te atyre qe kerkojne martese

nje pyetje si nga fundi i salles kisha une- i ra shume burive vargani i ciftit, ne c'ore u paraqit ke botaniku smiley

 

Fakti qenka vertete trondites, si ore qenka martuar Blendi?! smiley

Urime urime, e ne koke te atyre qe ende duan te martohen smiley

Ja cfare i ka ndodhur Blendit!! smiley

1. Nusja - Hajde Blendi! A e  di ti qe ne martohemi sot? Mjaft me Peshkun tani!!!

2. Blendi nuk e le Peshkun per qamet! Vjen nusja dhe e rremben per xhakete! Dhe mos u marto po deshe! S'ka rrugedalje! smiley

na veni nai foto mo se jena kurjozsmiley

blendi tuj ngjy petulla ne mjalte,

kurse ju ngelet tuj i qa hallin e tuj bo si budallenjt

Kaq kisha une, se jam flash ne ppu, na myti puna, dhe pse gusht smiley

 amon rri dhe pak! smiley

pse ca, keni bo nai gje te mire per darke ?

barbun me vaj maqine psh smiley

Se kshu me serviren sot per dreke ne bllok smiley

 ua, ua, ua! sa herë të kam thënë mos ha te blloku! smiley

neve kemi spaghetti alle vongole që kanë ardhë me komët e veta nga deti mesdhe. smiley bujrum! 

po shtove dhe nai karkalec te fergum pale dhe vij

por ti mos me prit gjithesesi se nuk du me ju lene ngref smiley

ik mi dreq se vaji maqines bo 20 euro 4 litra, e ti thu vaj maqine... ashtu te vete barbuni sa te shesesh unazen me diamant te dashnorit qe ta paguash pastaj!!! (burrit, ne rastin tend)

Apo do me na e shpif me cdo kusht? smileysmiley

po me ty kush foli mre ?

Mire femrat se jane i cike si kucka nga natyra, qe ktu shahen e ktu puthen, por ju demek burra me hallate sju kuptoj.

Une kur shaj nonjonin gjer ne llafin e fundit, kur e kam seriozisht dmth, dhe nuk behet llaf per kastravece si pune e Rubinetit me shoke, e shaj dhe se leviz me llafin, as per humor as per tema vari lesht.

Tashti, jo se me ka ngel mendja aty se vaj halli, por maj mend kaq gje, qe, ti me ke sha vallai boll keq ktu ne peshk, kshu qe nuk me behet te te kthej pergjigje as per me te voglin koment.

Nejse, jo se ty te behet vone, as mua, por thjesht, une i vej re ca gjona, dhe si mbaj dot per vete, ti themi ne sy.

naten e mire

ika ti blej meqë ra llafi, se për pak na u myllkan dyqanet.  cheers! smiley

 hajde pra po blej dhe karkaleca u pa kjo punë smiley

Faleminderit, faleminderit. Atyre qe jane beqo dhe duan... ne koke tuaj. smiley

shyqyr qe fole dhe te gjetem ku je, se me vinte turp te te pyesja smiley kalofshi sa me bukur bukur.

S'po te punon me mo kllengjo? C'do ketu ti edepsez? Kaq shpejt u deorezove, apo e kishe si tip sigeret brejk? smiley smiley smiley

O e zgjoi shpejt shalltanin nga gjumi, ose nuk i zgjohet gjalle ne bote dhe me rri si buf para ekranit e nuk na shkruan per shkak te asaj qe kam shkruar me siper...

U c'te beme o purteke... torture fare! smiley

Tani qe fole, do te uroj me hair e me te mbare!

Plus, dikur qe kishe me shume kohe te merreshe me PPU, ke pas vene kete foto ne nje shkrim, duke kujtuar mbase qe ty nuk do te zinte ajo "derexhe"  smiley ... pra, a ishte ndonjecike puna keshtu... si ky pershkrimi?  smiley

 

http://arkivi.peshkupauje.com/wp-content/uploads/2007/11/dhendri.jpg?q=wp-content/uploads/2007/11/dhendri.jpg

U lala, dhendri... c'do ketu ti, mo? Shko shijo romantiken e muajit te mjaltit, sa je ende ne kohe. Shume te fala dhe nuses smiley

U ktheva Blendo se me kujtun keto te fundit nji llaf Korce e ca te tjera

  - Kur dhenderi perpiqej te mos ndahej nga "shoqnia " e vet ne aheng e shtynin dhe i thonin

Ik ti se dasmoret kane punen e vet , ti ke taten.

   - Me kujtohet gjithashtu ne vitet 66-67 kur njeri prej "krimineleve " fejohej dhe shkonte te merrte te " vlueshmen "  ne shtepine e saj per te dalur , shoqnia e shoqeronte mrapa qe nga dalja e ciftit ne ulicke e deri ne rrugen kryesore duke i kenduar mem kitare smiley . Nje mrekulli , nje gje fantasrtike !!!

   - Dhe nje sipas zhargonit tim po jo per te prishur dasmen smiley

Si nuk lexova asnje "antikomunist" te te kete ururuar , as nga ata te oreve te para smiley

Tu mbushte shtepia sa me shume e sa me shpejt me te qara e britma gazmore bebushesh !

Blendo,

Tani, me duket me normale ta them edhe une nje fjale. Me trashegime.

E paskaa konsumuar përpara martesën edëpsësi .Turp turp për një administrator dhe faqja e zezë po të jesh dhe antar i ndonjë partie pluraliste.

smiley

Blendo, e morëm mesazhin tënd, por isha larg për të të ndihmuar.... dhe tani vajti vonë smiley

help me!

O Blendo, o egzibicionist, po paske dale edhe ne reviste mor burr. Martesa jote dhe e Gerti Bogdanit ne te njejtin numer. smiley

L&G, let's visualize (published with permission):

http://sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash2/hs116.ash2/39117_469431840048_678630048_6686468_3934962_n.jpg

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).