Dy miq të mi më ftuan një të diel për një udhëtim me tren. Me këtë rast edhe pinim ndopak. “Cili është ai vend që lëviz dhe ku je i lirë?" Treni. Treni shqiptar. Kjo gjëagjëzë, si të thuash më tundoi dhe mendova se kisha nevojë për një liri Tiranë-Durrës. Dhe ja ku ishim të tre mbi një stol socialist, në zemër të biletarisë së përmjerrë, përballë sportelit. Një kompesatë si arnë i kishte zënë gojën sportelit dhe mbi të ishte shkruar "Biletat shiten në tren". Rrinim të tre mbi stol si para një vepre arti dhe s'e mbajtja veten, por me një laps vajta i fika dy gërmat e fundit tek fjala biletat

Dita ishte e qashtër si kurrë më parë, por thëllimi i janarit ishte po aty si një gijotinë e pezullt. Në stacionin fantazmagorik rrinte  treni, në një gjendje kome të pashpresë, por që filloi të jepte shenja jete sapo një fishkëllimë turfulluese bilbili u dëgjua prej një fatorinoje të vetme, së cilës mend s’po i shkepej uniforma dalëboje nga tulet.

U kacavorëm në tren e unë ndjehesha pak i frikësuar për këtë liri të kërcënuar. Ha-ha-ha qeshnin ata kopukët miqtë e mi. Hymë në një vagon si rropulli përbindëshi. Pranë derës qëndronte një plak e më tutje një djalë i ri i pjekur qyshkur nga dielli dhe syri më zyri një kokë gruaje të ulur andej nga fundi i vagonit, por që shpejt vuri kapelën dhe u mor vesh që ishte fatorinoja. Pra treni kishte një vagon të vetëm, të cilën miqtë e mi e quanin "vend të lirë që lëviz". Treni lëvizi pa zhurmë.

Një artileri thëllime filloi të bombardonte vagonin tonë dhe ne vërvisnim shishen e konjakut me shpejtësi sa nga njëri tek tjetri. Ndërkohë një erë si kartë e djegur filloi të ndihej në ajër. Ktheva kryet dhe ç’të shoh?! Në një pirg me kompesata, po nga ajo kompesatë që i kishte zënë gojën sportelit, mbase e njëjta kompesatë që gjallon në trurin e shefave të mëdhenj, plaku po ndizte një zjarr mu në ballë të vagonit. Një lum falënderimesh u derdhën mbi katundarin dhe shpejt të gjithë, përfshi edhe fatorinon e pamë veten të udhëtonim bashkë  dhe rreth zjarrit.

- M'i jepni ato lekë njëherë or çuna - u dëgjua fatorinoja, - ti gjysh e ke falas se na ngrohe. Ata kopukët, miqtë e mi qeshnin.

50 Komente

hej, po sa e ben ky treni Tirane-Durres tani? Deri ku mund te shkosh me tren tani nga Tirana ?

Xheke, ke nje menyre rrefimi aq te bukur sa te ben pervete menjehere. Prisja qe te ndodhte dicka, m'u duk i papritur fundi dhe me la disi te habitur, por pastaj e kuptova qe ajo qe prisja kishte ndodhur me lart, me zjarrin ne mes te trenit. Dhe u ndjeva keq, sepse a thua te na jete argasur kaq shume lekura, sa nuk na ben pershtypje as nje zjarr ne mes te trenit?!

xheke, faleminderit per ndjesine e lirise qe me fal sa here te lexoj... 

Rrinim të tre mbi stol si para një vepre arti dhe s'e mbajtja veten, por me një laps vajta i fika dy gërmat e fundit tek fjala biletat.

 

Bravo te qofte o xheke..! Nuk na the moshen qe ke? Heren tjeter merr me vete  motren/gruan/nenen  dhe tregoji bilet te stacioni i trenit.

Kaq i nevojshme ishte vullgariteti ?
 

 Po mbaje veten o Liqen, se i vetmi vulgaritet këtu ndodhet në komentin tënd. 

Sinqerisht.

Une i mbajtur jam e dashur akvll.. Thjesht, me erdhi keqe per autorin dhe s'me pelqeu gjesti foshnjarak qe pershkruan.

Nuk eshte e nevojshme mos-edukata tek dikush qe shkruan dhe per me teper e sjell ne forum per te pritur komentet. Ndersa une NUK shkruaj, as bej poezi dhe libra, mua me lejohet vullgariteti ne komentin tim personal.

Besoj se u sqarova. Let's agree to disagree on this my dear! smiley

 

ajo keqardhja jote per autorin, ne gjuhen e letrave them se perkthehet keqardhje per objektin te cilit i drejtohet tema; mjerimit te shqiperise dhe institucioneve ngado qe hedh syte..

pra, po ne kete gjuhe,  perkthehet qe autori ia ka arritur qellimit

te pakten keshtu mendoj une

shume e dashur flo,

Vecse duke lexuar titullin e ketij shkrimi kuptohet qarte qe behet fjale per nje objekt te lene pas dore per me shume se 20 vjet dhe nuk duhet shume imagjinate te kuptosh per objektin / instuticioneve. S'po me vjen keqe as per plakun qe ndez zjarre, as per fatorinon qe s'mbledh biletat edhe as per trenin me nje vagon.. Me vjen keqe perse duhet te perdoresh poshterimin si mjet per te treguar zhgenjimin ? ( besoj se autori eshte kosovar se te jete shqiptare shqiperie eshte budallek)

Mua me duket sjellja e pa edukate. D.m.th. jo e hijshme ose e pa nevojshme. Ose me thjesht fare foshnjarake.. ose , ose me thjesht budallek. Autori se besoj qe ka arritur qellimit , thjesht ka sharre ate qe njerezit e kane sharre per 20 vjet, aq sa kane filluar ta injorojne ditet e sotme se nuk ja vlen me as ta shash.

 

shume i dashur liqen smiley

 mos e identifiko kurre autorin me personazhin smiley

sipas mendimit tim te perunjur dhe teper modest

smiley

E shikon sa e lire qe eshte edukata e dashur Flo!

Besoj se nuk e keni lexuar shkrimin me siper me kujdes ose me sakte mbase me nxitim. Personalisht, me duket nje pershkrim i autorit te udhetimit me tren me dy miqte e tij. Apo jo?

Per me teper, mbasi me detyrove ta lexoja perseri, vura re dicka teper interesante. C'domethene stol socialist???

Ketu lajthitja e autorit eshte unike. Mendoja se mund te isha gabim, por jo me.

 

 

shiko liqen kam njerez verdalle dhe nuk me lejojne te perqendrohem e t'i them gjerat sic duhet,

I hate this

mbase nje here tjeter smiley

 

 Stol socialist eshte nje togfjalesh qe te ngjall menjehere perfytyrimin e salles bosh, ngjyre gri, me perde bezesh po ashtu gri ose shume shume bojeqelle e zberdhylur. Salla megjithese jashte eshte dite ndricohet nga dy llamba te zheshura 100 vateshe te mbuluara nga pluhuri dhe qe me driten e tyre te verdhe e bejne ambjentin te duket si nje levozhge veze qe i kane hequr te perbrendeshmet. Vete stoli eshte i gjate rreth dy metra, me ndenjese prej listelash 2 cantimshme ngjyre kafe te zberdhylur dhe ne pjesen me te madhe te dale boje. Ne cepin e djathte ka dy koke gozhdash te dala, ku duhet te ruhesh qe mos te te grisen pantallonat. Neper te eshte shkruar me stilolaps blu "Gimi", me tutje ne te djathte eshte nje zemer me shigjete dhe prane saj "Zana" dhe ne fund te cepit te majte dicka si llafe e ndyre, po qe me pas eshte shgarravitur siper dhe tani nuk lexohet me.

Do me per stolin? smiley

po pse u mundove, pse u mundove... smiley

ps. kshu thuhej pak a shume kur sillnin komposto ftoi ne spital (socialist): "po pse u shpenzove, pse u shpenzove".

 As mos e zer ne goje. C'eshte ai llaf!

nje fature e vjeter, pjese regjistri e shkruar me laps plumbi nga ata qe magazinieret i rrasnin pas veshit te djathte, dhe ku grafiti po jep shpirt mes pluhurit duke u munduar te thote "cope 4", nje cope letre e atille pra, ka 162 dite qe eshte ngecur nen kembe te atij stoli, eshte ngjitur me te, bere pjese (dru ishe, dru do behesh) qe kemba e merr me vete ne cdo levizje angullitese mbi dysemene plot me bishta cigaresh pa filter dhe peshtyma ne faza te ndryshme tharjesh, nga fare taze ne likene te ngurta paleozoike.

 Llogaritaret nuk shkruanin me laps plumbi por me laps kopjativ ose "mavi". Lapsi rreshqitej ne gjuhe para se te shkruaje dhe llapa ngjyre manushaqe i tradhetonte llogaritaret edhe pasi i kishin hequr mengoret prej bezeje te zeze (atllasi te zi per gocat e reja) qe mbylleshin me llastik nga te dyja anet.

Em, ty nuk te lejohen gabime te tilla. smiley

Besoj se i ke thene te gjitha PF por mos mendon valle qe autori ka dashe te thote stol komunist?

Megjithese do me lejosh, ne menyre figurative kuptohet, qe stoli sa ishte komunist ishte i mirembajtur dhe perdorej per te ndenjurat e lodhura te pasagjereve. Teper praktik,dizenjo e thjeshte dhe pa ekzagjerime. E kryente punen me nje fjale!

Kur u be socialist dhe me vone demokrate ( pas 90) u perdore perseri per te ndenjurat e pasagjereve , por kesaj rradhe per te kryher nevojat personale ne te!!!

Pasi i kryhem nevojat , e shame se vinte era dhe sot i vejme edhe titullin me shkurtime!!!

S'me pelqen kjo mendesi, aspak.

 

 

 

 

Teper praktik,dizenjo e thjeshte dhe pa ekzagjerime. E kryente punen me nje fjale!

Ah, kjo "e kryen punen" e mori ne qafe socializmin. Shyqyr qe nuk ndaluan dhe martesen si mbeturine mikroborgjeze se dhe dora "e kryen punen". smiley

 hmmm, dhe ti PF je ndikuar nga idealet komuniste, sipas të cilave robi shkonte në punë për qejf... 

: D

hej , ca ke me emrin tim......

lol

 pse, të ndezësh zjarr në mes të trenit është sjellje shembullore?... 

shokeni, degjomeni mua smiley nuk eshte tregim, as per nstitucionet as per trenin, behet fjale per lirine. ktu fillon muhabeti.

ok na fal shume,

sdqofte une nuk e kam quajtur gjekundi tregim

 

 

 po ti te komenti im e gjete ta varësh thirrjen tënde për mirëkuptim të lirisë? : P

 

sorri..jashte protokolli.

ohhhhhh akvll, pyetje jo e drejte. Not fair!

S'po i pergjigjem... Megjithate, ka nje dallim te madh midis dikujt qe eshte i detyruar te kryhej nje akt (mbase nga padituria, mbase nga nevoja) dhe atij qe ka choice (mu kujtua - te zgjedhe)!

po nuk i fshiu Xhekja germat, po ai rreshkitsi qe e kishte per here te pare trenin...

nejse shenje e mire kjo Xheke, tregon se e tregu mire tregimin.

Me knoqi fakti qe ne krahasim me pjeset e meparshme, kjo seç ka nje shpejtesi te brendshme qi s'te le me u shkeput. Nuk di a e ke pas lexu nje tregim (Gorki Maxime?) "Nga merzia", nuk di pse ma kujtoi kjo pjese. Njësh je..njësh smiley

mund te flas shume gjate per ket pjesë, yyyy sa gjate... 

Ca tha Finis-i. smiley vielen dank!

xheke flm. 

Sa mire qe i kam te bukura kujtimet me udhetime treni ne kohen e qemotit.  Tani, flaka le t'i dale ...

E lexova meqe nuk ishte shume i gjate dhe pershtypjet e mia modeste jane keto: Nga ana letrare dhe artistike nje hartim gjimnazisti. Vazhdim kembengules i rruges se soc-realizmit. Me kujton ate filmin e Kinostudios "Shqiperia e Re" me ate fillorojtesin Dede nga Tropoja, ku shoket e tij klase punetore nje mesuesi qe shkruante i shkreti per natyren (se per gjera te tjera metafizike apo shpirterore nuk behej fjale) e keshilluan ta linte kete subjekt dhe te merrej me Deden, me fillorojtesin, me koperativistin, me minatorin me xhaxhain veteran etj. Nga aspekti "problemor" qe ngre sigurisht qe eshte me interes po per kete me mire lexoj kronikat apo reportazhet e gazetave, nuk hyn ne pune shume letersia ketu.

 Shume e bukur Xheke. E vertete si nje dore e prere qe e gjen rastesisht ne rruge dhe te ngrihen qimet drize nga llahtaria!

howdy, xheke smiley

Nese dikush ka deshire te diskutojme per rimekembjen e hekurudhave shqiptare qe eshte nje problem mirefilli ekonomik, mund ta bejme po s'besoj qe kjo eshte tema e duhur. Megjithate po them vetem nje fjali, hekurudhat jane ne ate gjendje se ka mbetur xhep socialist edhe pas 20 vitesh sistem kapitalist. Vetem privatizim duhet.

 O Bulevardo. Merr bllokun ne dore dhe rrasu me noi mledhje Partie, se nuk je per keto muhabete ti.

ke te drejte! nuk jam per muhabete gabelesh lagjeje qe shnderrohen ne personazhe artistike te paarritshem nga pena si ti, te dala nga gjiri i popullit dhe qe nuk kane nevoje per kualifikime formale. Futjani te gjithe ju ndonje tregim tjeter per Gimin e katit te dyte qe u rrah me Titin e lagjes karshi dhe kjo ndodhi nderkohe qe zborristet po zbirnim nga kamionet e ushtrise.

.

 Policia eshte me ne!

letrarisht e nje niveli te bukur dhe origjinal per te percjellur mesazhin.

Disa kuptohen nga mendje te qarta , disa nga mendje te koklavitura smiley

Gjithsesi nete tilla rrefenjash qe te na futesh te gjithe ne te kuptuar  seJam me Liqenin per kendveshtrimin e interpetimin , por jo per detalet e vulgaritetit qe me duken shume cilesore. 

Per te tilla raste do te duhen ndoshta te kuptojme qarte cdo te thuash , na duhen ca detaje me shume se nje stol , nje fshirje germash apo nje ndezje zjarri dhe nje

Propogande shurdhuese "Koha per Ndryshim "( pastaj sejcili e interpeton vete) e prure nepermjet Ulurimsit -Sirene ose Buri TRENI smiley

Te pakten nje detal ne hapsire "ku vemi " .. te pakten "c'perfaqesojme" dhe mbase nuk e kemi dhe aq Bulevard . Do duhen dhe trena por para se te hypim duhen kontrolluar ne se i kane lene shinat pa shitur per skrap! 

flm Xheke !

Ku rrime dot ne pa propagande bulevardeske , Idris. pastaj ti kujton shinat e vjedhura..po mir ja kane bere , vepra te socrealizmit ato.Tani eshte koha per ndryshime...kupton dmth, kalon treni ne rrug makine. smiley

një fishkëllimë turfulluese bilbili u dëgjua prej një fatorinoje të vetme, së cilës mend s’po i shkepej uniforma dalëboje nga tulet.

Ku i gjenin ato fatorinot e asaj kohe, obeze, obezitet gati per te shperthyer uniformen. smiley

 

Bulevard.

Ka kulture te larte, e kulture te poshtme.

Si ka thene ministri i atehershem kultures ?

Shqiperia ka prirje vetem per kulture te poshtme, te shtresave popullore.

Nuk e di Spiritus po ky Bulevardi ( dhe fare pak Lumasiu ) me kujton ate refenjen e viteve pas 85 qe u perhap ne Memedhembje , Nuk them qe nuk e di smiley

Politbyroja Sov. e mbledhur po rrihte mendimin se c'duhej bere per te levizur TRENI. Takimi po behej ne Lokomotive .

Nje anetar : - Ka veprimtari armiqsore .Te pushkatojme disa.

Gorbacov : - E ka bere Stalini , u shty Treni dhe ca dhe mbeti .

Nje tjeter :- Te japim dekorata , mbushim tregun me berxolla , denojme pushkatimet dhe ja rrasim ne cdo qoshe banderolae parrulla.

Gorbacov : - E ka bere Hrushovi . Treni u shty fare pak dhe mbeti.

Nje tjeter : - Ca ti pushkatojme , ca ti dekorojme , mbushim tregun me berxolla , bertasim rrofte Liria e Levizjes , poshte te paret dhe ..

Gorbacovi : - E ka bere Brezhnjevi . Dicka u shty Treni po mbeti .

Nderkohe nje politbyroist ngjitet nga poshte ne Lokomotive dhe bertet plot cudi

- Shoke TRENI nuk paska SHINA . Propozoj ta shndrojme GJITHSHKA ne BULEVARD . Eshte Koha per Ndryshim .

Dhe keshtu lindi nevoj per te shtruar shinat smiley por akoma eshte e njejta BURI ose si i thone tani jane te njejtit VUVUZELE .

Ne vitin 93 gazeta Tribuna Demokratike ngaqe si shitej asnje kopio per be, vendosi te ndryshonte emrin ne Bulevard!!!

Po dhe kjo fare gazete s'arriti qe te shiste asnje kopio, keshtu ke komandari vendosi qe ta hidhte posht deres se administrates per falas.lol.Smile

ndonse tregim i bukur dhe i kendeshem, mua mu duk e pabesueshme, jo reale.  

rrofsh xheke

ja dhe infot per te interesumit, nqs ka smiley  se e ndjej per detyre si banore e brrakes qi jam dhe qi me zgjon burija e trenit perdite si me qene sahati i londres

 

 

Print Email

  orari i lëvizjes së trenave udhëtarëve
( Vihet në zbatim 19 Qeshor  2010 )       Treni Nisje Mbërritje Nisje Mbërritje Vendi Tiranë Durrës Durrës Tiranë 1. 05.30 06.27 06.15 07.15 2. 07.25 08.23 08.45 09.45 3. 08.30 09.31 09.20 10.20 4. 14.10 15.07 13.05 14.05 5. 15.25 16.23 15.12 16.13 6. 16.30 17.27 16.45 17.43 7. 19.50 20.48 20.05 21.05

Treni Nisje Mbërritje Nisje Mbërritje Vendi Tiranë Shkodër Shkodër Tiranë 1. 13.15 16.50 05.40 09.21

Treni Nisje Mbërritje Nisje Mbërritje Vendi Tiranë Pogradec Pogradec Tiranë 1. 05.30 13.10 13.25 21.05

Treni Nisje Mbërritje Nisje Mbërritje Vendi Tiranë Vlorë Vlorë Tiranë 1. 16.30 22.15 04.30 10.20

Treni Nisje Mbërritje Nisje Mbërritje Vendi Tiranë Elbasan Elbasan Tiranë 1. 05.30 09.43 05.40 09.45 2. 14.10 18.20 16.59 21.05

 

Shenim : Trenat ndalojne dhe në stacionet Vorë,Sukth e Shkozet.  

 

Print Email

  Çmimet e biletave të udhëtimit në transportin hekurudhor për disa nga qytetet kryesore
Destinacioni Çmimi biletës Lekë Destinacioni Çmimi biletës Lekë Tirane-Durres 70 Durres-Vlore 205 Tirane-Lezhe 95 Durres-Peqin 95 Tirane-Shkoder 145 Durres-Elbasan 145 Tirane-Kavaje 95 Durres-Librazhd 190 Tirane-Rrogozhin 130 Durres-Prrenjas 230 Tirane-Lushnje 160 Durres-Pogradec 250 Tirane-Fier 205 Shkoder-Lezhe 85 Tirane-Vlore 250 Shkoder-Laç 95 Tirane-Peqin 145 Vlore-Shkoder 335 Tirane-Elbasan 190 Vlore-Pogradec 310 Tirane-Librazhd 265 Vlore-Elbasan 120 Tirane-Prrenjas 265 Vlore-Lushnje 120 Tirane-Pogradec 295 Vlore-Fier 70 Durres-Laç 95 Fier-Pogradec 265 Durres-Lezhe 120 Fier-Shkoder 295 Durres-Shkoder 160 Fier-Lushnje 70 Durres-Kavaj 55 Elbasan-Pogradec 130 Durres-Rrogozhin 85 Elbasan-Librazhd 55 Durres-Lushnje 120 Elbasan-Fier 160 Durres-Fier 160 Elbasan-Lushnje 120

 

 

U gjenda dimrin qe kaloi ne nje buzuk, shqip "qender argetimi" , diku andej nga treni. Aty rreth ores 12, guest star-i i pistes therret nga mikrofoni
- ju lutem kush ka parkuar makinat mbi shinat e trenit, ti levizi, po vjen treni

Mesa duket se vuri njeri ujin ne zjarr se lajmerimi u perserit tre kater here, dhe guest star-i detyrohet te rilajmeroj
- milet nuk po bej humor, eshte duke ardhur treni nga Librazhdi smiley smiley

Sepse m'u kujtua ai filmi i Kusturices me ciganet. Treni eshte nje qenie aliene ne Shqiperi. Treni s'duhet te ishte ne Shqiperi. Logjikisht, nuk i perket Shqiperise. Eshte nje trup i huaj. Nje mbeturine e pompozitetit jorealist te kohes se diktatures komuniste. Ne nuk jemi ende ne moshen e trenit. Ne tren ne ngrohemi ne zjarr. Kur ne bote me se fundi te shpiket teletransporti, ne do udhetojme me se fundi, me tren.

Ne vagonat e viteve 60 (ruse ) kishte ca te shkruar mbi kalori/ftohesit te shenuara me tregues nje shigjete me te dy drejtimet ku lexohej

Ftonet

Ngronet .... dmth qe krijonin ngrohtesi  ne dimer dhe freski ne vape smiley

Me pas me ardhjen e vagoneve kinez u ndruan te vjeterit po ftonet -ngronet s'kishte me smiley

Ndersa pas 90 ftonet -ngronet u krijuan me thyrje xhamash ne vape dhe venie plastmasesh ne dimer smiley .si shenje e kultures ne rritje te popullit udhetues , turist e veshderr demokratikas e antikomunist !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).