James Pettifer është një akademik, studiues dhe autor i njohur britanik, i cili ka botuar disa libra historikë dhe guida turistike për Ballkanin.

Ndër botimet e tij është edhe Guida Blu për Shqipërinë dhe Kosovën.

Në këtë guidë shumë të pasur turistike studiuesi bën një prezantim të zgjeruar të disa zonave të rëndësishme arkeologjike dhe historike të vendit e gërshetuar kjo me eksperiencën personale të autorit në udhëtimet e tij në Shqipëri.

Shqetësimi për një prej këtyre zonave shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë e bëjnë autorin që t'u bashkohet zërave për të ndërgjegjësuar lidhur me rrezikun nga shkatërrimet që vijnë krah modernizimit të infrastrukturës së vendit.

Irena Luto bisedoi me James Pettifer në Londër dhe fillimisht e pyeti përse e kishte ndalur ai punën për edicionin e ri të Guidës turistike për Shqipërinë?

Pettifer: Po është e vërtetë, është një protestë e vogël dhe shpresoj që të jetë një gjë e përkohshme.

Unë e fillova librin 20 vjet më parë, kur nuk kishte fare Blu Guide për Shqipërinë as në gjuhën frënge as në atë angleze.

Unë doja t'u përcillja njerëzve gjërat e mrekullueshme në historinë shqiptare, ndërtesat e atjeshme, monumentet.

Tre dedicionet e mëparshme të kësaj guide bëjnë një punë të mirë. Për edicionin e fundit isha shumë krenar, sepse përmbante edhe një pjesë për Kosovën, që nuk ishte bërë më parë.

Ne shpresonim që të bënim një edicion komplet të ri.

Aktulisht ekziston në treg një edicion i përpunuar, por kemi nevojë për një version të ri, sepse ai i fundit u botua 10 vjet më parë.

Panoramat e shoqërive si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë nuk janë të aktulizuara.

Unë pësova një zhgënjim. Në muajin prill të këtij viti, shkova në Shqipëri me rastin e një konference.

Pas asaj bashkë me një koleg vendosa të shkoj për të pushuar për disa ditë.

Unë nuk kisha qënë në Butrint prej një kohe të gjatë dhe doja të shihja se çfarë bëhej atje.

Butrinti, vendi arkeologjik ishte mirë, por zona përreth tij më shokoi. U tmerrova.

Unë nuk mendoj se mund t'u rekomandosh vizitorëve të huaj që ta vizitojnë zonën.

Vendet si Ksamili për shembull, që kur e pashë për herë të parë ishte kaq i bukur, tani dukej si një kantier i stërmadh ndërtimi.

Atje nuk po mbillen fidan të rinj. Në disa vende, deti është i pisët. Parku kombëtar përreth Butrintit mendoj se është i kërcënuar nga ndërtimet dhe e gjithë situata e përgjithshme po shkon tatëpjetë.

Prandaj unë e kam ndalur punën për librin tim në shenjë proteste që shpresoj se do të sjellë një rezultat.

BBC: Po disa do të thoshin se ndërtimet në zonën përreth Butrintit janë pjesë e zhvillimeve të infrastrukturës dhe zgjerimit të zonave urbane që po përjeton i gjithë vendi?

Pettifer: Unë nuk jam kundër zhvillimit, në mënyrë të veçantë nëse ky zhvillim do të sjellë më shumë njerëz për pushime e që do të vizitojnë vendet të bukura dhe do ta shijojnë Shqipërinë.

Ne kemi nevojë për zhvillim, por zhvillimi është si një treg.

Qeveria duhet ta kuptojë që çdo treg ka nevojë për rregullatorë, që aplikohen në SHBA, në Evropë e kudo.

Atje nuk ka rregullatorë, apo të paktën nuk shoh që të ketë.

Dhe nëse ka, ashkush nuk po nxit respektimin e tyre.

Në mënyrë të veçantë, përsa i takon çështjeve të mjedisit, si mbjellje fidanësh, furnizim me ujë, kanalizimi të ujrave të ndotur etj.

Duket si dritëshkurtësi nga ana e autoriteteve, sepse turistët nuk do të vijnë, derisa këto gjëra të rregullohen.

BBC: Përkundrazi, qeveria thotë se gjithnjë e më shumë turistë po e vizitojnë vendin, sidomos Jugun e Shqipërisë

Pettifer: Unë mendoj se po shkojnë shumë njerëz dhe kjo është gjë e mirë, por për një ditë duke kaluar nga Korfuzi, por kjo gjithmonë është bërë prej vitesh.

Turistët e huaj shpesh nuk qëndrojnë, ndonjëherë qëndrojnë, por për një kohë shumë të shkurtër.

Ata nuk shpenzojnë shumë para dhe nuk u sjellin fitime vendasve, përveç atyre që i sjellin me barka apo që u sigurojnë ushqimin.

Ne duam që njerëzit të qëndrojnë për ca kohë dhe të mësojnë më shumë për vendin dhe të kalojnë pushime të mira.

Ata kanë nevojë për akomodim dhe ambjent të pastërt dhe ky është problemi për momentin.

BBC: Në një artikull tuajin jo thoni se duket sikur njerëzit që punojnë në këtë projekte zhvillimi në jug të vendit, nuk janë shqiptarë. A i qëndroni kësaj deklarate?

Pettifer: Unë mendoj se ka probleme. Nuk ka shumë probleme me investimet italiane.

Gjërat që kam parë në Vlorë, për shembull, kanë qënë të mira.

Isha në një hotel të vjetër që ka qënë një vend i keq, tani ishte kthyer në një ndërtesë shumë të bukur.

Ishte restauruar aq bukur sa mund të mendoje se ishe në Romë apo Venecie.

Unë nuk dua të tingëlloj politik, por mendoj se ka një problem me influencën greke.

Atje (në jug) janë hedhur para greke dhe interesat janë kryesisht afatshkurtra dhe nuk mendoj se janë të interesuar për të mirat e përgjithshme të asaj pjese të Shqipërisë.

Monumentet e mëdha arkeologjike si në Apolloni, Butrint etj kanë filluar të kthehen në ishuj.

Për momumentet vetë ka përkujdejse shumë të mirë, ata po bëhen punë interesante arkeologjike dhe gjithmonë ka zhvillime pozitive në përgjithësi, por mjedisi përreth tyre po përkeqësohet shpejt dhe kjo po ndodh pa qënë nevoja.

Atje pashë se po ndërtohej një rrugë e madhe nga Konispoli që kalon përmes një zonë shumë të bukur e të virgjër.

Ndoshta ka nevojë për rrugë, unë e kuptoj këtë, por nuk ke nevojë për shkatërrim të të gjithë zonës, nga një rrugë që i përngjan një autostrade të tipit perëndimor.

BBC: Ju keni thënë se ajo që po ndodh me Shqipërinë është e ngjashme me atë që ka ndodhur me disa pjesë të Spanjës në vitet 60, 70. Dikush mund të thotë se nëse funksionoi për Spanjën, mund të funksionojë edhe për Shqipërinë?

Pettifer: Në Shqipëri nuk është kudo njësoj.

Ka edhe vende të tjera që po bëjnë përparime të mira. Në disa raste janë vende të vogla që e filluan shumë keq.

Për shembull Shëngjini 20 vjet më pak ishte një vend i tmerrshëm.

Njerëzit ishin shumë të varfër, bagëtitë kullotnin në rrugë, ishte shumë pis, kishte ndotje të madhe.

Plazhet ishin të mbuluara me plehra e makina të vjetra. Unë isha në Shëngjin kohët e fundit dhe qëndrova atje për disa netë dhe më pëlqeu shumë.

Atje ka restorante të mira, hotele të arsyeshme. Ka nevojë për më shumë për të pastruar mjedisin, por besoj se është bërë shumë punë.

Pra është e mundur që të bëhen gjëra të mira dhe nuk është nevoja të bëhet si me Ksamilin.

Durrësi po përmirësohet, po jo me shpejtësinë e duhur.

Disa pjesë të plazhit po pastrohen, po shkatërrohen disa ndërtime pa leje, pra po krijohet një lloj plani për të ardhmen.

Pra këtu nuk shtrohet çështja për të ndalur ndërtimet, por për të ndërtuar mirë, me qëllim që ato të sjellin vizitorët e duhur, kjo gjë do të sjellë më shumë para në vend dhe për rrjedhojë do të ketë më shumë vende pune.

BBC: Sa ka të bëjë ajo që po ndodh me zhvillimin në Shqipëri me mentalitetin vendas, apo është thjesht menaxhim i keq që prej fillimit?

Pettifer: Unë mendoj se për arsye se shumë njerëz që janë në drejtimin e vendit u rritën në një shoqëri që ishte shumë diktatoriale dhe me shumë rregulla, ata kuptohet që nuk duan ta kenë tani këtë, dhe kanë shkuar shumë në ekstremin tjetër dhe janë kundër rregullave, veçanërisht ato të planifikimit.

Ata i bëjnë keq vetes, sepse ka ndodhur me Spanjën, njerëzit filluan të mos shkonin atje.

Nëse njerëzit nuk duan të shkojnë me pushime në kantiere ndërtimi, ata nuk do të shkojnë.

BBC: Qeveri në të kaluarën dhe në të tashmen e kanë thënë se Turizmi do të jetë industria kryesore e vendit. A mendoni se Shqipëria është duke ia qëlluar këtij synimi në një periudhë afatgjatë?

Pettifer: Unë mendoj se duhet të ketë një plan dhe ky plan duhet të theksoj gjërat më të mira, si vendet më të bukura arkeologjike, malet e mrekullueshme.

Ato që po bëhen në Theth, për shembull, janë shumë të mira.

Thethi është ruajtur me ato traditat e veta, paratë janë investuar siç duhet. Njerëzit mund të shkojnë edhe ta vizitojnë. Rrugët janë më të mira.

Jo gjithçka është perfekte atje, por është një mënyrë për të treguar se si të shkosh në drejtimin e duhur dhe në mënyrë të veçantë se si të mos humbasësh traditat sociale shqiptare dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Ajo që më shqetëson për zonën në Jug është një atmosferë boshe.

Nuk ka respekt për të shkuarën, nuk ka respekt për traditën apo mënyrën shqiptare të jetesës, është një garë për të fituar para sa më shpejt që siç e thashë do të jetë për të keq. Kjo nuk do të funksionojë.

Përveç faktit që nuk ka moral, pas ca kohe nuk do të funksionojë më.

 

Ne foto: "Concrete cathedrals" - Sarandë

17 Komente

 Ol, une te falenderoj per atrtikullin!

Me vjen mire qe te ka pelqyer. Faleminderit ty qe e lexove.

Ik o Petiffer ik futja ndonje qebab pakistanezi ne Londer se s'ta ka nevojen Shqiperia ty, ja ate bej ti. I kam lexuar ato blu guidad e tua dhe e kam par qe e ke ndritur. Do apo sdo ti apo BBC-ja ( megjith guidad e saj per Shqiperine qe te bejne per te vjell) Shqiperia ka per te ecur perpara, me probleme dhe sakrifica fatkeqesisht te detyruara pikerisht nga element si puna jote por shume here me te fuqishem, ( BBC-ja nje prej tyre) por po ecen dhe ka per te ecur perpara sepse ka nje popull qe do te rroje mire dhe me nder.

Edhe keshtu o Petiffer qe bota s'do te kete me nevoje te shfletoje guidad e tua apo te BBC-se per te njohur Shqiperine, dhejuve do ju nuk do te keni me material per te mahnitur audiencen tuaj te ndritur me nje vend te vogel oriental islamik, kaotik anarkik mbush me gropa dhe puceta te hapura, me djem te pluhurosur koke e kembe qe duken si arabe, dhe vajza qe nuk dine te bejne tualet. Prandaj futja na nje qebab e mos ta pafshim surratin.

Po pse Pettifer ta ka shkaterru Shqiperine ty????? hajde mendje hajde! Ne vend qe te merrremi me ndalimin e babezise, me gjoba ndaj plehraxhinjve etj etj merresh me autore librash. Ca rendesie ka kush e ngre problemin? Rendesi ka ta zgjidhim jo te fshehim koken ne rere si struci. !!! Qe shteti shqiptar dhe vete qytetaret i lejojne plehrat e shkaterrimet keto i shohim perdite, s'ka nevoje per syze! smiley

 

Nuk e dija qe problemet e Shqiperise ka ngelur te ngrihen nga Petiferi, dhe s'pash te kete ngritur ndonje problem qe s'eshte ngritur me pare nga shqiptaret, dite per dite. Edhe Petiffer me sa di une nuk eshte autor librash, por autor i nja dy guidave per ibret te Shqiperise. Ndoshta edhe mund te behet autor se tipave te tille Shqiperia u ofron shume material, mund te filloje te shkruaje per politikat e zhvillimit te Shqiperise. Keta tipa jane idjote qe as nuk ja kane idene se kush jan shqiptaret dhe kush eshte Shqiperia.

Mua me pelqeu intervista e englezit. Pamevaresisht kendveshtrimit te nje te huaji qe merret me biznesin e turizmit dhe nuk ka deshire te perzihet ne politika kombetare ai nuk e anashkalon pergjegjesine e pushtetit per ndertimet pa kontroll, papastertite dhe kerkimin e infrastruktures aty ku duhet e jo me revansh.

Ne qe i njohim ne detaj, dhe konkretisht e i prekim perdite keto probleme, na duken pakasoj si te cekta sepse kane thellesi te madhe e shum veshtiresi per tu zgjidhur.

Vec asaj atij ia kerkon puna qe te kete ngjyruesin e fotoshopin ne dore se ndryshe nuk ushqehet dot.

Me vjen keq qe eshte kritike nga nje i huaj, por kur nuk duam ta kuptojme vete kete gje,...te pakten eshte e hijshme te themi,se ishte realist dhe nuk kishte eksagjerime. Sidomos kur permend per keq ndikimin grek, u lehtesova qe ai vertet nuk na e ka me te keq,por ndjen mbase me teper se nje Shqiptar dallkauk me pushtet

James Petifer nje dashamires i ka hershem i shqiperise eshte shume i sakte ne analizen e tij.

eshte tamam sic thote ai dhe me besoni se une e njoh prej vitesh  dhe e di qe Petifer eshte mbrojtes i shqiperise  shume me i mire se ndonje "shqipo" i ketij forumi 

Ma shpjego pak perse paska nevoje Shqiperia per mbrojtes te tipit Petiffer? Shqipot e ketij forumi te pakten jane shqipo dhe i perkasin Shqiperise, e shajne e mburrin e ulin dhe e levdojne sa here t'ju doje qejfi, se e kan tyren, por ky bir inglizi mos mendon se e do Shqiperine me gjith zemer? Apo mos ju hap barku BBC-se per Shqiperine, qe s'ka lene me felliqesire pa bere kunder Shqiperise de shqiptareve, aq shume jan sa as nuk kam deshire t'ja filloj.

Edhe i kam lexuar guidad e Petiferi-t dhe jane per ibret. Eshte tamam ashtu sic thashe une, jan njerez qe duan te kene nje Shqiperi te panjohur dhe me imazh te keq te shesin punen e tyre te qelbur tek nje publik injorant. As mos jua pafshim surratin ketyre kopukeve qe kan 20 vjet qe vijne ne Shqiperi, shqepen me gjith te mirat, dhe kthehen ne vendet e tyre duke hedhur balte mbi c'do gje qe pane dhe jetuan ne Shqiperi.

Nuk me intereson fare nqs guidad e Petiferit s'jan me te keqijat qe jane bere per Shqiperine, kjo se ben ate mik te Shqperise aq me pak ti jap te drejten te beje analiza mbi politikat e zhvillimit, ka plot njerez te afte Shqiperia vete per keto pune, s'ka ngel keq Shqipera per te dhene mend, aq me keq mend't e Petiferit, se per te dhene mend ne Shqiperi jan te gjith maestro.

Ne kemi nevojë për zhvillim, por zhvillimi është si një treg.

Qeveria duhet ta kuptojë që çdo treg ka nevojë për rregullatorë, që aplikohen në SHBA, në Evropë e kudo.

Atje nuk ka rregullatorë, apo të paktën nuk shoh që të ketë.

Dhe nëse ka, askush nuk po nxit respektimin e tyre.

Ca thua ore !!!!!! Me termend e ke? Tani qe na i tha ky inglizi u ngrit ky problem ne uoll njeu levell. Shqyryr qe ka dashamires te tille Shqiperia se do kishte perfunduar ne abis. He vaj me det thuaj.

Ora, nuk e di cfare te ka bere "ky inglizi" apo ndoshta anglezet ne pergjithesi, por te lutem, qetesohu.

Kerkimet shkencore te koheve te fundit kane provuar se kush eshte i qete, jeton edhe me gjate.

eeeee mire do qetesohem.

 Qendrimi i James Pettifer per Kosoven eshte me pro-shqiptar se shqiptaret vete.

Shyqyr qe e kemi, te na rroje James Pettifer-i.

Ora ti ndoshta ke parasysh historine e shekujve te kaluar dhe anglezet me shqiptaret.Por sot mendoj se situata qendron ndryshe me ata.Nje mendim i mire eshte i mireseardhur.

Po si mendon ti; te tjeret si frankofonet,e tjere na admirojne neve si shqiptare.Por  , nje ekspert i huaj eshte me i afte ,

Nese  ne kemi kaluar ne nji periudhe te zhgenjyer,nje i huaj  e shikon  situaten nga nje prizem tjeter ,nga nje ane kritikues edhe ajo sjell rezultat pozitiv.Mendimet ehuaja gjithnje duhet te degjohen e te miret pozitivja .Ne kemi kaluar ne nji periudhe te zhgenjyer dhe kemi pesue disfate dhe keshillat e perendimit jane me  te shendosha,ve mendjen ,ne nuk mund te jemi te perparuar ne cdo pikepamje se perendimoret-vere keshtuna se atehere edhe atedheun do ta kishim me mire.Me zenka te exgjeruara politike-jo do i hapim -jo si hapi,me ndertime pa lidhje  krejt me korupcion ,te stilit "nderto ku te duash e nder dore mitoja e majme,nuk zhvillohet atedheu.

 Shqetesimi i z.Pettifer eshte i drejte, dhe jo vetem se mirret me Shqiperine dhe duket qe shqetesohet per zhvillimin e saj, por vete fakti qe mirret me studimin e turizmit, guidat, duhet te na beje neve te interesuar per ta ndigjuar seç thote nje ekspert anglez. Biles nje qeveri apo ekip i zgjuar, ne raste te tilla e theret ekspertin ne fjale dhe i kerkon seç zgjidhje ofron ai, mirpo qeveria nuk e ben kete, pse, ajo duhet ta thote. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).