Në vitet e para të Shqipërisë demokratike, presidenti i atëhershëm z. Sali Berisha shpalosi një ide interesante e cila u kundërshtua menjëherë dhe në unison nga shovinizmat ballkanikë: Shtetësi shqiptare për gjithë shqiptarët etnikë në rajon.

Kjo i shërbente në atë kohë sa zgjimit të shpresave të shqiptarëve jashtë atdheut për një të ardhme më të mirë në një kohë të pashpresë kur jetonin nën një okupim klasik në Kosovë, IRJ të Maqedonisë apo në Mal të zi, sa edhe një gjallërimi ekonomik të Shqipërisë mjaft të varfër në atë kohë.

Kundër këtij plani të qeverisë shqiptare të asaj kohe e cila filloi të marë formë konkrete me aplikimin e taksës në kufi për joshqiptarët dhe lirimin e shqiptarëve etnikë nga e njëjta, hasi në reagime të repta të qeverisë sërbe, maqedonase dhe greke të asaj kohe.

Përveç reagimeve të kuptueshme të armiqve të kombit shqiptar, kjo ide atëbotë u refuzua edhe nga socialistët opozitarë të trembur ndoshta nga përfytyrimi i frikshëm i votës masive të shqiptarëve etnikë pro të djathtëve në pushtet.

Me kalimin e viteve ideja në fjalë nuk u realizua kurse ndërrimi i pushtetit të Tiranës në vitin 1997 shënoi një regres të madh dhe të kuptueshëm të gjithë ideve bashkuese që ekzistonin deri atëherë në agjendat e shtetit shqiptar.

Socialistët në pushtet nuk i kushtuan vëmendjen e duhur kësaj çështjeje në pajtim me strategjinë e adoptuar të asaj kohe të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me “fqinjët” ballkanikë.

Bashkëpunimi kuptohej nga “fqinjët” si heqje dorë nga përkrahja e organizuar institucionale e Tiranës zyrtare për shqiptarët e robëruar jashtë kufijve politikë shqiptarë. Tensionimi i situatës së sigurisë në Ballkan, lufta e armatosur e popullit shqiptar në Kosovë, Preshevë, Maqedoni për liri kombëtare, ndryshimet politike në gjithë Europën Juglindore, emigrimi i vazhdueshëm shqiptar drejt Greqisë si dhe politikat tradicionale antishqiptare të shtetit grek, intervenimi i aleancës veriatlantike kundër shovinizmit sllav, sollën deri te ndryshimet radikale të paplanifikuara dhe të pabesueshme gjeopolitike në rajonin tonë.

Pavarësimi i Kosovës shqiptare, d.mth çlirimi i energjive kombëtare të 2 milionë shqiptarëve të tjerë përveç 4 milionëve tashmë të lirë në shtetin shqiptar, krijoi me automatizëm mundësi për një riorientim të agjendës kombëtare të kombit tonë në Ballkan. Bashkimi kombëtar është në planin e parë të veprimit kombëtar.

Nuk jemi edhe aq të sigurtë për klasën aktuale politike dhe për agjendat e saj, por duket qartë se vullneti dhe dëshira absolute e shumicës dërmuese të kombit shqiptar si në shtetin shqiptar ashtu edhe në krahinën verilindore shqiptare të fushës së Kosovës dhe rafshit të Dukagjinit është për një shtet të bashkuar shqiptar. Për këtë punon koha dhe shumë organizata qytetare dhe politike në gjithë hapësirën etnike shqiptare.

Në këtë drejtim shkon edhe propozimi i fundit i një numri të madh të intelektualëve shqiptarë për dhënien e shtetësisë shqiptare për gjithë shqiptarët etnikë në rajon.

Kjo edhe nuk është diçka e re në politikën ballkanike. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë i ka pajisur me pasaportë të saj gjithë qytetarët e Liqenasit të Pogradesit si dhe bën përpjekje të ethshme që të njëjtën praktikë ta aplikojë edhe me sllavishfolësit muslimanë të Gollo Bërdës dhe të Gorës së Prizrenit.

Ndaj tyre pretendime shpreh edhe Sofja gjithnjë e më nacionaliste kohëve të fundit. Përtej asaj se sllavishtfolësit myslimanë të këtyre rajoneve janë shqiptarë të pastër etnikë të detyruar nga rethanat historike të përdorin sllavishten, prapëseprapë Shkupi dhe Sofja përpiqen ti pajisin këto komunitete shqiptare me shtetësi respektive.

Bullgaria gjithashtu, ka pajisur me shtetësi një numër të madh të maqedonasve etnikë, të cilët sipas burimeve jozyrtare bëhen disa qindramijë. Greqia shoviniste dhe nacionaliste ka aplikuar të njëjtën politikë me grekët etnikë të Pondit, Turqisë apo edhe me grekë të tillë artificialë të zbuluar brenda natës dhe me presione ekonomike nga Shqipëria.

Kroacia ka pajisur me shtetësi kroate kroatët etnikë të Hercegovinës së më 1992/93. Sërbia bën të njëjëtën gjë me sebët në Bosnjë.

Hungaria megjithë pozitën specifiketë saj në Europën qëndrore është duke e shqyrtuar seriozisht këtë mundësi për hungarezët e Sllovakisë dhe më gjerë.

Greqia, Bullgaria, Hungaria apo edhe Sllovakia janë anëtare me të drejta të plota si në NATO ashtu edhe në BE. Nga këtu shihet qartë që politika europiane nuk mohon apo refuzon një praktikë të këtillë në marrëdhëniet mes shteteve europiane.

Pikërisht për këtë, qeveria shqiptare duhet të shqyrtojë dhe sipas informacioneve të mediave është duke e shqyrtuar mundësinë e dhënies së shtetësisë shqiptare për gjithë shqiptarët në rajon. Çështja e shtetësisë nuk është aq e thjeshtë si në raportet e shqiptarëve me popujt sllavo-grekë që na rethojnë ashtu edhe në raportet primitive parapolitike brendashqiptare.

Nacionalizmat primitivë sllavë dhe grekë e dinë se realizimi i kësaj iniciative e bën akoma më të shpejtë bashkimin edhe politik të shqiptarëve me Shqipërinë (Kosova sidomos), që do të ketë si rjedhojë stabilizimin përfundimtar të faktorit shqiptar si një fuqi që nuk mund të nëpërkëmbet si deri më sot.

Pikërisht për këtë si publikisht ashtu edhe në kanale të fshehta diplomatike e tjera, qeveritë nacionaliste sllave dhe greke punojnë kundër jetësimit të kësaj ideje progresiste.

Interesat e klaneve primitive shqiptare të grupuara në gjoja “parti” politike janë gjithashtu kundër kësaj ideje, megjithëse koha siç duket është duke i relativizuar gjithnjë e më shumë ato. Opozita e sotme socialiste në Shqipërinë politike nuk do ta refuzojë këtë ide. Për më tepër, ekzistojnë edhe mundësi të rregullimeve të veçanta ligjore të çështjes në fjalë. Kjo pasi shqiptarët në IRJ të Maqedonisë, Mal të zi, luginë të Preshevës apo edhe në Çamëri edhe në një të ardhme të afërt, duhet të zgjedhin dhe të zgjidhen në formacionet politiko-territoriale të sotme dhe jo në Kuvendin e Tiranës.

Krejt tjetër është çështja me emigracionin ekonomik nëpër botë i cili duhet të ketë përfaqësim adekuat në Kuvendin e Tiranës, ngjashëm me diasporat kroate, greke apo hebreje, që përfaqësohen në dhomat ligjdhënëse përkatëse me një numër të caktuar të deputetëve.

Shtetësia shqiptare për 800 mijë shqiptarët e Fyromit nuk nënkupton me automatizëm që 30 deputetë shqiptarë të Maqedonisë të përfaqësohen në Kuvendin popullor të Tiranës, pra të jenë deputetë në një shtet tjetër. Ajo nuk nënkupton që shteti shqiptar të organizojë zgjedhje në territorin e një shteti tjetër siç vepron Sërbia në Kosovë, p.sh.

Ajo mund të rregullohet me nene të veçanta biles edhe në atë mënyrë, që tu pamundësojë shqiptarëve të rajonit të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri.

Ajo nuk paraqet asnjë rrezik që shqiptarët jashtë Shqipërisë duke qenë të nëpërkëmbur dhe pa mundësi prosperimi në shoqërite e tyre të fillojnë të emigrojnë masivisht drejt shtetit amë duke i lënë tokat e tyre historike në duart e sllavëve apo grekëve.

Shtetësia shqiptare për 800 mijë shqiptarë të Fyromit në veçanti apo 3,5 milionë shqiptarët jashtë Shqipërisë politike, mundëson që shqiptarët e këtushëm të ndjehen më shqiptarë në planin personal, të njohin më shumë dhe më mirë shqiptarët tanë duke udhëtuar më lirshëm në Shqipëri, të investojnë më shpejtë në Shqipëri, të studiojnë më lehtë dhe më lirë në Shqipëri, të bëhen pjesë e hapësirës unike kulturore shqiptare, të angazhohen pa shumë pengesa burokratike në kombëtaret sportive shqiptare dhe e kundërta.

Ajo e rit vetvetiu peshën e shtetit shqiptar në politikën ndërkombëtare. Ajo i rit gjasat që në një moment të caktuar historik, territoret ku shqiptarët janë shumicë ti bashkohen edhe juridikisht shtetit shqiptar.

Por kjo le ti mbetet një të ardhme më të mirë dhe më mirëkuptuese për bashkimin kombëtar nga ana e faktorëve të rëndësishëm vendimmarrës në shkallë globale. Iniciativat e këtilla duhet përkrahur me maksimumin e forcave të shoqërive tona shqiptare.

Për më tepër, shoqëria civile duhet të angazhohet seriozisht që edhe në rast të stepjes së politikës zyrtare nga realizimi i këtij projekti kombëtar, të ushtrojë presionin e përhershëm qytetar që shtetësia shqiptare të jetë në dispozicion të gjithë atyre që ndjehen shqiptarë etnikë në Europën Juglindore.

ILLYRICUM LIBERTAS

http://vargmal.org/dan5958

14 Komente

Nuk besoj se ka ndonjë ligj që pengon dhënien e nështetësisë shqiptare të atyre shqiptarëve në krahinat shqiptare jasht kufijve shtetrorë që e kërkojnë atë Dhënia e nështetsisë në mënyrë automatike dhe të përgjithshme dhe pa kërkesë mendoj  se krijon probleme diplomatike dhe ndërkombëtare .Ka mënyra e veprimtari më të mira e më efikase dhe se vetë bashkimi territorial ;i bashkimit të shqiptarëve në trojet e tyre .Mënyra më e mirë është bashkimi nga poshtë  siç janë bashkimi i shoqatave ;si federatat sportive  ,sindikatat, albfilmi ,teatri kombëtar , shoqatat profesionale deri në federimin e partive politike  me veprim territorial etj etj sipas parimit "gur gur bëhet mur" .Pa këto bashkime nuk vlen asgjë sado e rëndërsishme qoftë dhe kjo shpreh dhe konkretizon dëshirën dhe thirrjet patetike për bashkim .Të tjerat janë utopi dhe tymnajë për patriotizëm letrar.

se krijon probleme diplomatike dhe ndërkombëtare

Ca problemesh konkretisht?

 Valon! Qe kur nis llafin medemek "filozofon" per ardhemrine e shiptareve ne nje shtet, e mandej rrotullohesh krejt "djathtas", duke na treguar neve ketu, se kush ishte, per ashtu dhe kush, jo per keshtu, dukesh se me miell a krunde, do na "pjekesh" buke. Me fal por sikur na........ si shume(nuk ja lejoj vehtes, ta perdor ketu llafin, qe vertete e meritojne ca "aguridhe" si puna jote).

   Ke marre gje vesh zotrote,   ça ka ndodhur ne Ballkan?( pas asaj qe permende ?) Dhe cili eshte shansi i vertete i shqiptareve ? Nuk ke kuptuar asgje!Por kupto, te pakten per sot e tutje: Na duhet te punojme shume e shume.Sipas motos. Djerse e mirekuptim, Dhjete hile dhe nje trimeri ! E jo nga keto, qe medemek se i thua, per here te pare...TI

1sh.

 

parimisht jam 100%pro idese se bashkimit te shqiptareve  ne nje shtet.Kjo eshte edhe recete europiane [ideja e shtetit komb],por e keqja eshte se e djathta shqiptare[ka ne fakt?]eshte thellesisht antishqiptare eshte ne rrugen e esat pashes .Kete s'mund ta realizojne ca parti krahinaristo-perbotiste.Do ta jape voten Fazllici per kete projekt?

Sakte.  E djathta Shqiptare eshte thjesht nje fraksion i PPSH-se kryetradhetare antikombetare.  Realisht ne  Shqiperi nuk egziston nje e djathte nacionaliste qe si parim numer nje ka bashkimin kombetar.

Preambula e Kushtetues te Republikes te Shqiperise thote:

Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetedijshëm për historinë tonë, me
përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera
universale, me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës,
demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të
njeriut, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, me zotimin për
mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për
prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe
solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për
identitetin dhe bashkimin kombëtar
, me bindjen e thellë se drejtësia,
paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të
larta të njerëzimit, Vendosim këtë Kushtetutë.
 

Qe nga ratifikimi i kesaj kushtetute e deri me sot vendimet politike te te gjithe politikaneve shqiptare, pavaresisht se te cilit krah e deklarojne veten, nuk jane mbeshtetur tek ky parim ne preambule. Ata thjesht e kane mashtruar popullin me integrim-asimilime europiane. Pra thene troc jo vetem qe keta politikane jane antikushtetues, por nuk eshte ndonje egzagjerim te thuash qe ata jane tradhetare.

Dakort 100% me titullin si konkluzion Shume dyshime ne shkrimi vete

Cdo gje duhet te kete kohen e duhur. Po nxitove mund te mos e realizosh dhe do te duhen dekada e shekuj te vij perseri koha e duhur,  po iku koha mund te mos e realizosh kurre.

Zgjuarsia eshte te dish kur eshte koha e duhur.

Sa per ai ka interes ky nuk ka, kjo qeveri dhe ajo qeveri dua te them se ka gjera ne lidhje me Kosoven qe jane shume shume shume me te medha se qeverite shqiptare ne kete ane te kufirit apo ne ate ane te kufirit.

Fatkeqesia eshte se asnje qeveri  nuk ka idene ose nuk do te dij se cfare duhet bere

pikerisht gjithe zhurma integruese per te vonuar krijimin e nje shteti serioz dhe te bashkuar shqiptar behet.Pastaj ce pengon integrimin europian  integrimi kombetar shqiptar;Ashtu sikurse te perandoria otomane me 4 vilajete dhe tani te perandoria e re romake[europiane] me 4 gjysem -principata  duke pritur te rradha e qumeshtit

 shqiptari i vjeter - 8 Gsh 2010 - 9:15pm

 

pikerisht gjithe zhurma integruese per te vonuar krijimin e nje shteti serioz dhe te bashkuar shqiptar behet.

Shqiptar ,

Pyetja qe kam une eshte

Eshte sot koha e krijimit te ketij shteti? Nisur kjo nga komenti tuaj "vonuar" Dhe si e ke aritur ne konkluzionin se kur eshte koha

Toko, nuk ka kohe te duhur dhe te paduhur per te punuar drejt bashkimit kombetar.  Sa me shume vonojme aq me e rende behet, aq me shume percarje artificiale dalin, aq me shume pashallaret e pashalleqeve shqiptare e kuptojne se ne nje shtet te bashkuara shumica derrmuese e tyre do humbnin fuqine politike qe kane.

 per te punuar drejt bashkimit kombetar

E drejte kur flitet per te punuar. dhe nuk e di sa e drejte kur e  kerkon o sot o kurre bashkimin

Kush tha o sot o kurre? Nga mi gjen keto parrulla? Sa me shpejt te behet, aq me mire eshte.  Problemi eshte, sic thashe dhe me larte, qe politikat e politikaneve tane nuk reflektojne as edhe nje grimce te ketij parimi organik qe eshte i perfshire dhe  ne kushtetuten e RSH-se.

koha ka qene qe ne kohen e 'turkut' vonesa ka ardhur sa per fajin tone aq edhe per 'merite 'te fqinjeve,megjithate ate qe te takon  duhet ta kerkosh dhe jo presesh .sa me shpejt aq me mire  mundesisht te futemi ne be si nje shtet ,situate nderkombetare me te favorshme nuk ka patur ndonjehere ,thjesht duhet nje 'zgjim' i ri kombetar

per po kete ceshtje, por kendveshtrim krejt tjeter shkruan Artan Sadiku, nga Shkupi http://saktivista.com/2010/08/palidhjet-... , nese adminet e shohin me interes, le ta postojne edhe kete shkrim.

 

(Pa)Lidhjet shqiptare 06/08/2010

(Pa)Lidhjet shqiptare

Artan Sadiku

Nuk të duhet shumë mund të kuptosh që hapësira shqiptare në Ballkan është marrë peng nga një kastë politike shqiptare që në thelb të veprimtarisë së saj ka të bërit biznes me patriotizmin. Çoroditja politike efektivisht çorodit edhe mendjen shqiptare kudo që jeton dhe, në mungesë të mendimit të arsyetuar kombëtar, ngriten e qarkullojnë ‘ide’ dhe projekte kombëtare nga më të ndryshmet. Karakteristikë e të gjithë këtyre ‘ideve’ është që në thelb përmbajnë një ‘futja kot’ (partikulare) por janë të mbështjellura me një ‘ngritje zëri’ kombëtar (universale). Idetë dhe projektet kombëtare duhet patjetër të jenë (të diskutuara) gjithëkombëtare, rrjedhimisht dhe propozimi të jetë gjithkombëtar. Propozimi (i padiskutuar) për pajisjen e shqiptarëve në Ballkan me nga një pasaportë të shtetit Shqiptar erdhi mu si formë e propozimit partikular (nga një ‘grup’ intelektualësh) për një zgjidhje universale mbarëkombëtare. Si popull euforik që jemi (veçanërisht ne ‘jashtë kufijve&rsquosmiley s’do mend që një propozim i tillë do të përjetohet si veprimi më kombëtar që shteti Shqiptar e bën për shqiptarët e ngelur jashtë tij.

‘Projekti i pasaportave’ është antishqiptar dhe antikombëtar, është projekt shtetëror që fuqizon shtetin Shqiptar, por dobëson kombin shqiptar dhe veçanërisht atë pjesë të ngelur jashtë kufijve të tij. A i duhet shtetit Shqiptar një flijim i tillë nga ana e kombit, apo është kombi shqiptar ai që në këtë moment ka nevojë për ndihmë nga shteti Shqiptar?! Në Maqedoni, si rezultat i luftës së shqiptarëve në vitin 2001, ata përfituan përdorimin e gjuhës së tyre në pasaportat e shtetit të Maqedonisë. Me këtë shqiptarët arritën një nivel të caktuar shtetëzimi, apo e forcuan prezencën e tyre në territorin shtetëror që është i lidhur me pasaportën. Pasaporta pra, është lidhje e pastër juridike e një personi me shetin (territorin e tij) dhe asgje më shumë. Në momentet kur shqiptarët e Maqedonisë po deshtetëzohen (si pasojë e politikave qeverisëse të VMRO), projekti i pasaportave do ta përshpejtonte këtë proces, sepse dobësimit të prezencës së tyre (juridike) në territorin e Maqedonisë do ti shtohej lidhja (juridike) me territorin administrativ të shtetit Shqiptar. Pra një hap përpara drejt dobësimit të LIDHJES ME TOKËN shqiptare në Maqedoni, në favor të lidhjes administrative me shtetin Shqiptar. Pasiqë pasaporta e shqipërisë ka shqiponjën në të, kjo do të thotë që në nivelin simbolik do të jetë më e shenjtë për shqiptarët këtu se sa pasaporta e Maqedonisë. Pra e arritura e gjuhës shqipe në pasaportat tona do të relativizohet, dhe kjo është vetëm një nismë e relativizimit të arritjeve shqiptare në Maqedoni, që mund të përfundon me të qenurit të kënaqur me statusin që do të kemi në Shqipëri, duke relativizuar statusin në Maqedoni. Gjëja më tragjike në gjithë këtë bisedë është shfaqja e simbolikave, kur pasaporta nuk mbart asnjë simbolikë më vete, ajo nuk është kuti simbolike siç është flamuri por një dokument teknik. Dhe, kur mijëra shqiptarë të Shqipërisë që punojnë në Greqi po marrin pasaportën greke, a do të thotë kjo që ata i kontribojnë bashkimit kombëtar të grek?! Shteti shqiptar duhet të punojë në zhvillimin e ekonomisë dhe ngritjen e nivelit të mirëqenies sociale në mënyrë që shtetasit e tij të ruajnë pasaportës e shqiptare dhe të mos kenë nevojë ta ndërrojnë atë.

Ideja për pasaportën e Shqipërisë si shtesë e pasaportës së Maqedonisë mbart me vete rrezikin që ajo në një moment të caktuar të paraqitet si alternativë e të parës. Sipas të drejtës ndërkombëtare shteti mban të drejtën diskrecionale të vendosë se kur është dikush i rrezikshëm për shtetin dhe pas këtij vlerësimi edhe ta tërheq shtetësinë që e ka lëshuar. Por, marrja e shtetësisë kufizohet me kushtin që personit që i merret shtetësia të mos ngelet apatrid. Në rast të shtetësisë së dyfishtë (të Maqedonisë dhe Shqipëris&eumlsmiley, shteti i Maqedonisë do ta ketë shumë më lehtë të tërheq shtetësitë e shqiptarëve këtu. Në atë moment, në Maqedoni do të vijë në ritje numri i ‘turistëve’ nga shteti fqinj. Pasaporta është pronësi e shtetit, ndërsa kombi është pronësi e shpirtit dhe shteti duhet të punojnë në favor të kombit e jo anasjelltas. ‘Projekti i pasaportave’ nuk përmban asgjë kombëtare brenda tij, por vetëm se dëmton lidhjen shpirtëroe shqiptare me tokën shqiptare duke fuqizuar lidhjen administrative me territorin administrativ shtetëror shqiptar. Po të ishte shteti Shqiptar me të vërtetë në funksion të kombit atëherë ai duheshte të insistojë që në Maqedoni qindra mijëra shqiptarë pa shtetësi, të pajisen me shtetësi të shtetit të Maqedonisë. Këta qindra mijëra shqiptarë pa shtetësi në Maqedoni janë të lidhur me tokën në të cilën jetojnë dhe vazhdimisht janë çështje e rëndësishme politike. Por, pasi ata të marrin pasaportë shqiptare ata juridikisht do të jenë turistë në Maqeodni.

Në Shqipëri po ndodh një gjë e çuditshme. Shteti merret peng nga një parti si ajo e Berishës, dhe më pas ky shtet tentohet të ngritet mbi kombin, përmes projekteve të tilla ‘kombëtare’. Shteti Shqiptar përkujdesjen për pjesën e kombit jashtë kufijve në vend se ta realizojë përmes Ministrisë së Punëve të Brendëshme, duhet ta bën përmes angazhimit të vërtetë (për shqiptarët në Maqedoni) përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Është simptomatike që një propozim i tillë vjen në momentin kur Berisha është në prag të shpalljes ‘hero kombëtar’ jashtë Shqipërisë, përderisa brenda saj akoma kërkohet drejtësi për Gërdecin dhe përgjegjësi për vjedhjen nga Rruga e Kombit. Miliona shqipëtarë jashtë shtetit Shqipëtar do të mund të votojnë në zgjedhjet në Shqipëri, e me këtë edhe demokracisë në këtë shtet ti vendohet kapaku. Do të jetë hera e parë në histori kur njerëzit që qëndrueshmërisht jetojnë jashtë kufijve një shteti të vendosin për fatin politik të njerëzve që jetojnë brenda tij si qytetarë dhe shtetas. Dhënia e shtetësisë shqiptarëve jashtë shtetit, pra ka edhe një logjikë elektorale për ata që janë të gatshëm të shplajnë trutë e shqiptarit jashtë shtetit me tregimin për SHTETIN SHQIPTAR. Shqiptarët në Maqedoni këshu do të fitonin një ‘hise’ në shtetin Shqiptar, duke plotësuar kështu mungesën e hises së tyre në Maqedoni. Projekti i pasaportave mbart me vete një paparashikueshmëri të lartë, sepse nuk mund ta dijmë se çfarrë procesi do të inicohet po që së pranohet ky propozim nga shteti Shqiptar. Kur Kroacia filloi tu jepte shtetësi kroatëve në Bosnjë, një numër i konsiderueshëm ngadalë u shpërngul në Kroaci. Çka nëse një gjë e tillë fillon të ndodhë edhe me shqiptarët e Maqedonisë.

Është interesante se si ideja e këtillë në Maqedoni duartrokitet mu nga ata që janë më të flaktë për bashkimin kombëtar, kur nuk e kuptojnë që ‘projekti i pasaportave’ është në kundërshtim me këtë bashkim. Lidhjet shqiptare në Ballkan përmes këtij projekti thjeshtëzohen në hapësirën e Shqipërisë administrative dhe ideja e bashkimit shqiptar mbyllet në pasaportën e shtetit të tanishëm. Është nënvlerësim për idenë e bashkimit kombëtar që atë ta mbyllësh në instanca të tilla pastër administrative, ta shkëpusësh nga proceset politike. Bashkimi i kombit po bëhet bashkim rreth shtetit ekzistues. Për bashkimin kombëtar shteti ekzistues dhe pasaporta e tij duhej të jenë irelevante, sepse vet ai shtet dhe kufijtë e tij janë negacion i bashkimit kombëtar. Pasaporta shqiptare e mbyll shqiptarinë brenda kufijve shtetëror. Është gjuha shqipe në pasaportën e Maqedonisë, një shqiponjë në pasaportën e Kosovës dhe një pasaportë e shtetit shqiptar që mund të qarkullojë lirisht nëpër Shengen, ato që janë parakushte të fuqishme për bashkim kombëtar. Forcimi i prezencës dhe vendimmarjes shqiptare kudo që ata jetojnë, krijon kushte që ata të kenë fuqi të vendosin për një bashkim kombëtar. ‘Projekti i pasaportave’ e lufton zhvillimin e këtyre parakushteve. ‘Projekti i pasaportave’ vetëm krijon iluzionin e bashkimit kombëtar, duke shkatëruar praktikisht porceset politike të ndërtimit dhe forcimit shqiptar në rajon.

Ende më tragjike është kënaqësia që shqipëtarët në Maqedoni po përjetojnë me ringjalljen e kësaj inicijative ‘kombëtare’. Zhytja e skajshme në simbolika dhe mosmarrja me realitetin do të pasurojë opusin kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë edhe më një pasaportë me shqiponjë përkrah asaj në të cilën shkruan shqip, ndërsa jeta e tyre do të vazhdojë të mbytet në mjerrim si pasojë e manipulimeve me politika të tilla ‘kombëtare’ nga patriotët e këtushëm. Përveç broçkullave të politikanëve të këtushëm, tani shqipëtarët e Maqedonisë do të duhet të merren edhe me sharjet mes Ramës e Berishës, pasiqë shtetasi duhet të votojë prandaj edhe duhet t’i ndjekë kampanjat zgjedhore. Shqetësuese mbi të gjitha është fascinimi i shqiptarëve të këtushëm me shtetin e Shqipërisë dhe më pas edhe me Republikën e Kosovës. Pse nuk fascinohemi me kombin, por me shtetin, pse formë në vend të përmbajtjes?! Çlirimi i popullit shqiptar në Kosovë jo domosdoshmërisht duheshte të ndiqet me ndërtimin e një shteti të veçantë me të cilin tani shqiptarët në Maqedoni fascinohen. Ndërsa fascinimi me shtetin Shqiptar ka një rrezik tjetër, atë të centralizimit neoliberal metropolitan. Lidhjet ndërshqiptare duhet të jenë horizontale, bile ato duhet të favorizojnë pjesë të lëna pas dore të tokës shqiptare. Pasaportizimi i shqiptarëve në një qendër gravituese në Tiranë, do të periferizojë veçanërisht shqiptarët në Shkup, të cilët përballen viteve të fundit me shfryerjet më të egra nacionaliste të partisë në pushtet. Shqiptarët e Shkupit, me pasaportën e tyre, do të mund të përfitojnë ndonjë përparësi brenda shtetit Shqiptar, por ky shet nuk do të mund të bëjë asgjë për ata në Shkup.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).