Punëtorët e metalurgjikut nuk punojnë prej tri ditësh, pas konfliktit me drejtuesit

Greva e 300 metalurgëve të Elbasanit ka hyrë në ditën e tretë, ku edhe dje të gjithë metalurgët e dy uzinave, asaj të Çelikut dhe Petëzimit, janë paraqitur vetëm para portave të uzinave, por nuk kanë pranuar të nisin punën. Konflikti mes punëtorëve dhe drejtuesve të “Kurum” lindi disa ditë më parë, ku njëri prej shefave turq ushtroi dhunë ndaj një metalurgu.

Ndryshe nga herët e tjera, shkrirësit e çelikut dhe farkëtuesit e petëzimit të hekurit, kanë udhëtuar me mjetet e tyre drejt kompanisë turke “Kurum”, pasi kjo e fundit ka ndërprerë transportin e punëtorëve për qytetin e Elbasanit dhe Cërrikut, prej nga është dhe fuqia më e madhe punëtore. Gjatë dy netëve, metalurgët nuk i kanë ndërprerë turnet e dyta dhe të treta, por me të vetmin ndryshim. Ata janë bërë barrikadë e portave të dy uzinave, me qëllim që drejtuesit e kompanisë të mos kryejnë veprimet e blerje-shitjes me subjekte private vendase apo të huaja.

Në fakt, që prej katër ditësh me dhjetëra kamionë të ngarkuar me hekurishte nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe qytetet e Shqipërisë, qëndrojnë pezull, duke mos shkarkuar mallin, sikurse edhe mjete të tjera në janë në pritje të ngarkesave me lingota çeliku apo tuba hekuri të dimensioneve të ndryshme. Është folur edhe për mundësinë e ardhjes së metalurgëve të Bulqizës në shenjë solidarizimi, por krerët e sindikatës qendrore kanë shpjeguar se një lëvizje e tillë ka kosto dhe humbje të mëdha për firmat përkatëse, pasi do ndërpritej puna. Përfaqësuesit e sindikatës së metalurgëve të Elbasanit nuk kanë pranuar të bëjnë marrëveshje  me përfaqësuesit e palës shqiptare, pasi sipas tyre ata janë të shitur tek administrata turke dhe kërkojnë drejtorin administrativ turk të degës së Elbasanit për negociata. Përderisa nuk është arritur asnjë marrëveshje greva e metalurgëve të Elbasanit, sipas sindikalistëve do të vazhdojë dhe paralajmërojnë grevë urie pa afat.




 

5 Komente

 Qe bejne greva, nuk ka asgje te keqe, vec momenti me duket pak jashte kohes, po te kemi parasysh qe sektori i ndertimeve ka pakez tkurrje, dhe per pasoje bie dhe kerkesa per hekur, keshtu qe puntoret nuk duhet te pengojne kontraktuesit private, perndryshe ata do ti drejtohen tregut te huaj, pra hekurit qe vjen nga importi, qe do te thote minus ne aspektin e pergjithshem te ekonomise. 

 Puntoreve i ka ardhur ne maje te hundes duke pritur kane boll 11 vjet qe vetem presin me kete firme fantazem, qe arriti te na vdes dhe te na skllaveroje per 11 vjet, duke manipuluar cdo leter, dhe kete gje e kemi vuajtur ne kurriz te sindikates te me parshme qe kane pasur puntoret..Momenti eshte ne cdo kohe qe has cenim te drejtes, firma kurum mbeshtetet ne nje kontrate kolektive qe eshte firmosur pa dijenine e asnje puntori, por kontraten individuale puntoret kane qe ne muajin Maj qe nuk e kane firmosur, kjo eshte firma me e madhe qe punon me 3 bordero duke i shmangur tatimeve te shtetit ka evazionin me te madh ne vend.Edhe kur zhvillohet nje greve , grevistet kane te drejte te ndalojne pezullimin total te uzines, as shitje as blerje as hyrje as dalje, pervec 'Ambulances dhe zjarrfikesit' cdo gje tjeter nuk lejohet deri ne mbarimin e bisedimeve.Cdo gje qe flitet lart e poshte qe greva eshte jashteligjshme eshte presion psikollogjik qe i behet puntorit per te braktisur greven.Te ishte greva e jashteligjshme firma do te depozitonte kallzimin penal ne gjykata , gje te cilen se ka bere sepse don te tallet me dinjitetin e 300 puntoreve duke shkruajtur brockulla neper media.

greva e punetoreve eshte e ndare sepse media nuk e ka paraqitur mire. 300 punetoret e celikut punojne akoma sepse ata paguhen me mire, ne greve jane 500 punetore te tjere te uzines se petezimit qe nuk ka lidhje me celikun, sepse gjithsej metalurgjiku i elbasanit ka rreth 800 punetore.

Problemi duhet te ngrihet sesi trajtohen punetoret ne Shqiperi, dhe a ushtrohet dhune nga pronaret dhe a eshte nje fenomen i perhapur edhe ne punedhenes te tjere.

 Ne uzinen e celikut edhe te petzimit eshte pezulluar puna, asnje puntore nuk punon dhe asnje mjet trasporti nuk leviz , duke bllokuar aktivitetin ekonomik te firmes deri ne mbarim te bisedimeve, dhe puntore gjisej sjane 800..por uzina e celikut ka 318 puntore ne kete moment qe flasim dhe ajo e petzimit 205 puntore.

ku je cerciz ngrehu ti biem mytesarifit ne elbasan se po na rreh cunat,,,

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).