Në vitin 1997, pas rënies së firmave dyshuese piramidale dhe shkatërrimit të strukturave shtetërore... ...Shqipëria ra në një gjendje të ngjashme me luftën civile, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e misionit ushtarak Alba nën drejtimin e Italisë. Që prej asaj kohe vendi mesdhetar ka arritur qëllime domethënëse në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe është bërë vetë një faktor sigurie në kuadrin e misioneve ndërkombëtare në Afganistan, Bosnje-Hercegovinë dhe Çad. Shqipëria, që gjatë Luftës së Kosovës më 1999 priti me mijëra refugjatë nga Kosova, duke u ngarkuar së tepërmi financiarisht dhe politikisht, ia ka dalë mbanë të shndërrohet në një aktor rajonal me reputacion në Ballkanin Perëndimor. Kështu, Shqipëria është që prej 1 prillit 2009 anëtare e NATO-s. Anëtarësimi u realizua në kuadrin e Grupit të Adriatikut, ku bënin pjesë edhe Kroacia me Maqedoninë.

Sipas Zëvendësministres së Jashtme, Edith Harxhi, Qeveria e Tiranës bën një politikë të jashtme e të sigurisë në mënyrë të ekuilibruar dhe nuk ka asnjë konflikt me vendet e Europës Juglindore. Madje edhe me Serbinë marrëdhëniet janë të mira, me gjithë tensionet për shkak të çështjes së njohjes së Kosovës. Në kuadrin e një vizite zyrtare ministri i Jashtëm, Meta vizitoi para pak kohësh Beogradin dhe zonën serbe të banuar me shqiptarë në Luginën e Preshevës, gjë që para pak vitesh do të kishte qenë e pamendueshme.

Shqipëria, që në Samitin e BE-së në Selanik në vitin 2003 mori një perspektivë të qartë anëtarësimi, po synon me rigorozitet hyrjen në Bashkimin Europian. Në këtë pikë të gjithë aktorët politikë të vendit ndajnë të njëjtin mendim. Në vitin 2002 filluan negociatat për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit (MSA) me BE-në, që përfunduan me sukses në vitin 2006. Në prill 2009 MSA hyri në fuqi. Gjatë presidencës çeke, më 28 prill 2009 në Pragë, Sali Berisha i dorëzoi Kryeministrit të atëhershëm të Çekisë, Mirek Topolanek, kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Në prill 2010 Kryeministri Berisha i dorëzoi BE-së pyetësorin e plotësuar, duke ndërmarrë kështu një hap formal të mëtejshëm në drejtim të anëtarësimit në BE. Kushtet që BE ka vendosur për anëtarësimin e Shqipërisë përfshijnë kryerjen e plotë të reformave institucionale, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe forcimin e qeverisjes vendore dhe lokale.

Shqipëria nuk ka ndonjë problem të madh për të kapërcyer në rrugën e saj për në BE, me përjashtim të një kulture politike të dobët në krahasim me vendet fqinje. Vendi nuk ka as konflikte ndëretnike, as ndërfetare apo ndonjë çështje për të zgjidhur me fqinjët e tij në rajon. Përtej kësaj, këtë vit Shqipëria do të arrijë një tjetër etapë të rëndësishme në rrugën e saj për në Bruksel: lidhur me qarkullimin pa viza në vendet e zonës Shengen, Komisioni i BE-së më 27 maj 2010 ka klasifikuar Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën në të ashtuquajturën "Listë e Bardhë e Shengeni-t". Pasi vitin e kaluar shtetasit e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë shijuan heqjen e vizave, Qeveria shqiptare ka zgjidhur në mënyrë të kënaqshme të gjitha çështjet e hapura teknike dhe juridike, siç janë futja në përdorim e pasaportave biometrike për shtetasit e Shqipërisë, përmirësimi i kontrollit të kufijve detarë, si dhe përshtatja e kuadrit ligjor për azilin. Vendimi përfundimtar do të merret nga vendet anëtare në vjeshtë.

Në fakt, pritet që pas heqjes së regjimit të vizave, të ketë edhe një farë rënieje të entuziazmit në lidhje me procesin e integrimit. Sipas të dhënave të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, pritet që mbështetja për procesin e anëtarësimit në BE të bjerë nga rreth 88% aktualisht në më pak se 50%. Në Shqipëri është zgjedhur Parlamenti i ri më 28 qershor 2009. Katër javë pas ditës së zgjedhjeve, më 27 korrik 2009, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi fitoren e Partisë Demokratike (PDSH). Pas numërimit PDSH fitoi 68 nga 140 vende të Parlamentit. Dy mandate të tjera u morën nga partitë e koalicionit të saj. Opozitarët e Partisë Socialiste fituan në zgjedhje 65 vende. Meqë PD nuk arriti shumicën, u formua një koalicion mes partisë së Kryeministrit Sali Berisha dhe një partie të vogël, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), e ish-Kryeministrit Ilir Meta. LSI është shkëputur nga Partia Socialiste dhe në Parlamentin e ri ka katër deputetë.

Pavarësisht disa incidenteve gjatë fushatës elektorale, këto zgjedhje shënuan një përmirësim të dukshëm në krahasim me zgjedhjet e deritanishme që prej rënies së komunizmit në vendin e Europës Juglindore. Misioni vëzhgues i zgjedhjeve të OSBE-së i klasifikoi zgjedhjet për "Kuvendin Popullor" sipas kritereve të Kopenhagenit, me disa rezerva të vogla, si të lira dhe të drejta. Edi Rama, Kryetari i PS-së dhe Kryebashkiaku i Tiranës, vendosi pak pas krijimit të Qeverisë që partia e tij të mos marrë rolin e opozitës, meqë sipas tij, në disa zona zgjedhore ka pasur manipulime dhe procesit zgjedhor i ka munguar transparenca. Ai kërkon një rinumërim të votave. Që nga kjo kohë politika e brendshme e Shqipërisë është e penguar. Nëse brenda një kohe të shkurtër, edhe me përpjekjet ndërmjetësuese, nuk ka një zgjidhje të konfliktit, kjo situatë e bllokuar do të ketë pasoja negative për procesin e anëtarësimit në BE.

Në një bisedë me Ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, që nga 2005 deri 2007 ishte Ministër i Transportit, ai theksoi se Shqipëria ka arritur në 2008 një rritje ekonomike prej 6,8%. Gjatë viteve të fundit Qeveria shqiptare ka realizuar shumë projekte të rëndësishme në infrastrukturë. Në tërë vendin është rinovuar dhe përmirësuar rrjeti rrugor. Projekti më domethënës është rruga nga kufiri me Kosovën në Qafë Morinë deri në Portin e Durrësit. Kjo lidh zonat veriore me Tiranën, i mundëson Kosovës akses në një port detar si dhe lehtëson vërshimin e turistëve nga vendet fqinje në plazhet e bregdetit të Adriatikut. Një pjesë e aksit mes Kalimashit dhe Rrëshenit është ndërtuar nga firma amerikane Bechtel dhe një partner turk i saj, në një zonë me reliev shumë të vështirë dhe përfundoi pak para zgjedhjeve. Në përurim, në qershor 2009, morën pjesë Kryeministri Berisha dhe homologu i tij turk Erdogan, në një prani të madhe të medias. Gjithashtu, aeroporti ndërkombëtar i Rinasit është modernizuar nën drejtimin e firmës gjermane Hochtief.

¹Artikulli është botuar në një formë të shkurtuar edhe në revistën diplomatike gjermane "Diplomatisches Magazin".
²Matthias Dornfeldt Koordinator i Programit për Leadership Instituti Aspen Gjermani

30 Komente

E para e punes nuk quhet me "Kuvendi Popullor", te pakten jo ne perdorimin e  perditshem. Mbase kane harruar t'ja ndryshojne emertimin, por do ishte cudi e madhe.

E dyta, rritja ekonomike ne 2008-en zyrtarisht ka qene 7.85%, jo 6.8% sic citohet Basha. Mos na e fusni Ministrin ne sherr me Kryeministrine smiley

E treta, shkrimi eshte nje permbledhje e lezetshme por qartazi jo e drejtuar ndaj publikut Shqiptar. Cfare arsye ka Panorama per te botuar nje permbledhje te ketille te percipte, apo s'ka pasur fare lajme dje dhe kane qene keq per material?

Nejse, dakort jam qe nuk eshte per perdorim te brendshem, por te pakten eshte shkrim pozitiv, mire eshte per ne te ngrihen nja dy-tre zera dhe te thone ca fjale te mira.

Shqipëria nuk ka ndonjë problem të madh për të kapërcyer në rrugën e saj për në BE, me përjashtim të një kulture politike të dobët në krahasim me vendet fqinje.

Ky qe ka shkruar kete artikullin eshte i paimagjinueshem ne kendveshtrimin e tij te situates dhe si i analizon gjerat..... "kulture te dobet politike" mos ndoshta duhet kulture e larte politike per tu anetaresuar ne BE?! Ndoshta.....!

Misioni vëzhgues i zgjedhjeve të OSBE-së i klasifikoi zgjedhjet për "Kuvendin Popullor" sipas kritereve të Kopenhagenit, me disa rezerva të vogla, si të lira dhe të drejta. Edi Rama, Kryetari i PS-së dhe Kryebashkiaku i Tiranës, vendosi pak pas krijimit të Qeverisë që partia e tij të mos marrë rolin e opozitës, meqë sipas tij, në disa zona zgjedhore ka pasur manipulime dhe procesit zgjedhor i ka munguar transparenca. Ai kërkon një rinumërim të votave.

 

Po zegjedhjet qe kane me shume se nje vit qe kontestohen nga gjysma e parlamentareve dhe e elektoratit te saj.... oooooooo gazetar bidon, e quan si arritje te madhe eeee...... bravo per optimizmin qe jo vetem e shikon goten e mbushur pergjysme plot por, goten e zbrazur e shikon buze me buze plot..... te kripsha trute thuaj.....

 Një pjesë e aksit mes Kalimashit dhe Rrëshenit është ndërtuar nga firma amerikane Bechtel dhe një partner turk i saj, në një zonë me reliev shumë të vështirë dhe përfundoi pak para zgjedhjeve. Në përurim, në qershor 2009, morën pjesë Kryeministri Berisha dhe homologu i tij turk Erdogan, në një prani të madhe të medias.

Po gjithe ato akuza per korrupsion nuk i ke degjuar o gazetaruc mavria.... ky shkruan vertet si per ato parodite qe beheshin dikur....

Gazetaruc tamam. Kellire, do thosha une. Spitullaq.

Shqiperia po ecka perpara, po ja qe Rama me mendte e tij, nuk po do ta lere.

ka 18 vjet akuza te ndersjellta per vjedhje, mashtrime dhe korrupsion ne mase ne Shqiperi. Deri me sot, asnje politikan nuk eshte burgosur. Absolutisht asnje. Ah, ne fakt u burgos nje, pa fakte, me nje "gjyq" te sajuar, te cilit dhe iu dha falje presidenciale, nga po ai qe e denoi. Dhe ky i burgosuri, ja la dobicin mu ne dere felliqesires kur refuzoi te dilte nga burgu pa shkuar ta lironin ata vete. Dhe jo per gje, po disa here kane shtrenguar doren... ec e merre vesh kush eshte me i qelburi prej atyre...

Eh moj Shqiperi qe te nxorren namin e te hoqen fytyren, po te lane syte qe ta shohesh vete se c'po te kurdisin...

 Shqiperia do te kish me shume prioritet dhe do te shihej me mire nga EU e USA po te mos ishte kryeminister Buall Mavria, dhe ne vent te tij te ishte nje person tjeter, grua psh. 

Pse nuk ndron jete ky Buall Mavria e te shpetojne te gjithe?

 berber, 

Salen e kemi te kujdesshem ndaj shendetit. Doktor hesapi. Nuk drogohet si Edi Rama, nuk pi alkool dhe nuk nget makinen i cmendur si Fatos Nano. E mbi te gjitha nuk vuan ulcera ne stomak, qe po te vjen ty nga inati qe eshte kryeminister.

Kot i uron vdekjen. Kshu qe beji derman vetes, se ben vaki qe te jete Sala, ai qe do te pije kafen ne shpi tende, jo e kunderta.

gjynah, se po te ikte ne te s'emes do ishte gjeja me e mire qe ka bere per ate vend..

Shqiperia nuk ka shanc te hyj ne BE me gjithe ate korrupsion qe ka. BE ka mallkuar veten 100 here qe pruri Rumanin e e Bullgarine dhe s'ka ndermend ta perseris gabimin. Klaneve qeverisese shqiptare nuk u intereson te hyjne ne BE sepse nuk u intereson te plotsojne konditat e ndryshme, sidomos uljen e korrupsionit dhe transparence qeverisese. BE eshte thjesht nje mit te cilin klanet qeverisese qe e terheqin per hundesh ktu e 20 vjet ate popull do te perdorin edhe per nja 20 vjet te tjera per te legjitimuar PIMP-imin.

Nga nje PIMP ne tjetrin kjo shoqeri, nuk qe nje here PIMP-i i vetes. Njrezia mezi po presin te liberalizohen vizat qe te dalin te punojne ne Itali e gjetke me mire.

Perfundimisht ky robi qe e ka shkruar kete eshte nje rrote trapi masiv.. kurse ky bulevardi eshte nje cope maskarai qe s'pranoi te me kthente pergjigje as nga ajo tema tjeter.

Pse, cfare po i ben prania e Bullgarise dhe Rumanise BE-se?

Pare njesoj, a po e mallkon veten BE-ja qe e futi gati me zor Greqine ne 81 - qe ende sot e kesaj dite nuk ploteson as gjysmen e kritereve apo standarteve qe i kerkohen Shqiperise? Po Italia? Po gjithe shtetet e tjera? Jo per gje, po nese ka shtet qe me te vertete mund te rrije ne kembe ne BE, ato jane Gjermania dhe Franca. Vetem keto dy shtete e mbajne BE-ne gjalle. Gjithe te tjeret jane kepusha apo shushunja; mbytur ne borxhe, shume prej tyre pa ekonomi fare; shume te tjera te mbytura ne korrupsion total dhe te gjithanshem... Cfare transparence qeverisese ke ti nga Italia?

Jo per gje, po nese Shqiperia me te vertete qenka problem kaq i madh dhe i pakapercyeshem per BE-ne, le ta themi shqip ketu; nese Shqiperia eshte nje cope m*ti, Italia apo Greqia i takojne te jene gropa septike e haleve te Marakanase gjate nje finaleje te boterorit.

Prandaj, nga njerez apo institucione qe perdorin dy standarte te ndryshme, per te njejten gje, me ndryshimin e vetem se behet fjale per dy individe te ndryshem, atehere nga keta njerez, nuk mund te presesh te te japin aresye, dhe te te mbushet mendja se qenkan te sinqerte. Eshte si te vesh ti ne klub, te zesh rradhen te banaku, te shohesh nja 12 veta qe ikin duke mbajtur tabaka me birra, dhe kur te te vije rradha ty, te te thote banakieri qe nuk lejohet birra apo alkoholi. Dhe pas kesaj, te na vish ketu ne peshk dhe te na thuash te njejten gje... jo po banakieri po i bie kokes me grushta qe u dha birre 2 klienteve te fundit te asaj 12ces; e qe birra nuk u lejoka, e haje-huje... kur edhe vete stafi i klubit eshte tape fare nga birra.

Eshte tejet interesant kendveshtrimi i disa shqiptareve per kete ceshtje... nuk mjafton poshterimi dhe diskriminimi i neveritshem qe ben klubi i shenjtoreve te BE-se... duhet se z'ben qe te kete dhe ca shqiptare qe t'i bien fyellit ne te njejten verre dhe t'i mbajne ison poshterimit; megjithese shumica e ketyre shqiptareve e bejne kete gje thjesht per te deshmuar se sa drejt e kuptojne ceshtjen; nderkohe qe ne te tjeret, otuze, te mbrapshte, te leshte, te trashe, kokegdhenj, nuk marrim vesh fare dhe themi gjene e pare qe na vjen ne mend.

hec e pyet BE-ne se cfare po u prish pune bullgaria e rumani.. une di se kta jane bere pishmend per prurjen e ktyre dy shteteve ne ate kohe e ne ate menyre.. dhe e kane shprehur kete, dhe kane thene gjithashtu se hyrje te tjera te metejshme do te keqyren me rigorozisht qe te kene arritur nivele te ulta korrupsioni me pare.. do te verehen reformat edhe masat e ndryshme qe jane mar kundra korrupsionit, dallimi midis retorikes edhe rezultateve aktuale, transparence, lirite e medias per te investiguar korrupsion, etj etj. Gjera te cilat shteti shqiptar s'plotson asnje prej tyre. Pikerisht mund te thuash, sepse korrupsioni eshte problem universal, shtetet e be-se jane sensitiv ndaj tij.

Shtetet e BE-se nuk jane fare, absolutisht hic te ndjeshem ndaj korrupsionit. Te pakten jo ne ate kuptim qe e thua ti. Po te ishin, nuk do kishte Greqi aty brenda, nuk do kishte Itali. Me kaq besoj se te mjafton, se te jap shembuj, dhe sikur nuk do tja dish fare e vazhdon t'i biesh ne te njejten vrime. Shtetet e BE-se e kane lekuren sholle nga korrupsioni. Nese ne Shqiperi vidhen miljona, ne BE vidhen miljarda. Kete e dine te gjithe, dhe nuk ka zog gomari qe te thote se ne Shqiperi u vidhka me shume se andej, dhe te kete pafytyresine te na shese ndonje "fakt".

Cilat reforma o zotni? Per cfare e ke fjalen? Per ato gjera qe BE nuk i ploteson?

Po pse u dashka t'i plotesoje Shqiperia? Apo qe kur te hyje te veje t'u jape mend jevgjropjaneve si behet shteti, si luftohet korrpusioni, si ndertohen varreza grekesh edhe aty ku greke nuk ka patur kurre; si respektohen minoritetet, madje sa me fiktive te jene, aq me te respektuara...

Po nese Shqiperia do behet si Zvicra apo Suedia, ore djale, BE e di fare mire qe as nuk do e rruaje trapin fare per te hyre ne BE, edhe sikur t'i luten dhe te fillojne te vrasin veten jevgjropjanet. Se qe te hysh te anetaresohesh ne nje klub, ku ben pjese miqte me te medhenj te shqiptareve, si greqerit apo pepinot, (tanime dhe Serbia e Felliqodonia do behen pjese... Rumania, atdheu i jevgjve eshte bere tashme) duhet t'i kesh thene derrit "daje" disa here rresht dhe ke lepire nja 30 bythe mire e mire... Prandaj, kur te plotesohen standartet e vena nga ata qe nuk i plotesojne vete, Shqiperia nuk ka pune fare ne BE. Qe te importojme korrupsion, kur te jemi shtet qelibari, nuk ka kuptim dhe kete nuk e hane as turmat me budallenj qafleshe te parruar, pa krehur, mitingashe qe votojne per putanen e Beogradit - Berishovicin.

Prandaj mire qe nuk po e hame dot nga te huajt, po mos na i perdridhni ju shqiptaret para syve keto... nuk ecin, nuk ecin hic.

po ti po ve ne pyetje ato qe kerkon be, kurse une po ti sjell si fakte, se be-ja kekron kto, ti fillon e me thua mua jo pse i kekron be-ja kto. ca do ti te te them une? e kupton se je duke shkruajtur traplleqe?

Cerciz... se cfare deklaron BE qe demek kerkon nga ne, kete e dime te gjithe. Nuk besoj se u nise te na sjellesh ndonje informacion te ri.

Ato qe ti i quan traplleqe, te pakten kane nje lloj stisjeje, mbi te gjitha, eshte mendimi im personal. Ndersa ato qe thua ti, jane thjesht nje perseritje e rendomte e budallalleqeve qe perdoren perdite neper media per te bere sylesh popullin tend. Une mund te jem gjithe diten gabim; po borizan i nje klubi qe na ka perbuzur nga cdo ane keto 20 vjet, dhe vazhdon te na perbuze, nuk kam per t'u bere kurre. Zakonisht njerezit tegojne nja 3 dimensione ne funksion te nje te katerti... me ato qe shkruan zotrote me siper, ke vetem nje dimension ne funksion te hicit.

mire o tarzan mire

Po pse o Bulevard nga llumi i informacionit qe u jepet te huajve me nje dore pare , gjen e bie nga me te bajaturit.

Ja c'lexova!

Frymen optimiste  te fshehur per fitorjet e Partise sone ky mjerani na i bie me ze te dridhur.

Nuk shan pasojat e lena nga Komunizmi dhe nuk flet per dosjet .

Nuk pasqyron drejteperdrejte pa ju dridhur qerpiku fitorjet me dy e tre shifra te Luleve te Partise .

Hedh spica per qeverine se eshte "mashtruese" dhe e "korruptuar" si faktor jo shumedomethenes per integrim.

etj etj ...po kur lexon si kjo me poshte them se autori eshte nje kriptokomunist por nga ata te '41...nga ata qe tradhetuan ceshtjen e Kosoves.

lehtëson vërshimin e turistëve nga vendet fqinje në plazhet e bregdetit të Adriatikut....

Pra sipas ketij birboje Kosovaret jane nga vendet fqinje .... E sheh ku fle ljepuri . Bulooooooooo .

Kujdes te kam thene se keta te PPU kur bie keshtu gjerash bajate qe tallen me fitorjet tona dhe na denigrojne frymen e larte.

kur te futemi ne ne BE te tjeret do fillojne te dalin

Per kedo qe mund te jete i interesuar, nje artikull qe shpjegon se shancet e Shqiperise te hyj ne BE he per he jane 0. Jo vetem se jane 0, por kjo gje eshte shume pozitive, sepse nuk ke pse hyn ne BE me kaq nivele korrupsioni, dhe jo vetem se nuk ke pse hyn, por eshte me mire te mos hysh. Perkundrazi, hyrja ne BE sa me e kushtezuar te jete, aq me mire eshte, sepse kjo do jete nje faktor kryesor ne uljen e korrupsionit ne Shqiperi, qe eshte edhe problemi me i madh me shtetin shqiptar.

 

Corruption and Compliance in the EU’s Post-Communist Members and Candidates

MILADA ANNA VACHUDOVA
University of North Carolina at Chapel Hill

JCMS 2009 Volume 47 Annual Review pp. 43–62

 

Introduction

Some 20 years after the end of communism in central and eastern Europe, the European Union (EU) is still working through the opportunities and challenges of enlarging eastwards.1 For the EU and its new members alike,
enlargement has been a success: ten formerly communist states have joined and experienced the economic and geopolitical benefits of membership after the relative rigours of the EU’s pre-accession process. The EU’s requirements for membership forced candidates to reform the state and the economy, reducing the role of the state in the economy and improving the transparency and efficiency of state institutions. In many areas, however, strict enforcement was limited to the adoption – and not the implementation – of the acquis and the reform of the public administration leaves much room for improvement.

For the older Member States, enlargement has also brought economic and
geopolitical benefits, tempered with challenges ranging from popular concerns about welcoming workers from the new members to concerns about including so many new members in the EU’s institutions.
In 2008 the issue of corruption in the EU’s newest members – Bulgaria
and Romania – took centre stage as it touched on several sensitive issues
within the EU. As Europe followed the United States into economic crisis,
what hit headlines in 2008 was blatant corruption in the disbursement of EU funds by parts of Bulgaria’s state administration. The EU responded strongly, freezing some funds for Bulgaria. At a time of strapped budgets, rising unemployment and so-called ‘enlargement fatigue’ throughout the EU, the political pressure to be tough on corruption – at least in new members – is likely to remain high. More broadly, the realization that corruption and
organized crime in Bulgaria and Romania are extensive and strongly intertwined with political parties, the civil service and state agencies intensified an ongoing debate on the power of EU leverage. After all, the EU had by 2000 embraced EU enlargement as its most effective foreign policy tool and presented it as the way forward to stabilize and democratize Balkan states, building efficient public administrations and reviving the economy while also helping to bring ethnic reconciliation and reintegration to the post-conflict region. But Bulgaria and Romania force the question: can EU leverage overcome the difficult domestic conditions that we observe in Balkan states?

The most likely lesson will be that EU leverage is more powerful well before accession than after it, regardless of the EU’s new tools to encourage post-accession compliance.

.

.

.

.

.

.

Conclusion

Since the collapse of communism, the EU has been slow to adapt to its new
geopolitical neighbourhood. Over time, however, it has crafted new policies
to respond to new problems and new opportunities. This argument can be
made for many policy areas including foreign and security policy, justice and
home affairs, and immigration. As regards enlargement, after a characteristically slow start, the EU adopted a comprehensive enlargement programme that helped post-communist candidates qualify and prepare for membership.

Despite problems with the consistency and the enforcement of the membership requirements, the EU’s pre-accession process has had a vastly greater impact on reforming the state and the economy than the efforts of any other external actor.

Critically, it has provided long-term incentives for political parties to adopt agendas that are consistent with joining the EU (Vachudova, 2008). And within this process, over time, EU leaders have responded, slowly, to unforeseen problems in candidate states, such as the need to promote ethnic minority rights and ethnic reconciliation and, more recently, to insist on the fight against corruption and organized crime.

Ultimately, in the enlargement process as in other policy areas, the EU’s
strengths are also its weaknesses. What makes the prospect of co-operating
closely with EU representatives – and complying with the EU’s extensive
requirements – attractive to domestic elites is the promise of eventual membership.

The EU can offer this promise because it is an international organization,
not a single state. But as an international organization, it is highly
integrated – and also highly complex, with a very diverse membership. As a
result, as historical institutionalists would predict, rules and policies change
only slowly, and novel policies usually develop in response to an external
shock (see McNamara and Meunier, 2007; Vachudova, 2007). While the EU’s
handling of epic levels of corruption in Bulgaria and Romania was certainly
timid right through the pre-accession process, it was shocked into more
dramatic action beginning in 2006.

Croatia, Serbia, Montenegro, Macedonia, Albania, Bosnia-Herzegovina
and Kosovo make up the rest of the EU’s membership queue in the Balkans. In these countries, the challenges of tackling corruption and organized crime while building an efficient state administration and an independent judiciary are even greater than in Bulgaria and Romania. Thus the tools that Brussels is developing now to deal with these challenges will be expanded and improved.

It is too early to pass a final judgement on the CVM; for that, the next year
will be critical. However, the most important lesson that the EU is likely to
learn from the accession of Bulgaria and Romania is the same lesson that it learned years ago from Greece: post-accession pressure yields only modest results. In order to be effective, EU leverage must be applied well before accession. Indeed, experience suggests that once negotiations for membership have gained momentum, it is already too late to apply strong conditionality and/or turn back (though Turkey will likely end this trend).

Earlier junctures, such as opening negotiations or signing association agreements, are more promising (see Grabbe, 2006; Haughton, 2007; Vachudova, 2005). More difficult, however, than monitoring and evaluating the progress of politicians and state institutions is creating domestic pressure for comprehensive reform. EU leverage has always worked much better in concert with domestic pressure towards the same goals. Scholars that have studied corruption in post-communist Europe agree on the importance of domestic pressure – in the form of the media and civic groups – in fighting corruption. They argue that the media, the electorate and civic society have proven to be the most effective promoters of anti-corrupt politics, while the state administration and the judiciary have been the main laggards in this respect (see Holmes, 2006; Karklins, 2005). While the Commission has made a laudable effort in recent years to go against the tide of ‘civil society fatigue’ amongst Western donors, it needs to find ways to increase domestic pressure on politicians, even as it ratchets up the pressure from Brussels.

 

http://www.sais-jhu.edu/bin/w/y/Vachudov...

Muahahahaaaaghghghghaaaaghhaghgghghaaa!!!

keshtu felliqesirlleqesh u mesojne bylmezeve shkollave te "diplomacise"...

Me nje fjale, i gjithe ky artikull permblidhet:

Pasi anetaresohen te gjitha shtetet ne BE atehere BE-ja meson nga gabimet dhe pervoja e anetaresimit te tyre dhe fillon e kurdis nje nga nje kushtet dhe kriteret qe duhet te plotesoje Shqiperia.

Ehhhhh... ca e hane dhe per se thelli dhe per se gjeri.

ah i mjeri ti more zotruls.. je nje young 'fool', qe ke per tu rritur e do plakesh, e do behesh nje old 'fool'. je kric e ke vetem per tu bere gomar, edhe do e kuptosh e shpjegosh boten tende me po te njejta simbole, 'qaflesha', 'jevgjopriane', 'ffliqodonas', 'berishovica', e gjera te tjera si kto.

http://www.youtube.com/watch?v=nCbIE1jTOWw

Twino, po te pergjigjem thjesht per respekt.

Po te tregoj, qe per mua, vlen 1 miljon here ai qe ka mendimin e vet mbi dicka, sesa ai qe behet papagalli dhe borizani i dikujt tjetri.

Dhe eshte tragjike, po ta them publikisht, qe ka shqiptare sot, qe jane papagaj te politikes Evropiane, atij degjenerimi dhe poshterimi qe u behet vete atyre dhe popullit te tyre, dite per dite, pa ndalim. Mos u shqeteso aspak, bota rrotullohet, dhe Zoti ketu ka per te shpaguar gjithkend; dhe shqiptari, i mire - i keq, qaflesh apo qeros, nje dite ka per te marre nga Zoti nje buzeqeshje, apo nje shkelje syri... Eshte e pamundur te blesh te gjitha biletat e llotarise dhe te mos fitosh asnje gje, eshte e pamundur te blesh gjithe biletat e stadiumit dhe vetem per ty te mos kete vend. Nje dite ka per t'u kthyer edhe kjo.

Zotrules nuk shqetesohet aspak per nofkat qe te fishkellejne rikoshet kafkes zotrote; nuk jam i vetem; te siguroj une. Thjesht ti nuk ke kuptuar asnje gje nga ato qe kam thene, dhe mesa duket, i paske marre te gjitha personalisht. Gjithsesi, kisha pershtypjen se ishim ne te njejten linje per c'ka po flasim... ani, tregove nje ane tjeter te zoterise sate.

Ah; qe te jemi dakord ne nje pike; nuk ka lindur ende dielli, dhe as ka shance te linde mbi realitetin e te parit botes me syte e tu nga ana ime. Mos u genje dhe mjaftohu me nje te pare ne pasqyre, i dashur. nejse, po te duash, shtriji kembet dhe nen jorganin tim, ta jap komplet po te duash; ama kur te kuptosh ti, qe CA gjera te kesaj bote nuk me interesojne minimalisht, ahere do flasim tamam o derman.

nuk ka se si mund te kete mirekuptim midis meje e teje ore zotruls, se smundemi te kuptohemi me pare me pas te mirekuptohemi. te gjej shume percmues, shume fyes ne gjithcka e per gjithcka qe flet. konkretisht ca lesh lidhje ka kjo  fjalia e dyte qe fillon me 'po te tregoj..' e mbaron me borizani i dikujt tjetri..', per mua kjo eshte vecse nje konstruksion shume i zymte i mendjes tende, te cilin une thjesht nuk mundem as ta mar parasysh e as ta konsideroj e jo me ta procesoj e te mundohem te shoh sensin ne te. njeriu e krijon dhe rikrijon realitetin e vete te brendshem ne baza te perditshme, kurse ky realiteti jot mo vlla me duket shume i ngurte.. nuk kam sesi une te hyj ne relata me nje person qe mendon kshtu si ty.. me vjen keq, se mendoj se ke cilesi ne aspekte te tjera te cilat kam pershtypjen se do te dalloheshin me mire po te njiheshim ne situata te tjera, jo-virtuale.

asgje nuk eshte se mora personalisht, por sic te thash i gjej irrituese kto menyrat se si ti i shpjegon gjerat. Kjo tendenca jote te reduktosh situata komplekse deri ne ate pike sa ti percmosh ato, e gjej teper, por teper teper irrituese. Me kujtohet nje shprehje, e ka thene nje burre i mencur.. "githcka duhet thjeshtuar, por jo ne me te thjeshte se sa eshte". e gjithe kjo siguria jote qe dalloj ne percmimin tend te gjerave, vjen prej ksaj tendeces ti mbi-reduktosh gjerat. me vjen keq, por une kete e shoh si nje forme idiotesie. kam pershtypjen se ne jeten jo-virtuale kjo siguria dhe konfidenca e jote qe vjen prej mbi-reduktimit te situatave te jep nje fare charmi, nje fare terheqje, por jo per mua plako, se une shoh pertej ksaj dhe preferoj dyshimin ne vend te nje konfidence primitive. me vjen mire qe nuk shqetsohesh per nofkat.. nuk eshte as faji im e as faji jot. jemi sic jemi.

Twino, per kete koment te shtrengoj doren, per shembull. Ke thene ate qe mendon ti, dhe jo perrallat qe dalin nga shtepite publike te Strasburgut(ku ideohet dhe projektohet politika qe duhet ndjekur ndaj popullit tend dhe teje personalisht).

Komentet e mia i gjen irrituese, se une nuk pertoj t'i them gjerat ashtu si jane, ose me mire, si i mendoj une. Jam shume dakord qe dikush te mund te irritohet nga mendimi im, per shkak se mendon ndryshe nga une. Nuk ka problem. As une personalisht nuk do doja kurre qe bota te popullohej me zotrulsa; - kush e di sa here mund ta kem gabim une!?!? Gjithsesi, po perdor deri ne fund lirine dhe te drejten time njerezore qe te FLAS hapur, dhe nuk do ja pertoj kurre, sidomos kur vjen fjala per Shqiperi dhe per Krisht.(ky i fundit nuk ka nevoje, te themi te drejten, po asaj te pares dikush duhet t'i dale zot.)

Bottom line, Twino, ti irritohesh nga komentet e mia, sepse perkunder njerezve te tjere, ti i anashkalon dhe i injoron pyetjet kur te shtrohen, dhe ke tendencen te flasesh me vete. Kur eshte keshtu, eshte me mire per ty te mos lexosh fare cfare them une; sepse gjithsesi, injoron dhe vazhdon t'i biesh fyellit ne te njejten verre ku po i bije dhe me siper.

Une nuk kam ndonje konfidence te madhe, i dashur twino. Besoj te shqiptaret qe nje dite me e mira e tyre do dale dhe do mbizoteroje; perndryshe, besoj tek Zoti qe do beje dicka, si rregull matematik i ligjeve te universit... PERNDRYSHE, gjerat sipas meje, zgjidhen me kuvend shqiptari dhe me koqen e plumbit. Atdheu dhe nderi i tij duhet mbrojtur me cdo kusht. Nese ti nuk arrin te kuptosh kaq gje te thjeshte - qe une idjoti po ta them kaq shkoqur - atehere po shohim gjera te ndryshme, dhe atdheu per te cilin therras une, nuk ka lidhje me cifligjet e tua. Detyrimisht qe nuk ke si te kuptosh. Ndoshta une nuk kam kohe apo nuk denjoj te harxhoj shume fryme me borizane, dhe i bie shkurt fare; per veshet qe duan te degjojne, per ata qe duan te kuptojne se c'simfonie po na i bie Brukseli jot i famshem sot.

Megjithate, nga une zotrote gezon respekt, edhe per cfare te kam lexuar me pare.

une e vlersoj robin qe flet mendjen e vete, por nuk me pelqen psh kur shoh se dikush si ky robi qe ka shkruajtur kete artikullin me siper, e qe e ka pergatitur per nje peer-reviewed journal, dhe e ka kerkuar dhe e ka menduar, strukturuar dhe prezantuar sipas nje fare kodi te caktuar sic eshte ai i shkencave shoqerore, rrezohet kaq kollaj dhe ne menyre kaq percmuese sic bere ti. Dhe kjo eshte nje dicka tipike e jotja, ky qendrimi 'hahaha ju jeni kara', ose 'hahaha cfare felliqesirash', dhe ky qendrim medoemos se kerkon nje fare konfidence prej anes tende, nje fare konfidence ne lidhje me menyren e te parit te gjerave nga jote, qe jo vetem se te duket me superiore se menyra e te parit se te tjereve, por eshte ne fakt edhe shume primitive. Kjo mik eshte pa-pranueshmerisht fyese jo vetem ndaj atij personi, por edhe ndaj te tjereve qe arrijne te kuptojne veshtiresine qe kerkohet per te shkruajtur nje artikull sipas kritereve te kerkimit shkencor.

Anashkalimi i pyetjeve them se eshte nje keqkuptim. Te gjithe mundohemi te adaptojme idete e te tjerve sipas sistemit dhe orientimit tone ne menyre qe ti digjestojme ato me kollaj, por njekohesisht njeriu duhet te kuptoj thelbin e pyetjes se tjetrit dhe ta adresoj ate, por me ty eshte shume e veshtire te kapesh thelbin ne ato qe shkruan. Shpesh me dukesh sikur flet ne tym.. sikur te ze nje fare histerie dhe humbet piken e debatit dhe kerkon te zbrazesh.

Eshte si eshte BE-ja, eshte nje tjeter diskutim, te cilin une te them te drejten nuk zoteroj dijen e mjaftueshme te gjykoj dhe duke qene i vetedishem per kete preferoj te hesht se sa te bej gjykime te cilat me pas do te bejne dike per te qeshur pikerisht prej ksaj mungeses se vetedijes se kompleksitetit te gjerave, dhe nderkaq konfidences se zoteroj ate. Nje paradoks komik dmth.

Tema ne fjale ishte 'a do te hyj se shpejti Shqiperia ne BE apo jo? Ky gjermani na thot plot siguri se do te hyj, dhe une them se jo, nuk ka shanc te hyj dhe as se duhet te hyj. Pastaj ti fillon me supozime jo borizan, jo brukseli jot i famshem, jo vari leshin.. supozime qe dalin spiralisht jashte planit te logjikes dhe temes qe po diskutohet, dhe c'eshte me e bukura, me kerkon mua ti adresoj keto, por une nuk mundem, e nuk kam per ta bere kete.

Une ende nuk jam shprehur mbi ate cfare mendoj ne lidhje me BE-ne, por sidoqofte ti duket se e paske bere mendjen top ne lidhje me kete. Di te them kete, se nuk eshte e nevojshme te hyjme ne BE, di te them se nese ai vend eshte ne nje stad ku mireqenia e njerzve eshte ne 0, atehere hyrja ne BE do te sjell cilesine e jeteses se tyre ne 1, kurse reduktimi i korrupsionit ne nje shkalle te perafert me shtete si psh Latvia, ose Lithuania, do te permiresonte cilesine e jetes dhe demokacise ne nje shkalle 6, 7, 8, ose 9. Di te them se nuk ka gje me te keqe per nje shoqeri se te jete e krimbur ne korrupsion. Korrupsion dmth abuzim dite e nate. Dmth se kontrata shtet-popull ka marr rrugen me te keqe qe eshte e mundur te merte. Dmth se skenari me i keq qe mund te ndodh kur nje popull hyn ne kontrate me qeverine e vete, eshte qe kjo qeveri te jete thelbesisht e korruptuar. Pra nuk ka gje me te keqe per mendimin tim se ky fare abuzimi i pushtetit qe po bejne qeveritaret tane; de nuk filloi dje, por kemi 20 vjet, nate e dite, nate e dite, kshtu per 365, shumezim per 20, aq dite eshte ai popull duke u abuzuar.

Ne kete kontekst, une e shoh BE-ne si nje mjet, si nje fuqi shtyrese, e cila nepermjet kritereve te saj do te detyronte qeverite e ballkanit te marrnin masa konkrete per reduktimin e korrupsionit, i cili po tregon i pamundur per tu reduktuar. Nese ne hyjme ne BE, atehere kjo fuqi shtyrese e BE-se humbet efetin e vete, dhe atehere do t na duhet ta reduktojme me forcat tona. Kete shpreh edhe artikulli me siper.

Ka standarte te dyfishta nga ana e BE-se? Sigurisht. Askush nuk e mohon kete, por c'rendesi ka kjo per aq sa flitet per korrupsionin? Korrupsioni eshte nje e keqe absolute, dhe c'do tentative e ndihmese per ta reduktuar ate duhet pranuar me mirenjohje.

Twino, e para e punes, i ke marre gjerat mbrapsht. E tregon mire fare te ky komenti i fundit. Kam pershtypjen qe ne po benim deri diku nje fare diskutimi mbi temen; anashkalove pyetjet, dhe PASTAJ solle kete "studimin" e kesaj bullgares apo "jugosllaves". Me duket se e solle ti kete per te shuar sadopak ate percmim qe tregoj une kunder percmimit dhe poshterimit qe na behet perdite nga Evropi; dhe jo anasjelltas; une thjesht vazhdova ne linjen time te aresyetimit.

Ti po na i ben elozhe "studimit" te nje bullgareje qe kerkon t'u jape mend gjithe shqiptareve, te na shese pordhet e BE-se, dhe ne te njejten kohe kerkon me ngulm qe ne te tjeret te mbyllim gojen... - sepse ajo na paska harxhuar gjithe ate kohe qe te gjeje nje strategji si e si te shese pordhet e BE-se ne tregun e injorances dhe te te poshteruarve/percmuarve shqiptare... Prandaj nuk e kam per gje e as per teklif ta hedh poshte direkt, pa nje pa dy. Tani, nese kerkon te flasesh me mua, fol me mua; po fol ti ama, jo bullgaret dhe ndonje pleh tjeter qe nuk ka hequr as 1/100 e asaj qe po heq shqiptari per ate fare anetaresim muti apo hejqe vizash. Nese e kishe thjesht per epitetet qe perdor une, gje qe rregullohen jane... nese kishe kundershti per thelbin e asaj qe transmetoj; bujrum, hidhu dhe kundershtoje me cfare mendon ti qe i bie per shtat.

Keshtuqe edhe une mund te dal fare kollaj ne nje perfundim qe ty nuk do te te pelqente - qe je ti ai qe paragjykon dhe do te injorosh fjalen e bashkebiseduesit.

Gjithsesi, nuk ka gje qe s'zgjidhet; mjaft te mos injorosh ate qe te thuhet dhe ne te njejten kohe te kujtosh se po jep pergjigje... se keshtu ti flet kot dhe une flas kot dhe asnjeri prej nesh, edhe pse duket se po shkembejme fjale, nuk po flasim me njeri tjetrin.

po une pse ha mut me ty o zotruls ne kete dite te diele? pse s'bej nanje pune tjeter qe kam plote si to per te bere?

Shqipëria nuk ka hyrë në BE jo se nuk plotson kushtet apo kërkesat e BE (Pse për në Nato i plotson ushtarë veshur me shapka ) por se është shtet dhe kryesisht treg i parëndësishëm dhe ajo që është kryesorja qasja e BE ndaj vendeve të ballkaniit është një qasje perandorake (reminishenca të së kaluarës dhe të reja ) BE(përfaqsuesit e fuqishëm ) kanë kohë që vendet evogla i shohin si vasale të tyre . Korrupsionin politik e qeveritar ata e sollën dhe e mbështesin  pa ndroje se vetëm kështu mbahen nën zap vasalët por dhe ata përfitojnë me shumicë bile më shumë se nga vendet e tyre .Pse ju shkon mendja se nqs BE do të ishte e interesuar për zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë nuk është në gjëndje të eleminojë korrupsionin politik ( zgjedhje , papërgjeshmëri, pandëshkueshmëri ) .Por përveç faktit që nuk është e interesuar ajo (funksionarët dhe politikanët që mbulojnë rajonin )është e korruptuar dhe ky shrim është një gjurmë e vogël e këtij korrupsioni.

nesra ka huqin e keq qi vjen gjithmon neser

smiley

vje edhe pasneser pas i jave!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).