Sytë e tu një gjurmë

rreziku që tundojnë,

shpirt i pjekur episod,

udhëzues i kësaj ngjarjeje,

që shpalos mbërritjen

në strukturën e zemrës së fundit.

Sytë e tu saktësi e rrumbullakosur,

ftillim sigurie plot virtyt,

poezi e shpresës gjithmonë e etur,

kinetikë e pashterrshme veç për mua!

 

 

22 Komente

E dobet ....

e ngateruar m'u duk

 "ftillim sigurie plot virtyt" c'domethene?

po struktura e zemres se fundit?

ne poezi nuk ka cdomethene,po e kuptove mire,po nuk e kuptove do te thote qe poezia ka nivel te larte. 

cuditerisht, per here te pare, jam dakord me ty. smiley

 mos u cudit,cdo gje e ka nje here te pare.

...edhe te fundit.

 mire.

Kam njohur sy, o-ata sy

sa fort i desha-e di nje Zot,

Kish kaq magji dhe zjarr aty,

Sa shpirtin s`mund ta shkulnja dot.

           *  *  *

N`ate veshtrim te pakuptuar

Zbulohej jeta gjer ne fund

Kish kaq pasion te perveluar

Kaq pikellim sa s`ka kurrkund!

 

................................

F.I.Tjutcev

Vere e vjeter, spiritus, perzjere me mjalte e kanelle, e me arome toke smiley

smiley vetem me vere te vjeter shuhen  ca gjera smiley

Koha, vjen koha te behet koha, spiritus. smiley

 

Koha eshte mesuese, mjeke dhe mashtruese smiley

 

 

Gjithe te keqijat dhe te mirat te mbledhura ne nje vend. smiley

 

NETËS Kaq e shtrenjtë kurrë s'më je dukur,Ti vërtet nuk paske shëmbëllim!Ah, moj Neta, sytë e tu të bukurÇmendurisht i deshte miku im! Nëse këtë çast i ngrysur mbeta,Duke të vështruar ty kështu,Ti mos m'u çudit aspak, moj Neta,Më kujtuan mikun sytë e tu. Sa dëshirë do të kisha sonteT'ju vështroja bashkë që të dy:Vetëm ta dëgjoje të këndonteVargjet që me zjarr t'i thuri ty!

MALLI

Syri-i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon
Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxire krejt -
Do me lere me pahir
Syri-i bukur qe t'u mvrenjt.

E do mbetem pernjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbreteresha qe me çmend
Do me lere-a shpejt a von.

Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von,
Syri i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon.

Do me lere...A! po si -
Qofte-ahere-ose tani -
Do te qaj aq dashuri
Qe te humb me mall te ti?

L.Poradeci

Kush di ta sjelle ketu Gremina te Poradecit,ka nje jete qe nuk e kam rilexuar

.

Gremina

Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qete.
Ne shpirtin t'end ti mban
Nje faj per jete.

Nje dashuri me gas,
Sic fryri era,
E zure shpejt ne cas,
E le perhera.

U ngrove-ashtu sa mund,
As shume-as pake,
S'te ndriu perdrejt ne fund
E bardha flake:

Me ndriu e griu e shkriu
Ah mua zjarri!
U mvarresh un'i ziu
MI buze varri!

E nuk me dhemb aspak
Nje vdekje-e gjalle,
Ndaj qava lot me gjak,
Si ne perralle;

Ndaj hoqa rende-ashtu,
Gjer ne gremine,
Llaftaren qe me zu
Per dashurine;

Per dashurine-o Zot,
Qe shemb nje burre,
Qe s'e pat ndjere dot
Gruaja kurre;

Qe lind e ndritur krejt,
Bukuriplote!
Me driten drejt-per-drejt
Nga drita jote!

Qe qesh e qan e zjen,
E s'jep te qete,
E zjen e bren e shfren,
E s'vdes perjete.

..

Marjana qe ia recitonte atij gallofit, Gazmendit, dhe ky i fundit qe kujtoi se ia luajti... smiley

"Per dashurine-o Zot,
Qe shemb nje burre,
Qe s'e pat ndjere dot
Gruaja kurre;"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).