Lajmi dje ishte se TEC-i i Vlorës është konservuar të paktën edhe për 1 vit tjetër. Plani ka qenë se duhet të fillonte punë në maj të vitit 2009. Shkaku, por dhe pretendimi është se ka defekt në veprën e thithjes së ujit, si rrjedhojë e cilësisë së dobët të punës. Është edhe pretendim, pasi

edhe sikur TEC-i të kish kaluar provën e të ishte i gatshëm për të gëlltitur e digjte naftë sot, do dilte ndonjë vendimmarrës i përgjegjshëm, së pari për vete të tij, që të mos zbatonte urdhrin që mund t’i vinte me telefon “të ndizet TEC-i”. Do të ishte guxim i jashtëzakonshëm i tij që të digjte pa teklif paratë e taksapaguesve, qëkurse energjia që do prodhohej nga ndezja e TEC-it, siç është pranuar edhe nga vetë qeveria, është shumë më e shtrenjtë (të paktën 2 herë më e shtrenjtë) se çmimi i energjisë në tregun rajonal. Nuk po merremi në këtë shkrim me skenarin që TEC-i do digjte naftë dhe tymi i TEC-it do bënte masivisht të pakënaqur turistët përgjatë  gjithë plazheve të Vlorës e Orikumit. Drejtori i KESH-it, i cili deklaroi pak javë më parë se nuk
është planifikuar që TEC-i të prodhojë energji për vitin 2010, nuk e dinte se në këto provat e fundit do ndodhte defect i rëndë. Mosplanifikimi i gjenerimit të energjisë prej TEC-it të Vlorës ishte për shkak të panevojshmërisë së tij kushtëzuar nga blerjet me çmime shumë më të leverdishme në tregun rajonal. Po në vitin 2011 a do ndizet (nëse është gati teknikisht) TEC-i i Vlorës? Të gjitha shanset janë që jo. Kjo se përsëri raporti i çmimit të energjisë të tregut me atë të prodhuar nga TEC-i i Vlorës do të jetë përsëri i përafërt me të sotmin. Ky raport mund të ndryshojë disi vetëm nëse ndodh ndonjë aksident i jashtëzakonshëm në ndonjë central të madh diku në rajon.
Në vitin 2011 e në vazhdim, edhe linjat e interkonjeksionit të energjisë elektrike të Shqipërisë do jenë shumë më të mira se sot, kështu që mund të importohet lehtësisht sipas nevojave të vendit, ashtu siç edhe mund të eksportohet në periudha të caktuara nga burimet tona hidro me leverdishmëri të madhe.
Në mënyrë të moderuar, autori i një analize sipërfaqësore pardje në “Top Channel” shtronte pyetjen: “A duhej ndërtuar TEC-i i Vlorës”? Në fakt, tash është koha që pyetja të shtrohet: “Kush
është përgjegjës për dëmin e madh ekonomik prej 100 milionë euro e më tepër, të shkaktuar nga vendimi i gabuar për ndërtimin e TEC-it të Vlorës”? Për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje sot nuk mjafton aspak qëndrimi i opinionit publik apo I opozitës politike, por kërkohet qëndrimi i institucionit të prokurorisë. Disa pyetje që duan përgjigje janë: Pse u këmbëngul që të ndërtohej TEC në bregdetin turistik të Vlorës, duke prerë disa hektarë me pisha dhe duke okupuar një nga plazhet më të pastër e më të bukur të Adriatikut? Pse u vendos të ndërtohej TEC me gaz, kur nuk parashikohej që të kalonte tubacion gazi në Vlorë, por parashikohej dhe parashikohet në Korçë, Fier e Seman? Kur çmimi i naftës shkoi nga 25 USD në fazën e projektimit, në 150 USD para fillimit të ndërtimit të TEC-it, pse nuk u rishikua leverdishmëria ekonomike e veprës? A u shqyrtua nga qeveria raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë i vitit 2005, që e klasifikonte TEC-in e Vlorës me “probleme për mjedisin” dhe “ekonomikisht të paleverdisshëm” dhe cili është justifikimi? Po opinion i publikut të Vlorës, përfaqësuar nga Aleanca Qytetare për  Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, pse u injorua duke shkelur dhe konventën e Aahrusit? Kush dhe pse e hodhi poshtë projektin dhe fondin e aprovuar për rehabilitimin e TEC-it të Fierit të studiuar e përcaktuar si variant më të mirë se ai i ndërtimit të TEC-it të Vlorës qysh në vitin 2002? Dhe në
gjëra më specifike: A është e vërtetë që kompania që u zgjodh për ndërtimin e TEC-it pati ofertën për teknologji më të mirë siç pretendohet, nëse jo, pse? Sa të vërteta (sa të rreme) janë shifrat e faktet në studimet e fisibilitetit, vlerësimet e ndikimit në mjedis etj?
Më tej. TEC-i i Vlorës nuk është vetëm vendim i gabuar, por është një simbol i keqqeverisjes (autori kupton me keqqeverisje paaftësinë, veprimet korruptive të qeverisë ose të dyja së
bashku). Si mund ta interpretosh thënien e ish-ministrit të energjetikës, z. Ruli, që kur të vijë gazi në Fier ne do ta çojmë me tubacion në TEC-in e Vlorës? A nuk do ishte më mirë që TEC-i të bëhej në Fier, atje ku vjen gazi, gjë që po ky ministër e kish në dorë? A nuk është edhe më keq se keqqeverisje që të ndërtosh një vepër që ndot keqazi e pjell humbje në mes të një plazhi, siç është ky i Nartës tash i pushtuar nga TEC-i, duke u mohuar kështu mijëra qytetarëve e turistëve frekuentimin e këtij plazhi, nga më të mrekullueshmit plazhe ranore në Adriatik e njëherazi duke humbur miliona të ardhura neto të garantuara e qindra të punësuar nga biznesi i provuar i suksesshëm i turizmit që mund të lulëzonte aty? Secili mund të bëjë llogari se ç’mund të bëhej në një territor plazhi prej 140000 m2, duke llogaritur kështu vetëm hapësirën direkte
të rrethuar nga TEC-i. Është keq e mos më keq, keqqeverisje (qendrore dhe lokale) që fëmijët e qytetit bregdetar të Vlorës janë të mohuar të shijojnë detin, ose janë të detyruar të lahen në ujërat asnjëherë të pastra brenda qytetit (nga skela në Ujë të Ftohtë), pasi cektësinë e plazhit të madh, të pastër e të bukur të Nartës e ka bërë “shtëpi” të vetën TEC-I (për fëmijët: Bajlozi i Zi).
Një problem që klasifikohet si keqqeverisje është qëndrimi përulës apo i vasalitetit para institucioneve kredidhënëse shtetit shqiptar, sidomos para Bankës Botërore. Nuk ka dyshim që
Banka Botërore është pjesë e dështimit të veprës së TEC-it të Vlorës, në mos ka rol kryesor në këtë dështim. Hetimi që vetë Paneli i Inspektimit i Bankës bëri për TEC-in e Vlorës evidentoi një sere shkeljesh të pastra të politikave të vetë bankës. Edhe tani së fundmi Banka Botërore po vepron gabim, duke e ngecur problemin te ndërrimi i stafit të KESHit, apo te defekti i veprës së thithjes së ujit (World Bank; Report No: 55381-AL, June 23, 2010) e duke fshehur problemin
kryesor, atë të investimit të pafrytshëm. Kjo bën që qeveria shqiptare të vazhdojë të rritë borxhin e saj me shpenzime të tjera të konservimit, riparimit, ruajtjes, amortizimit etj. Dhe qeveria jo vetëm që nuk kundërshton qëndrimet e gabuara të bankës, por vazhdon t’i zbatojë me fanatizëm ato. TEC-i i Vlorës nuk mund të mos shihet si simbol i keqqeverisjes, qëkurse është një realitet që tashmë duket qartë si çiban në mes të bukurisë së Vlorës. Dhe ky simbol duhet zhdukur, se rrezikon që të shfaqet dhe me përmasa të stërmëdha, duke u kthyer në një të keqe
të pakthyeshme për vendin. E shohim këtë simbol të rrezatojë po në Vlorë me super-Parkun eolik në Karaburun, me super-portin e kontejnerëve dhe me industrinë e rëndë të projektuar ngjitur me qytetin. E shohim me fabrikat e çimentos që po rrafshojnë kodrat në Ultësirën Perëndimore të vendit, me TEC-in e Porto Romanos etj. Një veprim i mençur i qeverisë për të
rikuperuar jo pak në këtë mesele me TEC të Vlorës është çmontimi i tij, paketimi dhe transferimi i tij në zonën naftë e gazmbajtëse të vendit, apo pranë terminalit të mirëpritur të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline në Seman të Fierit. Pranë burimit të energjisë, të gjitha gjasat janë që kostoja e prodhimit të energjisë elektrike prej tij të ulet ndjeshëm dhe të përmirësohen parametrat ekonomikë. Vlora e ka vjellë keqaz atë TEC që sa u ngjiz. Ai TEC ka lindur çyryk aty dhe nuk bëhet në atë vend. Njëherazi Vlora dhe gjithë Shqipëria me zhvendosjen e TEC-it fitojnë 3 km më shumë plazh ranor nga më të bukurit në Adriatik. Fitojnë dhe dinjitet.

19 Komente

 Per TEC,TEC qendron si nje fanar ndricues dhe me rrezatimin e tij eshte bere nje simbol qe i rrin si cekan armiqeve tane te jashtem dhe te brendshem,dhe te plasin socialistet qe ne,dmth Qeveria e mban si rezerve ne prodhimin e e nergjise elektrike,dhe nuk e len te konsumohet.kaq kisha per TEC in.

Danke

Tec i Vlorës është konservuar të paktën

ku e kane konservuar? ke fabrika e konservave Ernest Telman? smiley

pupu, ku fillon fjalia e pare kodra pas bregut, mendo vazhdimin...

keshtu thuhet, s'ja ka fut kot Lavdoshi.

 Oh dicka interesante.

........... Floriri i vogel na ka sjelle dhe emrat e dumdumisteve te ndermarrjes qe sperkasin me helm te mbjellat,dhe sipas tije pese prej ketyre jane me biografi te keqe dhe helmi ne duart e te deklasuareve eshte nje kercenim dhe bie ndesh me vijen e Partise...........

Si mund ta interpretosh thënien e ish-ministrit të energjetikës, z. Ruli, që kur të vijë gazi në Fier ne do ta çojmë me tubacion në TEC-in e Vlorës?

Po Ruli eshte qe i kohes se yhyyyyyy... Dhe ne ate kohe Lushnjaret thonin : A po nuk e zume Ceken ne Berat smiley

Vlonjatet duhet ta shikojne cdo vendim te Qeverise kur drejton MALOKU jo vetem me Dyshim . Nuk ka asnje objektiv pervec Hakmarrjes  per ngjarjet e 97 ku Vlonjatet qene kryesore per rrezimin e monstres nga kali . Vlonjatet duhet ta "minojne " rrugen e Berishes per te penetruar ne Vlore qe ne Uren e Mifolit , me anetaret me te denje Vlonjate te Partise Demokratike. Te jene te bindur Plotesisht e pa asnje Ekuivok , cdo vendim e veprim i tij i adresuar per te ardhmene e Vlores eshte "thike pas shpine " ne dem te saj .

Qofte kushdo qofte Ferruni , artikuj me te argumentuar e me Logjike rralle se ka botuar njeri qe prej viteve 92 . Dhe cuditerisht ka ndodhur sic ka paralajmeruar ai .

tani Idrizo, ky shume gjona i ka thone fiks, po ka dhe pjese ku ja ka fut si kau peles, si psh:

 Një veprim i mençur i qeverisë për tërikuperuar jo pak në këtë mesele me TEC të Vlorës është çmontimi i tij, paketimi dhe transferimi i tij në zonën naftë e gazmbajtëse të vendit, apo pranë terminalit të mirëpritur të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline në Seman të Fierit.

 

Swedo, thuhet se sapo u arrit:

  

A e ka marrë vesh qeverriu? smiley

 ja zhysin dhe kta smiley

John Blackburn "Solar and Nuclear Costs — The Historic Crossover"

Dakord swed1 , po na ketu nuk mbajme pergjegjesi per veprimet e fencura te Qeverise . Ca me pak per propozimet e Lavdoshit smiley

Na entuziasmohemi me "largepamesine " e Qeveritareve per tu bere superfuqi energjitike ne Ballkan , Rajon e me Gjere , sipas teorive te te bijve te faqegjeres qe na udheheqin sot . Dhe Lavdoshi , me thone te drejten ka qene si nje "skaner " i pasojave te ketyre vendimeve me kahje te marresh dhe super te korruptuarish.

 ka nje kosto cmontimi e montimi diku tjeter, po ja vlen se cbllokohet 3 km plazh. une jam i sigurt se qeveria fiton pik po te thote "na fal o popull ja futem kot me kete tec ne mes te plazhit".

Jo zoti Lavdosh Tec i Vlorës nuk është  simbol i keqqeverisjes  ka shumë gjëra dhe vlera më të mëdha që mund të jenë  simbol i keqqeverisjeve .Tec i Vlorës është :

së pari simbol i papërgjeshmërisë së pushtetarëve tanë :

2- simbol i korrupsionit dhe papërgjeshmërisë së BB;

3-simbol i servilizmit dhe nështrimit të pushtetarëve e politikanëve tanë ndaj ndërkombëtarëtarëve;

4-simbol i madh i mungesës së dashurisë për Shqipërinë dhe shqiptarët i pushtetarëve dhe politikanëve tanë;

5- Simbol i tifozërisë dhe militantizmit pa kriter të  shqiptarëve që përfaqsohet në kë tê rast nga të gjithë dumdumët;

6-është simbol i mosfunksionimit të demokracisë si dhe votës referendare;

7-është simbol i papjekurisë sonë politike e shoqërore por dhe atdhedashëse deri sa vazhdojmë të besojmë se atdhedashuria shprehet duke sharë grekun e serbin dhe jo duke mbrojtu pyjet dhe pasuritë e tjera natyrore që zoti na ka fal por që si meritojmë  se s'duam tja dimë për to.

-së fundmi  është simbol i moskokçarjes legjendare shqiptare për vendin dhe të ardhmen e tij  me "ç'më duhet mua"  "kush na pyet " "larg bythës sime "etj  

FLM kush e lexon dhe shumë flm kush e mirëkupton.

 

prizrenzaranika ka plotesisht te drejte. eshte sshue me teper se ceshte shkruar ne kete artikull.

grafiku i rudetes: qeveriu e ka marre vesh por pret qe ti dali fundi, dmth te vij 2015, eh!

TEC-i ka nje argument pro, dhe disa kunder. Argumenti por tij eshte fakti se me kete veper Shqiperia mese se fundi do te thyente dependencen qe kishte nga enegjia e prodhuar prej burimeve hidrike duke evituar nje krize si ne dimrin 2005 apo veren 2007 sa per te permendur. Por te ndriturit qe na drejtojne harruan qe ksihte dhe argumenta kunder. E para eshte nje veper ekstra e kushtueshme qe akoma nuk eshte vene ne pune. Se dyti, reparimi i defektit  te sistemit ftohes do te thote qe me teper para do te pompohen ne kete veper duke sjelle rrjedhimisht edhe rritjen e kostos per energjine e prodhuar. Se treti, ky TEC do te prodhoje energji qe parashikohet te kushtoje 2x me shume sesa ajo qe paguajme sot (te shketet ne kur te mendojme per faturen e OSSH). Se katerti, shkuan e rrafshuan nje pyll te tere, qe megjithese ndodhej ne nej zone te ndotur e jo te pershtatshme per turizem mbronte qytetin e Vlores nga ererat dhe paraqiste nje forme ekosistemi. Rezulatit = Harxhim total ne nje investim pa shume mend.

Argumenti por tij eshte fakti se me kete veper Shqiperia mese se fundi do te thyente dependencen qe kishte nga enegjia e prodhuar prej burimeve hidrike duke evituar nje krize si ne dimrin 2005 apo veren 2007 sa per te permendur.

Varesine.

 

Te lutem.

E mo mire, gabime qe ndodhin smiley.

As nuk diskutohet. Thjesht duhet te fillojme te korrigjojme njeri-tjetrin sa s'eshte ende vone. Ndjehu i lire te me korrigjosh edhe mua.

Pershendetje. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).