Zululand

Nuk më qëllon shpesh të zgjohem herët në mëngjes, ngaqë prej vitesh i kam imponuar vetes një regjim të ndryshëm nga ai i herakëve: fle vonë, e zgjohem vonë. Por dje m’u desh ta prish këtë regjim. E tok me magjinë e ditës bash në momentin që ajo po fekste, zbulova dhe diçka tjetër. Tirana është një qytet fare pa jetë në orët e para të mëngjesit. Në orën 05:00? Në orën 06:00? Hm, më keq akoma. Edhe në orën 07:00, pothuaj e tërë Tirana është ende në gjumë.

Doni një pamje të Tiranës në agim? Po ju tregoj atë që pashë dje midis orës 06:00-07:00. Në rrugë kish shumë pak makina. Madje, m’u duk se më shumë pashë njerëz që u grahnin biçikletave, sesa makinave. Stacionet e autobusëve mbi Komunën e Parisit ishin pa njerëz, ndërsa prapa xhamave të dritareve të autobusëve urbanë të faniteshin veç dy-tri fytyra të përgjumura. Nuk më kish ndodhur të shihja ndonjëherë autobusë pothuaj të boshatisur nëpër rrugët e Tiranës; ishte një pamje surreale.
Nëpër trotuare kishte tek-tuk njerëz që bënin hiking me qenin e tyre, por më shumë kish qen që bënin “hiking” për hesap të tyre. Veç në orët e para të mëngjesit mund të kuptosh se sa shumë qen pa zot ka Tirana. Në atë orë të ditës janë gjithashtu të përgjumur, e syri t’i sheh rëndom rrotull kazanëve të plehrave, tok me ca njerëz, të cilët zhyten me kokë brenda këtyre kazanëve për të nxjerrë prej andej hedhurina ushqimore, që për ta kanë vlerën e një malli luksoz, dhe kanoçe birrash e coca-cola-sh. Asnjëherë s’e kam marrë vesh se ç’bëjnë me ato kanoçe.

Kafenetë e hapura në orën 06:30 janë të rralla. Dhe në shumicën e tyre sheh që janë duke pastruar çfarë është ndotur një natë më parë, gjë që të bën të mendosh se sapo e kanë vënë të nxehet makinën e ekspresit. Në njërën prej tyre u futa dje. Kafja donte një copë herë të bëhej, e ndërkohë i dhashë karar të dilja për të blerë gazetat, me idenë për t’u kthyer pas ca minutash. Kioskat aty pranë, ku unë zakonisht blej gazetat, ishin të mbyllura. I hipa sërish makinës, dhe e mbajta frymën te kioska e kryqëzimit të rrugës së presidencës me rrugën e gjimnazit “Petro Nini”. Shitësi po zbërthente me përtaci dengjet e freskëta me gazeta, dhe të ngjante se, po të kish mundësi, do t’ia fuste gjumit mú aty, mbi tezgën prej dërrase. Dhe gjumi do ta merrte lehtë-lehtë, jo vetëm sepse nuk ish ngopur me të, por edhe sepse aty rrotull ishte qetë. Ora ishte 07:00, dhe Tirana flinte akoma. Nuk mund të gjesh në botë një metropol kaq të ngeshëm, e të përgjumur. Sigurisht, nuk mund të presësh që Tirana të jetë si New York-u i Sinatra-s, që “doesn’t sleep”. Por afërmendsh, një metropol që mezi zgjohet nuk është shenjë e mirë.

Dhe kjo s’ka lidhje me sezonin e pushimeve. Tirana është gjithmonë e shkretë në orët e para të ditës.
 

56 Komente

Lajmeroni shtypin, u zgjua Muci smiley

P.S. Ideja eshte interesante, por menyra si e ka trajtuar e zhvendos krejtesisht vemendjen e lexuesit.

Se pari, pergezime autorit per faktin se ka shkruajtur shume sintetikisht. Kjo nuk do te thote se jam dakord me te.

Mjafton te konsiderosh kete fakt. Ne fillim shkruan:

Nuk më qëllon shpesh të zgjohem herët në mëngjes, ngaqë prej vitesh i kam imponuar vetes një regjim të ndryshëm nga ai i herakëve: fle vonë, e zgjohem vonë.

Pastaj:

Dhe kjo s’ka lidhje me sezonin e pushimeve. Tirana është gjithmonë e shkretë në orët e para të ditës.
 

Duke e bazuar ne nje nga ato te pakta dite qe eshte zgjuar ne orar dhe mbi bazen e vezhgimeve qe ka bere, pikerisht ne kete dite, ka arritur ne konkluzione pergjithesuese.

 

Nuk e di eksperiencen e tij, por persa me perket, duke qene se jetoj midis dy qytetesh, ne Milano, qyteti i sherbimeve e i prodhimit dhe ne Tirane, mund te siguroj qe Tirana zgjohet shume, (por shume) me heret se Milano.

Kjo eshte nje nga gjerat qe me bente me teper pershtypje kur kthehesha heret e para ne Tirane. Shikoja lloj-lloj njerezish (nga lypesa e deri tek zyrtare) qe leviznin ne pike te mengjesit, duke filluar nga ora 6-6.30.

Pastaj, sdq. ti nuk mund te marresh nje perjashtim nga rregulli (sic eshte muaji i gushtit, ku gjysma e Tiranes eshte me pushime) dhe ta besh rregull.

Te lutem...

E ftoj autorin te vije te shkruaj nje reportazh edhe per mengjeset e Milanos se gushtit. Eshte i mirepritur ne shtepine time mqs. e kam edhe bosh sepse kane ikur qe te gjithe.

 Muc, rri e ri e shkruj naji trapllik. Por keto te sezonit te veres i ke te vecanta. Prej vetmise mbase.

Hik e gjej ndonje dhome nga deti e lage pak, se mbae te del edhe gjumi heret e ben edhe ndonje vrap per te ule peshen.

Xhibiiiiii...  e pruna kokën smiley

 

U çova n’mjes>>

Mora abdes>>

Serbes-serbes>>

Piva i ekspres>>

> >

Vesha galloshet>>

Dola herët>>

Ku janë bukuroshet?>>

Ku janë berberët?>>

> >

Sahati i madh>>

Nuk lëviz nga shtata>>

Punetori tremb mizat>>

Mbeshtet tek lopata>>

> >

Hajt thashë me vete>>

Po kryj do adete>>

Tek partizani X>>

Gjith halja për vete>>

> >

Kurseva ujët fjollë

Lumienët e dritës>>

Ta marrësh hollë-hollë>>

I bona m... ditës.>>

 

Vesha galloshet

Dola herët

Ku janë bukuroshet?

Ku janë berberët?

 

Rruget jane te shkreta

S'ka tanga, as palaceta

Ka vec disidente te pakuptuar

Lesh pa prere, mjeker-pa-shkumezuar

A di njeri se ceshte ky haikingu ne trotuare?

tip tekerizi smiley.  (Se akoma po qesh me mrrokllen per ate fjale).

Po mire qe ecet lart e me lart trotuarve, nuk thua smiley.

sindrome gjimnazi, kur befasoshej nga "stili nazik" i Dimrit te vetmise se madhe, enderronte te shkruante nje dite si Ismaili per rrugen e Dibres, ose dhe me vone xhanem, per Tverskoj Bulvar, dhe kur hap syte shikon qe ne qytetin (prapeseprape shume te dashur) me 4999 banore, e fundit gje lidhese me durnjane sapo iku: autobusi i Mamos se Beratit.

 

Une vetem nje qytet di qe ka jete mirefilli ne 4 te mengjesit: Las Vegas.

Ai "qyteti qe kurre nuk fle", sipas Sinatres, eshte nje mit urban. Rruget e Manhattanit e bejne gjumin e nates per shtate pale qejfe.

S'ka mundesi, e ke gabim. Si mund t'a dish ti me mire (qe jeton atje) se z. Nano qe ka shetitur TE GJITHA qytetet e botes? "Nuk mund të gjesh në botë një metropol kaq të ngeshëm, e të përgjumur."

I am loling and rotfling me këtë shkrimin e Nanos.

 

gjithe kjo eshte shume e mjere dhe simptomatike. Nuk e kam me Mucin ne person. Gjithe te tjerat duke qene te barabarta (ceteris paribus), une Mucin do e nderoja me shume se eshte nga Skrapari. E kush eshte sheruar plotesisht nga krahinarizmi, qe te jem une!

Ama, te kerkosh nga Tirana qiqra ne hell, dhe kjo jo nga dikush qe nuk ka pare tjeter gje ne jete te tij, vec Atlantic City dhe Vegas, pra nje lloj Mel Gibsoni tek "What women want", kjo me se pari eshte e mjere. Se dyti, majmunizem.

Jeta e nates organizohet; dhe kjo ndodh ne shume vende (psh s'do harroj Santa Monican); ama jete nate nuk do te thote jete e ores 4 te sabahut neper rruge. Ka vende te posacme ajo pune. Te mbyllura. Cfare i hedhin ujit atje te ne, mor aman!

Nuk më qëllon shpesh të zgjohem herët në mëngjes, ngaqë prej vitesh i kam imponuar vetes një regjim të ndryshëm nga ai i herakëve: fle vonë, e zgjohem vonë. Por dje m’u desh ta prish këtë regjim. E tok me magjinë e ditës bash në momentin që ajo po fekste, zbulova dhe diçka tjetër. Tirana është një qytet fare pa jetë në orët e para të mëngjesit. Në orën 05:00? Në orën 06:00? Hm, më keq akoma. Edhe në orën 07:00, pothuaj e tërë Tirana është ende në gjumë.

hajde merru vesh me kete, po deshe. ky, sic e pohon vete, zgjuhet vone. kur i do qejfi medemek.   por ankohet, (bile ne njefare menyre te ''jep leksion''), per qytetaret e Tiranes se ata u zgjuakerkan vone nga gjumi.smiley

po do zgjuhen or ''hinterland corovode'', kur tu doje qejfi atyre, do zgjuhen. . pse do te japin llogari ty keshtu?  ti u jep llogari atyre?

kur s'ke ndonje gje interesante per te shkruar, mos shkruaj brockulla atehere. me mire fli dhe nja ca ore tre tjera, them une.

 

Asnjëherë s’e kam marrë vesh se ç’bëjnë me ato kanoçe.

 

e masakrum Mucin e shkrete po ndonjoni duhet t'i thote qe ato kanocet jane prej alumini dhe qe alumini nuk rritet ne peme

 si nuk u rritkan ne peme ... mos keqinformo

 

 

p.s. kam ende respekt per M. Nanon por me kete artikull te ben te mendosh se jeton brenda nje flluske.

  Nje mengjeze ore

c`dola pagdhire,

hade hajde..

bilbiloooooo!

O bilbilo, o te lumte goja ore ..

 c`me gezovee,..

..mos kendo ore,

kenge te tjera bilbilo!

 

 

 Si gjithmone ky Mucua flet pa lidhje,se kush qytet ka gjalleri ne 5 te mjesit vetem ky e di,apo ca i biem kot ne qafe ai deri ne Kavaje ka qene,tek cinglat.

Nuk më qëllon shpesh të zgjohem herët në mëngjes, ngaqë prej vitesh i kam imponuar vetes një regjim të ndryshëm nga ai i herakëve: fle vonë, e zgjohem vonë.

Nga nje poezi e W. Stafford:

If you are oppressed, wake up about four in the morning and most places you can usually be free some of the time if you wake up before other people. 

Sigurisht, nuk mund të presësh që Tirana të jetë si New York-u i Sinatra-s, që “doesn’t sleep”. Por afërmendsh, një metropol që mezi zgjohet nuk është shenjë e mirë.

jo Muco, jo.  hic e mire.

''c'paske gjithe kete rruge te gjate per te bere...........''.smiley

Shkrim i nje somnanbuli snob ...

--------

'Nëpër trotuare kishte tek-tuk njerëz që bënin hiking me qenin....

Muci nuk e di kuptimin e fjales 'hiking'

Fshatar injorant qe perdor fjale te huaja per tu treguar te tjereve qe eshte i lexuar....

 

Tani qenkan te gjithe me fat ketu te peshku, se u zgjokan vone dhe ne gjithe qytetet ku jane. Ketu te une, perdite te pakten kur dal ne 6:45 per te shkuar ne gym para se te shkoj ne pune, njerez ka plot sidomos neper kafe e mengjesore (jo te ulur, po duke marre 'drogen' e dites kafe- bagel-donut-muffin-croissant dhe ike te makina), edhe levizje e makina ka, dhe c'jane autostrada fillojne te bubrrojne. Aty nga ora 7:00 ka levizje tamam, megjithese nuk ka filluar akoma 'rush hour'. Por aty nga 7:30 rreth e rrotull qytetit, ka gjithmone traffic jam...

Tani ky kete punen e Tiranes...e pelqen apo nuk e pelqen? Dhe pse? Se si shkrim pergjumesh m'u duk...

Sigurisht, nuk mund të presësh që Tirana të jetë si New York-u i Sinatra-s, që “doesn’t sleep”. 

Lexuesit, ama, s'i duhen dhënë shuplaka me fjali kaq të palexueshme. 

Vej bast qe Mustafa Nano ka lindur andej nga gjysma e dyte e viteve 60-te, fillimi i 70-es. Kam vene re qe ky brez ka krijuar nje lloj miti (te bazuar mbi stereotipe, filma, pop-kulture, fantazi, TV) per gjithcka qe eshte "e jashtme" qe s'ka burre nene me ja heq nga koka.

Prandaj une do te keshilloja qe te merrej me dashamiresi ky shkrim dhe te mos hakerreshim shume ndaj autorit. Ai i shkruan me naivitet keto mendime. As vete s'e kupton se cfare figure ben perpara te tjereve. Une do ta vleresoja per sinqeritetin e tij. Seriozisht.

Sic tha edhe emigranti me siper...

gjithe kjo eshte shume e mjere dhe simptomatike.

Por nqs. Nano s'do t'i kishte shkruajtur keto, ne nuk do te mund te benim nje pohim te tille. Ndoshta disa irritohen nga fjalet e Nanos, sepse edhe ata njehere e nje kohe mund ta kene menduar si Nano. Nje supozim i imi ky.

Mesa di une Muci eshte rreth te 50 -tave, i pamartuar.  smiley

2010-50=1960 Nqs eshte "rreth te 50-ve" pra andej nga 45-ci, i bie te kete lindur nga 1965-a.

Rreth te 50-tave do te thote 49, 50, apo 51 vjec. Pra fund vitet 50-te fillim vitet 60-te.

Mbaj mend, kur u diskutua per ate librin qe Nano botoi para disa muajsh, kur ra regjimi ai ishte diku tek te 20-at (ja edhe 25), keshtu qe nuk jam i sigurt me kete "rreth te 50-ave".

Megjithate nuk jam i sigurt edhe me llogarite e mija.

 

Nuk e di, por besoj se ka lindur pikerisht nga mesi i 60-es sepse mban ere "katnari" (dhe nuk ka te beje me origjinen), por pikerisht me keta te lindurit ne ato vite. Shiko pershembull edhe Blendi Fevziun (qe ne mos gabohem ne ato vite ka lindur) qe edhe pse vjen me duket nga nje familje e pasur dhe eshte aktualisht ne gjendje te mire, prape ere katnari mban.

Eshte si nje lloj stampe... nuk e di nese me kupton cfare dua te them.

Pa ofendim. Me gjithe respektin per kete brez.

Rrezik ata jane vete te ndergjegjshem per kete.

Olso, qe Muci te mbaje ere katnari eshte mese normale,pasi ka lindur e ritur ne Corovode,nje miniqytet ne provincen e Skraparit. Megjithate,ai tashme eshte plotesisht nje qytetar i devotshem dhe me nje integritet moral mjaft cilesor. Sa per Fevziun, i cili duhet te jete rreth 7-8 vjet me i ri se Muci kam frike sekandodhur fenomeni i kundert. Pra ka lindur dhe eshte rritur qytetar tirone, por filloj te katnarizohet qekur tironcit ngelen ne minorance nga dyndjet barbare. Per fat te keq si puna e ketij te fundit jane bo shume.

Olso, qe Muci te mbaje ere katnari eshte mese normale,pasi ka lindur e ritur ne Corovode,nje miniqytet ne provincen e Skraparit.

E shkruajta edhe me siper qe nuk e kisha fjalen per origjinen dhe as nuk dua te vej ne dyshim integritetin moral te Nanos.

Po flas per dicka krejt tjeter. Per nje lloj "vule" qofte ne pamje, qofte ne botkuptim qe keta te lindurit ne vitet 60-te kane.

E kuptoj qe eshte dicka e veshtire per t'u shpjeguar. Nqs. nuk e ke ndjere vete, nuk di si te ta shpjegoj. Nuke shte dicka e bazur mbi vezhgime shkencore. Eshte nje lloj spekullimi.

Per mua, te lindurit ne vitet 60-te jane produktet njerezore tipike te regjimit.

Ah, ste ndihmoj dot, pasi nuk mundem ti fus te gjithe ne nje kallep. Po ti sa vjec je?

smiley

Me fal, se mos te kam sha padashje!

Nuk ta them moshen se kam frike se mos me shash edhe ti. smiley

 

Por sigurisht qe nuk jam aq sa Muci, prandaj kam edhe luksin qe te bej spekullime mbi brezin e atyre si Muci.

Sdq. duhet thene se cdo brez ka karakteristikat e veta edhe pse une e pranoj qe persa i perket asaj qe po diskutojme, jam duke pergjithesuar.

Kisha degjuar per injorante qe paragjykojne njerezit  pse jane nga fshati, ose nga nje zone e caktuar apo me ngjyre lekure te caktuar apo me orientime seksuale te caktuar apo me fe te caktuar.

Por te tille qe te paragjykojne njerezit pse jane  te moshes midis 40 dhe 50 biles s'ka problem te jene 49 ose 50 ose 51, biles as 41 ose 42.

Qe te paragjykosh njerez nga qe jane te moshes 45 vjec, kete s'e kisha degjuar ndonjehere.

Ky eshte etaloni i injorantit.

Ja edhe nje tjeter person qe ja hedh fajin peshkut kur s'i pelqen cfare lexon.

Po te mos ishte peshku, kujt do t'ja hidhje fajin?! Ngjales? smiley

 

Piksepari, une nuk shava njeri. Piksedyti, nuk eshte faji im nese ti nuk je i informuar qe njerezit mund te kasifikohen edhe sipas brezave.

 

Fundja, shprehjen "brez i djegur" nuk e shpika une. smiley

Ja dhe nje tjeter person qe ia hedh fajin atyre qe shpikin shprehjen 'brez i djegur'

 

Po sikur te mos ishte shpikur ajo shprehja nga ndonje tjeter, ca do thoje ti, qe eshte 'brez i pjekur'.

 

Pikespari, une nuk ia hodha fajin peshkut, as ngjales. Pikesedyti, nuk eshte faji im qe ti gelltit diku nje corbe te prishur dhe e vjell gjithe jeten.

 

Fundja, kete shprehjen nuk e shpika une - ka qene tek ai filmi i realizmit socialist.

po ik ore muci , pale se ku je sjell rrotull e pale eshte gusht dhe gjithe njerezia me pushime.

Si more flika tirana ne 7 ?

Ne 7 ke lagjja ime kane hapur  90% e dyqaneve, kafenete as nuk diskutohet. Heren e fundit, mu desh me shku ne nje dyqan lulesh per nje porosi mengjesi heret, dhe ne 7.30 ai  robi e kish cel dyqanin dhe po e perfundonte buqeten e pare qe ja kishin porositur. Supermarketi i lagjes ne 7 eshte ne funksion te plote. Bari poshte pallatit tim eshte 24H.

Por ta leme oren 7, ku eshte absolutisht e hapur cdo gje, me ka qelluar te dal dhe pak pas ores 6 dhe ka goxha gjalleri, dhe flas per njerez qe kryejne pune, se kshu per qejf dil ke liqeni dhe shif gjysmen e tiranes duke vrapu  ne ate ore.

Tani normal qe nuk punojne te gjithe ne fabrike qe te cohen ne 5 , te mbeshtjellin buken me gazete dhe te takohen ke autobusi. Tirana ka nga te gjitha sojet, ka dhe plot gjumashe, perfshire mua smiley

 Po e kryqezoni Mucin e? Po sa seriozisht e merni ateshkrim! Po dhe ai nga merzitja e ka bere, i doli gjumi heret dhe beri nje fotoshkrim,kaq.Sdo mend qe populli nuk do te edukohet me shkrimet e Mucit, nje shkrim ashtu sa per tu konsumuar si sandwich!.. une per vete kam respekt per Mucin eshte interesant!

Nje nga vecorite dhe kenaqesite e TIRANES ka qene shetitja ne oret e para te mengjesit neper aromen e blireve dhe mimozave .

Eh , thuaj i nerumi Artian ....tani duhet te pershtaten robt me aromen e te dhjerave te qenve ose te permjerat e militanteve si dhe " kengen " e muezineve ose psallmet e Janos  dhe te zgjohen nen zhurmat e sirenave qe lajmerojne se Mullahu doli ne pune , gjithsesi pas ores dhjete smiley

Kohe dhe zakone  .....

xake, ajo lana era mut ka pas ron qysh n`7 te mnjesit qekur e mbaj mend une mgjte eres te keqe qe binte te parku rinia mas viteve `90 nuk ja merr asnji lloj ere e keqe

Shiko, mbante nje ere me te mire muti ne ate kohe.

Ushqimi ishte i paket dhe i ashtequajtur (sot) "Bio"... Beji vete llogarite!

Vinin ere vertete pemet athere, sot ka peme dhe svije ere fare, te mbyt era e lanes .. smiley

te nerum. keto ankesat per pastertine dhe mirembjtjen e qytetit, beni mire tja drejtoni bashkise se Tiranes. 

jo per gje, po keto pune jane nen kompetencat e zotit Shazivar, me duket.smiley

Interesant ! Megjithse rastësisht Muçi paska vêzhgu veç 1x dhe fap shkrimin për zuzulandin.Po unë po them se qenka shenjë e mirë që Tirana flika në mëngjes  edhe pas orës 7 ... paska shpresa Zuzulandi ! Flm Muçi (për aq sa vlen përgjithsimi i një rasti) !

kontradikte `muciane`

Por dje m’u desh ta prish këtë regjim. E tok me magjinë e ditës bash në momentin që ajo po fekste, zbulova dhe diçka tjetër. Tirana është një qytet fare pa jetë në orët e para të mëngjesit

 dmth dje ka bo ket zbulim. Pastaj ne fund thote:

Dhe kjo s’ka lidhje me sezonin e pushimeve. Tirana është gjithmonë e shkretë në orët e para të ditës.

dmth del qe e paska dit, qe e gjithe kjo pacavurja ishte e sa me dal te ajo qe desh me thon...

Mustafai sic duket ka nje kontrate qe duhet te shkruaje nje shkrim ne x dite (si puna e "kolonave" ne gazetat e Amerikes) edhe s'ka pas me cfare t'a mbushi tjeter, hajde t'i fusim dicka, cfaredo qofte, vec te jete negative.

Cuditem qe s'ka thene njeri deri tani (perfshire z. Nano) qe fajin per moszgjimin e Tiranes ne 7 e ka qeveria smiley

pash zotin gjembo; pse merr honorar per ket Muci?

Une s'ja shof "borderone" (eh cfare fjale e lashte) por keshtu me hamendje e kisha (prit t'i fus edhe kete smiley )

Ndoshta ka qene duke fjetur akoma edhe e ka pare ne enderr sikur eshte zgjuar e sikur ka dale xhiro neper nje qytet te shkrete. Thote vete qe pamja i dukej surreale.

Lere, lere se i kishin marre fytyren Mucit faqe gjithe botes. Ja se cfare i shkruan njeri duke ju pergjigjur Mucit per nje shkrim te tij: "...Kur jetoje në Skrapar, edhe pantallonat xhins që ti i vishje në atë kohë- më thoshte një mik i yti -i bëje me thasët e ambalazhit që vinin nga importi. Por nejse, atëherë kështu ishte koha dhe ekonomia, edhe për ne që rronim në mes të Tiranës.
Përfundimisht, po të them se ke nevojë të thellohesh, e të vish në Tiranë, të vish e të shohësh institucionet që janë në dorë të shqiptarëve."

!!!

thot:

por kimetin ja kon dit,

s'vu tirona per ashik,

je tiron me halle shum

kot tiron emrin s'ta vun...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).