Truprojat nuk do t’u përkasin vetëm politikanëve. Kushdo që e ndjen të domosdoshme të ketë në krahun e tij një person që i mbron jetën, mund të paguajë një njeri të licensuar ligjërisht si truprojë. 

Në policinë e Tiranës, vetëm për këte vit janë rritur ndjeshëm kërkesat e shoqërive të ruajtjes fizike për shtetas të cilët kanë marrë licensën e truprojës.

Në total 60 persona kanë marrë në këtë zyrë këtë licensë, pjesa më e madhe e të cilëve mbrojnë biznesmenë të fuqishëm apo persona të njohur.

“Janë rreth 60 persona që kanë aplikuar dhe kanë marrë licensën për të qenë truproje. Këta persona duhet të jenë të kategorizuar në disa nivele dhe në momentin që një subjekt ose person e ka të nevojshme të ketë siguri më të madhe, me shoqëri që kanë këtë kategori lidh një marrëveshje”, deklaron shefi i zyrës, Oltion Ismaili.

Në të njëjtën zyrë merren licensat edhe për t’u bërë polic privat. Vetëm për Tiranën numërohen 2400 policë privatë që shërbejnë për ruajtjen e qendrave të biznesit, bankave, ministrive, të ndërmarrjeve shtetërore dhe më se fundi është krijuar edhe polici private në mbështetjen e aksioneve për ndërprerjen e energjisë elektrike të debitorëve ndaj shtetit.

“Ka subjekte që nuk mund të mbrohen gjithmonë nga policia e shtetit dhe për këtë arsye janë krijuar shërbime private që kanë marrë licensë nga policia”, saktëson Ismaili.

Por nuk është aspak e lehtë të kesh një shërbim të ruajtjes së sigurisë fizike apo polici private.

Ndër kushtet që drejtuesi teknik i saj duhet të plotësojë është fakti që duhet të ketë punuar mbi shtatë vjet në polici dhe ushtri, por të mos ketë më asnjë lidhje me këto struktura.

Ndërsa polici privat duhet së pari të jetë nën 65 vjec, me arsim të mesëm, i padënuar më parë, të ketë nje raport mjekësor dhe psikologjik dhe në fund të kalojë një testim të policisë së Tiranës prej 50 pyetjesh.

28 Komente

"Por nuk është aspak e lehtë të kesh një shërbim të ruajtjes së sigurisë fizike apo polici private."

~

"Ndërsa polici privat duhet së pari të jetë nën 65 vjec, me arsim të mesëm, i padënuar më parë, të ketë nje raport mjekësor dhe psikologjik dhe në fund të kalojë një testim të policisë së Tiranës prej 50 pyetjesh."

 

 

Keta te policise kane degjuar gje per ShRSF-te e shumta ne Tirane apo ato s'quhen "truproja" sipas tyre?

"magari" sikur te qene si ky ne foto smiley

Do te doja te pershendesja PF-ne me kete temen.

Truprojat nuk do t’u përkasin vetëm politikanëve. Kushdo që e ndjen të domosdoshme të ketë në krahun e tij një person që i mbron jetën, mund të paguajë një njeri të licensuar ligjërisht si truprojë. 

 

Ndërsa polici privat duhet së pari të jetë nën 65 vjec, me arsim të mesëm, i padënuar më parë, të ketë nje raport mjekësor dhe psikologjik dhe në fund të kalojë një testim të policisë së Tiranës prej 50 pyetjesh.

kot per kuriozitet.  e di njeri kete pyetesorin?!

Flo , ai eshte Hoxha dhe eshte me i bukur se ne foto smiley

Ka pas qene nje perpjekje qe ne vitet 2000 per tu Lidhur me nje shoqni Hungaro-Amerikane , po nuk dha rezultat per mungese Legjislacioni . Eshte shume e veshtire te ndash kufirin e cilesine e perdorjes se forces fizike ose masave shtrenguese ne ruajtje te individit qe nuk mbrohet nga truproje shteterore , dhe per ti pasqyruar ato masa efektive ne Ligj. Sidomos kjo lidhur me periudhen qe kalon vendi te ciles i shtohet reziku "badiguardist" sipas te vetmes menyre drejtimi e ruajtjeje qe njeh Qevoria .

Ju z. Belul e kini dhe me kenge qe nuk pyesni kur "mplekseni" . Emri Juaj i nderuar e ka te marrme Licensen smiley

idriz nuk  e kisha per bukurine se sa per rregullsine e paraqitjes: kostumi, floket etj

ai i bukur eshte por une nuk doja te theksoja kete smiley

 

jo i nderuar Idris jo,une pyeta keshtu per kuriozitet.  jo per te marre lincesen.une kam tjeter zanat.smiley

pastaj edhe sikur te doja, nuk i plotesoj kushtet une per ''lincense truproje''.

jam i shkurter dhe i kam kaluar te 65-at.smiley

Jam shume kureshtare te di se ca pyetjesh mund te kete ai pyetesori... smiley

Nje nga pyetjet kryesore duhet te jete - "A dini te beni nje vesh shurdh dhe nje sy qorr kur duhet ....?"  smiley

Duke i qendruar tjetrit ngjitur si pulle dite e nate cfare nuk te shikon syri! Me siguri veshet nuk ngelen me prapa! smiley

Ana, do jene nga ato pyetjet e mprehta ''psikologjike policore''.smiley

p.sh,  ne nje kryqezim shkembehen 3 makina. 1 e kuqe, 1 e bardhe dhe 1 e zeze. pytja:  sa vjec eshte shoferi i makines se kuqe?   si e ka emrin pasagjeri i makines se bardhe?smiley

sigurisht qe bodigardi duhet t'i dije keto pergjigje:

Makina kuqe eshte Tut Kaptinmodhi - 43 vjec, ka ra i her mren per mall te bardhe, po nerhyni Xhixh merimonga, ai pasagjeri ke makina bardhe, me jake t'kallarisme e ne me i tik nervor, sa here qe osht esell. Po ke makina zeze kush t'jete, mer vlla?!

 

gomari s'e di akoma qe ka makina zeze eshte vete. Sapo e kane ekzekutuar! smiley

qe thua ti Ana, kjo puna ngjyrave u do bere mire e qarte ketyre kandidat policave apo truprojave.

nje gjitoni im, polic, me thote nje ''histori'' qe pat ndodhur para nja 10-12 vjetesh ne Vlore.  ky pra, gjitoni im  ishte ne sherbim te ''kulaci'' ne Skele.  nje kolegu i tij ,(nga ata fshataret tipik qe i veshin polic debutetet e partise qe fiton zgjedhjet), qe ishte ne sherbim tek xhamia ne qender, i flet ne radio  dhe i thote: ''marrje si me degjon''. smiley  po vjen drejt Skeles nje makine qe une i bere shenje te ndalonte, por shoferi nje djale i ri nuk ndaloi.  dili perpara,  ndaloje  dhe mbaje atje. targen nuk ja mbajta dot mend.

ne rregull, i thote ky gjitoni im. po cfare ngjyre kishte makina?

ngjyre kulleshtre, thote fshatari.smiley

Po "ngjyre fishkellime" e ke degjuar ndonjehere? smiley

Ndërsa polici privat duhet së pari të jetë nën 65 vjec, me arsim të mesëm, i padënuar më parë, të ketë nje raport mjekësor dhe psikologjik dhe në fund të kalojë një testim të policisë së Tiranës prej 50 pyetjesh."

pa pa pa per i qime paska shpetu pa e marre liqensen dhe plaku jem smiley

dhe psikologjik ... shife ose lexoje mire Rush Rush i Dijes .

Aty para asaj fjales psikologjik duhet te mungoje ndonje si psh TEST...se raport psikologjik ( psikomotorik ) vetem per ne kabinet Qeveritar mund te kerkohet  smiley

E po qe per test psikologjik e para e te parave eshte

riajtja e gjakftohtesise dhe mbajtja nen kontroll e situates .

keshtu qe nje 65 vjecar e me , kalon "shkelqyer " kete kerkese smiley

vetem truprojat meshkuj ka marr licensen, po per truprojat femer a jeni dakord smiley, do jete nje justifikim me arsye i burrave biznesmene, nje femer si truproje smiley

Jam dakord, por me sekretaren si me ja bo? Se sikur na del nje cike si teper ne kete pike.

sekretarja eshte per brenda ne zyre smiley, jashte pastaj i merr te drejtat vetem e plotfuqishmja qe ka marre detyren e mbrojtjes se jetes se shefit te saj, duke u kanosur me rrezikun ne cdo moment.... smiley

Ah ke shume te drejte Keti! Duhen edhe bodyguardet femra. Une do ta punesoja me kenaqesi nje te tille, pra nje femer, pasi keto kohet e fundit une vetem nga femrat jam i kercenuar!  smiley

e gjejne gjuhen femrat me femrat mos ki merak se do shpetosh nga e keqja qe te paska zene smiley

Paske bere hapa perpara drejt evropianizimit keshtu? Nga berber qenke ngjitur nje shkalle me lart? te paskan graduar jo me pak se Barbiere. smiley

jo mi ana se jom akoma shqipetar i izolum, por nick-un qe kom pas nuk ma lene adminat qe ta perdor, keshtu qe mbas disa emrash te tjere keto kohet e fundit, zgjodha prap nje te perafert me ate qe kisha, ne menyre qe ti dhe disa te tjere si ty qe une i kom per zemer te me rigjejne prape.   smiley

"Figaro la', Figaro qua" paske qene keto kohe  smiley

Mos  u merzit, sa te na behet liberalizmi i vizave te clirohesh dhe ti njehere e mire nga vargonjte e roberise. smiley

ja ku i ke ketlina. ''Kadafi angel's''.smiley

U bo nji prove REALE dhe mos kujtoni se tallem  smiley . Ju  dha nje femre si objekt ruajtje nje biznesmen qe kishte pervec parave qe paguante edhe nje mani te "seksit te dobet"

Pas shume pak diteve ajo u kthye dhe tere perbuzje per keta "hasharijte trima te blogjeve" tha :

Me ate palo trim , qe qurravitet per dy minuta pas cdo femre nuk shkoj me . E kam per fyerje .

Por jo moj jo , jane vetem keta virtualet trima  ...- i tha shefi jone .

Çast ishte jo vijimesi smiley .

Une personalisht e perkar kete te qenies se femrave badiguarde , per shume e shume arsye por me kryesoren shpejtesine ne qartesimin e situates !

Cne testimi ne Policine e Tiranes, kjo eshte polici shteti,dhe  keta qe hapin biznes ne kete fushe,jane privat dhe  duhet te jene vete eksperte ne fushen e policimit,Policia e shtetit duhet te meret thjesht me verifikim te personit qe punon ne Security, semos ai eshte hajdut,vjedhes makinash, ose kriminel dhe kerkon te punesohet ne security, me sa di keshtu veprohet ne shtetet e tjera.Policia e shtetit nuk merr ne testim punonjesit privat! Meduket qesharake kjo!

Sa per info, ka patur Xhoana Nano badigarde femer, ne kohen kur Fatosi ishte kryeminister. Kurse testi behet qe te tregoje personi i cili do te licensohet se e ka te qarte se kur dhe si i lejon ligji te ushtroje dhune, dmth ka pyetje nga kodi civil e penal si edhe nga rregullorja e policise. Kurse raporti mjekesor i duhet qe te tregoje qe eshte i shendoshe menderisht, duke qene se zakonisht kane edhe armembajtjen e lejuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).