"Po te jete per trurin ai s'kthehet kurre, zemra, zemra eshte ajo qe kandiset."

Flo

20 Komente

Zemra muskul është .Muskul muskul po me ndjenja shpirtrore ama....

E bukur e bukur.

E the moj e dashtun, e the... Po kujt ja the?

Kjo shprehja eshte e bukur flo ... per poezi.

Mbase dhe ndonje peshk qe eshte kthyer do thote se e ka terhequr zemra dhe e ka bere kete pavaresisht te tjerave, por s'ma do mendja se eshte ashtu ne pergjithesi.

Po ku mor xhib, ku je ? Duhet te dilja une ne "tabele nderi" qe te beheshe i gjalle ti ? smiley

Si je njehere ? Mire ?

Jalla, jalla, c'eshte kjo "melaqe", une tek theniet e dites, nuk po u besoj syve.  Harova fare qe e kisha thene kete, kujtova e se kish thene fh-ja kur e pash shkarazi...

Xhib, mua zemra me ka kthyer ne Shqiperi, (nuk jam "tru" smiley se nuk jam shkolluar atje, meqe sipas modes se fundit klasifikohen ne "tru" ata qe kane mbaruar jashte, dhe ne shpretke, temth, apo melci ata te brendshmit smiley )po ama kam patur njemije mundesi ta ndertoja jeten time atje, njemije here me mire se ketu, ( madje motra ne Amerike ende po me lutet te me bej dokumentat per bashkim familjar ), por sec kisha gjithmone nje boshllek ne kraharor, kur cohesha ne mengjes dhe te parat fjale qe me degjonin veshet qene ne nje gjuhe tjeter, ( fjaloseshin nga ballkoni grate e moshuara te pallatit dhe fjalet mbrrinin deri tek veshet e mi ende pa hapur mire syte, e sapo cohesha nga krevati, kisha gjithmone, nje shije pa shije, ne gjuhe). Te kuptohemi ketu, gjuhen e tyre e njihja mjaft mire, nuk kisha asnje lloj veshtiresi me te. Kisha mike shume te mira, me te cilat i kam ruajtur ende korrespondence. Por sec eshte ky, nje lloj refleksi i kushtezuar, qe te le goxha gjurme ne elaborimin tend, te mevonshem si njeri, si nje "i huaj"...Lere pastaj kur fillon t'i shohesh dhe endrrat ne ate gjuhe...

Eshte e vertete, une, asnjehere nuk mesova si ta bej te me doje ky vend, nuk e di pse, ndoshta se ketu eshte gjithcka se prapthi, gjithcka qe eshte vlere atje jashte, ketu percmohet, ka shume shtirje e flasitet, por ama, di qe e dua shume, e dua akoma, me gjithe mizerjen qe me rrethon perdite...

p.s

ndjese per poetiken qe ne pike te mengjesit smiley

 

 

Flo, e kam llafin qe abuzohet shume me kete "zemra", si dhe me patriotizimin, kur behet fjale per ata pak qe kthehen ne Shqiperi.

Besoj se njerzit ikin apo kthehen sipas interesave dhe rehatise te tyre (padyshim dhe mundesive), dhe ketu perfshihen te gjitha, edhe ato sociale, familjare, etj. Se te thuash qe kthehet zemra i bie qe te besh dicka perkunder ose pavaresisht ketyre interesave personale, qofshin keto karriera, familja, shoqeria, etj.

Ndryshe le te rreshtohen patriotet e flakte qe jane kthyer e te na thone sa nga ata do ishin gati te shkonin te jetonin, fjala vjen, ne Afrike apo Kine nese kjo do i sherbente patriotizmit (p.sh. nese kjo vajtje do hapte kutite), qe te themi e bene me zemer e perkunder interesave personale. smiley

Per rastin tend s'flas dot (pervecse te them qe bashkimi familjar nepermjet motres te zgjat me vite, edhe po deshe te vish lol) po gjithsesi me nje e dy raste nuk del mesatarja. Dhe po vajte ne Kine na thuaj ca lloj peshq jane andej. 

+1

Thenia eshte e bukur, po nuk qendron nga natyra.

Eshte truri qe komandon zemren, e jo zemra trurin.

eshte thenie figurative o lum' smiley

Nuk pashe asnje figure!

Si do e dija se eshte figurative?

Lum, studimet e fundit te publikuara thone  qe kush ka nje zemer te forte, pra nje pompe te forte ka edhe prodhim intelektual me te mire dhe nje dekompozim me te avashte te trurit. Kjo nga ana fizike.

Tjetra eshte qe truri e komandon por edhe nuk e komandon zemren. Problemi ketu eshte pak kompleks pasi kemi te bejme edhe me shpirtin ose frymen, qe nuk eshte vetem zemra dhe truri. Ketu duhet te jete edhe figuracioni.

Zemra ka arsye qe arsyeja nuk i kupton smiley

ka pas shkruar nje here tironsi nje fjali: "nuk e dum" , dhe ia kishin vene tek theniet e dites,

dhe ky kur e pa tha: -te bukur gje qe paskam thene- smiley

flo, e thashe edhe dje te tema tjeter, kjo shprehje permbledh gjithe ate debatin e djeshem te 'brain gain'..

5*

Para se te them ate qe menova u nxita nga shprehja "gjysmake " e Lumasiut.

Truri komndon shume elemente te trupit ndoshta te gjithe pervec ZEMRES .  Ndersa zemra ...e ushqen Trurin.

Pa tru rrojne sa te dush ....rron edhe ... left...me yyyyyyyyy ne fund smiley dhe  me gjysa -gjysa ose tru te fshehur , rron edhe Xhibi - Xhibi smiley 

Pa zemer .... nuk rron asnji  dhe mbi gjithshka Nuk do kishte DASHURI! 

Flo urimin me te madh per kete "thenie -koti " e  ke qe bere Xhibin te nxjerre koken si strehen e Trurit ! urime ! smiley

Me vonese, pse merresh me lumasiun.

Nuk ka njerez pa tru, ka njerez pa zemer.

Kur ta arrish ta kuptosh kete, ke ndryshuar.

5 me *

Ndaj para se te te na flasin per kthim truri keta rinjoshet "evropine" duhet te na flasin per kthim te zemrave.

E si ti kandiset zemra dikujt me zemer, kur lexon deklarata si kjo e ketyre te "evropainizuarve" ne shqiperi. Ata jane jashte ( disa edhe ne Evrope)dhe nuk jane Evropianizuar ne kete derenxhe sa te quajme nje organizate si " te menduarit e tankistit"( think tank&quotsmiley apo nje deklarate si "polic prej letre" (policy paper ) smiley

Por pa humor. E si te kthehet zemra kur lexon e shikon moralin ne shqipiperi. Cfare mund te bej nje i ardhur nga jashte ( nje i ardhur me tru e zemer, se ka shume per te bere ne Shqiperi, per ata pa tru e zemer), kur i duhet te ndeshet per dite  me qeveritare, politikane, zyrtare, apo dhe milet kafenesh qe per moral kane vjedhjen, shkaterimin, vrasjen apo intrigen.

Ska zemer ( per ata me zemer flas, se per ata pa zemer eshte  jashte teme ketu) qe gelltit kete  situate ne shqiperi.

Vetem ata qe jane ne Shqiperi, dhe qe kane zemer ( dhe tru ) kane  mundesine me te madhe  ta ndryshojne situaten. Per ata jashte kjo eshte shume e veshtire

Eshte e cuditshme se keto llotarite amerikane ikin edhe ata qe s'kane pik nevoje te ikin. Madje shesin restorantet, apo punishtet, thjesht sepse filani shkoi ne amerike apo kanada. Atje behen askushi. Nje kompozitor ben ahengxhiun e ndonje lokali te rendomte nate, arkitekti punon ne ndertim etj etj. Me pas duan te kthehen, por nxjerrin arsyen e kthyer ne formule,se me gjasme po sakrifikojne per femijet. Femijet sipas tyre nuk bekan dot kurre, ate qe prindet e tyre ben , kur emigruan 40 vjec ne vend te huaj. Ata nuk u ambientokan dot me atdheun e prinderve te tyre,qe ne fakt eshte dhe i tyre,sepse na paskan lindur dhe jetokan nje jete tjeter. Keto jane pallavra,sepse kush deshi u kthye.Femija im ka lindur ne angli, dhe kaloi shume vite te mira atje. Por tani une nuk mundem ta shkepus dot nga Shqiperia . C'do gje varet se si e edukon femijen. Nuk mjafton te besh vetem kapadahiun, kur vjen ne vendin tend si turist i huaj, dhe vetem nxin dhe mohon gjithcka . Ne fakt pretendojne me forc qe ky vend s'behet ,dhe qe kete ta bejn te tjeret duke shmangur c'do detyrim te vetes per te pasur pjesen e vet ne ndertimin e vendit te tyre. Ketu duhet edhe sakrifica e secilit nga ne. Petendojne te tregojne qe andej behet keshtu, andej nuk behet ashtu, ...por vete bejen sjellje te pakontrolluara,qe te pakten per ate kohe qe jane te japin shembull kulture dhe te jene te qyteteruar dhe te disiplinuar. Por vijne si te liruar nga zinxhiret. Mjafton te shohesh duke filluar qe nga trafiku se si parakalojne gjithe arrogance, dhe kushtojne jete njerzish ne aksidente. Por kemi edhe nje shembull tjeter, ku te huaj qe vijne ne vendin tone dashurohen me vendin tone, dhe nuk e kane fare problem te risin femijet e tyre  ne Shqiperi. Kjo ngase jane te cliruar nga formulat. Thjesht jetojne jeten ketu qe nuk qenka fundi i botes,sic e bejne disa nga ne. Madje shumica e emigrantve ,thone qe ketu behet jeta,sepse atje jane kthyer ne robote. Atehere c'fare ka tjeter jeta,kur ketu ke njerzit dhe u beka jeta. SHQIPERI ETNIKE NGA NISHI NE PREVEZE

me pelqensmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).