Prokuroria ankohet për lirimet. Një zyrtar doli nga burgu se i merrej fryma në qeli


Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar vazhdon të jetë “thembra e Akilit” e Shqipërisë në kuadër të liberalizimit të vizave. Kushtet e vëna nga BE kanë “trembur” në maksimum qeverinë shqiptare, e cila ka deklaruar në disa dalje publike se vendi ynë vazhdon të luftojë fort këtë fenomen, duke dhënë, sipas tyre, rezultate të mira. Përpos anës politike, me deklarata dhe kundërdeklarata nga mazhoranca dhe opozita, duket se kjo luftë është sipërfaqësore, pasi shumë prej çështjeve që hetohen dhe gjykohen përfundojnë në pafajësi, ndërsa të akuzuarit transferohen me poste të larta në administratën publike. Pak ditë më parë, njësitë e përbashkëta hetimore të quajtura Task-Forcë në sistemin e akuzës janë ankuar se “gjykata po u prish vendimet”, duke liruar nga qelitë dhjetëra persona të arrestuar për korrupsion pasiv. Masat e buta të gjykatës kanë ndikuar negativisht në punën e akuzës, të cilat shpeshherë ndihen në udhëkryq për një dosje penale. Hetimet ndaj zyrtarëve të administratës publike dhe vendore janë “tjetërsuar” nga gjykata, duke dhënë për ta dënime qesharake. Sipas statistikave të Prokurorisë së Tiranës, në vitin 2009, nga 85 çështje të dërguara në gjyq nga njësia Task-Forcë, 25 prej tyre kanë marrë pafajësi, ndërsa pjesa tjetër janë dënuar me kohën e paraburgimit dhe me gjobë. Sipas zyrës së regjistrimit në Prokurorinë e Tiranës, bilanci vazhdon të përkeqësohet në vitin 2010, ku në gjashtëmujorin e parë janë prishur dhjetëra vendime. Situata, sipas njerëzve të akuzës, është alarmante, pasi shumë dosje vazhdojnë të zvarriten në maksimum. Në radhët e prokurorëve vazhdon të diskutohet për masat që duhen marrë ndaj këtij fenomeni, kur për çdo rast është njoftuar edhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Megjithëse dosjet, sipas akuzës, kanë të gjitha elementët e duhur, me përgjime dhe vëzhgime, togat e zeza i kanë shfryrë në maksimum, duke liruar disa të pandehur dhe duke dhënë dënime qesharake për disa të tjerë. Ligjërisht prokuroria nuk mund të ankohet për prishjen e vendimeve, pasi gëzojnë të drejtën e apelimit dhe rekursit të një vendimi në shkallën më të lartë të gjyqësorit. Por ajo që është vënë re në muajt e fundit me dosjet e prokurorisë, është se ato janë prishur në masë, ndërsa në disa raste ka rënë edhe kualifikimi i veprës penale.

Një nga rastet flagrante të lirimit të zyrtarëve të akuzuar për korrupsion pasiv ka të bëjë me hetimet ndaj ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Pajtim Murrja, të cilin Gjykata e Apelit të Durrësit e liroi me pretendimin se “nuk mund të qëndrojë në burg, për shkak se i merret fryma nga ambientet e ngushta, pasi ka kaluar një të ftohur në moshë të re”. Vendimi qesharak i kësaj gjykate rrjedhimisht është zbatuar nga policia, duke liruar të akuzuarin dhe duke e hetuar në gjendje të lirë, megjithëse ishte arrestuar në momentin që po merrte ryshfet. Për këtë çështje u prangosën edhe disa “sekserë” që ishin pranë këtij burgu, ndërsa gjykata vendosi për këta shtetas masën e arrestit me burg.
Raste të tilla janë me dhjetëra në mbarë organin e akuzës. Vetëm në njësinë Task Forcë, në Prokurorinë e Tiranës, gjatë muajit korrik 2010 janë të paktën katër raste flagrante ku vendimet janë prishur. Fillimisht prokuroria kërkoi në gjykatë masë shtrënguese ndaj dy mjekëve gjinekologë, të cilët ishin kapur “mat” nga oficerët e policisë gjyqësore duke marrë ryshfet, ndërsa gjykata i liroi. Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë kanë liruar nga qelia dy shtetasit kosovarë, Valon Kyçyku dhe Burim Haxhiolli, të cilët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë për ta, pas arrestimit në muajin maj. Një nga rastet më flagrante, sipas akuzës, është edhe ndryshimi i masës së dënimit për dy punonjësit e Policisë së Shtetit, Besnik Preni dhe Preng Frroku, të akuzuar për korrupsion pasiv dhe të dënuar nga gjykata vetëm për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën.
Përpos fakteve në “terren”, qeveria shqiptare vazhdon të deklarojë se “lufta ndaj korrupsionit është një luftë e pasosur, por është një luftë që shënon suksese dhe në këtë aspekt shqyrtimi i përpjekjeve tona është domosdoshmëri. Kreu i qeverisë, në një dalje publike do të deklaronte se kjo luftë po kryhet me të gjitha mjetet.

3 Komente

 ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Pajtim Murrja, të cilin Gjykata e Apelit të Durrësit e liroi me pretendimin se “nuk mund të qëndrojë në burg, për shkak se i merret fryma nga ambientet e ngushta, pasi ka kaluar një të ftohur në moshë të re”.

 

hahahahahahahahahahahahahhahahahhahhah smiley

Po pse nuk dinte gjykatesi qe te merte vendim per ta vendosur ne nje cader lecke por brenda oborrit te burgut? Keshtu edhe ajer merte edhe ne kamp ishte!

 

 Kurse ne Vlore ka gjykates qe vendosin kush duhet te pranohet ne universitetin e Vlores, dhe cfare nota mund te transfereroje nga nje "universitet" tjeter (gjithashtu koincidon ne kete rast qe "studenti" eshte biri i gjykatesit):

shikoni: univlora.net/2010/08/dihet/

Kjo eshte per te vene duart ne koke......

I burgosuri nuk e duron dot burgun se kur ishte i vogel kishte pas nje experience homosexuale keshtu qe kishte frike se mos behej pederast ne burg..... Gjykates pederaste dhe B.... Q...... Gorrilla parahistorike..... Kafshe njethundrake me fytyre pacavure.....

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).