Ismail Kadare shfaqet gjithnjё e mё rrallё. Arsyeja e kёsaj tёrheqjeje mbase duhet kёrkuar nё faktin se ashtu si euforia kombёtare, qё thuajse  nuk ekziston, Shqipёrisё i mungojnё motivet qё do tё mund tё bёnin krenarё shtetasit e vet. Si njё soditёs i dhembsur dhe si njё bir dёshmimtar i historisё sё vёshtirё tё vendit tё origjinёs, kokёulur pёr peisazhin e trishtё tё tranzicionit shqiptar, shkrimtari mund tё jetё i zhgёnjyer nga aventurat e shёmtuara qё kanё ndodhur gjithё kёto vjet nё Atdheun e tij.

Por mёnjanimi i tij mund tё ketё arsye tё tjera. Dihet qё Ismail Kadare ёshtё pёrballur jo pak me shkulme akuzazh ordinere dhe me shpifje sharlatanёsh, nё çdo kohё. Madje, nё gjithё kёta vjet, shkrimtari ёshtё pёrfolur nё media. E kanё quajtur shkrimtar obortar i komunizmit. E kanё vlerёsuar si “talent i madh nё njё shpirt tё vogёl”, madje edhe mё çmendur se kaq. Ёshtё pёrshkruar ndonjёherё si shpirtzi e kriminel, si bashkёpuntor i ishsigurimit tё shtetit. E kanё rradhitur nё listёn e nopranёve cingunё, madje edhe nё mes tё cinikёve.

Të gjitha, orёvajtje qё synojnё tё shkatёrojnё vlerat mё tё mёdha! Tё frymёzuara nga njё xhelozi mediokre intelektualёsh, tё tilla vёshtirё tё ndodhin nё vende tё tjera ku kultura kombёtare zakonisht ёshtё krenari. Nёse ekziston, zhgёnjimi i Kadaresё ёshtё i natyrshёm dhe i pёrligjur. Sepse, edhe pёr mё shpirtthjeshtёt ёshtё e qartё  qё etiketimi i padrejtё i njё shkrimtari tё madh me situata shpёrfillёse, qё degjenerojnё nё banalitet dhe qё provokohen nga personazhe  tё tё gjitha niveleve, ndёrsa atij i duhet tё pёrballet me to, ёshtё mosmirёnjohja mё e kobshme qё mund ti bёhet njё njeriu tё madh.

Aq mё shumё qё ky njeri i ka sjellё pasurisё sё brishtё tё kombit tё vet, njё vepёr tё papёrsёritshme, qё nuk  merritohet kollaj.

Por, ndёrsa sulmohet herё pas here me zhurmё dhe eufori mediokrish, janё tё shumta edhe rastet kur heshtet ndaj tij. Kёtu zё fill fantasia e mllefit: tё heshtёsh ndaj madhёshtisё ёshtё mё keq se ta pёrbaltёsh atё. Disa herë e kanё sulmuar dhe janë përpjekur ta poshtërojnë edhe personazhe publikё, nën ison e disa mediave shqiptare, të cilat, të paktën disa prej tyre, e kanё anashkaluar sistematikisht Kadarenё pёrgjatё historisё monumentale tё veprёs sё tij nё planet. Por natyrisht ka ndodhur qё disa të tjera i janё bashkёngjitur  jehonёs botёrore tё madhёshtisё kokёfortё tё shkrimtarit, por kjo gjë shpesh ka ndodhur nё mёnyrё tё zbehtё edhe ngjirur, a thua majat e sukseseve botёrore kanё edhe emra tё tjerё shqiptarёsh nё nivele tё tilla gjenish..

Joshja mediatike qё ndodh gjatё njё procesi pёrbaltjeje ka arsyet e saj, tё cilat nuk ca janё pasoja qё lidhen vetёm me varfёrinё e profesionalizmit. Synimi i zvetёnimit tё vlerёs sё shkrimtarit herё me sulme tё hapura, herё me heshtje dhe herё me shpёrfillje, nuk bёhet aq thjesht vetёm pёr tё stimuluar audiencёn, qёllim qё natyrshёm do tё justifikonte edhe kundёrshtitё, edhe pandershmёritё. Duket se ka edhe dicka tjetёr. Duket se nganjёherё sundon njё dёshirё instiktive pёr tё pёrbaltur e ndёshkuar autorin e njё vepre tё mbrekullueshme dhe tё papёrsёritshme. Ngaqё nuk mund tё shpjegohet, kjo dukuri mbetet të jetë njё mister i rrallё shqiptar, qё ekziston realisht. 

(Kanё ndodhur edhe herё tё tjera  ngutje kolektive pёr ç’ngjyrim tё veprёs sё kёtij autori, tё cilat kulmuan nё kohёn e diktaturёs, po ndodhin  edhe sot. Por nuk ёshtё Kadareja i vetmi personalitet nё shёnjestrёn e kёsaj marёzie. Çudia arrin kulmin edhe me figura tё tjera, sulmi ndaj tё cilave rrezikon njёherёsh madje edhe themelet e krenarisё dhe historisё kombёtare. Madje as dyshimet dhe diskutimi i turpshёm i para disa kohёve i vlerёs simbolike sё Skёnderbeut nuk ёshtё rasti i vetёm i vetshkatёrimit shqiptar tё simboleve..) .

E thenё nё mёnyrё tё pёrmbledhur, gjasat se ekziston njё mungesё kolektive e dёshirёs pёr tё vlerёsuar sa duhet shkrimtarin e madh, janё jo pёr tu shpёrfillur. I mirёvlerёsuar gjithandej nёpёr botё, duket se shkrimtari i tёrhequr nё madhёshtinё e vet, ndёrsa shkёlqen nё perёndim, ёshtё gjithashtu i mёsuar me shpёrfilljen e vendit tё tij, pёrderisa hesht. E ka pranuar kёtё realitet me njё mirёkuptim hyjnor,qё mund ta kenё vetёm fuqitё e mёdha tё ndёrgjegjies. Mund tё supozohet se ky pranim, ky amfibim, kjo “zёnie kallo”, shpjegon faktin se pёrse Kadare shfaqet rrallё e mё rrallё, pa u ankuar. Por shfaqjet e rralla mbase kanё edhe njё kuptim tjetёr. Ato mund tё vёrtetojnё pezmin e shkrimtarit se, pёrveç i zhgёnjyer, shkrimtari ёshtё i lodhur me debate ndershmёrie nё njё vend ku ndershmёria dhe drejtёsia ёshtё dicka e vёshtirё, shpesh e pamundur.

Kjo lodhje, apo tё gjitha kёto njёherёsh, mund tё jenё edhё arsyeja qё edhe kur shfaqen, opininet e tij zakonisht vetёm tangetojnё realitetet e ashpra nё Shqipёri. Shkrimtari pothuaj nuk merr pjesё nё jetёn politike shqiptare, nё tranzicionin shqiptar, nё letersinё shqiptare, madje, prononcimet e tij nё shumicёn e rasteve satelitojnё vetёm pёr çёshtje tё pёrgjithshme kombetare, si ёshtё, bie fjala, Kosova.

Edhe mё tё rrallё, kur Kadare bёhet i gjallё nё çёshtje tё brendshme, shfaqja e tij ka kujdesin tё bёjё mё shumё vetёmbrojtje personale ndaj mllefeve dhe akuzave, sa me qendrime filozofike, apo kёshilla rracionale, pёr tё cilat ka aq shumё  nevojё pёrditshmёria dhe elita shqiptare.

Vit pas viti, zhurma rutinё e historisё sё “Nobelit” tё Kadaresё,  shtohet me mllefe njerёzish qё e kanё tё pamundur tё fshehin ngazёllimin pёr pёrsёritjen e “disfatёs historike” tё gjeniut shqiptar. Disa njerёz, kёtё disfatё e konsiderojnё si fitore tё tyren. Midis kundёrshtarёve shqiptarё tё kёtij çmimi, (a thua nobeli i Kadaresё do shkojё ne Serbi), disa i kanё shtuar  verbёrisht pasionin e tyre histerisё sё pёrgjithshme tё kundёrshtarёve delirantё: tё papёrmbajtshёm nё njё mission qesharak pёr ta lёnё “gojёthatё” tё vetmin shkrimtar shqiptar fare pranё titullit: Tё gjallёruar nё intervalin kohor tё votimit tё “Nobelit”, pёr zinё e tyre, nuk kanё mundur ende tё kuptojnё qё ndonёse  njё çmim i lartё, ai mbase nuk ёshtё aq seriozisht i rёndёsishёm pёr Kadarenё sa imagjinojnё ata.

Pёrtej ambicies sё natyrshme tё shkrimtarit pёr tё qёnё nё listёn e tё mёdhёnjvё nobelistё, nё njё vend qё ai e ka merrituar prej kohёsh, me gjithё kundёshtitё, me gjithё shpёrfilljen, me gjithё letrat e dёrguara akademisё suedeze kundёr tij, me gjithё emisionet poshteruese televizive, pra pёrtej gjithё kёtyre, madhёshtia e Kadaresё e ka kaluar madje edhe vetё madhёshtinё e titullit “Nobel”, qё atij vit pas viti i ёshtё rrefuzuar. Kadare nuk ёshtё ende brenda nё listёn e shkrimtarёve nobelistё, por nё mёnyrё absolute, madhёshtia e tij del njёherazi mbi tё gjitha kёto. Dhe, ka shumё gjasa qё, mё shumё se njё cmim “Nobel” nё karierё, shkrimtarit tё madh i mungon ngrohtёsia shqiptare dhe mirёnjohja e plotё dhe e sinqertё e vendit tё tij, qё ai i kushtoi veprёn dhe jetёn.

 

                    *               *              *

 

Prej kohёsh nё ngritjen e tij absolute, Kadare kish fituar rёndёsinё dhe madhёshtinё e njё miti. Kjo kulmoi gjatё viteve tё fundit tё komunizmit nё Shqipёri, kur veprat e tij e kishin shndruar nё njё mani epidemie etjen popullore per ti lexuar. Por kjo gjё ndryshoi nё fillimet e vёshtira tё demokracisё. Kulti i “dёshirёs pёr tё lexuar Kadarenё”, nuk ishte mё i tillё nё katrahurёn e tranzicionit. Megjithatё, e shndruar tashmё nё njё frymё, inercia e adhurimit tё lexuesve shqiptarё ishte dhe ёshtё e mjaftё pёr tё pёrcjellё  madhёshtinё e Kadaresё vit pas viti, vepёr pas vepre, brez pas brezi.

 

22 Komente

Si njё soditёs i dhembsur dhe si njё bir dёshmimtar i historisё sё vёshtirё tё vendit tё origjinёs, kokёulur pёr peisazhin e trishtё tё tranzicionit shqiptar, shkrimtari mund tё jetё i zhgёnjyer nga aventurat e shёmtuara qё kanё ndodhur gjithё kёto vjet nё Atdheun e tij.

He re! Cfare ju thashe per tranzicionin? Tani qe e mora vesh qe do vazhdoka edhe tre breza po e kuptoj qe i paskam shpetu kalamajte qe i hoqa prej andej. Edhe Kadareja do kete lexu te rejat e PPU mbi tranzicionin ndaj do jet bo veremsmiley

Pse kete punen e kalamajve tani e kupotve ti? Ne mos qofte kjo arsyeja qe je ne Kanada perse tjeter smiley

 

Duket se nganjёherё sundon njё dёshirё instiktive pёr tё pёrbaltur e ndёshkuar autorin e njё vepre tё mbrekullueshme dhe tё papёrsёritshme.

...Pёrtej ambicies sё natyrshme tё shkrimtarit pёr tё qёnё nё listёn e tё mёdhёnjvё nobelistё, nё njё vend qё ai e ka merrituar prej kohёsh, me gjithё kundёshtitё, me gjithё shpёrfilljen, me gjithё letrat e dёrguara akademisё suedeze kundёr tij, me gjithё emisionet poshteruese televizive, pra pёrtej gjithё kёtyre, madhёshtia e Kadaresё e ka kaluar madje edhe vetё madhёshtinё e titullit “Nobel”, qё atij vit pas viti i ёshtё rrefuzuar... 

Kjo kulmoi gjatё viteve tё fundit tё komunizmit nё Shqipёri, kur veprat e tij e kishin shndruar nё njё mani epidemie etjen popullore per ti lexuar...

...mani epidemie ..smiley

te blinte ndonje vile andej nga franca juglindore nuk do bente keq. edhe ti priste gazetaret me pizhame, si marlon brando. boll mo. nuk futet nji sfere me e madhe te nje me e vogel.

 Pale pastaj te rrotullohet nga brenda! smiley

stine e merzitshme ne Shqiperi, PF.

Shprehja e dite 5 me *

t'i priste me pizhame si ...

... si Hugh Hefner.

Pa kalu matane presjes, vallai ate me shkoi mendja se do permendje smiley. Thashe, pupupu e cmitizun Kadarene dhe e shthurren ne pleqeri smiley

mbrekullueshme

Ha, ha, ha. E kisha harruar kete lloj shqiptimi. kjo eshte nje mbrekulli me vehte!

kishim nji zysh gjeografie qe vazhdimisht, kur donte te permendte te kqiat e kapitalizmit, permendte kuvajtin: kuvajti ka nafte qe kuvajtianet te notojne ne ar. po s'e le kapitalizmi.

ajo thoshte kshu, e "mbrekullueshme" ose "te mbedha".

 Emo, rrishim njihere ke oborri i shpise se nje shokut tim. Edhe vjen cuni i xhajes se ketij, asikohe i vogel 6-7 vjec, dhe i thote gjyshes

- O Ije. Ma bo i fete buke me djath ne domate!

- Cere osh kjo "domate" mer bir? - i thote plaka. Po nuk shkoni m'shkollet ju t'mesoni se si folet?

- Po mi Ije. Msusja na ka thone qi nuk thuhet "damote" po "domate".

- U e hort dreqi msusen me gjithe shkollen ishalla, qe po i bojne kalamajt mos me u mor vesh mo me robt e shpise! smiley

 

"Gjuha shqipe shkruhet si flitet. Psh, Asmon shkruhet, Asmon lexohet." Nderkaq, ne derrase te zeze profesori shkruante Osman. Detaj i vertete ky.

 Tek shkronja D e abetares ku per ilustrim ishte nje derr faqekuq:

Shkronja D e madhe e shtypit, shkronja d e vogel e shtypit. Thiu! ( me gishtin te piktura e derrit)

Xh e madhe e shtypit, xh e vogël e shtypit... Seeeeetrrra (me gishtin te xhaketa)

Uuuuuuuuu; kjo eshte keshtu :

O e madhe e shtypit
O e vegel e shtypit :

Asmoni ! smiley

Vërtiteni,
flisni për teatrin e për plazhet,
për gjithfarë motorësh e gjithfarë qeverish,
pa ju shkuar mendja që ai mund të shfaqet
në një ditë të rëndomtë, një mëngjes me shi.

Ashtu si ahere…
po mjaft,
u lodha.
Nga vërtitja juaj po më erren sytë,
nga rropama juaj veshët më gjëmojnë
në muze të Londrës në Luvër e Madrid,

në pafshi ndonjë ditë të behem copëra,
nga marazi, siç thonë, të plas, t’ia bëj “krak”
jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra,
por indiferenca juaj
do të bëhet shkak.

 Plotësisht në vendin dhe kohën e duhur.

 Te gjitha sa permend artikullshkruesi jane sterthene  mijera here.Une nuk besoj se ka ndonje shqiptar me pesepare mend ne koke qe  hedh poshte vepren e Kadarese dhe Kadarene si shkrimtarin me te madh tonin.Por po kaqe e vertet eshte se shume si ku Mullaj, shkruajne te sterthenat, se medemek jane  te pakte, si dhe ky, qe jane ne gjendje t`i njohin vepren Kadarese.Spese vuajne nga mania per madheshti dhe  rrine struken nden hijen e lisit, na molloisin per madheshtine e hijes se lisit mbasdrekeve, se mbase marrin nga heja e tij... Une kam bindjen se te gjitha sa jane thene, per Kadarene, perbejne, ne mos te teren, pjeseza te verteteash qe e kane trajtuar Kadarene, si njeri, si te njohur mire ate, prej atyre qe kane shkruar, si deshmimtare te ngjarjeve, ku Kadareja nuk ka qene vrojtues i thjeshte, por ne superstrukturen e kohes.

   Nuk jane memoriet historike te shprehura nga  moria  e njerezve, e keqja  qe e bejne Kadarene shpesh te hezitoje te flasi.Jo! Por, ju more  i dashuri gazetar Mullaj, nuk kini pike haberi nga njohja e tipave edhe te medhenj, si ai i Kadarese, veçantite e tij si njeri, si karakter etj.Keto nuk dhurohen e as hiqen nga sa flsain njerezit.Dhe gjithashtu, ajo A.Suedeze nuk besoj se ndikohet nga sa thone e do te thone gjene, ndoca ketyre rrungajave tona, mundetedhe nga ligesia.Ndaj  merru me ndonje gje me te hajrit per vehte, se sa ti ngasesh ndoca te tjere... qe nuk kane thene shume te paqena e te pabera.

nuk kam pare ndonjehere te kryqezohet kaq shume sac kryqezohet nje shkrimtar; nje piktor, nje aktor, nje kengetar ndoshta ?

 

Ka qene dhe ne Berat, Kadareja nga vitet 66 e me pas. Ka qene si bicim "riedukimi" me duket, nuk e di per cfar gabimi. Nuk mundet ti mohosh gjenine si shkrimtar. POR ne ato vite Berati ishte si  xhep, qe mblidhte te internuar dhe mund te konsiderohej si preludi i katastrofes apo pragu i burgut. Ne ate kohe ndodhej aty dhe kompozitorja Dhora Leka ( ish gruaja e Tish Daise) studiuar ne Moske dhe njekohesisht kunata e Tuk Jakoves. Ishte Ismail kadare ai qe doli ne nje mbledhje te publike te Impovizuar me popullin revolucionar te revoltuar, dhe denoncoi n letren qe i  paskesh shkruar Dhora Leka, atij(ismailit) me permbjatje te dyshimte dhe antiparti. Dhe pupulli i zemeruar bertiste "Prangat, prangat, Ne burg " per armikun e popullit Dhora Leka qe me pas e internuan bashke me familjen e te motres ne Seman te Fierit...

Nuk kryqezohet arti, ketu flasim per karaktere dhe karakteret nuk kane vartesi lineare me talentet

 Bradh, kete e ke me te degjuara? Jo se e verteta, nuk eshte keshtu tamam!Kete ta them me siguri te plote.Nuk i kishte bere leter armiqesore Dhore Mavria.... Neise,  nuk di a e ke ndjekur intrevisten e fundit te saj......?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).