Rezoluta e Serbisë u miratua pas harmonizimit të tekstit me përfaqësuesit e BE-së. Rezoluta hap rrugën e një dialogu të ri mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe kësaj radhe kishte mospajtime të mëdha mes palëve. Seanca e Asamblesë filloi me më shumë se dy orë e gjysëm vonesë, për shkak të kundërshtimit prej Serbisë të prezencës së delegacionit kosovar në këtë seancë. Serbia kërkonte që përfaqësuesit e Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Skender Hyseni, të largohen nga pjesa e sallës për vëzhguesit dhe të kalojë në pjesën ku ulen mysafirët. Pala kosovare refuzoi këtë, ndërsa pas konsultimeve të shumta, kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme shpjegoi se përfaqësuesit e Kosovës janë mysafirë të delegacioneve të Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Francës.



Jeremiq: Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën

Qëndrimin serb shpjegoi ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq, sipas të cilit rezoluta e harmonizuar me të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së është neutrale ndaj statusit të Kosovës.

"Republika e Serbisë nuk e njeh dhe nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës", përsëriti Jeremiq, duke shtuar se rezoluta e mirëpret angazhimin e BE-së për të ndihmuar bashkëpunimin rajonal dhe arritjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse, me të cilën respektohen parimet e Kombeve të Bashkuara.

Para votimit, për fjalë u paraqitën vetëm tri delegacione: Azerbajxhani, Venezuela dhe Argjentina, të cilat kundërshtuan pavarësinë e Kosovës. Ndërsa pas miratimit me aklamacion shumë delegacione shpjeguan qëndrimet e tyre.

Mbështetësit e pavarësisë

Ambasadorja amerikane theksoi se "Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dhënë një përgjigje të qartë se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare." SHBA-ja është e mendimit se ka ardhur koha që të shihet përpara dhe të ndërtohen marrëdhënie të reja, që hapin perspektivën e përmirësimit të kushteve të jetës në Kosovë dhe anëtarësimit të rajonit në BE. Ambasadorja amerikane tha se vendi i saj do të mbështesë procesin e integrimit të rajonit në strukturat euroatlantike. Me fjalë të ngjashme u shpreh edhe ambasadori i Turqisë, i cili mbështeti pavarësinë e Kosovës, integrimin e saj në nismat rajonale dhe dialogun për çështjet konkrete.

Përfaqësuesi i Shqipërisë përshëndeti vendimin e Serbisë që të tërheqë "propozimin e mëparshëm destruktiv", me të cilin kundërshtohej pavarësia e Kosovës. Tirana zyrtare theksoi se Kosova është një rast unik, që nuk mund të përdoret prej vendeve tjera. "Pavarësia e Kosovës është realitet i njohur nga shumë shtete. Ndërsa opinioni i GJND-së duhet të ndihmojë njohjen e Kosovës edhe prej shumë shteteve tjera", theksoi ai.

Kundërshtarët kërkojnë respektimin e reuzolutës 1244


Për Brazilin rezoluta është vetëm një "ombrellë për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, për gjetjen e një zgjidhje në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB-së". Përfaqësuesi i Rusisë theksoi se qëndrimi i Moskës ndaj Kosovës mbetet i pandryshuar.

"Rusia është e mendimit se rezoluta 1244 duhet të mbetet në fuqi dhe paraqet bazë për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Kjo zgjidhje mund të konfirmohet vetëm prej KS të OKB-së", theksoi ai. Përcaktimin për dialog e mbështeti edhe Kina, si rrugën më të mirë për zgidhjen e problemeve.

"Respektimi i integritetit territorial është çështje themelore e të drejtës ndërkombëtare. Sovraniteti dhe integriteti territorial duhet të respektohen nga të gjitha palët", theksoi përfaqësuesi i Kinës.

Rezoluta u miratua njëzëri pasi Serbia hoqi dorë nga propozimi i saj fillestar për negociata të reja për statusin e Kosovës dhe hoqi dorë nga "dënimi i secesionit të njëanshëm". Me rezolutën e miratuar tani kërkohet dialog për përmirësimin e kushteve të jetesës në Kosovë dhe përshëndetet angazhimi i BE-së për të ndihmuar bashkëpunimin rajonal.

Rezoluta shkaktoi reagime të shumta në Serbi

Tërheqja e propozimit fillestar të Serbisë dhe harmonizimi i rezolutës me BE-në ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi. Partia Demokratike në pushtet e presidentit Boris Tadiq e quajti rezolutën "fitore të madhe të Serbisë". Ajo kritikon opozitën se po i kthehet retorikës së viteve 90-të, kur pohonte se Kosova duhet mbrojtur me luftë, pa marrë parasysh çmimin që duhet paguar. Partia Serbe Përparimtare e Tomisllav Nikoliqit, forca më e madhe opozitare, është e mendimit se qeveria serbe ka pësuar një "disfatë të thellë". Ajo kërkon përgjegjësinë e atyre që "kanë shpenzuar miliona për një politikë të dështuar dhe të gabuar ndaj Kosovës". Ndërsa Partia Demokratike Serbe i ish-kryeministrit Vojisllav Koshtunica deklaroi se "me pranimin e ultimatumit të Brukselit" qeveria serbe ka dëshmuar rolin e saj të shërbëtores. Ndërsa radikalët janë të mendimit se me këtë rezolutë Serbia ka pranuar "në mënyrë të turpshme dhe kapituluese" kërkesat e BE-së dhe faktikisht e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas radikalëve, për Serbinë është "tragjike që çështja e Kosovës tani zhvendoset nga OKB-ja tek BE-ja".

38 Komente

Nje artikull tjeter i The Economist mbi zhvillimet e fundit mund te lexohet ketu:

Brussels trumps "inat"

Dicka qe me beri pershtypje "disi jashte teme":

Serbia's president, Boris Tadić, and his government now found themselves at a fork in the road. One signpost said "inat" (a Serbian word that translates roughly as "spite&quotsmiley and the other “Brussels”. Vuk Jeremić, Serbia’s indefatigable foreign minister, flew around the world attempting to persuade countries to vote for the Serbian resolution while Mr Tadić received some pretty salutatory messages from the 22 EU countries that recognise Kosovo.

Si eshte kjo puna e "inatit"? 

Nje shenje qe me hir apo me pahir Serbia po e kupton se nuk mund ta ndryshoje realitetin ne Kosove, qe eshte i pandryshueshem dhe nuk ka asgje ne dore qe ta ndryshoje.

Ne dy muaj Kosova ka arritur 2 fitore juridike dhe diplomatike ndaj Serbise.Serbia edhe sikur te kete marre ndonje mbeshtetje per integrimin ne BE,nuk ka ndonje vlere praktike pasi pas pranimit te Kroacise ne 2012 nuk do te kete pranime deri ne 2020.Deri tani MSA e Serbise e kane votuar vetem 5 vende nga 27 dhe ne e dime se sa zgjat ky proces.Pastaj do ti duhet te aplikoje per vend kandidat etj etj.Praktikisht Serbia do te hyje ne BE se bashku me vendet e tjera te rajonit ose 1 vit para sic ndodhi me rastin e heqjes se vizave.Pra i duhen te pakten nja 12 vjet.

Keshtu qe nuk i mbetet gje tjeter vecse te hyje ne bisedime me udheheqesit e Kosoves,per ceshtje praktike qe do ti hapnin rruge njohjes indirekt se Kosoves nga vete Serbia.

Me habit reagimi i rreckamaneve te Brasilit,Argjentines apo te Venezueles.Nuk e di se cfare ju kemi bere ne si shqiptare ketyre popujve qeverite e te cilave sillen ne kete menyre me ne,se kujtesa me ka lene.Sa mbaj mend e kemi perkrahur Argjentinen ne luften kunder Anglise ne vitet 1980.Shyqyr qe keto vende jane larg dhe pa peshe se te ishim ne doren e tyre asnje shqiptar nuk do te ishte gjalle.Para nja 2 vjetesh vete Hugo Chavesi i quajti shqiptaret e Kosoves gjarperinj.Cfare palacoje!!!

Tani sic duken bathet Serbia ,5 vendet morracake te BE,vendet e BRIC-ut dhe reckamanet e Afrikes apo Lindjes se Mesme nuk kane me justifikime ligjore per te penguar Kosoven.

Urime Kosoves dhe miqve te saj!

 

 

 Me habit reagimi i rreckamaneve te Brasilit,Argjentines apo te Venezueles.

Thjesht, Amerika Latine jane anti-amerikan. Sikur SHBA te ishte pro Serbise ato do te ishin pro Kosoves.

Mund te jene pro Serbise, por po bejne me serbe se serbet.

Eshte njesoj sikur ne shqiptaret te cirremi ne OKB per mosmarreveshjet Venezuele-Kolumbi.Sikur ne cdo mbledhje te OKB kur flet perfaqesuesi i Venezueles apo Kolumbise per problemet e tyre te hyjme ne dhe te flasim me me pasion, pro njeres apo tjetres.

Mbeshtetjen ndaj Serbise mund ta japesh edhe pa ofenduar nje popull te tere qe u dogj dhe u vra.Thjesht voto pro Serbise dhe mbaron puna.

 

E kishe per inat, ginati anej tutje nga jugu, apo aneed sipas ketyre islamistve te rinj?

Inatin e kemi me pash gjithandej neper Ballkan dhe na u shtofte, por po pyesja per etimologjine e fjales, dhe nga e psonisi The Economist origjinen serbe? 

por po pyesja per etimologjine e fjales, dhe nga e psonisi The Economist origjinen serbe? 

Serbe o me 'cool' se shqipe. S'e ke pa Ekonomistin ti tumllas me sllave?

Seriozisht pyetja per etimologjine.  Por sic duken bathet edhe serbet e perdorin ndaj u bera kurioze.

PS: Drejt .  Artikulli me i komentuar ... no comment.

Ne shqiptarët (edhe pse na hanë duart dhe s'dimë se ku t'i fusim smiley ) jemi t'emancipum... kur dëgjojm grekët dhe serbët që të thonë gjithçka, ne mbyllim gojën dhe bëjmë sehir. Jo për gjë, po e kemi për turp që të tregojm se jemi shpellarë....

ruds-o, pretty pls, mos na shpernda ne kusure te tjera, se mjaftojne kusuret e kesaj teme.

Flm paraprakisht

smiley.

inat ne fakt eshte fjale turke dhe ka hyre nga turqishtja ne serbisht si shume fjale te tjera

 jeremiq apo jeremic?

Jerevic

a ka ndonje link ta lexojme vete tekstin e rezolutes???

Ta dime se per cfare eshte votuar.

Pervoja dhe e kaluara me thone se kur nje gje pershendetet me kaq zjarr prej kesaj qeverie, sigurisht eshte nga ato gjera me "coitus" per interesat shqiptare. Dhe sidomos, kur del koketrrashi i CrnaVodes dhe pellet ne OKB, nje ze me thote qe dicka ka aty qe duhet lexuar me kujdes te madh dhe duhet bere publike. Jo per gje, po me te njejtin entuziazem, putana koketrrashe foli edhe per marreveshjen e ujrave me Greqine, dhe ne fund na doli edhe antikombetare, edhe antikushtetuese edhe s'kish lene ligj pa shkelur.

Nese Brazili e voton dhe jep shpjegimin se sherben per gjetje te nje zgjidhjeje sipas 1244, qe ne fakt amerikanet e kane thene qe para 10 vjetesh qe si rezolute duhej te ishte shfuqizuar, atehere sikur eshte pak me spec. Dhe kur Rusia e mbeshtet, pah... cfare duhet menduar? Por kur Serbia eshte dakord vete... si eshte atehere?

A mund te mbeshtetet nje rezolute qe nuk ofroka absolutisht asnje gje, dhe te harxhoje nje sesion te plote te asamblese se OKB? Shqiperia ka votuar pro apo kunder? Pse pro? Cfare te mire i sjell Kosoves nje rezolute qe nuk ofron njohjen e gjere nderkombetare te pavaresise se saj?

A mos valle paska ndonje zotim nga ana e Serbise per permiresimin e jetes se Kosoves dhe qytetareve te saj? Per te mos shkaktuar me armiqesira, per te mos financuar me kaosin dhe kriminalitetin etnik te serbeve ne Kosove???

A ka ndonje link per rezoluten ne fjale? Pse nuk behen publike keto gjera?

Per momentin ka nja 2-3 dite qe kam ngecur ketu.

Sixty-fourth General Assembly

Plenary

120th Meeting (PM)

Adopting Consensus Resolution, General Assembly Acknowledges World Court Opinion

 

on Kosovo, Welcomes European Union Readiness to Facilitate Process of Dialogue

Serbia’s Foreign Minister Introduces Text, Which Is

Sponsored by His Government and 27 Member States of European Union

The United Nations General Assembly today welcomed the European Union’s readiness to facilitate dialogue between Serbia and Kosovo over the province’s unilateral declaration of independence, saying that the process of such talks would itself be a factor for peace, security and stability in the Balkan region.

By a consensus resolution, the Assembly also acknowledged the 22 July advisory opinion of the International Court of Justice on whether Kosovo’s declaration of independence was in accordance with international law.  In that non-binding decision, the Court ruled that Kosovo’s 17 February 2008 declaration “did not violate general international law”.

Further by the resolution, a compromise text crafted by Serbia and the 27  member States of the European Union, the Assembly welcomed that the proposed dialogue between the parties would help promote cooperation, achieve progress on the path to the European Union and improve the lives of the people.

“The Republic of Serbia does not and shall not recognize the unilateral declaration of independence of Kosovo,” said Vuk Jeremić, Minister for Foreign Affairs of Serbia, introducing the text.  Yet, if the text were adopted, it would help create an atmosphere conducive for creating peace between Serbs and Albanians.  Only such an approach could produce legitimate and sustainable results, in line with United Nations principles.

“Come what may, Serbia’s resolve shall not pass,” he declared, stressing:  “We will not tire, because we must not fail.  Though challenges remain formidable, so do our strengths.  We look to the future and the justice of our cause.”

Delegations taking the floor before and after the text’s adoption stressed that continued dialogue was the only way to achieve durable peace in the Balkan region, and Euro-Atlantic integration for the parties.  Several underscored the importance of States’ sovereignty and territorial integrity.  A few delegates who joined consensus on the text, including the Russian Federation, also underscored that Security Council resolution 1244 (1999) was the legal basis for achieving those aims and resolving the Kosovo question.  It was still binding on all parties.

Cautioning that other regions faced similar situations, Fiji’s delegate said there was often a fine line between respect for the self-determination of peoples, on the one hand, and the territorial integrity of States, on the other.  The overriding purpose was to maintain international peace and security.  As such, the Court’s opinion must be addressed in a way that did not “give a green light” to other unilateral declarations of independence around the world.

Also speaking on the resolution were the representatives of Azerbaijan, Venezuela and Argentina.

Speaking in explanation of position after action were the representatives of the United States, Turkey, Brazil, China, India, Peru, Albania, Indonesia and Iran.

The General Assembly will reconvene at 3 p.m. Monday, 13 September.

Background

The General Assembly met today to take up a draft resolution, submitted by Serbia and the 27 member States of the European Union, pertaining to the request for an advisory opinion of the International Court of Justice on whether the unilateral declaration of independence of Kosovo is in accordance with international law (document A/64/L.65/Rev.1).

Introduction of Draft Resolution

Speaking in a point of order, VUK JEREMIĆ, Minister for Foreign Affairs of Serbia, wondered why representatives of Pristina were in the Assembly hall when they were not sovereign members of the Assembly.

General Assembly President ALI ABDUSSALAM TREKI, of Libya, responded that those representatives were guests of France, Germany, Italy, the United Kingdom and the United States.

Introducing the text, Mr. JEREMIĆ said that, in accordance with established practice, his Government was here to follow up on the Court’s advice.  To that end, Serbia had submitted the draft, co-sponsored by the 27 member States of the European Union.  Some of those States continued to respect Serbia’s territorial integrity, while others recognized Kosovo’s decision.  Common ground had been found, and he described the resolution as a “status-neutral” document.

“ Serbia does not and shall not recognize the unilateral declaration of independence of Kosovo,” he asserted.  The resolution acknowledged the Court’s findings.  In addition, it welcomed the European Union’s readiness to facilitate the process of dialogue.  The resolution, if adopted, would help create an atmosphere conducive for creating peace between Serbs and Albanians.  Only such an approach could produce legitimate and sustainable results, in line with United Nations principles.  He proposed that it be adopted by acclamation.  “Have no doubt:  come what may, Serbia’s resolve shall not pass,” he said.  “We will not tire, because we must not fail.  Though challenges remain formidable, so do our strengths.  We look to the future and the justice of our cause.”

Statements

AGSHIN MEHDIYEV ( Azerbaijan), referring to the draft, said it aimed to find mutually acceptable ways to find peace for the region.  At the same time, he reiterated that a unilateral declaration of independence could not be an acceptable way for resolving armed conflicts and territorial issues.  States were at the heart of the international system, and the principle of territorial integrity was bound to assume importance.

Unilateral actions did not involvethe rights conferred by international law.  In its opinion, the Court reaffirmed the legality attached to the unilateral secession.  Azerbaijan’s firm position was that the only way for reaching a just settlement was through an approach based on the full respect for international law.  The international community should reject any attempts to impose unilateral actions.  As a country suffering from ethnic cleansing within its territories, Azerbaijan believed that States’ fulfilment of their obligations was of the greatest importance for maintaining international peace and stability.

JORGE VALERO ( Venezuela) said his Government considered the unilateral declaration by Kosovo’s authorities a violation of Security Council resolution 1244 (1999), among other resolutions adopted by the 15-member body.  The Venezuelan Government maintained that the right to secession, framed on the principle of the right of peoples to self-determination applied “only and exclusively to the colonized territories, within the terms contained in resolution 2625 of the General Assembly of the United Nations”.

In that context, Venezuela supported any initiative put forward by the Assembly, in the ambit of maintaining and preserving international law, the supremacy of which was unquestioned.  He emphasized, therefore, the need to encourage the parties to find a mutually acceptable resolution to the outstanding issues, in the interest of peace and security in the Balkan region.

DEIGO LIMERES ( Argentina) said his delegation supported the resolution, since it believed it was necessary to promote a peaceful dialogue between the parties towards reaching a satisfactory agreement.  He recalled that the Members of the United Nations were obliged to comply with the resolutions approved by the Organization.  To that end, all must be aware of the Security Council resolution 1244 (1999).  That text was the legal basis for achieving a political solution to the current issue, he said.

Action on Draft

The Assembly then adopted by consensus resolution A/64/L.65/Rev.1, “request for an advisory opinion of the International Court of Justice on whether the unilateral declaration of independence of Kosovo is in accordance with international law”.

Speaking in explanation of position following that action, the representative of the United States welcomed the adoption of the resolution, which had responded to the opinion handed down by the International Court of Justice.  The United States fully supported that decision and had joined in the consensus on the current resolution.  The Court’s decision had been clear that Kosovo’s declaration did not violate international law and did not violate Security Council resolution 1244 (1999).

She said that the United States had consistently held that Kosovo was a special case and the Court’s decision had expressed a similar view, that the situation of Kosovo must be viewed through a prism that encompassed the situation in its region.  Now was the time for that region to move forward, and specifically for Serbia and Kosovo to move forward towards new relations and a future within the European Union.  The United States welcomed the European Union’s offer to assist the sides in a dialogue aimed at securing such a future and remained ready to help the constructive dialogue move forward.

Turkey’s representative said the advisory opinion by the International Court of Justice on Kosovo’s declaration of independence had stated, without ambiguity, that the declaration did not violate international law.  As such, the advisory opinion marked the end of the legal discussion on Kosovo on that matter.  Turkey supported the resolution just adopted by the Assembly.  Turkey also welcomed the dialogue that was to be established as the only way towards a viable solution.

He went on to say that Turkey’s position on Kosovo’s independence was well known.  Turkey supported Kosovo and its democratic structures and institutions, and believed that Kosovo should be integrated into regional structures.  What remained now was for Kosovo and Serbia to work together on the way forward.  Turkey enjoyed friendly relations with both sides and was committed to the peace, stability and prosperity of the entire Balkan region.  The future of the region lay with the European Union and European-Atlantic integration.

Brazil’s delegate said the resolution was auspicious, as it offered the continuity of dialogue between the parties.  Appreciating the European Union’s role, she reiterated that any solution must have the support of the entire international community.  Security Council resolution 1244 (1999) remained the basis for durable peace and stability in the region, and for addressing the question of Kosovo.

The representative of the Russian Federation said that, while his Government joined the consensus on the resolution, its position on Kosovo remained unchanged.  Security Council 1244 (1999) remained fully in force and was still binding on all.  It was the international basis for settling the Kosovo problem.  It was important that the parties resume dialogue, with a view to settling the Kosovo problem.  An important role would continue to be played by the United Nations Mission in Kosovo, based on the mandate given to it by the Security Council.

China’s representative said the Kosovo question was a complex and sensitive one.  His Government had always believed that the best way forward was for the parties to seek a mutually acceptable solution within the framework of relevant Security Council resolutions.  China had noted the Court’s advisory opinion and was aware of the fact that different parties held different views.  His Government had always held that respect for national sovereignty and territorial integrity were fundamental principles and the basis for the international legal order.  As such, the sovereignty and territorial integrity of States should be respected.  The Court’s opinion should not preclude the parties from finding a proper negotiated solution to the problem.

Next, India’s representative said his delegation joined others in welcoming the consensus adoption of the text.  At the same time, India had consistently held the view that the territorial integrity and sovereignty of States was a key principle of international law and had, therefore, not recognized Kosovo.  India believed the issue should be resolved peacefully and with dialogue among the concerned parties.

The representative of Peru reminded delegations that the International Court of Justice was the only universal legal entity and its impartial and considered opinions contributed to the evolution of international law.  Peru, “with great satisfaction”, had joined consensus on the resolution just adopted.  He added that it was important to underscore and acknowledge the constructive sprit and maturity shown by Serbia and the delegations of the European Union.  Peru believed that the decision taken by the Assembly today would help initiate dialogue between the two parties and begin the process of ensuring peace, stability and harmony for all the Balkan States and peoples.

The representative of Albania said that his delegation was pleased that Serbia had withdrawn the text that had previously been under negotiation.  Indeed, Albania supported Serbia’s “wise decision” to offer a substitute text that had been backed by the European Union.  The International Court of Justice had delivered its decision in response to the question of Kosovo’s independence put forward by the General Assembly.  The judges’ subsequent decision had been unambiguous and had made it clear that Kosovo’s case was unique and should not be compared to any other situation anywhere else in the world.

He said that Kosovo’s independence was a reality that had undergone many phases.  That reality was increasingly being recognized by many States.  The Court’s opinion offered a chance for a new phase in the relations between Kosovo and Serbia.  Albania was aware of the resistance of some in Serbia and elsewhere to the resolution, but was nevertheless pleased with the outcome of today’s meeting and the action taken by the Assembly.

Fiji’s representative welcomed the consensus achieved, as well as the European Union’s readiness to facilitate dialogue between the parties.  He reaffirmed that peaceful dialogue was fundamental to international relations.  As a member of the Special Committee on Decolonization, Fiji gave careful consideration to the Court’s opinion.  There was often a fine line between respect for self-determination of peoples, on the one hand, and the territorial integrity of States, on the other.  The overriding purpose was to maintain international peace and security.  As such, the Court’s opinion must be addressed in a way that did not “give a green light” to other unilateral declarations of independence around the world.  He reiterated the need for careful consideration of the implications of the Court’s opinion.

Indonesia’s representative said the resolution was in line with his country’s long-expressed preference for dialogue on the question of Kosovo.  That path alone would help guarantee that the region achieved peace and prosperity.  As such, it was important to garner full diplomatic energy to find a sustainable solution to the issue.  The Court’s opinion carried a host of new ramifications.  Indonesia, aware that the opinion would have a life of its own, would delve into its content.  He emphasized the importance of maintaining the sanctity of peaceful conflict settlement and political independence, and expressed hope that the dialogue process would start immediately and lead to a mutually acceptable solution.  The United Nations should remain engaged in the political process.

Iran’s delegate said his Government joined consensus on the resolution, which represented a compromise between Serbia and the European Union.  Iran reiterated the importance of adhering to international law, stressing that disputes must be resolved peacefully, in accordance with international law and respect of the United Nations Charter, notably the principles of sovereignty, territorial integrity and political independence.

mund ta perkthej me vone, kur te kem ca kohe dhe kur te kerkohet nga peshqit.

Interesante vendet e Amerikes Latine. Ato qe jane 'pozitive' ndaj ShBA e mbeshtesin pavaresine..lakejt Ruse (Venezuela, Nikaragua) nga ana tjeter s'e mbeshtesin.

Kush i thote vetes shqiptar nuk duhet te ulet ne tavoline me serbet dhe serbine. Jo derisa te kete nje apologji per anti-shqiptarizmin gjakatar shekullor.

Le te dalin ato klubet kombetare tani kunder uljes ne tavoline me xhelatet e shqiptareve se jam edhe une me ta. serbia jo vetem nuk ka asnje ndjenje fajesie apo njerezie kundrejte shqiptareve por vazhdon te mbajne me mish e me shpirt ate mentalitet gjakatar anti-shqiptar. Do te jete turp per kedo shqiptar qe ulet ne tavoline me keta barbare.

U duhet ulur ne tryeze e kerkon Amerika po e kerkon edhe arsyeja shteterore dhe interesat kombetare. Radikalet serbe i kane rene kokes:

-Ndërsa radikalët janë të mendimit se me këtë rezolutë Serbia ka pranuar "në mënyrë të turpshme dhe kapituluese" kërkesat e BE-së dhe faktikisht e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sot s'te lejon per qamet burokracia nderkombetare te fitosh pavaresine.

 

 

Aqif, BE nuk e ka njohur Kosoven. BE ja hoqi vizat serbeve vjet, si dhurate e bukur per krishtlindje. Kosovareve as viza jo e jo, po as udherrefyes apo ndonje date shprese nuk u kane dhene... dhe aq me pak ndonje dhurate per krishtlindje apo bajram. Prandaj me duket se tabelat udhes qe te gjitha flasin per te marre me te mire serbet... nuk shoh pse kjo tjetra te jete ndryshe.

Kush i thote vetes shqiptar nuk duhet te ulet ne tavoline me serbet dhe serbine. Jo derisa te kete nje apologji per anti-shqiptarizmin gjakatar shekullor.

Pasuar me hapa konkrete te nje pendimi te sinqerte dhe reflektimi mbarekombetar serb.

Po disa vende kane ngelur pa e njohur, ngadale do e njohin te gjitha. Shqiperia ne OKB hyri me 1955 se ashtu ishin konjukturat nderkombetare, tani keto jane konjukturat nderkombetare,2 vjet ka shpallja e Pavaresise, eshte ende heret.

Si per ne  ashtu edhe per serbet kane rendesi raportet e forces 'de facto', ata do perpiqen ta shtyjne me shpresen se Amerika do bjere nga fiku dhe se Europa do i perkedhele si ka bere perhere. Po Amerika ka ende fryme, ndersa Europa qe te behet faktor nderkombetar me peshe i duhet te zgjidhe se pari konfliktet ne oborrin e saj, perndryshe se pjerdh kush.

Ne vija te trasha fituam ne edhe kesaj radhe, po me shume s'kerkojme dot se s'korrem ndonje fitore ushtarake vendimtare mbi serbet, e kam llafin s'po na vjedh kush ndonje gje qe e kemi ne baze te se drejtes se fitimtarit.

BE NUK e ka njohur Kosoven.

Dalengadale...? kur te mbaroje shfaqja(dalengadalizmi), pastaj duartrokasim apo bejme komente mbi aktoret. Je dakord?

Te thuash te verteten dhe te jesh realist, per ate qe faktikisht ESHTE realitet, nuk ka nevoje as per diplomaci, as per ndonje maturi te madhe, as per shume makjavelizem.

Epo keshtu si thua ti shtohen radhet tek zyra e punes me diplomate te papune smiley

Realiteti nderkombetar krijohet paresisht nga fuqia ushtarake, po ti kishe thyer brinjet serbeve ne nje beteje vendimtare si ta zeme operacioni kroat Stuhia ne 1995, i kishe futur nje bashkim me Shqiperine dhe mbaronte filmi per Kosoven.

Tani do presesh diplomatet sa te bejne llogarite dhe serbet te mesohen me idene se u iku Kosova nga duart.

Serbet historikisht kane lene kockat per territoret qe kane marre psh ne L1B, lane 400 000 te vrare , ne te dyten pesuan edhe genocid nga ustashet kroate, ca i kane ekzagjeruar vete e thone diku 600 mije - 1 milion serbe.

Tek ne luftojne ca katunde, te cilat pastaj rregullisht pas-lufte shahen dhe kerkojme thelen e madhe. Thela e madhe i jepet atij qe punon, jo atij qe rri kot. Shqiptaret s'punuan sa duhet do presin ça ti vije.

Pastaj mund te flasim sa te duam te bejme be e rrufe apo te permendim te drejtat e njeriut e te kombeve, po keto s'pijne uje. Diplomatet duan faktet, si tha Musolini kur i shpalli lufte Frances, me duhen ca mijra te vrare qe te ulem ne konferencen e paqes dhe te marr thelen time.

Duhet biseduar se ke serbe ne kosove e shqiptare ne serbi. Si do behet me keta se jane te shantazhueshem te dyja palet tani qe pavarsia u arrit. Sikur te behej nje ndrim popullsish s'do ishte keq. Nese do me i bo punet kshu pa u lodh e kam fjalen, kur s'do te rrish e ti mesosh njerzit te bashkejetojne me te ndryshmit.

@ Genci

Ca jane keto kobe qe thua mo? Cfare shkembimi popullsie thua ti? Ore jeni ne vete ju apo si eshte puna... sa u ktheve tape nga diskoja???

Pa na shpjego pak, si qenkan te shantazhueshem nga te dyja palet??? Na trego nje rast publikisht ti ku shqiptaret jane perdorur nga Shqiperia (apo Kosova tani qe eshte bere "shtet&quotsmiley per te trazuar shtetin tjeter!!!???

 

@ Aqif

Aqifo, serbi jo vetem qe ja futi Kosoves sa pati takat, po hyri dhe ne Shqiperi, thelle bile. Nderkohe qe bente inkursione per te "kerkuar UCK-ne ne Shqiperi", ushtria jone heroike e partneritetit per paqe me Naton, ruante gjakftohtesine. Ushtaret tane te dislokuar ne "kufi" te mbuluar me batanije te kohes se revolucionit bolshevik, se uniforma s'kishin, e jo se kishin po nuk i vishnin se do i ngaterronin me Serbet. Ushtaret tane qe ruanin ne te njejten kohe edhe qetesine edhe sovranitetin e asaj qe kish mbetur nga Shqiperia, veshur me shapka(seriozisht!), kishin arme sa per te pozuar para kamerave te gazetareve.

Ta dish mire, qe po te kish nderhyre Shqiperia, do te duhej te kish nderhyre brenda territorit te vet njehere; te zbrazte vendin nga tradhetaret, kanceret dhe gangrenat (Berishovici, psh), mekembesit e Serbise se madhe ne zemer te Shqiperise. Prandaj kur nuk u shfrytezua momenti i shkeljes se territorit, nuk ke cfare te rimendosh tani. Pastaj ushtria shqiptare nuk eshte per te luftuar te huajt, eshte per te luftuar shqiptaret.

Megjithate, lufte bene perendimi me Serbet; nuk kane pse te ulin breket para kerkesave te tyre. Thuaj, e rrahen angloamerikanet; nuk kane pse t'i bejne leshime tani. Ama serbi qe pas bombardimeve mori 5 miljard dollare direkt, dhe ndihma nuk i eshte nderprere kurre. Kosova ka marre leshte, vetem nga donatore. Prandaj mos i kujto ato qe po them si pretendime shqiptare... Perendimi nese do ishte fitimtar ne ate lufte, dhe nese do kish vend ajo qe thua ti, nuk do kishte pse te perkulej para kerkesave te serbit, dhe nuk do kishte pse t'i ferkonte bishtin, si para lufte, njesoj dhe pas lufte. heqja e vizave ndaj nje kombi ende kriminel, me politike ende kriminele dhe kafsherore, nuk eshte thjesht ardhje pas avazit, eshte te seksohesh nga serbet dhe te jesh i detyruar t'u thuash qe te kenaqen.

 

 

Fjale darke vone ishin me zotrules, kur te tjeret flinin. Harrova qe po i hudhe ktu te peshku ngelin edhe ne mengjes. Ma bej hallall se une kur je ti neper tema shqiperie jam i qete dhe si fus hundet. Flet ti edhe per mua se vete s'do mund te flisja me mire se ç'ben ti. Dje ç'pata thuaj.

Nejse, une e kisha fjalen qe ekziston edhe problemi i pazgjidh i presheves dhe si te behej mos te jetonin mes serbve edhe ata te shkrete, dhe po thosha se mund te shantazhohen serbet nese do duan tu bejne keq atyre se shume mire mund tua besh jeten ferr serbve ne kosove. Per kete lloj shantazhi ta kisha fjalen. Dhe pastaj, futja kot meifjale, po thosha sa mire sikur serbet e mitrovices te iknin dhe ata te presheves te zinin vendin e tyre ne mitrovice, se vallaj s'jetohet me i gozhde var te shtepia. Pa te keq e kisha me nje fjale.

Dakord jam dhe nuk e vura ne dyshim qe s'e kishe me te keq, vetem se ka nje skenar aty dhe nje terren.

terreni qendron ne faktin qe cdo lloj pazarlleku, sado i leverdisshem qe te duket, zhvillohet vetem ne kurriz te shqiptareve, dhe ne truall te shqiptareve.

skenari eshte tkurrja dhe debimi i vazhdueshem i shqiptareve nga trojet e tyre mijeravjecare.

Si shkembeve, si nuk shkembeve, popullsi apo territore, shqiptari eshte i vetmi faktor qe del me gisht ne goje dhe presh te vendi. Prandaj nuk i kam qejf te tilla skenare kur diskutohen keshtu pa nje forme te qarte, te ideuar paster; te pakten te arrihet te kuptohet, qe ne rastin e Kosoves, apo me ne pergjithesi, ne cdo rast tjeter kur shqiptaret jane pale ne konflikt apo problematike, nuk ka asnjehere zgjidhje win-win, lose-lose apo qe te dyja palet te dalin te kenaqura ne ndonje fare menyre. Cdo lloj problemi i tille, pavaresisht nga lloji i zgjidhjes se ofruar; kur shqiptari eshte pale ne konflikt, permbyllet apo "zgjidhet" me humbje te shqiptareve dhe vetem ne dem te tyre.

Nuk duhet te kete leshim territoresh, ne menyren me absolute jo. Kundrejt asnje pale, kundrejt asnje shteti, kundrejt asnje kombi.

Nese duhet te ndodhe ndonje skenar, te pakten afersisht shkarazi me konceptin e drejtesise, duhet te kete vetem zbrazje territoresh nga shqiptaret e sllavizuar dhe shqiptaret e greqizuar, dhe, ose mbushja e tyre me shqiptare, ose skenari me i mire, rifitimi i statusit te gjuhes, kultures dhe entitetit etno-kulturor. Nuk po flas hic per gjenocide apo spastrime etnike, sepse nuk mund t'u vesh faj femijeve te sotem per c'kane bere eterit e tyre ne te shkuaren; por ama statusi mund te rifitohet. Dhe nese do kishim nje BE te bashkuar, me nje ligj te vetem, ku te mos kishte nje vote greku dhe nje vote spanjolli apo rumuni, ku nje minoritet te gezonte te drejta sa cdo lloj minoriteti tjeter dhe as me pak e as me shume; nuk do te flisnim sot per skenare, por thjesht per zbatim te drejtesise se natyrshme dhe te drejtes humane.

BE-ja me Greqine anetare, eshte nje BE antishqiptare. Nuk ka asnje lloj dyshimi ne te. Te gjitha gjasat jane qe kelyshet e kasapeve qe udhehoqen gjenocidin antishqiptar dhe spastrimin me te madh etnik qe pas L2B (serbet), te anetaresohen shume perpara Shqiperise (qe nuk do kishte absolutisht asnje ndryshim nese Shqiperia do anetaresohej para tyre, - me kete klase politike qe kemi ne ne pushtet!!!), dhe atehere zerave antishqiptare tashme egzistues, nga ai gjerman, francez, italian, grek, spanjoll, rumun, - + sllavet ne pergjithesi, do u bashkohej edhe nje ze tjeter. Dhe te rrofte anetaresimi pastaj. I rrofte anetaresimi edhe Kosoves.

Thjesht po them qe klubi nuk funksionon sic pretendojne se funksionon; eshte i ngritur mbi qellime te pastra shfrytezimi dhe nenshtrimi, dhe ne rastin me te mire, shfajesimi dhe justifikimi te shfrytezimit dhe shtypjes me mjete publike dhe ligjore.

Skenaret dhe terrenet ku zhvillohen keto skenare, jane te kobshem gjithsesi per shqiptaret.

Halle halle kjo dynja .... :

Ethnic clash in Kosovo after Serb basketball defeat:

Hail of stones

The clashes came after the Serbian national basketball team were defeated by Turkey in the semi-finals of the basketball world championship in Istanbul. A mob from the Albanian side of the Ibar river tried to march over the bridge between the two sides, shouting "Turkey Turkey!", witnesses said. They were met by a hail of stones from the Serbian side.

"Luckily there was no direct clash between the two communities," police spokesman Besim Hoti said. The EU police force was called in to help local officers keep the two groups apart. One French police officer was shot in the leg, the Associated Press reported.

jo rralle shef flamur shqiptar ne stadium sa here lujn ekipe turke kunder atyne serbe; basket ose futboll...per mu eshte budallallik. A thu se sa here qe fitojne serbet, kosovaret duhet me u mbyll ne shpi

Hajde de ne Prizren ku ka pakice turke me gjuhe e me ligj, te dilet e te festohet.  Por te tepruara me duken keto shashka ne Mitrovice.

Epo s'jane te gjithe njesoj o Monde. Ata te pakten thjesht ndihen ashtu, ndoshta per kundershti dhe inat te pales tjeter... ama, ndryshe ndodh ne Vlore. Per nje cope pension grek, Vlora na eshte bere me minoritet, dhe gjithe ate minoritet; e jo minoritet e gje, po nga ata qe bejne dhe Papandreun t'i beje thirrje shtetit shqiptar per mbrojtje. (gjithmone nese Himara dhe rrethinat quhen ende Vlore)

Ka shume gjera te cuditshme ne realitetin shqiptar, ajo qe thua ti eshte njera prej tyre. Po nuk eshte hic e cuditshme kur vjen te sporti. Hic fare. Futja nje xhiro neper Shqiperi, dhe do e kuptosh se cfare po them. Plot me flamuj gjermane, italiane, braziliane... eshte tifozeria; por te pakten ata kososvaret nuk dlain me flamuj serbi, e as flamuj armiqsh aktuale, si dalin himariotet me flamuj greku, psh.

Per daljet me flamuj jam shprehur kur ishte vakti.  Kur isha kunder daljes me flamur gjerman, u shofshin te tjeret smiley

Ndersa per cka permend per pensionet, (jo vetem ne Vlore, por edhe gjetiu) teme tjeter me duket mua. 

E me mire, se nuk te thashe gje jo, nuk te vrava. Thjesht po thoja qe njeri e merr siden nga lindja, njeri e merr nga transfuzioni i gjakut, nje e merr nga ndonje plage e hapur ne kontakt me gjak te infektuar, apo shiringa, apo ka dhe ca te tjere qe duhen shpuar me shume se me shiringe qe ta kapin. Shume histori te ndryshme, i njejti perfundim... vetem se njeri, dhe vetem njeri prej tyre ka qene duke bere qejf. Mbase do i permendim keta te fundit kur te dale "tema tjeter", e qejfit, psh.

nuk e kam te flamuri sesa te mesazhi qe del; si me thon `ne e dime qe ju na e merrni ne cdo sport po ne kemi turkun qe ju vjen hakut najhere`. si ato fmijet qe sa here hanin dru nga ndonji moshatar, shkonin thrrisnin vllain qe ishte kthy nga ushtria

Si per kupen e botes... te gjithe shqiptaret, madje dhe ketu ne peshk u hengren mish me njeri tjetrin duke u share aty ku s'mbante me per skuadrat e huaja per te cilat ishin tifozer. Ca thoshin dhe "ku jane brazilianet tani, qe Brazili po deshmon kunder Kosoves ne GJND!!"...

Per mendimin tim, nuk ka mesazh si ai qe thua ti.

Shpejte e shpejte per shashkat e Mitrovices..

Ne Mitrovice jetojne disa mijera boshnjake-sanxhaklinje me gjuhe e me ligj.

Ata e festuan edhe ne Novi Pazar me thirrjet "ketu eshteTurqi"

Ja ku e keni linkun:

http://www.youtube.com/watch?v=5tYBOR9EN6Q

Para se te shpejtoni me kualifikime per Kosoven e kosovaret,do te ishte mire qe paraprakisht te mireinformoheni.

 

 

 

 9 pike para fundit pjeses dyte eshte amerikani mbi turkun sonte ne finale

Update: Kupen e Botes ne basketboll e fituan amerikanet. I mbyten turqit, 20 pike para. Ky Kevin Duran ishte fantastik. 

* Durant se i ngel hatri kur ta shofi ktu te ppu

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).