Me vjen kjo fjali ne mendje kur shoh se shqiptaret, vazhdojne ti thurin lavde rrugeve qe asfalti ju matet vetem ne gjatesi por jo ne gjeresi e as ne trashesi. Por c'rendesi ka kjo se si matet,kur ma merr mendja shqiptaret i kane treqind halle me te medhaja se siperfaqet me asfalt te ri ne Shqiperine e lire dhe demokratike.

 

Shqiptaret sot e kesaj dite  ecin ne rruget me asfalt per hall, me shume se per qejf, shumica e shqiptarve dalin ne rruge per te kerkuar pune. Kam degjuar treqind lloj komentesh per rrugen Durres-Kukes dhe per asfaltin qe eshte hedhur neper rruget e Shqiperise, edhe aty shqiptaret ndahen me PD e PS. Une jo me shume sot se cdo dite ne fakt, jam i shqetesuar per vetedijen e shqiptarve. Dhe cdo dite rri e flas me vete, nganjehere edhe me shoke, por gati njesoj eshte sepse edhe shoket e mi jane po kaq te paafte per te ndryshuar dicka ne kete realitet vetevrases, ku shqiptaret rrine te qete. Kam ecur edhe une ne rruget me asfalt te ri sepse me eshte dashur te shkoj ne nje spital te vjeter ose ne nje shkolle pa xhama, ose ne nje gjykate me kriminel ose ne nje port apo aeroport qe me jep me shume shpres se rruga me asfalt te ri. Une cuditem me shqiptaret se si ka mundesi te jen kaq gati ti kendojne keng asfaltit sic i kendonin hidrocentraleve apo hekurudhave dhe si ka mundesi te mos shohin me afer vetes. Si ka mundesi qe Asfalti te na behet nevoja jone  e perditshme dhe te harrojme se mbi ate asfalt te ri transportohet nje thes miell qe shumica prej nesh skane mundesi ta blejne per femijet. Si ka mundesi qe shqiptaret ti thurin lavde atij asfalti mbi te cilin transpotohen hilace qe perfundojne gjithmone jasht spitalit. Si ka mundesi qe shqiptaret i thurin lavde atij asfalti qe te qon me shpjetesi ne nje spital pa doktor. C'me duhet mua ky asfalt qe me imponon te ec shpejt drejt nje rruge qe vjen e ngushtohet mu aty ku duhet te jete me e gjere. Shumica e Shqiptarve derisa te prekin ne rrugen Durres Kukes duhet te jene shkaterruar neper rruget e fshatrave ku vetem traktori mund te kaloj. Por pikerisht keta shqiptare i thurin lavdi asfaltit qe ndoshta kurr sdo e prekin. Ka mundesi te jemi mesuar duke i thur lavde veprave qe me kohen e xhaxhit tjeter, dhe vazhdojme edhe sot e kesaj dite. Jam i sigurt qe kenget per hidrocentralet i kane kenduar edhe ata qe se s'kishin pare driten elektrike akoma, apo hekurudhes i kane kenduar edhe ata qe nuk kane pare tren me sy. Sot e kesaj dite cuditem se si shqiptaret shkojne neper rruget me asflat  te ri  neper universitete ku profesori  ka mundesi te mos vij gjate gjith vitit. Por keto nevojat e perditshme shqiptarin nuk e shqetesojne fare, pak asfalt dhe goja mbyllet sikur te kete ngrene mish gjith diten. Asfalti eshte bere kryefjala e dites dhe fjala qe perben celsin e suksesit per partite shqiptare.  Partite kane te drejte te thone "O Zot asfaltin tone te perditshem na e jep sot", sepse kjo eshte ajo qe i mban ne pushtet dhe kjo eshte nevoja e tyre e perditshme, por si ka mundesi qe edhe shqiptaret te thone keshtu?! Une cuditem dhe habitem edhe do shtoja disa folje te tjera per te shprehur keqardhjen per veten dhe shqiptaret e tjere, qe flasin per asfalt ne spitalin pa doktor ne dyqanin  qe s'mund te blejne miell, ne trenin pa xhama ne shkollen pa dritare, ne gjykaten me krimnel qe marrin vendime.

"O Zot asfaltin tone te perditshem na jep sot"kjo duket te jet lutja qe politikanet tane i drejtojne perendise se tyre, sepse ata e dine se shqiptaret genjehen me asfalt, ata tashme e dine qe shqiptarit i imponohet kush eshte nevoja e tij, ata e dine se shqiptari ne fakt nuk e di cfare i duhet separi. Une jam shqiptare dhe shpesh edhe une genjehem sidomos kur mendoj vetem per dy oret qe jam mbi asfalt pa gropa. Por merzitem shume me veten dhe te tjeret  kur nuk mendojne per me shume. Une kam pas rastin qe disa here te kaloj ne rrugen e "Kombit" skam asgje me rrugen ajo eshte nje veper e madhe qe na sherben por une mendoj qe s'duhet ta lejme te na mbylli gojen dhe syte. Kam kaluar neper tunelin me te famshem ne bote por aty jane vetem  6 minuta te lezetshme pastaj shume shpejt fillon rruga ime e perditshme. Dua te kuptohem, nuk kam asgje me rrugen une jam i merzitur me veten dhe shqiptaret, nuk do doja  qe nje qeveri te vinte perseri ne pushtet ne emer te asfaltit, ajo eshte vetem detyra e tyre. Do doja shume qe shqiptaret te dine te te dallojne nevojat e tyre me te medha, dhe qe jane te perditshme.  Do doja shume qe shqiptaret  te jene me kerkues ndaj atyre qe ju japin autoritetin mbi veten, mjaft kemi degjuar ministra shendetsie qe flasin per asflat ministra arsimi qe flasin po per asfalt, ministra kulture per asfalt gjithashtu. 

Une shpresoj shume qe nje dite shqiptaret te dine kush jane nevojat  e tyre dhe te dine t'ju kerkojne llogari atyre qe i genjejne shumicen e diteve. 

"O Zot ne buken tone te perditshme na jep sot" Une dua shume qe nje lutje si kjo, te dali nga goja e Shqiptarve jo si lutja shembullore,por si nje shprehje per t'ju thene politikanve tane qe ne e kemi kuptuar se kemi me shume nevoja se sa  na diktoni ju. Per tju thene atyre se duam me shume se asfalt te ri.

29 Komente

 Mire e ke  !

pse si thua ti , t'mos ti shtrojne rruget? te na linin me asfaltin e xhaxhit enver?

po ju kte s'duroni dot, idene qe kta asfalt po ju a shtron Saliu mbi ate asfaltin e Dulles suaj te dashur! jeni bere patetike.

jo mer left

nuk e ka se si pelqen asfalti por qe behet politik me te...fundi i fundit nuk shohim kendej ku jetojme qe politikanet te perurojne rruge cdo muaj se kjo eshte e vetkuptueshme e nuk te jep kredi politike...por te kerkojne llogari e te hedhin ne gjyq nqs nuk e ben  ose nuk e ben sic duhet...

E ardhmja ekonomike e nje shteti nis nga rruget. me ato rruget per karroca kuajsh te Dulles sdo bente hajer Shqipnia ndonje her. Rob patetik

Bukur. Jemi te deshiruar per pak asfalt. Eshte bere pjese e ADN-se tone kjo tashme. Prandaj edhe...

Asfalti eshte bere kryefjala e dites dhe fjala qe perben celsin e suksesit per partite shqiptare.

Ne jemi nje shoqeri teper e vuajtur, e varfer dhe primitive. Rrjedhimisht edhe politika eshte ajo qe eshte dhe ofron keto lloj alternativash. Jemi ne ate pike zhvillimi njerezor ne te cilin kemi nevoje vetem per kaq. I kemi pretendimet modeste.

Pastaj ketu mund te diskutohet shume mbi rolin e politikes dhe mbi te famshmen "e ben veza pulen, apo pula vezen?" Mendoj se klasa politike nga njera ane dhe masat popullore nga ana tjeter nderveprojne midis tyre dhe strukturojne njera-tjetren. Eshte nje proces i vazhdueshem ku veza ben pulen, pastaj pula ben vezen dhe perseri veza ben pulen. Nuk ka rendesi se "kush beri kush" te paren. E rendesishme eshte qe ky proces eshte i vazhdueshem dhe keto dy elemente nderveprojne ngushte.

Ajo qe do te ishte lutja me me vend per nje komb te tere do formulohej: " O Zot, dinjitetin tone si komb sillna sot!!!!!" Te pakten nje popull qe vihet ne pararoje per te mbrojtur dinjitetin eshte dicka nga ku mund te fillojme nje rruge te gjate per t'u bere perfundimishit dhe ne nje shoqeri funksionale demokratike.

Shprehja klasike per berishen ne cdo tavoline kafeneje: "Sala osht si osht po ama i ka bo rruget". smiley

Kur nuk kupton nga jeta, merret me rruget.

Lexo rexhax se çfare do thote ekonomi e lire, kapital.

Mos lexo "lufte kunder kapitalizmit" por si krijohet puna, si krijohet kapitali, ateher ke moshen te ankohesh pse nuk te ecen puna, pse nuk te lejojne te tjeret te punosh.

 

Po mire, pse paragjykon opinionin e atij qe ka shkruar artikullin? Personalisht mua s'me duket negative apo radikale shprehja e opinionit qe shqiptaret kane tendence te genjehen nga asfalti i hedhur kuturu vetem qe te kene rruge me komode. Dhe pyetja qe shtrohet aty eshte nje rrjedhim llogjik: Ndersa shtrojme rruge te reja a e dime se me te verte ku cojne keto rruge? dhe pastaj kushdo qe ka sy dhe mend e di shume mire se rruga e kombit ka qene nje nder fondet me te abuzuar, dhe se nese ajo leke sdo ishin abuzuar, do kishim me shume shkolla, investime ne shendetsi dhe investime ne telekom. Jo per gje po jane shifra me shume zero dhe ne euro ato qe jane publikuar nga Kontrolli i Larte i Shtetit.

Ja din kuptimin fjales "paragjykim"?

Rexhax shkruan per pavetdijen e shqiptarit, dhe kete problem e diskuton me shoket.

Kur punon nuk ke kohe te merresh me vetedijen e pavetdijes, kjo eshte e gjitha.

Ti mund te kesh kendveshtrimin tend, po edhe une jam ne aktivitet per pjesen me te madhe te vitit, qe me ben te jem i sfilitur, e perseri gjej kohen per te pyetur veten mbi disa ceshje qe kane te bejne me psikologjine e shqiptarit dhe sesi disa teknika perdoren akoma nga politikanet per te genjyer ket popull. dhe per mua ketu nuk ka asgje te cuditshme.

 Jete-gjatesia e qeverive vjen pikerisht nga votuesi shqiptar, qe i ka kerkesat e pakta. 

"... ,por si nje shprehje per t'ju thene politikanve tane qe ne e kemi kuptuar se kemi me shume nevoja se sa na diktoni ju. Per tju thene atyre se duam me shume se asfalt te ri.." 

Shkrim qe reflekton me shume shendetin e shkruesit sesa psikologjine e shqiptarit sic pretendon.

Cilet shqiptare genjehen nga asfalti? Cilet shqiptare genjehen nga muret e lyera me boje te pallateve te Tiranes? Te dyja jane te rendesishme dhe duhen pershendetur si pune e mire.

Autori i ketij shkrimi eshte 65 vjet prapa, me teorine e mohimit dhe te luftes ndaj cdo gjeje te shkuar apo te tashme. Shqiptaret nuk jane budallenj, shumica e kam llafin. Kur shkojne te votojne ata i peshojne edhe rruget e asfaltuara (nga Sala) apo muret e lyera (nga Rama) nga njera ane dhe problemet e atij vendi qe i 'prekin' vete cdo dite. Imagjino te duhej te shkoje ne ate spital per tu kuruar nepermjet nje rruge te paasfaltuar plote me gropa. Te pakten tani mberrin ne spital i semure por i gjalle, atehere mbrije 'i vdekur'...

Ky eshte shkrimi me pathetic qe kam lexuar ndonjehere ketu tek peshku...

 Une them, ti themi Bravo per asfaltin dhe te fillojme te kerkojme hilace ne spital.  Aty ne spital nuk gjen doktor Rolandb, spitali eshte vetem vendi i rradhes per te pyetur per doktorin. Kam kerkuar tre kate per te gjetur urgjencen sepse askund nuk shkruhej urgjenca. Nese ti ke hall vetem te mos vdesesh rruges ok, por une kam hall te mos vdes as ne spital.

Ashtu them dhe une ti themi:"Bravo per asfaltin dhe te fillojme te kerkojme ilace ne spital".

Qenkemi te te njejtit mendim atehere, vetem se une e shkruaj 'ilace' pa "h" perpara*. 

Dhe po te kishe shkruar nje artikull per ilacet e spitalit, do te te pershendesja dhe do ti kisha dhene 5 yje artikullit. Por ti i ke hedhur teper asfalt problemit te ilaceve ...

* s'ka problem se te gjithe bejme gabime ortographike ketu tek peshku, perfshi dhe mua, por ti e shkruan ne te gjitha rastet njesoj. 

 Nje sqarim  per ju qe po hidhni kritika duke menduar se une nuk kam qejf te ec ne rruge pa gropa, dua te them qe s'kam asgje me rrugen, e kam  shume qejf dhe e shijoj shume here. Po pres qe ti shiojoj edhe frytet e saj ne ekonomine e shqiperise tone te dashur. Nese nuk e keni kuptuar se per cfare kam shkruar me vjen keq por lexoni dhe njehere, por nese  e keni kuptuar por vetem nuk ju pelqen qe e verteta se asfalti sjell ne pushtet njeren apo tjetren parti kjo eshte krejt pune tjeter. E kam prekur vete kete realitet neper spitale dhe neper gjykata kesaj vere qe mu desh te jem atje, nese nuk e ke prekur akoma sdo te thote qe nuk ekziston, ca gjera ekzistojne edhe kur dikush nuk i din.

Zoti Rexhax.

Sigurisht, qe ti nuk ke asnje gje kunder asfaltit, por inatin e ke me qeverisesit, nen pushtetin e te cileve,  shtrohet ky asfalt. Per ca arsye qe ti i di, ti dhe shume te tjere te majte, asfalti qe po shtrohet ne rruget e Shqiperise te reja apo te vjetra, ju ka nxehur pervec shojve te kepuceve dhe trurin. Ju do te uronit, qe nen kete qeveri, mundesisht te kishte sa me pak rruge te shtruara, sa me pak energji, uje dhe gjithshka jetike qe do provokonte revolte per largimin e kesaj partie nga pushteti, megjithese kjo do te cenonte cilesine e jetes se popullit, te cilin ju "analistat', nuk harroni ta permendni ne cdo fjali, qe shkon per konsum publik.

Fatkeqesisht per ju, te pakten per nevojat minimale te shqiptareve, kjo qeveri punon shume me mire, se nje qeveri qe mund te dilte nga partia jote e zemres, parti e cila per 50 vjete qeverisje, e beri te panevojshem perdorimin e asfaltit per njerezit e thjeshte, sepse partia jote gjykoi qe perdorimi i makinave private nga populli, ishte nje ves borgjez i shemtuar, bile ajo u kujdes qe dhe numri i bicikletave te ishte i limituar. Partia e re, me emrin PS, duke qene se, eshte ndjekesja ideologjike dhe fizike e partise tende te dashur, u kujdes qe nepermjet penes tende dhe shume kalemxhinjve te tjere te mirepaguar prej saj, te hedh balte mbi asfaltin, qe ju krijonte aq shume alergji, eterve shpirterore dhe ideologjike te saj. Asfalti zoti artikullshkrues nuk sjelle parti ne pushtet, ai perdoret si objekt propagande per te mbajtur pushtetin, per te cilen partia jote e dashur, ka treguar se mund ta beje shume mire.  

maksmeto Sa per dijenine tuaj partia ime eshte puna ime e perditshme qe ska as logo as ngjyre, nuk ka as krytar as anetare. Une jam nje njeri qe sme hyn ne pune partia, biles vetem me acaron nervash sic edhe ne kete rast ku njerzit te fusin ne njeren parti me patjeter. Te flasesh per hallin tend sdo te thote se gjithcka esht keq sdi sa here duhet te them per ju se une po flas per vetedijen e shqiptarve per hallet e tyre te perditshme e jo per polilojen e pertive qe njeres i thoni e imja e tjetren e  mbani per vete. Mua cilen te me japesh perseri ta kthej mbrapsht, por nejse eshte veshtire per njerezit e asfaltuar te mendojne se disa njerez mund te jetojne edhe pa parti ne koke. Ka mundesi qe ju mendoni se jasht nje partie vdes prandaj edhe nuk guxoni te dilni jasht saj, dhe ta shihni hallin  tuaj real ne syte e tij xhigand,me te cilet ju perpin driten  dhe ju le ne erresiren e selise partiake.

I kane fshire mesazhet tona o rexhax, kane lene vetem nje. Eshte demokraci jo shaka.

 

1-Urrejtja per asfaltin i ka rrenjet ne balte.

2-Mire eshte qe te hedhim pakez asfalt edhe ne trute tona.

3-Pavaresisht se ku me con nje rruge parapelqej te jete e asfaltuar.

 

jeton, te me falesh, se ndoshta ti vella je nga kosova dhe e ke vertet emrin jeton fieri, por perndryshe, jam e detyruar te bej nje shaka 'te brendshme': 'fieri eshte i vdekur' smiley

Ndoshta katundari, i cili sjell qumeshtin ne qytet perdite me papaqin e vet, nuk e mendon keshtu. Mban lopen dhe shet qumeshtin ne qytet, punon token e shet perimet ne qytet. Me ato leke mban shpine, edhe mire biles. Shoqeron femijte cdo mengjes ne shkolle private po ne qytet.

Deri vone arsimtaret nga qyteti detyroheshin te flinin gjithe javen ne katundin ku jepnin mesim. Katundi ishte vetem 30 km larg shpise. Sot e bejne me furgon cdo dite edhe fale atij asfaltit.  

sot mbesa ime po me recitonte nje vjershe kopshti , qe kishte te bente me shkronjen RR. fillonte me dicka si

jam ne mes si aRRe e forte

jam e RRepte etj etj

dhe ne fund vazhdonte

te na shtrohen RRuget

te zgjerohen trotuaret

mos terheqim balten

si bujku ne are

smiley

e kupton vete ku ka arrit puna, sa e madhe eshte ndjeeshmeria sa eshte fut dhe neper vjershat e kopshtit

smiley

te hapen brezaret

po na mbarojn varret

qesh ti qesh

po dje ne mjes ishte ne emisionin e mengjesit ne topchanel, ky tan agolli i bashkise se tiranes qe ne pike te sabahut, ora 7, po bente muhabet varresh, se si ka maru veni, e se si do bohen varreza te raja.

imagjino c'menyre e kendshme per te nisur diten smiley

nejse, kishin bo si kishin bo, dhe i kishin gjet ca toka ne dajt, sauk e ku di une se ku per te na bo vorret neve. ngelej ti aprovonte Sala.

smiley

muhabete t'bezdisshme per mjes, e di, e di. mu m'kujtohet n'shkolle, ora e pare me mjes kur na flitshin per shiritin e derrit.. iiiii.. sa siklet!

Mua me ka marr malli per rruge me kalldrem.

 Asfaltin nuke duan vetem ata qe nuk kane patente ose qe nuk kane leke me ble nje cope makine.

Si u be me ate asfaltin e Sheshit Skenderbe (qe dikur ka qene me pllaka)? Po ato rruget e kryeqytetit qe jane me keq se rruget e fshatit?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).