TIRANE- Në kuadër të zhvillimit të turizmit bregdetar kryeminsitri Berisha jep urdhra të prera. Në 94% të zonës bregdetare shqiptare ende të pazhvilluar nuk do të lejohen më ndërtimet mbi tre kate.

“Urdhri është i prerë.”- tha sot paradite kryeministri në mbledhjen e Këshillit të Rregullim Territorit në Republikën e Shqipërisë, njëkohësisht kryetar i KRRTRSH-së. “Duhet të heqim dorë përfundimisht nga ndërtimet mbi tre katëshe në brigjet tona. Kemi 92- 94 % e brigjeve për të zhvilluar. Të synojmë të mbetemi te dy tre katet në tërësinë e projekteve zhvillimore”

Gjatë diskutimit për resortin “New Born” në fshatin Hamallaj të Durrësit zoti Berisha kërkoi përcaktimin me ligj të distancës, në të cilën mund të tolerohen ndërtesa me shumë kate.

“Nuk mund të them tre dhe vetëm tre kate. Në rast se është 1000 metra nga buzuji në rrafshin, por në tërësi në zona si kjo duhet të përmbahemi larrtësisë tre katëshe. Kjo është e domosdoshme.”- vazhdoi kryeministri.

Përgjatë vijës bregdetare kryeministri kërkoi mbjedhjen sa më shumë të pishave dhe të ullinjve. Për resortin “New born” me sipërfaqe 1. 800.080 metër katror në fshatin Hamallaj të Durrësit, brezi i parë duhet të jetë me pisha, të tjerat me ullinj. “Duhet të mbidhet numri i madh më i mundshëm i ullinjve" .

Kryeministri urdhëroi gjithashtu dhe ndalimin e praktikave që vijnë në KRRTRSH për zona për ndryshim destinacioni pa patur të përcaktuar katet e ndërtetës. “Kjo praktikë nuk do të mund të ekzistojë më. Çdo lloj kërkese, që do t”i bëhet Këshillit Kombëtar të Rregullimit për ndryshim destinacioni, do paraqesë me transparencë katet, gjelbërimin, të gjithë hapësirën". “Nuk do lejojmë me malet e betonit”- foli prerë kryeministri duke u kërkuar që për cdo kërkesë të jepen detajet e projektit.
"Sepse i sjellin me zero ndërtim dhe i cojnë në 35 kate”- tha ai.

Gjatë mbledhjes Berisha preku dhe cështjen e derdhjes së ujrave të zeza në zonat bregdetare të Durrësit. Nëse nuk ndërtohet kolektori qëndror nga Kepi i Rodonit deri në Durrës, atëherë cdo resort do të ketë impiantin e tij.
(Suela Gera/BalkanWeb)

44 Komente

C'fare 92-94% paska mbetur? Nqs Durresi dhe rrethinat, Vlora, Saranda, riviera jane already qelbur, - nje shoqja ime ne Dhermi kete vit kishte marre jo vetem dy infeksione por edhe pushimet ishin ne kushte zbori nga 6 veta ne dhome - perse e ka fjalen ky? Dhe c'fare behet per ato zona ku ndertimet jane bere fare pa plan e pa leje? Ky problemi i ujrave te zeza, edhe sa vjet duhet te cmeritet dynjaja me infeksione dhe helmime nga me te ndryshmet para se te merren masa?

bla bla bla

llafe llafe llafe

po si pashe me syt e mi, i dont believe em

Kjo me kujton nje skec te estrades se Tiranes pare viteve '90.

Traineri ju jepte detyrat lojtareve:

Ti do besh 5 gola, ti tjetri do besh 4 jo dale se me duket se te dhashe pak 6 gola do besh ti.  Ti do besh 3 gola sot ne ndeshje dhe ti portjer do besh 4 gola nje me koke nje me kembe nje me hunde dhe nje me vesh. Portjeri: Po une jam protjer sbej dot gola... Traineri: Ben ti derr ben por perton se je dembel prandaj thua ashtu. Tani meqe edhe kundershton do besh 5 gola edhe nje me kurriz....

Hajt tani cuna shkoni dhe realizoni planin.

 

 

Bregdeti ne Vlore 

Po me ato 25.000 rrenje ullinj qe premtoi do i mbillte para ca vitesh cfare u be? 

Duhet të mbidhet numri i madh më i mundshëm i ullinjve.... Edhe gjirokastrit doni ta beni me zor z.Olsi smiley

Nenteksti eshte mjaft i qarte , po ai eshte nje kuakkuarakuak ne punet e shtetit sa qe edhe imitimin me Hitlerin "Per Rregullin e Madh " e ben si i kaperxyer . Enveri njemije bunker montoi ne breg det , per te te mbrojtur Jo ty se  ty as idiotet nuk te blejen se nuk i duhesh kujt ,..... dhe nuk le bajga pa nxjerre nga goja " se diktatura zotnije "  .Ju vetem me nje pallat e 1000 m.katror beton e keni ndotur sa per 100 mije bunkere !

Po kush e pjerdh ate , ai sot eshte dhe neser iken . Ky eshte themeli i ketij lloj sistemi . Apo mba fjalime para Loqerdinave te kabinetit te zgerdhyer nga idete fantastike e porosite e medha te shefit ? Apo kur te bejne libra Hiostorie B..qiret te shkruajne se c'fare ka thene Mullahu smiley

Cilen Shqiperi imagjinon ky Lolo me 92-94% te plazhit ose b/detit te pashfrytezuar ? Mos e ka fjalen per brigjet freskuese te Detit te Fierzes , Detit te   Lumit te Terkuzes apo b.detit fantastik te Liqenit te Ulzes ne Lumin qe tu marre ose Mat i Ri ?? Po ku ka lene me ky brigje deti pa ndotur me idete e drejtimin e tij shteteroor "bini burra .kamunistet iken "

Cilet Plazhe nuk ke dhier me teorite e tua te "bathores si kurore lulesh per Tiranen"

Saranden , Vloren , Divjaken , Durres - Golem -  Kavajen , Velipojen  Shengjinin , Patokun ?

Kush e ka vene re pervec percartjes ka filluar edhe shenja si alucinant !Perfytyron plazhe imagjinar ne shtete imagjinar ,  ku lufton si Skenderbeu me matrapike e Buldozere per ti shembur ndertimet mbi tre kate .

E kohe te marresh thuaj !

Mat, vizitorë të shumtë në plazhin pranë lumit Mat, vizitorë të shumtë në plazhin pranë lumitMAT- Në Skuraj të Matit fshihet një plazh i mrekullueshëm që ofrohet nga lumi Mat. Që prej urës së Limës, deri rrëzë Shkopetit janë rreth 3 km vijë e lumit Mat, e cila shfrytëzohet për plazh. Dikur ky vend frekuentohej vetëm nga diplomatët e huaj në Shqipëri, sot atje mund të shkojë kushdo, për një piknik buzë lumit me familjen, pse jo edhe për tu kredhur në ujërat e kristalta.

Uji i pastër sipas analizave, rezulton i pijshëm, pasi aty nuk derdhen ujërat e zeza apo mbeturinat. Bimësia është e shumëllojshme, duke nisur nga lisi, shkoza, thana, palma, dëllinja e dushqet, pa harruar mbretin e bimësisë freskuese, rrapin. Ndërsa në ujërat e lumit rriten qefulli dhe peshq të tjerë, si dhe patat e egra.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Jo me larg se 5 vjet me pare ta kishe thene nje fjale dhe ndoshta Durresi e Saranda edhe mund te shpetoheshin. Dil njehere tek shkembi i kavajs o $#$^#$ dhe shiko 18 kateshin mu ne mes te reres, a thua nuk ta kane zene syte??!! Si do ti mbjellesh ullinjte ne ato xhungla o degjenerate e pashembullt.

Ma boni hallal shfryrjen, por pafytyresia e kesaj rrecke te zhubravitur me shkaterron nervat. smiley

Dajoshi, ditto për gjtihë çfarë ke shkruar. Kujt nuk i ngrihet tensioni kur shef gjithë ate katrahurë e beton andej? U ka bo gjithë bregdeti si geto.

Si ndahet dot imitimit te Enverit ky karalloja.  Ekspert ne cdo fushe i duket vetja.  Flet ne menyre absolute me urdhra te prere, e absolutisht te shuan me mashtrime dhe genjeshtra.  Tipik komunist...

A mund te na thote njeri sa impiante trajtimi te ujrave te zeza ka ne Shqiperi e me sakte sa te tilla ka ne bregdetin Shqiptar?

 Për resortin “New born” me sipërfaqe 1. 800.080 metër katror në fshatin Hamallaj të Durrësit

Resort... Hamallaj... prape s'po e bej dot lidhjen smiley

http://gazetaonline.net/wp-content/uploads/2010/03/argita_berisha.jpg

Qartesohu! Cilesia na diferencon.

Do i veje njeri tjeter fotot e investitoreve te gjirit te lalezit apo te vazhdoj vete?

 He merr rrenacak , ka ike ? smiley

http://2.bp.blogspot.com/_LZASeUT9Dk8/Swu9_TOLbcI/AAAAAAAAABo/tEg-kCNhqvg/s320/ilir+meta1.jpg

Force e re! smiley

 Vazhdo

“Urdhri është i prerë.”- tha sot paradite kryeministri

 

Akoma me "urdhera te prera" vazhdojme ne?  Kur do kthejllohen njerzit dhe te kujtohen se vendimet merren ne baze te ligjeve dhe votave. 

I pakapshem, me sa di une, ne Shqiperi ka gjithsej 2 impjante te trajtimit te ujrave te zeza. Njeri prej tyre ndodhet ne Pogradec ne gjendje pune, ndersa tjetri dergjet ne Vlore, i mbaruar prej disa vitesh (ne foto njera nga 2 vaskat), por jo i vene ne pune pasi nuk eshte bere lidhja e tij me rrjetin.

Gjithsesi mbetet per t'u verifikuar se sa nga ndertesat e ngritura buze detit (liqenit apo lumenjve) jane te lidhura ne te vertete me rrjetin e kanalizimeve te ujrave te zeza.

Ne kete vaske duhet te derdhet uji i filtruar i cili mund te perdoret per vaditje nderkohe qe mbetjet organike duhet te depozitohen ne forme plehu per token bujqesore. Shkruaj "duhet" pasi ende kjo nuk ndodh.

Derdellit si gjithmone ky sharlatani pastaj per urdhra te prera e urdhra te coptuara, kur si vend modern qe gjoja zotojme te jemi kemi vetem nje impant te tille ne pune kur cdo qytet duhet te kishte te pakten nje secili...

Ne Durres ne shumicen e rasteve, ka gropa septike Olso...problemi eshte se ka kaq shume ngaqe ndertimet jane bere b... me b... saqe e kupton vete si eshte situata aty, ku per t'i 'ajrosur' keto gropa septike, se autoboti i shkarkimit nuk funsionon sic duhet, kane hapur disa tuba qe te shkarkohet gazi i prodhuar. Kjo sic mund t'a imagjinosh e parfumos ajrin mjaft mire. Po ashtu, shume nga ndertimet nuk jane te lidhur me rrjetin e ujesjellsit - disa sepse nuk e moren mundimin fare se thane do funksionojme me puse (aty uje eshte relativisht afer siperfaqes) dhe te tjeret sepse nuk i lane se i ulej presioni ujit ne tubacionin kryesor qe shkonte nga Durresi ne Kavaje (apo nga Kavaja ne Durres, nuk me kujtohet mire) dhe qe kalon jo larg rruges automobilistike.

Per te mos folur per faktin qe ngaqe ka shume gropa septike, uji i puseve eshte i ngaterruar me ujera te zeza.

Bregdeti ne Durres dhe rrethina eshte nje drame qe i duhet gjetur zgjidhje sa nuk eshte bere tragjedi...mua me shqeteson fakti qe keshtu po behet edhe Jugu, Saranda nuk eshte larg per shembull...

Kristida nuk kemi avione bombardues qe ta zgjidhim dramen.  S'ka zgjidhje tjeter pervec bombardim masiv te gjithe riveres e shume zonave urbane.

 

Enveri na bunkerizoi me 750 000 cope 1 katesh, kurse tranzicioni gjeti variacionin 3+ katesh...

pak si heret u kujtu Sala me i thone 'jo' betonit ne bregdet

Qente le te lehin karvani te ece perpara!

Shumica e komentuesve te PPU jane thjesht njerez te JO-se nese ndonje propozim vjen ne KM i vendit.Njeri me siper shante me nene e moter KM perse po vendos qe ndertesat te jene me me pak se 3 kate.

Nuk e di por deri dje ne kete forum ankoheshit per ujerat e zeza dhe nderimet me shume kate ne bregdet.Apo jo?

Tani qe qeveria po thote qe do te zgjidhet problemi dhe mesa duket po angazhohet seriozisht, shani nga nena dhe motra.

Une them qe qeveria dhe KM duhet share nga te gjitha anet nese ne Maj 2011 para sezonit turistik,te mos kete bere ato qe po thote tani,por te shash se po thote se do te vendos rregull dhe do te mbyll motelet qe leshojne ujerat e zeza ne det???

E di qe komunistet e PPU nuk rrijne dot pa share qeverise dhe e di qe megjithese vendi ka ecur perpara,ata duan qe vendi te jete ne gjendjen si ne 1986.

E di qe ulerimet dhe te sharat qe filluan me hyrjen e vendit ne NATO dhe po vazhdojne kur kjo qeveri nderton rruge dhe autostrada moderne do te shtohen.E pashe qe keta komentues bene namin kur u raportua qe kete vit ne Shqiperi kane hyre me shume njerez(shqiptare dhe te huaj) se ne cdo vit dhe kete nuk e tha vetem qeveria shqiptare po u raportua dhe nga media dhe organizata te pavarura.E di qe keta komentues do te ulurijne kur ne fund te vitit shqiptaret do te udhetojne pa viza apo kur Shqiperia te marre statusit e vendit kandidat ne BE.E di qe keta komentues do te shkulin floket kur te nise dhe te mbaroje autostrada e fundit Elbasan-Tirane.E di qe do ta shajne nga nena dhe motra KM nese ne Maj 2011 plazhet do te jene me te pastra dhe me te rregullta se sivjet dhe kur Shqiperia te vizitohet nga me shume njerez.Keta komentues jane thjesht njerez pa llogjike si puna e Olsi Jazexhiut, dhe keshtu qe gjeja me e mire eshte ti injorosh,se po ju ktheve pergjigje do tju duket vetja te rendesishem.

Por populli atje i sheh ndryshimet dhe gjykon vete me vote, sic gjykoi ne 2009 do te gjykoje ne 2011 dhe 2013 kur ti lere beniaminet e Edi Rames ne opozite.

Qente le te lehin karvani te shkoje perpara!

Te fala nga Korca dhe Filadelfia!

 Per impiantet e pastrimit te mootit e ka mire. Per kullat tre kateshe me frengji nga deti e ka mire.

Ate punen e 92 perqindshit e ka dhi komplet se duket llogarite ia ka ba Genc Ruli. 

Po per cmimin e bukes qe vajti 200 lek me shume ka per te thene ndonje gje?

Po per cmimin e energjise eletrike qe do rritet serish ne Janar , ca behet?

Nga viti qe vjen, biznes i mire do jete berja e druve te zjarrit. Lum ai qe ka ruajtur ndonje oxhak ! Do rizgjohet toponimi "Fusha e druve". smiley

Pa shume tifozllik cuna.

Plazhi nga Plepat e deri ne Malin e Robit eshte katastrofa me e madhe qe mund`i beje njeriu natyres. Pra kur njeriu nuk formon dot shtet dhe "lengezohet" me anarkine. Ndersa i prene pishat dhe prishen bregun me rere te arte dhe e betonuan ate q ishte aq i bukur, ne Sarande nuk diten se ku te fusnin betonin dhe shklyen malin. Katastrofa ekologjike ne Sarande eshte e paperfilleshme me ate te Durresit. Aty po, eshte injoranca dhe mos vizioni shqiptar i skulpturuar ne beton-arme.

Kur flet kryeministri per sip turistike te lira e per zhvillim ka nje fare te drejte. Pa i bere fresk sespe ai eshte nje nga shkaktaret e shkaterrimit. Bashke me Nanon, Meten e Majkon. Dmth ka kilometra te pafund breg deti per tu ndertuar pa prishur ekologjine dhe per te bere perla. Pra perla ne natyren perle.

Sip bregu ne Velipoje dhe gjirin e derdhjen e Matit e Drinit.

Sip bregu ne Gjirin e Lalzit e dredhjen e Ishmit.

Sip bregu ne Divjake.

Sip bregu ne derdhje te Semanit.

Sp bregu rreth Karaburunit.

Sip bregu ne Ish e Sazanit.

Pak kilometra jane per zhvillim?

E tere sip. e bregut ne detin Jon. E pa zhvilluar eshte. Cfare eshet bere eshte spontane e mund te organizohet me plane te kompanive e koorporatave te zhvillimit turistik. Edhe vendas edhe te huaj. Mjafton te kete plane sistemim-ndertimi. Sistemim do te kuptoja ujrat, rruget, gjelberimin me peme, ullishta e frutore, apo halore brgdetare.

Nuk ka rendesi i ben Saliu apo i ben Aliu. Shqipot duhet ta kuptojne qe vetem me vizione ndertimi ecet.

 

 Keto plazhet qe do te shpetoje ky kane marre fund nga betoni dhe nuk behen me edhe sikur te doje. Keto jane fjale kot qe thuhen sot e harrohen neser.

@ Koth: Ta jap nje pergjigje te vogel edhe per turizmin malor. Shqiperia nese ka risurse bregdetare e qe kerkojne investime te planifikuara, maloret( buze liqejve, pllaja malore, pllaja me pendence per skiatore, burime ujrash termale), jane te pamatura. Neve kemi fatin e madh qe ne vere ererat e bregut depertojne deri ne thellesi te luginave e keshtu qe klima ben nje transformim radikal e shfrytezim dy stinesh te abitatit prej njeriut.

 Ti me je bo si Naimi, qe i kendonte fushave dhe maleve pa i pa fare. lol

A e di ti se malet tona jane shpyllezuar krejt e jane bo si pula te rjepme?

Me mire vone se kurre!

pamjet e matit te ri nga i gjen ky? postoji online se duhet tu coj ca miqve te mi jashte vendit ti bej pak reklame ShqipNis

 I kujt viti eshte kjo foto?

Ja dhe ketu ku mund te zhvillohet me studim.

 

Berisha: Bregdeti jo më male betoni por pisha e ullinj

 

Po kete tjeten me poshte kush e ka thene:

Ti qepemi maleve dhe kodrave e ti bejme pjellore si vete fushat!

Barbi, ketu flitet per me i mbjelle, jo si jane. Pra si duhet me i bo ato qe jane ashtu prej nenes natyre, e qe ne po vim rrotull me i prish edhe ato qe kane ngel.

E kuptove Naim.

 Ja cfare thua me siper ti: "Shqiperia nese ka risurse bregdetare e qe kerkojne investime te planifikuara, maloret( buze liqejve, pllaja malore, pllaja me pendence per skiatore, burime ujrash termale), jane te pamatura"

Pra ti thua se ndersa bregu kerkon investime/para per  tu bere, mali jo! E une prandaj te thashe se mje bo poet/enderimtar si Naimi se malet tona jane zhveshur lakuriq si pula te rjepme dhe qe ti pyllezosh prape duhet investime/para shume me teper se te prishesh/rikthesh bregun ashtu sic ishte.

O barbi edhe nje here, me duket se po flet me vehten e nuk po kap idene time.

Ndersa une them qe ka bregdet te pa mase akoma, e aty duhen bere investime me planifikim urban e mbjellje ( pra perkrah idene e kryeministrit), nderkohe shkruaj qe edhe ne grykat e maleve e pllaja ka risurse te pa matura. Pra mbeshtes "matin". Ti i meshon ekstremes qe i kane prere te gjitha pemet. Une te jap foto ti me do vitin.

Pra une nuk them per ate qe eshte prishur ne breg si puna e pl. te Golemit, i cili nuk ka kthim mbrapa, pra qaje Golemin. Por nuk them qe te qajme pemet sepse jane prere e nuk duhet me u marr aty me investim, e se nuk mbillen me. E kupton ndryshimin e prishjes se betonit me mbjelljen e pemeve. Une mendoj qe mund te mbillen edhe aty, ku nuk ka patur ne breg te detit. Edhe idete e Enverit dikur per agrumet ishin te mira e nuk i shan askush, pamevaresisht politikave shtetrore sot qe nuk i japin dot mbeshtetje por i lane ne anarki.

Une kam pare me dhimbje se si digjeshin ullinjte ne Jug e nuk penalizohej askush. Po ashtu flaket qe ju vune jo mke shume se vjet pyjeve te Shqiperise nga veriu ne jug. E prap ka plot. Mjafton administrimi dhe idete per turizmin dhe do ta shohesh si zhvillohen

Ti e ekstremizon situaten. Une e vleresoj realen. Pra, ka mundesi te papara si ne breg edhe ne male  e lugina.

Ja si dhitet bregu.

 Kush ma hoqi komentin tim ketu, apo se thashe qe Buall Mavria flet e flet, e ne fund s'ia ve njeri ne pulle, dhe se te keqen ai e ka tek aparati i tij, njerzit qe punojne me te dhe tek administrata. 

 Gazeta gjermane me e madhe e perditshme BILD publikon nje artikull me titull: Balkan - Boom: Konkurrenz für Italien

http://www.bild.de/BILD/lifestyle/reise/...

Permenden nder te tjera edhe Slovenia e Serbia qe nuk ofrojne pushime ne bregdet...per Shqiperine asnje fjale.

Ky eshte realiteti i turizmit tone qe po "lulezon"...

 Dini gje,per ca ullinj behet fjale?

Jane ullinj vaji apo per te ngrene?

I nderuar admin .

Te lutem perunjesisht vetem per nje gje .

Kur flet M..ti i Ri per turizem malor ne prurjet e Plazheve bregdetar , me lejoni dhe mua te perballem me InteliDjencen e Shquar te personaliteteve si Keiender , Solidare Kooperativash e vecorishem me Yllin e Tyre z.M..t te Ri

Ne se une fshihem kjo do te jete nje "njolle turpi" per keta dijetare qe fantazojne me .. "sikur " ose qe fluturojne me presh ne sume , qe i ben dhe Detin ta shohin buze lumenjve  e buze lanes , ku bejne plazh hyjnerisht dele duke kullotur e qen qe dhjesin . Te tilla nderhyrje per Plazhe ne Theth apo Gjinar ku Deti lag paqesisht brigjet e Liqereve i bejne nder edhe PPU -se qe nuk perdor fshesaxhiun ne nivele te tilla arsyetimi . Suksese !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).