Infrastruktura rrugore dhe problematika e turizmit janë përcaktuar nga kryeministri Sali Berisha, si dy prej prioriteteve kryesore në hartimin e buxhetit të vitit të ardhshëm, për të cilin kreu i qeverise tha se do të jetë më i madhi në historinë e vendit.(UPDATE)

Grantet e qeverise për pushtetin lokal do te kene destinacion te qarte turizmin dhe njekohesisht do te shoqerohen me disa ligje, qe pritet te parashikojne sanksione te rrepta per autoritetet vendore dhe operatoret turistike qe ndotin mjedisin. Nje muaj me pare, nje raporti i Ministrise se Mjedisit, klasifikoi shume plazhe te Shqiperise me nivel te larte ndotjeje, per shkak te derdhjes se ujerave te zeza.

“Do te shqyrtohet i gjithe kuadri ligjor. Ata qe pranojne standardet ose antistandardet, te themi me mire, qe perbejne krim te rende ekologjik, pergjegjes direkt do te jete kryetari, qe duhet te shkarkohet pa koment. Sepse nje zot shtepie, i zgjedhur dhe i votuar, qe lejon dhjetera kanale ujrash te zeza, qe derdhen ne det, ne fakt, ai as kater minuta nuk meriton voten e qytetareve”, tha Berisha.

Ligji do te jete po kaq i ashper edhe me pronaret e ndertesave private, te cilet derdhin ujrat e zeza ne det.

“Ai qe nga moteli apo pallati i tij derdh ujerat ne det, ai meriton vetem shkaterrimin e nderteses se tij. Mos respekto standardin dhe i humbet te gjitha!, tha kryeministri.

Legjislacioni per turizmin do te ndryshoje edhe ne percaltimin ligjor te plazheve publike, duke shmangur keshtu abuzimin e autoriteteve lokale dhe individeve te ndryshem, qe privatizojne plazhet dhe abuzojne financiarisht me pushuesit.

Zbatimin e ligjit do te duhet ta mbikqyrin prefektet, te cilet gjithashtu, do te duhen te jene gardiane edhe per nje percaktim tjeter te ri ligjor, qe nuk do te lejoje asnje ndertim deri 100 metra nga bregu i detit.

27 Komente

Ky shkrimi duhej fut te kategoria "humor" ne fakt

humor i zi thuaj

“Ai qe nga moteli apo pallati i tij derdh ujerat ne det, ai meriton vetem shkaterrimin e nderteses se tij. Mos respekto standardin dhe i humbet te gjitha!, tha kryeministri.
 

Ky eshte tamam nga ata 200 petritat qe thonin "o me ne o kundra nesh"

Po pse me te prishur o tu pishte mendja e kokes.... po sanksionet qe parashikon ligji pse nuk i zbatoni apo vjen daja me nje thes parash te dera dhe te gjitha sa thuhen harrohen.....

Nashti që të kthehem te Sari Belisha edhe te gjoja inatet e këtija. Kush e ka vënë re që të gjitha prishjet e ndërtimeve pa leje në bregdet bëhen mu në fillim të sezonit turistik??? Kush e ka vënë re që ashtu si prishen lihen deri nga fundi i vjeshtës apo deri nga viti tjetër?? Kush e ka vënë re që qeverriu kujtohet e gjoja del me shpatë të madhe për me rregullu noi gjo si puna e ujrave të zeza në fillim të vjeshtës, dmth mbas pilafit? Kujt i shkon mendja me bo plazh mes copave të betonit të shkulura e inerteve. Kujt tjetër veç meje mund t'i vejë mendja se ky është aksioni underground mirëkoordinuar me fqinjët tanë turistëpritës? (ku greku është i pari) Ky pitkini jonë bashkë me ata leckat e tjera që mban vërdallë duhen var prej k@qesh mer dak!!! Tradhtar mbas tradhtari shkoi Shqipëria.

Zahmet kujt i bi risk me e var per koqesh.. ti presin pension edhe ti jap noi dekorate te tipit skenderbe a none tereza..

Dekoratat janë për pensionistat, ky po të dojë e zbukuron pallatin e vet nga poshtë lart me dekorata. Këta i kanë bërë paret palë-palë, miliarda e miliarda, që të blejë nga një ishull secili nga pasardhësit e pasardhësve. Ja se tani kanë filluar me i nxjerrë piss-lliqet njëri tjetrit. Jo se ti ke vjedh më shumë se unë, stë takon të më kërkosh llogari thotë ai i pari. Jo, ti ke vjedh më shumë, ke vjedhur këtë këtë këtë e stë takon të më kërkosh llogari mua se unë kam vjedhur më pak. O shoku, këtu ka plas peshku, kur shef ca rob që bëjnë llaf pazaresh me miliarda euro se nuk lanë asgjë pa shitur këtu. E më skandalozja janë fukarenjtë (si në tru e në lek&eumlsmiley që bëjnë tifozllik për skuadrën e zemrës me trajnerët Sala dhe Vini.

kryebashkiakUT... me pas ndonje kryebashkiakE s'behet llaf e?

 

 

bo sa keq i ka deformuar komunizmi keta gjoja komentuesit ketu! Po pse beheni kaq qesharake o njerez qe shani Berishen per cdo gje dhe ne cdo rast. Jeni si ne ate barcaleten e vitit 97 kur ai burri gjeti gruan me dashnorin dhe bertiti "o cfare me bere o Sali Berisha". Ndotja ne plazhet e Shqiperise eshte problem, keshtu qe kryeministri po merr masa ligjore per kete, duke forcuar dhe autoritetin e shtetit. Keni gje kunder kesaj?

Kur flet komandanti te gjithe jeniceret duhet te heshtin,pra ne qoftese nuk na i jepni ju,ne votat i marrim vete,provat i kemi dhene,jeni te lire te lehni sa te doni,fjalet e juaja euro per ne. 

"Jeni si ne ate barcaleten e vitit 97 kur ai burri gjeti gruan me dashnorin dhe bertiti "o cfare me bere o Sali Berisha"

 

Kushdo ka te drejte te jete nga pak idjot. Ti je abuzues konstant i kesaj te drejte.

bulevard, vetem ti qe nuk mund t'iu japesh leksione te tjereve per deformime. Nqs. te tjeret shajne Berishen per cdo gje dhe ne cdo rast, ti ja lepin Berishes per cdo gje e ne cdo rast ne menyren me patetike te mundshme.

Sinqerisht. Ki pak respekt per veten. Me mire hesht.

Persa i perket lajmit, e solla ketu sepse flet per nje teme te cilen e kam per zemer, por nga ana tjeter nuk e di sa sa seriozisht t'i marr keto deklaratat e Berishes. As nuk po konsideroj fare menyren banalisht populiste te te shprehurit te kryeministrit tone, por me shqeteson fakti qe ky zotim i fundit i Berishes perben "prioritetin" e tij te radhes. Kjo puna e prioriteteve te qeverise eshte inflacionuar nje cik si shume. Ne momentin qe gjithcka e ke shpallur si prioritet i bie qe asgje te mos jete prioritet.

Bravo qeverise kur ta bej kete ligjin. Duhen varur per k..qesh keta qe ndotin. E keqja eshte qe qeveria ben shume krime dhe kur ben ndonje te mire njerezit si keta peshqit ketu ja qelbin me keq se bregu i detit. turp

Po mire mor njerez po ju do te shkoni ne keto plazhe per pushime apo sic na ka mesuar Partia se ne edhe bar hame ( apo me sakte "ne edhe ne qelbsirleqe rime&quotsmiley vec parimet nuk i shkelim ( apo me sakte "pozites nuk i japim asnje merite&quotsmiley

Ne fakt e di c'keni ju , po te filloj te pastrohet plazhi shkoni e ndoteni per inat te Berishes

O Toko .

Se je dhe pe Korce smiley

Po ti e di shprehjen " ky te con per te korrur e te fsheh draperinjte " .Po kush eshte kunder ekologjise se Plazheve dhe ndeshkimin edhe penalisht te ndotesve ? Ke lexove ti qe eshte kunder Berishes ne deklaratat Kombetare per "mbrojtjen e Plazheve " ? Kush nuk do qe shohe nje Shqiperi te standarteve nderkombetare ne kete aset te cmuar qe eshte DETI ? Ku lexove qe jane kunder Berishes se do i fusi ne burg apo me nder do u haje mune sic ua ka henger deri tani ?

Po pse kush i nxiti deri tani dhe po vazhdin te shtrije influencen ne amulline Pordheve qe e ka kap ate vend ? Mos harro se ai eshte gati te Shese KARABURUNIN per Mullij Ere sic shiti ( ne anglisht ) Vloren me nje TEC qymyrxhish per  "miqt e miqve "

Jo vetem qe perkrahet kjo teori e Berishes , jo vetem qe duartrokitet por mundesisht te hapen edhe kartat e vjetra se c'te bente ai shtet po ti beje KARSHILLEK . Ai qe ben nuk ka nevoje te Ulerase  ! ose ne popullorshe thuhet.... qeni qe leh nuk te kafshon

Po ky eshte karagjoz dhe lefqensi nr 1 mor Toko . Jo vetem qe eshte i paafte te beje gjera te tilla por po kompromenton edhe figura te tjera Politike duke i shitur si  "trima" . Ai as ka bere dhe as ka per te bere ndonjehere ndonjegje ...sepse Bulua ka thene ...ne jemi neoliberale zotnie ... smiley

Ps .... Bulo eshte shkurtimi i emrit Bulevard nje nga asetet me te vjera te qeverise Berisha qe anon nganjeher nga solidarnocka.

O shqiptare  a e dini se e kane masakruar plazhin e detit ,jane ndertue lloj lloj ndertesa e hotele jashtzakonisht te bukura prane plazhit,por ce do kur e kane zaptue plazhin "publik".Krejt me ryshfet jane ndertue keta berllogje,vetem e vetem te fitojne nga  turistet.Por po u betohem se shpejt kane per ti prishur se nuk hynte njeri se shume shtrejye me banue e me ngrene nje dreke.Do vij koha do detyrohen me i ule cmimet e dhomave ose do mbeten shkrete pa njerez.Pak km. me larg  nje krevat kushton vetem dhjete euro per nate.Edhe besa mjaft komfort,e plazhin e ben pak ma larg nga ndotja. Plazhi i "Gjeneralit "  eshte per mrekulli ne "Kamping gjithashtu eshte plazhi i bukur.

Te plazhi gjeneralit, ben 14mij leke nje pjate peshke smiley

Pse merr miks peshqish ti mer? Merr nje pesh tek edhe paguje 10 mije leke smiley  

Ca te marr nje peshk tek, 400 g , made in Greqia ?!? smiley

Me mire nje miks peshqish te vegjel Shqiptare smiley)))

Ky me te vertet e ka te sakte temen kete here ( si gjithmone kuptohet), por menyra sesi flet , tregon qe eshte vetem demagogji.  Qeveria funksionon vetem ne disa menyra sjelljeje.

1. Investimet ne infrastukturen ne zonat Turistike, behet vetem aty ku ka interesa partia

a)Gjriri Lalzit , rruga shtruara per bukuri deri ne fund.

b)Pjesa Jugut, Jale, Dhermi , Himare ect ect shtrura sistemuar per bukuri.

c) Spille ne Kavaje, shtruara rruga, bere MasterPlani i pergjithshem.

d) Qerret ne Kavaje, perseri sistemuar, edhe rregulluar.

Ne te gjitha keto zona ku keto kane interesat e tyre , d.m.th kane tokat edhe hotelet , vliat etj etj etj Ka investime edhe sistemime rrugesh, masterplanesh, pa ndertime pa leje, etj etj

2. Kurse ne Zonat qe nuk ka interes Partia si :

a) Plazhi Durrsit, rremuje totale, lene ne dore te fatit nga pallate katrahure.

b) Shkembi Kavajes, rremuje totale, mire qe nuk kane filluar te ndertojne ne dete ,se bregun e kane zene te gjithen me gradaciela smiley ( absurde po ja qe eshte e vertet )

c) Golem , pa kanalizimi , rremuje totale, mungon dora shtetit, si tek plazhet private qe e kane zene te gjithen e deri tek tratuare e gjera qe as qe behet fjale fare.

d) Velipoja  zona te tjera andej.

 

Tek keto zona, behet edhe propaganda e KEQE e shtetit. Qe nga ministria Mjedisit qe duan te bejen Show e rralles e deri tek ky Kryeminister qe flet ketu me gjuh kerrcenimi komunist. Si mund te besh nje anti-reklame per Turizmin ne vend duke dalur me kamera se ne po prishim ujrat kanalet e ujrae te zeza qe derdhen ne det ( se ne fakt ato thjeshte thelluan kanalet,se ato po aty derdhen)???

Pse e ben min.mjedisit kete gje ne fund te sezonin edhe me show televiziv? Eshte evidente qe keto duan ti hyjn ne sy Berishes,se ja edhe ne po bejem dicka.

 

Cdo gje eshte Selektive edhe kjo eshte evidente.... Asnjeri nuk invesotn asnje edhe nje leke ne ato zona ku pari e ketij shteti nuk ka interesate  e veta. Do te doja sa shume qe keto mbledhje edhe keto kontrolle per ujrat e e zeza te beheshin me dyer te mbyllura. Edhe te veprohej naten, pa shume buje edhe ne fillim te cdo sezoni. Qe te mos behej anti-reklame per turizmin Shqiptare.

 pse sthua se pronaret e cadrave e kane privatizuar reren deri te rera e lagur, bile disa e kane rrethuar me rrjet. ku nuk ke pik shanci me vendos ndonje peshqir/shtrat plastik anash shezllonit qe ke paguar. Nuk ka njeri qe i kontrollon numrin e cadrave qe ngulin qe te marrin leke, dhe as licencat qe kane.

Per ta konkretizuar kete qe thua ti, po te jap si shembull qe Zoti Ilir Meta kete vere, brenda 45 diteve, ju ndertua nje vile dykateshe ne bllokun e vilave tek Gjiri i Lalezit. Dhe brenda 1 muaji perfundoi edhe gjelberimi me bar, lule dekorative, peme me ullinj, ndersa pishat ishin vete. Per realizimin e ketij investimi eshte punuar me tre turne gje qe nuk ka bere vaki gjate ketyre 20 vitete te fundit.

Qenka merzit Rama vallaj. Te pakten vilen ne Dardhe e ka pak me gure dekorativ, duket qe ka me shije se Ilir Skraparlliu. Po ik o burre se je bere qesharak, me keq se kuajt qe ju mbulojne syte me pa vetem drejte. 

Hej me mu e ke ti? Po kjo qe thashe me siper eshte 100% e vertete. Po ta perseris vila 2 kateshe me bazament 200 m2 eshte ndertuar per plot 45 dite. Ca ka ketu per qesharak? Cesharak je ti hahahahahahahahahahahahahahah!

 Kush po te thote qe nuk eshte e vertete? Eshte qesharake qe te akuzosh nje krah per te njejtat gjera qe ben dhe krahu tjeter. Ne vend qe te kesh inat me nje klase te tere politike qe tallet me mua dhe ty, e ke hallin me shajt Salen e Meten a thua se jane ata e keqja e vendit, dhe po iken ata klasa politike eshte ne rregull. 

Dje kishi arestuar kryeplaku e nje fshati se ne shtepine e nje bashkefshatari kishin gjetur ne disa arka kanabis. Pra mundet qe kanabisi te jete mjellur ne tokat e ketij fshati, por mundet qe edhe kanabisi te jete mbjellur diku tjeter dhe trafikanti ta kete futur ne shtepi per ta thare.!!!!

Kesaj i thone se kryeplaku mund ta haje edhe nqs gruja rref burin ne shtepi te vet. Eh mer kryeplak kohe te veshtira kane ardh per ty! As ne koh te monizmit ska pas kaq padrejtesi! Rrofsh o Sali sa malet tona!

 "Nuk ka pronë private në 100 metra nga buzë uji. Duhet të hiqet ky koncept. Nuk ka ekzistuar kurrë, pasi është vetëm spekulim, vetëm mashtrim, vetëm hajdutëri", ...  paska deklaruar k/tari i Megahajduteve , K/spekulatori me ceshtjen e Pronave dhe babai i te babziturve per "ngrenie pronash " alias k/ Mullahu shqiptar . 

smiley

smiley

 Ai e di shume shume shume mire se cfare jane Pronaret dhe ku jane , e pse jane pronaret e Shqiperise . Ati ja lane te Kadastruar e te Hipotekuar Historine e Shqiperise , deri ne iventarizimin e pemeve te percaktuara ne "dru frutore , dekorative e shkurre "

 Ai e di shume mire Ligjin e P.Arbnorit qe te "mos njihen e te mos kthehen pronat e ndertuara ne kohen e PUSHTIMIT Fashist dhe ne menyre te vecante te Krimineleve te Luftes , prona qe u " shperblyen" edhe ne Bregdetin e Durresit "

Ai e di shume mire ceshtjen e pronave ne Shqiperi dhe bazen e Ligjit te pronave te A.Zagollit ... "pagesen mbi sip . trualli e banese " ku gjendet fare lehte ne baze te pagesave cdo pronar  . Ai trashegoi te gjithe dokumentacionin qe shoqeronin tapite dhe e di se pronaret e vertete jane jo me teper se dyshifrore nezonen Bregdetare ( ne te gjithe Shqiperine )

Po atij i leverdisen xherahet politike te e ekonomise si B.Cela dhe E.Gjana . Dhe si per ti vene kapak BABEZISE se tij te papare qe shpjegohet vetem me origjinen e Banimit te tij  " Lugina e Ujqerve " , tani rive kujen po ne nje melodi tjeter .Dhe vuvuzelet merren me kanalet e shkarkimit ! ? Njeqindhere po ti besh ato , ushtria e tij prape ne Det do dhjese e pshurre si mentalitet .

Ai do minat jo per 100 m nga vija e ujit , po ai i do minat ne themel , ai qe e ka kartandise Shqiperine ne nje Hale Gjigande.

Po ndertimet  qe jane bere tek Shkembi Kavajes , ato jane 1.3 m nga bregu i detetit????

 

Do e shembin ate gradacielen e madhe ?????

Ndotja, Vasili paralajmëron vartësit
02/09/2010 15:35

 

Ndotja, Vasili paralajmëron vartësit

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj drejtuesve të Shëndetit Publik në zonat turistike të vendit ku shërbimi higjieno-sanitar sipas tij nuk ka qenë në standardet e kërkuara.

Sipas ministrit, zhurmat, higjiena e ulët ne disa lokale ne qytetet bregdetare, te cilet kane pritur pushuesit ne kete sezon,apo dhe problemet me ujin e pijshem jane toleruar duke prekur direkt shendetin  e qytetareve.

Ministri Vasili ka kerkuar qe puna e inspektoreve  te shendetit publik tashme te matet dhe ne rastet ku ata tolerojne bizneset apo nuk denoncojne presionin qe u behet ,te largohen ne menyre te menjehershme nga puna. I vendosur ne masat e ndermarra Vasili u shpreh se rezultatet duhet te jene te dukshme ne sezonin e vjeshtes.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).