Botërori i peshëngritjes, Kombëtarja kërcënon me bojkot
 

Vendimi më i fundit i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për të mos u dhënë rrogat e gjashtë muajve peshëngritësve, ka detyruar këta të fundit të kërcënojnë me bojkot të botërorit që do të zhvillohet në Antalja, në rast se nuk do të rriten rrogat dhe nuk do të jepen shpërblimet e merituara.

“Nëse ne nuk ka plotësohen kërkesat do bojkotojmë të gjithë botërorin. Të mos marrim djersën tone, ky është një turp”, shprehet Erkand Qerimaj.

Dy trajnerët e kombëtares, Zef Kovaci dhe Hektor Shaqiri tregojnë për vështirësitë që po kalojnë sportistët e kombëtares. “Për fat të keq s’kemi mbështetje. Ekziston një drejtor teknik që merr rrogë nga federata dhe nuk marrin sportistët”, shprehet Kovaci, ndërsa Shaqiri shton: “Kanë marrë zero lekë. Këta nuk kanë rroga por trajtim ushqimor. Do t’i shkojmë deri në fund kësaj pune. Keta janë kampionë, nuk janë dele”.

Botërori i peshëngrites që do të filloje me 17 shtator në Antalja është kualifikues për Lojrat Olimpike Londër 2012.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).