TIRANË- Katër ditë më parë, në faqet e Gazeta Shqiptare, u publikuan foto nga Parku i Butrintit, ku jepet një detaj tejet interesant i tij: Ulliri i kryeministrit Sali Berisha, i cili ishte mbjellë në maj të vitit 2008, ishte drejt tharjes. Shkrimi në faqet e Gazetës Shqiptare, u ilustrua edhe me foto, ku në vend të fidanit të ullirit të kryeministrit, kishte veç një kërcu, ndërsa e kundërta kishte ndodhur me ullirin e kryeministrit italian Silvio Berluskoni.

Sikurse paralajmërohej në fund të shkrimit se sikur kryeministri ta dinte këtë fakt nuk do ta lejonte, ashtu ndodhi. Shefi i qeverisë pasi ka marrë informacionin nga gazeta, dhe pa ullirin e mbjellë prej tij në pikë të hallit, vetëm mbrëmjen e dy ditëve më parë në parkun e Butrintit u mboll një ulli i ri. Sigurisht, jo nga kryeministri, por nga kopshtarët e Parkut të Butrintit, në vendin ku ka hedhur lopatat me dhe, kryeministri Sali Berisha.

Sikurse po e shikoni në këto foto, në ndryshim nga kërcuri i mëparshëm, në vendin ku ka mbjellë ullirin kryeministri Sali Berisha gjendet jo më një fidan, por një pemë...plot degë, shumë e gjelbër...që duket se ka hedhur rrënjë ende pa u mbjellë...i është hedhur pleh, të gjithë janë përkujdesur që të zëri vend, dhe shiu që ra këto dy ditët e fundit në Sarandë i ka bërë shumë mirë bimës së re.

Por me e cudithshmja është fakti se që nga maji 2008, kur fidani i ullirit i kryeministrit Sali Berisha është mbjellë për herë të parë, ai është mbjellë, jo një, jo dy, jo tre herë....por plot 18 herë. Pra, mbjellja e fidanit dy ditë më parë është e 18-ta. Dhe bëhet fjalë vetëm për fidanin e ullirit që ka mbjellë kryeministri, se të tjerët, askush nuk i ka zënë me dorë. E ndërsa ulliri i kryeministrit u mboll i ri, të tjerët janë krasitur, pastruar dhe kujdesur e mirëmbajtur. Ndërkaq pllakatat pranë ullinjve ishin pastruar, por më e rëndësishme, të 6 rrënjëve të ullirit që janë mbjellë nga VIP-at, u kanë hedhur pleh, për t’u rritur të shëndetshëm.
 

24 Komente

Fataliste por "historia" e ketij ulliri, eshte fix historia e Shqiperise ne keto 20 vjet.

 Po ku di te mbjelle ai o aman. Ai eshte ne kete bote vetem per te shkateruar!

Mbjellja eshte antipodi i shkaterimit, pra i Saliut.

po cfaj ka ulliri more? thjesht nuk i ze kryeministrit

po more po, po ketij kryeministri si shume gjera nuk i zene...

ulliri nuk ka faj, as Shqiperia, as Gerdeci, as ujrat territoriale dhe shenjteria e kufinjve, as malet nen te cilat s'mbetet tunel pa u shembur...

Ne Gusht i mbjell K/ministri ullinjte, si  lum ne?

Pse duhet besuar kasej gazete, ku per 18 vjet me radhe , per dite mbjell nje genjeshter, dhe akoma nuk kemi pare te çeli nje te vertet ?????????

S'ke c'i ben, nuk e kemi pjellor Birishen.

 He mo se ja pshurrin komunistet e zones, ndaj nuk mbin. Po ne do e mbjellim perseri edhe 180 here te tjera, po te jete nevoja.

Shihe ky qe iu ka mbajtur pishtarin shurraxhinjeve te Birishes. smiley

 Jo mi Rose. Per ate pune secili mban pishtarin e vet. smiley 

Thashe kot, ca s'bo vaki... smiley

rrofte ulliri socialist

Poshte ulliri kapitalist

 Ku dallon Berisha nga Skenderbeu??

Skenderi me te paren qe mbolli i zuri,Berisha eshte shterp!

 Nuk e ka pas fajin ulliri por vaditja,e kishin vadit me uje te kripur,sabotim.

Ulliri eshte  kriptokomunist , ndersa berisha eshte fanari i demokracise. Ku shkel ai nuk mbin bari

ka pasur sabotime ne butrint. naten i hidhnin uje me kripe ullirit te berishes ndersa drejtorin qe e hoqen interesohej vetem se si te vidhte biletat

Auron,

Pershendetje.

Me ka ngel merak , si injorante e fiskume qe jam, e meqe ti merresh me keto gjona, si qe puna e asaj anijes kerkimore ne Durres, qe la ate gropen e madhe ne det, ku thone se u mbyt ai kosovari i shkrete ?

Une e postova si teme, por admini e pa te papershtatshem meqe ishte lajm i kronikes se zeze.

Thanks in Advance

 

 

nuk e di fare se per cfare anije behet fjale.  a ke ndonje info me shume?

 

 

ok do ta hedh linkun pak me vone

thanks

 Me ne fund dhe vizat u hoqen.

 po per Angline kur do te hiqen?

E cfare rendesi ka ullirri i K/ministrit Shqiptar. Ne nje Qeveri kukull te Italjonve ( Italjanet nuk ishin pushtues as ne 1920 e as ne 1939 kur u futen me ushtri, ska si te jene sot kur jane ne qeveri e politike) rendesi ka ulliri i K/ministrit te vertet te Shqiptareve Z. S Berlusconit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).