Dritë-hijet e rritjes ekonomikeSipas qeverisë, ekonomia shqiptare pati një rritje të shendetshme gjate vjeshtes dhe dimrit te kaluar. Sipas opozites ajo u tkurr . Ndërsa, sipas shifrave zyrtare të INSTAT-it, në periudhën tetor-mars ekonomia mezi arriti të kacavirrej në nivelin 0.6% më sipër se niveli i një viti më parë. Shifrat e INSTAT-it kritikohen zakonisht nga FMN-ja si tejet optimiste, por le t’i konsiderojmë të mirëqena dhe të bazohemi në to për të shikuar sesi ka ecur ekonomia kohët e fundit.
Faktori kryesor i ngadalësimit të dukshëm ekonomik në periudhën tetor - mars ishte ecja mbrapsht e sektorit të ndërtimit, i cili ka qenë lokomotiva ekonomike e 10-vjeçarit të fundit për Shqipërinë. Sipas INSTAT-it, Produkti i Brendshëm Bruto i këtij sektori gjatë asaj periudhe pësoi një rënie prej 18% krahasuar me një vit më parë. Si rezultat, e gjithë ekonomia bëri një stop të fortë. Dhe në qoftë se hidrocentralet nuk do të ishin mbushur me më tepër ujë se ç’u mbanin basenet, ekonomia do të kishte pasur zyrtarisht një rritje zero.
Megjithëse produkti i sektorit të ndërtimit në Shqipëri përbën rreth 14% të Produktit të Brendshëm Bruto, ky sektor ka pasur rritjen më të lartë në dhjetëvjeçarin e fundit. Kështu, prodhimi i të gjitha mallrave dhe shërbimeve, në periudhën 2000-2009, ka pësuar një rritje prej vetëm 65% në vlerë reale (vlera reale presupozon mbajtjen e çmimeve të pandryshuara, pra, zhveshjen e ndikimit të rritjes së çmimeve). Nga ana tjetër, duke mbajtur çmimet të pandryshuara, sektori i ndërtimit rezulton me një rritje prej pothuaj 300% gjatë së njëjtës periudhë. Pra, për çdo 10% rritje në ndërtim, ekonomia shqiptare është rritur mesatarisht 2.2% në dhjetëvjeçarin e fundit.
Por, kur sektori i ndërtimit pësoi një tkurrje prej 18% në periudhën tetor 2009 - mars 2010, ekonomia nuk pësoi një rënie prej 4.2%, që na e sugjeron koeficienti i mësipërm. Pra, duket se, përveç efektit të tejmbushjes së hidrocentraleve, që rrallë ndodh, forca të tjera kanë qenë në veprim për ta mbajtur ekonominë pa u zhytur.
Shifrat zyrtare të INSTAT-it na tregojnë se, krahasuar me një vit më parë, tregtia, hotelet e restorantet patën një rritje prej 5.9% në periudhën tetor 2009 - mars 2010. Kjo është një shenjë se ndoshta ky sektor, i cili zë peshën më të madhe në ekonominë shqiptare, ka filluar të futet në shinat e të bërit lokomotivë ekonomike. Por që ai të bëhet një lokomotivë e fuqishme ekonomike, do duhet treguar shumë kujdes që prishja e bregdetit dhe e urbanistikës së qyteteve tona të mos vazhdojë me ritmet e derisotme.
Gjatë së njëjtës periudhë, industria pati një rritje prej 12%. Por kjo rritje erdhi kryesisht nga industria nxjerrëse, jo nga ajo përpunuese. Dhe industria nxjerrëse ka kufizimet e saj, si natyrore, ashtu edhe të tregjeve. Vetëm zhvillimi i industrisë përpunuese mund të ndihmojë trenin ekonomik shqiptar të ecë qëndrueshëm përpara.
Si rezultat edhe i rritjes në tregti, hotele, restorante e industri, pati një rritje prej 12.2% në transport dhe postë-telekomunikacion. Ndërkohë, bujqësia dhe shërbimet e tjera patën një rritje anemike prej 1.7% krahasuar me një vit më parë.
Për pranverën dhe verën, INSTAT-i nuk ka publikuar ende të dhëna për Produktin e Brendshëm Bruto, por mund të hamendësohet se industria nxjerrëse duhet të ketë vazhduar të punojë në kapacitet të plotë gjatë kësaj periudhe, sepse kërkesa për mineralet shqiptare, sidomos nga Kina, ka vazhduar të jetë e lartë. Pra, rritja e industrisë ka gjasa të ketë mbetur në nivelin 10-12% krahasuar me një vit më parë. Por kjo rritje nuk ka një koeficient të lartë multiplikator, pasi nuk bazohet në industrinë përpunuese. Dhe është pikërisht kjo e fundit që ndikon fort në sektorë të tjerë, sidomos në bujqësi. Tregtia, hotelet e restorantet nuk kanë gjasa të kenë pasur ndonjë rritje të ndjeshme, sepse, me gjithë numrin më të lartë të turistëve që vizituan vendin këtë verë, euroja nuk u dobësua ndaj lekut. Vitet e kaluara, dobësimi i euros, i cili ka ardhur si rrjedhojë e shpenzimeve të ndjeshme të turistëve, ka qenë një sinjal i rëndësishëm paralajmërues për rritje në këtë sektor. Për më tepër, rritja e çmimeve të ushqimeve këtë verë mund të ketë shërbyer si një frenë për konsumatorin e thjeshtë shqiptar, i cili u ka dedikuar mallrave të domosdoshme për jetesë një pjesë gjithnjë e më të madhe të portofolit të tij.
Së fundi, ndërtimi duket se ka vazhduar të tatëpjetën që nisi që vjeshtën e kaluar. Kështu, ndërtimet private kanë ngecur kryesisht sepse ka një tepri të ofertës ndaj kërkesës. Në Tiranë, në bregdet dhe në qytete të mëdha të zë syri pallate të panumërta që presin më kot që dikush të kandiset të banojë në to. Ndërsa zonat rurale përreth qyteteve janë shndërruar në një det vilash, një pjesë e mirë e të cilave kanë kate që banohen vetëm në muajt e verës, kur fëmijët emigrantë vijnë në shtëpi për pushime. Duke parë këtë situatë mund të parashikohet se do të duhet të kalojnë disa vjet para se mbikapacitetet aktuale të ezaurohen, dhe ndërtimet private të kapin ritme të ngjashme rritjeje me të dhjetëvjeçarit që kaloi.
Nga ana tjetër, edhe ndërtimet publike duket se nuk kanë perspektivë të kapin shpejt ato ritme rritjeje që arritën vitet e fundit. Shpenzimet për autostradën Durrës-Kukës ishin tejet të mëdha për këllqet e buxhetit të shtetit shqiptar dhe tani nuk mund të merret borxh suplementar për të stimuluar ndërtimet publike, sepse duhet marrë një borxh i ri për të larë borxhin me interes shumë të lartë të asaj autostrade. Ndërkohë, sipas Shoqatës së Ndërtuesve, shteti vazhdon t’i detyrohet rreth 50 milionë euro anëtarëve të saj për rrugë që janë ndërtuar vjet dhe që ende dhe sot nuk janë shlyer.
Në përfundim, mund të thuhet se 12 muajt e fundit mund të shënojnë periudhën më të gjatë të stanjacionit ekonomik për Shqipërinë që prej vitit 1992. Qysh nga ai vit, ky vend ka njohur ose rritje të vrullshme ekonomike, ose rënie të përkohshme drastike, por jo stanjacion...

4 Komente

nje cike me me kembe ne toke se ai artikulli i Mucit, po pa ndonje ide

 Nga ajo qe une vura re kete vit aty, ishte se kish nje renie ne te gjitha sektoret. Vete dyqanxhinjte, pikat e sherbimeve, mjetet e transportit, hoteleria, shtepite me qira, te gjithe pronaret e ketyre, me shpreheshin se ky vit (2010) ishte me i dobet se 2009. Biles dhe neper lagje (gjendja civile), nuk shihje me ate grumbullin me njerez qe shihje çdo vit. Kish renie gjithandej, dhe babezitje per leke. 

Ndërsa, sipas shifrave zyrtare të INSTAT-it, në periudhën tetor-mars ekonomia mezi arriti të kacavirrej në nivelin 0.6% më sipër se niveli i një viti më parë. Shifrat e INSTAT-it kritikohen zakonisht nga FMN-ja si tejet optimiste, por le t’i konsiderojmë të mirëqena dhe të bazohemi në to për të shikuar sesi ka ecur ekonomia kohët e fundit.
 

Interesant me kete djale: do me cdo kusht te shohe/komentoje si ka ecur ekonomia, pavaresisht se sic thote edhe vete, shifra qe analizon mund te mos jene ato te saktat, por le ti konsiderojme te mireqena dhe te bazohemi ne to.....Po si te bazohesh ne to nese ato jane jo reale? Ore, perpara se te maresh mundimin ti besh nje analize ekonomise duhet ose ti pranosh shifrat qe mer ne analize, ose nxirr shifra te tjera ose perpara se te nisesh analizen, nese ke bere ndonje sondazh, hidh poshte disa nga shifrat zyrtare per ecurine e ekonomise.  Eshte njesoj si te thuash se femra eshte e virgjer megjithese eshte pak, vetem shum pak me bar!   smiley

 Institucioni me i pabesushem ne kete vend eshte INSTAT.Po te degjoni titullarin e tij dhe sidomos Drejtorin e QKR-se (nje shqiptar qe shprehet...  "kam lene Ameriken, per te qene ne kete vend ku jam..&quotsmileyte mbushet mendja top qe guri ka zene vend...per ne rrokullime

  Si ky si ai "gjigandi i PS-se Kaçi, jane me karagjozet e ketyre sokakeve.Degjoni Kaçin si shprehej para  nja kater diteve, ne TV News 24

.."Une lashe  Francen, lashe profesorllekun ne Gjermani ...(per tu bere depudet e minister ..ekonomie ..ne Shqiperi ) dhe Rama...."!-  nuk p..... fare per mua dhe nje çike e desh e tha....

Po leshoi o Rame dhe ti.... nja tre kater !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).