Emri i Bashës për  Tiranën, ndan  të djathtënTIRANE-Kandidatura e përfolur në ambientet politike e mediatike, ajo e Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës, mund të bashkojë LSI, PR dhe PLL, por jo dy partitë e tjera të spektrit të djathtë, si LZHK-ja dhe PDK-ja, ben te ditur e perditshmja Gazeta Shqiptare ne numrin e sotem.

Sipas burimeve per te perditshmen, në kuadrin ku PD-ja po nxjerr në skenë si kandidat të mundshëm për Bashkinë e Tiranës, ministrin e Brendshëm, aleatët e PD-së për momentin kanë vlerësimet pozitive, por shprehen se asgjë nuk kanë zyrtare, qoftë nisur dhe nga fakti i mënyrës së daljes në këto zgjedhje si koalicion apo si subjekt më vete. Edhe pse kohë më parë zyrtarë të PD-së u kanë bërë thirrje të gjithë të djathtëve të bashkohen në një front për të marrë pas 10 vitesh drejtimin e Bashkisë së Tiranës, dy drejtuesit e LZHK-së dhe të PDK-së, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka shprehen në mënyrë kategorike kundër.

Nderkohe Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama shprehet për “Gazeta Shqiptare” se “me PD-në ka një pakt, që për zgjedhjet lokale të arrihet në një marrëveshje specifike dhe se ende nuk jemi në këtë fazë. Po punojmë që të shkojmë në tryezën e konsultave paraelektorale me emra konkurrues, me emra fitues, që të zgjedhim jo më të mirin e partisë, por më të mirin që fiton në Tiranë”.

(d.b/BalkanWeb)

12 Komente

 A thoni qe Berisha  te mendoj vertet tja lej ketit partin apo  ndonje prej kalamajve te vete?  Sepse nqs i propozon qe te behet kryebashkiak ateher  po i thot praktikishte behu numri DY  

Ehe, kandidatura qe do perzgjedhi PD per te konkurruar per Tiranen do te varet domosdoshmerisht nga miratimi i Dash Shehit dhe Nard Ndokes smiley

E kuptoj qe gazetaret kane pasur nevoje te tallen me Nardin kur e kane pyetur per kete ceshtje, por s'e marr vesh pse kujtojne qe kete tallje mund ta botojne si lajm.

Po pra, kete mendova edhe une, se si do ti kerkojne mendim Dashit dhe Nardit, kur ata duan ti nxjerrin perjasht edhe nga selite e partive?

Atehere ta shihni ju kur ti beje mbledhjet e partise Nardi ose te bordura ose tek shatervani. smiley

Me Nardin e kane icik siklet; ata 3 melon mjeket dhe infermieret qe nardi solli nga rrethet, kane sjell me vete jo vetem nga 25/50 mije evro, por edhe voten smiley 

 jo vec ato, por edhe Tom Doshi me 20-25 milion leke ilace te skaduara te tij qe dergjen neper magazina spitalesh.

po flasim per pengesa qe i dalin kembes se djathte, jo asaj te majte.. po edhe faj ske, nardi keto dite duket me shume si pengese e kembes se mesit..

 Moooooos!! Dash Shehu e Nard Ndoka qenkan kunder kandidatures te Lul Bashes smiley

Shkrim pa kuptim.

Sdq. do te me pelqente shume Basha si kandidat i te djathtes per kryetar bashkie.

Nqs. do te paraqiste nje vizion dhe strategji te qarte e serioze per zhvillim e ardhshem te qytetit do te merrja ne konsiderate votimin per te.

 Titulli eshte gabim. 

Do duhet te ishte: Emri i Bashës për Tiranën, ndan të "djathtën" ose Emri i Bashës për Tiranën, ndan të ashtuquajturen te "djathtë"

Po kush e pjerdh Noken dhe Shehin more aman!!! C'jane keto lajme idjote???

Pastaj, si qenka Noka ne koalicion me Berishovicin??? Qysh kur keshtu? Deri dje a nuk dilte ne shesh si langua te hante ndonje kocke qe u binte grevaxhinjve nga sofra; per nja dy minuta reklame qe do dilte ne televizor; edhe pse ne rastin e nje njeriu qe nuk di te lidhe dy fjale, reklama eshte kunderproduktive/e demshme...

 Ndan te djathten,kjo eshte gazetaria shqiptare,i leshojne fjalite si derri derrkucet.

GSH hesapi aman... Do kenë bërë sondazh këta GSH dhe u ka dalë që 90% e robve lexojnë vetëm titujt e gazetave edhe e nxjerrin konkluzionin "vetë", kshuqë mjafton që titulli të duket pak bombë pa ajo që ka brenda le të jetë pa lidhje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).