Fullani: Ekonomia rrezikon zhvillimin

Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani lëshoi alarmin se profili aktual i ekonomisë nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë për vendin.

“Një nga hapat që duhet hedhur mënjeherë është hartimi i një modeli të ri të rritjes ekonomike, duke patur mangësitë e modelit të deritanishëm", tha Fullani.

Guvernatori tha se Shqipëria duhet të krijojë një profil të qartë ekonomik, i cili duhet të orientohet më shumë drejt sektorit të jashtëm.

“Në kushtet e një ekonomie të vogël, rëndësi të vecantë merr rritja e qëndrueshmërisë së eksporteve. Reformat, vendimet strategjike duhet të përshtaten në përputhje me këtë objektiv", tha Fullani.

Keto deklarata te guvernatorit u bene pas nenshkrimit te marrëveshjes se Bankes se Shqipërisë me universitetin e njohur të Oksfordit, ku të dy institucionet bien dakord të zhvillojnë studime të përbashkëta mbi ekonominë dhe  politikat më të mira të zhvillimit.

12 Komente

“Një nga hapat që duhet hedhur mënjeherë është hartimi i një modeli të ri të rritjes ekonomike, duke patur mangësitë e modelit të deritanishëm", tha Fullani.

A mund te ma shpjegoje njeri kete gje? E njoh mire Fullanin dhe nuk e besoj qe te kete bere ai nje gafe te tille. Me duket si gagaçeri gazetareske.

Kush ishte edhe njehere ai, i cili mblidhte ne koleksion gafat e gazetareve ne pergjithesi dhe te Top Channel ne vecanti? smiley

Pedro, nuk ben njeriu keshtu vetem se mungon nje "parasysh"... se ne ate cast, gazetarit/es kushedi c'i kane pare syte.... smiley

Si ishte ajo vjersha: "per nje "m" qe ti s´e ve......." smiley

une nuk kam marre akoma vesh se cili eshte modeli i deritanishem??

 NUK KA PATUR NJE MODEL TE MIREFILLTE ZHVILLIMI DHE TENDJEKUR NE VITE ! I vetmi model  zhvillimi ka qene... Berrihaj ecja dhe  emigrant prurja..Po dhe  vidh e shit ç`la Enveri  depove.....

Fullani ja fut katundit.Tha dhe na bindi se.... nuk tha sgje.Ta kendojme bashkerisht,  se ndoshta me bene veshet:

.."Shqiperia duhe te krijoje nje profil te qarte ekonomik, i cili  duhe te orientohet me shume drejt sektorit te jashtem..."

 Kryebankieri  eshte ky?Te mos dije te lidhe dy llafe per se mbari !

Une nuk jam bankier, por me ka rene rruga shpesh, .... te shkoj para Bankes te Shqiperise.Dhe  rruges kam mesuar se qe te keshe ecje, dmth pare  ne Banka duhet te kesh mall te prodhuar dhe jo vetem te prodhuar por edhe te shitur.Te shitur me shume tek bota jashte.Pra qe te kesh volute, Dollare apo Evro(si i thone greket) Dmth akoma me shkurt, qe te keshe mall per eksporte.Ja ku paska qene ajo qe deshi te thoshte Fullani. Dhe nje Guvernator i mençur..(i mençur sa..?- do me pyesni Ju?) dmth qe te mos jete budalla se paku, do te duhej ti thoshte te veteve, vehtes dhe pastaj Qeverrise.O Qeverri ? O !-ajo.E di ti qe  neve na duhet volute?- Po! -ajo.

   Mirepo qe te kemi volute na mendojme se do te duhet  qe te shoshitim mire e mire cilat gjera mundemi t`i prodhojme vete duke vene bankat ne levizje se i kemi kasa dhe jo banka dhe cilat  "t`i pordhojme"? Dhe si ta kemi pleqeruar mire e mire fare, le te leme,  ta zeme se fjala ime as bie as shpie gje, te hartojme nje strategji kombetare zhvillimi per: prodhimet bio, perime te fushave, te serave, djathra si ai i dhise, apo kaçkavall Gjirokastre, eterovajoret, vojin e ullinit, agroturizmin dhe Turizmin  me blloqe  zhvillimore, turizmin elitar, turizmin malor(keto, veçanerisht te stimuluara prej Bankes dhe Bankave) dhe plot te tjera, qe  ne kete vend ka njerez me mend e t`i thone cilat duhen.Ose po di gje Guvernatori se mundemi "te pordhojme"  tankse, topa, raketa, kushineta, balestra hidrogjen per dedektoret e ardhshem  si burim energjie se na e merr te terin Amerika....e ku di une sa di Fullani....Kjo do ishte them une nje mendje e hairit ... per qeverrine  nga Fullani .Me ato qe tha,  e i degjuam bashke, .....shendoshe vete se.... foli  "per prodhim" dhe jo prodhimin....

Grava, Fullani eshte Kryebankier dhe nga me te zotet biles, edhe llafet di ti lidhe mire njesoj si shifrat, per kete te siguroj fare mire.

Grava, Fullani eshte Kryebankier dhe nga me te zotet biles

Plotesisht dakort me ty, por me nje korigjim te vogel: jo kryebankier, por Kryebankar.    smiley

 Dakort por  i dare ne rrokje  emri sikur nuk me ...konvenonte, thone  kosovaret

 Dakort por  i dare ne rrokje  emri sikur nuk me ...konvenonte, thone  kosovaret

 Ore pedro, po vertet e mendon ti se une paskam bindjen qe eshte budalla? Jo ore, se une e njoh qe kur ishte ekonomist sektori ne koop. e Petreles.n Ama, une nuk e bej dot  te mençur me ato qe thote.Se ka marre rolin e ushtarit "Shvejk". Pa kendoje si thote Pjeri ! E ja ashtu po si! Se nuk jemi ketu qe tu krehim bishtin dhe ti lavderojme te paret, por tu japim hakun.... ne se na kendojne sa themi.E  me kete rast me degjo mua ! Na kendojne  kur nuk merremi me cim- cira....Tung

'Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani lëshoi alarmin se profili aktual i ekonomisë nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë për vendin'

Uaaaaaaa c'fare cudie, si e pa ky kete valle? C'fare largpamesie mi mamiiiii!

Po ç'patet or te uruar qe ma hoqet komentin. Grava, po ku ishe kete vere more djale, doja te te qerasja, megjith kohen e kufizuar aty, mirpo ishe zhdukur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).