http://graphics8.nytimes.com/images/2010/09/04/opinion/0904OPEDBLOW_600sub.jpg

 

Sipas një sondazhi të Gallop kryer në më shumë se 100 vende, fetarizmi dhe varfëria janë të ndërlidhura; në vendet më të varfra në botë, fetarizmi është më i lartë. 

http://sas-origin.onstreammedia.com/origin/gallupinc/GallupSpaces/Production/Cms/POLL/l5esnetf_0w5azrgnmf6sa.gif

Përfundimet e këtij sondazhi rikonfirmojnë prirjet e mëparshme.  Sa më të pakta të ardhurat për frymë, aq më i lartë roli i besimit fetar në jetën e përditshme.

http://sas-origin.onstreammedia.com/origin/gallupinc/GallupSpaces/Production/Cms/POLL/zyz9jwryreek-j9ee1xkdg.gif 

Përjashtim më spikatës vazhdon të bëj SHBA.  2/3 apo rreth 65% e amerikanëve thonë se feja luan rol të rëndësishëm në jetën e tyre.  Nga vendet me të ardhura të larta për frymë bashkë me SHBA, bëjnë përjashtim Italia, Greqia, Singapori dhe vendet e Gjirit Persik. 

http://sas-origin.onstreammedia.com/origin/gallupinc/GallupSpaces/Production/Cms/POLL/ljvin4ph6ee65_o0o2vfwg.gif 

Implikimet

Studiuesit kanë dhënë disa shpjegime të mundshme për marrëdhënien midis nivelit mesatar të të ardhurave dhe fetarizmit.  Një nga teoritë është se në vendet më të varfra, feja luan një rol më funksional duke ndihmuar njerëzit emocionalisht në perballimin e agonisë së perditshme për të siguruar mbijetesën e tyre. 

Shqipëri dhe Kosovë

Pyetjes "A është feja e rëndësishme në jetën tuaj?" në Shqipëri i janë përgjigjur 39% po, 53% jo.  Në Kosovë 90% po, 8% jo. 

Lista e plotë e vendeve mund të shihet në këtë link.

48 Komente

Republika Perendimore?

Po ndonje te dhene per Shqiperine spaska?

link, link, link... fotoja nuk shihet mire.

e pashe mo e pashe, po shqiperine sikur s'e gjeta kund. apo thuaj, aq pak e rruajn shqiptaret sa gallupi s'donte te harxhonte as 2 kalori per t'i shtypur emrin.

Informacionet per Shqiperine dhe Kosoven u shtuan.

Perqindje goxha te larta, sidomos Kosova.  Dyshoj kane te bejne me shume egzibicionizem te tipit te ndjekjes se modes te te thenit se je fetar, se sa me kohen reale qe njerzit i kushtojne fese.

Per Shqiperine thua goxha e larte pergjigja pohuese?  Si nen mesatare me duket mua. 

Per Kosoven me duket e larte.  Por jo dhe aq per eksibicionizem se sa mpleksje te identitetit etnik me ate fetar.

Per perendimoret do mendoja qe do ishte 10% a me pak. 

Per verioret jam dakort me ate punen e mpleksjes se identitet, pra deshira per t'u vecuar nga Serbet ortodokse se sa fetarizmi i tyre real.

Karakteristike ne situata te tilla.  Megjithese jo e nevojshme si ne rastin e Bosnjes psh.  Ne censuset e popullsise se viteve 90-t, fillim te viteve 2000 ne Bosnje, jepeshin perqindjet x% serbe, y% kroate (etj) dhe z% myslymane.  Fakti qe ne census te perberjes etnike dallimet beheshin me elemente fetare krijonte konfuzion dhe debate interesante ne lenden e gjeografise politike.  Nje shoku im serb dhe une prisnim me durim sa te mbaronte kakofonia dhe pastaj sqaronim me durim ballkanas disa klecka.  

Korrektesia politike dhe segregimi kane vet-korrigjuar keto mpleksje.  U kalua gradualisht nga elementet e siperm ne "serb boshnjak, kroat boshnjak, myslyman boshnjak" e me tej ne "kroate, serbe, e boshnjake."  

 

Cdmth durim ballkanas? Dmth qe nuk duronit dot kush t'ua shpjegonte?

Dhe me ben habi nje gje, si mund te shpjegoje ti gjendjen politiko-fetare-sociale te popujve te jugosllavise, ne prezence te nje serbi, dhe te shmangesh ate qe ne shqiptaret do e quanim fyerje ballore per te? Jo per gje, por te tilla situata jane te pakonceptueshme per shqiptaret, sepse nuk kane egzistuar ndonjehere mes nesh.

Me durim ballkanas ishte ndoshta krahasuar me pikepamjet amerikane.  Qe ashtu si ti, habiteshin per mirekuptimin tone, nisur gjithesesi nga arsye te ndryshme. 

Po ashtu, komplikohej me teper situata dhe debati, sepse profesori yne, i nje te majteje te caktuar anti-lufte, ose me sakte anti-Nato, anti-imperializem, ofronte pikepamje, apo materiale te ndryshme per te mbeshtetur idene se shperberja e ish-Jugosllavise behej per qellime te mesiperme e se genocidet, kampet ishin rezultat i PR se mediave te kontrolluara.  Serbi ne fjale, larg Ballkanit, nuk kishte komplekset dhe frymen me te cilen influencohen serbet ne Ballkan.  Keshtu qe binim dakort ne pikepamjet tona apo arsyet e luftes.

dmth serbi ne fjale nuk e kishte problem kur degjonte qe populli i tij eshte masivisht i indoktrinuar, dhe qe kisha historikisht ia ka helmuar ndergjegjen kombetare, duke nxitur gjenocide dhe kafsheri te papara??? Nuk ofendohej dakord, po as nuk i bente syri terr per kete??? Thjesht ide eshte, se nuk e kam idene se kush dhe ca eshte... po me ben pershtypje. Sic me ben pershtypje qe nje serb dhe nje shqiptar te mundohen t'u sqarojne botes nje gje qe serbi si komb e ka ne qenie, perjetuar dhe po e perjeton ende sot e kesaj dite, dhe shqiptari i ka shpetuar per mrekulli??? uot ar dhe cansis?

Shanset jane me te larta ne qarqet akademike. 

Pas luftes dhe bombardimeve te Natos, serbet reflektuan ne menyra te ndryshme, shume, e sidomos ne Ballkan vijuan me nacionalizmin e verber, indoktrinimi dyfish duke marr dhe rolin e viktimes. 

Te qenit larg ketyre rrethanave, linte me shume hapesire per reflektim ne drejtim te kundert. 

Por ndoshta ndihmonte dhe fakti qe nuk u konfrontuam qe ne fillim me pri-koncepte per qeniet e kombeve perkatese, por thjesht si individe. 

Shancet e larta ne qarqet akademike duhet te reflektohen ne nje fare menyre edhe ne politike. Politikanet nuk eshte se e shpikin historine vete; nga dikush edhe e degjojne dhe dikush edhe u fryn ne vesh. Nese nje akademik serb del me nje teze qe arrin te levize gjithe kombin, gjithe ndjenjat e tyre, gjithe potencialin dhe energjine e tyre, qe te punoje me mish e me shpirt kunder nje kombi te tere per mbi 50 vjet me rradhe; me vjen keq po duhet te ngre pyetjen tjeter: Ku ishin akademiket e tjere??? Shancet e "shumta" jo gjithmone perkthehen si mundesi te shumta. Dhe ja qe ty te ka qelluar qe te studiosh nen cicerimat e nje akademiku, pa lidhje me rajonin tone, por te helmuar gjithsesi. Dhe jam i bindur qe ai, si punes tende, i ka dhene mesim mijera e mijera studenteve te tjere, duke e zgjatur hallke pas hallke zinxhirin e mendjeve te helmuara... te pakten per ceshtjen ne fjale.

E verteta duhet te dale publikisht, me CDO KUSHT!

 Dilni neser ke Xhamia se eshte dite lutjesh(Bajrami)! .Do shifni qe  shume falen e luten dhe nga mbrapa  u del gryka e  nje cope revoleje... !

 Ne cilen pjese te Kuranit apo te Heditheve, e kane kenduar kete shfaqje te myslymanit?

 Mos i merrni seriozisht per besimtare shqiptaret! Po u tregoj shkurtazi nje ngjarje reale.

 Dy fshataret e mi,  u nisen per tu bere myhipe ne Teqene e Zallit -Gjirokaster . Çuan nga nje dash per kurban dhe Baba Selimi i priti si jo me mire.U bene  myhipe.Ne kthim, ne ate aksham, u del perpara  ne rruge nje lope me  viçin pas.Te dy "Myhipet ", nje ta rrembyer viçin dhe  si e  theren e moren me vehte.Duke e therur njerit ju var Teslimi( shenja e myhipllekut qe i dha Babai)  dhe ju be gjithe gjak.

-Dre ! E ç`bera ai vrare? -i thote shoku.

-Pse more ç`bera ? -ja ktheu

-Gjakose Teslimin a mavriu ti !

-Hiqma dhe hidhe poshte se me grisi supin-ja ktheu.

Vuri mbi shpine  gjysmen e viçit kolonjar dhe e shpuri ne shtepi....Teslimin e hodhi ne nje prrua....! 

Kollaj te gjesh ku jemi ne, kuadrati poshte majtas. 

zotrules, ka edhe vende europiane me te rendesishme se shqiperia qe nuk jane paraqitur (hollanda, norvegjia, belgjika sikur nuk mi zuri syri)

 

 

 Pa, pa, pa ato flluskat e zeza gati po pelcasin duke u shtyre drejt parajses!

Interesant ... po per qyteterimet dhe kulturen qe perfaqsohen vendet... a ka ndonje grafik qe te masi keto vende  se aty paraqitet dhe feja me qarte ...si pjese e menyres se jeteses ...

Eshte interesant te lexosh edhe nje studiues te shquar Amerikan te Mesjetes se Hereshme kur perplas dy kontraverset . Gjithsesei duke mos e thjeshtezuar problemin .

Platonin - Aristotin duke i ballafaquar me thelbin eteorise se tyre .

perplasja ndodh midis dy sistemeve 

I Besimit - Platoni 

I Gjykimit ( arsyes ) - Aristoteli 

Dhe pasi analizon disa  faktore si Ekonomia , Kultura , Ushtria , Filosfia etj mbrin ne perfundimin  

Hapat qe hedh shoqeria drejt Gjykimit ( arsyetimit ) jane me te pershtashem  per nje bote , shoqeri  e individ te lire se sa ndikimi qe ka Besimi qe shndrohet ne nje  dogme frenuese  .

Gjithsesi me qe Besimi eshte tipari themelor i Fese kjo nuk do te thote se eshte nje fenomen vetem fetar.

Edhe ne Politike , Ekonomi etj sot ka mendje qe shtyjne shoqerine drejt nje Besimi Absolut . Pra ne nje DOGME ! Tipari themelor i saj ( Dogmes ) ka qene dhe eshte Propoganda !

eshte si te thuash.. edhe shurra e devese, lopes edhe c'do gjeje tjeter qe shurron.. eshte kryesisht uje.. por uji vjen ne shume forma te tjera jo vetem shurre deveje.

kshtu edhe me besimin edhe fene.. njeri eshte uje.. tjetra shurre deveje.

problemi atehere mendoj se eshte thatesira.. e cila ben qe e vetmja forme uji verdalle te jete shurra e devese.

kryefundamentalisti i planetit nuk eshte as bin ladeni as ayatollahu i iranit por ai k... bear grylls.

Do kisha shume qejf te beja nje regression me keto te dhena. Po ti kisha (ne forme tabele, psh) do e beja. Po ka ca yckla, ama, pasi te dhenat prej tamami do ishin jo te agregguara per shtet, por edhe vete shtetet te kishin nen-ndarje (te ardhura - rendesi e fese).

Shume ushtrim i kendshem do kish qene!

Fetarizimi dhe te ardhurat per fryme apo niveli i jeteses jane ne perpjestim te zhdrejte.Kjo sepse njeriu qe ka te mira materiale kujton se eshte zot vete dhe ka me pak respekt per zotin ne qiell.Krishti nuk thote kot qe duhet te zgjedhesh ose zotin ose parane se te dyja nuk shkojne.

Por duhen pare disa gjera.Ndersa vendet e pasura te BE e nisen periudhen e revolucionit industrial me laicitetin e shtetit ne vende te tjere kjo nuk u be.

Plus qe ne vendet e BE pas luftes se Dyte boterore njerezit u pasuruan(nga plani Marshall) dhe duke u pasuruar kujtojne se jane vete zoter.Me tej nje shtrese jo e vogel e popullsise gjete kesaj periudhe u bene anti amerikane te terbuar dhe e urrejne SHBA dhe cdo gje te saj sic eshte roli i fese ne SHBA.

SHBA u krijuan si shtet nga njerezit qe nuk e gelltitnin laicitetin e vendeve te BE dhe nga puna e madhe e njerezve qe erdhen ketu si te uritur apo aventuriere.Nese vjen ne kete menyre ne nje vend te hyaj natyrisht do te kerkosh ndihmen e zotit dhe do te lavderosh ate nese punet kane ecur mire sic bejne shumica derrmuese e amerikaneve,qe megjithe kryqezaten e hipive te 1960-es dhe megjithe fushaten e perditshme qe ben Hollivudi me 90% te mediave ne SHBA,e mbajten familjen dhe zotin.

Fatkeqesisht hipite dhe nudistet e viteve 1960 arriten te kene sukses ne vendet e BE,ku familja,opozita ndaj marteses alternative gay dhe zoti jane nocione heretike.

Te cili kuadrat o Shypnia e Kosova se s'po e shohim. Por qe qenkan Greqerit me te perfshire ne jete te perditshme fetare se ShaBA..ket s'ma priste menja.

Shqiperia, edhe pse jo ne grafikun me lart, hyn ne ate nen mesatare.  Ndersa Kosova ne ekstremin tjeter.

Ndersa per greket, s'do i quaja dhe aq fetar se sa te tipit "nuk besoj ne Zot por jam ortodoks."

Greqeria perderisa e mban Qishen me taksa domosdo e ka te futur fene ne jeten e perditshme, keshtu qe ShaBA del outlier ene mo i cuditshem.

Ndoshta peshqit ne Gjermani mund te na sqarojne me mire, por edhe atje paguhet (me sa mbaj mend nga leksionet ne shkolle) nje perqindje e vogel taksash per kishat.  Me duket se ishte vullnetarisht dhe shkonte per mirembajtjen e tyre. 

Per Gjermanine po te sqaroj une. Kur rregjistrohesh tek qendra e banimit dhe ploteson formularin, nje nga pikat eshte edhe feja, ku mund te shkruash ate qe je. Nese nuk je gje, atehere nuk deklaron gje. Ai qe deklaron religjionin i terhiqet nga rroga mujore nje perqindje e vogel nga rroga, si takse kishe. Kush nuk ka deklaruar gje, nuk paguan takse kishe. Per fene myslymane nuk kane deri tani rregjistra te sakte, por per katoliket dhe protestantet kishat mbajne rregjistra te sakte per anetaret e tyre. Keshtuqe po qe i rregjistruar ne rregjistrat e kishes, mos bej gafe te shkruash tek ai formulari tjeter qe nuk je gje, se te fusin edhe ndonje gjobe ose burg per deklarim te dhenash te rreme. Dmth i bie qe kjo puna e takses dhe kontributit te kishes nuk eshte dhe aq vullnetare.

Flm pedro smiley.

Lenda ishte "Germany Today" dhe profesori kishte nenen gjermane.  Keshtu qe mbase e kishte mjaltezuar caze interpretimin e ligjit.

Nje pyetje, cfare nenkupton regjistrimi?  Sepse psh nqs je pagezuar si femije, nuk "je regjistruar me vullnet te lire".

Në Gjermani, katolikëve dhe protestanëve, u ndahen nga 9% e rrogës bruto, në të gjitha njësitë federative (Landet), kurse në Bajern dhe BW nga 8%.

 Sondazhe, jo traktat sociologjik. Duhen trajtuar me nje fare kujdesi. 

Psh per lidhjen besim/te ardhura, i bie qe Bashkimi Sovjetik apo Shqiperia komuniste te ishin vendet me te pasura ne bote.

Po ashtu, komplikohej me teper situata dhe debati, sepse profesori yne, i nje te majteje te caktuar anti-lufte, ose me sakte anti-Nato, anti-imperializem, ofronte pikepamje, apo materiale te ndryshme per te mbeshtetur idene se shperberja e ish-Jugosllavise behej per qellime te mesiperme e se genocidet, kampet ishin rezultat i PR se mediave te kontrolluara.

Dhe sipas teorise se tij, serbet ishin viktima te ketij skenari. Apo jo?

Mund te kete edhe kjo qe thote ai, pjesen e saj ne gjithe ate kasapane. Po ama kasapana ishte midis tyre (serbeve). Aty e gjeti shtypi, natu-a, imperializmi .... Nuk e solli nga pertej oqeanit. 

Jo serbet per se, por ish-Jugosllavia e shperbere shihej si viktime. 

Po mire, e dinte historine e sajimit te Jugosllavise ay profkua tend? Nese ben nje keshtjelle rere, nuk ka si te te vije keq kur rrezohet me dallgen e pare... Mendimi im. Dhe eshte jo thjesht mendimi im, por i pranuar gjeresisht tashme, qe ishin serbet shkaktaret e rrenimit te Jugosllavise. Te thuash ate qe eshte, gad demmit, po te mos ishin aq kokeforte, aq perbuzes ndaj te tjereve, sikur te ishin me te njerezishem, dhe te mos e konsideronin veten padrone te tokes, ndoshta nuk do ishte rrenuar kurre. Ka patur nje kohe, kur jetonin si me te miret ne Evrope; po pse duhej se zben ta perzjenin nacionalizmin e semure+kishe me urrejtjen dhe fobine kunder te tjereve? Nemos sot neser, askush nuk do te jetoje ashtu.

Cudi eshte Monda, por kam patur njehere nje bisede me nje serb Beogradi, qe ishte dhe i shkolluar, dhe qe degjonte me mahni kendveshtrimin dhe historine rrefyer nga goja e nje shqiptari si puna ime. Dhe nuk e fsheh edhe une mahnine time po te te them qe ne fund fare, me ka thene ne sy te 2 boshnjakeve dhe nje kosovari dallkauk, qe serbet absolutisht nuk kishin pershtypje te keqe per shqiptaret, madje i vleresonin shume lart, si njerez te beses dhe punes; por (habia ketu) ishin serbet e Kosoves ata qe urrenin dhe nuk i honepsnin dot, e qe kishin shkaktuar rrenimin e Serbise dhe nderzyen serbet kunder shqiptareve. Madje edhe gjate bombardimeve, thoshte ai, uronin qe t'u binin "kafsheve" (sic i quajti serbet e Kosoves). Ndoshta ishte nje menyre e srp-it per t'i shpetuar kamzhikut momental dhe te perfitonte nga rasti per te bere nje apologji aty ku uji s'mbante me kripe; por zemra me donte t'i merrja te miren, ate moment.

Mendimi im personal është që fetarizmi të bën çyryk.

Kështu që këto studime janë të pritshme, madje kanë dalë edhe të tjera më parë.

Do jetë interesante tani të shikoj një grup qaramanësh nga analistët, sesi do ta komentonin artikullin, sepse nuk kanë lënë vend pa shfryrë qurret sesi "komunizmi na i prishi fenë".

 Jo Dape po Dalip, i thone kesaj o Monda. Jugosllavine e shperbeu ne rradhe te pare, megallomania shekullore e serbeve. kete ti kishe treguar atij profesorit tend qe vetem teorizon. Jane histori te gjata, sic e di dhe ti, qe jo ca prefesore si kapin apo s'duan t'ja u kapi truri, se ju jane fiksuar ca gjera vetem me imperializem. Pse si the qe konfliktet existonin edhe  kur imperializmi nuk ekzistonte! Dhe jugosllavia, natyrisht nuk ekzistonte, po ekzistonin popujt qe e perbenin....

Po dergoj edhe njehere pra:

 

8:11 Beware that thou forget not the LORD thy God, in not keeping his commandments, and his judgments, and his statutes, which I command thee this day: 8:12 Lest when thou hast eaten and art full, and hast built goodly houses, and dwelt therein; 8:13 And when thy herds and thy flocks multiply, and thy silver and thy gold is multiplied, and all that thou hast is multiplied; 8:14 Then thine heart be lifted up, and thou forget the LORD thy God, which brought thee forth out of the land of Egypt, from the house of bondage; 8:15 Who led thee through that great and terrible wilderness, wherein were fiery serpents, and scorpions, and drought, where there was no water; who brought thee forth water out of the rock of flint; 8:16 Who fed thee in the wilderness with manna, which thy fathers knew not, that he might humble thee, and that he might prove thee, to do thee good at thy latter end; 8:17 And thou say in thine heart, My power and the might of mine hand hath gotten me this wealth.

8:18 But thou shalt remember the LORD thy God: for it is he that giveth thee power to get wealth ...

Deuteronomy

Kur pyeten/kontaktohen drejt-per-drejt, qofte edhe ne menyre anonime, njerezit kane tendence te deklarohen me te devotshem se sa mendojne realisht. Kjo per shkak te pranise (qofte edhe jo vizive) te anketuesit, te te qenit "brenda" (po sikur te kete Zot?) dhe ne nje fare shenje respekti per paraardhesit.

Shkalla REALE e besimit shikohet ne sitet e njohjeve (nga me te medhejte dhe seriozet meetic.com ) ku njerezit kerkojne te takojne te ngjashem, ose te evitojne te papershtatshmit. Kur lexon profilet nga gjithe bota, gjen mjaft "Atheist" dhe "Agnostic", gje qe ne jeten e perditshme ndodh mjaft rradhe. Po ashtu, nje kriter tjeter eshte "Praktikimi", ku pamvartesisht deklarates te perkatesise, shumica dermuese deklarojne "Jo praktikant"

Sdq, nje koeficent korrigjimi do te ishte se cfare pjese e shoqerise perdor internetin. Normalisht ajo me e ndergjegjsuera dhe me e arsimuara.

ne shqiperi sta besoj ate.  njerezit sme duket se kan probleme te tilla, dhe shprehen lirisht. dakord, esht bere e modes te thuash se beson ne zot "por jo ne fe", por me duket se kjo esht e vetmja ceshtje per te cilen ne nuk shtiremi!!

uaaaaaaaaaa, kosova sipas ktij eshte vendi me fetar i europes, dhe mbrapa ka nja 15 vende derisa mberrin malta, ku kryqet e shifje edhe neper wc publike!!

p.s. per shqiperine mendoj se esht i pasakte ai percaktim. after all, situata fetare ne shqiperi eshte kaos i gjalle. nqs takoj 100 njerez te cileve nuk u di mbiemrin, zor se do e kuptoj ndonjeher ca feje kane, se nuk behet asnjehere ai muhabet.

se ne shqiperi ke edhe njerez qe te thone ne sy "pash zotin, si paska zot, ca genjen". apo "zoti na ruajte nga keta besimtaret" ose edhe "un mysliman jam, po kryqin e mbaj per fat"

hahah.. e bukur kjo.. mysliman por e mbaj kryqin per fat.

at e kam degju disa here!!

une thash se e ke shpikur vete

Perhapja e Bektashizmit ne Shqiperi eshte rrjedhoje e gershetimeve te tilla qe ekzistojne ne Bektashizem: berja e kryqit, ruajtja e shenjetoreve, konsumi i alkoolit etj, tradita keto tabu ne Islamin ortodoks sunit.

 Lexoni Nolin V.4! I ka spjeguar  per te gjitha kohet

Une  musliman(nga emri i babes me rezulton i tille) jam po alkoolin e pi si peshk mish derri e bretkos e kermilli krokodili e ha,ne xhami s'kam qene ndonjeher ne jet time 35 vjet jam.thjesht jam ateist.nuk them qe s'ka zot,por zoti eshte per te gjith.fete jane si partit per mua.

sa per info, ateist esht ai qe thote ska zot. nqs ti je me zotin, jo me fe, si un, i bie te jesh agnostik !!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).