Në një interviste me gazetën London Telegraph në Tetor të vitit 1928 Mbreti Zog deklaronte:

“Ne (shqiptarët) jemi me shekuj mbrapa nga civilizimi evropian. Njerëzit nuk dinë as shkrim as këndim; ka shumë pak ligje të shkruara dhe që zbatohen, gjakmarrja mbizotëron akoma në shumë krahina të vendit. Është qëllimi im i palëkundur që të qytetëroj njerëzit e mi dhe të bëj atë që është e mundur që ata të përqafojnë vlerat dhe zakonet Perëndimore.”

Mbrapa kësaj deklarate të mbretit te sapo-kurorëzuar fshihet thelbi i marrëdhënieve problematike përmes individit dhe shtetit shqiptar.

Është pikërisht kjo kohë që shënon pikënisjen e këtyre marrëdhënieve moderne dhe një procesi civilizimi, ku roli i autoriteti qendror fillon të marri mbi vete cilësitë e siguruesit dhe të mbikëqyrësit të lirisë, rol i cili rrallë herë është përmbushur qoftë edhe pjesërisht në Shqipëri. Shqetësimi i Mbretit për “Ligjet e shkruara dhe të respektuara nga të gjithë” është një shqetësim për vendosjen e asaj çfarë ne kemi mësuar ta quajmë tashmë “Shteti Ligjor”. Liria e trashëguar nga natyra njerëzore i besohet me droje një autoriteti më të lartë, i cili bëhet kështu garantuesi kryesor i këtyre të drejtave. Atëherë si edhe sot, ligji dhe rregulli mbeten kushte të domosdoshme për lulëzimin e lirive të individit dhe më tej të lumturisë së tij.  

Shumë pak dihet për gjendjen e lirive në periudhën përpara këtyre përpjekje fillestare të themelimin shtetit ligjor. Përshtypja e parë për atë kohe të lë të mendosh se mungesa e ligjeve te shkruara dhe të zbatueshme nënkupton anarki dhe kaos, armiqtë kryesorë të lirisë. Praktika e gjakmarrjes në veri gjithashtu e mbështet gjithashtu këtë pikëpamje. Mbizotëron mendimi se në atë kohë të drejtat e individit të thjeshtë ishin përkëmbur nga çdo drejtim; në ato vende të pakta ku funksione njëfarëlloj autoriteti qendror, sidomos në qytete, ligji favorizonte njerëzit që mund te influenconin këtë sistem duke cenuar kështu të drejtat e të tjerëve. Por më shqetësuese duhet të ketë qenë gjendja në pjesën hapësinore shqiptare ku nuk funksiononte norma e shkruar ligjore, domethënë në pjesën më të madhe të Shqipërisë.  

Është paragjykuese dhe e gabuar  të mendosh se mungesa e ligjeve të shkruara nënkupton që të drejtat e liritë e shqiptarëve nuk kanë ekzistuar. Është pikërisht mungesa e ligjit të unifikuar dhe te zbatueshëm që i lejonte shqiptaret të shikojnë për zgjidhje drejt së drejtës së tyre zakonore.

Pleqësia shqiptare jepet si shembull i një organizimi shoqëror dhe vendimmarrës që rregullonte konfliktet dhe përcaktonte të drejtat e individëve brenda një njësie të vogël si katundi. Margaret Hasluck, antropologia e famshme e cila studioi nga afër jetën zakonore shqiptare, shprehet se: pleqësia shqiptare ishte një sistem organizimi që kryente edhe një funksion tjetër shume te rëndësishëm, atë të mbrojtjes shpesh herë të më të dobëtit kundrejt veprimeve arbitrare e të padrejta.

Pleqësia shqiptare në të vërtetë është një nga ato rastet e veçantë të shfaqjes dhe ushtrimit të pjesshëm të lirive. Natyrisht portretizimi i kësaj lirie mbetet i idealizuar dhe e cunguar për shume arsye. Pleqësitë në radhë të parë përjashtonin dhe vazhdojnë të përjashtojnë nga pjesëmarrja gjysmën e popullsisë shqiptare, femrën, e në disa raste më shumë se gjysmën e popullsisë po të llogarisim renditjen hierarkike në bazë të epërsisë së moshës në të drejta e në vendimmarrje.

Megjithatë, kodi zakonor shqiptar konceptohet gabimisht si një normë zakonore e pandryshuar. Antropologë, etnografë dhe historianë kane mundur te përcaktojnë evoluimin e kodit zakonor shqiptar në kohë. 

Për këtë arsye kohët e fundit ky organizim ka përjetuar zhvillime të ndryshme, midis të cilave edhe përfshirja në ato e të rinjve. Këtu buron edhe dëshira për të riemërtuar “Pleqësitë” në “Shoqëri” që shënon në vetvete një dëshirë për të zmadhuar dhe thelluar konceptin e pleqërisë shqiptare në bazë të kërkesave të reja. Megjithatë përfshirja e gruas mbetet problematike, shoqëria shqiptare mbetet një shoqëri thellësisht patriarkale. 

Përveç këtyre mangësive vendimtarja dhe zbatimi i vendimeve të marra në kuvend ka një force morale që nuk eksiton ne asnjë nivel tjetër të pushtetit shqiptar.

Tipari kryesor i këtij organizimi fillestar të të drejtave është baza lokale e përcaktimit të tyre. Rrjedhimisht ndryshimi i normave nga një krahinë në tjetrën paraqet një problem për pushtetin qendror.

Zogu filloi te zëvendësonte burimin e lokalitetit me qendrën ligjvënëse dhe marrëse të shtetit si edhe unifikimin e ligjit të bazuar në të drejtën evropiane. Në peizazhin autokratik të Ballkanit liria shqiptare u avancuan ne mënyrë të ndjeshme, sidomos pas adoptimit të Kodit Civil.

Mbas kësaj periudhe Shqipëria hyn në periudhën e vet totalitare ku raporti shtet individ ndryshon tërësisht.

Shteti ndërhyn brutalisht ne çdo sferë te jetës shoqërore dhe private duke shkatërruar kështu çdo liri elementare qe mund të kishte ekzistuar më parë. Jeta private vihet plotësisht në shërbim të plotë të shtetit. E drejta zakonore shihet si një kërcënim ndaj kontrollit të përgjithshëm individual dhe shoqëror. Shqipëria kryeson kështu te gjitha raportet ndërkombëtare për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut duke filluar që nga ekzekutimet pa gjyq e të burgosurit e ndërgjegjes deri tek trajtimi çnjerëzor dhe degradues i njerëzve më të pambrojtur në shoqëri e atyre me aftësi të kufizuara.

Kjo gjendje që shkonte kundër vetë natyrës njerëzore ishte e pamundur te ekzistojë e pa-kundërshtuar.  Më në fund ky absurditet rrezohet në rrëmujë.

 

Gjendja e tashme e lirisë

Mbas rënies dramatike të shtetit totalitar shqiptar pritej gjithashtu një zhvendosje dramatike e lirive e të drejtave, nga autoriteti qendror kundrejt individit.

Në pamje të parë kjo zhvendosje gjigante ka ndodhur me të vërtetë. Liritë themelore të individit janë të proklamuara në kushtetutën e vendit dhe të garantuara nga shteti, por edhe të përfshira në Traktatet e ndryshme ndërkombëtare që Shqipëria ka tashmë nënshkruar. 

Megjithatë po të përqendrohemi në proceset, vështrojmë diçka krejt tjetër. Liria shqiptare nuk është ajo që duket në pamje të parë, ajo është e zhvlerësuar nga kuptimi dhe e pjesshme nga përbërja. 

Liria si koncept nuk shkëputet dot nga rrethanat e saj. Gjendja e kësaj lirie sot reflekton gjendjen e një shoqërie të traumatizuar nga eksperienca totalitare. Në qoftë se liria është masa me të cilën njerëzit mund të përdorin arsyen për të njohur e zgjedhur nga mundësitë e ndryshme që janë te parashtruara përballë tyre dhe për të nënshtruar emocionet irracionale, atëherë liria shqiptare është në një gjendje të mjerueshme. Shoqërisë së sotme shqiptare mungojnë kushtet e nevojshme për të rimëkëmbur në mënyrë të qëndrueshme dhe të shëndetshme mendimin e arsyeshëm të anëtareve të saj. Kapaciteti i lirisë zgjerohet me zgjerimin e diapazonit te arsyes, e cila në vetvete zgjerohet me rritjen e dijeve të nevojshme. Pra kushti me i domosdoshëm për lulëzimin e lirisë është dija.

Ne sot përballemi me një lloj analfabetizmi të ri, atë të arsyes.

Përveç së qenit nga natyra një proces i ngadaltë, përhapja e dijes has në një problem edhe më të madh, që do të thotë që ky proces do të jetë disa herë më i avashtë se është menduar në fillim. Së pari, institutet shqiptare të përhapjes së dijes nuk janë adekuate për të plotësuar këtë funksion. Këto institucione janë të paafta për të inkurajuar logjikën dhe mendimin kritik. Shkaqet janë me nga te ndryshmet, ato variojnë që nga monopolizimi i dijes, konservatorizmi etj, por baza themelore e këtij problemi është kontradikta e trashëguar nga shtetit totalitar e mospërputhjes ndermes autoritetit dhe arsyes ose mendimit kritik.

Pika tjetër e rëndësishme është se, edhe në qoftë se ky proces inkurajohet ai është i vlefshëm për një segment të shoqërisë shqiptare, të rinjtë shqiptarë. Përfshirja e brezave te  tjerë në të e komplikon shume këtë proces sepse ai përveç përhapjes se dijes ai duhet të shoqërohet zhveshjen nga indokrinimi i mëparshëm totalitar.

Liria shqiptare është gjithashtu e paplotësuar në përbërje. Në atë ndërhyn përsëri në mënyrë të padrejtë dhe jashtë rregullave krahu i gjate i shtetit. Raporti shtet individ vazhdon si për inerci të anojë përsëri në favor të këtij te fundit. 

Këtë radhë influenca e shteti shqiptar merr një forme më të tërthortë. Shteti shqiptar nuk është aq shumë i interesuar në “lirinë negative”. Kjo është  arsyeja që  parametrat si “Freedom House”  apo “Index of Economic Freedom” megjithëse në nivele të ulëta nuk tregojnë masën e vërtetë e ndërhyrjes së shtetit dhe cungimin e lirisë. Kjo ndërhyrje e drejtpërdrejtë është e realizuar me anë të manipulimit apo të ushtrimit të paskrupullt të ashtuquajturave “liri pozitive”.

Ndërsa “Liria negative” është kryesisht mbrojtja nga ndërhyrja e tepërt dhe arbitrare a shtetit, liria pozitive shteti ndihmon individin të arrijë potencialin tij të plotë. Disa herë plotësimi i saj nënkupton edhe krijimin e rrethanave dhe kushteve të nevojshme për plotësimin e këtij potenciali.

E ballafaquar me një varfëri te skajshme, pushtetarët shqiptare kanë mundur të ri-zbulojnë influencën e kontrollin e tyre mbi shumicën shqiptarëve në formën e pasurinë e vendit, e cila ishte arbitrarisht e cilësuar “pronë shtetërore”. Rishpërndarja e kësaj pasurie është një nga ata faktorë të rëndësishme influencues. Shteti shqiptar është gjithashtu punëdhënësi më i madh në vend. Shpërndarja e punësimit dhe pronësisë mbeten veglat e nevojshme të ushtrimit dhe manipulimit te pushtetit qendror dhe atij lokal.

Procesi i shpërndarjes i të ardhurave, pronësisë apo favoreve në vetvete nuk është dhe aq problematik sa është pasiguria apo kërcënimi me ligjvënie për të njëjtën çështje që është vendosur më parë.

Arsyetimi është i thjeshte: prona është diçka materiale dhe si e tillë  është e numërueshme, kështu që zgjatja e përdorimit te saj si një vegël e nevojshme për manipulim, duhet të jetë e vazhdueshme dhe të tejkaloje kufizimin e saj material. Rishpërndarja e tokës padyshim bie nën këtë skemë. Në fakt, ekzistojnë tani ligje kontradiktore për pronësinë që e lejnë të hapur interpretimin ligjor. Për të mos folur më pas për cungimin e lirisë nga kufizimi i asaj çfarë individi e ka të lejueshme te bëjë apo jo.

“Fenomeni Bathore” apo ndërtimet pa-leje kudo në Shqipëri janë shembuj të tjerë te kësaj paqartësie të qëllimshme të së drejtës. E bukura e kësaj praktike është se ndikimi i saj gjithë-përfshin shumicën absolute të  segmenteve të shoqërisë shqiptare. Nga një anë mohohet liria e atyre qe me të drejtë kërkojnë pronësinë në bazë të trashëgimisë, por gjithashtu mohohet liria e atyre të tjerëve të cilët kërkojnë të njëjtën pronësi si shpërblim nga shteti.

Mbasi shteti lejoi dhe inkurajoi këto ndërtime në të gjithë territorin e Shqipërisë, pushteti qendror dhe lokal shërben tani si kërcënuesi kryesor i ekzistencës se këtyre ndërtimeve/aktiviteteve e rrjedhimisht i prokopisë se një shumice njerëzish.

Kjo lloj gjendjeje ka shkaktuar që pjesë të tëra të shoqërisë shqiptare të vet-rregullojnë marrëdhëniet dhe te drejtat midis tyre në komunitete të vogla por gjithmonë në rritje.

Gjithashtu ky fenomen është i shoqëruar me një rikthim i të së drejtës zakonore për të rregulluar këto marrëdhënie, tregues në vetvete i gjendjes së lirisë në vend.

Ky është një problem i vjetër i parashikuar nga Hobbs: “kur shumica e njerëzve zbatojnë ligjin, shteti e ka relativisht të lehtë për ta venë atë në vend kundrejt pakicës që e thyejnë atë. Por kur thyerja e ligjit kryet gjerësisht, atëherë asnjë autoritet qendror nuk është i mjaftueshëm për të siguruar zbatimin e tij. Nën këtë lloj skeme individët janë të detyruar të ndjekin interesin e tyre pa marrë parasysh kufizimet në letër.”

Implikimet për lirinë shqiptare janë të qarta. 

Piktura: I ngecur ne gravitet, nga village-bey

26 Komente

Implikimet për lirinë shqiptare janë të qarta.

Mos duhej nje paragraf permbylles pas kesaj? smiley

 

".... Shteti ndërhyn brutalisht ne çdo sferë te jetës shoqërore dhe private duke shkatërruar kështu çdo liri elementare qe mund të kishte ekzistuar më parë. Jeta private vihet plotësisht në shërbim të plotë të shtetit. E drejta zakonore shihet si një kërcënim ndaj kontrollit të përgjithshëm individual dhe shoqëror. Shqipëria kryeson kështu te gjitha raportet ndërkombëtare për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut duke filluar që nga ekzekutimet pa gjyq e të burgosurit e ndërgjegjes deri tek trajtimi çnjerëzor dhe degradues i njerëzve më të pambrojtur në shoqëri e atyre me aftësi të kufizuara..." 

 

Athere i bika me mire te mbajshim, modelin e vjeter te shoqerise, ku s'kish shtet.  

 shkrim i mire...

qe ligji nuk egziston tashme e shohin edhe qorrat...cdo dite anembane vendit ndertohet pa leje, abuzohet ne cdo qelize te administrates, e milioneret politikane kerkojne legalizimin e pasurise se tyre...

nqs zogu u perpoq ta modernizonte, qeverite "demokratike" po na cojne ne mesjete...nqs ne kohen e zogut injoranca, mungesa e kuadrove ishte e larte, sot eshte i larte niveli i maskarrallikut qeveritar...

“Ne (shqiptarët) jemi me shekuj mbrapa nga civilizimi evropian. Njerëzit nuk dinë as shkrim as këndim; ka shumë pak ligje të shkruara dhe që zbatohen, gjakmarrja mbizotëron akoma në shumë krahina të vendit. Është qëllimi im i palëkundur që të qytetëroj njerëzit e mi dhe të bëj atë që është e mundur që ata të përqafojnë vlerat dhe zakonet Perëndimore.”

Me erdhi ne mendje dicka e qarte, sapo lexova kete paragraf.

Japonia.

Është qëllimi im i palëkundur që të qytetëroj njerëzit e mi dhe të bëj atë që është e mundur që ata të përqafojnë vlerat dhe zakonet Perëndimore.

Kjo eshte brilliante. S'me duhet kush e ka thene dhe si e ka thene. Por devize tjeter me e mire nuk mund te gjendet per nje udheheqes shqiptar!

Po u bie kot n'qafe udheheqesve tane.  Kane 20 vjet qe thoni perqafohuni me Nato e BE.  Me Naton adetet u bene, dhe do i madhi, ta kemi te pandare.  Tani me BE na ka mbetur, por vazhdojme te perqafohemi ne korrespondence (dhe gjithe diten tha ai.) smiley.

Po keshtu, per specifikllek dhe specllek, cilat vlerat dhe cilat zakone perendimore jane brilliante per t'u perqafuar e puthur? Per elaborajshen e kisha llafin une smiley.

 

eh jo, ka thene ate pjesen e pare te fjalise qe mban ne kembe dhe te dyten smiley

big big difference there.  smiley

Shif si e dredh smiley.  Not fair, not fair. 

Po hec dhe te marrim ate te paren (edhe te heqim kush e ka thene, kur e ka thene, kur e thone e pse e thone) vallai kam degjuar fjalime udheheqesish, te huaj e tanet, qe per "brilliance" ta bejne mishin kokra kokra.  Per keshtu, statistike mornicash e kesha llafin smiley.

PS: E them se me djeg psh qe ne 2004 me ka bere Obama te lotoj ne fjalimin e DNC smiley.

well, ai ka kap thelbin sipas meje, se cfare nuk shkon me shqiptaret. nuk eshte fjala per oratorine. por cdo udheheqes shqiptar duhej ta kishte ne mendimin tim, nr 1 qyteterimin e gjindjes qe ka nen hyqem. Asgje nuk ben fajde ne shqiperi, pikerisht fale kesaj. Ne kemi nderruar sisteme politike, lidera, fuqi te huaja, aleanca, kushtetuta, rrjedha kapitalesh qe hyjne ne vend etj dhe gjithnje nuk "navasem" dot nje gje te hajrit. Une nuk di sa te drejte kam, por kjo qe po them eshte perfundim i vramendjesh te gjata, shume te gjata.

Ne kemi nderruar sisteme politike, lidera, fuqi te huaja, aleanca, kushtetuta, rrjedha kapitalesh qe hyjne ne vend etj dhe gjithnje nuk "navasem" dot nje gje te hajrit.

Po pra, tkurrje, bymosje ne 100 vjet.  E jo me shume se 100 ... Per korrektese do thosha "na kane nderruar."

Jo llafi ishte se i provuam te tera dhe s'ndritem dot gje. Kjo automatikisht i eleminon gjithe te permendurat si faktore percaktues te mbrothesise se kombit... nuke?

DHe si tha Sherloku, kur pasi ke eleminuar gjithe te mundshmet, atehere, ajo qe mbetet, sado e pamundur u dukte, eshte pikerisht ajo qe po kerkon. Konan Dojl, te pifsha dolline me 7 shendete... smiley

Emo,

Per retorike keta udheheqesit tane jane te pa arritshem, shume perparimtar, me vizion, briliant.....

Po ama kur "kerciti alltija vdiq Bruce Lee-ja" (thote nje miku im kosovar), ky brilianti, mbushi çantat me flori edhe "turqeta mono".......

smiley

 

e ka thon pa ik hala at llaf smiley

 

 Pse si thu ti Bostoniano? Ta lejte florinin n'dore t'italionve?

Bostonian, emoja do te thoshte qe e perqafoi floririn brilliantisht me perendimin smiley. Sic tha, beri pra smiley.

Bostonian, po sikur te thoja une qe si mbas dokumentave arkivore ajo "mbushja e cantave" me flori s'ishte vec se terheqja e rroges te tij vjecare te percaktuar me kushtetute, dhe  kjo dengla e mbushjes se cantave eshte cuditerisht ngjizur ne fantazine perverse te atyre qe mbushen cantat e tyre me mbi 320 ton ar te bastisur me dhune te tmerrshme ndaj popullit qe gjoja per te cilin benin cdo gje?

 Shume prekes ky gjesti i mbretit qe dy gjerat e fundit qe ben para se te leshoje vendin pa lufte ne dore te okupatorit eshte qe t'u heqe gjilperat topave dhe pushkeve dhe te marre rrogen e vet, cantim per cantim. Here here me duket si mbret gjerman per nga saktesia.

Nje gje desha te te pyes, meqe paske dokumenta. Po paradhenien per lejen e zakonshme ate vit, e mori mor aman?

Vetem filmi burri me pantallona te shkurtra esht po aq prekes. Dhe hoselitua.

I pakapshem,

Rroge te madhe ka pas qerrataj. Po meqenese ke fakte edhe dokumenta, doja te te pyes, a kish fut edhe ndonje bonus vjetor aty (per pune te mire) apo vetem rrogen kokerr me kokerr mori???

 

smiley)

 

Ti e di shumen e frangave te arit qe terhoqi Zogu nga arka e shtetit? Ndonje hamendje muhabete kafenesh te tipit, hoqi dhe gjilperat e pushkeve dhe te topave, ke?

 

P.S. Mbasi te jesh pergjigjur une do te jap shumen qe terhoqi realisht Zogu.

Nuk ka arrite te marre bonus sepse nuk e kish mbylle vitin . Po kur e pyeten ne dogane se "cfare kishte per te deklaruar ", tha se vetem " rrogen e kater mujve kam more .S e cfare kane fut keta neper valixhe kta cunat s'di gjo una allahile "

Ja dhe nje 'skup " tip llapaqensi nuk po themi Fevziu .

Zbulohen dokumentet e Doganes ne Kakavije ne Prill 1939 . Sipas Ligjeve shume te forta nderkombetare qe vune Shqiperine ne nje rrang me simotrat Europiane , NM e tij Ymer Paste , ka deklaruar nje me nje te gjitha kacidhet qe kishte me vete .

Doganieret I.Pa dhe M.Ri kontrolluan arkat dhe vune re se aty kishte ca rrangulla te vjetra te lyera me boje ari qe shkelqem . Kjo hoby e Nbretit per te lyer objekte me ngjyre ari , eshte pershkruar edhe nga Daja i tij . Nga qe u erdhi keq per varferine e Mbretit , hodhen dicka si ndihme sa per te kaluar shpura MBRETERORE nje muaj me buke misri e me uje ne Hotelet Europiane  Nje pjese prej tyre Mbreti e kurseu dhe e perdori me vone per ca "fukarej" e " nostalgjike" Shqiptare qe e shoqeruan prapa , te cilet donin me cdo kusht te mbillnin peme e lumturi ne malet tona !

Se cfare kane fut keta neper valixhe kta cunat s'di gjo una allahile "

Ndaj te pyesin tani ne aeroport, vete i ke bere valixhet gati apo te ka ndihmu lagjja a oborri? smiley.

Si rregull Monda , valixhet dhe arkAt i sistemojne grate . Ky duhet te jete Ligj Nderkombetar me cilesi te vecanta e detyruese   ne  BALLKAN , EUROPE e me GJERE , qe nga Koha e Kodit Covil te NM tij , Ymer paste .

Po ketu ne USA duket se nuk kane dijeni per kete Ligj.

I hapen njonit valixhen dhe i gjeten DROGE , dhe i futen ca plastike qe mberthenin duart. Ishte Shqipetar dhe bertiste ne Aeroport ...

Qafsha nonen se di gjo . lLAGIXHEN ma kane gatite te tjeteret dhe kjo keshtu vazhdon qe nga ikja e NM . O me Ligj mer jahu .Ma ka thane baba mue ."

 po ai qe e tha dha dhe prova qe e nisi shume mire. Po c'tju bejme pepinoveve qe na u futen pilaf dhe i bene punet lemsh qe te vinte merhumi. C'ti besh, pati fat merhumi. 

Lira nuk e kane fajin italianet, por aleatet. Nqs. aleatet nuk do te kishin sulmuar dhe fituar mbi fuqite e boshtit, atehere fashistet nuk do te kishin humbur dhe gjithcka do te shkonte sipas planeve largpamese por pakez fatkeqe te Zogut.

Artikulli shume mire merr ne shqyrtim problemin e respektimit te ligjit nga shtetasit. Do ishte e mira te ndalej edhe tek "ligji" ne respektin per shtetasit.

Mendoj se problemi yne qendron tek dyanshmeria e mardhenieve ligj-shtetas, shtetas-ligj, nuk mund te fajsosh gjithmon palen e pambrojtur ,shtetasin,  duke mbrojtur palen e mbrojtur , ligjin qe mbrohet me ligj.

Per kete duhet marre ne konsiderate sisteme te shtetve policore, ne fund te shekullit 19 , Gjermania, Austria, vendet e uleta, Japonia, nuk e di a ka te tjera.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).