Republika e Hondurasit ka shpallur zyrtarisht njohjen e Republikës së Kosovës.

Hondurasi është vendi i 70-të dhe i pari pas Opinionit Këshillimor të GJND-së që njeh shtetin e ri të Kosovës.

Vendimi i është komunikuar të premten gjatë një bisede telefonike Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Hondurasit, Mario Canahuati.

Dy homologët kanë rënë dakort për të filluar procedurat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Tirana në ndihmë

Ky vendim vjen menjëherë pas vizitës zyrtare që ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi në Honduras

Z. Meta është duke përfunduar një vizitë intensive ne Amerikën Qendrore duke synuar pikërisht zgjerimin e njohjeve për Kosovën.

Aktiviteti diplomatik i Shqipërisë zhvillohet paralelisht me bisedimet e Serbisë me faktorë ndërkombëtarë lidhur me rezolutën serbe të dorëzuar në OKB ku nënvizohet mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

Zv. kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, të Shqipërisë Ilir Meta e përshëndeti nga kryeqyteti i Hondurasit zyrtarizimin e këtij vendimi.

Ai e cilësoi atë si një hap të rëndësishëm për mbarëvajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

 

15 Komente

 Meta qe kur shkoi ne Presheve pati nje konvertim evangjelist.

Kuptoi qe paska edhe nje Shqipni tjeter matane Skraparit.

 

Ai e cilësoi atë si një hap të rëndësishëm për mbarëvajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

 

Jo mo, ca konvertimi ai atje u be rrecke cimentos e Jeremicit.   Pastaj shiko keto frazat pedofile qe perdor.  Tamam mbetje komuniste...

ja edhe nje lajm i mire me ne fund.smiley

Vendimi i është komunikuar të premten gjatë një bisede telefonike Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Hondurasit, Mario Canahuati.

vetem se duhet zyrtarizuar sa me shpejt ne dokumentacionin diplomatik.    ne leter vella, ne leter. jo me llafe.

 Ka qene pra Meta atje, eshte taku me zonti Cahones, e ka kap n'qaf.

 ka morr fun mo ajo pune tashi. 

seriozisht tashi, jane shume te rralla kto rastet e diplomacise pro-aktive, megjthate na bohet qefi.

Ne vitet 70 u bo telef diplomacia shqiptare neper Amerike Latine per te propogandu Maoizmin, tashi qe osht puna e Kosoves s'leviz njeri prej venit. 

 

"RK: Zoti Zv. Kryeministër, para Hondurasit ju keni qëndruar edhe në vende të tjera të atij rajoni. A keni marrë sinjale nga këto vende për njohje të reja për Kosovën?

 Z. Meta: Unë nuk mund të shprehem publikisht për çështje të cilat padyshim do të marrin përgjigjen e duhur në kohën e duhur nga vendet përkatëse, por jam plotësisht i bindur se ashtu sikurse Hondurasi veproi sot, edhe vende të tjera do të procedojnë gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, pasi tashmë një pjesë e madhe e këtyre vendeve që prisnin Opinionin e GJND-së, e kanë studiuar këtë opinion, i cili rezulton shumë i favorshëm për Kosovën.Ndaj dhe me njohjen e bërë nga Hondurasi, mendoj se do të kemi një valë të pandërprerë njohjesh të reja nga vende të ndryshme, jo vetëm në kontinentin amerikan, por edhe kudo në rajone të tjera të botës."    Belul, kush esht ky R.K qe ka marr ne interviste Meten se un se njof?

po duhet te jete ndonje Rot  K*ri, nga ata te shumtet e ''gazetarise shqiptare'', o bej.smiley

po as une se njoh ne fakt.smiley

duke gjykuar cilesine e pyetjeve, mendoj se ja the emrin e plote ketij RK

pusho o tope mos shkruaj me ne kete blog..

 Uiiiiiii!

Fakti qe Meta eshte ne Honduras dhe Hondurasi njohu Pavarsine e Kosoves, mendoj se merita eshte e Metes. Dhe si e tille do te ishte mire tja njohim kete merite.

Po mire mor njerez kaq rendesi ka te shahet Meta sa edhe kur behet nje pune e mire per kombin ne i biem me shkelm per inat te Metes. Ne vend qe ta inkurajojme qe neser te bej edhe ndonje tjeter pune te mire ne se shajme , sikur nuk ka plot gjera te tjera per ta share...... 

Tani dy gjera ka ketu 

1.Ose inati politik na ka eresuar syte.....

2. Ose internesi tone per njohejn e Pavarsise se Kosoves eshte aq i vogel sa interesi politik se kush i merr meritat  e punes duket me i madh

Ahhh ne Shqipot

Personalisht bravo Meta.

Lajm i mirë, ama kjo është njohja e parë dhe e vetme që nga vendimi i GjND-së. Serbia vazhdon të bëjë një luftë të mirë kundër njohjeve. U tha se do kishte 40 njohje menjëherë pas vendimit, dhe deri tani ka patur vetëm një.

 Gur gur behet mur, thote populli.

Tani dhe 30 vende te tjera duhen...

Urime Kosova!

thone qe Katari eshte next

 tani e kapi veten kosova

po ky shtangisti Meta me te meta kaq shume e fyen inteligjencen tone ky legen...ptu thank you usa for this honduras recognition sado qe sngre peshe kushedi

po Katari e ka njohur apo jo?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).