Njerёzit hanë, pinë, marrin frymё, gëzohen, nё verё edhe nё dimёr, marrin pjesё, shijojnё hapёsirёn dhe trishtohen pёr rrjedhёn e pashlyeshme tё kohёs, nën hijen e çadrës së shtetit tё tyre. Fakti qё tek ne shteti ngjan me një biznes privat, nuk është aq i thjeshtë sa një vëmendje aktorësh, për të mos qënë realitet. Si i tillë, si njё pёrjashtim dhe si një debulesë instiktive shtetasish, të cilët kanë zhvilluar shqisën e gjashtë të tolerimit për gjithçka ndodh në jetën e tyre, mund të supozohet se privatësia e shtetit shqiptar dhe e pushtetit është shndruar në një karakteristikё kombёtare.

Administrata private zakonisht janë diktaturat, por mund të jenë  edhe demokracitë e trazuara, ku ekonomia e tregut dhe biznesi janë perceptime të vrazhda shtetarësh në shërbim të lavdisë mediokre të tyre dhe babëzisë, sikundër ndodh rëndom edhe tek ne.. Këto perceptime ngrihen mbi kontradiktën që ekziston mes misionit dhe vizionit të njerëzve që qeverisin dhe bëjnë politikë. Pa lënë mënjanë pasanikët e vjetër pushtetarë të kohës së Berishës president, apo Nanos e Metës kryeministër, shumëkush mund të verë në rradhë politikanët pasanikë të rinj potencjalë. Kush janë ata në një vështrim rrëmbimthi? Janë pikërisht ata, kundërshtarët më të spikatur të kundërshtarëve të vet dhe militantët kobëmëdhënj, që trazojnë ndërgjegjien e qytetarëve të thjeshtë me mediokritetin e tyre. Këta shkojnë në punë edhe në taverna me foristrada 100mijë euroshe dhe kanë vëllezër, kunetër, baxhanakë deri edhe të dashur apo të dashura fitues tenderash e koncensionesh apo zoterues monopolesh në tregun më të mjerë të Ballkanit.. Fuqia e mediokritetit kësisoj nuk është rastësi, por fatalitet i ndёrgjegjshëm dhe i paramenduar, po aq sa zhvillimi është i kushtëzuar nga injoranca në pushtet dhe tregu nuk është treg, por kopësht-hob i pronarëve të shtetit, ku mbjellin dhe korin familjarët e tyre dhe besnikët e tyre. Këta besnikë janë drejtorat qelizorë që nuk ju hyn kurrë asnjë gjemb në këmbë çfarëdo që të bëjnë me ndërmarjet dhe institucionet, sepse as shefave të tyre nuk ju plas kurrë për asnjë gjë. Vartësit e pushtetshëm janë të nevojshëm aty ku janë, si fshikullues të fatit njerëzor dhe pasurisë njerëzore në bazën e piramidës. Mbi ta është maja. Deputetët fodullë të mazhorancave që sillen me ministritë dhe me istitucionet e shteti privat si me kunatat e tyre.. Dhe pastaj maja e majave ёshtё ekzkluziviteti ekzekutiv i shtetit privat..

Le të hedhim pak dritë mbi ironinë e shpresave tona në këtë  tokë. Do të shohim atje ndriçuar fare qartë luginën e vetmuar dhe pa mjegull të fatit të artë dhe mundësive qiellore të njerëzve dhe komuniteteve pranë qeverisë dhe pushtetit. Ka disa pyetje për koment, që nuk duan përgjigjie, sepse pёrgjigjiet merren me mend. Kush janë bizneset më të fuqishme në vend, dhe pse? Kush janë mediat më të pushtetshme në vend edhe pse? Sa janë të korruptuara gjykatat dhe pse? Pёrse prokuroria nuk ka rol nё jetёn publike, ku akuzat shthuren e shtohen pёrditё? Sa trasparencë ka për qytetarët dhe përse psherëtimat e tyre paralajmërojnë se të tillë nuk mund të ketë në këtë vend? Pse disa media sillen ngrohtësisht rreth pushtetit, si kamarjeret nё lokalet e natёs joshin klientёt e pasur? Pёrse e vёrteta qё thuhet nga ato ёshtё e paqartё si nata dhe pёrse, shpёrfillshёm, shpesh  zbatohen projekte gabim dhe shpenzohen para publike gabim të marra borxh gabim në bankat brenda dhe jashtё. Të gjithë e dimë, përgjigjia është e thjeshtë: në Shqipëri ekziston shteti privat. Ç’është shteti privat? Është një pronë. Pronë e kujt? Pronë e pushtetit.

Si një biznes, pushteti zakonisht bën një manaxhim të  shkëlqyer, në kuriz të jetës publike dhe rezultatet duken në dritën e diellit, sepse ambicjet janë në progres. Në projektet e ëndrave të njerëzve të piramidës private të shtetit, nuk janë ende, si dikur,  foristradat dhe vilat lluksoze. Ka kaluar kjo kohë arritjesh fillestare. Tani pasioni i tyre nuk është më i tillë. Është shndruar në etje, në babëzi të rrezikshme për pasuri dhe pushtet pa kufi...

Përballë kësaj babëzie, si njё konkurencë e munguar, shfaqet inercia popullore e tolerimit; ç’vazhdim i trishtë i problemeve të mëdha që ka ky vend! Tek ne abuzohet përditë me shpresën e humbur publike për të patur një shtet tё vёrtetё, njё shtet publik, që do t’i shërbente qytetarëve dhe arsyes se përse shteti zakonisht krijohet dhe ekziston. Pse abuzohet? Dhe pastaj, përse nuk kundërshtohet? Sepse, taksapaguesit i binden instiktivisht ligjeve të shtetit privat, por edhe inercisë së rrutinës, që do të thote se shqiptarët pranojnë kaq shumë në kurizin e tyre, sa ngjajnë vazhdimisht me njё komunitet pa rezistencё. Mund ti gënjesh, ata tё dëgjojnë. Mund ti shpërdorosh, mund ti fyesh, mund t’i lesh në haresë, ata sillen si besimtarё. Mund ti lesh pa energji, pa ilaçe, pa drejtësi, pa dinjitet, ata do tё jenё etalon i durimit. Pse? Sepse në kohёn tonё, nё perceptimin qytetar, ku shteti sillet si njё biznes familjar i konsoliduar, privatёsia e shtetit është sfida mё e madhe e kundёrshtive civile.

Shteti ynë privat afron ngutësisht me rendet skllavopronare..  Dëshmi e turpshme e kësaj ngjashmёrie është autoriteti i shpërfilljes, sjellja mbretërore e liderëve, sfida e nёnkuptuar e njerëzimit. Shqiptarёt vidhen përditë. Prindёrit por edhe fёmijёt tanё, edhe ne vetё, s’jemi gjё tjetёr veçse ingranazhe tё brishta fitimi pёr monarkinё private tё politikёs private; qytetarёt e kёtij vendi shfrytёzohen, poshtёrohen, manipulohen dhe nuk protestojnë: shteti nuk është një mjet për të përdorur pushtetin e dhënë në shërbim të qytetarëve, pёr tё ngritur cilёsinё e jetёs publike. Shteti ёshtё njё ndёrmarje private, nё shёrbim tё pushtetit tё dhёnё gabim.

Ashtu si diktaturat, shtetet private në vende me demokraci të sëmurë si Shqipëria, kanë momentet e veta, që bëjnë diferencën edhe mallkimin. Nuk vlerësohen vlerat civile, por shërbimet private të bazës për kupolën. Aftësia nuk është kriter, sepse besnikëria është kusht për karierë. Liderët e kanë përpjekur fort kokën në përzgjedhjen e njerëzve që mbajnë rrotull, jo sepse ju intereson profesionaliteti dhe intelektualiteti i tyre. Ekipet nuk janë të tilla, por janë klane besnikësh, me dyer të mbyllura. Ku janë vizionarët e pushtetit, ambicjet e tyre, në këtë kohë të mbrekullueshme për të bërë karierë publike, sepse problemet janë sa një mal? Nuk ka! Nuk ka, sepse ky është një shtet privat, që ushqen vetëm lakmitë. Ku janë ndryshimet dhe sidomos, pse nuk ekziston sinqeritet për mungesën e tyre. Rreth vicioz, rrugë pa dalje, hapësirë boshe, sepse ne, ndryshe nga fqinjët perëndimorë që aspirojmё, jemi të dënuar dhe të ndëshkuar të jetojmë nën thundrën shtypëse të një shteti privat.

Korrupsioni nuk është rastësi në shtetin privat të  shqiptartëve. Nuk është as një fenomen kaq thjesht shoqëror. Është një kusht themelor. Është shkaku i shndruar në pasojë dhë anasjelltas, për të përligjur, apo së paku shpjeguar dukurinë dhe dinakërinë e pushtetit. Lidhja është e fuqishme. Korrupsioni është kushtetuta e heshtur e shtetit privat, neni i parë i së cilës flet për manipulimin zgjedhor. Ky manipulim është si trokitja e parë e fatalitetit publik të taksapaguesve. Çfarë ndodh për rrjedhojë? Korrupsioni nuk është vetëm vjedhja dhe pandershmëria teorike e pushtetit, por edhe ushqimi real i pushtetit. Përposh demagogjisë për luftën zero tolerancë, fshihet nënqeshja e autorritetit privat. Pushteti e di se korrupsioni i thellë do të thotë qeverisje e gjatë dhe liderë që piqen, digjen e mplaken në politikë.. Korrupsioni krijoi legjendën e fodullëkut kryeministror, që si një kurorë e mbajtën paraardhësit dhe e mban edhe sot kryeministri i shqiptarëve, 20 vjet pa pushim e pambarim. Si mund të ndriçohet jetëgjatësia publike e liderëve shqiptarë? Me privatësinë e pushtetit.. Nëse je në pushtet, nuk është se bën çfarë të duash, por rri sa të duash, rri sa të ngopesh, rri sa të jesh gjallë, nëse je i pangopur. Dhe nëse je gjatë, gjallë dhe sidomos nëse je i pangopur, ja se ku ke në aurorë një sundimtar.

 

2 Komente

ooooooO

the guns of brixton

(Clash)

 ".... Këta shkojnë në punë edhe në taverna me foristrada 100mijë euroshe dhe kanë vëllezër, kunetër, baxhanakë deri edhe të dashur apo të dashura fitues tenderash e koncensionesh apo zoterues monopolesh në tregun më të mjerë të Ballkanit.. Fuqia e mediokritetit kësisoj nuk është rastësi, por fatalitet i ndёrgjegjshëm dhe i paramenduar, po aq sa zhvillimi është i kushtëzuar nga injoranca në pushtet dhe tregu nuk është treg, por kopësht-hob i pronarëve të shtetit, ku mbjellin dhe korin familjarët e tyre dhe besnikët e tyre... 

.... Kush janë bizneset më të fuqishme në vend, dhe pse? Kush janë mediat më të pushtetshme në vend edhe pse? Sa janë të korruptuara gjykatat dhe pse? Pёrse prokuroria nuk ka rol nё jetёn publike, ku akuzat shthuren e shtohen pёrditё? Sa trasparencë ka për qytetarët dhe përse psherëtimat e tyre paralajmërojnë se të tillë nuk mund të ketë në këtë vend?... 

.... Përballë kësaj babëzie, si njё konkurencë e munguar, shfaqet inercia popullore e tolerimit; ç’vazhdim i trishtë i problemeve të mëdha që ka ky vend! Tek ne abuzohet përditë me shpresën e humbur publike për të patur një shtet tё vёrtetё, njё shtet publik, që do t’i shërbente qytetarëve dhe arsyes se përse shteti zakonisht krijohet dhe ekziston. Pse abuzohet? Dhe pastaj, përse nuk kundërshtohet? Sepse, taksapaguesit i binden instiktivisht ligjeve të shtetit privat, por edhe inercisë së rrutinës, që do të thote se shqiptarët pranojnë kaq shumë në kurizin e tyre, sa ngjajnë vazhdimisht me njё komunitet pa rezistencё. Mund ti gënjesh, ata tё dëgjojnë. Mund ti shpërdorosh, mund ti fyesh, mund t’i lesh në haresë, ata sillen si besimtarё. Mund ti lesh pa energji, pa ilaçe, pa drejtësi, pa dinjitet, ata do tё jenё etalon i durimit. Pse? Sepse në kohёn tonё, nё perceptimin qytetar, ku shteti sillet si njё biznes familjar i konsoliduar, privatёsia e shtetit është sfida mё e madhe e kundёrshtive civile... 

....  Shqiptarёt vidhen përditë. Prindёrit por edhe fёmijёt tanё, edhe ne vetё, s’jemi gjё tjetёr veçse ingranazhe tё brishta fitimi pёr monarkinё private tё politikёs private; qytetarёt e kёtij vendi shfrytёzohen, poshtёrohen, manipulohen dhe nuk protestojnë: shteti nuk është një mjet për të përdorur pushtetin e dhënë në shërbim të qytetarëve, pёr tё ngritur cilёsinё e jetёs publike. Shteti ёshtё njё ndёrmarje private, nё shёrbim tё pushtetit tё dhёnё gabim... 

.... Ashtu si diktaturat, shtetet private në vende me demokraci të sëmurë si Shqipëria, kanë momentet e veta, që bëjnë diferencën edhe mallkimin. Nuk vlerësohen vlerat civile, por shërbimet private të bazës për kupolën. Aftësia nuk është kriter, sepse besnikëria është kusht për karierë. Liderët e kanë përpjekur fort kokën në përzgjedhjen e njerëzve që mbajnë rrotull, jo sepse ju intereson profesionaliteti dhe intelektualiteti i tyre. Ekipet nuk janë të tilla, por janë klane besnikësh, me dyer të mbyllura. Ku janë vizionarët e pushtetit, ambicjet e tyre, në këtë kohë të mbrekullueshme për të bërë karierë publike, sepse problemet janë sa një mal? Nuk ka! Nuk ka, sepse ky është një shtet privat, që ushqen vetëm lakmitë... 

.... Korrupsioni nuk është rastësi në shtetin privat të shqiptartëve. Nuk është as një fenomen kaq thjesht shoqëror... "  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).