http://www.balkanweb.com/foto/36588.jpg

TIRANE- Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit në Tiranë është përfshirë edhe sot nga kaosi, pas problemeve të krijuara nga kompania "Italia Airlines". Pasi anuloi fluturimet e ditës së premte dhe të shtunë duke lënë pasagjerët në pritje më shumë se tri orë, e njëjta kompani edhe sot vendosi pezullimin e fluturimeve dhe madje ka shkuar më tej duke ndërprerë çdo linjë komunikimi me Drejtorinë e Aviacionit Civil. Pasagjerë të irrituar nga vonesat dhe pritja në aeroport, kanë kërkuar sqarime në lidhje me incidentin, por askush nuk ka mundur t'u japë shpjegime. Drejtoria e Aviacionit Civil ka bërë përpjekje për të hyrë në kontakt, por ka qenë e pamundur.

Në një komunikim për mediat drejtori i Aviacionit Civil Ervin Mazniku komunikoi pezullimin e përkohshëm të fluturimeve të kësaj kompanie pas kaosit të krijuar në Rinas. Sipas tij, mosdhënia e sqarimeve nga ana e kompanisë, krijon një situatë të paprecedentë.

“Shpreh shqetësimin tim personal dhe të autoritetit që drejtoj për situatën e krijuar në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me pasagjerët të cilët kanë mbetur të patransportuar nga kompania italiane "Italia Airlines". Kjo kompani duhet të zbatojë të gjitha detyrimet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me mbrojtjen e pasagjerëve dhe me respektimin e kontratës me pasagjerët. Nuk kemi asnjë lloj komunikimi zyrtar nga ana e kompanisë. Në rast se kompania do të kishte probleme teknike, ajo duhet të bënte njoftim me shkrim në radhë të parë dhe në radhë të dytë të bënte një kërkesë për mbrojtjen e pasagjerëve nëpërmjet një operatori tjetër ajror. Në kushtet e një situate të jashtëzakonshme, të paprecedentë jemi të detyruar të pezullojmë operimin e kompanisë italiane, deri në një moment të dytë, deri në sqarim me kompaninë”- sqaron drejtori i Aviaciont Civil.

Sipas tij Autoriteti i Aviacionit Civil ka nisur kontaktet me ambasadën italiane ashtu sikundër me Entin Kombëtar të Aviacionit Civil Italian, për ti dhënë një zgjidhje kësaj situate. Mazniku sqaron se: “Jemi në kontakte mjaft të shpeshta me tan ë funksion të zbardhjes së situatës. Në funksion të ruajtjes s standarteve të aviacionit civil dhe në funksion të stabilizimit të situatës, jemi të detyruar të pezullojmë fluturimet e "Italia Airlines”.

 

17 Komente

 Italia Airlines ka kontrate me Starairways, ortaket te njejte te Myair, e cila vjet ne Itali falimentoi duke lene ne toke mijra pasegjere. Mashtrues hesapi. Ne facebook ka me kohe nje faqe STARAIRWAYS ATTENZIONE!!! Kisha degjuar per to qe ne vere, e dija qe heret a vone do te ndodhte. Gjynah kush mbeti ne toke

E forte eshte se te website i tyre, Starairways eshte aktiv.

Tirane - Roma Ciampino, me date 14/09/2010, e jep me cmim 89,72 Euro 

 

histori lowcost-i ne nje vend low si shpiperia

si mund te ndodhte ndryshe

sa per low cost nga shqipnija : stick to BelAir and thats all !

Nuk e njoh kete kompani te cuditshme dhe preferova te mos fluturoja me te gjate ketyre muajve, per ceshtje sigurie por edhe per ceshtje Eurosh. Ne fakt Belleair ishte shume me e lire edhe ne mes te sezonit.

Thjesht dua te hedh nje pyetje mes jush:

A mos ndoshta kemi te bejme me lufte konkurence? Se sinqerisht une u cudita qe nje kompani tjeter low-cost do te konkuronte BellaAir-in qe me sa di ka lidhje te mira (ashtu lidhjesh, po).

Jam nje partizan i Belleair-it. Eshte nje nga kompanite qe dua me fort, por persa kohe qe Milano-Tirane (A/R) nuk do te shkoje poshte 100 Euroshit do te jem dakord per cdo konkurence ndaj saj, ne sherbim te uljes se cmimeve.

Come on... le te shkojme poshte 100-it. You can do it. Deri tani minimumi qe kam kapur ka qene 100 Euro (A/R) qe eshte super sdq., por mendoj se ka hapesira per te shkuar me poshte. Nqs. RyanAir mundet, perse jo Belleair.

Uroj qe me liberalizimin e vizave te kalojme edhe kete rekord.

PS: Stjuardesat dhe njerezit e tokes te BelleAir qofte ne Tirane qofte ne Malpensa e ne Orio al Serio jane njerez shume te mire. Me lejne te kaloj gjithmone edhe me ndonje kile me shume dhe jane simpatike.

Sa fort e dua kete kompani. Jeni super! Tani shkoni poshte 100-it, qe te jeni super-mega-super! Ju premtoj se do te vij ne Tirane minimumi nje here ne muaj. smiley

Nen rreshtat e deklarates se drejtorit te aviacionit civil ndjej njelloj armiqesie dhe absurdi ndaj Starairways, e cila cuditerisht, megjithese ka 3 muaj qe fluturon ne Tirane, nuk figuron ne faqen online te Aeroportit Nene Tereza.

Nuk arrij dot ta kaperdij dhe termin "nderprerja e cdo linje komunikimi" ndersa flitet per komunikimin ndermjet strukturash te sofistikuara dhe te larmishme komunikacioni. Pastaj absurd me duket dhe urdheri per pezullimin e fluturimeve te linjes, qe eshte nje mase ekstreme qe me se shumti penalizon konsumatoret e pafajshem. Perderisa Starairways nuk ka deklaruar falimentin gjith kjo katrahure, mendoj se ka ardhur si pasoje e gerc-verceve midis paleve.

Qofsha i gabuar per kjo mersele mua me bie era korrupsion, ose afere korruptive e atij qe do te mbaje me cdo kusht monopolin (Belleair psh), ndersa jam i bindur se dalja nga loja e Starairways, do te pengoje endren e Olsib (me siper) per ulje cmimesh.

 Duam Paret tona! Qeverri Hajdute!

Vallahi edhe t'ju kene bere lavazh truri nuk arsyeton kshu robi. Ore e merr vesh qe biznesmenet e Starairways jane te njejtit qe kane falimentuar edhe kompani te tjera ajrore ne Itali. Dhe qe jane ne sa e sa gjyqe. E pe ate link te facebook. Skeme e njejte. Starairways mbeshtetet te nje kompani tjeter qe i furnizon avionat dhe kontratat me aeroportet. Keta mbledhin klientat, ne fillim avionat fluturojne, pastaj i bllokojne cdo gje, sepse nuk paguajne leasing, karburantin, pagat, taksat aeroportuale. Pate shansin te jesh nder klientet e pare, ja hodhe. Te fundit mbesin ne toke. Piramide me nje fjale. 

Robi arsyeton si c'di vete dhe jo sic i teket cdo hunderri qe kalon aty pari. Po or po, e kam pare ate linkun ne facebook dhe shume e shume faqe te tjera, sic kam lexuar dhe per Belleair. Po ti di ndonje gje per kete te fundit? Ja ke idene se ku shkoi pronari (nipi i Moisiut) dhe kush ja futi? Po kete pronarin aktual e njef ndopak?....Pa shikoje njehere me qetesi...

Starairways vertet ka blere asete dhe ka marre personel nga kompania e falimentuar Myair, po kjo s'ka te beje fare me kompanine e re. Plus qe pronari i ri ofron goxha garanci financiare.

Tashti keto muhabete jane koti fare. Mua si klient me intereson qe ne treg te kete sa me shume operatore se kshu ulen cmimet dhe rritet cilesia e sherbimit. Ne kete kendveshtrim komentova me siper...si dhe me bindjen qe Starairways po sabotohet nga biznese te interesuara ne bashkepunim me mafien aeroportuale.

http://www.gazetalajmi.com/index.php?option=com_content&view=article&id=358:albanian-airlines-cfare-nuk-shkoi-pas-shitjes-te-dyfishte&catid=99:investigim&Itemid=419

 Belle air eshte per vete kompani mafiozesh. Kot hiqet si low cost se eshte gati po aq e shtrenjte sa te tjerat, eshte kompani qe ne kete mesele ka gisht per vete pasi vepron fshehurazi per te eleminuar starin per konkurrence dhe meqe eshte nen pronesi te lulzim bashes dhe argites eleminoji linjen tirane-new york qe ta merrte per vete kete rruge. plera jane edhe keta si te gjithe te tjeret.

 Une leviza me Austriakun .Mrekulli fare!

Po linjat e tjera a kane probleme, vonesa?

Belle air eshte per vete kompani mafiozesh. Kot hiqet si low cost se eshte gati po aq e shtrenjte sa te tjerat, eshte kompani qe ne kete mesele ka gisht per vete pasi vepron fshehurazi per te eleminuar starin per konkurrence dhe meqe eshte nen pronesi te lulzim bashes dhe argites eleminoji linjen tirane-new york qe ta merrte per vete kete rruge. plera jane edhe keta si te gjithe te tjeret.

Hej, hej, hej... po avash mor plak me gjithe keto akuza e thashetheme pa dogane. Normal qe kur nje kompani ka probleme si keto ne Shqiperi, hije dyshimi mund te hidhen tek konkurenti i saj i vetem, por nga dyshimet e deri tek akuzat eshte nje rruge teper e gjate.

Belleair eshte low cost qe cke me te. Mund te jete me "low cost"? Sigurisht qe mund te jete, por per kete 1) duhen me shume pasagjere 2) duhet nje konkurrent serioz.

Numrat e transportit ajror ne Shqiperi jane ende teper medioker. 1 milion pasagjere ne vit ne te vetmin aeroport nderkombetar te vendit, nuk jane shume.

Me keto numra, une nga nje ane jam per monopolin (e perkohshem) ne menyre qe te fuqizohet 1 kompani e caktuar, te shtoje floten etj, etj (te mos behen si pikat e karburanteve, nga 1 cdo 500m, te gjitha te vogla e te pafuqishme).

Mendoj se konkurrentja e Belleair-it duhet te vije nga jashte dhe te jete serioze: Ryanair, Germanwings, Easyjet, etj...

O Olso po kompania e nipit te Moisiut pse e mbylli aktivitetin?  

Po pra... kompania e Moisut, jo e "Iks Ypsilonit".

Lidhje politike per lidhje politike...

Asnjeri s'mund te bej moral ketu. Fatkeqesisht...

Për çudi, sot te rruga e Durrësit rrinte akoma hapur Starairways smiley

Alitalia (nese behet fjale per kete firme), duhet te shkurtoje personelin, shpenzimet, si Raineri, per te konkuruar. Kjo firme ka 2 vjet qe po noton ne veshtersi financiare.  

Familjarisht preferoj sigurine ne toke dhe ajer para cmimit. Kurre nuk do fluturoj Albanian Airlines, Belleair apo Alitalia. Te vetmet qe preferoj jane Lufthansa dhe Austrian, ndoshta edhe Turkish dhe British, dikur ishte edhe Swissair. Shqiperia ka nje larmi shume te ulet linjash, dikur ne TR fluturonte edhe Swissair, Tarom apo BalkanAir. Rinasi, tani qe u ngopem me "bukurine", eshte nje "piece of junk", nje shemtire e vertete, i rrofshin xhamat. Edhe sot faqja e internetit te Rinasit nuk thote asgje per incidentin me alitalian. Ai Mazniku m'duket icik si "down".

Kur u largova nga Shqiperia para rreth 10 ditesh, aeroporti ishte katrahure. qindra njerez qe prisnin qe ne mengjes te fluturonin per Bari dhe vende te tjera ne Itali. Kur erdhi avioni i albanian airlines nga bari u tmerrova, avion me elika si i luftes II boterore. Te keqen e tragetit thashe me vete, zgjat me shume por te con sagllam.

Lufthansa vete mberriti cuditerisht me 1 ore vonese nga Munihu. Pasi hipem ne autobusin mbytes, beme nje xhiro perqark avionit dhe u kthyem prape ne terminal sepse piloti kerkoi furnizim me karburant. Pyes shoferin perse nuk punonte AC dhe me thote "jon bo per shqipni, nuk kon kondicjoner". Humba avionin per NY dhe kalova nje nate fantastike ne Mynih me shpenzimet e Lufthanses.

 

Ndermarrja e aviacionit civil eshte nje nga ndermarrjet me korupsionin me te larte. Kontrolli i larte i shteit i gjeti kushedi sesa shkelje financiare dhe shperdorime fondesh te shumta, por cuditerisht aktokontrolli u revizionua shume dhe shkeljet apo demi i publikuar zyrtarisht ishin brenda limiteve te pranueshme.  

...por kur të vimë neve në pushtet gjithçka do ndryshojë. Elektoratit tim i them të ketë besim. Me lugë floriri do hani.

The Barber

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).