Studiues të shumtë, të specializuar dhe profilizuar në fusha të ndyshme; nga shumë shtete të njohura e më pak të njohura, janë marrë me studimet për origjinën, kulturën, traditën, gjuhën, relegjionin dhe gjithçka tjetër që ka të bëjmë me shqiptarët dhe trojet e tyre etnike. Thellësia dhe serioziteti i këtyre studimeve, në disa raste, edhe sot e kësaj dite është i patejkaluar dhe një nga pikat më të refuruara në fushën e albanologjisë, burimologjisë dhe historisë kombëtare shqiptare. Debatet e shumta të mirëfillta me bazë shkencore, botimet e korpuseve të dokumenteve, analizat studimore dhe librat e shumtë, të botuar që nga zbulimi i shtypëshkronjës së Gutenbergut e deri sot, janë një nga dëshmitë më të forta, për një interes të veçantë që kishin të huajt, për popullin shqiptar, fatin dhe rolin e tij gjatë furtunës shekullore mesjetare, por edhe gjatë zhvillimeve të vrullshme të Rilindjes dhe iluminizmit evropian dhe atij shqiptar.

Nuk mbeten asgjë prapa botimeve të shumta dhe voluminoze as dorëshkrimet e shumta, të autorëve të ndryshëm apo ato anonime, që për temë bosht – trajtimi kishin popullin shqiptar dhe trojet etnike të tij. Zbulimet e këtyre dorëshkrimeve, janë një thesar i vërtet ngase pasurojnë shumë herë zbraztësitë e krijuara në epoka të caktuara kohore ose plotësojnë e saktësojnë njohurit që kemi deri tashi për ngjarje, personalitete dhe data të rëndësishme historike.

Biblioteka Shkencore e Dubrovnikut, krahas Arkivit Shtetëror Historik Kroat të Dubrovnikut, Bibliotekës dhe Arkivit të Vëllëzërve të Vegjël [Male Braæe], Bibliotekës dhe Arkivit të Domenikanëve, Jezuitëve... etj, ruan shumë dorëshkrime me vlera të veçanta për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilat deri me sot nuk janë botuar.

Në fonde të ndryshme, nga autorë të njohur, por edhe anonim, kemi zbuluar një numër të konsideruar dorëshkrimesh nga shekuj të ndryshëm, vlera e të cilave është tepër e çmuar. Duke dëshiruar që të bëjmë një paraqitje të caktuar kohore, kronologjike, kësaj radhe studiuesve dhe lexuesve të “FAKTIT” ju ofrojmë të dhëna për dorëshkrime të shekullit të XIX, së bashku me faksimilet e origjinaleve të cilat ruhen në fondin e: “Dorëshkrimeve dhe librit të rrallë” pranë kësaj biblioteke.

*****

Dorëshkrimet
I.
I një rëndësi të veçantë për fushën e albanologjisë, është dorëshkrimi i Françekso Maria Apendinit, nga gjysma e parë e shekullit të XIX-të, që mban titullin: “Shënime mbi shqiptarët, gjuhën e tyre si dhe një gramatikë për gjuhën shqipe me një fjalorth të vogël, krahasuar me gjuhën intaliane”. Ky dorëshkrim ka 2 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 608/1-11; int. 8; pjesërisht është në gjuhën italiane dhe shqipe. Ky dorëshkrim është një sprovë për një gramatikë dhe një fjalorë në gjuhën shqipe. Është tepër interesant momenti që e shtyn studiuesin dhe historianin F. M. Apendini për të vepruar në këtë drejtim. Dorëshkrimi është autograf, në gjendje të mirë dhe lexohet pa vështirësi dhe është në format folie.

II
Një dorëshkrim tjetër është ai i një autori anonim, po ashtu nga gjysma e parë e shekullit të XIX-të, që mban titullin: “Studim nga burime të ndryshme për qytetin Sebast në Shqipëri, që llogaritet si vendlindje e shën Vllahut, Shenjtit mbrotjës të Dubrovnikut”. Dorëshkrimi ka 7 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 613/1-13, int. 11; i tëri është në gjuhën italiane. Një ide e tillë është tepër interesante ngase, për herë të parë kemi një të dhënë të tillë, ku Shenjti mbrojtës i Dubrovnikut, na paraqitet me origjinë shqiptare. Të dhënat biografike dhe studimet e shumta për Shën Vllahun, lejonjë një hipotezë të tillë, e cila mbetet për tu verifikuar dhe dokumetuar nga burime të ndryshme, qofshin ato kronika, anale, dokumete apo dorëshkrime të tjera të cilat ruhen në arkiva dhe biblioteka të shumta të Dubrovnikut. Dorëshkrimi ka format folie.

III
Dorëshkrimi i Benigno Albertinit, është nga gjysma e dytë e shekullit të XIX-të, dhe mban titullin: “Epistola pastoralis ad clerum et populum Scodrensem”. Dorëshkrimi ka 20 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 806; dhe është pjesërisht në gjuhën latine dhe atë kroate. E veçanta e këtij dorëshkrimi është se autori, më vonë edhe ipeshkëv i Shkodrës, sjell të dhëna interesante në dorëshkrimin e tij, duke u shërbyer me burime literaturë dhe dokumenta burimore të cilat e rrisin peshën dhe vlerën e dorëshrkimit Dorëshkrimi ka format folie.

IV
Dorëshkrimi në vazhdim është ai i konsullit gjeneral francez në Shkodër: Marco Bruere, është autograf dhe daton para vitit 1814. Dorëshkrimi ka gjithsejt 8 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 821, i tëri është në gjuhën italiane. Ky dorëshrkim tregon interesin dhe vazhdimësinë e konsujve francezë në tokat shqipatre. Me një stil të hollë, me një simbolizëm të fortë dhe gjuhë të matur, autori paraqet popullin shqiptar si shumë të virtytshëm, me tradita dhe kulturë të lashtë, por shumë të luftarak për të drejta dhe liri të tija. Si duket, i ndikuar nga ngjarjet e vrullshme dhe të bujshme në qytetin dhe rrethinën e Shkodrës, autori është tepër i ndikuar, kështuqë lehtë kapet një simpati e veqantë për popullin shqiptar dhe qytetin e Shkodrës.

V
Dorëshkrimi i Damjan Betondiqit, është autograf. I prëket gjysmës së parë të shekullit të XIX-të. Janë poezi të cilat autori i kushton ipeshkvit të Shkodrës, Benigno Albertinit. Dorëshkrimi ka 4 fletë dhe ruhet në signaturën: Rkp. 888/1-16, int. 3; pjesërisht është në në gjuhën latine dhe atë kroate. Dorëshkrimi ka format folie. Autori me fjal të zgjedhura dhe plot emocion, ndjenja të larta respekti dhe përkushtimi krijon poezi të mrekullueshme për mikun e tij, ipeshkvin e Shkodrës, B. Albertinin.

VI
Dorëshkrimi i fundit është nga Stefano Olivieri; është nga gjysma e parë e shekullit të XIX-të. Dorëshkrimi ka 2 fletë, është autograf dhe ruhet në signaturën: Rkp. 451/1-8; int. 3; i tëri është në gjuhën italiane.

Drama në tri akte për Skënderbeun
II.
Pos këtyre dorëshkrimeve me vlera të veçanta, paraqesim edhe librin e një drame mjaft interesante, me një nivel shumë të lartë artisik dhe letrar që i kushtohet Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe mbanë titullin: “Victoria in fuga sive Castriotus à Turcis ad patriam et regnum Gloriose rediens. Ludo Scenico Primum Exhibitus, Nuc vero Laueratis honoribus Illustrissimorum, Perillustrum, Rvendorum, Relegiosorum, Praenobilium, Nobilum, Exellentium, ac Doctissimorum Dominorum, Dominorum A A. LL. & Philosophiae Doctorum oblatus a Rhetorica Graecensi Cum In Alma ac Celeberrima Universitate Graecensi Per R. P. Michaelem Talheimb, e Societ. Jesv. A. All. & Philosophiae Doctorem, ejusdemque Proffessorem. Emeritum suprema. Doctoratus Philosophici Laurea Donarentur. Anno partae Salutis MDÇXVIII. Graecii apud Haeredes Ëidmanstadii.” [Fitore në ikje, ose Kastrioti, i cili nga Turqia, kthehet me lavdi në atdheun dhe në mbretërinë e tij...]. Botuar në vitin 1718. Kjo është një dramë në tre akte që i kushtohet Skënderbeut. Origjinali ruhet në: “Bibliotekën Universitare Kombëtare të Zagrebit”, në Zagreb në signaturën: 43.443. E tërë drama është në gjuhën latine dhe ka: 49 faqe, [24 fletë të pa paginuara] në format 80. Ne kemi njohuri se një kopje në gjendje jo shumë të mirë ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës.
Katekizmi në gjuhën shqipe nga viti 1584

Studiuesi, historiani dhe teologu i njohur kroat, Miroslav Vaninon [D. I], në një studim të tij me titull: Aleksandar Komuloviq /1548-1608/, na ofron një një informacion shumë të rëndësishëm për shkencën e albanologjisë ku pohon: “Në vitin 1584, A. Komuloviqi së bashku me rektorin e Kolegjit Ilirik të Loretos, Tomë Ragjen, kishte urdhëruar: shtypjen e 500 /pesiqnd/ katekizmave në gjuhën shqipe, të cilat i mori me vete dhe i shpërndau gjatë udhëtimit apostolik që bëri po në këtë vit [1584] në Shqipëri, i shoqëruar edhe nga: prifti shqiptar: Amano Duka, një nxënës i Kolegjit Ilirik të Loretos dhe një shqiptar i shkolluar.” Kjo e dhënë është informata e parë që kemi deri tashi se ka ekzistuar dhe është shpërndarë një katekizëm i tillë në gjuhën shqipe, 29 vjet pas “Mesharit” të Gjon Buzukut dhe 8 vjet para veprës së Lekë Matrangës “E Mbsuame e Chraestere”.

Vetë sasia e madhe e katekizmit, lë shumë mundësi për një gjykim se kush dhe cilët ishin ato persona që lexonin në gjuhën shqipe në shekullin XVI? Me këtë mund të nënkuptojmë se kishim, tashmë në këtë kohë, një shtresë të mirëfilltë intelektualësh që lexonin dhe shkruan shqip; përndryshme, Komuloviq, nuk kishte asnjë arsye që të sillte një numër kaq të madh të këtij libri me vehte. Ne kemi konsultuar studiues dhe njohës të shkëlqyeshëm të kësaj fushe, si psh. akademik Dhimitër Shuteriqin, dr. Moikom Zeqon, dr. Shaban Sinanin, dr. Sali Bashotën, dr. Aleksandar Stipçeviqin... etj, dhe asnjëri nga këta nuk kishte ndonjë njohuri për ekzistimin e një katekizmi të tillë nga ky vit. Për këtë informacion që kemi nga M. Vaninon, kanë shkruar ose botuar dokumente, por pa e theksuar këtë moment edhe studiuesit: Franjo Raçki në: Starine HAZU, Zagreb, nr. 14/1882; pastaj O. Pirling, në: Starine HAZU, Zagreb, nr. 16/1884 dhe Euzebije Fermexhin, në: Starine HAZU, Zagreb, nr. 36/1918. Këta, autorët e fundit, shënojnë edhe vendodhjen e shumë dokumentave dhe relacioneve që kanë të bëjnë për shqiptarët dhe Shqipërinë e që ruhen në Arkivin Sekret të Vatikanit dhe në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.

 

Marrë nga Milosao

25 Komente

ky shen vllahu denoncon fort...

shen vlashi (blasius) do duhej te qe, po hajt mo, ju rrofte ekspertiza...

Eshte e mire si arkeologji dijeje.

Hulumtimi qe autoret kan bere ne Kroaci, eshte me vlere, dhe gjithmon kam patur pershtypjen se dalmatet do te kishin shum dokumenta te vjetra (si Vatikani) per albanet/shqiptaret.

Do të doja të dija se n'bazë të ç'kritereve kanë votuar ata që e kanë mbushur me njisha votimin...

 kush jan kto negativa mer yahoo

 Edhe nje kocke te gjejne, sigurisht te huajt netrojet e tyre  dhe ta dokumetojne se eshte e ilireve, neve na ben mire.Kane shume  kroatet, per tanet...

patetike nacionaliste per te cilen s'i plas me askujt. Me kete muhabetin e tirazhit 500 kopje qe tregon numer te madh intelektualesh, na cuditen fare.

Nëse Skënderbeu 100 vjet më parë arrinte të mblidhte 10mijë ushtarë, pse t'u dukërka çudi që nuk paska patur 500 vetë të lëçitur?

Nëse kishte njerëz që lexonin fermanet e pashallarëve dhe letrat papale, pse u habitkërke që paska patur njerëz që mund edhe të lexonin shqip?

P.s: Zakonisht, ata që i du fort dhe e di që kanë mundësi shumë më të mëdha se të indoktrinohen, ju këshilloja që të shihnin punën e tyre dhe të mos merreshin me "komunista"... sepse e dija se, po të rrinin me komunista do bëheshin komunista...

Nejse... po të rrish me topallin do fillosh të topallohesh i thonë kësaj smiley

Nëse Skënderbeu 100 vjet më parë arrinte të mblidhte 10mijë ushtarë, pse t'u dukërka çudi që nuk paska patur 500 vetë të lëçitur?

 

Xhingis Khani mblodhi 1 milion ushtare, por s'kishte asnje shkrues apo lexues te mongolishtes.

Nuk eshte se u cudita qe ne atdhe ne 1584 kishte 500 prifterinj qe dinin te lexonin. Cudia eshte se kjo jepet si tregues krenarie. Te krenuarit me normalitete ne fakt eshte tregues inferioriteti.

Shqipja eshte shkruar vone sepse ne kemi qene pjese perberese te tre perandorive te medha dhe krenare te cila nuk kishin shqipen as gjuhe politike dhe as fetare. 

Nuk eshte turp qe shqipja eshte shkruar vone dhe pak dhe as ndnj nder i madh t'a shtysh ndnj cike ne kohe shkrimin e shqipes........

Nacionalizmat fqinje e hodhen ne xhiro teorine se ne mqs e kemi shkruar vone gjuhen tone, nuk paskemi kulture, dhe gangsteret e mendimit kombetar shqiptar e kapercyen karremin dhe sajuan mbrojtjen me argumente te tipit e kishi fajin turqit, romaket, jo po kemi shkruar por kane humbur, jo po gjetem nje etj si keto.

 

Rudeta! Sa per indoktrinimin te siguroj qe jam rehat dhe imun. Sidomos ndaj komunizmit, por edhe ndaj nacionalizmit.

 

po të rrish me topallin do fillosh të topallohesh i thonë kësaj ?????????

e ke fjalen per topall=sakat apo per topall= Jozefina?

Xhingis Khani mblodhi 1 milion ushtare, por s'kishte asnje shkrues apo lexues te mongolishtes.

Mos do të mbështesës "teorinë" që pushtuesit injorantë të lënë injorantë?! smiley

Nuk eshte se u cudita qe ne atdhe ne 1584 kishte 500 prifterinj qe dinin te lexonin

Je i bindur që bibla botohet/botohej për priftërinjtë?... nuk është se ata e njihnin fenë meqë ishin bërë priftërinj?

Nuk eshte turp qe shqipja eshte shkruar vone dhe pak dhe as ndnj nder i madh t'a shtysh ndnj cike ne kohe shkrimin e shqipes....

Po që mund të jenë fakte historike që vlejnë për t'u rregjistruar në analet e historisë, nuk të shkon mëndja? përse duhet shikuar ç'do gjë me sytë e shmitizuesve dhe të atyre që kanë alergji nacionalizmin shqiptar?

P.s: që ke fituar imunitet ndaj komunizmit, sinqerisht që më bëhet qejfi... për të tjerat: janë punët e tua smiley

Cudia eshte se kjo jepet si tregues krenarie. Te krenuarit me normalitete ne fakt eshte tregues inferioriteti.

5*****  ja vlen te vendoset te thenia e dites, per mendimin tim.

t-ja i ka te gjitha per tek theniet e dites smiley

ke te drejte. i lexoj me kenaqesi komentet e ''t-se''. gjej nje racionalitet per tu admiruar, ne to.

Kjo e dhënë është informata e parë që kemi deri tashi se ka ekzistuar dhe është shpërndarë një katekizëm i tillë në gjuhën shqipe, 29 vjet pas “Mesharit” të Gjon Buzukut dhe 8 vjet para veprës së Lekë Matrangës “E Mbsuame e Chraestere”. Vetë sasia e madhe e katekizmit, lë shumë mundësi për një gjykim se kush dhe cilët ishin ato persona që lexonin në gjuhën shqipe në shekullin XVI? Me këtë mund të nënkuptojmë se kishim, tashmë në këtë kohë, një shtresë të mirëfilltë intelektualësh që lexonin dhe shkruan shqip; përndryshme, Komuloviq, nuk kishte asnjë arsye që të sillte një numër kaq të madh të këtij libri me vehte.

Nuk po ben fjale qe kishte 500 vete qe ishin te lecitur, por i meshon arsyetimit qe kishte 500 intelektuale qe jo vetem lexonin ne shqip (qe hajde po e blejme) por edhe shkruanin shqip! Pra, i bie sipas nenkuptimit te Lales qe kemi intelektuale dhe nje jete intelektuale ne gjuhen shqipe. Gje qe sjell ne plan te pare pyetjen: Nese kishte nje jete intelektuale ne shqip, pse ajo nuk gjendet e dokumentuar? Gje qe me sjell menjehere tek pyetja tjeter: Cfare jete intelektuale i dokumentohet trojeve shqiptare ne kete kohe? (nuk ka rendesi ne c'gjuhe) Sa e dokumentuar eshte kjo jete ne pergjithesi? Ku eshte ruajtur?

Ne menyre analogjike: Shkrimtari zviceran Müller vendos te shkruaje biblen ne zvicerance (qe nuk ekziston; cdo fshat ka dialektin/zvicerancen e tij ). E boton ne nje tirash 500 copesh dhe fillon e shperndan lart e poshte, ca neper librarira, ca neper miq e shoke, ca neper te panjohur ne Stacion te Trenit. 500 vjet me vone Etleva Lala gjen nje dokument qe rrefen per Zotin Müller qe na paskerkeshe botuar 500 cope bible ne zvicerance ne Zvicer dhe konkludon, se para 500 vitesh ne Zvicer kishte 500 intelektuale qe lexonin dhe shkruanin ne Zvicerance (duke u hapur me ne fund syte zviceraneve qe edhe sot e kesaj dite nuk kane gjetur dokumenta te shkruara ne zvicerance, ca tek tuk). Qe dikush mund te shkruaje e botoje ne dialekt/zvicerance nuk cudit njeri ne fakt, por e verteta eshte qe 500 intelektualet qe sipas Lales shruanin dhe lexonin ne zvicerance shkruajne dhe lexojne gjtihe diten e perendise ne gjermanishte letrare (qe eshte per Zvicren nje gjuhe e huaj, te themi, dicka si latinishtja ne kohet e meparshme): jete kulturore, intelektuale; shkencore apo politike ne zvicerance te shkruar apo lexuar nuk ka. Gje qe s'do te thote qe ky vend nuk ka jete kulturore, politike dhe shkencore. 

Qe dikush ka botuar 500 libra ne shqip nuk do te thote asgje me shume dhe asgje me pak sesa fakti qe nje person ka botuar 500 libra ne shqip. A i shperndau, a i mori njeri, a i lexoi njeri dhe ku mund te jete ndonje kopje e ruajtur e ketij libri kjo na ngelet mister, qe mbase Lala na e zbulon ne shkrimin e radhes, por mbase edhe jo.

A i shperndau, a i mori njeri, a i lexoi njeri dhe ku mund te jete ndonje kopje e ruajtur e ketij libri kjo na ngelet mister, qe mbase Lala na e zbulon ne shkrimin e radhes, por mbase edhe jo.

Lala e shkretë nuk bëri libra 500faqesh (si ndonjë profesor tjetër që gjeti një dokument dhe e shpalosi si të vërtetën universale të historisë shqiptare), ajo solli vetëm një REALITET (sepse dokumentin nuk e ka shkruajtur Lala, por kroati apo serbi).

Sillogjizmat e tipit: Isha në Tiranë dhe nuk gjeta asnjë botim për mizat, nga ku mendoj se nuk ka asnjë studues mizash shqiptar, më duken një çikë të cekta... ose, provo të shkosh e të kërkosh veprat e Enverit në shtëpitë e shqiptarëve... nuk i gjen më as te shtëpia e Idrizit smiley , por jo për ktë mund të themi se nuk ka patur ndonjëherë njerëz që i mbanin dhe i lexonin ato.

Nuk eshte fare e nevojshme te besh libra 500 faqe, por te jesh e ndershme si studiese dhe te mos spekullosh, kur nuk i provon dot spekullimet! Kjo eshte nje nga ligjesite e punes kerkimore shkencore. Nje tjeter ligjesi eshte:

Mos i boto artikujt studimore ne shtypin e perditshem, por ne ate profesionist dhe peer - review! Por kjo Lala eshte nje sharlatane e papare, po e papare fare, qe ne nje vend normal do ta kishin flakur perjashta Institucioneve shkencore per diletantatizem dhe sharlatanizem prej kohesh!

Mund të na thuash ndonjë titull të ndonjë gazete profesioniste shqiptare?

Dr. Musa Ahmeti strikes again!

Ore, si u be ajo puna e atij "Doreshkrimit me te vjeter te shqipes"?

U bene shtate vjet qekur "u zbulua" dhe sot e kesaj dite nuk e ka pare njeri me sy, pervec disa rrjeshtave qe pas nje ekspertize fillestare gramatikore, ia benin "muuuu" qe ishin fallsifikim.

Po statusi i ketij te vetequajturi "Doktor" a u sqarua? Pasi kishte disa fjale qe ky babaxhani as qe nuk e zoteronte fare ate titull, madje as nuk kishte studiuar fare.

Po keta gazetare kane ndonjefare kujtese, ose me sakte verifikojne gje lajm keta apo futja kot, mjafton qe te shkruajme paksa ne menyre sencacionale dhe hopla e shitem gazeten.

Dr. Musa Ahmeti strikes again!

Me perforcim kete here dhe ne skalion te dyte. Pse me duket mua se ty te ka shpetuar kjo: 

Balshajt: Si u konvertuan nga ortodoksë në të krishterë

(Dr. Etleva Lala, Dr. Musa Ahmeti)

Po perse ne skalion te dyte?

Si thote populli yne i mencur, trim, sypatrembur dhe intelektual: "Burre e grua, mish e thua".

 

'''' Nuk eshte se u cudita qe ne atdhe ne 1584 kishte 500 prifterinj qe dinin te lexonin. Cudia eshte se kjo jepet si tregues krenarie. Te krenuarit me normalitete ne fakt eshte tregues inferioriteti. ''''

Ku e gjete normalitetin ne 500 prifterinj katolike qe dinin shqip me 1584 ?

Normale eshte qe ti di te lexosh, kurse e çuditshme qe ti di te kuptosh, e kap dallimin.

Deri me sot askush nuk ka guxuar per ate periudhe te jape me teper se disa dhjetra qe dinin te lexonin shqip, ndersa 500 eshte numer pertej cdo parashikimi te normalitetit te periudhes.

Biles kjo eshte kaq e çuditshme saqe shumica dyshon ne seriozitetin e zbulimit per shkak se shifra 500 duket e larte dhe sigurisht ky autor eshte i njohur per skupe (500 perben skup).

Ky person nuk eshte i njohur per scoop-e, por per mashtrime dhe fallsifikime.

shifren 500 e marr si kufi te siperm te te vertetes dhe jo si realitet.

Në fakt, është shumë kurajo ta mendosh edhe si kufi të sipërm... nëse kujtohemi që 50% e popullsisë e kishte kaluar detin dhe, nëse është e vërtetë që "parja çan detin", do të thotë që... kishin ikur parellinjtë (dmth ata që mund të investonin në kulturimin e tyre)

po... Nqs e shohim 1584 ne optiken e se sotmes. Madje bashke me te pasurit iku edhe kombetarja e futbollit te Arberise.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).