Neglizhimi i plotë i familjes jep fruta në karrierë
DURRES—Neglizhimi i plote i gruas dhe femijeve per mese 10 vjete i ka sjelle sukses te padiskutueshem ne karriere 41 vjeçarit nga Durrësi Dedikim Llapa. Në CV-në e zotit Llapa lexojmë se ai mban njëkohësisht pozicionin e specialistit të burimeve njerëzore, financierit dhe recepsionistit të Kompanisë SUMATRA. "Të lumtë Dedikim, ndërkohë që punonjësit e tjerë largohen shpejt nga puna për të kaluar kohë me fëmijët e tyre, ti kontribuon fuqishëm për kompaninë tonë duke sakrifikuar çdo detyrim familjar." - ishin fjalët e pronarit Xhelat Fishkëllima për z. Llapa. "Për këtë arsye do të të ngrejmë në përgjegjësi duke të dhënë edhe rolin e sigurisë së godinës." Për shkak të ngritjes në përgjegjësi, z. Dedikim Llapa do të jetë i detyruar të punojë dy fundjava në muaj. Klubi i mëngjesit i uron atij suksese në karrierë.

Ai aktori që luan te ai seriali luante edhe te ky seriali tjetër
TIRANE—Sipas njoftimit të sufllaqebërësit te rruga e Elbasanit, Dion Syxixi, ai aktori që luan doktorin te ai seriali që jep Klani luajti mbrëmjen e djeshme edhe një rol episodik te ai seriali me ato femrat që jep Topi. "Luanti dashnorin e asaj brunes që ka pas qënë gruaja e atij kaccurrelsit. Po nuk ishte doktori që luan tek Klani, ishte personazh tjetër. Dmth, nuk është se u kombinuan të dy serialet me njëri tjetrin, nuk kishte lidhje." - sqaron për Klubin e mëngjesit sufllaqebërësi Dion Syxixa. "Të premten ka prap një episod ku do jetë ky doktori në rolin e dashnorit, po ka rrezik që unë të shof atë filmin me ata dy tipat që vjedhin trenin me lekë. Luan ai zezaku që ka pas lujt një film me shpata... se ia harrova emrin."

I ftuari që mbërrin herët bën vara-vingo për të vrarë kohën
TIRANË - Per shkak se arriti heret në darken e shtruar nga kolegu mbremjen e se martes, tekniku 31 vjeccar Aleksander Kollodoku vendosi të bëjë ecejake në trotuar përpara pallatit në mënyrë që të mos lër nam duke shkuar i pari fare. “Mund të kisha qëndruar në makinë nja dhjetë minuta duke dëgjuar radion, po ashtu do u dukem si hajvan kalimatarëve.” – shpjegon z. Kollodoku per Klubin e mëngjesit. “Opsioni tjetër është që të hyj në minimarket për të vrarë kohën, por do dukem si hajdut. Prandaj më mirë po bëj vara-vingo. Nëse nuk kalojnë shpejt dhjetë minutat do merrem ca me celularin.” Burime nga shkalla e pallatit njoftuan se kur mbërriti tek dera e shtëpisë së kolegut, Aleksandër Kollodoku priti 4 minuta e gjysmë para se t’i binte ziles për tu siguruar se nuk do bënte figurë të shëmtuar duke mbërritur i pari në darkën e shtruar.

Ripërkufizimi i varfërisë pasuron automatikisht shqiptarët
TIRANE – Rreth 360,000 qytetarë shqiptarë kapërcyen të mërkurën pragun e varfërisë duke shpëtuar nga vështirësitë ekonomike në momëntin që Ministria e Ekonomisë ndryshoi përkufizimin financiar të varfërisë. “Që tani e tutje, quhen të varfër vetëm ata persona me të ardhura mujore nën 8,000 lekë të reja.” – njoftoi për mediat drejtoresha, Adelina Babloku. “Jemi shumë të kënaqur të theksojmë se që nga dita e sotme mijra shqiptarë nuk konsiderohen më të varfër. Me një të rënë të lapsit, jetët e tyre bëhen menjëherë më të begata.” I pyetur nga Klubi i mëngjesit, ish i varfëri Kasem Leveri tha se ndihej i entuziasmuar që tashmë hynte në klasën e mesme, dhe uroi t’i hajë shtetit një pjesë të trupit që nuk e përmendim dot në radio.

Burimet natyrore do te revolucionarizojne sistemin shqiptar te korrupsionit

TIRANË - Sipas nje raporti te Ministrise se Ekonomise, burimet e shumta natyrore ne vend pritet ta revolucionarizojne plotesisht sistemin korruptiv ne kater vitet e ardhshme. Ne vend te korrupsionit te vogel bazuar ne rryshfetin, ne do ta sjellim Shqiperine ne shekullin e 21-te, me afera korruptive qe bazohen ne pasurite natyrore me te cilat eshte bekuar ky vend. – tha per mediat, drejtori I drejtorise se planifikimit, Zamir Zhvata. “Shqiperia eshte nje vend me pasuri te pamasa natyrore, pyje, minerale, nafte, dhe burim e te medha ujore. Sistemi korruptiv ne vend duhet te ngrihet ne nivelin e nevojshem per t’ju pergjigjur ketyre standardeve. Nuk merremi me me gjera te vogla.” Ne fund te conferences per shtyp, drejtori Zhvata u zotua se pasurine e vene do ta shperndaje ne menyre te drejte me gjithe fisin e tij.

7 Komente

Blendi, ku i gjen keto emra: Dedikim Llapa, Dion Syxixi, Kasem Leveri, Zamira Zhvata. smiley

Ju kam degjuar disa here kur isha ne Tirane. Duhet thene se Lajmet Skic kombinohen ne menyre perfekte me zerin pseudo-serioz dhe si te frikesuar te atij djalit qe eshte mbrapa xhamit.

E di si me duket? Sikur eshte ndonjeri aty ngjitur dhe po e kercenon me mitraloz: "Lexoji mor thashe se te cava ne dysh!" smiley

Kohe te reja, emra te rinj..

Dikur ne Tiran qarkullonin Hasan Pickellonja dhe Shevqet Shkerdhapinja.

Sdq, Dedikim Llapa nuk e ka kushuri Verin.

Une vetem Aqif Karalloin mbaj mend.

Une vetem Aqif Karalloin mbaj mend.

Aqif Kapertoni, Kafshim Qepa, Salvatore Shurra, Dylaver Damllaja, Esmeralda Kolloqithi, Sanije Shtupa, Ndricim Filamenti, Lluka Tullumi...

Perla.

Paska material per te bere nje liber te tere. smiley

unë votoj për Zamir Zhvatën. 

smiley  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).