Konfederata e Industrive të Shqipërisë kërkon që ligji për investimet e huaja të mos krijojë pabarazi mes investitorëve shqiptarë dhe atyre të huaj. “Si masë është e drejtë, por ne mendojmë se duhet të jetë një masë e përkohshme. Kërkojmë që të mos diskriminohet investitori vendas ndaj atij të huaj”, thotë Gjergj Buxhuku nga Konfindustria. Sipas Buxhukut, ky ligj rrezikon të mos ketë zbatim në praktikë. “Rrezikojmë që ligji të mos ketë zbatim në praktikë. Rrezikojmë të kemi lëvizje të pakontrolluar të kapitalit nga brenda dhe jashtë vendit, në mënyrë që të përfitohet statusi i investitorit të huaj”, u shpreh Buxhuku.

Projektligji “Për investimet e huaja” ka shkaktuar shumë debate gjatë diskutimit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve këtë javë.

Sipas deputetëve të opozitës ky ligj ndërhyn në pushtetin e gjyqësorit, si dhe mbron interesat e klaneve të pushtetarëve të djathtë. Sipas draftit të qeverisë, nëse një investitor i huaj ka problem me pronën ku ushtron aktivitetin, shteti hyn garant për mospezullimin e aktivitetit derisa të merret vendim gjyqësor. Nëse investitori i huaj humbet gjyqin, shteti paguan dëmin në emër të tij. Drafti jep këtë lehtësi vetëm për investime në sektorë strategjikë.

6 Komente

Me cfare degjova te lajmet, ky ligj ishte vazhdim i metodes shqiptare "meqe nuk bej dot operacion plastik, i fus nje make-up me tone te forta" i ngjashem psh me moratoriumin e skafeve (meqe trafiqeve i rruj lesht, ndaloj skafet) ose me vendimin per shkarkimin e kryekomunareve nese mbillet kanabis. Rusmali tha pak a shume qe nese nje investitor vjen per te investuar 100 MEUR dhe dikush e hedh ne gjyq per pronesine, atehere nuk ka kuptim qe te pezullaohet aktiviteti i investitorit te huaj. Po mire mer rus mali, a nuk do ishte me mire te zgjidhje perfundimisht problemin e pronave dhe investitori te mos kishte me probleme? Qofte ai i huaji qe i del ti per zot, qofte shqiptari per te cilin ti se rruan fare. Po cer lesh garancie i jep ti investitorit shqiptar qe do me investu 101 MEUR (si puna e burrit te ministres qe do beje ato 10 hidrocentralet)? Cer garancie i jep ti Vision Construction qe do me investu 600 MEUR per pallatet te liqeni?

 "Po mire mer rus mali, a nuk do ishte me mire te zgjidhje perfundimisht problemin e pronave dhe investitori te mos kishte probleme? "

Swed pyetje asgjesuese kjo e jotja. jo, jo i duhet lemshi i pronave, se ndryshe nuk vjedhin dot vete. 

Une di qe vendet e tjera (te pakten ne europe) favorizojne kompanite e vehta krahasuar me te huajat qe gjithashtu jane te mirepritura. Imagjino per shembull nje investitor shqiptar te investoj ne Itali per te njejtin objekt si nje italian.

 Une di qe vendet e tjera (te pakten ne europe) favorizojne kompanite e vehta krahasuar me te huajat qe gjithashtu jane te mirepritura.

Ne Kragujevac, Serbi  psh. terreni ku do te ndertohet uzina e Fiat do ti falet Fiat pas 20 vjetesh. Pa paguar asnje qera toke, asnje koncesion 1 Euro aq shume te debatuar ketu ne Shqiperi. Thjesht do ti falet. Bashke me ndertesat e vjetra ku ngrihej uzina e vjeter e Zastava, por perpara shteti serb do ta pastroje dhe rikonstruktoje me shpenzimet e veta. 

terreni ku do te ndertohet uzina e Fiat do ti falet Fiat pas 20 vjetesh.

Pra per 20 vjetet e pare do i marri qera, apo jo? Megjithate, lehtesira te tilla, ne dac merre falas pas 20 vjeteve (pasi te te rrjepim mire me qera 20 vjetet e pare), ne dac 1 euro, etj. ofrojne jo vetem vendet e Ballkanit por edhe shtetet e Sh.B.A.-se. P.sh., ne menyre qe te terhiqnin Mercedez-Benz apo BMW te ndertonin fabrikat e tyre ne shtetin e tyre, Alabama dhe Karolina e Jugut u dhane lehtesira taksash, etj. etj. Perfitimi i ketyre shteteve: rritje e punesimit te njerezve qe jetojne atje, rritja e mireqenjes se tyre, qe rrjedhimisht con qe keta puntore te jene ne gjendje te shpenzojne me shume, te paguajne me shume taksa.

 Asnje qera. Eshte themeluar nje joint venture Fiat Group me shtetin serb, i cili eshte pronar i ndermarrjes ku prodhohej Zastava. Pervec struktures, shteti serb si bashkepronar do te investoje 200 milion Euro, lehtesi fiskale jo vetem per Fiat, por edhe per furnitoret, 10 mije Euro kontribut nga shteti serb per cdo punetor te punesuar, ndertim infrastrukurash rrugore per te lidhur me nderrmarjen e re, etj. etj. 

Konfiderada e Industrise, si organizate/shoqate e prodhuesve shqiptare, ka te drejte te propozoje ne Parlamentin shqiptar, ide-projekte e ligje ne interes te prodhuesit shqiptar dhe parlamentaret shqiptare jane te detyruar ti shqyrtojne e ti aprovojne nese/kur jane ne interes te ekonomise dhe shoqerise shqiptare. Une nuk e kuptoj se nga kush paguhen parlamentaret shqiptare dhe per ke punojne, per ekonomine shqiptare apo ate te huaj. Une di qe ata paguhen nga taksapaguesi shqiptar, pra nga prodhuesi dhe tregtaret shqiptare. Nese ata e dine kete gje, mirpo si te tredhur qe jane, jane te detyruar te mbeshtesin kapitalin e huaj para atij shqiptar, athere i bie me mire te leshojne vendet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).