Mbledhja e kryesise se LSI-se ka propozuar sot ndryshime ne qeverine Berisha qe lene pa post ministrin e ekonomise Dritan Prifti, se fundmi te akuzuar per korrupsion. Cili eshte reagimi juaj ndaj ketyre levizjeve dhe si mendoni se do reagoje Prifti ndaj ketij shkarkimi te mundshem? Ka nga ata qe e shohin ministrin Prifti fare mire si anetarin me te ri te Partise Demokratike. Ju c'mendoni?

Nga Balkanweb:

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, propozohet të lërë detyrën aktuale si Ministër i Jashtëm dhe të marë postin e Ministrit të Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës njëherësh dhe të mbajë detyrën si Zv/kryeministër i Shqipërisë. "Ndërkohë u propozua që Zv/ministri i Punëve Publike, Trasportit dhe Telekomunikacionit (METE), Edmond Haxhinasto, do të marrë postin e Ministrit të Jashtëm. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili do të vijojë detyrën e tij, ndërkohë që ministri aktual i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, eshte propozuar te lirohet nga kjo detyrë. Personalisht Prifti nuk ka qënë prezent në mbledhje pasi ndodhet në varrimin e një familjari, por ai eshte vene ne dijeni per keto ndryshime", u shpreh Luan Rama.

82 Komente

finally!

Ne vend qe te levizin si topa pinpongu neper postet qeveritare, pse nuk latgohen te gjithe?

Ku e keni gjetur kete foto , fiks per lajmin ne fjale smiley

Personalisht Prifti nuk ka qënë prezent në mbledhje pasi ndodhet në varrimin e një familjari, por ai eshte vene ne dijeni per keto ndryshime", u shpreh Luan Rama.

ah...spaska qene as ne mbledhje , ja pasken knu kangen

mos po luajne gje ate lojen e karriges keta, qe kur ndalon muzika ulen njeheresh te gjithe dhe ai me i ngatheti mbetet pa karrige ?

 mos po luajne gje ate lojen e karriges keta

Jo mer Flo, keta kane kohe qe luajne "Raqi-raqi kiki-ko (sa gishta jane keto?)" !! smiley 

smiley

jam "moj" by the way smiley

ose "mi" smiley

Cohu prift te rrij hoxha..i thone kesaj

Ne kete rast i bie, cohu prift te rri haxhiu.

   Ok LSI-së Meta kërkoi largimin 6 muaj më parëTIRANE-Kryeministri Sali Berisha shprehet dakort me propozimet që ju bënë sot nga kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, LSI.
Në një prononcim për mediat pas inagurimit të një shkolle në Kamëz, Tiranë, kreu i qeverisë tha se ishte njohur me këto propozime rreth 6 muaj më parë dhe se tani që propozimi u bë zyrtar do ti pranojë. “Meta më ka kërkuar rreth 6 muaj më parë largimin nga Ministria e Jashtme. Nuk e pranova në atë kohë pasi kisha një axhendë të ngjeshur dhe shume të rëndëishme. Ne pranojmë ndryshimet e aleatëve”.

I pyetur nëse këto ndyrshime ishin të diktuara nga ana e kreut të qeverisë, Berisha mohoi kategorikisht që Partia Demokratike të bëjë ndërhyrje tek aleatët. “PD nuk bën ndërhyrje në ndyrshimet që kërkojnë të bëjnë aleatët”
Më tej Berisha theksoi se me Ministrin Dritan Prifti, tashmë të propozuar të lirohet të liruar nga detyra, ka patur një bashkëpunim të frytshëm.
“ Kam bashkëpunuar mire me Priftin. Me Priftin reforma ekonomike eci para”, tha Berisha gjatë prononcimit për shtyp.

Reagimi i Berishes vjen pasi LSI i propozoi sot lirimin nga detyra e kabinetit qeverises, Dritan Priftin. Ministri në largim Prifti ka qenë kohët e fundit, bashkë me anëtarë të tjerë të qeverisë 'Berisha' dhe deputetëve demokratë, në qendër të akuzave të opozitës për përfshirje në afera abuzive.

(d.b/BalkanWeb)

po tashti si i bie, do paksohet nr i lsisteve ne qiviri apo ministrine  e jashtme do e mori prape lsi ?

ka qene nje skene tek perralle nga e kaluara, kur i thoshin nje te vobekti qe qe ul ne krye te sofres,ngrihu ketej, edhe prej ketej, edhe ketej, dhe e spostuan ate te gjorin ne fund fare smiley

Asnje lloj lajmi nuk eshte. Lajm eshte kur bie qeveria. Lajm eshte kur burgoset nje qeveritar me mbi 20 vjet burg per vjedhje te pasurise kombetare, per korrupsion, per allishverishe te jashteligjshme, per krime te tjera... Lajm eshte kur Mediu te marre 100 vjet burg per Gerdecin. Lajm eshte kur Berishovici te egzekutohet per tradheti kombetare. Lajm eshte kur Prifti te rraset brenda, jo thjesht shkarkohet. Deri atehere, loja e pingpongut do mbetet boll e bezdisshme, pa pike dhe pa fund.

TIRANË- Numri dy i qeverisë, njëherësh kreu i LSI-së, Ilir Meta ka deklaruar se largimin nga posti si Ministër i Jashtëm e ka kërkuar për shkak të shumë detyrimeve që linte pa bërë në krye të partisë.

"Kishte një konflikt mes detyrës sime si ministër i Jashtëm dhe detyrës sime si kreu i LSI-së. Kam qenë rreth 100 ditë në vit jashtë vendit për shkak të detyrës si ministër i Jashtëm. Kështu ka qenë mungesë fizike, njerëzore, shoqërore dhe politike në drejtimin e forcës që përfaqësoj"- tha Meta.

Ai ka theksuar se ministria që do të marrë është shumë e rëndësishme në rrugën drejt integrimit të vendit. Ndërkohë që ka garantuar se ministri i ri në krye të diplomacisë shqiptare do të vijojë me shumë angazhim punën e lënë në mes.
 

thjesht nje rrokade, per te nxjerre mbretin ne nje pozicion me te favorshem dhe ne nje levizje te mundshme per te sakrifikuar torren, per te sjellur ndonje avantazh te mundshem. Hapni veshet ne nje te ardhme te afert per ndonje xhevahir te ri!

1.8 Mil. Euro vetem nga nje shitje mjaftojne per te dale ne pension nja 4 breza...... pa marre parasysh ato qe nuk i dime ne ......

Rrotacioni i ketyre vemjeve nuk ka per te bere ndonje gje te hajrit. I thone nje fjale: "Nje Kico e nje Vangjel, njeri hyn e tjetri del" ndryshimi i emrave nuk ndryshon praktiken e punes dhe menyrat e berjes se korrupsionit.

Per cfare e heqin Priftin nga detyra?!

Nese duhet ta hiqnin per korrupsion duhet te ishin ndjekur disa procedura te tjera......

 

Mos bre, u hoq prifti? Normal, me at surrat qe ka ai si zor te kete pranuar te ndaje ca nga ato paret qe vodhi me thes. Ket post e merr Meta se helbete ke ministria jashtme nuk ka aq shume para. Muhabet kurvash.

Priftit i uroj te zhduket ne erresire dhe mos i degjohet me emri.

ai i ekonomise, aktuali, sikur po me del teper

Prifti eshte deputet gjithashtu. Madje ai eshte deputeti me mandatin "prej floriri". Mendoj se largimi i tij do te dobesonte pozitat e LSI-se brenda kualicionit pasi keshtu do te kishte nje deputet me pak.

Qe te shkonte me PD-ne do te me dukej e logjikshme. Por sikur te shkonte me PS-ne cfare do te ndodhte?

kshu eshte kur harron me i dhon pjesen krietarit

I shkreti Prift,po qe se e largojne, s'paska qan gja qeter,veqse nje przervativ per nje perdorim.I shkreti...smiley

u mor vesh kush ja paska dhene PS'se gjithe ato informacione per Priftin

chene, kjo video nuk i bo nder hienave. hienat jon shum mo fisnike se prifti & co, hienat nuk e meritojn ket krahasim smiley

Ka bërë PD e LSI ndonjë pazar me PS, Priftin Edvini e ka pas halë në sy prej vitesh.

Per cilin Prift e ke fjalen? Per ate qe eshte ne foto aty siper??? Ate te kesh hale ne sy??? Lesh ne sy, hajde de... e sheh foton ti apo jo?

O pelerinë do rrish urtë ti smiley

po he o, ke pare gje me te leshte ti? te kete ai 2 miljone dollare pasuri??? edhe me zor tja japesh, ai eshte aq i leshte sa veshtire ta besosh se merr dot.

po do kete thene koketrrashi me vete:

epo i qifja udhet, ky minister, une zevendes kryeminister, ketij ja gjeta une punen dhe e mora me zor per mengesh (kushti i vetem qe mund t'i kete vene Berishovicit: o merre dhe priftin ne pune, o s'ka koalicion::: Ate ne pune? ik he dreq! Ku ma ke gjajt qat kapacke si hu gardhi!), dhe ky te beje leke me shume se une??? KY? Me kete surrat? Jo mer jahu, s'ka kshu... 'do ja marr vendin e punes se paska me shume pare te ajo ministri se te ministria e jashtme. Boll paska bere pare, tani e kam rradhen une. Megjithese ne aferat korruptive qe kane bashkefirmosur me Berishovicin, emri i koketrrashit nuk del, edhe pse ne fakt eshte bashkepronar, ose te pakten ashtu i kane thene... dhe ky ka pranuar me qellim qe te fshehe gjurmet nga PS-ja... dhe tani po e kupton qe u prostituua kot fare, pa asnje kacidhe. tani le te marre c'te mundet.

ja paska futur dhe prifti me i leshte ne bote. apendisiti me dy sy.

Ju c'mendoni?

 

Ne mendojme qe Ambasadori i Shteteve te Bashkume nuk eshte canaku me dhalle, qe te talli bolet Ministri i Jashtem i nje vendi te vogel si Shqipnia, dhe t'mos paguje! smiley

e ke gabim, ai thjesht ndihet i lodhur. se ka punuar shume, prandaj.

ndërkohë që ministri aktual i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti, eshte propozuar te lirohet nga kjo detyrë. Personalisht Prifti nuk ka qënë prezent në mbledhje pasi ndodhet në varrimin e një familjari, por ai eshte vene ne dijeni per keto ndryshime", u shpreh Luan Rama.

ore e di c'fare me ben pershtypje mua. sa here qe ne qeverite shqiptare ndonje minister apo zyrtar i larte lirohet, ose propozohet te lirohet nga detyra, cuditerisht ai vete nuk ''ndodhet'' aty.

ose do jete diku jashte shtetit me ''sherbim'', ose me ''pushime'',etj etj.  ky ''mortja'' pershembull, paska qene ne ''varrim''.smiley

apo eshte ''rastesi'' ndofta.smiley

 harrohet fakti qe u be deputet me vota te vjedhura...deklaroi vete ne tv nje dite mbas zgjedhjeve se Sala ja siguroi mandatin pasi i premtoi se do bashkohej me PD...

e keqja eshte se ky fakt nuk shqetesoi njeri se manipulim me ashiqare te zgjedhjeve nuk ka...

Ne fakt ai deklaroi ne TV qe votat po ja vidhte PS-ja, dhe Sala e mbrojti nga kjo vjedhje...

Nderkohe bosi i tij diten e zgjedhjeve mori ne tel. Edi Ramen per te njejtin problem (se s'po fitonte) dhe z. Rama luajti "guret" e tij dhe si me magji, fitoi Meta, humbi Auron Tare. Dmth LSI u tregua dhelber, i luajti te dyja anet.

Auroni ishte kandidat per deputet per PS-ne?

po me i pakapshem po kjo tregon se zgjedhjet ishin te manipuluara, ku me nje telefon te Sala fitoje ose humbje...besoj se je dakord

po drejtesise te ne nuk i interesojne keto deklarata publike dhe kerkojne zgjidhje te komisioni venecias...

se cfare burre shteti ishte Prifti e treguan edhe shantazhet ndaj Braces(gruan) kur i kerkonin llogari per permbytjet e pastaj per drogen e Rames, ne vend qe me qetesi te jepte sqarime...nje njeri me intelektin e Priftit nuk pranohet as si polic i thjeshte...

LSI e ka kuptuar me mire parrullen e Sales: Shqiperia 1 milion euro! Po Prifti beri 2 dhe e hongri.

Shife pak ne foto mer jahu... ka dale sikur eshte duke pergatitur ndonje gje te madhe. Shume evil, doctor evil...very very evil. very very very evil. astute. cunnig. wily. dexterous. sleuth. sharp. canny. shrewd(sa s'me vijne ne mendje taniiiiii)... sa e sheh te kaplon nje dritherime dhe te torturon ai mendimi se "prite se nga do vije tani"... te mos e marresh vesh fare.

2 milionë boll i ka... duan dhe të tjerët të hanë. Suksese ministrit të ri, bëftë lekë më shumë se Prifti ishalla.

qysh e

2 meleone ??

minister i ekonomise dhe energjitikes e ?

1 meleon e bente psh ndonj drejtoruc xhambaz qe ne 2005 ore, (qe me inflacionin ne 2010 i takon 1.5) ti me thua 2 meleon ministri ne 2010 ???!!!

Me ardhka keq jo per Priftin, por per nje shoqen time nga Tirana qe i kishin syte tek Prifti, se u kishte premtuar (kuptohet qe ai kishte pjesen e tij) per te marr tokat qe u takonin dhe te ndertonin pallate.

he he

kurse ne na ka prish pune per ceshtje pronash (qe na takojne gjithashtu)

pa yndyre fare, ka hajdut e hajdut po ky eshte nga i llojit te keq fare.

nejse punet shkuan e vane, demin e beri smiley

 

pse s'thua ti, te qenka "zhvirgjeruar" kot shoqja... me mire me mohito si thone fini me tropizmen, te pakten nje pi dicka "qyl".

Ajo jeton ketu prej shume vitesh, por shpresonte te kthehej ne Tirane se kishte bere shume plane, kaq hyrje thoshte do marr, kaq dyqane. Edhe une duke hapur syte i thoja - qyqa moj grua ca do besh me gjithe ate pasuri, dhe duke u lutur asaj te me jepte nje hyrje me cmim te arsyeshem smiley. Fukarai fukara ngelet smiley

si shpirt te kam.

Mos i merr te gjitha fjalet e njerezve per te qena shpyrto. ka nga ata qe me shume blejne ne endrra sesa ne te vertete... merre nga ana tjeter, edhe sikur, sikuuur, te pakten nuk do kishe mbetur e zhgenjyer si mund te kete mbetur ajo.

dhe jeta vazhdon.

njerit i jep pulen, tjetrit sorren... dhe ai qe ka pulen, syte i mba te sorra, si e si t'ja marre tjetrit.

 Tani ate e hoqen se e hoqen. E hoqen pak mbas akuzave per korrupsion dhe mesa duket nga lajmi e paskan hequr me te keq. Pse nuk ia futen derrin tamom (prokurori, gjykate etj...) dhe te dukeshin sikur vertet po e luftojshin korrupsionin.

Interesant me dite si do i veje filli karieres Besian Pashes tani.......

 Iku nje fytyre Fahri Balli* nga skena smiley

* Fahri Balli ne gjirokastritshen e vjeter i thone bithes smiley

 Djema, te gjithe ministrat kane bere pasuri dhe me shume se ky, mirpo ketij i doli nami, ky ju kundervu dhe Rames, me ate intervisten e fameshme ku deklaroi se e kish pare Edin duke thithur droge, etj etj. Pastaj, si do dalin te lare te tjeret, ja keshtu, duke djegur nga nje. 

 

Lala, laluc do vdesi, lol.

Po kete viktimen gjeten per te hequr, ketij nje her u hakerrua tos nanua, dhe u deformua goja nga frika.

Keni per te par c'do i ndodhi kete here nga frika viktimes.

 1.8 milion euro i beri,tani e ka rradhen tjetri,e keshtu me rradhe.

Prit se harrova te reagoj,iku nje legen dhe vjen nje Monikq.......e.

...pse e boni kaq te modhe mer...

vllai ka dash vet...se po ta zgjaste mo shume do e merrte prokuroria e gjykata...ka dal i kenoq me i 2 milionsh...sa per meten, ky nuk dorezohet se ma pesha te medhoja ky ...e keqja eshte se aty jane te korruptume me gjykat prokurori etj etj...pranej keta bojne si i do btha...

Ka qene nje shkrim i Mustafarajt , para nje muaji, ka pasur disa gjera pikante, per ti marre si baze.

Po permend vetem njeren, nga shume qe shkruan Mustafaraj.

Qeveria e Berishes punoi mire deri pas zgjedhjeve lokale te 2007, pas humbjes se ketyre zgjedhjeve pd ( d.m.th. qeveria ) ndryshoi kurs dhe u largua nga premtimet e 2005.

- Pse humb nje force politke kur punon mire !!!!!!

- Eshte kjo arsyeja qe ne Shqiperi pa korrupsin nuk mbahet pushteti, sido qe te punoje qeveria !!!!!!

- Sipas kesaj qe thote Mustafaraj , zgjedhjet nuk kane qene kurre te lira, kush korrupton, edhe fiton

Ateher ka diçka qe nuk shkon ne shoqerin tone, rrjedh diku vendi yne, mbase birat qe bene plumbat e fituesve ne '44 , nuk jane mbyllur hala sot ne 2010.

 

piratet nuk rane dakord per ndarjen e plackitjeve.... u zune dhe ... si gjithmone fiton kryepirati.

Prifti per 2 vjet minimalisht i fitoi 1,8 milion euro, pra e tejkaloi planin qe i kishte vene Meta prej 1 milion Euro. Mbase ka bere xheloz ndoshta dhe krietarin, i cili per inat maloku (mos harojme se eshte nga malesia e Skraparit) do ta zevendesoje me vehten e tij.

Me sa duket Prifti paska dhene gjithe dokumentacionin qe paraqitet sot neper konferencat per shtyp te PS , kjo eshte bere, me sa duket, per arsye qe emri i tij mos te permendej me per korrupsion.Dhe me te vertet ashtu ndodhi .Si me magji PS nuk e permend me Priftin per ate pune e 1.8 milione euroshit.

Pse budalla eshte Ruli qe nuk del ne konferenca shtypi sic dilte ky palla dhe bukuroshet e PD-s?

Ky e hengri, po behen gati te shesin ndonje ministre nga ana e PD-s kesaj rradhe. Socialisteve po ju vijne dosjet me lutje!

 Ne nje vend normal  ky miku do te duhej te ishte para togave....

Po si aludon per vend normal, kur krimineli Alia me bashkepunetoret e tij kriminel nuk jane paraqitur  asnjeher para togave per krimet e bera ne 50 vjet.

Puna e mbare fillohet qe heret, per kete jane punet lemsh.

Me qe thua ti, ky te paraqitet para togave per imagjinaten tone, qe mendohet se ka abuzuar.

Ndersa krimineli Alia, qe ka vra, ka internuar e burgosur te pafajshem JO, edhe pse kjo akuze nuk eshte imagjinate, por realitet i jetuar.

Mos harro, kjo ishte deshira e A.Pipes, nuk behet Shqiperia ne qofte se nuk behet nje Nuremberg. A.Pipes komunistet ia kane pushkatuar vellane ne moshe te re.

Krimineli Alia, u paraqit para togave. Meqe ra fjala, dhe nuk ishin toga, po qener te terbuar dhe te etur per pak gjak. Dhe cfare i bene? I rruajten pallen e trapit, dhe e denuan per filxhana kafeje; se s'kishin c'fare t'i vertetonin nga ato krimet qe permend ti. Prandaj, nje eshte kriminel - sepse ashtu te kane thene ty, sepse te zene per dore dhe te shtiejne trute e gomarit, dhe ti rri e indoktrinohesh dhe i merr te gjitha per te qena. Gjithsesi, mos u shqeteso se qente e terbuar dhe te etur per gjak, perseri ne pushtet i ke, dhe duan t'i fillojne nje gjyq tjeter kriminelit Alia per masakren e Tivarit. Gjasat jane, qe kesaj rradhe t'i rruajne jo vetem trapin, po dhe sumen. Sepse kur je i etur per gjak o lumemadh, nuk sheh hic; je i verbuar dhe fillon e shtie ne ajer si puna e jevgut qe nuk i ka kemza karar.

Po thuaj, mjere Shqiperia c'nivel inteligjence ka.

Mos kujto se kam pasur fjalen per te madhin kampion  Muhamet Alin?

Jo or djalo per kriminelin Ramiz Alia, bashkepunetor i enverit kryekriminelit . Mbase te kujtohet tani ?

Ore djale, i rruajten BYTHEN po te them, meqe nuk kuptoke ndryshe. E denuan, beri burg Ramizi. Per filxhana kafeje, se e madhe eshte historia qe duan te bejne dhe te ndertojne rreth tij, dhe kur vjen puna t'i vertetojne gje, te hane mune pastaj, dhe e nxjerrin nga burgu naten - se diten e merr vesh njerezia dhe te bie turpi(demek) si hu ballit. Po ti duhet te jesh me i ri sesa mendoja,  se do i kishe marre vesh keto gjera. Edhe Nexhin e denuan o derman, edhe ate per filxhana kafeje e denuan, se nuk i vertetonin dot asnje gje. Gjithe byrone e nxorren para gjyqit, dhe e di cfare ndodhi? nje berberhane e vertete!!! Aq bythe u rruajten ate dite, o lumemadh, sa nuk jane rruajtur koke nga ushtria shqiptare gjate 50 vjeteve.

Po si te thashe, namin ore, namin e ka te madh akuza, se perbrenda, bosh fare eshte. Ama, do te shohesh gjyq ti qe s'do kishte fund vetem prezantimi i akuzave? Vere Berishovicin para bankes se te akuzuarve. Te siguroj une qe behesh 1000 vjec ne salle te gjyqit dhe nuk do i kesh degjuar dot te gjitha akuzat. Dhe do ti? me nje akuze te vetme, qe vete-vertetohet thjesht duke e formuluar: tradheti kombetare. - varje le litar ose pushkatim. atehere do flisnim per gjykata dhe drejtesi te vene ne vend. Po per gjyqe kunder Ramizit??? Beni sa te doni o derman, plak eshte i shkreti, dhe nuk rri rrethuar me ceta qafleshesh mitingashe te armatosur qe shesin nenat e tyre per nje fjale te kryetarit. Zor i madh te kapesh nje te pambrojtur dhe ta denosh arbitrarisht!!! Epo si i thone, te tille trima jeni, s'keni pse te veproni ndryshe, por dhe ne s'kemi pse te habitemi.

Turpi i disave per ca te tjere eshte krenari dhe qellim jetese.

Dukesh qe mban shume distance me emocionet ne tjera komente, ketu hidhesh gjthe beth e tope.

Ramizi nuk ka as beth as tope, eshte nje krijese e neveritshme, nje grumbull i madh peshtyme, qe leviz si hije.

Leri keto menjeane, dhe shiko problemin kryesor.

Nuk mund te kete drejtesi ne Shqiperi pa vendosur drejtesi per te kaluaren e turpshme , ku edhe sot kall tmerrin kur i kujton.

Nuk flas per burg, sepse i ka kaluar mosha, por dalje para drejtesis . ku te pakten te kerkojne te falur per krimet e bera.

Mos dalja para gjygjit i Alis me bashkepunetoret e tij do jete nje turp qe do na shoqeroje per shume vite, ky brez qe ka mundesin ta beje kete, do jete brez i turperuar, dhe historia  do i heqe te drejten te flasin  per DREJTESI.

Sot degjova nje lajm  "çudi".

Prokuroria ne Genova, ka rihapur hetimet per je grua e vrare ne 2002,   sepse i biri e ka pare te emen  ne enderr dhe i ka treguar emrin e vrasesit.

 Edhe  ato te shkrete Shqiptar, qe u vrane per oreksin kriminel te enverializmit, duan qe fajtoret te kapen, te gjykohen, duan qe ne Shqiperi Drejtesia te kete emer.

 

Ore ti merr vesh shqip? Une po te them qe ka dale para gjyqit per krimet e komunizmit. Dhe nuk arriten t'i vertetojne dot asnje gje. Dhe ja mbyten kot me kot pastaj, qe na turperuan gjithe kombin para syve te botes... regjimi me i eger "komunist" ne Evrope, nuk na nxorri dot asnje kriminel, por vetem njerez qe abuzonin me kafene.

Tani, meqe ti ditke me shume, pse nuk i permbledh akuzat dhe faktet, dhe nxirri. Jo te kerkoje te falur, po te kalbet ne burg nese i vertetohen krimet.

Te siguroj une, fjasko pas fjaskosh keni per te gatuar. Jo per gje, po ecni me thashetheme. Ka qene nje kohe ku vellai ka shitur te vellane per 250 lek te vjetra (6 buke). Dhe zakonisht shitet amballazhi, ta marrsha, se fshati qe duket s'do kallauz. Prandaj, shitblerjet e njerezve te ulet, pa morale, pa shtylle kurrizore dhe pa gjak, nuk mund t'ja ngarkoni tjetrit dhe te mos beni fjasko.

Gjithashtu, nese ti je aq i verber dhe budalla sa te mendosh mengjithmend se te gjitha fajet per ate kohe i ka nje person i vetem, atehere fjasko ke per te bere prape; gje s'ke per te gjetur jo e jo, po as edhe njeri s'ke per te denuar dot.

Prandaj flije mendjen, dhe boll pe endrra me Ramizer dhe Enverer... se vija qe ndan dashurine nga urrejtja eshte shume, shume, tejet shume e holle. Do kalosh ne krahun tjeter dhe nuk do e kuptosh dot.

o lumalas(lumidrin)

drejtoju shefit tat Sales per kete problem se spiunet e kriminelet nuk i denoi dhe i ka gjetur nga nje qoshe ne administrate, qeveri etj... nuk kishte vullnet shefi per kete se hallin e kishte qe plehrat e diktatures ti perdorte per shantazh ndaj rivaleve, plus qe vete ka shume kufoma te pazbuluara...

Ju urrejtjen e keni patologjike.

Ska hoxhe, prift, e shiman qe ju ben derman.

 

 Ramiz Alia ishte ne burg deri kur u be revolucioni komunist ne 1997. Ne burg bashke me Nexhmijen. Tani, si dhe ne c'menyre mund te diskutohet, por ne burg ishte ama. Do te thuash ishte ne burg per kafene qe nuk i paguante shtetit. Mire them une, ama edhe Al Kaponen ne burg per evazion fiskal e futen, jo per vrasje. Pastaj nga burgu doli ne '97. Ashtu sic doli Aranit Cela e disa kriminel te tjere komunista, te cilet ne burg ishin per genocid, jo per filxhanat e kafese. Edhe ato dolen nga burgu ne '97, biles u shpallen te pafajshem, sepse gjykatesit post '97 thane qe genocidi shqiptar nuk ka ekzistuar.  

Me fal, e lexove se per cfare u denua? Aaaaashtu. Dhe u denua para 97, kur qente ishin te terbuar per gjak dhe nuk shihnin fare e dike duhet ta denonin se z'ben. Aaaaashtu. Nuk mbaj mend t'i kete dale njeri ne gjyq Ramizit e t'i ngreje ndonje akuze per vrasje dhe me keq, t'ja provoje ate. E po ashtu nuk mbaj mend te kete dale ndonje ne gjyq qe te merrte persiper zararet e Ramizit. Prandaj u denua per kafe, sepse aq munden t'i gjejne, me gjithe arkivat e shtetit (nje shteti te vertete!) ne dispozicion te plote.Me gjithe deshmitaret e mundshem. E denuan per filxhana kafeje. Eshte turp te denosh nje njeri per ato gjera e ta mbash brenda 5 vjet (4). Ndersa meqe po permend Al Kaponen, akuzat per vrasje i jane ngritur gjithmone, ne cdo lloj procesi, dhe nuk ja kane vertetuar dot lidhjet para nje jurie te paanshme, edhe pse i dinin fort mire. Dhe evazioni ishte e vetmja menyre per te rrasur brenda dhe hequr nga qarkullimi nje vrases.

Vi re: al kapone/juri e paanshme; Alia, o kish ky juri te anshme, o s'kish ku te vinte me!!! Prandaj analogjia jote nuk qendron. Sorry.

Dhe po, se mos harroj. Gjenocidi shqiptar ka egzistuar qe c'ke me te. E kane kryer greket dhe sllavet. Nuk ka patur gjenocid brenda RPSSH nga 1945-1992.

 E denuan per filxhana kafeje. Eshte turp te denosh nje njeri per ato gjera e ta mbash brenda 5 vjet (4). 

...... Vi re: al kapone/juri e paanshme; Alia, o kish ky juri te anshme, o s'kish ku te vinte me!!! 

Kshu nje pyetje. Ti kujton se mua me behet vone, qe Ramiz Aline, nje juri e anshme e denoi padrejtesisht me 5 vjet burg per kafe? Me te vertete mendon se i krijoj vetes skrupuj moral per kete pune?

Ndryshe kape hunter. Turpi nuk ishte per ty; turpi ishte per te gjithe ne si komb, se ja beme gjyqin publik, para syve te te gjithe botes. Dhe nuk po gjykohej thjesht Ramizi, po sistemi bashke me te. Dhe bota cfare pa? Nje plak qe u denua per filxhana kafesh, dhe duke pretenduar qe kishim sistemin dhe regjimin me gjakatar ne kontinent apo ndoshta bote, kjo, pikerisht kjo, e ben ate shume te turpshme.

Nga ana tjeter, nese nje juri tejet, tejet e anshme, nuk i gjen dot nje veper penale, nje krim, perfaqesuesit me te drejperdrejte te atij regjimi, atehere ndoshta eshte koha qe dhe ti, dhe shume te tjere te mendohen edhe nje here. Ndoshta akuzat nuk jane edhe aq te baza sa doni/duan/m te tingellojne. Atehere, nese eshte keshtu, na mbetet vetem nje gje per te bere: te gjenden kriminelet e vertete; gjithmone nese kerkoni te beni nje closure me ate sistem, nese doni me te vertete qe te shpaguhen krimet (hipotetike apo jo) e kryera gjate asaj periudhe. Dhe i japim fund njehere e mire, e e mbyllim ate kapitull.

Zvarrisja dhe përdhosja që shqiptarët i bënë diktatorit, jo për së gjalli por vetëm shtatores së tij, qe' një punë e lënë në mes. Një hall i madh që do ta vuajmë të gjithë, një sëmundje pa sherim te shpejte,nje mekat qe nuk do ta shlyejme dot per nje kohe te gjate......

Dritan Prifti është shkarkuar dje nga posti i ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës dhe vendin e tij e ka zënë Ilir Meta. Në një mbledhje formale të kryesisë së LSI-së, Meta është propozuar të zërë vendin e Priftit, ndërsa në postin e ministrit të Jashtëm është propozuar Edmond Haxhinasto. Sipas burimeve nga LSI-ja, gjithçka ishte vendosur paraprakisht nga kryesia e vogël e partisë dhe duket se mbledhja e djeshme ka qenë thjesht një shou. Madje Meta ka thënë se nuk do të angazhohej në qeveri sepse do t'i përkushtohej partisë. Por, disa anëtarë të kryesisë mes të cilëve edhe Luan Rama i janë "lutur" kryetarit të LSI-së që të qëndrojë në qeveri dhe të japë kontributin e tij.
Mbledhja e kryesisë do të zhvilloj pak ditë më parë, por Dritan Prifti ka qenë në Katar dhe Vjenë, ndaj ajo është shtyrë. Ministri i Ekonomisë nuk ka qenë i pranishëm në këtë takim, edhe pse ishte lajmëruar për masën që do të merrej ndaj tij. Ai ndodhej në Kuçovë, në ceremoninë mortore të gjyshes. Po sipas të njëjtave burime, Priftit i është komunikuar ditë më parë se duhet të jepte dorëheqjen nga ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës. Meta e Prifti janë takuar me njëri- tjetrin, e po ashtu edhe Meta me Berishën, ku i komunikoi ndryshimet që do të propozonte LSI-ja dhe ku mori garancinë e Berishës për të miratuar ndryshimet. Po aq, të dielën, edhe Berisha ka folur me ministrin Prifti.
Ndërsa duket se akuzat e fundit për korrupsion nga PS-ja kanë nxitur vendimin më të shpejtë të Metës, për t'i zënë vendin Dritan Priftit dhe për të marrë në dorë përmirësimin e imazhit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës. Në mbledhjen e kryesisë, Meta mësohet të ketë informuar anëtarët e pranishëm se kishte vendosur të jepte dorëheqjen nga ministër i Jashtëm. Por ndërkohë ka ardhur reagimi i Sekretarit të përgjithshëm, Luan Rama, i cili i ka sugjeruar Metës që të qëndrojë në qeveri. Ramë mësohet të jetë shprehur se për shkak të përvojës në drejtimin e ekzekutivit, Meta do të ishte figura më e përshtatshme për të rritur edhe performancën e partisë në koalicionin qeveritar. Më pas ka ardhur edhe propozimi për Edmond Haxhinaston në postin e ministrit të Jashtëm, për shkak të përvojës së tij si ambasador dhe në disa pozicione të tjera në qeveritë e kaluara.
Marrëdhënia Meta-Prifti
"E mora mesazhin. Nesër jap dorëheqjen, kam nevojë për pushim dhe reflektim", - ka qenë ky pak a shumë mesazhi që Prifti i ka çuar Metës, menjëherë pasi ka përfunduar mbledhja e kryesisë. Kjo mbledhje ishte parashikuar të bëhej të premten që kaloi, por Prifti ndodhej për vizitë në Katar e më pas në Vjenë. Nga ana e tij, Meta ka komunikuar edhe me kryeministrin Berisha për ndryshimet që do të bënte, duke marrë kësisoj edhe garancinë nga kryeministri se do t'i miratonte. Propozimi për largimin e tij, nga Meta është drejtuar tek Berisha, i cili i ka miratuar, dhe dje i ka çuar për dekretim tek presidenti Bamir Topi. Burimet pranë LSI-së bëjnë të ditur se konfliktet mes Metës dhe Priftit kanë nisur kohë më parë. Motivet ende nuk janë bërë publike, por mësohet nga burime tepër konfidenciale se në lojë kanë qenë edhe disa emërime të Priftit në këtë ministri, por duket se nxitja kryesore dhe e fundit kanë qenë akuzat për përfitime korruptive.

Ne nje shoqeri demokratike me nje qeveri demokratike dhe nje politike normale nje levizje e tille do ti shkaktonte shume probleme qeverise.

 pershembull?

nje humbje te besueshmerise, si edhe i krijon krahe sulmi opozites, e cila do ta permende kete gje deri diten e zgjedhjeve. Ne vende te ndryshme demokratike me qeveri demokratike dhe nje jete politike normale levizjet ne qeveri, te cilat jane te detyrueshme per tu bere behen ne menyra diskrete. Opsioni i vetem eshte doreheqja per arsye shendetsore. Cdo arsye tjeter, aq me teper pezullimi nga detyra, eshte skandal, qe nuk i sherben ne asnje menyre partise ose koalicionit ne pozite.

 Nuk po flisja per reagimin e opinionit publik, sepse zevendesimi i Dritan Priftit mund edhe te perceptohet pozitivisht bie fjala. Une po flisja per pasojat politike. Nje qeveri ne veshtiresi vihet nga hedhja poshte e ligjeve ne parlament apo nga nje mocion mosbesimi, jo nga konferencat per shtyp te opozites socialiste e cila edhe nje here tregoi se eshte komplet "out". Zevendesohet nje minister dhe opozita s'di as cfare te thoje, por vetem vazhdon kauzen e TopChannel per privatizimin e ambjenteve, kauze per te cilen nuk i intereson askujt. 

Hallall kush e ka gjet linjen e ministrit te lire dje! I kane marre koncesionet me ulje rryshfeti gjer ne 80%!!

 lere lere se njeri humbi 200000euro. do i rregullonte pune ky miku qe e hoqen. tu i ik menja burrit te huj smiley

 Fjala me e papame qe lexova tek ky post ketu qe 'derzhurn'. A ha ha hahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaa o none car gallate

Ngushellime, ngushellime!

keshtu e ka politika shqiptare...te njejtat fytyra prej 20 vjetesh qe vetem nderrojne pozicionet,kostumet dhe fjalimet me njeri-tjetrin.....turp!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).