Si për të sfiduar të vërtetën e një vargu të Bertold Brehtit – “Është kohë e keqe për lirikën”, – poezia ka vazhduar të shkruhet edhe para, edhe pas poetit gjerman. Edhe në kasaphana të mëdha, edhe në paqen e plogët e vanitoze të shekujve të qetë. Madje kanë qenë pikërisht këto epoka me bollëk e mirëqenieje që na janë shfaqur me një zemër më të ndjeshme e lotë, më të dhimshme se gjyshet më sentimentale.

Po a është menjëmend, siç qe shprehur Brehti, “kohë e keqe për lirikën”? Nuk është vetëm imazhi dhe atmosfera e petaleve të brishta të lulekumbullave, të cilat e thellojnë raportin tëhuajësues në ajrin e nginjur me kutërbim të athët baruti; nuk është shkëlqimi i bajonetave, as i të shtënat e largëta të artilerisë dhe uturimës së kamionëve të luftës; pra nuk janë vetëm këto peizazhe mortore, që e bëjnë të pamundur kohën e lirikës, krejt ashtu siç e ndjente poeti gjerman. Bertold Brehti nuk kishte si t’i parashikonte kohërat tona, që e vrasin jo më pak lirikën.

Sepse armiqtë e saj janë shtuar e shtohen dita-ditës në masën e topitjes së shqisave të qytetërimit tonë; në masën e parajsave përtace të konsumit; në masën e vdekjes së ndjenjave autentike të përvujtnisë dhe përgjegjësisë.

Armiqtë e poezisë shtohen përditë, e shpeshherë, brenda vetë “dashamirëve” të saj, të cilët me buzëqeshje recitojnë poezi, shkruajnë ndonjëherë vargje, botojnë dhe e ligjërojnë atë. Por që të gjithë, pas shpinës së saj, ngrenë dorën me kamën vdekjeprurëse, si dora e ngritur e Brutit mbi Cezarin.

Armiqtë e poezisë shtohen përditë dhe rreziku me të cilin përballet ajo bëhet përditë e më i vështirë, ashtu sikurse bëhet më e vështirë qëndresa e organizmit njerëzor përballë viruseve të reja. Poezisë nuk i duhet më të luftojë vetëm me armiqtë e saj të vjetër – shtetin, diktaturat, muzën e vënë në shërbim të ideologjive, burokracive dhe morgut të studiuesve e lektorëve nëpër universitete. Poezisë i duhet të përballojë mefshtësinë dhe përtacinë shpirtërore të ferrit komunikativ bashkëkohor. Poezisë i duhet të luftojë me informacionin dhe automatizimin e shpirtit njerëzor, me gjithë atë masë të trashë viskoze që izolon shqisat tona për ndjenjën e perspektivës dhe projektimit tonë në të Vërtetat e Epërme.

Poezisë i duhet të mbijetojë vetveten. Të shpikë format e mbijetesës së saj. Të gjejë aleatët e një gjaku me të. Të heshtë, të ruajë higjienën e saj, të ëndërrojë e strukur në zhguallin e saj më të thellë. Poezisë i duhet të jetë më e guximshme se vetë ndërgjegjja e flijimit. Poezia sot duhet të dëshmojë, se nuk është dobësi, siç mendon turma e pamend. Nuk është çmenduri, siç beson turma e panerv. Nuk është humbje kohe, siç mendon turma e pakohë. Nuk është e padobishme dhe praktike, siç mendon turma e grykëse dhe anonime.

Të gjithë poetët e njëmendët, që i shërbejnë tempullit të vet, vetvetes në radhë të parë, përnaltësojnë atë ngrehinë të shenjtë që Hyu e krijoi prej balte dhe qielli, harmonizojnë idenë e Demiurgut mbi trupin dhe shpirtin njerëzor, unitetin e lashtë trup-e-shpirt. Përndryshe, ata neutralizojnë vërshimin dhe marrjen përpjetë të një zanafille mbi tjetrën.

Nga na vjen kjo bezdisje dhe kjo vrajë në shpirt, ne, bashkëkohësve që jemi rritur me Homerin, Katulin, Danten, Pushkinin apo Montalen? Sepse motivi i të gjitha lëvizjeve dhe rraskapitjeve të përditshmërisë tonë përreth nesh ka një origjinë trupore.

Trupi është bërë idoli i ri, idhujtaria e re.

Poezisë i duhet të mbijetojë në një garë të pabarabartë realitetesh të ashpra e agresive. Rruga e saj duhet të kalojë në shmang, si rruga e oshënarit, jashtë kompromiseve dhe kompromentimeve.

Rruga e saj është sakrifica, askeza, karantina, që garanton pastërtinë e llojit.

Poezia duhet të shpëtojë zërin e vet, kordat e këtij zëri, instrumentet që e nxjerrin atë nga memecëria, thënë në një formë më të thjeshtë – gjuhën, e cila, para se të bëhet dallëndyshe e zezë që kapërcen ujërat e Stiksit për në Had (para se të shndërrohet thjesht një hije, një lëmsh i zi sa një grusht, një mellan terrinë që përhapet tejendanë), ajo duhet të vdesë më parë si gjuhë. Gjuha pra, vdes nga shterpësia dhe paaftësia e prodhimit të dy-tri imazheve, që të kombinuara me alkiminë e fjalës, përbëjnë qarkun elektrik të poezisë. Fjala i kanë të gjitha zonat gjeologjike të shekujve që kaluan, apo siç thotë Osip Mandelshtami, “të gjithë frymën e lashtë e të re të epokave”. Por fjala po shndërrohet në një bar fallco të përtacisë sonë mendore dhe të plogështisë sonë shpirtërore. Fjala është e paftë më të shenjojë diç menjëmend të vërtetë, që të na rrënqeth dhe të na trand themelet e qenies sonë të dembelosur, të na shkundullojë qenien tonë me gjithë zinxhirin e shkaqeve dhe pasojave. Fjala s’ka ç‘ti thotë imagjinatës sonë të thatë. Ajo e ka humbur “petkun e saj mbretëror” dhe, duke mos bërë jetë origjinale e të papërsëritshme, i shembëllen veshjes së stisur ekzibicioniste të një lavirjeje.

Fjalët nuk e ndryjnë më vullnetin pëlcitës dhe urinë për realitete të reja, të mistershme, por paraqesin urnën me hirin e një të vdekuri qyshkur. Fjala është e stërfryrë me realitete horizontale. E stërfryrë dhe flluskët, ajo pëlcet, bën spektakël në sipërfaqe, duke shprazur gjithandej jetëra parazitare nomadësh, fise endacake bjerraditësish, fantazma ekzotike kuptimesh.

Poezia duhet të shpëtojë gjuhën dhe përmes saj, vetveten.

Sepse e vetmja mundësi shpëtimi e gjuhës është poezia. Jo format e vetëshprehjes naive e megallomane, jo nevojat sublimuese që e shpërdorojnë po njësoj fjalën dhe, aspak jo, vesi pervers i onanizmit çikërrimtar me fjalën. Poezia njësoj vritet si nga keqkuptimi i pandërgjegjshëm me të, si nga keqkuptimet tragjike e të ndërgjegjshme.

Por pavarësisht se poezisë i shtohen ditëpërditë armiq të rinj, pavarësisht, se bota skematizohet në një inxhinieri imazh të gatshme me parafabrikate fjalësh, pavarësisht, se gjuha i është nënshtruar një linje robëruese manifakture dhe se produktet e saj paraqesin konstrukte të montueshme e të çmontueshme lodrash virtuale, - diku, në një plasaritje të përditshmërisë sonë fizike, për një grimkohë të beftë përshkon vetëtimë qiellin tonë mërzimadh ajo, poezia e vërtetë. Sora, aq sa zgjat intervali i blicit të një fotoaparati, rishfaqet drita e shkrepjes së saj për ta na kujtuar se çfarë kemi humbur, për të shkëputur në atë kohëshkrepje tërë “radiografinë” e shpirtit tonë të sëmurë. Edhe kaq mjafton për bindjen tonë, se gjithmonë poezia do të ketë mbrojtësit e saj, se muza e saj që u ka mbijetuar ditëve të luftës, do të dijë të mbijetojë edhe në ditët vdekjeprurëse të paqes.

25 Komente

ku ven osh botu kjo?

Te nje nga numrat e revistes Poeteka me duket se e kam pare, por duhet te kontrolloj.

Shkrim me honorar te jete ky? Ma fal kersherine, por kur s'di, pyt tha.

Jo Em, nuk me duket si shkrim honoraresh. me sa di une, shkrime te tilla shkruhen ose nga nje dashuri e madhe, ose nga nje deshperim i madh.

Pak a shume si shtysa e atij qe i futet pyllit në vjeshtë për të gjetë gjethen më të bukur.

dashuria e madhe, ose deshperimi i madh shoqerohen jo rralle nga prodhime te dobeta. Madje ka nga ata qe keshillojne qe mos shkruani fare kur jeni ne gjendje te tilla.

ka kalu me vakt periudha e gjysemzberthimit e te vertetave te tilla. Plus qe mua me duket qe poezia ne nje rrezik te tille ka qene qe ne krye te heres. Ashtu si ai qe i jep bicikletes eshte renie te vazhdueshme. Nuk u rreziku tani poezia me nje llaf.

Ah, nqse do flisnim pastaj me gjera konkrete, sic ka ndodhur edhe ketu, nqse do thuhej qe lepuri kesulbames kerceu nga Liza dhe na u be nentoger dubi i "letersise se sodit", apo te flisnim fjala vjen mbi mbarevajtjen e kongresit annual te poeteshave shqiptare ne Vushtrri, me tjater do qe.

Nuk e di per honorarin, por s'me duket si shkrim me porosi. Me duket si pozicion i sinqerte, pastaj natyrisht qe idete mund te jene te diskutueshme, ose edhe thjesht mund te mos bien dakort me tonat.

ups! smiley me fal fh per perseritjen e idese. ishte e pavarur.

po u permend edhe nje here sinqeriteti si vlere, kulla e pizza-s me ne fund do bjere!

Jo, ate renien mos e prit nga une ne mundsh.

Thashe vetem qe ai qe i hodhi ato objektet nga kulla dhe vertetoi qe binin njelloj ishte po aq i sinqerte sa ai qe thoshte qe nje pende palloi bie me ngadale se nje gur varri.

Gabim, e gjithe sirrasja e gjerave.

njesoj sikur te thuash qe piktures i kanosen rreziqe vdekjeprurëse qe i vijne nga ngjyra, forma, konceptimi dhe m'andej portretaxhinjte e panumert buzë Senës dhe Vollgës.

Edhe poezia zhvillohet përshtatet, ndryshon sikur çdo formë e artit njerëzor, bazuar mbi 1. shpirtin guximtar të krijuesit dhe 2. pasurinë e patundshme të vënë nga gjeneratat e jetëndërruara. kaq thjesht.

 

 POEZIA DHE TEKNIKA

Kur llozi u shpik dhe filluan te ngrene
Me ndihmen e llozit gjithfare shkembinjsh,
Me siguri ka dale dikush qe ka thene:
Erdh kohe e teknikes, poezia u prish.

Pastaj u shpiken prangat, avlemendi,
U gjet eklipsi i diellit c'ish.
Dhe kurre s'ka munguar ai qe ka thene:
Erdhi kohe e teknikes poezia u prish

Dhe keshtu pas shpikjen se radios, telefonit,
Kusise me presion, makines per mish,
Gjithmone do te gjendej ai qe do te thoshte:
Erdh kohe e teknikes, poezia u prish.

Dhe pasi kujtuan se keshtu e vrane
Poezine ne toke perfundimisht,
U nisen ne kryqezaten e tyre te marre,
Per ta ndjekur ne plazhet e henes si bishe

Nderkaq pas avlemendit dilte Homeri
Qe thurrte Iliades, qilimin-det,
Pas eklipseve e cikrikeve e logaritmeve Aligieri
Projektonte strukturen e sketerres se vet.

Dhe me rradhe Naimi, revolucionet, Brehti
Qiejt i mbushnin me gjemime stuhish,
Ndersa poshte pipizanet mbanin ison e vjeter:
Erdh kohe e teknikes, poezia u prish.

Dhe tek ulerinin se sidomos pas lidhjes
Se TV-se me satelitet,
arti krejt vdiq,

Harronin se fantazma e Bankos te Shekspiri
Nuk ishte vec reportazhi i pare televiziv.

I.K.

hehehe plasën bejtet smiley

hair ishalla, ku?

smiley

 

U nisen ne kryqezaten e tyre te marre,
Per ta ndjekur ne plazhet e henes si bishe

Tani ju do të pyesni ç'djallin bënim në Hënë dhe unë do t'jua shpjegoj. Shkonim për të marrë qumështin, me një lugë të madhe e një vozë. Qumështi hënor ishte shumë i trashë, si një lloj gjize. Formohej nëpër plasat midis leskrave nga fermentimi i disa trupave e lëndëve me prejardhje tokësore që kishin fluturuar atje lart nga luadhet, pyjet dhe lagunat sipër të cilave kalonte Hëna. Përbëhej në thelb nga: lëngje bimore, fulterëza bretkose, bitum, thjerrëza, mjaltë bletësh, kristale niseshteje, vezë blini, myqe, pjalm, lëndë xhelatinore, krimba, rrëshirna, piper, kripëra minerale, lëndë djegëse. 

- nga Komikat Kozmike -

Sampelqekafjala "leskra."

kurse une e kam si me siklet, s'jam e sigurte nga, ndoshta nje perzjerje e leprozes me leskaj as in valentina leskaj.

u tha, u bo tropizme.

por si e fellt shum u dukte, m'duhet ene ket ta pranoj. tani na duhet me iu kthy M-theorys. Si dhe me thellu sanskritishten.

eshte tregim fantastiko-intim ne fakt, i bukur, aq i fellt sac do ta besh por nuk shquhet per kete tipar. do te kisha sjelle me por pertoj te shtyp me e me kacurrela.

titulli eshte 'largesia nga hena'.

mir.

at kafen do e pim dikur se afermi?

proponoj "Buken e perditshme" (ne ferrngjisht) ne Chelsea market se m'murr malli per ere evrope.

 smiley e fillova me pathosin e duhur (me duket). Ja mora çelesin e Solit

 

 

 

...Por poezia lart e mban flamurin>>

Shamine e lotit lidhur me hurin>>

Ja une tani po shkruaj poezi>>

Ne numra binare dhe teknologji>>

Jo poezia nuk do te vdesë>>

Le te shpikin curva per çdo kthesë>>

Poezia do të rilindë në sytë e të dashuruarve>>

Siç pritet induksioni nga fërkimi i duarve>>

Në çdo traktak filozofik, në çdo allishverish>>

Do gjënden të cituara copa poezish>>

Xbox, playstation dhe nintendo – wii>>

Synojnë poetët në versionin e ri>>

Por poezia qënka e çuditshme>>

U shkruaka së shumti në gjuhë të jashtëligjshme>>

Ata nuk na ndalin në emër të progresit>>

Nuk ka forcë më bindëse se forca e vesit.>>

 

 

2.

Poet e vëlla,>>

Ti mban hallet e botës>>

Por nuk lan dot

as filxhanin tënd të kafesë>>

T’u thaftë dora>>

Mbi vijat kriptike të pizhamave>>

Faqja e mbështetur në xham

>>Prej natës jashtë t’u nxiftë>>

>>Se ti je re e zezë>>

Shkrep e shkrepëtimë>>

Qull nën vetvete>>

Formalinë.>>

Ti qan hallet e botës>>

Shterret në çajnik>>

Pa u zbrazur gotës>>

Mendimi yt kritik.>>

 

Poet e vëlla,

Ti mban hallet e botës

Por nuk lan dot

as filxhanin tënd të kafesë

c'me kujtove: " cosi e la vita" kur i thote motra giacomos; mbete me poezi si adoleshent dhe ai qe ia kthen: po ky eshte roman moj, dhe ajo qe ia kthen: ma va a cagare smiley

Sooooooliiii  smiley Mosëmle vetëm.

 

Oh poezisë iu mlodh një lëmsh në fyt>>

Ta godas pas shpine kam frikë se e mbyt>>

Do ta marr perdore ti servir mengjesin>>

Do flasim pak per fenë, më së shumti per biznesin.>>

Oh poezia supet dreth nga frika>>

E ndjekin në ëndërr me shata me thika>>

Borgjezë e lugetër, fëmijë edhe etër>>

Nuk fle poezia më në ato shtretër.>>

I them poezisë, mos u merr me gjëra të vogla>>

Ka ikë me kohë koha e numratoreve me gogla>>

Tabelës së shumëzimit pjesëtimit, thjeshtëzimit>>

Siç i shkon vakti Hi-Fi-it edhe Simi-t.>>

Tani poezia merret me principe>>

‘to be or not to be” eshte thjesht çështje teknike>>

Për këto e të tjera çështje parimore>>

Flisnim me shoqezën tek e mora për dore>>

E ashtu e matmë rrugën ca nga ca>>

Si t’na ndiqte pas diçka.>>

 

Ehhh..po bejtonj pa gas, pa shpresë... anynjoni?

 

Do themi vdiq, po kush vdiq-i?>>

Vdesin vetëm njerëzit, poezia ngordh>>

Vdesin vjershëtorët në duel me dashnorët>>

Poezia ngordh, e në fund të gjithë kalben.>>

Shpirti poetik, ky po, trazon qënien>>

Si fantazmë që luan derën, nuk di a ka punë tjetër>>

Veç t’më sjellë krahasime mes gërmës mbi vorr>>

Dhe karakterit të aprovuar mbi letër.>>

Mbi muret e qytetit të ngujuar, hera-herës>>

Me katapultë ata hedhin>>

Poezi të ngordhura për përhapjen e kolerës>>

> >

Dhe që të mos hupet kshtu poezia>>

Nga bedenat e kalasë vetëflijohet Naphya>>

Kush ka ujë të shtojë, i falemi nderës>>

Se nuk po na bluajnë më mullinjtë e erës.>>

 

Qetësi e frikshme... më pelqen smiley

 

*

Këmbëkryq, siç pinim, i dhamë karar>>

Pse të mos ketë poezia karakter kombëtar>>

T’i zëvendosjmë cursivet me i t’shplame panuklle>>

Dhe romantikun e lindur me toç kuklle.>>

Njëzëri kënduam në tavolinë>>

Dy gishtat i ngritëm për të shënjtën rimë>>

Ahengun e lamë, sa erdh e hëna>>

Sa na mbajti pija, nuk mbajti e thëna.>>

Thamë se e shkelëm, poezia ngriti kokën>>

Shpëtoi edhe kët herë, që i bëfsha gropën.>>

 

Ne une Emo nuk e cmoj nga dobesia e brendise , se sa nga perpjekja e '"natyrshme " e analizes per poezine pa nderlikime politike. Kam pas bindjen dhe e kam qe ky Tufa duhet me u shkeputur Urgjentisht nga te "vjellmet" e te tjereve per realsocin , sidomos nga shembelltyra e Ypit . ndryshe ka per tu mbytur ne ato te "vjella". 

Ky duket si tjeter buke . Te pakten ne disa parametra qofshin ato edhe emocionale ne analizen per poezine ne teresi . Per te vecantat e poezise ....si pjeset e nje se tere ...them se nuk vdesin bejtet dhe hermetiket .

Edhe keta qe shajne nga nena e motra , shohin pjesen e henes nga goja duke pare nga vera e sumes ne menyre poetike ,dmth repistet  , edhe keta avash avash po vdesin .

Po thuaj kur vdiq peralla , vdiq epizmi , vdiq tragjedia , vdiq e kush nuk vdiq do vdese cdo zhaner.

Tjeter shoqeri po vjen . Tjeter ron po rritet . Interesa tetjera pocfaqen .Por deri me sot arti me elokuent qe e dallon njerin nga tjetri mbetet te shprehurit ne "menyre poetike"  Ky e ka ate ! Dhe e mbron poezine !

jepja nje si psh

Ha kalemin me dhembe ti nxjerr majen

per poezi frymezimi me ka kap si dhimbja e raumatizmes e s'shpetoj dot

i zhytur ne mund e dhimbje nje poeme dua te qaj me lot

me vjen macja

                    rrotull

                             rrotull

neper kembe

gishtat   nga carapja e grisur qe kane dale 

mi lepin

           mi lepin

nga rreza deri ne maje 

te kisha heq carape dhe te me lepinte gjith kemben  

oh sa shume pertoj qe ti laj ......

Poet o vella

si zanat s'ke ci thua !

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).