TIRANE - Jamarber Marko, djali i shkrimtarit Petro Marko dhe piktores se njohur Safo Marko i lindur ne Tirane ne vitin 1951 u nda sot nga jeta ne moshen 59 vjecare per shkak te nje semundjeje te rende.

Jamarber Marko kishte trasheguar shpirtin artistik te prinderve. Pas perfundimit te studimeve per gazetari ne vitin 1975 filloi edhe perndjekja e tij nga regjimi i kohes per mendimet qe shfaqte kunder diktatures duke e burgosur ne Spac te Mirdites per te perfunduar me pas si punetor krahu.

Jamarber Marko eshte autor i disa botimeve ne poezi si "Rastesisht me dashje" Tirane 1995, "Pro nobis" Tirane 2001 dhe shume poezive poemave dhe artikujve te botuara ne mediat e ndryshme te vendit.

13 Komente

U prehte ne paqe shpirti i tij!

Nese mund te postoni ndonje poezi te z.Marko, do te ishim te kenaqur ta kujtonim sot me vargjet e tij dhe t'i shprehnim ngushellimet tona: i qofte dheu i lehte! 

-O mëkatar,
as faliu ligjës sime,
bindu i çmendur ëndërrtar,
s’jeton me shqetësime!…
-Mu thell’ në brendësirë
ku ndjenja rron e lirë,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplotë,
në gjirin tim si hekur,
si hekur e çelik,
qëllo, qëllo, o me kamxhik;
pa frik’ e pa mëshirë
e pa pendim,
se mu në thellësirë
të shpirtit, në një kënd,
lindi një shqetësim
qe çeli varrin tënd…

 

E dhimbshme!

 

I qofte i lehte dheu. Ngushellime familjes Marko.

Çfarë ndjesie të krijojnë ato vite të burgut?

Ndjesia e lirisë në një vend të ndrydhur është më e plotë se në një vend të hapur. Po të mos kisha qenë i burgosur në Spaç s’do e kisha kuptuar kurrë çfarë është liria e vërtetë. Më merr malli ndonjëherë për galeritë e Spaçit.

 

"Ne që nuk i thamë dot plakjes

Ndal,

Ne që vetëm krijuam diçka të re

Me detyrim,

Ne që bashkë me lindjen na mbështolli gjumi,

Të paktën ëndërruam."

 

PS. Shpresoj ta kem sjelle sakte tekstin e poezise se mesiperme, mbeshtetur vetem ne kujtesen time. Iu prehte shpirti ne paqe.

Nje Himariot i mire,qe i iken Himares dhe Shqiperise. Ngushellime te perzemrta

U prehtë në paqe Jamarbri... Më vjen më shumë keq sepse e kam njohur kush ishte...

si ti ngushello j ata qe ngelen prapa? Zoti tu lehtesoje dhembjen e ti mare ne krahet e tij?

....Se do donte kur s'te deshnin,

     se te qante kur te qeshnin,

    se te vishte kur te c'veshnin...

 Gjej anallogji ne fragmentin e mesiperm te at Nolit me aktivitetin e familjes Marko.

I dhane aq dashuri, aq shume piatriotizem asaj meme shqiperie dhe c'fare moren ne shkembim? Burgje, internime, braktisje, harese, fukarallek dhe dhimbje. Kjo eshte monedha qe te paguan memenjerka per dashurine. Nuk jam i befasuar nga trajtimi qe i eshte bere asaj familje. Kjo eshte shqiperia dhe shqipetaret, keshtu te shperblejne me mirenjohje per ndershmerine. Nuk jane as te paret e as te fundit.

Iu prefte shpirti ne paqe!

u prehte ne paqe smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).