Para do ditësh, një gazetar i një radioje donte të dinte, nëse mendoja dhe unë si shumë të tjerë, se ata që e kundërshtonin idenë e një qëndre islamike në Manhattanin e Poshtëm ishin thjesht e vetëm fanatikë. Jo, nuk e mendoj kështu. Shumica e atyre që kanë ngritur zërin kundër ndërtimit të qëndrës islamike nuk janë fanatikë; përkundrazi, janë ca tersë qëllimmirë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe lidhur me valët më të hershme të intolerancës në historinë amerikane.

Çaprashitjet e egra kundër katolikëve në shekullin e XIX-të tingëllonin bash siç tingëllojnë invektivat e sotme kundër ndërtimit të xhamisë në Ground-Zero. Kjo punë nuk ka të bëjë me urrejtjen, por me frikën, apo me një si panik midis patriotëve, që shkaktohet prej ardhacakëve të rinj, të cilët nuk bartin të njëjtat vlera, nuk besojnë në demokraci, dhe mund të derdhen në mënyrë vrastare mbi amerikanë të pafajshëm.

Ithtarët e këtyre lëvizjeve kundër irlandezëve, gjermanëve, italianëve, kinezëve e emigrantëve të tjerë, ishin më së shumti njerëz qëllimmirë dhe të fisëm, që përpiqeshin t’i dilnin zot vendit të tyre. Por ata ishin të manipuluar prej demagogësh, të cilët dinin të luanin me frikërat e tyre. Ai që sot ngjan si pika uji me këta demagogë është Glenn Beck.

Shumica e amerikanëve në ato mote bënin sehir spazmat e fanatizmit. Ishin të paktë në numur ata mujsharë, që vërsuleshin mbi katolikët, mormonët, etj, dhe i sfilitnin këta të fundit. Por poshtërsira të tilla ishin të mundura, ngaqë amerikanët e moderuar (middle-of-the road Americans) rrinin në ndërdyshje.

Bën vaki, që dyshimi ndaj të huajve, ndaj atyre që sillen e falen ndryshe, të jetë një element që ka të bëjë me rrënjët e me natyrën e egzistencës humane; bën vaki që të jetë një instikt mbijetese, që na vjen prej kohëve, kur paraardhësit tanë banonin nëpër shpella. Por nga ana tjetër ne nuk duhet ta kemi të vështirë të pranojmë, që ky dyshim ndaj të ndryshmëve na ka bërë historikisht të djegim shtriga në turra drush, të internojmë amerikano-japonezë, të kthejmë mbrapsht refugjatë çifutë të ndjekur prej Holokaustit.

Ndoshta paralelja më e fortë e histerisë së sotme kundër islamit është frika e shekullit të XIX-të lidhur me “kërcënimin e katolikëve”, e përhapur nga lëvizja Know Nothing. Në një libër bëhej paralajmërimi, se katolicizmi ishte “burimi më i parë” i të gjitha fatkeqësive të Amerikës, e në të njëjtën kohë përhapeshin përshpërima e thashetheme, të cilat thoshin se deri edhe presidentët Martin Van Buren e William McKinley ishin duke bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me Papën e Romës. Nuk ju duken shumë familjare fabula të tilla?

Zëra të tjerë kritikë paralajmëronin, se Papa ishte në krye të një komploti për të rrëmbyer Luginën e Misisipit (Mississippi Valley), e për të përmbysur demokracinë amerikane. Një gazetar ato kohë u binte borive të alarmit, se “Roma e ka hedhur tanimë vështrimin e përmalluar këtej nga këto anë, ku pontiff-i sovran synon të ngrejë një mbretëri të vetën.”

Historia ka treguar, se dyshime imagjinare ngrihen shpesh mbi diferenca reale, gjenuine e domethënëse. Një numur i madh emigrantësh katolikë nuk ia thoshin shumë në punë të demokracisë. Mormonët praktikonin poligaminë. Sot disa myslimanë ekstremistë bëjnë plane për të rrëmbyer e shpërthyer avionë, ndërsa vetë Islami ka punë për të bërë derisa të zgjidhë problemet lidhur me të drejtat e grave. Demagogët kanë ditur gjithmonë se çfarë të bëjnë: marrin ndeshtrasha dramatike, i fryjnë ato, duke portretizuar, fjala vjen, krahun më të korruptuar të kishës katolike si krahun përfaqësues të të gjithë katolicizmit, ose wahabitët e sotëm fondamentalistë si përfaqësues të Islamit (më përfaqësues se sa myslimanët e shumtë të Indonezisë, të cilët s’e patën hiç për gjë të zgjidhnin një grua në krye të punëve të tyre, gjë që amerikanët s’e kanë bërë ende).

Në shekullin e XIX-të frikërat mbaheshin ndezur e ushqeheshin prej librave të shkruar nga njerëz, të cilët mëtonin “t’i kishin ikur thonjve” katolicizmit. Në këta libra rrëfeheshin në mënyrë ngjethëse e dridhmuese orgjira priftërinjsh e murgeshash; rrëfehej gjithashtu, se si rrëmbeheshin vajza e mbaheshin në qilarë të fshehtë, se si shtihej në punë për të përdhunuar murgeshat një rrjet tunelesh i ndonjë manastiri. Një grua, që ngrinte pretendimin se kish qënë një skllave seksi e një prifti, shkruajti një libër kujtimesh, në të cilin thosh se katolikët vrisnin djem të rinj, dhe mishin e tyre e grinin për ta bërë salsiçe për ta nxjerrë në shitje.

Këto lloj rrëfenjash shërbyen për të përndezur e trazuar keqas ndërgjegjet e ndoca patriotëve, të cilët më 1834, afër Bostonit, sulmuan manastirin e ursulinëve, dhe i vunë flakën atij. Dyshime kësodore kanë patur për tabelë qitjeje emigrantët e të gjitha stinëve e të gjitha llojeve. Gjatë Luftës së Parë Botërore u përhapën thashetheme, sipas të cilave gjermano-amerikanët po helmonin ushqimet, gjë që e bëri presidentin Theodore Roosevelt të lëshonte paralajmërimin, se “socialistët e gjermanizuar” ishin “më të këqinj se sa një murtajë”.

Retorika anti-Semite asnjëherë nuk ka reshtur së mbrojturi tezën, se çifutët komplotojnë kundër Shteteve të Bashkuara. Nga një anketim i vitit 1940 rezultoi, se 17 përqind e amerikanëve i konsideronin çifutët një “kërcënim për Amerikën”.

Kinezët këtejpari janë denoncuar, përndjekur, e linçuar; në vitin 1945, kreu i një komisioni qeveritar s’e pati për gjë të nxiste publikisht “shfarosjen e japonezëve me kuç e me maç”. Ndërsa ngjarja që na mbulon me turp është një tjetër: racizmi anti-aziatik na bëri që, gjatë Luftës së Dytë Botërore, të internojmë 110 000 japonezë.

Sa më sipër është trashëgimia jonë. Dhe më e bukura është që secili grup, me t’u pranuar pas mundimesh të mëdha si pjesë e kombit amerikan, është bërë pjesë e histerisë kundër grupit të sapombërritur (në vitin 1930, një radio e Atit Charles Coughlin nuk linte gjë pa thënë kundër çifutëve në emisionet e veta). E njëjta plagë ka zënë të malcohet për herë të n-të: nuk lihet gënjeshtër pa thënë lidhur me besimin fetar të Presidentit Barack Obama, ndërsa përpjekjet për ta shtënë ligsht në punë frikën prej qëndrës islamike të propozuar për t’u ngritur në Manhattan nuk kanë të reshtur.

Por ne kemi, gjithashtu, edhe një traditë tjerë të lavdishme, të mpleksur me trashëgiminë e mësipërme, në historinë amerikane. Është tradita e tolerancës, e dashurisë për tjetrin, dhe e lirisë së besimit fetar, e cila ka rezultuar në çdo kohë të jetë më e fortë se sa impulset e lëvizjes Know Nothing.

Ne u kemi bërë thirrje njerëzve të moderuar të vendeve myslimane që ta ngrejnë zërin kundër ekstremistëve të tyre, e të vihen në mbrojtje të vlerës së tolerancës, tek e cila ata thonë se besojnë. Ne amerikanët duhet të kemi guximin të bëjmë të njëjtën gjë këtu brenda.

Marrë nga gazeta New York Times, shtator 2010
 

40 Komente

Nese munden administratoret te shtonin Res Publica tek burimet e shtypit pasi kete shkrim ne shqip une e mora prej website-it te tyre e prandaj vura linkun ne fund.

Nuk i lë respublika... ata e kanë filluar me çensurë që ditën e parë (nuk postojnë komente), imagjino të lënë shkrimet e tyre atje ku nuk mund t'i kontrollojnë (dhe me ktë nuk dua të them se nuk kontrollojnë edhe Peshkun).

 ore emin..................

Prape me ameriken ti????

Do t'a hash!!!!

Autori harron te thote se ne shumicen e rasteve, fobite kolektive jane vetem instrumenta mobilizimi per qellime te caktuara te nje grupi te vogel elitar.

Psh fobia antikatolike e fundshekullit te 19 sherbeu si arsyetim moral i kolonizimit ekonomik te amerikes qendrore prej USA, kolonizim qe vazhdon ende. Kaq i forte qe ndikimi politik i kompanive United Fruits, sa sot eshte ende ne perdorim termi republike bananesh.

Justifikimi moral qe i tipit: Latinet katolike ne fund te fundit jane kafshe. T'a kene per nder qe punojne per ne.

Fobia antiislame qe eshte ne xhiro sot, eshte emertimi "moral" i kolonizimit te vendeve te naftes dhe mbajtjes gjalle te shtetit Izraelit.

Arsyetimi moral: Ne fund te fundit po eksportojme demokracine.

Une jetoj ne vlore dhe me kujtohet fobia kunder shik ne 97. U fol qe u vra nje student dhe po vinin maloket te vrisnin dhe perdhunonin gjithe vloren. Kjo fobi mobilizoi turmen qe beri makabritetet qe u bene. 

Logjika eshte e thjeshte: Sa here na duhen njerez per te vrare njerez te tjere, u futim friken.

Rasti i atij pastorit gjerman, me ndjeni, evangjelist, me mustaqe eshte thjesht nje ushtar i propagandes qe ka dale pa dashje nje cike nga rreshti.

Mbase pa lidhje, po m'u kujtua tani;

Nuk e di se cili president amerikan ka qene kur e kritikuan se po jepte ndihma "nje diktatori" (ndihma per te luftuar terrorizmin por qe ky "dikatori" po i perdorte per te manipualuar zgjedhjet ne vendin e tij)

Dhe ky (presidenti) qe e pranoi duke thene: - E vertete, ai eshte bir "kuklle"( po e shkruaj per etike keshtu), por ama, ai eshte biri yne, "i kuklles" smiley

 Ajzenauer per Batisten e Kubes. 

Mentaliteti yne eshte mentalitet "kukllash" ( per te respektuar etiken tende, Flo ). Ne gjithnje kemi respektuar, me te fortin e lagjes, me gangon e qytetit, ne laberi po te mos jepje proven se dije te vidhje, nuk te jepnin nuse, ne malesi nje bajraktar me emer kur ju ankua dikush per te birin se i kish vjedhur dicka, i tha: T'a paguaj dyfish, por mos ja prish diren djalit se e ka sefte ( per here te pare ).

Kjo eshte arsyeja kryesore qe ne opinionin shqiptar kurre nuk eshte ngritur ndnj ze real antiamerikan. Kjo eshte arsyeja qe ne Shqiperi Bush u prit me mire se ne Texas. kjo eshte arsyeja qe ne shqiperi, ne pikun e bombardimeve izraelite ne gaza, shtypi botonta artikuj per "terroristet" qe hidhnin ndnj katjushe qorre. Kjo eshte arsyeja qe ne fillimet e veta UCK trajtohej prej "pronareve te mendimit" ne shqiperi si terrorriste dhe vetem kur USA, per qellimet e veta, e perkrahu publikisht, u shnderruan ne heronj.

E shume te tjera.....

Ne kemi fobi qe te jemi ne krahun e humbesve, dhe ironikisht, kemi ca kohe qe jemi prej tyre............

 

Vertet kenqesi te dialogosh me ty t smiley

 gjithashtu Flo!

Une postimin bera, le ta haje Mustafa Nano se te web site I tij I ri e mora...

 ore jetokerke ne amerike??????????

Me duket se po na peshkon me stil.

Muci nuk e ha sepse, eshte " dora neve" dmth menaxher mendimi.

 apo s'jemi peshq, mire pa mend se peshq hesapi, por dhe pa uje.

 3000 te vdekur ne territor amerikan nga nje sulm terrorist. Rast i vetem i nje sulmi ne truall tend. Nuk mund te thjeshtohet kaq lehte me termin "injorance" apo "frike ndaj te huajit". 

 eshte per t'u diskutuar ende se si u qorolleps sistemi me i mire ne bote i mbrojtjes ajrore, se si avioni qe gjuajti pentagonin kaloi mes dy shtyllave ndricuese qe kishin 50m distance dhe nuk i preku pavaresisht se e kishte hapjen e kraheve 170 m, se si 3 pilote amatore moren nishan pa ju dridhur qerpiku ndertesa, gje qe sipas eksperteve te aviacionit eshte e pamudur edhe per pilotet eksperte, se si ne world trade center u goditen dy ndertesa, por u shemben tre, ( nje ndertese 40 kateshe e kompleksit qe as nuk u prek nga renojat e dy kullave) apo si djegia e karburantit te avionit, i cili ne kushte optimale nuk e kalon 780 grade celcius, shkriu celikun e kullave qe ka nevoje per 1500 grade celcius..... etj.

Ka shume gjera qe jane per t'u diskutuar.

Me e papara eshte se diku nga nentori i 2001 nje historian amerikan zbuloi qe nuk ishte rasti i pare. Ai pretendoi se Romen nuk e dogji Neroni por ishin vertet te krishteret qe e dogjen ate........

Eshte e vertete se pavaresisht se kush e beri realisht, 11 shtatori, shkaktoi reagim tek populli vella amerikan. Por nqs fobia nuk do te ishte e orientuar, do te kishte reagime normale te tipit: c'na plasi trapi per ate cep te botes????

U blejme naften dhe kaq. 

Fakti qe fobia u ndertua ne menyre te tille qe te mobilizonte nje ekspansion ushtarak, tregon qe s'ishte fobi e natyrshme ( nqs ka te tilla ), por e tipit me udhezim nga lart dhe iniciative nga poshte

 Te lutem, me keto teorite komplotiste. 

Per kete punen e Neronit s'te marr vesh ku do te dalesh. Zjarri qe thua ti nuk eshte vene as nga te krishteret as nga Neroni, por pati rene sic bie normalisht ne qytete te tilla. Londra eshte djegur disa here. Eshte e vertete qe zjarri qe dogji Romen i sherbeu Neronit te bente ndryshime urbanistike, sic eshte e vertete qe te krishteret jane persekutuar ne Romen antike, por jo ne rastin specifik. 

.....................se si avioni qe gjuajti pentagonin kaloi mes dy shtyllave ndricuese qe kishin 50m distance dhe nuk i preku pavaresisht se e kishte hapjen e kraheve 170 m...............

- Nuk di gje per distancen midis dy shtyllave , por di qe s,ka (akoma) avion qe te kete hapjen e kraheve 170 m.

.................se si 3 pilote amatore moren nishan pa ju dridhur qerpiku ndertesa, gje qe sipas eksperteve te aviacionit eshte e pamudur edhe per pilotet eksperte, ..............................

- Ke udhetuar ndonje here me avion ti ? Nqs se po, do kishe pare qe piloti eshte shume precis ne ulje dhe as qe behet fjale per te devijuar nga vija ne piste. Po te kesh pare filmin dokumentar per keta pilotet terorista, instruktori i tyre tha se ata asnjehere nuk kushtonin vemendje si te ngrinin ose te ulnin avionin por vetem si ta drejtonin ate.

Rast i vetem i nje sulmi ne truall tend. Nuk mund te thjeshtohet kaq lehte me termin "injorance"...

Rasti i vetem ne... shekullin e 21-te e ke fjalen?

 Ne SHBA them. Perjashto Pearl Harbour, qe s'ma merr mendja ka te njejtin perceptim si pjesa kontinentale.

Ne Sh.B.A po them edhe une. Kontinent apo ishull, Pearl Harbor eshte pjese territoriale e Shteteve te Bashkuara. Po keshtu cdo ambasade Amerikane, baze ushtarake dhe madje dhe anijet quhen pjese territoriale e Shteteve te Bashkuara.

Meqe u kujtove per Pearl Harbor, mos harro as betejat me Meksikanet ne Teksas, sulmin e brendshem terrorist ne Oklahoma City, etj. etj.

 Mire, mire pjese territoriale jane, po s'eshte e njejta gje. Edhe betejat me meksikanet jane te kohes te krijimit te shtetit. Ajo qe dua te them eshte, qe si shtet, nuk kane pesuar asnjehere sulme armike ne territor tyre si psh shtetet europiane.

 s'jane teori komploti por dyshime te arsyeshme te formuluara nga eksperte perendimore.

Neroni akuzoi te krishteret per djegien e romes dhe ky eshte fillimi i persekutimit zyrtar te te krishtereve ne perandorine romake

 t,

Duke u mbeshtetur ne njohurite profesionale, une kam pasur dyshimet e mia ne menyren se si ndodhen gjerat.

Gjithsesi, hekuri ne temperaturat rreth 800 C nuk ka te njejten qendrueshmeri qe ka ne temperaturat normale per te cilat eshte projektuar. Shtoi kesaj edhe nje projektil 85 Tonc me nje shpejtesi 800 km ne ore.. 

Ca me tej, te siguroj se avioni ne pensilvani nuk ish shaka; une di te them se ndonese flitej se ishte nise per ne shtepine e bardhe, ai ne te vertet iu drejtua nje prej centraleve atomike. Rraketat mbrojtese te vendosura rreth atij centrali e rrezuan. Te gjitha ato "regjistrimet" heroike te pasagjerve ishin pjese e nje shfaqje radiofonike te nevojshme.

History channel dha (dhe po ri-jep ne ket moment) nji dokumentar te gjate mbi teorite e konspiritetit te 9-11 ku ekspertet vihen perballe pretendimeve te konspirusve dhe japin pergjigje cdo argumenti.

E pashe me vemendje dokumentarin. Nese kesaj I thone"debunking," dhe atyre "eksperte," (vecanerisht ai djali I ri nga Popular Mechanics, I cili per cudi ishte ekspert per pothuajse te gjitha pyetjet e ngritura nga "konspirator-istet...) atehere kjo pune vertet mban ere te qelbur. Gjuha e perdorur ne dokumentar ishte manipulative, duke lene pershtypjen se te gjithe ata qe kane pyetje mbi sep.11 kane pas kesaj gjeje axhenden e tyre politike dhe jane vecse narciziste duke qene ne te njejten kohe gati gati anti-humane. Levizja e 'conspiracy theory' (dhe kam probleme me kete emer qe I vihet gjithkujt qe ka pyetje mbi ate ndodhi te trishte e traumatike) natyrisht qe ka edhe leshkot e trolls te saj, por nuk ta mbulosh diellin me shoshe. Me mijera pilote, inxhiniere dhe akademike te tjere bejne pjese ne kete levizje. E pra, dokumentari nuk merrej fare me ta, duke I rrasur te gjithe ne nje thes. Turp!

  1. Djali i ri nga Popular Mechanics nuk eshte ekspert per te gjitha pyetjet e ngritura, por e kane marre si zedhenes per kerkimin dhe perfundimet qe beri Popular Mechanics.
  2. Ndoshta djali i PM ishte i ri - por me duket se ata djelmoshat e anes tjeter ishin edhe me te rinj, apo jo?

Nuk e kisha pare qe I paskerkeshin caktuar ate rol. Pyetja jote eshte e pavend dhe e ceket, sepse "djelmoshat" ne fjale nuk pretendojne te jene eksperte, pervecse kane mbledhur deshmi e kane pyetur specialistet e fushave te ndryshme. Ata jane filmmakers, te cilet kane patur ndershmerine dhe kurajon te pranojne edhe vete keqinterpretimet qe kane bere ne versionin e pare te Loose Change.

Pyetja ime ishte e njejte me ate tenden qe the per djaloshin e papjekur te PM. Pra le te luajme me te njejten monedhe.

Edhe mua personalisht ca gjera me duken te dyshimta, por ka specialste shume me te zote se une.

"Trashegimia" amerikane kerkon nje lloj 'initiation ceremony' e cila kerkon shkrirjen e identitetit para amerikan ne te famshmin 'kazan i shkrirjes' amerikane. Kujtoj shume shqiptare qe jane gati te japin jeten per ShBA-ne ne rast se e kerkon nevoja. Krahasoni me shqiparet e Kanadase qe s'e rrujn hic

Sa më sipër është trashëgimia jonë. Dhe më e bukura është që secili grup, me t’u pranuar pas mundimesh të mëdha si pjesë e kombit amerikan, është bërë pjesë e histerisë kundër grupit të sapombërritur (në vitin 1930, një radio e Atit Charles Coughlin nuk linte gjë pa thënë kundër çifutëve në emisionet e veta

Tani katoliket e cifutet jane grupime njerezish qe kane pasur nje fare nderveprimi me 'bazen' protestante e traditen britanike te ShBA. Po keta nga Arabia e HinduKushi si mund te shkrihen kur edhe rrobat i kane ndryshe?

reaksioni eshte kimik ne fakt: elementet katalitik jane dollari, dollari, dollari dhe ne fund dollari.. 

Une vete jam i prirur te besoj se ka ndodhur ajo qe thuhet se ka ndodhur. Sigurisht qe ka pyetje qe nuk jane ngritur nga teori konspiracioni po nga punonjes te sherbimeve sekrete mbi faktin se administrata u njoftua se po pergatiten plane te tilla dhe nuk jane marre masa etj. Edhe keto, ama, nuk me bejne te ndryshoj mendimin se ndodhi ajo qe thuhet se ndodhi. Por kjo nuk ka lidhje me cfare po debatohet ne artikull. Islamofobia e sotme ne SHBA nuk mund te lidhet kaq kollaj me 11 shtatorin sepse nje nivel i tille islamofobie nuk eshte pare as menjehere pas 11 shtatorit. Shumica e amerikaneve dallonin midis Islamit si feja e nje 1.5 miliarde muslimaneve dhe nje grupi radikalesh. Ajo qe po ndodh sot, me investimin e qarqeve te njohura te se djathtes, think tanks te njohur, blogs, FOX NEWS etj, eshte se ky dallim eshte fshire ne mendjen e shume njerezve te cilet tani besojne se jane nen nje sulm ku Amerika eshte nen rrezikun e islamizimit, vendosjen e sheriatit, se islami ne fakt nuk eshte fe por nje lloj kulti diabolik e sigurisht kishat e fisit ideologjik te ketij pastorit Jones kane luajtur rolin e vet. Kesisoj, edhe Kristof thote qe fryma te tilla mbeshteten mbi ndonje ngjarje te vertete, sic ishte dikur se katoliket nuk ja thonin shume ne punet e demokracise, por faji eshte ne pergjithesimin dhe diabolizimin e grupeve masive popullsie mbi perceptime mbeshtetur cektazi mbi ngjarje apo dije faktike.
 

emin. Ceshtja e 11 shtatorit eshte konceptuale. Ne historine boterore, sa here qe dikujt i eshte dashur te beje lufte, ka ndodhur nje "11 shtator" qe e ka justifikuar. Imagjino psh sikur Gjermania t'a kishte fituar luften e dyte boterore! Historia do te njihte si fajtore te luftes Polonine, per ate sulmin qe i beri atij radiostacionit anonim ne kufirin gjermano-polak.

Kristoff ta thote qe nuk eshte faj, eshte tradite

, por faji eshte ne pergjithesimin dhe diabolizimin e grupeve masive popullsie mbi perceptime mbeshtetur cektazi mbi ngjarje apo dije faktike.
 

Jo mer ti jo. Ai thote qe eshte pjese e riciklimit historik po perderisa sjell diskriminime bashkesishe mos mendo se Kristof po thote se e kemi tradite kombtare tani e keshtu qe si cdo popull ka zakonet e veta dhe amerikonet e kane tradite me diskriminu nga pak. Eshte e qarte dhe per te qe kjo eshte e denueshme dhe ve dhe gishtin te sharlatanet si G.B qe jane mbrapa ketyre puneve.

Eshte e qarte dhe per te qe kjo eshte e denueshme dhe ve dhe gishtin te sharlatanet si G.B

Pata pershtrypjen se 'gjishtin' nuk ja vuni Bushit, po amerikonit mesatar qe s'e rru trapin e s'lu prej veni pergjate 'spazmave te 'bigotry'-se'. OK, s'po e qujm 'tradite' por po e qujm kombin Amerikon si 'spazmodik'. If the muslims want in they must get the same spanking as the Catholics(i.e. irish) and Jews.

Pergjigjja e duhur muslimane o "Flmd prej zotnise tate, ma fut ene i her se ma fut bukur".

 

P.S "Sharlatani" Bush ishte ai qe i biente daulles te "Islam means peace".

Une nuk e mar vesh ku e sheh ti kete 'spanking' si kusht integrimi ne kete artikull. 'Spanking' eshte ngjarje jo kusht antarsie. Une nuk e di as ku e ke mare vesh ti kete punen se cdo grup, qofte katolik apo hebre ka pas thene ne kohe te vet 'me bjer gjersa te me pranosh brenda.' Ne te kundert, shume nga lirite civile qe gezojne grupe te mevonshme eshte rezultat I perpjekjeve - jo pranimit pasiv te drunit - qe kane bere grupe te me perparshme. Sa per rrobat e ndryshme qe thua se jane bela per integrim, e kane pergatit terrenin hebrenjte hasedike. Ca edhe u duhet te sakrifikojne ca komoditete me shume gra ne kete proces si mormonet... Por cfare Kristof duket te sugjeroje eshte pavaresisht se cdo kohe ka sharlatanet e vet, ku e kisha llafin per Glenin e ores 5 te Foxi qe s'I thahen lotet nga dashnia per venin e vet prape se prape keta grupe nje dite integrohen. Don't you hate that?

ku e kisha llafin per Glenin e ores 5 te Foxi qe s'I thahen lotet nga dashnia per venin e vet

E de..mormon edhe ky. I mesojne te qurraviten neper kisha (i kam pare vete). E forta eshte qe jane te bindur qe ShBA ka pasur projekt shfarosje per ta(shif episodin per mormonet ne American Experience te PBS-it). Kjo provon rregullin qe pas persekutimit behesh amerikan i mire (FBI o tumllas me qurravece faqekuqe bjonde mormone) Bottom line: America is one huge frat house. Hazing is a must if u want in. Perndryshe je nje frat house konkuruese..dhe besoj se i di ci bojne freterit njeri tjetrit kur konkurrojne.

Une nuk e di as ku e ke mare vesh ti kete punen se cdo grup, qofte katolik apo hebre ka pas thene ne kohe te vet 'me bjer gjersa te me pranosh brenda.'

Me fal po ca kujton ti se o ai kazani metaforik i shkrirjes(apo Reform Judaism)..metafora ime eshte me e bute

Jepi ci hahet i thone disa komenteve ketu per teorite e konspiracionit.

Po mire mor ...... spo ju a them cfare more .....jeni..... te jeni kaq te vegjel ne moshe sa te besoni tek Plaku i Vitit te ri me peshqeshe? Nejse sja vlen te flitet Vec te vjen keqe dhe te mendosh se keta duhet te kene nja dy gram shkolle. Vec ne jane ........ bathoriste.....apo cecene ...... atehre ndryshon puna

 

ai muhabeti i plakut te vitit te ri vete shume paralel me versionin zyrtar te 11 shtatorit. Mgjs nuk u hodh ndnj teori komploti, ta themi midis nesh, plaku i vitit te ri nuk ekziston.

jo o burr, ekziston po e ka mor peng mafia

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).