Një përplasje misterioze e veturës është këmbëza për një tregim të errët, si në ëndërr, të dashurisë dhe pushtetit.
 
Romani i ri i Ismail Kadaresë fillon në një mëngjes të njomur me shi, në autostradë drejt aeroportit të Vjenës, kur një taksist përplaset nëpër gardhin e sigurisë, duke vrarë të dy pasagjerët e tij dhe duke e lënë vetën të lënduar rëndë. Duket si një tragjedi e llojit të përditshëm por, për arsye kurrë të shpjegueshme, raporti i shoferit i asaj çfarë ka ndodhur menjëherë para se ai të humbë kontrollin e veturës shkakton konfuzion. Çifti në ulësen e prapme, ka thënë ai, dukej sikur “po tentonin të putheshin”. Për arsye që kurrë nuk janë tërësisht të qarta, është një sugjerim se ky akt, siç duket i padëmshëm, mund të ketë përshpejtuar katastrofën. 

Të vdekurit ishin të nacionalitetit shqiptar dhe vdekja e tyre bëhet subjekt i një hetimi të gjatë të kërkuar nga qeveritë e dy shteteve, Serbisë dhe Shqipërisë. I vdekuri, i njohur vetëm si Besfort Y, kishte punuar për Këshillin e Europës dhe kishte pasur një lidhje të pashpjegueshme me hetimet për krime lufte të ndërmarra nga Haga. Del në shesh fakti se ai dhe gruaja, Rovena, një praktikante në Institutin Arkeologjik, kanë pasur një aferë të pasionuar nëpër hotelet evropiane gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit. Dhe derisa dëshmitë grumbullohen nga disa njerëz të afërm të tyre, fillon të duket sikur përplasja të ketë pasur një shkak më keqdashës. 

Sekuenca e errët si ëndërr që vijon është terren i njohur për Kadarenë, fitues i shpërblimit International Booker vepra e të cilit është përkthyer në më shumë se tridhjetë gjuhë. Romanet e tij të mëhershme të njohura, sikurse “Pallati i ëndrrave”, kanë dokumentuar dimensionet paranojake, absurde, shpeshherë ‘kafkaeske’ të jetës nën regjimin e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, ndoshta autokrati çuditërisht më i frikshëm i shekullit XX. “Aksidenti” është i vendosur në Shqipërinë bashkëkohore dhe në Europën Qendrore, por hija e shkuar e Hoxhës ende mbetet, sikurse mbetet mjegulla e luftës që e kishte njollosur tërë gadishullin ballkanik gjatë viteve 1990-të dhe në fillim të viteve 2000. Është një vend ende dendur i përhumbur nga “çdo neveri e mundshme e njohur në këtë botë – vrasje, bombardim, vënie e popullatave të tëra në fytin e njëri tjetrit”. 

Ky sfond sensacional luan një rol përbërës në këtë rrëfenjë me formë të ndryshueshme të dy njerëzve të kurthëruar nga njëri tjetri, dashuria e tyre e destinuar të vdesë madje edhe kur ata kërkojnë një “të çarë nëpërmjet së cilës mund të ikin” – jashtë tregimit të tyre, jashtë kohës. E shënjuar me motive të pafundme nga folklori shqiptar, përfshirë tradhtinë, incestin, turpin dhe neverinë, sikurse edhe temat tragjike nga Platoni, Virgjili dhe Servantesi, kjo pjesë e narracionit është një “ndërhyrje e mençur” duke shpalosur dyzetë ditët e tyre të fundit, të përpiluara nga një hulumtues obsesioni i të cilit me rastin kurrë nuk shpjegohet, por i cili përfundimisht është i habitur nga pyetja pa përgjigje: “Çfarë të drejtë kemi në këtë natë të zezë të pyesim rreth gjërave që janë përtej fuqive tona për t’i parë?” 

Nxjerrja në shesh se misteri kurrë nuk zbërthehet plotësisht nuk e shkatërron tregimin, por nënvizon atë që ky libër nuk është: roman policor konvencional. Në vend të kësaj, është një eksplorim provokues i së keqes në marrëdhëniet njerëzore. Në disa vende karakterizimi është i rralluar – një lutëse e bukur me tendenca safike, e cila përfundimisht mbetet e bindur ndaj një njeriu, gjithmonë duke ia ofruar veten atij që mban erë të freskët pas preparateve të zgjatura në tualet. Por ky nuk është, në fund të fundit, roman realist. 
“Shqipëria të ha,” një mik i Besfortit i thotë atij pas largimit për në Belgjikë në vitin 1990. Ajo të çon në dëshpërim dhe nëpër kthesa, por nuk ka ikje prej saj. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për këtë libër: është një gërmim i plasaritur, ndonjëherë detyrues dhe demoralizues i dashurisë, pushtetit dhe artit të papërkryer të rrëfimit. 

The Observer
Përktheu: Alfred Beka

33 Komente

Romani i ri i Ismail Kadaresë fillon në një mëngjes të njomur me shi, në autostradë drejt aeroportit të Vjenës, kur një taksist përplaset nëpër gardhin e sigurisë, duke vrarë të dy pasagjerët e tij dhe duke e lënë vetën të lënduar rëndë. Duket si një tragjedi e llojit të përditshëm por, për arsye kurrë të shpjegueshme, raporti i shoferit i asaj çfarë ka ndodhur menjëherë para se ai të humbë kontrollin e veturës shkakton konfuzion. Çifti në ulësen e prapme, ka thënë ai, dukej sikur “po tentonin të putheshin”. Për arsye që kurrë nuk janë tërësisht të qarta, është një sugjerim se ky akt, siç duket i padëmshëm, mund të ketë përshpejtuar katastrofën.

Obobobobboboboboboboboobobobo cfare perkthimi! Po me rreqethet mishte, sinqerisht! E turpshme!

 obobobobo, prit se paska akoma... ‘kafkaeske’..?!?!?!?!?!?

Po pra. Dantja eshte dantesk. Kafka eshte kafkian ndersa ato te tij jane kafklliqe.

Me pelqeu shume analiza e Merit

 

Po pra, ne fund "Albania wears you down," perkthehet “Shqipëria të ha,”.

Se kam degjuar ndonjehere kete shprehje. 

"Te ha me gjith lecka", ose "Te hongsha zemren" po, po asnjehere “Shqipëria të ha,”

Ne vend qe kta perkthyes te shpikin shprehje qe nuk do te adoptohen kurre, me mire te perdorin gjuhen e shqipes se perditshme, duke ndimuar keshtu edhe gjuhen.  

"Albania wears you down," perkthehet thjesht "Shqiperia te bo telef" ose "Shqiperia te bo sallate" ose "Shqiperia te merr shpirtin" ose "Shqiperia te lodh", keshtu edhe kuptimi nuk humbet edhe komunikimi lehtesohet. 

 

propozoj : "te ha gjallë" smiley

 "Te drobit",

mund te kete kushedi sa variacione,

se kuptoj per zotin

"te gelltit me gjithe lecka" smiley

 "kollofit"...smiley

"kollofac"

 "Shqipëria të llup"

 ... shqiperia te llufit e te rrekellen me nje gote konjak nga mbrapa.

"memedheu, kjo grykese e madhe"

atdheu, sarhosh i panginjur

"ta pret mishin me gershere"

p.s. e fundit kjo! Na fal village ... smiley

propoNzoj qe shprehja: "shqiperia te llup:, te vendoset tek theniet spektakolare

 "te ha gjalle" e paska pas ndermend zotnia por sic duket "ka ngel ne gjys te rruges" smiley

te ha per se gjalli...  s'behet llaf ë ?

nejse meqe kam lexuar aksidentin mendoj se ajo : "te ha" eshte brenda atmosferes se librit, per mua eshte shume ne rregull shprehja.

 gjeta dhe 1 tjeter; "te shkaterro nervat"

hë dhe ti sikur po qeron oriz smiley

 Na dhe 1 tjeter per ty Flo;

"qeron oriz me doreza boksi". 

 

Ka dëgjuar vallë Mary për polar-ët francezë? Ah Marie, Marie ... smiley

Atdheu - Vendi i shqipeve, po e le, te lidh ke Shpati i Dreqit (apo Dreçit), e pastaj vijnë bijt e Shqipes e te hajnë mëlçinë.

 2 te tjera:

"Te nxin jeten"

dhe

"Te qit kulufruthin" 

po romanin kadareja ne c'gjuhe e ka shkruajtur, se nese e ka shkruajtur ne shqip, dhe ju kerkoni te perktheni ne shqip nje shprehje te perkthyer ne anglisht prej shqipes, atehere i bie sikur po kerkoni te shpikni rroten.

smiley

"dhe ju kerkoni te perktheni ne shqip nje shprehje te perkthyer ne anglisht prej shqipes"

 

twin, kur them une qe ti je i madh... smileysmiley

 

Ne fakt twin, Kadareja e ka botuar me pare ne gjuhe te huaj kete roman, pastaj eshte botuar ne shqip... Gjithsesi s'ma do mendja qe e ka shkruar frengjisht dhe me pas e ka perkthyer shqip, por kushedi... cfare s'ben vaki. Si perfundim, asnjeri nga peshqit s'e paska lexuar akoma, me duket.

 

Kadare, “Aksidenti” vjen edhe në shqip
14/05/2010 20:35

Kadare, “Aksidenti” vjen edhe në shqipIshte dëshira e vetë autorit që për 5 vite libri të mbetej në sirtaret e shtepisë botuese Onufri, të publikohej më parë në disa gjuhë të huaja e më pas të përfshihej në veprën e plotë  20 vellimëshe të Kadaresë të prezantuar nëntorin e kaluar.

Romani “Aksidenti”, i shkruar ne vitet 2003-2004, vetëm sot sheh dritën e botimit më vete, me një histori të mistershme aksidenti që shërben si pikënisje për të shpjeguar një histori të nderlikuar dashurie.

Parathënia e botimit francez paralajmëron se në këtë roman ambicioz dhe kundër rrymës, Kadare i kushton një vend të paparë më parë temës së seksualitetit, cka do t’i befasojë lexuesit e tij.

Aksidenti në kilometrin e 17-të të një rruge, u merr jetën 2 të rinjve, të cilet edhe pas 9 vitesh bashkë i përjetuan por nuk i kuptuan ndjenjat e tyre. Rovena dhe Besforti, dy personazhe në kërkim të dashurisë së pashpikur që në fund të romanit, ashtu sikurse në fillim, të lenë me një enigmë të madhe.

aty e kam, te bufeja, me ka ardh qe nga amerika me shprehjen e prindit 'ta solla po kadarene une s'po e lexoj dot me' (i shkreti prind vazhdon dhe i lexon cdo gje, gjithsesi). s'besoj se do ta lexoj.

por shkrujta ketu per nje hahahahha per emrin besfort, ku i gjen o lla!

te jete per te lexuar per seksin pastaj jo jo jo absolutisht jo prej kadarese, nuk mundem smiley

A e ka kopertinen e bukur, te pakten? smiley

s'me kujtohet tani, me duket se ka nje nudo. let me gugell around.

Aty mes gotave te "kristalit" e ke vene? Kushedi sa bukur ngjan bufeja! smiley

hahahahha jo o goc, nje kopertine e tille meriton te rrije vetem horizontalisht.

Roman i ri Ismail Kadaresë fillon një mëngjes shiu-ngjyhet, në autostradë shkon drejt aeroportit Vjenë, kur një shofer taksie crashes përmes pengesë e sigurisë, duke vrarë dy pasagjerët e tij dhe duke e lënë veten të plagosur rëndë. Ajo duket si një lloj përditshme e tragjedi, por, për arsye kurrë nuk shpjegohet, raportin e drejtuesit e asaj që ndodhi menjëherë më parë ai humbi kontrollin e makinës shkakton konfuzion. Çift në ndenjësen e pasme, tha ai, dukej sikur ata ishin "duke u përpjekur për të puthur". Për arsye që nuk janë krejtësisht të qarta, ka një sugjerim që këtë akt në dukje i parrezikshëm mund të ketë shkaktuar katastrofë.

Janë shtetas shqiptarë të vdekur dhe vdekjet e tyre të bëhet subjekt i një hetim të gjatë kërkuar nga qeveritë e të dy Serbisë dhe Shqipërisë. Njeriu i vdekur, i njohur vetëm si Besfort Y, ka punuar për të Këshillit të Evropës dhe kishin një lidhje të paspjegueshme të hetimeve të krimeve të luftës që po zhvillohet në Hagë. Ai del se ai dhe gruaja, Rovena, një mjek praktikant në Institutin Arkeologjik, ishte kryer një çështje pasion në hotele në të gjithë Evropën për 12 vitet e fundit. Dhe si dëshmitë janë mbledhur nga disa njerëz afër tyre, ai fillon të duket si përplasje mund të ketë pasur një shkak më shumë i ashpër.

 

Errët, rend dreamlike që vijon është e njohur terrenin për Kadare, një fitues çmimi Booker International puna e të cilit është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë. romanet e mirënjohura të tij të mëparshëm, të tilla si Pallati i Ëndrrave ", kanë dokumentuar paranojak, absurde, shpesh dimensionet Kafkaesque të jetës nën diktatorit Enver Hoxha shqiptare, ndoshta më e bizarrely despot i tmerrshëm të shekullit të 20-së. Aksidenti është vendosur në Shqipëri bashkëkohore dhe të Evropës qendrore, por nis hije Hoxhes ende gjallë, si ka mjegull e luftës që plot gjithë gadishullin e Ballkanit gjatë viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000. Është një vend ende i përhumbur dendur nga "çdo neveritshme e mundur të njohur në këtë botë - për vrasjen, bombardimi, duke popullsi të tërë në fyt njëri tjetrit".

Ky sfond i zbetë luan një rol integral në këtë përrallë shapeshifting e dy njerëzve të bllokuar nga njeri tjetrin, dashurinë e tyre të destinuar të vdesin madje edhe si ata të kërkuar për një e çarë "përmes të cilit ata mund t'i shpëtojnë" - nga historia e tyre, nga koha. Shtresa me motive të panumërt nga e folklorit shqiptar që përfshin tradhëti, incest, turpi dhe tmerri, si dhe tema tragjike nga Platoni, Virgil dhe Cervantes, këtë pjesë të tregimit është një "crabwise" shpalosej e tyre të fundit 40 ditë, hartuar nga një studiues e të cilit makthi vet me rastin kurrë nuk është sqaruar, por që është në fund të fundit i urryer nga pyetjen pa përgjigje: "Çfarë të drejtë kemi marrë në këtë natë i zi pisë të ju pyes për gjërat që janë jashtë mundësive tona për të parë?"

Për të zbuluar se mister nuk është zgjidhur plotësisht nuk prishin histori, por thekson ajo që ky libër nuk është: një roman policor konvencionale. Në vend të kësaj, kjo është një eksplorim provokative e underside i keq i marrëdhënieve njerëzore. Në vendet karakterizimi i hollë: Rovena, në veçanti, strays shumë të afërt me një projeksion të aksioneve të fantazi mashkull - një lutës bukur me tendenca sapphic, por që në fund të fundit mbetet i bindur për një njeri, duke ofruar gjithmonë veten deri në atë që mban erë të freskët pas banjo zgjatur përgatitjet. Por kjo nuk është, në fund të fundit, një roman realist.

"Shqipëria lodh poshtë," një mik i Besfort tregon atë pas largimit për në Belgjikë më 1990. "Ajo ju drejton në dëshpërim dhe ju dërgon raundin e bëj, por nuk ka ikin e saj." E njëjta gjë mund të thuhet për këtë libër: se kjo është një gërmim të meta ende i sëmurë dhe unnerving e dashurisë, të energjisë dhe artin e pakryer e tregimit.

 

Perktheu: Google Translate

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).