Ky ishte titulli i referatit të motrës Maria-Kristina Färber në kongresin "Me përgjegjësinë për Krijimin. Sfida ekologjike në Europën Qendrore dhe Lindore" që po zhvillohet këto ditë në Freising të Gjermanisë.

Ai organizohet nga Renovabis, qendra e ndihmës dhe bashkëpunimit të kishës katolike gjermane për Europën Qendrore dhe Lindore. Vendi që po mbytet në plehra është Shqipëria, referati në fjalë është i pari në sallën e madhe të kongresit, pasi janë dëgjuar fjalët përshëndetëse të organizatorëve, kryetarit të bashkisë së Freisingut, arqipeshkvit Schick.

Ka ikur koha kur na digjnin veshët tek dëgjonim vlerësime të tilla për atdheun në forume të rëndësishme ndërkombëtare. Nuk ndihemi më përgjegjës për këtë vend dhe e dimë që nuk mund të ndryshojmë gjë, as dhe në mendjen e të pranishmëve, sidomos kur ato që dëgjon janë të vërteta.

Heqja e përgjegjësisë (virtuale) nga vetja ka ardhur paralelisht me heqjen e shpresës për të dhënë ndonjë kontribut individual kundër së keqes, ajo nuk përbën ndonjë lehtësim, është thjesht dorëzim i armëve dhe mbyllje e njeriut edhe më shumë në guaskën e tij.

Sidoqoftë, pak u gëlltita kur motra Maria-Kristina e çeli bisedën e saj me pohimin që, sikurse e dinë të pranishmit "Shqipëria është rreth 100 vjet prapa pjesës tjetër të Europës".

Në qoftë se ti nga njëra anë s'e ndjen më veten përgjegjës për gjendjen e vendit tënd, nga ana tjetër je përsëri pjesëtar i tij dhe, kushedi, në mendjen e kolegëve ose interlokutorëve në forume të tilla automatikisht edhe përfaqësuesit nga ky vend duhet të jenë në mënyrë proporcionale 100, 50, 30 vjet prapa tyre.

Është ndoshta mendim absurd, por i vërtetë, si pasojë automatike e identifikimit tënd me kombin.
Duke harruar proceset psikologjike (virtuale) që t'i vë në lëvizje një kongres i tillë, ndoqa me shumë vëmendje ato që po tregonte murgesha.

Ajo punon në Shkodër për urdhrin "Udhërrëfyes shpirtërorë" me organizimin e ndihmës për të varfrit, fëmijët, të sëmurët prej vitit 1991. Është bërë shumë e njohur këtu "Varka e Noes", një qendër edukimi e arsimimi për fëmijë.

Tregimi filloi me përshkrimin e plazhit të Velipojës në qershor të vitit 2010, ku kishin shkuar së bashku me motra të tjera për t'u larë. Ishte e pamundur të gjeje një vend të pastër. Kudo mbeturina, qese dhe shishe plastike, vaj makinash, pampers të përdorur etj.

Pranë derdhjes së Bunës plehrat shumoheshin edhe për shkak të prurjeve të mëdha të lumit në ato ditë. Në një kanal aty pranë, lopë që ushqeheshin me plehra, qen të ngordhur të mbytur me sa dukej nga qese, një erë e padurueshme kërme kudo rrotull. Njerëzit hedhin në plazh gjithçka, copa xhami, mbeturina plastike etj. Të ikim që këtej një orë e më parë.

Velipoja, thotë motra, edhe para 10 vjetësh ka qenë një nga plazhet më të pastra e më natyrore të Shqipërisë. E pakuptueshme ajo që ndodhi në një kohë të shkurtër. E pakuptueshme ajo që ndodh me plehrat në Shkodër e rrethina.

Aty ku banojmë shpesh nuk e mbajmë dot dritaren hapur prej tymit të plehrave që digjen nën qiell të hapur. Varrezat myslimane janë kthyer në një vendgrumbullim plehrash, po kështu varrezat e dëshmorëve. (Kjo është edhe politike, mendova me vete, si i djathtë që është qyteti).

E pabesueshme është gjendja edhe në spitalin e qytetit, ku infermieret hedhin pa asnjë vështirësi nga dritarja age e shiringa të përdorura, fasha e lloj-lloj mbeturinash të tjera spitalore. Oborri i pasmë i spitalit është kthyer në një depozitë plehrash.
Tabloja vjen e plotësohet me detaje të tjera.

Një shoqe e saj murgeshë shpëtoi për fije të perit nga një aksident automobilistik kur iu përplas pas xhamit të parmë të makinës një kuti e shqyer kartoni që bridhte mbi asfalt. Kurse ajo vetë kishte gjetur një ditë në një supermarket të Shkodrës një kavanoz me reçel kajsie gjerman.

Tepër e gëzuar për këtë mall nga shtëpia që i mungonte prej kaq kohësh, e kishte hapur dhe kishte lyer bukën me të - për të kafshuar një gjësend me shije të tmerrshme. Kishte parë pastaj mbi kavanoz datën e skadimit të mallit, 9 vjet më parë.

Po përse njerëzit e lënë veten të mbyten në plehra? Edhe njeriu që po mbytet bërtet për ndihmë, vëren Marie-Kristina.

Ata nuk i njohin mirë pasojat e të jetuarit me plehrat, ata nuk e dinë ç'do të thotë të thithësh përditë dioksinën që vjen nga djegia e tyre, ata nuk e dinë më se si është e bukura, një peizazh ose një qytet pa plehra, ata janë të mësuar me të keqen. Ose e kuptojnë dhe janë depresivë, letargjikë.

Një djalë 25-vjeçar më thotë: kot mundohesh. Ne nuk do të ndryshojmë asnjëherë, ne nuk kemi kulturë. Ose marrin një qëndrim fatalist: dikur do të ndryshojë, d.m.th., e nënkuptuar dikush do vijë dhe do ta ndryshojë, por jo ne.

Ndërsa dëgjon problemet ekologjike që kanë vende të tjera të Lindjes: Hungaria, Rumania, Ukraina, Bjellorusia, vëren se një pjesë janë të ngjashme me ato që ka Shqipëria.

Pas një shfrytëzimi optimist dhe të paskrupullt të rezervave natyrore në frymën e ideologjisë komuniste që thotë se njeriu është zot i natyrës, ka zbritur një kapitalizëm liberal po aq optimist për përfituesit, me moton e rritjes ekonomike dhe GDP-së, por me pasoja tepër të rrezikshme për mjedisin dhe ruajtjen e bazave të jetës. E veçanta e Shqipërisë nuk është thjesht që vendi po mbytet në plehra, jo, kjo është tek e fundit një pasojë e jashtme e një qëndrimi të brendshëm.

Plehrat një ditë do të zhduken dhe nga rrugët, brigjet, plazhet rreth Shkodrës, sikurse po zhduken nga rrugët e Tiranës. E veçanta e Shqipërisë, ajo më e rënda mendoj, është mungesa e mendimit dhe veprimit në bashkësi te shqiptarët. Në rrethinat e Tiranës, ku banoj, plehrat ka disa kohë që po hiqen.

Por, ndërkaq, me shpejtësi të frikshme grabitja e peizazhit, që dikur përbënte kurorën e gjelbër të Tiranës. Janë shtuar vara-vingot e kamionëve të rëndë që bartin dhe hedhin ku të mundin dheun e gërmuar të kodrave, në radhë të parë rreth e përqark liqenit Artificial.

Ekskavatorët po u ngjiten ullishtave të fundit te zona e njohur si e lapidarit dhe po i shkulin rrënjët shekullore nganjëherë me dhjetëra në ditë. Përmes rrugës kryesore të Saukut vrapon një përrua me ujëra të zeza, prej muajsh, banorët anash mesa duket janë të mësuar me të. Kohët e fundit ka ardhur këtu një grup punëtorësh të ujësjellësit të Tiranës, sepse disa banorë kishin hapur tubacionin kryesor dhe duke e këputur për veten e tyre kishin lënë gjysmën e fshatit pa ujë.

Nga këto pak të dhëna kupton se banorët tanë janë të pambrojtur jo vetëm nga pushteti qendror, që nuk është në gjendje të zbatojë asnjë nga masterplanet e tij apo vendimet e KRTSH (për mbrojtjen e kurorës së gjelbër ka vendime të qarta), por as nga vetja. Banorë të pambrojtur nga vetja do të thotë banorë që nuk jetojnë në bashkësi.

Shqiptarët kanë një kundërshtim gati natyror ndaj bashkësisë. Ata përgjithësisht duan familjen, farefisin, por jo fqinjin. Këtu sundon mosbesimi, dyshimi se fqinji po ia hedh dhe po përfiton në kurriz të tij, çka edhe ndodh shpesh, me sa duket ngaqë pritet medoemos.

Te ne banorët vërtet kanë zgjedhur një kryetar dhe një kryesi komune, kryetari, urbanisti, kryeplaku dhe të tjerët e kuptojnë veten veç si shushunja që pinë gjakun e komunës, si shitblerës lejesh ndërtimi, me një fjalë ingranazhe të atij sistemi që po na merr frymën dhe që ka të vetmin parim: tokës mund t'i marrësh gjithçka dhe nuk duhet t'i kthesh asgjë, përveç jashtëqitjeve.

Mungesa e mendimit bashkësinor dhe komunal bashkë me veprimin në bazë të tij, është sot e keqja më e madhe e Shqipërisë. Ne tregojmë nga politikanët si e keqja jonë më e madhe, por këtë e bëjmë vetëm për të qetësuar ndërgjegjen e keqe që nuk bëjmë asgjë me njëri-tjetrin, nuk mbrojmë dot as rrugën ose hyrjen ku banojmë.

Shembulli më i parë dhe klasik janë ata që bërtasin më fort, analistët tanë bie fjala, sepse dhe ata janë krejt të paaftë të krijojnë me njëri-tjetrin ndonjë shoqëri civile. Kjo, natyrisht, u krijon kushte qeveritarëve dhe gjithë njerëzve të tjerë me pushtet të bëjnë qejf me pasuritë e Shqipërisë, t'i tregtojnë e koncesionojnë ato si t'u dojë e bardha zemër.

Ja këto mendime më ngjalli referati i motrës Marie-Kristina për vendin që po mbytet në plehra, në vazhdim të përshkrimit që i bëri ajo letargjisë dhe fatalizmit të banorëve. Në mbyllje, murgesha zvicerane tregoi se si e kishte arritur një organizimin e vogël të heqjes së plehrave nga shkolla Varka e Noes që drejton.

Më së pari i ka bërë të vetëdijshëm fëmijët për domosdoshmërinë e ruajtjes së mjedisit. Ata jo vetëm te kjo shkollë po as në vende të tjera nuk munden më të hedhin plehra në rrugë.

Më tej ka organizuar heqjen e plehrave me një karrocë dhe një kalë, pas një fondi që i erdhi nga Gjermani për këtë punë. Karrocierin e parë e pushuan nga puna se gjetën që i zbrazte plehrat në breg të Liqenit të Shkodrës, por tjetri qëlloi punëtor i ndershëm dhe kështu të paktën ai mjedis i vogël në mes të qytetit sot është i pastër.

Por, pyetja mbetet, nëse duhet ta importojmë edhe mendimin dhe nëse ka rrugë të tjera për të ndrequr sadopak kokat në bashkësitë e vogla dhe të mëdha ku jetojmë.

Freising, shtator 2010

16 Komente

Por, pyetja mbetet, nëse duhet ta importojmë edhe mendimin dhe nëse ka rrugë të tjera për të ndrequr sadopak kokat në bashkësitë e vogla dhe të mëdha ku jetojmë.

Jo mer Klos, nuk ke nevojë të importosh mendimin... sepse e dinë edhe gurët se si duhet të jetë edhe se si mund të bëhet (bile Lubonja, u ça i shkreti duke u qarë edhe për ndohtjen akustike).

"Për të ndrequr sadopak kokat" ka dy rrugë, o të shihet se si bëhej më parë (n'kohë t'Enverit) o të shihet se si e bën bota; në të dyja rastet kemi edukim+ndëshkim si mënyrë për të mos shpërndarë plehërat ku të mundemi.

Kam pershtypjen se me "importim mendimi" (jo importim te mendjes) Klosi ka parasysh pikerisht ate qe thua ti Rodeta..."te shihet sesi e ben bota".

"Mendimin" se si duhet të jetë: E KEMI ... bile e kemi pasur dhe e kemi... jo më kot shtoja edhe shqetësimin e Lubonjës që shqetësohej edhe për ndohtje të tjera... gjë që do të thotë që "mendimin" e kemi edhe më të evoluar dhe nuk kemi nevojë të importojmë edukatë gjermano-zvicerrjane.

Problemi është se si, këtë mendim individual, ta vëmë në funksionim të së mirës së përbashkët në emër të kolektivitetit dhe të së ardhmes.

Shembulli më i parë dhe klasik janë ata që bërtasin më fort, analistët tanë bie fjala, sepse dhe ata janë krejt të paaftë të krijojnë me njëri-tjetrin ndonjë shoqëri civile.

Klosi, nismen apo Bashkimin "Shatervani" e quajtet absurde.  E pra, ata analiste qe bertasin fort, vendosen te benin dicka.  Teper minimale kur kihet parasysh situata, ama eshte nje fillim.  Meqe jemi ne kete gjendje mjerane (dhe artikullit nuk do i hiqja asnje presje e pike) atehere keto fillimet/alfat duhet pershendetur e mbeshtetur e jo krahasuar me omegat sic ishte propozimi juaj i nje Partie Jeshile, duke iu referuar rolit te rendesishem qe luajne simotrat ne Europe. 

Formula edukim + ndeshkim fillohet ne nivel lokal.  Ne kete pike jam per ndeshkim, ndeshkim, ndeshkim e ndoshta vjen edhe edukimi pastaj. 

 .."Nje vend mbytur ne plehra.." dhe me jetegjatesine kaqe te madhe,  te te marreve, banore te tij, ky eshte  nje rast qe bota  nuk e ka perjetuar, them une

jetegjatesia e madhe eshte nje genjeshter, ashtu si shume te tjera qe deklarojne institucionet tona.

Personalisht nuk jam supersticioz por zinxhirin e fatkeqesive ne vendin tone, e shoh te lidhur me luften qe i kemi hapur ambientit dhe natyres. Kemi humbur konceptin e bazes se jetes, OKSIGJENIT. Ketu ku jam aktualisht kuptoj shume qarte se cfare do te thote kjo. Njerzit jane aq shume te lidhur me ambientin dhe investojne aq shume per natyre. Them se eshte nje nga sekretet qe jane te pasur edhe shpirterisht edhe materialisht.

 ".... Nga këto pak të dhëna kupton se banorët tanë janë të pambrojtur jo vetëm nga pushteti qendror, që nuk është në gjendje të zbatojë asnjë nga masterplanet e tij apo vendimet e KRTSH ..." 

Kur them une qe qeverine dhe Buall Mavrine nuk e pjerdh njeri, nuk ua ve njeri ne pulle, drejtuesit e Peshkut nxehen dhe ma fshijne komentin. Ore une ju them te verteten, paçka se e hidhur, le te flasi Buall Mavria per luften kundra korrupsionit, per ullinjte, per 1 euroshin, per ndihmen/favorizimet ndaj emigracionit etjera etjera, te gjitha jane pordh me rigon. 

"Për të ndrequr sadopak kokat" ka dy rrugë, o të shihet se si bëhej më parë (n'kohë t'Enverit) o të shihet se si e bën bota; në të dyja rastet kemi edukim+ndëshkim si mënyrë për të mos shpërndarë plehërat ku të mundemi.

Rudeta nje 5 me * nga une

Ka dhenje zgjidhje praktike me te thjeshte .

Cdo dite ne oren shtate te mengjezit keshilli i Ministrave me Saliun ne krye te dale te mbledhe kanoce dhe te fshije rruget me fshesaxhijte e Edit .

Po ka edhe nje propozim serioz si ketej.

Kur Sherbimi Sanitetit te URDHEROJE Policine per masa ndeshkimore , kjo eshte kthesa NR1 . Te tjerat edukohen smiley

Kur Sherbimi i Sanitetit dhe pergjegjesi i Saj do jene me ne ZE se sa gjenerali i Luftes dhe gjenerali i Shishit . Per ate te Luftes e kam shume shume seriozisht , si post SOT  duhet te jete nje VERE ne uje  . Ver llapa e ben me mire se Arben Imami ! 

Ne fakt zgjidhjen me te mire e jep Vagabondi tek "Njeriu qe pa vdekjen me sy" e V Eftimiut, kur keshillon Filimonin  Kandidatin per K/Bashkie qe cdo mengjes ne oren 7 kur njerezia te jene ne rruge per te vajtur ne pune te nxjere fshesaxhijte te fshine rruget.

Por njerezit do te mbyten nga pluhuri- Ankohet Filimoni

Ashtu eshte , por ama ata do te shikojne se Bashkia po punon per fshirjen e rrugeve-ja kthen Vagabondi

Rrofte Z Filimon Kryetari i Bashkise Sone

 Nje psheretime e thelle pasoi leximin e ketij artikulli, eshte vertet e turpshme qe ne vendin tone mungon plotesisht termi "pergjegjesi" ne te gjitha segmentet e kesaj shoqerie. Vete shteti e vete qytetari i thjeshte eshte pergjegjes per kete katrahure mjedisore.  Kete vere qe kaloi bashke me Korpusin e Vullnetareve kemi zhvilluar disa aksione per te pastruar bregdetin Shqiptar. Ishte per ti vene duart kokes te shikoje pseudo pastrimin qe i kishte bere nje komune ne Kavaje  bregdetit.  Plehrat ishin mbuluar me rere.. na u desh te germonim qe ti nxirrnim, sigurisht dhe une u ndjeva sic thoshte nje tjeter anetar i Korpusit te vullnetareve Don Kishote qe luftojme me mullinjte e eres.  Nderkohe ne  plazhe te tjera  plehrat gjenin strehim prane atyre pak pyjeve qe na kane mbetur ne  bregdet. Pashe njerez qe piknikonin pikerisht te rrethuar nga plehrat .. dhe me e keqja eshte se dukeshin te lumtur.. pampers pa fund, shiringa po ashtu  mbi te gjitha qese  e shishe plastike serish pafund .. pandofla e kepuce vetmitare qe me masivitetin e tyre sikur tregonin vertet se ato e mbreteronin bregdetin e dorezuar tashme.. E megjithate ne do te vazhdojme te lutfojme me keta mullinj te pakten per ti thene vetes se u munduam te bejme dicka.. 

Se shpejti grupimi yne do te propozoje heqjen nga qarkullimi te qeseve plastike .. te shohim deri ku do shkoje kjo nisme.. pasi interesat e bizneseve monopolistike duken te martuara me vete politiken..

Më shumë se të luftoni për heqjen e qeseve plastike (sepse do ju duhej të luftonit edhe kundra panolineve dhe këpucëve), do të ishte mirë që të përpiqeshit të ndërgjegjësonit qeverinë dhe njerëzit tek nevoja urgjente e fillimit të riciklimit të mbeturinave.

duke grumbulluar, përpunuar dhe ricikluar plastikën, letrën, xhamin, hekurin dhe aluminin, përveç të mirës ekologjike, me përfitimin ekonomik të ardhur nga këto riciklime mund të organizohet shumë herë më mirë edhe përpunimi i mbeturinave të tjera të pariciklueshme.

 Rudeta pikerisht ate po bejme.. por ti nuk mund te na ndjekesh.. ne po perpiqemi te kombinojme aksionet me mesazhet pra jo thjeshte papagalle normative .. 

12 vjet kryetar bashkie,

Edvini nuk i heq tiranes pislliqet.

IMG_8386.jpg 

 Ka vetem nje zgjidhje: Ate,  ku  na vinte ne rresht Enveri:Aksion Me Goditeje Te Perqendruar.Per heqjen e plehrave.........

   Ndryshe,  aty do ti kemi per tere jeten.Nuk e shifni qe po na vine era LIVANDO? Ambjentimi, djema, ambjentimi me te keqen, eshte tipari dallues i shqerise tone... Ndaj mendojme, punojme e jetojme si .........?

 Kush ma gjen pergjigjen?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).