Tek madhështia e bukuria e atyre maleve, e patrazuar nga koha dhe njerëzit, sikur gjeta, më në fund, prehjen nga lodhja e shëmtisë së ndërtimeve, të plehrave, të rrëmujës e kaosit që më kishte shoqëruar nga Tirana nëpër Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnje, Fier, Vlorë dhe anës rrugëve midis tyre; poende, tek ata male sikur gjeta edhe aleatë bashkëbisedues për të shprehur revoltën që më kishte shoqëruar duke parë këtë shëmti. Në fakt dola nga Vlora i tmerruar. "Che horrore" ishte shprehja që i dilte edhe Deborës herë pas here teksa përshkonim qytetin. Gjëja më normale që më panë sytë përgjatë bregut të Vlorës ishte Shkolla e Marinës, e ndërtuar në vitet '60, sepse vetëm përtej kangjellave të oborrit të saj kishte mbetur pak hapësirë ku njerëzit mund të merrnin pak frymë e të kullosnin sytë mbi pak bar e ndonjë pemë të gjelbër.

 

Në fillim të gushtit u nisa drejt Jugut për pushime, por njëherësh edhe me synimin që të rivizitoj vende që kam përshkruar dhjetë vjet më parë në reportazhin ese "Udhëtim midis magjisë dhe shkatërrimit", të botuar në librin "Albanian Heritage in danger" (Trashëgimia shqiptare në rrezik) - për të bërë pra, mundësisht, edhe krahasimin e mbresave e përjetimeve të së tashmes me ato të dhjetë vjetëve më parë. Së bashku me Deborën dhe vajzën tonë të vogël, Luna, udhëtonte me një makinë tjetër edhe një çift miqsh, bashkëqytetarë italianë të Deborës, që vinin për herë të parë në Shqipëri, Davidi matematicien dhe Yuri, mësuese e shkrimtare. Davidi dukej një vëzhgues i heshtur, shumë kurioz, që s'përtonte të shkëputej nga grupi e të merrte rrugën më këmbë për të parë ç'kishte përtej një kodre apo prapa një shkëmbi. Yuri kishte sensin e humorit të atyre njerëzve që tallen me ankthet dhe frikërat e tyre, që Shqipëria e panjohur dhe plot befasira ia shtonte. Bashkoheshim me njëri-tjetrin kur ndalnim për të pirë ndonjë kafe, për të vizituar ndonjë vend...
, për të drekuar e darkuar. Nuk kishim prenotuar asnjë vend fiks. Çdo ditë do të kërkonim një vend të ri dhe një vendfjetje të re. "Turismo di ricerca" i thonë italianët këtij, që në shqip do të përkthehej "turizëm zbulimi/kërkimi vendesh të panjohura, të reja", që për mua kishte kuptimin e një rizbulimi, meqenëse shkoja në vende që i kisha "zbuluar" dhjetë vjet më parë.
* * *
Gjithnjë e kam parë me një lloj dyshimi idenë e përjetimit apo vështrimit të gjërave me synimin për t'i regjistruar apo për t'i përshkruar për të tjerët. A është autentike një mbresë kur ti e sheh apo fotografon me synimin që ta regjistrosh apo ta përshkruash? A nuk do të ishte tjetër gjë, sikur thjesht ta përjetoje një udhëtim pa të shoqëruar ai syri i shkrimtarit apo gazetarit, apo fotografit që zgjedh dhe fikson mbresa? A nuk të ve kjo në një pozicion që sikur të heq disa liri përjetimi, në këtë rast edhe pushimesh të vërteta? A nuk je i ndikuar nga sytë që ke përdorur më parë për të mos gjetur dot sy të rinj? A nuk e kthen kështu realitetin që ke përjetuar në atë që Baudrillard e quan "simulacrum", i cili sipas filozofit në vend se ta paraqesë realitetin e maskon atë, e simulon atë, e zëvendëson atë, i paraprin atij e krijon atë, e vret atë? Këto pyetje janë të rëndësishme. Tashmë të shkruarit e jetës dhe të jetuarit e shkrimit bëjnë pjesë në mënyrën time të të përjetuarit të realitetit dhe ngritja vazhdimisht e këtyre pyetjeve sikur më ndihmon t'i afrohem sa më shumë realitetit, duke mbetur i vetëdijshëm se midis meje dhe atij ka një distancë të pambyllëshme, se ajo që përshkruaj nuk është tjetër veçse e vërteta ime, realiteti im, shenjat e mija. Tek e fundit ne nuk jemi vetëm mbresat e kujtimet tona, jemi më shumë se kaq. Edhe nevoja për t'ua shprehur ato të tjerëve bën pjesë në këtë më shumë. Ajo bën pjesë në dy nga nevojat tonat më ekzistenciale, ajo për t'u shprehur e ajo për t'u shoqërizuar. E rëndësishme është të jesh sa më i sinqertë me veten dhe me ata të cilëve u tregon si dhe mundësisht të kesh aftësinë për ta dalluar kur bëhesh i mërzitshëm. Me këtë disponim jam përpjekur t'i mbaj shënimet e këtij udhëtimi.
Në dalje të Vlorës
Vetëm kur kalova Vlorën dhe mu shfaq pamja e maleve përmbi Tragjas dhe Dukat mu duk se, më në fund, po gjeja inspirimin për të hedhur shënime.
"O malet e Shqipërisë" më erdhi vetiu ndërmend fillimi i poemës së Naim Frashërit, që e kemi mësuar që në fëmijëri përmendësh. Më doli kjo thirrmë, jo thjesht për shkak të atyre maleve që vazhdojnë të më befasojnë sa herë më shfaqen me madhështinë dhe egërsinë e krepave të thepisura, me mënyrën se si e presin qiellin dhe se si u qëndrojnë retë mbi krye. Ngazëllimi estetik i pamjes së tyre nuk do të më mjaftonte për të evokuar vargjet e Naimit. Thirrma që më doli nuk qe thjesht romantike apo estetike; tek ajo u mpleksën edhe do ndjenja të tjera jo më pak të forta. Tek madhështia e bukuria e atyre maleve, e patrazuar nga koha dhe njerëzit, sikur gjeta, më në fund, prehjen nga lodhja e shëmtisë së ndërtimeve, të plehrave, të rrëmujës e kaosit që më kishte shoqëruar nga Tirana nëpër Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnje, Fier, Vlorë dhe anës rrugëve midis tyre; poende, tek ata male sikur gjeta edhe aleatë bashkëbisedues për të shprehur revoltën që më kishte shoqëruar duke parë këtë shëmti. Në fakt dola nga Vlora i tmerruar. "Che horrore" ishte shprehja që i dilte edhe Deborës herë pas here teksa përshkonim qytetin. Gjëja më normale që më panë sytë përgjatë bregut të Vlorës ishte Shkolla e Marinës, e ndërtuar në vitet '60, sepse vetëm përtej kangjellave të oborrit të saj kishte mbetur pak hapësirë ku njerëzit mund të merrnin pak frymë e të kullosnin sytë mbi pak bar e ndonjë pemë të gjelbër. Gjithçka tjetër ishte pushtuar nga ndërtesa të larta absurde, që i merrnin frymën njëra-tjetrës. Nëpër hapësirat e ngushta midis tyre mezi hynin e dilnin ca makina të stërmëdha që, sipas vëzhgimit të italianëve të mi, në Perëndim i sheh zakonisht të parkuara vetëm në oborre vilash luksoze. Dhe plehra gjithandej, plehra në formë qesesh e gjërash të ndryshme plasmasi, mbeturinash ushqimi, kanaçesh të hedhura ku të mundnin, anës trotuareve mbi rrugë, nëpër rrëza pallatesh.
Sa mirë që jeni ju që rezistoni sikur doja t'u thosha maleve, sa mirë që umanët (më vonë do ta shpjegoj pse them "umanët"), që kanë ndotur gjithçka poshtë jush nuk arrijnë dot deri tek ju.
* * *
Dy poemat më të famshme në letrat shqipe që fillojnë me malet e Shqipërisë, që i di përmendësh kush ka kryer, si unë, shkollën në epokën komuniste janë "Bagëti e Bujqësi" e Naimit dhe "Pse mendohen këta male" e Kadaresë. E para i këndon bukurisë së Shqipërisë, ashtu siç e ka parë, ëndërruar dhe romantizuar Naimi. E dyta i merr malet si simbol të Shqipërisë dhe me një vështrim teologjik të historisë së saj - karakteristikë kjo e ideologjisë nacional-komuniste të asaj kohe - na tregon për pritjen e gjatë shekullore të prijësit apo njeriut të ri që, do ta drejtonte karvanin e këtyre maleve në rrugën e duhur - gjersa erdhi Partia e Enver Hoxhës. Në të parën, - nga e cila më kanë mbetur në kujtesë vetëm vargjet e para - përshkruhet bukuria e Shqipërisë, si ka qenë ajo në kohë të kohëve me lisat e gjatë, me fushat e gjera me lule, me bregoret bukuroshe me lumenjtë e kulluar me çukat, kodrat, brinjat, gërxhet e pyjet e gjelbëruar, që ngazëllejnë poetin kur i kujton sëbashku me vendëthit e bekuar që në harmoni me këtë natyrë, kullosin bagëtitë. Tek e dyta, kjo harmoni paramoderne, para industriale e romantizuar paraqitet e paplotë, e papërfunduar. Përkundrazi, atje bëhet hero kryesor prijësi i shekullit XX, që vjen dhe e kalëron këtë vend për ta çuar për kah një botë më e mirë, që e transformon atë dhe natyrën në emër të kësaj bote, duke krijuar pra një botë tjetër. "Vendëthit e bekuar" nga Zoti të poemës së Naimit në shekullin e XX-të bëhen revolucionarët, që zëvendësojnë Zotin dhe e transformojnë botën.
Duke kundruar malet, çukat, kodrat, brigjet, gërxhet e Shqipërisë dhe lumenjtë e saj të kulluar e fushat e gjera me lule, të cilëve u ka kënduar Naimi dhe duke parë transformimet që kanë kryer umanët përgjatë një shekulli atje ku kanë mundur të venë dorë mbi to, nuk mund të mos ndalesh e të reflektosh mbi rezultatin dhe pasojat e këtij kalërimi njëqindvjeçar. Por përpara reflektimit, ose më saktë nxitëse e reflektimit, nuk mund të mos bëhet përshtypja e menjëhershme se në këtë vendin tonë vetëm atje ku nuk kanë vënë dorë "vendëthit e bekuar" të shndërruar në heronj të rinj të komunizmit dhe pastaj në heronj të rinj të kapitalizmit e konsumizmit ka mbetur vend për t'u përjetuar "dëfrimi" i mendjes së poetit tonë kombëtar. Dmth. vetëm në malet e Shqipërisë.
Në këtë pikë të udhëtimit më lindi ideja t'i titulloj shënimet e udhëtimit "O malet e Shqipërisë". Pastaj mendova ta le të hapur titullin, duke e lënë kështu edhe veten të hapur për mbresa e qëndrime të tjera.
Hurmat shqiptare arabe të detit
Natën e parë fjetëm në një hotel në dalje të Vlorës, pasi darkuam, po në atë zonë, në një restorant buzë detit nga ata që dukej se ishte ndërtuar që herët. Na ofruan një peshk të gatuar vërtet mirë. Ishte aq i freskët sa ndjehej aroma e detit në të. Na ofruan edhe një lloj molusku - "datteri di mare" i quajnë italianët - të cilët hapën një diskutim jo të vogël në tryezën tonë italo-shqiptare. Në shqip nuk di se si e quajnë këtë molusk. Është pak si i stërgjatë, në ngjyrë të kaftë, i ngjashëm me hurmat e arabike, prandaj italianët i quajnë "datteri", që do të thotë hurma arabie në italisht, duke u shtuar epitetin "të detit". Më thanë se në Itali nuk lejohet të peshkohen, pasi nxjerrja e tyre kërkon shkatërrimin e shkëmbit kalkar nën ujë, ku ata rriten, duke shkatërruar kështu ekosistemin. Sepse këta janë molusqe nga ata që quhen gurëngrënës (lithophagë). E gërryejnë gurin e nënujshëm kalkar nëpërmjet acidit që prodhojnë me gjëndrat e tyre, duke krijuar kështu folenë ku edhe mbrohen nga grabitqarët e tjerë të detit. Për të arritur vrima në shkëmb gjatësinë 5 cm u duhen rreth njëzet, tridhjetë vjet. Debora tha se kishte shumë italianë që vinin e kërkonin "datterit" në restorantet shqiptare për t'i ngrënë. Pastaj doli biseda se edhe në Shqipëri duhet të jetë ndaluar peshkimi i tyre, sepse ligjet tona duhet "per forza" të jenë kompatibël me ata evropianë. "Ju keni ligjet më të mira në Evropë - puna është që nuk i zbatoni" - më tha Debora, të cilës i është dashur të merret me ligjet shqiptare.
"Ama zhvillimin e këtij peshkimi prej jush e kemi - u thashë - sepse ne para viteve '90 mezi mësuam se mund të hahen midhjet, kurse këta datterit as nuk i njihnim."
Megjithatë edhe ne i hëngrëm hurmat shqiptare arabike të detit. Me një ndjenjë fajësie, por i hëngrëm, dhe nuk na shkoi ndërmend ta hapim këtë diskutim me kamarierët e restorantit, që ishin edhe shumë të sjellshëm, se do të dukeshim si jashtëtokësorë. Zor se ata mund ta dinin se kishte një ligj në Evropë që i ndalonte peshkimin e këtij molusku. Aq më pak që të kishte në Shqipëri një ligj të tillë. Mund të jetë në ato letrat që ka mbushur Qeveria për t'ia paraqitur Evropës për punën e vizave apo të associimit, por ato janë letra, e letra do të mbeten për shumë kohë. Gjersa të vijë puna të na zhvillohet ndjeshmëria për hurmat shqiptare arabike të detit kam frikë se do ta kemi çimentizuar krejt bregdetin dhe s'do ketë më nevojë për këtë ligj.
* * *
Hotelin ku fjetëm natën e parë e gjetëm rastësisht. U nisëm sipas udhëzimeve që na dhanë tek restoranti për një hotel dhe përfunduam në një tjetër, ngase rrugët që u ngjiteshin kodrave për tek këta hotele, që janë rrugë të reja të hapura nga ndërtuesit vetë, sigurisht të pashtruara me asfalt, ishin pa tabela treguese dhe natën mund të ngatërroheshe lehtë. Kështu, kur mbërritëm atje dhe na u ofruan dhoma, e pamë me vend të mos ktheheshim mbrapsht, paçka se nuk e gjetëm pishinën që na kishin thënë se ndodhej para hotelit. Edhe çmimi na u duk i mirë: 3500 lekë për një dhomë dyshe që s'kishte të sharë. Ndoshta ngaqë hoteli nuk kishte mbaruar së ndërtuari ende në pjesën e tarracës që kishte përpara. Edhe televizori ndonëse ishte në dhomë si pajisje, nuk dukej të qe i lidhur me antena, por ky ishte gjëja e fundit që na erdhi në mend të ndiznim. Pronari ishte një djalë i ri rreth të tridhjetave, që e fliste italishten në dialektin toskan në mënyrë të përsosur. Na tha se kishte punuar dhjetë vjet në Firence dhe se i sillte prej andej edhe një pjesë të pajisjeve të hotelit.
Kur u ngritëm në mëngjes pashë se hoteli ishte një nga ato ndërtesat hotele tre-katër katërshe, që kanë filluar t'u ngjiten tashmë edhe kodrave në dalje të Vlorës dmth. pararoja e ushtrisë së shkatërrimit, që tashmë duket se ka mbaruar punë me Vlorën. Ja - thashë me vete - ky mallkimi i të parit të gjërave me syrin kritik të gazetarit, që nuk po më le të shijoja prej andej pamjen e mrekullueshme të Gjirit të Vlorës prej ku Karaburuni atë mëngjes dukej si një lopë gjigante deti e përgjumur mbi ujin e qetë vaj. Por a mundet të mos e përjetosh dot këtë tmerr? A mund të rrish pa imagjinuar, duke parë atë që ka ndodhur në Vlorë se si umanët do t'i vërsulen Karaburunit me hekur e beton për t'ia prishur atë qetësinë mijëvjeçare e për t'ia ndotur ujin e kaltërt përreth.
Vendosëm ta hamë mëngjesin në Llogara. Kur mbërritëm atje pasi kishim kaluar malet e bukur mbi Tragjas dhe Dukat, që më evokuan vargjet e Naimit, gjeta më në fund kohën për të pyetur Yurin, miken tonë shkrimtare. Kisha nevojë të dëgjoja një njeri të pakontaminuar nga helmimi im kronik. Kishim folur pak në Vlorë për ndërtimet e shëmtuara që kishin kaluar gjatë gjithë rrugës, por pastaj kishim kaluar pejsazhet nga dalja e Vlorës deri në Llogara që sikur i kisha pritur me qejf edhe për ta, si për t'u treguar se nuk kishin ardhur në Shqipëri për të parë vetëm shëmtira.
"Çfarë ju tërheq ju më shumë vëmendjen gjatë udhëtimit natyra (në fakt kisha ndërmend bukurinë e Gjirit të Vlorës dhe të maleve që sapo kishim kaluar) apo vepra e njeriut (në fakt kisha ndërmend shëmtinë e ndërtimeve).
Përgjigja që më erdhi nga Yuri i kaloi pritjet e mija.
"Ky vendi juaj duket si një vend që sapo ka dalë nga lufta." - më tha.
Mu desh të thellohem pak në pyetje për të kuptuar shkakun e këtij perceptimi që ne shqiptarëve tashmë sikur na ka ikur nga vetëdija mu pse jemi mësuar aq shumë me këtë gjendje paslufte të përhershme. E kishte fjalën për shproporcionin midis ndërtimeve të panumërta dhe rrugëve të pashtruara apo në shtrim e sipër në raport me atë që mund të quhet e stabilizuar, normale, tashmë e ndërtuar në një vend.
"Me një fjalë, ty më shumë sesa natyra të tërheq vëmendjen vepra e njeriut mbi këtë natyrë?"
"Po - më tha. Natyra është e bukur, por… "
Kisha shpresë se për të do të ishte e kundërta; se isha unë që, i njohur tashmë me natyrën më tërhiqte vëmendjen më shumë shëmtimi i saj prej dorës së njeriut, shpërndërrimi i vazhdueshëm i pejsazhit me gërryerje buldozerësh, me dhe e pluhur, beton dhe çimento, por gabohesha. Ndoshta natyra është kudo e bukur, sido qoftë ajo, dhe një të huaji që e viziton një vend për herë i intereson shumë edhe qytetërimi që sheh atje. Aq më tepër ajo vinte nga Toskana, rajoni më i ruajtur në Itali, me përqindjen më të madhe të pyjeve, ku ndjeshmëria për ruajtjen e ambientit dhe trashëgimisë është ndoshta më e larta në atë vend, ku mburren se po të ngjallet Uçelo, do t'i gjejë pejsazhet që ka pikturuar me të njëjtën pamje që i ka lënë ai.

Më pas takuam të huaj që flisnin më me entuziazëm për natyrën, e të tjerë që u bënte më shumë përshtypje vepra e njeriut. Personalisht pashë se nuk mund të shkëputesha dot nga vështrimi im që në këtë udhëtim ishte i përqendruar në bëmat dhe zhbëmat e umanëve ndaj natyrës dhe trashëgimisë. Është i vetmi vend në Evropë që të krijon përshtypjen se raporti midis asaj që është ndërtuar tashmë dhe asaj që është në ndërtim e sipër është në favor të asaj që ndërtohet. Dhe kjo është absurde, e panatyrshme, mund të shpjegohet vetëm me shkatërrimet e një lufte apo me një kataklizëm natyror. Kjo u është shitur dhe vazhdon t'u shitet shqiptarëve nga politikanët tanë si zhvillim, por në fakt dita ditës po bëhet e qartë se ky nuk është mish normal, por një tumor galopant, që vjen nga një mutacion i tmerrshëm në qelizat e shoqërisë.
Bregu i Gjirit të Vlorës nuk e kishte arritur pamjen apokaliptike të gjirit të Durrësit me rreshtat e pallateve që mbërrijnë deri në rërë, por dukej qartazi se prirja ishte ajo. Edhe shkolla që i drejtonte.
"Ka shkatërrim në Siçili. Shkatërrim të madh kam parë edhe në Spanjë në bregun e Mesdheut nga Barcelona e poshtë, që ka ndodhur në vitet '80, por kjo që paskeni bërë ju është e paparë" - më tha Davidi. "Ky është vetëshkatërrim, është absurd. Në Siçili sot nuk shkon më kush për detin, shkojnë për malin, sepse deti është betonizuar si këtu. Kur vjen puna për det njerëzit shkojnë në Sardenjë, sepse atje kanë ditur ta ruajnë bregdetin, fatmirësisht." - vazhdonin Davidi me Yurin, por unë vura re se nuk doja t'i dëgjoja më, sepse kjo veçse më shtonte helmimin dhe më prishte shijen e pushimeve.
Paradoski ishte se me gjithë numrin e pafund të ndërtimeve që të shihte syri në Vlorë e rrethina, kur u interesuam për dhoma hoteli na thanë se nuk ishte e lehtë të gjenim në atë sezon pa pas prenotuar më parë. Kjo nevojë, që shtonte oreksin e ndërtimeve të reja, dmth. shkatërrimeve të tjera në një rreth pa fund vicioz shpjegohej me faktin se shumica e ndërtimeve në Vlorë nuk qenë në rrjetin e dhomave apo apartamenteve që jepen me qira për qëllime turizmi. Një pjesë e mirë e tyrja nuk janë hotele, por pallate banimi që o janë ndërtuar nga emigrantë që vijnë një herë në vit ose janë produktet të industrisë së riciklimit të parave të pista, e cila është një industri që punon për hesapin e vet, e palidhur me nevojat reale të vendit. Është ajo që sipas meje, ka shkaktuar mutacionin më të tmerrshëm në qelizat e shoqërisë, tumorin galopant që po pushton bregdetin me furi dhe egërsi të paparë.
Të shkretat hurma shqiptare arabike të detit dhe foletë e tyre për të cilat ato kanë punuar 30 vjet që t'i hapin, ç'i pret.
vijon

28 Komente

Se kuptoj, pse eshte kjo mania ne shkrimet me autore shqiptare ku perfshihet mendimi i te huajve , italiane, anglez apo amerikane. Verej se shume here fillon me "isha me nje mikun tim amerikane, anglez, italiane ( zakonisht jo greke /serbe se keta jane armiq)" . Me duket se mundohet ti jepet shkrimit nje seriozitet fallc apo per t'ju mbushur mendjen lezuesit se "shqiptaret" jane barbaret e rinj natyres ne kete mijvjecare. Ja edhe italianet kete thone!!

Miqte e shkrimtarit kane mendimin e tyre personal, qofte ky i mire apo i keqe, por nuk kane thene apo shprehur asgje me teper se mendimi i nje emigrant shqiptare i cili visiton shqiprine ne vere. Perkundrazi, nese media aty se bashku me gazetaret do ti kushtonin me rendesi mendimit te tyre, nuk do te ishte nevoja te beheshin shkrime te tilla amatore.

Edhe dicka tjeter, kur nje autor qe e mban veten si "intelekti" i nje kombi ka nje nivel konfidence kaq te ulet ndaj "miqve" italiane, mendoni per njerezit e thjeshte. Ne Vlore njerezit nuk kane ndermend te jetojne ne kasolle me kashte si fis, gatuar me dru zjarri dhe duke ardhe neper Vlore me karroce me kuaj. Kjo per te "mbrojtur" natyren dhe kenaqur turistat e huaj.!

Mbaj mende qe keta "miqte" italiane me 90 kur nuk kishte asnje ndertim pa leje, asnje makine ne rruge, asnje lokal apo pallate me shume kate ne Vlore nuk na mburren, as na rrahen shpatullat por na tallnin dhe nxitonin te nxirrnin para kamerave karrocat e komunales, rradhat e gjata te bukes dhe pallatet e sakatuara te komunizmit. Dilnin me makinen e tyre (fiat 131) xhiro dhe hidhnin cumcakiza dhe karamele neper rruge. Shikoje reportazhet e pipinove te RAI dhe as nje sekonde te xhirimeve nuk kishte per natyren e virgjer shqiptare.

Gabime ka shume, njerezit ne Shqiperi jane te paret qe e kuptojne kete, por zhvillimi ekonomik ka nje kosto. Megjithese natyra ne shqiperi ka patur demtime, kjo me teper eshte kufizuar neper qytet e medha dhe 80% e zonave ruale jane te pa demtuara.

 Ne shqiperi vetem gabime jane bere. Kostoja e zhvillimit ekonomik nuk eshte shkaterrimi i natyres dhe gjithckaje. Fjalen kosto e perdorin deshtaket. Te aftet nuk e njohin deshtimin. Natyra ne zonat bregdetare te jugut eshte percudnuar ne ate menyre nga betoni sa nuk behet me. Por kjo nuk eshte tragjedia e vertete. Tragjedia e vertete eshte qe ka njerez qe akoma i mbushin vetes se ska ndodhur asjge dhe genjehen nga injoranca.

Po ti kot u zgjate, shkruaje qe ne fillim fjalen "injorant" dhe kurse koston e postimit.  smiley  Sepse per te aftet deshtimi i nje postimi nuk njihet.!

Nuk e di nëse ja kujtoi njeriu "Nihilistin" (me Dajtin me gunga) kur thoshte: "Karaburuni atë mëngjes dukej si një lopë gjigante deti e përgjumur mbi ujin e qetë vaj." smiley

Pse e ka aq të pamundur ky njeri që të shkruajë për një argument të vetëm?!
E fillon mjaft mirë me një shqetësim civil ndaj shkatërrimit të natyrës dhe ekosistemit me plehërat dhe betonizimin dhe, edhe pse nuk ka futur Ramën në ktë artikull, i është dashur patjetër ta lidhte me komunistët dhe Kadarenë... "karakteristikë kjo e ideologjisë nacional-komuniste të asaj kohe - na tregon për pritjen e gjatë shekullore të prijësit apo njeriut të ri që, do ta drejtonte karvanin e këtyre maleve në rrugën e duhur - gjersa erdhi Partia e Enver Hoxhës" dhe e të jatit të Lubonjës, do shtoja.

P.s: Megjithse adminët mi fshijnë komentet ku them që Lubonja nuk është autoritet që duhet të flasë për argumente ku nuk është kompetent (kryesisht për historinë, gjuhën dhe prejardhjen e shqiptarëve), ai (Lubonja) bën mirë që të mos hiqet si specialist i gjithçkaje... edhe i midhjes dhe peshkut (si në këtë artikull), sepse "datteri" si frut arabie apo si prodhim deti, JANË DY GJËRA KOMPLET TË NDRYSHME... vetëm emrin e kanë njëlloj.
 

per hir te se vertetes :

Ky bandilli nuk ka ngrene Lithophaga lithophaga ("datteri di mare" - datte de mer - hurma deti ) - peshkimi i te cilave sigurisht qe eshte i ndaluar ne vendet e Bashkimit Europian, por edhe ne Shqiperi, nuk e la njeri mendja te futet nen uje e te cfilitet me dinamit apo çekiç per ti nxjerre, por ka ngrënë Solenidae (Couteau de mer, Solen), peshkimi i te cilave nuk eshte i ndaluar askund. Eshte pune tjeter qe, kur shkon ne Vlore, nje pjatë me to nuk kushton as sa 1/4 e nje pjate te tille ne Perendim. 

 stakler, datteri (Lithophaga lithophaga) ka ne cdo restorant te mire peshku ne tirane.

Ore, a e merr vesh se i ngaterron me Solenidae (Couteau de mer, Solen) ? Sepse ngjasojne shume !! ( e di qe ka ne Tirane, por e perseris: i ngaterron me Solen, ngaqe ngjasojne jo pak). 

rudeta, eshte ekzakt siç shkruan ti ! Kjo ideja se "po hame dateri di mare", ben pjese ne fantazine e folklorizimit te Shqiperise. Kam patur te njejtin debat kur kam ngrene ne Vlore dhe ne Tirane, dhe kur i kam pyt "zhytesit" "a i kapni me çekiç e skarpello ... etj etj", me kane thene : "yyyyyyy, jo or jo". Pra sigurisht qe nuk jane hurma deti, jane solen, por qe ngjasojne shume me "dateri di mare"

pa he me thuaj, cilat nga keto u servirkan ne shqiperi :

keto :

http://manger-la-mer.org/local/cache-vignettes/L500xH316/tag_2009_03_piedsdecouteau-04563.jpg

 

apo keto :

http://christian.coudre.pagesperso-orange.fr/Images/datte.JPG

Stakler, atyre te parave ne ju themi cibuke, dhe bejne 300 leke racioni, atyre poshte ju themi datteri dhe bejne 1200 leke nja 15 kokrra

datteri di mare ka ngrene. ska nevoje te kesh tru per ta kuptuar se ashtu eshte (e ndaluar ne itali, hahet ne shqiperi), sepse edhe ti me siguri ke ngrene, dhe jashte kur ke kerkuar, te ka pare kamarieri si ti kesh kerkuar mish njeriu

p.s. akoma me gallat eshte liqeni i ohrit a pogradecit! korani esht i ndaluar te peshkohet ne pjesen maqedonase, por ne pjesen shqiptare ne drilon ha nje koran qe te ben te lepish gishtat! "kush e di pse" smiley

"Ama zhvillimin e këtij peshkimi prej jush e kemi - u thashë - sepse ne para viteve '90 mezi mësuam se mund të hahen midhjet, kurse këta datterit as nuk i njihnim."

Vetem per kete do te hyj . Mos keshtu Lubonja . Ti e di qe "turistet " italiane kane qene qe ne 1920 per te na mesuar si hahen Midhjet . Biles nje Minister sot bash kete ka folur  per Luften e Vlores . Italianet dhe me pas Gjermanet gjithmone kane ardhur si Turiste !

Soi i yt prane bllokut ka qene i mesuar edhe nga turistet "ruse" qe prej viteve yhyyyy  dhe une personalisht me sy kam pare se si i hanin te gjalla nga deti  , disa prej tyre qe ne vitin1959 . Thonin jane ortodokse !

Por shqiptari nuk e ka ndiere te nevojshme te hante "breshka" sepse hante mish thelleze te keqen . Thuajua kete atyre Italaneve ose takoi me mua tua shpjegoj . Po te kishe folur per kermij qe na i mesuan turistet "kineze: edhe hahej si e vecorishme smiley. Po per midhje ......jo mor te keqen ne i EKSPORTONIM dhe me te rralle ndonje qejflij i hante .

Shkrim tmerresisht i dobet. Nje zero me xhufke. Lubonja akoma s'paska hequr dore nga kjo e "nje miku im i huaj"

Une vetem para nje muaji isha ne Shqiperi, dhe mund te them me bindje qe eshte nje vend shume i bukur dhe shume interesant. Rruga nga Vlora deri para se ti ngjitesh malit per ne llogara eshte nje nga bukurite e mesdheut, dhe pa ju ngjitur fare malit per ne Dukat. Rruga si gjarper, era e detit, prania e malit dhe NDERTIMET SHUME TE BUKURA ANES DETIT DHE PA PLEHRA RRUGES ME DUHET TA THEM, ishin nje mrrekulli e vertete, aq sa edhe une qe jam rritur atyre rrugeve duke i bere zbathur qe femij, mahnitem sa i here i shoh.

Gjithashtu rruga nga Tirana per ne Vlore kishte shume per te ofruar, si nga natyra ashtu edhe nga veprat e njeriut.

Une mund te them se per mendimin tim, Shqiperia eshte e bukur dhe interesante ashtu sic eshte, edhe me plehrat edhe me rruget e pashtruara, edhe me 100 hallet, sepse bukuria eshte ne atmosfere, ne abjentet familjare, shoqerore, ne natyre, tek ai peshku i fresket, tek ata njerezit e urte dhe krenar.

Nejse duke ardhur nga nje vend shume i zhvilluar sic e tregon edhe flamuri, mund te them se me gjith problemet qe ka Shqiperia mbetet 100 here me e bukur ne cdo aspekt se ky vendi ku jam une, dhe se cdo vend qe pershkon rruga per ne Shqiperi. Habitem se si nje njeri qe ka kaq mllef kunder Shqiperise, qe vetem ndjell vrer sa here hap gojen kunder ketij vendi, perseri vazhdon te jetoje ne Shqiperi, dhe te haje buken qe i jep Shqiperia. Nqs nuk te pelqen aq shume, keput qafen andej nga je martuar ne pepineri.

Ndersa une habitem me ty, qe vazhdon te qendrosh i syrgjynosur ne ate ishull te qelbur dhe nuk vjen te jetosh ne vendin tend qe eshte zbukuruar aq shume! Nga ana tjeter, une qe banoj ne shqiperi dhe qe vazhdimisht kam levizur sa andej kendej, ndjej nje dhimbje te forte kur shikoj se si cdo dite vendi im, natyra e tij shkaterohet me bollek nga frymoret shpellare te ketij shteti. A kembehemi bashke? Une te jape shtepine time ne tirane dhe ti dokumentet apo lejet e qendrimit nese i ke ? 

Shqiperia nuk eshte zbukuruar berber, e bukur ka qene gjithmone. Dhe une nuk thashe qe jetoj ne nje ishull te syrgjynosur dhe te qelbur, por ne nje vend shume me te zhvilluar, dhe per hir te vertetes shume me te shemtuar se Shqiperia. Ti leviz, por ndonjehere ajo e tjetrit te duket me e bukur se jotja. Natyra shqiptare vertet ka pesuar nje masaker keto vite, por megjithate me sa kam pare mbetet, per mua te pakten vendi me i bukur. Sa per frymoret shpellare te shtetit une jam nga ata qe nuk i kam kursyer fjalet me te ashpra qe me te vertete meritojne, edhe ne kete blog i dashur. Nga ana tjeter nuk mund te lejoj nje pseudo intelektual qe te genjej ne kete menyre.

Une nuk e lashe Shqiperine se ishte e shemtuar o berber, por si mbi 90% e shqiptareve qe e kan lene, besoj edhe pjesetar tefamiljestende apo vet ti dikur, e kam lene me shpresen qe te kthehem shume shpejt, por emigrimi eshte kurth i dashur, dhe gjerat komplikohen, sa me shume kohe zgjat. Ketej kam punen dhe mundesite qe nuk mund ti keme me ne Shqiperi, por shqiptare jam dhe per shqiptare mbahem kudo qofsha.

Me lejo te them qe njerezit qe shkojne ne Shqiperi dhe nuk admirojne ate qe ka per te ofruar ai vend, por e percmojne, si puna e atyre pepinove qe paska shoqeruar ky lubonja, jane njerez pa karakter, injorant dhe qe nuk meritojne pike respekti. Une kam qene me te huaj ne Shqiperi, biles njoh shume te huaj qe kane qene dhe jan magjepsur nga Shqiperia, kurse ky kudo qe paska qene meketa te huajt e tij paska pare vetem negativitet, dhe spaskan kaluar asgje mbreselenese keta te huajt e ketij ne Shqiperi???

Puna eshte se lubonja genjen dhe genjen me qellim, ashtu sic genjen ne cdo debat apo shkrim te tijin me qellim. Para disa kohesh i njejti njeri tha qe ishte me nje te huaj qe i pat thene qe autostrada durres morine eshte gjeja me e shemtuar qe ajo na paskesh pare ne jeten e saj.  Kete rradhe na paska qene me nje italian ky qe qenka mahnitur nga negativitetet qe i zune syte ne Shqiperi sa arrin deri aty sa quan bregun e vlores si vend i sapo dal nga lufta. I njejti person qe para disa kohesh ka thene ne debat televiziv qe sa here takon te huaj u thote e Shqiperia eshte karikatura me groteske e Italise. Nje lamash menjfjale, nje njeri pa pike vlere, qe vetem genjen dhe ndjell vrer, kunder shqiperise dhe shqiptareve, dhe qe e vetmja merite qe ka ne jete eshte qe ka qene i persekutuar i komunizmit, mbasi i ishte i ledhatuar i komunizmit. Nje gjarper i peshtire, qe me vjen inat qe ka krijuar nje far autoriteti tek disa shqiptare.

Nuk ka ngrene date shells Lubonja bre jo. Keto nuk jane gjallesa deti qe kapen me grepa a rrjeta, duhet te zhytesh ne det dhe te besh pune dore per t'i marre. Do jene ndonje lloj tjeter molusqesh qe restorantet i shesin si date shells. Lubonja eshte nje armik i deklaruar i zhvillimit, keshtu qe une nuk ja marr per baze asgje qe shkruan ne kete fushe. Nuk ndan ndermjet zhvillimit te mire dhe atij te keq. Lubonja eshte ne pergjithesi kunder nje zhvillimi ne bregdet apo edhe male. Kerkon hapesira te virgjera ku nuk ka nderhyre dora e njeriut, si pune xhungle dmth. ku nuk ka as rruge, as hotele, as restorante, as resorte turistike etj. dhe ku lumturohen turistet aventuriere te perendimit qe flene ne cadra dhe fshijne b. me gjethe pemesh. Turizmi po behet sektori me i rendesishem ekonomik ne Shqiperi. Dhe kjo mund te behet vetem nese zhvillohet bregdeti shqiptar. Eshte rregulluar ndjeshem infrastruktura, si kusht per kete zhvillim. Eshte investuar shume per kete infrastrukture ne bregdet. Tani a ka abuzime dhe probleme? Sigurisht qe po. Ndertimet pa kriter dhe jashte rregullave bashke me ndonje ndotje ne disa zona. Per keto bujrum te flasim dhe t'i rregullojme, por te jesh apriori kunder zhvillimit mua me duket donkishotizem. Me duket si ata qe dikur sulmonin apo edhe ishin skeptike ndaj internetit etj.

me kane thene : "yyyyyyy, jo or jo"

Patjeter jo do thone se s'perdorin çekiç, perdorin dinamit.

Vetëm kur kalova Vlorën dhe mu shfaq pamja e maleve përmbi Tragjas dhe Dukat mu duk se, më në fund, po gjeja inspirimin për të hedhur shënime.
 

Nga ato ane eshte Kurveleshi i dashur Lubonja. Te lutem te mos ta hapesh shume llafin, pasi po behet edhe nje rruge tani. Barbaret jane gati, mbrapa deres me tullat, betonin e kovat me llac, gati per te masakruar edhe nje pjese tjeter te Shqiperise.

Shume i bukur shkrimi. Jam me te vertete i lumtur qe shkrimet mbi gjendjen e dhunuar te territorit shqiptar po behen gjithmone e me te shpeshta.

Shkruani njerez, shkruani. Dilni e flisni neper media. Kemi gjithe keto vite qe merremi me ata teveqelet qe kemi ne krye e kemi harruar te merremi me shkaterrimin qe kane lene pas.

Të shkretat hurma shqiptare arabike të detit dhe foletë e tyre për të cilat ato kanë punuar 30 vjet që t'i hapin, ç'i pret.
 

Edhe andej nga Puglia perdoren keto nga mafiozet. Natyrisht merren ne menyre ilegale por megjithate pak invazive ndaj faunes po ta krahasosh me menyren se si "peshkohen" ne Shqiperi.

Praktikisht, mqs. ne shqiptaret jemi "burra t'qut" nuk merremi me dalta e cekica, por marrim nje bllok te tere shkembi dhe e i mbledhim hurmat arabike te detit (datteri) ne komoditetin e oborrit te shtepise. Fundja nuk eshte ilegale. Apo jo?!

Pertej shakava, eshte fatkeqesisht e vertete kjo.

 Pesimizmi ecen ne shqiperi mbi kembet e Lubonjes qe e shoqerojne per dore keta miqt nga Italia, qe kur i merr malli te shohin sehir vijne te takojne dhe Lubonjen dhe nenen e tij Shqiperi qe sipas te birit s'ke cfare ti shohesh.

Me pelqen komenti i Liqenit pse gjithmone duhet te citohet mendimi i nje te huaji mbi Shqiperine apo Lubonjes i falet se i perodr te huajit vetem per tju afruar relitetit. Me vjen mire per Lubonjen qe ka kuptuar se sa e madhe eshte largesia e tij nga bota reale.Uroj te mos shetis shume neper shqiperi se e nxiu faqen e saj, ky e shkel Shqiperine me shume me goje se me kembe.

 prehjen nga lodhja e shëmtisë së ndërtimeve, të plehrave, të rrëmujës e kaosit që më kishte shoqëruar nga Tirana nëpër Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Lushnje, Fier, Vlorë dhe anës rrugëve midis tyre;

Duhet thene qe nga Tirana ne Vlore nuk ka vetem kaos, rremuje, plehra e ndertesa te shemtuara, por per hir te vertetes edhe nje zhvillim pozitiv, vila ku ka pas kasolle, restorante te mira e peisazhe te bukura natyrore, si pa hyre ne Fier psh, ose pa hyre ne Vlore.

Në fakt dola nga Vlora i tmerruar. "Che horrore" ishte shprehja që i dilte edhe Deborës herë pas here teksa përshkonim qytetin.

Turp te kes ti edhe Debora jote qe qenka infektuar me nihilizmin tend. Eshte fakt qe Vlora nepermjet qendres nga kane kaluar keta eshte nje qytet shume i bukur, dhe vetem nje komplet injorant mund te thote "che horrore" ose nje njeri mbas terapise te Lubonjes. Eshte nje qytet me palma anesh rruges, me rruge te rregulluara, plot me bare e dyqane, plot me te rinj e te reja te bukura qe shetisin, me drita dhe gjalleri.

Gjëja më normale që më panë sytë përgjatë bregut të Vlorës ishte Shkolla e Marinës, e ndërtuar në vitet '60, sepse vetëm përtej kangjellave të oborrit të saj kishte mbetur pak hapësirë ku njerëzit mund të merrnin pak frymë e të kullosnin sytë mbi pak bar e ndonjë pemë të gjelbër. Gjithçka tjetër ishte pushtuar nga ndërtesa të larta absurde, që i merrnin frymën njëra-tjetrës.

Perseri nje genjeshter e paturpshme, sepse ndertimet ne Vlore kan respektuar distancen me detin, dhe jane apartamente moderne te ndertuara bukur qe i rrine bukur bregut te Vlores. Jane ndertuar aty ku ka pasur reparte ushtarake, shkurre dhe pemtore, por diku do ndertoheshin, sepse fundja Vlora e kishte zgjerimin te detyrueshem, sepse u mbush me te ardhur, qe ngrinin kasolle, e tashme jan sistemuar ne apartamente shume te bukura.

Dhe plehra gjithandej, plehra në formë qesesh e gjërash të ndryshme plasmasi, mbeturinash ushqimi, kanaçesh të hedhura ku të mundnin, anës trotuareve mbi rrugë, nëpër rrëza pallatesh.

 

Perseri nje genjeshter tjeter e shemtuar, sepse jo vetem ne qender te Vlores qe ska plehra ashtu sic genje Lubonja, por edhe perreth qendres jan vendosur tashme kazanet dhe eshte permiresuar goxha.

 

 

 Jo more? Kur ke qene per here te fundit ne Shqiperi, ne 1990? Po na habit me pershkrimin tend, sepse kesaj i thone "Hajde babe t'i tregoj arat"! Ne ketej qe jetojme shohim jo ndonje qese a kanace, por male me plehra nga t'i hedhesh syte. Mos na shit propaganden e partise ne qe jetojme me plehun ketu se nuk e ha njeri. 

Une kam qene heren e fundit para nje muaji. Dhe eshte pikerisht ashtu sic them une. Nuk mohoj problemet qe egzistojne, dhe qe ka plehra sa te duash, por qe Lubonja genjen, dhe qe eshte nje genjeshtar serial. Nuk e di nga je ti, por une ne Tirane nuk pashe male me plehra, as ne Vlore gjithashtu, biles qendra ishte shume bukur, dhe shume e paster biles, me e paster se qendra e nje qyteti ku banoj une kete ne Britani. Sa per linje partie, nuk e di nga na dole tani, por jam i bindur qe po te kishe lexuar te pakten dy e tre postime te mijat nuk do kishe kete pershtypje.

Ah se harrova...

Te vetmen nate qe kalova ne gjirin e Lalezit (jo nga qejfi, por nga halli), u zgjova ne mengjes nga nje seri tronditjesh te cuditshme, tip termeti. Zgjati per nja nje ore.

Cfare ishte?!

Po... peshkim me dinamit ishte. Ja cfare ishte.

E kuptoj qe s'mund ta besoni. Ne fakt edhe une nuk e besova kur me thane se ende ne vitin 2010 ka disa njerez qe vazhdojne te peshkojne me dinamit... dhe nje shtet teveqelesh me ne krye super teveqel Berishen qe nuk ben asgje kunder ketij fenomeni.

Imagjinoni... ne 10 peshq qe vriten me dinamit, vetem 4 mund te peshkohen.

Pjesa tjeter iken "per lesh" dhe cfare eshte me e rendesishme "minohet" i gjithe ekosistemi!

 

O Zot, mire qe shteti nuk ben gje ne kete drejtim, por bej ti te pakten dicka.

Bej qe dinamiti t'ju plas ne dore ketyre krimineleve te paskrupullt.

E di o Zot qe ti nuk merresh me gjera te tilla, por une jam kaq i nevrikosur nga keto ndyresira te shpifura qe ende jetojne ne Shqiperi.

Plehra te neveritshme... Dembele te shpifur.

Ta kapin peshkun thjesht me rrjete.... jo eh???!!!

Bastardet!

Dikur, nje njeri i ditur ka thene: "Diferenca e kultures se qyteterimit nga barbarizmi qendron ne diferencen e nje barku te mbushur me nje bark bosh". Eshte nje pike kyce, kur vjen puna per te shpjeguar ndryshimin mes nje vendi te zhvilluar dhe me nje shoqeri solide te kthjelluar nga nje vend ne zhvillim me nje shoqeri jostabile, ku egoizmi i individit mbyt interesat e shoqerise.  Eshte mireqenia ajo qe te ben te mendosh per gjera te tjera, kur i ke mbushur te gjitha nevojat themelore per garantimin e ekzistences.>>

Megjithese, une personalisht, Fatos Lubonjen e mbaj akoma si nje nga instancat e pakta te moralit te shoqerise shqiptare, perseri ky shkrim i fundit i tij "fut shume uje". Pavaresisht kesaj, akoma nuk i shkeputem konsiderates se meparshme per Fatos Lubonjen.>>

Citoj Lubonjen:>>

 Debora tha se kishte shumë italianë që vinin e kërkonin "datterit" në restorantet shqiptare për t'i ngrënë.......>>

Kjo e rrezon te gjithe konstruktin e njohur shqiptar te argumentimit :"kete ma tha nje mik i huaj". Madje shume mire e vuri re dikush qe "miqte e huaj qe na e duan te miren" jane mundesisht angleze, amerikan (kanadezet hyjne tek kategoria e mikut amerikan), gjermane dhe shumica italiane. Mos o Zot se permend ndonje grek, serb, maqedonas, madje edhe ndonje francez, pasi jo vetem qe besueshmeria jote ka marre fund, por behesh edhe tradhetar.>>

Por a eshte e nevojshme qe argumente te tilla per mbrojtjen e natyres, per mbrojtjen e jetes urbane, madje edhe per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe sistemit demokratik, te legjitimohen gjithmone nga nje "mik i huaj"?>>

Aq me teper ne kete rast konkret, a legjitimohet vezhgimi korrekt i Lubonjes rreth shkaterrimit te ekosistemit per te shitur keto "datteri di mare", nga miqte e huaj qe vijne ne Shqiperi per ti ngrene ato?>>

Po ta marresh seriozisht thenien e Debores, del ne perfundimin, qe keta italianet nuk i hane keto "hurma arabie te detit" ne Itali, jo se jane te bindur 100% qe ky eshte nje krim ndaj ekosistemit, por thjesht ngaqe ata nuk i gjejne keto produkte ne asortimentin e restoranteve italiane, pasi ne Itali dhe ne Bashkimin Europian me te drejte eshte e ndaluar gjuajtja e ketij lloj molusku. Me thjeshte mund ta shohesh ne kendveshtrimin e “Qejfi ta ka, po bytha s´ta mban”. Ose edhe ne kendveshtrimin  tjeter, ne ate te mentalitetit te fjetur kolonialist italian. Mendja te shkon tek nje formule e thjeshtuar:>>

Datteri di mare ne restorante italiane = EVIL – Datteri di mare ne restorantet ne bregun tjeter te Adriatikut = delikatese.>>

Madje mund ta projektosh kete formule te thjeshtuar edhe ne ceshtjet immanente qe preokupojne shoqerine italiane, por edhe ate te BE, mjafton te ndryshosh subjektin:>>

Djegia e plehrave ne Itali = EVIL  – Djegia e  plehrave ne bregun tjeter te Adriatikut = zgjidhje problemi.>>

Fabrike e re cimentoje ne Itali = ndotje ekologjike – Fabrike cimentoje ne bregun tjeter te Adriatikut = shanc ekonomik.>>

TEC apo Central Berthamor i ri ne Itali = krim ekologjik – TEC apo Central Berthamor i ri ne bregun tjeter te Adriatikut = vendim i mirepritur.>>

E keshtu mund te vazhdosh per shume ceshtje me rradhe. >>

Qe te moskeqkuptohemi, nuk deshiroj te zbeh sadopak shqetesimin e drejte te Lubonjes, por dua thjesht qe shtrimi i problematikes se ceshtjes te mos behet thjesht per hir te “miqve te huaj” demagoge, qe tjeter thone e tjeter bejne, por ngaqe keshtu na duket e drejte. Nese ke te drejten me vete, nuk ke nevoje per miq te huaj, qe te ndjehesh i mbeshtetur dhe i vertetuar ne argumentin tend.>>

Citoj perseri Lubonjen:>>

Megjithatë edhe ne i hëngrëm hurmat shqiptare arabike të detit. Me një ndjenjë fajësie, por i hëngrëm, dhe nuk na shkoi ndërmend ta hapim këtë diskutim me kamarierët e restorantit, që ishin edhe shumë të sjellshëm, se do të dukeshim si jashtëtokësorë. Zor se ata mund ta dinin se kishte një ligj në Evropë që i ndalonte peshkimin e këtij molusku. >>

Me vjen keq, por kjo me duket vec nje qyrravitje e rradhes, e cila verteton akoma meteper ate qe kam shkruar melart. Pasi ke filozofuar dhe diskutuar gjithe pasion rreth makabritetit te prishjes se ekosistemit, vazhdon te hash akoma “hurmat arabike te detit”. Me nje ndjenje fajesie, por i ha. Ndoshta i han edhe me ndergjegje te paster, thjesht nga fakti qe ty te eshte prishur per disa sekonda ndergjegja, dhe ti e ke kuptuar kete, atehere nuk ka problem, sepse perceptoret e tu te thone, qe persa kohe te vret ndergjegja, te ka mbetur akoma nje fije morali dhe je ne rregull. Dhe te duket e padrejte pastaj, nese kamarieret do te shikonin si jashtetokesore, nese hap nje debat te tille. Eshte e vertete, ata zor se do ta dinin se ne Evrope kishte nje ligj te tille, qe ndalonte peshkimin e ketij molusku. E vetmja gje qe dine ata me siguri, eshte qe ka europiane dhe shqiptare qe u shkojne ne restorante dhe porositin kete lloj molusku.>>

Tek lexoja rrjeshtat melart, me shkonte ndermend se si do te ishte, sikur une te gjendesha ne xhunglen e Borneos apo Sumatres, dhe prej vendasve te me servirej “delikatesa” e atyre aneve: tru i fresket majmuni. Dhe servirja e ketij “specialiteti” behet ne menyren me makabre qe mund te ekzistoje; majmuni lidhet dhe i hapet kafka, dhe ndersa ky i fundit eshte akoma i gjalle, vendasit i hane trurin me luge. A do te mund te ngjyeja edhe une lugen aty, pavaresisht se background-i im kulturor me thote, qe eshte e gabuar, eshte makabre? Dhe nese po, a do te vija ketu e ta tregoja si shembull i barbarizmit dhe makabritetit te vendasve? A do te mundja une te filozofoja rreth kanibalizmit, nderkohe qe rri i ulur prane  zjarrit, ku ne nje tenxhere po vlon bashkeudhetari im?>>

Apo ngaqe une jam intelektual, dhe nuk di te bej gje tjeter, vec  te filozofoj dhe te shkruaj rreth fenomeneve te demshme, me kete rast kam bere detyren time?>>

“A little less conversation, a little more action please” ka kenduar dikur The King.>>

Kjo vlen jo vetem per Lubonjen, por per te gjithe.

Ishte kenaqsi leximi i ktij komentit tend. Megjithse une jam i anshem persa i perket ktij lubonjes qe se duroj dot dhe nuk kuptoj si mund te mbahet ne shqiperi per autoritet nje person qe perdor si referenca, mendo, roberto savianon. E kupto sa rende eshte gjendja e shqiptarve qe pranojne te degjojne nje qe u derdellit per savianon qe eshte nje hiç ne kte bote. Nese ky lubonja njeh realitetin italian dhe nga ai do mari referenca te pakten te kete pasolinin, i cili edhe ai nuk eshte se ishte ne majat e mendimit te gjenive (shenjtorve) te njerzimit po ta pakten futet ne ato lista andej nga mesi. Ndersa saviano eshte nje rob kot me ti. Asnje gallat ta lexosh. Nejse, se dola nga tema. Po kjo qe ke shkruajtur ti p.sh. qe ka nje hyrje, zhvillim dhe perfundim te nje ideje, saviano s'do mund ta bej dot kurre se eshte nje bole rob. prishem dhe fjalorin tani kot.

 Bukur.

 "... "Ky vendi juaj duket si një vend që sapo ka dalë nga lufta." - më tha.. " 

Ne fakt kete konstatim per vendin tone e kan vene re dhe emigrantet, te cilve Shqiperia iu duket sikur ka dale vertete nga lufta. Te jemi koshient, nje pershtypje e tille te krijohet menjehere, nga kaosi urbanistik ndertimor qe vihet re aty. 

Sa per plehrat, djema, Shqiperia eshte plot, megjithse kishin vene kazane, prap ne shum vende shihje plehra dhe shishe plastike. Psh, kur plazhistet nga Tirana, zbresin tek ura e Dalanit, iu duhet te kalojne ate pjesen e ngushte tek shinat, dhe pikerisht aty, ndodhen me qindra shishe plastike te shtypura dhe plehra. Dikur ato s'kan pas qene aty. Me qindra qytetare kalojne aty. 

Prape der-der. Qe Shqiperia eshte shkaterruar nga ndertimet me leje e pa leje kete e gjen dhe nje femije qe sdi te shkruaje e te lexoje. Mjafton te tregosh foto si ishte, si eshte tani, si mund te ishte (sipas nje plani urbanistik). Shume llafollogji. Pyetja per nje milion kokrra orizi: Cfare te bejme? Ka deshire ndonjeri nga peshqit apo molusqet e ketushme te merret me zgjidhjen e ketij problemi?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).