Është 82 vjeç. Hokatar dhe nursëz. Vetullkërleshur e vështrimin pishë në sytë e futur thellë në zgavra. E vendos cigaren e radhës në çibuk dhe e thith fort si të ishte e fundit… Poeti i pazakontë, Pano Taçi, ka zgjedhur të më rrëfejë ca “sekrete” të jetës së tij sot. Është data 4 gusht, ora 11:00 e paradites.
E takoj rastësisht në bar “Lux”. Kisha dëgjuar shumë legjenda për të. Poeti endacak. Bohemi. Shpotitësi. Një mal me halle njeri. Jetënxirosuri. Dashnori pasionant. Vagabondi i kohës së komunizmit. Poeti i rrallë, i veçantë, i pakrahasueshëm. Njeri me botë të pazakontë. Ata që nuk e njohin, kanë një mundësi sot përmes kësaj bisede që do të zhvillojmë bashkë me Panon. Kërkoj shoqërinë e tij, dhe pranon plot gëzim. Më thotë se ka gati një libër të ri me poezi. Është i paduruar të m’i tregojë. I nxehti ia çon djersën çurk. Një ambient me ajër të kondicionuar dhe një birrë...? Është idealja në një takim si ky me Panon. Sa ulemi e pyes si është me shëndet dhe më thotë se është top. “S’më gjen gjë… vdekja s’guxon të afrohet”, - më thotë dhe qesh….
Duket ka vendosur të më lërë gojëhapur. Pasi, kur unë me keqardhje e pyes se kush kujdeset për të këto ditë të pleqërisë së vonë, merr një qëndrim pozant dhe më thotë “…dashnorja ime. Unë bashkëjetoj prej disa kohësh me të. Quhet Drita. Është e bukur dhe ma do shpirti…”.
Më thotë se ka marrë një shtëpi me qira diku në zonën e ish-frigoriferit. Ma përshkruan me imtësi hapësirën e kësaj shtëpie, dhomën e gjumit, korridorin, kthinën ku mund të gatuhet, banjën… “Është shtëpi e rregullt. Jetoj mirë”. Me ç’para e paguan? - e pyes. Më thotë se merr pensionin e shkrimtarit. “Ma ka dhënë Saliu. Ma dhanë që në kohën kur ishte ministër Bujar Leskaj... Por kam edhe pensionin e zakonshëm. Bëhen diku rreth 30 mijë lekë të reja”. Po pse je pa shtëpi Pano? Nuk ke pasur kurrë shtëpi tënden? - e pyes. Ai hesht një grimë kohe dhe nis të më rrëfejë një histori që duket e trazon tepër…
“Jo, e kisha. Por ma shembën. Në vend të saj është ndërtuar një pallat i madh. Unë nuk isha në atë kohë këtu dhe motrat e vëllezërit e mi e këmbyen me nga një hyrje për veten e tyre në atë pallat. Unë mbeta pa shtëpi. Tani jam në gjyq me atë ndërtuesin. Sepse avokati im më ka thënë se më takon të paktën një garsoniere”. Në ç’fazë është gjyqi? - e pyes. Dhe përgjigjet gjithë shpresë “është në Apel…shpresoj ta fitoj…”. Ngulmon se është e drejta e tij të ketë një shtëpi aty, ku dikur ishte shtëpia e prindërve të tij. Se në të vërtetë, atij vetëm pak kohë i qëlloi të jetonte në të. Kjo për arsye, siç tregon me zërin që i dridhet, “se e kalova jetën time në burgje e internime. Nuk më donte regjimi mua. Kisha sjellje borgjeze. Kështu më thanë në fillim. Pastaj bëja agjitacion e propagandë, pastaj shkruaja edhe poezi të rrezikshme... kish gjithfarë arsyesh regjimi për të mos më dashur mua...”. Pano vë buzën në gaz kur flet për këto gjëra. Duket sikur gjithë jetën e tij shaka ka bërë me rreziqet që i kanoseshin, me vështirësitë, me disfatat e mëdha...edhe pse shumë prej tyre janë kanë copëtuar zemrën... Por le ti marrim gjërat me rend.
Flasim fillimisht për poezinë dhe për vëllimin e ri poetik.

 

Pano, kur i ke shkruajtur këto poezi?
Kam 2 muaj e gjysmë që e kam përfunduar këtë libër. Ka poezi të reja, por edhe ndonjë poezi që e kam shkruajtur herët dhe e kam ripunuar. Unë shkruaj çdo ditë dhe kam oraret e mia të përcaktuara kur shkruaj poezi…

 

Kur shkruan?
Rreth orës dhjetë e gjysmë shkoj te “Tajvani”. E kam temën në kokë. Dy vargjet e para..dhe pastaj ulem e punoj poezinë...por punoj edhe te kafe “Evropa”. Aty shkoj gjithmonë, pasi kam dy kafe gratis çdo ditë nga pronari...Rri aty deri nga ora dymbëdhjetë e pastaj shkoj te “Guva” dëgjoj muzikë. Pi....deri nga ora dy-tre. Pastaj shkoj në shtëpi, shoh ndonjë film dhe fle gjumë deri në tetë e gjysmë...”.

 

- Të darkës? - e pyes e habitur...

”Jo moj jo, të mëngjesit”, - thotë dhe fillon të qeshë me të madhe. Ishte itinerari i tij i darkës ky... Pra Pano Taçi, 82 vjeç, bën jetë nate rregullisht dhe poezitë e tij i shkruan mbrëmjeve vonë... jo në shtëpi, apo i mbyllur në ndonjë kthinë... por lokaleve, ku zhurmon muzika e vajzat e reja ekspozojnë hiret e tyre. Nëse i lexon poezitë e tij bindesh menjëherë, pasi është e dukshme se frymëzimi nuk vjen nga një ambient dosido... Ja disa vargje nga jeta e tij e natës:

 


Dhe pse jam plak, ma do ky shpirt,
të bëhem sonte, sërish djalë.
Tym më nxjerr koka për një flirt,
si plak pa lek, s’bëhet fjalë.

Them t’ia ndaj lekët pensionit
Për një vromë me minifund,
që peshkon te guva e Gjonit
të zë në grep, xhepat t’i shkund....

E pyes Panon për jetën që bën aktualisht dhe përgjigjet e tij janë aq të drejtpërdrejta e të sinqerta sa ta trazojnë ndërgjegjen. Është njëherazi shakator dhe tragjik. I papërsëritshëm...

 

Pano, ku jeton?
Nuk kam shtëpi. Shtëpinë ma shembën, para tre katër vitesh. Unë isha në Maqedoni. Të mitë morën nga një hyrje në pallatin që u ndërtua. Ndërsa unë mbeta pa shtëpi, pasi unë nuk kisha nënshkruar kontratë. Por ata nuk duhet ta kishin shembur pjesën time pa më marrë leje mua. Ishte shtëpia që na kishte lënë babai. E hodha në gjyq ndërtuesin, por ma rrëzoi shkallën e parë tani jam prapë në gjyq me të….

 

Pra je pa shtëpi…
Jetoj me qira. Paguaj 120 mijë lekë (të vjetra). Ndodhet te ish-frigoriferi. Është një dhomë, paradhomë, banjë dhe një aneks për gatim...

 

Jeton vetëm aty?
Vetëm kam jetuar deri para pak kohësh. Por tani jam lidhur me një ish-dashnoren time. Ka qenë në Itali ajo, pati ikur me gomone, por i dolën dokumentet false dhe e kthyen. Drita quhet, nga Përmeti. Është kushërira e poetit të famshëm, Lame Kodra. E kam dashur shumë, dikur...i kam kushtuar poezi asaj. E kam njohur tek Fideli (Fidel Ylli), kur ka qenë banakiere. Ai ma prezantoi. Te bar “Westi”. Aty u njohëm. Atëkohë pata botuar librin tim me poezi erotike, “Lakuriq”. Kur i lexoi, ajo mbeti pa mend. Të dija serioz, - më tha. Po serioz jam, - i thashë. Ja, kështu u njohëm, e u lidhëm. Por pastaj ajo iku në Itali. Qëndroi 8-9 vite atje. Tani ka ardhur. Më kishte kërkuar sa erdhi këtu...

 

Po si të gjeti?
Te “Kafe Europa”. E di ajo që unë aty rri gjithmonë...
Pano e tund kokën, dhe të bën të kuptosh se është i fortë me femrat..sië ka qenë gjithmonë tek e mbramja. Më tregon për një surprizë që i ka bërë sapo erdhi, kur kishte ditëlindjen dhe e tregon me një pasion prej adoleshenti. Duket është i kënaqur këto ditë të vona të pleqërisë. Të paktën sot këtë gjendje reflekton... E pyes për poezitë dhe frymëzimin...

 

Më the që shkruan në çdo kohë, e kudo që të jesh…
Po po... temën e kam në kokë sa herë dal e nisem për diku…

 

Ç’tema të shqetësojnë?
Temat e përditshme...një mall, një brengë, një dhembje, një shok burgu, një ish-dashnore, Lasgushi, Fishta...I kam njojtur. Fishtën e kam njojtur që nga koha e Zogut, se dajua im Thomai ka qenë shok i Fishtës, ka qenë deputet.
Po sa vjeç ke qenë atë kohë?
I vogël, por e mbaj mend. Unë jam ditëlindja 1928. Jam 82 vjeç sot.

 

Si e ke njohur Fishtën?
Mua më merrte dajua me vete. Ai më mbante mua si djalin e tij. Fishta vinte të kafe “Krusali”. Aty e kam njojtur. Aty kam njojtur edhe Lasgushin, me të cilin më vonë u bëra mik. Aty kam njojtur dhe Ali Asllanin. Ka qenë një kafe e bukur ajo, kafe borgjeze. Në një anë luhesh kumar, në një anë kishte këngëtare, serbe, maqedonase, greke. Ato këndonin, në anën tjetër pihej kafe...
Panos i pëlqen të arratiset në kujtime. E lë pak mënjanë temën që po flasim dhe nis e kujton kohën e fëmijërisë, kur njëherë, së bashku me kushërirat e kishin marrë me vete në dasmën e mbretit Zog. Isha veshur bukur. Kishte njerëz të fisëm përreth. Në nëj anë shërbehej plot luks për të pasurit e në një anë kazanët me gjëllë që shpërndaheshin për fukarenjtë...”. E pyes për kohën e luftës, e cila e gjeti Pano Taçin në moshën 11-vjeçare.

Pano, si e kujton Luftën?
Unë kam qenë partizan. Kam luftuar me brigadën 23, me komandat Hamit Keçi dhe komisar Xhavit Qesen. Të dy i futën në burg më vonë.

 

Pse?
Ishin kundërshtarë të Enverit. Nuk i deshi ai. Se Enveri nuk ka shkrepur një pushkë, thoshin atëherë.

 

Si e ke kaluar periudhën e komunizmit? Si jetoje?
Kam jetuar mirë. Mua më vinin 10 dollarë çdo muaj. Po ashtu edhe babait edhe gjyshes. Gjyshi ka qenë sekretar i Fan Nolit për kishën. Aty ka vdekur. Quhej Zoto Taçi. I kanë varret pranë e pranë me Fan Nolin.

Pano nis të tregojë një histori, ku shkrihen kohët e fillimit të diktaturës me rrëzimin e saj.
“Kur erdhi në Shqipëri ambasadori i parë amerikan pas shembjes së diktaturës William Ryerson, më vjen në shtëpi një sekretare e ambasadës dhe më thotë se më kërkonte ambasadori. Shkova në ambasadë dhe ai doli e më priti. Fliste shqip. Më tha: “E di kush ma ka mësuar shqipen mua? Jo, i thashë. Ke pasur një gjysh në Amerikë? Po, i thashë, ka vdekur në ’82-in. Ç’profesion ka pasur, më pyeti? Ka qenë jurist dhe ekonomist i diplomuar në Sorbonë – i thashë unë. Po,- më tha - ai është gjyshi yt.
Më pyeti nëse kisha ndonjë fotografi kur kam qenë i vogël, e kur gjyshi vinte në Shqipëri. Por unë nuk kisha asnjë fotografi. Ai mori një foto dhe ma tregoi. Isha unë me papion, i vogël, me pantallona deri poshtë gjurit, me një xhaketë të bukur. Nuk e njoha veten. Ai më tha ta shihja foton nga pas. Aty shkruhej: “Mallit të shpirtit tim, nipit tim të dashur Panos. Gjyshi i përmalluar, Zoto. 1941”. Kishte ardhur me pushime në atë kohë në Shqipëri kur e kemi bërë atë foto. E ruaj edhe sot e kësaj ditë.
E pyeta ambasadorin Ryerson, se si ishte njohur me gjyshin tim dhe më tha se e kishte njohur që kur kishte qenë fëmijë dhe familja kërkonte një jurist për kompaninë e tyre, për çështje që i lidhnin me Ballkanin. Gjyshi i kishte mësuar atij shqip.
“Më donte. Më thoshte gjithmonë: “Më kujton nipin tim Panon, që e kam në Shqipëri....”
Kur e pyeta se si më kishte gjetur mua këtu në Shqipëri, më tha: “Të kam gjetur përmes librit tënd të parë me poezi “Blerimi i thinjur. Një miku juaj kur kishte ardhur në Amerikë, e kishte lënë atë në bibliotekën e Shtëpisë së Bardhë”. U kujtova, se unë i kisha dhënë dy kopje libri Pandeli Koçit, që një kopje t’ia çonte Arshi Pipës dhe një kopje Isuf Luzit, profesorit tim...
Me Isufin kam korrespodencë, 33 letra ruaj prej tij. I kam letrat që më ka dërguar ai. Janë fantastike.... Në letrën e parë më shkruante: “O mall e dhembje e shpirtit tim. Sytë e mia të emigrantit s’janë krypur asnjëherë nga pika e lotit. Lexova “Blerimin e thinjur” dhe të faleminderit...Të paskish qenë italian, do të udhëtoje në enciklopeditë euro-amerikanë, me Borgesin dhe Kalderonin… Vazhdo të shkruash në gjirin e kombit tonë”....

(Kur Pano e ndërpret këtë rrëfim, i kërkoj që të më tregojë vuajtjet e diktaturës.)

 

Kur të burgosën Pano?
Unë rashë në burg në ’47-ën. 

 

Pse të futën në burg?
Po, sepse desha të ikja unë. Doja të ikja në Greqi, të kaloja kufirin e pastaj, që andej të ikja te gjyshi në Amerikë. Shkova në Gjirokastër, por kufirin nuk e dija. Mua më kishin përjashtuar nga shkolla për dashuri borgjeze...

Ç’ishte kjo dashuria borgjeze?
Doja vajzën e një gjenerali unë, që edhe ai më vonë hëngri kokën...Ishte vajza e Spiro Moisiut, Jolanda Moisiu. E kisha në bankë. Mirëpo nga që kishte kaluar koha e luftës dhe shkollat ishin të mbyllura kishim diferencë moshë. Ajo mund të ishte 3-4 vjet më e vogël se unë. Në fakt unë bëja shumë sjellje që nuk pëlqeheshin. Kam qenë nxënës i notës 10 absolute me përjashtim të disiplinës që e kisha 5, sepse unë gjithmonë hyja nga dera e dilja nga penxherja, ose hyja nga penxherja e dilja nga dera.
Kur bënin gjimnastikë, vajzave që më pëlqenin unë iu fusja nëpër çanta trëndafila, zambakë…, kurse atyre që grindeshin me mua ju bëja karamele ku fusja brenda kakardhi. Këto i’ua fusja në çantë….(Qesh me të madhe…). Mirëpo për këto gjëra, kështu, më përjashtuan nga shkolla mua, me motivacionin “dashuri borgjeze”.

 

Ç’ndodhi më pas?
Vrava mendjen ku të shkoja dhe vendosa të shkoj në Gjirokastër tek dajua, Thomai. Kur mbërrita atje dhe i tregova ai u habit. Po pse të kanë përjashtuar nga shkolla more, ç’ke bërë? “Për dashuri borgjeze”, i thashë, iu bëra një vjershë vajzave dhe sekretarja e rinisë e bëri problem. U mblodh këshilli pedagogjik dhe morën vendim të më përjashtojnë... Mos u mërzit më tha dajua… Rri këtë vit këtu në Gjirokastër dhe vitin tjetër e rregullojmë që të kthehesh prapë në shkollë. O po do të iki në Greqi, i thashë e që andej do të shkoj te gjyshi në Amerikë… Ç’thua more, mos u ndjej. I kishte thënë një shok që më kishin vënë njerëz pas e duhet të bëja kujdes. Por se dëgjova unë. U nisa dhe më kapën në Bularat. Më arrestuan. Më mbajtën nja pesë ditë në birucë. Pastaj më nxorën në gjyq dhe më dënuan për sjellje borgjeze në shkollë dhe në shoqëri, (pasi unë ndërroja një kostum paradite, një pasdite)… kapriçoz, deshi të linte atdheun...dhe më dënuan fillimisht 4 vjet, por pastaj ma shkurtuan në 2 vjet. Kështu bëra 2 vjet burg dhe pastaj më çuan në kamp internimi.

 

Ku të internuan?
Kampi i parë ka qenë i Valiasit, pastaj na çuan të hapnim kanale në bregdetin e Kavajës, pastaj të rinjtë i mbajtën, të moshuarit i kthyen në burg. Ne na çuan në Maliq të thanim kënetën. Aty kam njohur shumë personalitete të kulturës, që regjimi nuk i donte e që vuanin dënimet. Mes tyre njoha edhe Mitrush Kutelin. Kam shumë kujtime me ta. Dhe po i shkruaj kujtimet…

 

Janë kujtime që lidhen vetëm më ta?
Po. Jam duke shkruar një ditar që i kam vënë titullin “Unë dhe jeta ime”. Kam shumë kujtime me Lasgushin, ç’bisedoja, ç’bënim, ç’kujtonim, poezitë që më pëlqenin, ato që nuk më pëlqenin…

 

I ke shkruar që në atë kohë?
Disa po, disa të tjera tani vonë. Unë shkruaja në atë kohë, kur më kishin vënë si redaktor të përkthyesve në burg.

 

Të burgosën sërish? Si ndodhi?
Eh sa herë më kanë burgosur mua....U zura me ca oficerë të Sigurimit, se nuk pranova unë të votoj. Thashë nuk dua të votoj. Ishte viti 1951. Prej andej pastaj më internuan në Saver të Lushnjës. Aty kam qëndruar fillimisht i rrethuar me tela, se ishte kamp i mbyllur. Më vonë u bë kamp i hapur e mund të lëvizje. Aty kam qëndruar deri në ’60-ën. Pastaj u lirova dhe më dënuan prapë në ‘62 për agjitacion e propagandë, për poezi. Bëra 5 vjet atje dhe më internuan prapë. Më dërguan në Librazhd. Atje njoha Koçi Petritin.

 

Jetë shumë e vështirë….
Po, por kam mësuar shumë. Në burg mësova të saldoj, të montoj ndonjë gjë… Kur më sollën në Tiranë, më gjetën një punë në Uzinën e Autotraktorëve, ku atëherë montohej pjesa e re e traktorit. Punoja si montator. Por u ngrit Metalurgjiku dhe unë kërkova që të shkoja atje vullnetar. Mirëpo Maqo Bleta, kryeinxhinieri në Uzinë të Autotraktorëve më tha “mos shko, ku do të shkosh, këto të mbron Pilo (Peristeri), atje prapë në burg do të biesh ti”. Mirëpo e kundërshtoja unë. Shkova. Dhe në ’76-ën më arrestuan sërish. Këtë herë dënimi ishte më i gjatë. Plot dhjet vjet në burg. Në ’86 u lirova dhe pastaj vitet e tjera i kalova në internim sa në Peshkopi...gjithandej, me dëbonim, më mbanin larg nga Tirana.
Ka qenë periudhë e vështirë. Babai më kishte vdekur. Nëna më kishte vdekur. Edhe gjyshi në Amerikë...Më kishte ndarë edhe gruaja. Kisha një djalë që s’e takonja dot...

 

Në ç’vit je martuar Pano?
Në ’60-ën u martova, sapo dola nga internimi. Dasma u bë për vitin ri 1961. Por nuk kaloi shumë dhe unë rashë prapë brenda, në ’62-shin. Fëmijën e kisha tre muajsh. Atëkohë më ndau gruaja.

 

Takoheshe me djalin pasi dole nga burgu?
Nuk më linte ajo mua. Kishte frikë se ia merrja djalin. E kishte mësuar keq. Kur më takonte më thoshte “gangster, vagabond, je armik…”. Dhe unë i thoja “po kështu jam unë”. Ai qeshte. Ishte i vogël. Unë kisha të drejtë ta merrja djalin tim vetëm 2 orë në 15 ditë. Po dy orë ishin ato. Sa ta merrja, ta nxirrja në pazar, ta qerasja...Kishte qejf parfumet, ai më thoshte gjithmonë që t’ia blinja. Aq kohë ishte as që ç’mallesha me të. I shkoja në shkollë por më fshihej sa më shihte. Dhe kur i shkonja dhe i flisnja “po të kam çun unë ty” ai më thoshte “po, por unë nuk të dua. Ti je armik”. Kur ia kujtoj tani, qesh....

 

Ku jeton djali tani?
Është në Greqi. Është martuar ka dy vajza. I takoj herë pas here.

(Gjatë bisedës më bën përshtypje një fakt, pasi femrat që ka dashur nuk i quan të dashura, por dashnore. Pano ka një koncept të tijin për dashurinë, e për rrjedhojë edhe përcaktimet janë kaq pranë natyrës së tij të pazakontë.)

 

Pano, pse thua gjithmonë dashnore, dhe jo “e dashur”?
Po, dashnorja është tjetër dhe e dashura është tjetër gjë. Dashnorja është ajo, që të përkon me shpirtin tënd, ta do shpirti, brenda, thellë… E dashura është tjetër gjë, më e thjeshtë. Të dashura mund të kesh 10-15… plot. Kurse dashnore rrallë gjen.

 

Më duket koncept i kundërt me atë çka dëgjohet sot përreth…
E ke gabim. Dashnorja është dashuria…

 

Sa dashnore ke pasur në jetën tënde?
Unë kam pasur…
(Mendohet, pak, thith cigaren, dhe thotë me një ton nostalgjik…)
“Në fakt, kisha një në shkollë, gjirokastrite, vdiq ajo. Flora Kallanxhiu quhej. Ka qenë balerinë. Vdiq nga luçemia. Kishim miqësi familjare me të. E deshta shumë Florën…
Ka qenë një tjetër nga Himara. Familja e tyre jetonte me qira në shtëpinë tonë. Kishin një mbesë ata dhe gjyshja donte të më fejonte më të mua. Ishte partizane greke kjo. Por unë… vajta e gjeta këtë, me të cilën u martova. E gjeta në Lushnje, atje e kam njohur.

Tregon se si e ka njohur gruan me të cilën u martua, se si e pa një ditë në rrugë tek kthehej nga shkolla dhe e ngacmonte me fjalë, se si pastaj i shtyrë nga e ëma shkoi ën shtëpinë e saj dhe ngaqë i vinte turp iu tha prindërve të saj “kam ardhur të kërkoj vajzën tuaj për tim vëlla”. Mandej u zbulua se ishte Pano ai që do të martohej me të. Dhe ata nguruan. Se Pano ishte i internuar, i dënuar, ishte trazovaç, vagabond...Por siç thotë ai në fund u bindën dhe ia dhanë vajzën për grua...me të cilën nuk kaloi ndonjë jetë të lumtur, por të paktën, pati një djalë më të, e që u shndërrua në motiv për të jetuar...
Pano hesht herë pas herë tek përhumbet në kujtime, tregon një histori të ngatërruar me një të huaj, austriake që e kish njohur në internim, “e bukur perri, që ishte kapur rob në luftë”. Ajo kish ikur në Austri pasi ishte shembur diktatura, e tani e kujtonte me ndonjë letër a fotografi...Pastaj krejt befas Pano kujton dhe një histori nga rinia e hershme.

“Në Gjirokastër ka qenë Fazili Kokona. E kam dashur shumë. Atë e donte edhe Ismaili (Kadare) dhe Agim Shehu. Ishin në klasë më poshtë se mua ata. Ajo fliste me mua. Vinte të dajo Thomai. Unë vishesha bukur, serioz. Kurse Ismaili në atë kohë ka qenë i varfër dhe Agimi ka qenë kaçurrels, si një ari i vogël. Ajo ishte një brune kaq e bukur!!!...Me mua i pëlqente të bisedonte. Uleshim në park. Ismaili më fliste. Unë e ngacmoja… Që atëkohë jemi njohur me Ismailin. Ka qenë poet shumë i mirë që atëherë…

…Prej këtij momenti Pano i harron dashnoret dhe zë e flet për poezinë. Jemi diku nga fundi i bisedës tonë. Thotë se në Gjirokastër ka njohur edhe një poet që e kanë pushkatuar në ’47. “Ai më mësoi mua ç’ishte poezia, më mësoi ritmin, metrikën. Më mësoi Fishtën, Mjedën, Nolin, Çajupin, Naimin...Isha i ri unë atëherë. Shkruaja, por bejte ishin”.
Pano kthen një gllënjkë birrë, thith cigaren sërish dhe e kthen fjalën te Lasgushi. Poezitë e tij i ve mbi gjithçka. Kujton se si e ka parë një njëherë dhe i është afruar,pastaj e ka prekur me droje. “Njeri qenke? - i thashë. “Po njeri jam”, ma ktheu dhe qeshi...Më rrëmbenin shumë poezitë e Lasgushit. Kur e njoha më dukej sikur kisha prekur një ëndërr. Se këta poetët unë i quaja si perëndi, si njerëz të kaltër... Ashtu i përfytyroja gjithmonë, të kaltër...”

43 Komente

Ta kishit lënë vetëm me titullin dhe fotografinë do kishte qënë klas, po klas fare ama smiley

... do i kishim marrë me mend ca gjëra smiley

u kenaqa, u kenaqa, nice.

Mezi po pres te lexoj komentin e Graves per kete artikull....Shume i bukur dhe ky detaji i takimit me Poradecin; Njëri qënke? i thashë. "Po njëri jam" ma ktheu dhe qeshi...

uo gravaaa, ea* mo u vono te thone... smiley

* nje j bie, qindra ngrihen.

Edhe mua me pelqeu shume, shume kjo intervista.

shkoi kafja per bukuri sot smiley

Ja cer gjeta per Tacin ne internet (qe do ishte rrote me rrote me Kalderonin dhe Borghesin, po te shkruante italisht):

 

Jetë morri

Kur tokës, iu zvarita si morri mbi kuriz,
poshtë këmishës me arma më gjeti mua;
tek kruhej, kur pickoja e bëja ta gudulis,
më zu e me gas më vuri mbi thua.

Bëri të më shtypte, e s'më shtypi dot.
lëkurën koha ma kish bërë prej guri.
morr i uritur, kyçur në qeli të ndotë
bënë çmos të ma shtronte lëkurën druri.

E tani, morr i plakur, them të bëj gjumë.
e ç'lëkurë me plagë që kisha tej i hodha.
poshtë këmishës së tokës, u lodha shumë,
më shumë se ç'duhej, nëpër zhele u lodha.

Do shtrihem t'i kyç sytë e mi të vrarë,
nga pagjumsia. Do fle pa andralla.
kujdes, mos më zgjoni nga gjumi me të qarë
se loti do m'i djeg të lodhurat kokalla.

Kujdes, ngrihem e ju tremb vurkollak
si skelet golle pa asgjë përbrenda.
të tjerë shushunja tokës i pin gjak,
unë q'e giciloja të qeshte, iu rënda.

Si morr pa ngjyrë që zvarë, zvarë shkon
nën këmishën e palarë të tokës, ku më vunë
te sqetulla e saj ku djersa i kutërbon,
më bëri të jetoj me përdhunë
nga që e bëja të kruhet.
Do shkoj të shtrihem të bëj gjumë
O soi im i morrit, u lodha shumë,
më shumë se ç'duhet.

Duke gicilisur tokën plakë:
kam cimbisur helm e jo gjak.

Tiranë 31. 12. 2004.

Takim pas divorcit

Tek çapiteshim ngadalë,
bri për bri, stapërish...
hidh një fjalë e digj një fjalë
për një mall që larg na grish.

Bëm t'i ngjallnim ç'qenë varrosur
thellë në shpirt, nja dy tri shpuza.
fjalët që na qenë hirosur
embëlsisht na i thesh buza.

E tek hidhnim këmbën zvarrë,
për te fundi që s'kish fund,
ajo burr tjetër kish marë,
mua grua s'm'u gjend kund.

Diku udha u nda dysh
tek e bëmë stapërish,
stapërisht e shkarë shkarë.
as u ndreq gjë, as u prish,
e ne të dy prap sërish
mbetëm ndarë.

Mos ma lexo

Mike, mos ma lexo dhembjen
në buzëqeshjen time.
nuk dua t'ua bëj mbrëmjen
t'iu mëkoj trishtime.

Mos m'i lexo sytë e thellë
tek rrijnë në humbëtim.
një dëshirë mallim ua ndjell
ç'më do ky shpirti im.

Mos më thuaj, se u bësh së gjalli
për ty pa pritur, unë.
pa pritur ma erdhi malli
që më ka djegur shumë.

Eja mike

Sa herë vjen çapkëni prill,
çapkëne më bëhet shpresa,
brezin nga mesi ia zgjidh
malit, t'ia bëj rëkeza

Bredhi si qiri argjendi,
na rri nën tyl të mjergullës.
prill çapkëni, lisin çmendi
kur gjirin ia puth pjergullës.

Eja mike, na fton prilli
te ai vend q'u bë harim.
atje ku këputet ylli
porsi lot i syrit tim.

Djersë mërgimtari

Vëllëzër, argatë në dhe të huaj,
pas punës këngës ia thoni pastaj.
qan e qesh e ju klith brenga e juaj
për këngën e djersës, qesh e qaj.

Vëllezër, argatë te vendi huaj,
me mall në zemër, me derte në shpirt...
mbrehur te qere pronarit si buaj
ju ranë kocijtë, në punë çdo ditë.

Kur vini për mall nga dheu i huaj,
s'di si t'iu flas kur ndruat emër?
ju shoh që ju ranë patkojtë si kuaj,
me dregëza në shpirt, me plagë në zemër.

Sytë e saj

Kur hedh sytë në qiell,
qielli vetëtin.
Kur hedh sytë mbi tokë,
toka psherëtin.
Kur hedh sytë mbi mua,
zemra shkrepëtin.

Bëj ta gjej

Kërkoj veten që s'e kam.
A ma pa njeri?
Dua të di cili jam
me kaq plagë në gji.

Kërkoj veten, bëj ta gjej
Thomëni, kush ma pa?
Dhe n'e gjej, me dhëmbë e brrej.
Brengat mua m'i la.

Kërkoj veten ku më humbi,
në ç'udhë pa krye?
Pa veten do më marë lumi
Pa veten jam hije.

Dimër jashtë e dimër brenda

Me bastun akulli ikën
dimri nëpër udhë.
ku shkel, tokës i kall frikën
e drurët i rrudhë.

Qiell borën po e sit
mbi male e fusha.
del gjahtari t'i bëj pritë
shapkës te gajusha.

Lodra e rufesë gjëmon
e zjarr i kall qiellit.
reja me retë vallzon
për inat të diellit.

Qershia me sy për dhe,
nudo, mardh e tëra.
bredhi flokëhalat i ngre
me ngricë për gjelpëra.

Si një dimër këtë mbrëmje
kallkan nëpër derte,
pllaq e plluq iki mbi dhembje
e s'di se ku vete.

-------

Populli im vulëhumbur

Mos ma shani popullin tim maskara,
Shiko se bëhet njëra,
Paçka se sot maska i ra
Që dramat i luan komedi të tëra.

Mos ma shani popullin tim të pacipë,
Kujdes, të thyen dhëmbë e dhëmballë,
Paçka se pas flokëve, te honi në zgrip,
Nuk di si mbahet, vdekur a gjallë.

Mos ma shani popullin tim teveqel,
Kujdes, se do gjeni belanë,
Paçka se këtu ujku në vathë delet i mjel
Përpara se t’u pijë gjakun që kanë.

Mos ma shani popullin që i bje gjoksit,
Kujdes, se me kallash t’ju qëllojë s’përton,
Paçka se nga qulli u dogj e i fryn kosit,
Ai prapëseprapë për rrenacakët voton.

Mos ma shani popullin që merr flakë si kashtë,
Kujdes, se tym ju nxjerr nga sytë,
Paçka se është populli më i lashtë,
Nuk beson ç’i psallin mbi fron mbretëritë.

Mos ma shani popullin tim të përhumbur,
Popullin tim vulëhumbur.

Ndërrim gjaku

Prill çapkën e ti Maj pusht,
Trokit, hyr me përdëllim...
Ç’ndjenja kam m’i bëj prush
T’i kall zoçkës flakërim.

Prill çapkën e ti Maj pusht,
Trokit, hyr në përmallim...
Bëj të gjej një vërë të ngushtë
T’i jap pleqërisë kuptim.

E pangjarë

Sythet e kobit të zi,
Degë e dhimbjes m’i mban.
Te ky gjoks, o Perëndi,
Sythi sythit nuk m’i ngjan.

Te një skutë thellë në gji,
Shpirti gungaç më qan,
Zemra ma thotë me Oi:
Brenga brengës nuk i ngjan.

Qepa

Paçka se jam kufomë e gjallë,
Do marr një grua kur të vdes,
Me nderim në varr të më kallë,
Ndryshe pa kallur do të mbes.

Për testament ia lë një qepë,
Ta shtrydhë që lot t’i nxjerrin sytë,
Kur t’ia shohin syrit në cep
lotin, do thonë e qau me shpirt.

Për ç’heq e vuaj

Po iki, e di, s’kthehem më,
Nga jeta një të mirë s’pashë.
Nuk di për mall pas nëse lë,
Një fjalë të çiltër që thashë.

Po iki ku ikin të gjithë,
Pa pritur e pa kujtuar,
Me botën e përtejshme më lidh
Një mall që më djeg në kraharuar.

Po iki dhe pse shumë gjëra
Pa bërë nga pas do t’i lë,
Dëgjoj nga qielli shumë zëra,
Të nënës e dalloj mbi çdo zë.

Do iki siç ikën çdo shpirt
Siç më iku edhe shpirti i nënës,
Çdo natë dal t’ia shoh sytë,
Mes syve që i vinin rrotull hënës.

Zambakët rreth varrit ia mbolla,
Ku emrin me lot ia gdhenda,
Nga qimiri ta zgjoj, u lodha...
Të gjallë ma mban zemra brenda.

Do iki nuk kam më se ç’pres,
Për ç’heq e vuaj them të vdes.

Ik e jak

Te buza e varrit do më presin,
Kufomat kalbur ndënë dhè,
Që shoqërojnë ata që vdesin,
Në një humbellë diku atje.

Uën ik e jak, m’u gjakos udha.
I bërë hi për ç’isha shpuzë,
Me ballin mbuluar me rrudha,
Me mërmërimë honesh mbi buzë.

Dëgjoj skeletet të më thonë,
- Ç’të bën që ti mendjen ta prish,
që vjen e ikën e s’guxon,
te varri yt me gaz të hysh?

A s’je kufomë që tremb të gjallin?
Për gjallë një fjalë askush s’ta thotë,
Eja, hyr, na shuaj mallin,
Si nuk t’u rënd e zeza botë?!

Ju them: me ç’di, unë kam vdekur,
Po që të vij te ju kam frikë,
Se do më tallni për ç’jam përpjekur
Që të gjallin,
Lëkurëdjallin
S’e bëra mik.

Jam lodhur kot me dashuri
Ta bëja zap
Botën e prapë,
Te buzë e varrit ku bëj të hyj
Këmba më shtang, pas kthehem vrap.

Në mëhallën e qenve

Te bregu i lumit dhomën ma dhanë,
Me mëhallën e qenve zabërhanë,
Streha ku rroja dhunshëm m’u prish,
Që ditën e parë kur qentë më panë,
m’u sulën të më hanë,
U ngjaja kockë pa mish.

I thashë komshiut rom, si ta bëj zap
Këtë shpurë qenësh të babëzitur,
Që më bëjnë t’ia mbath me vrap
Tek turren të më hanë, të uritur?

Arixhiu më tha: Gaxho, të shpëtosh
Një torbë me kocka bli në pazar,
Si mik shpërndajua që t’i lezetosh
E do shohësh se do gjesh karar.

Bëra romi siç më tha,
Një trastë me kocka çdo ditë blej,
Sa më shohin bishtin tundin ata,
E unë dashurinë ua ndiej,
Si plak zabërhan më mbajnë për vëlla.

Gërsheta

Lumi kridhet nëpër valë,
Hëna këputet mbi rrush
Jashtë kuis një qen i çalë
Tek sheh si përgjon një galë,
Romi gotën plot ma mbush.

Tek këndoj, tek ha e pi,
Ia thotë melodisë gërneta.
Shikoj si vallëzon karshi
Romen që më vret me sy,
Mbi gji i shplekset gërsheta.

Pa nis e pëshpëris ngadalë,
Pa më vënë re askush:
-Hidhu, moj, të qofsha falë,
dridhe, moj, belin si ngjalë,
Ç’ke që ma mbush zemrën prush?

Vështrimi plot farfuri,
Që shkarë ma hedh lastarblerta,
Më shtang përhumbur kur rri,
Ndiej në fyt një ngërç të zi,
Se ma merr frymën gërsheta.

Lodhje pa fund

E lodha veten duke u grindur me vete,
Më lodhën miqtë dhe unë miqtë i lodha,
E lodha dhe më lodhi durimi i kësaj jete,
E lodha cigaren që sytë m’i nxjerr kolla.
U lodh toka në bosht duke u vërtitur,
Hënë e lodhur çdo natë zbehet më shumë.
I lodha e më lodhën dyert që kam trokitur,
Të zbusja ca dhembjet që poshtë më vunë
E kudo më përzunë. Dhe udha m’u lodh,
Dhe fundi pa fund.
I lodha e më lodhën netët pa darkë,
Më lodhën e i lodha trotuaret gjithkund
Ku jam ulur si një deng leckash pa markë.
Dhe fjala m’u lodh në të plasurën buzë,
Dhe buza m’u lodh nga fjala që s’u dëgjua.
Tani buza m’u hiros si vatër pa shpuzë,
Në shpellat e gjoksit Murg fjala m’u ngujua.
Kjo botë e lodhur për në ç’botë na shtegton,
Tek lodhim ç’na lodh çdo gjë që na rrethon...

14 Prill 2009

 Degjoni nje te bukur per Panon.E kam mik prej vitesh.Zuri nje dashnore fakiri sapo pati dale prej burgu.I bente dhe vjersha e poezi asaj.Mirepo  kishte zene e harronte. Poezine qe kishte bere njeres ne Gjirokaster,  ja tregonte si te bere taze, kesaj  te fundit.Dhe kur pa? Kur vende vende ....... ne ca gjera kishte mberdhire.Nje nate, si kishte prie e bere rrumbull me Mehmet Hamzen(Mehmet Ali Dukatin, se keshtu ja vuri atij emrin, ne nje liber te vockel me poezira)vjen ne shtepi tek ajo qe thame.Qe te koridori, zuri e kendonte kenget e dashnores nga Gjirokastra.Se,  si po dhe e merrni me mendje,   e para mbetet gjembi i padale nga "plaga". Ndaj i ziu Pano, deshi qe strofen e dyte t`ja "kendonte" brenda shtartit.Ajo malulja,  si u bind qe nuk ishte avaz per te, i jep nje shkelm me kemben e mengjer  qe i perfshiu  nofull  e goje dhe tre dhembet e pare te Panos perfunduan ne fund te shtratit.Pas asaj nate, kenget  qe  bente, se ku rrinte Panua pa kerryer kenge, "mesoi" e  i kendonte si Danillua i Gorkit.Neper Vollge.Thumb dhe jashte shtratit.E thote mire ate per Ismailin e Agim Shehun, por ka harruar Driteroin.Me ate ka dhe ca  te mira fare...

   Por  une ve doren ne zjarr qe  ...pusht nuk ka qene.Qejfli po! Ndaj i la dhe dhembet.Ata e lane beqar.Jane te mire, por gjithe huqe poetet....

Po te degjoni Panon duke ju fole per Dizin e tij, te dashuren e hershme, do  silloiseni duke thene ..."Qenkam martuar me burre"...

Poezi, burg dhe dashnore !

Sakte, sakte, " I dashuruar me lirine".

As burg as poezi as dashnore .

Nje shpirt i lire jo politik . Nje shpirt Poeti Lirik dhe teper njerzor.

Nga te rrallet per tu lexuar njerezisht ne kete kohe ku nuk ka ngele spekullator pa u ndyre .

Kam fatin te kem ndenjur nje "cope" kohe me te ne nje kafe . Teper teper "rebel" po njerezor i madh . Lexojme me cfare thjeshtesie njerezore i permend emrat e Lasgushit , Ismailit , Agimit ...

Barabar me thjeshtesine e njerit nga me te medhenjve Isuf Vrionit . Dhe ja ku i ve vulen qendrimit te tij , te mdeshtetur ne nje shtylle KURIZORE me Palce !

Populli im vulëhumbur.... Kushdo mund ta lexoje .

Kjo Peci kesaj rradhe paska dite te gjeje e te "peshkoje" . Por mbi te gjitha te skalise nje figure te tille poetike . Te lumte !Dhe si gjithnje nje vrojtuese e kujdesshme .....La Finestra  Smile

e forte kjo

rrofsh Fin

Flm Finisterre per prurjen dhe emon per poezite.

Qesha me artikullin, me capkenlleqet ...

... ajo e djalit ishte gozhde.

 P.S...per pjesen "Bllok Shenimesh": Asnje , absolutisht asnje, ish ...."Kryetar  i Lidhjes Se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise"... nuk ka praktikuar dhe ca me shume ta bente bente...." Liste te Shkrimtareve  dhe Artisteve , qe te denoheshin nga partia.."

  Kete quaje se ta kane thene,  por  arshivoje si te thene krejt ne kundershtim me te verteten..Praktika ka qene kjo:

 Ne se i vinin Kryetarit te Lidhjes  informacione prej operativeve te sigurimit qe mbulonin Artin (Vladimir Meçe p.sh)i cili e vinte ne djeni Skretarin e partise te Lidhjes dhe kryetarin se: (rasti qe di une)..."Poeti  Viktor Qurku(ish pedogogu im dhe njeri nobel, qe perfundoi i hedhur nga shkembi ne fshatin e tij,  Çorraj, sepse ju qepen  nga qe ai denoncoi nje shkrimtar te madh, qe kishte kopjuar, nje per nje vargjet e nje poeti sovjetik, e bere me ato vargje, nje poeme me emer, te cilen ja pati dhene Kryetari i Lidhjes  Viktorit per redaktim. Ai e argumentoi me fakte pse dhe nuk e redaktoi.Ajo Poeme sot eshte "ne kembe" dhe e gjithemburrur kurse Viktori ha dhe` ), redaktor i Gazetes Drita, (Organi i Lidhjes)  eshte nden survejim, per veprimtari te dyshuar armiqesore...." Ose, p.sh,   i eshte faktuar x shkrimtari,  se  ka kryer veprimtari armiqesore, ne dem te partise dhe te shtetit...'

    Vetem keshtu dhe asnjehere ndryshe...!

  Nuk genjejme dot se  njerezit jane akoma gjalle

Llora?

U mbars mali dhe polli nje mi o grava.  Konsultohu me YD per punen e kryetarit te lidhjes se shkrimtareve.  Ke ndonje gje tjeter per te thene per ato frazat e tjera qe ka shkruar YD-ja?

 Njihet .."Fruma e shpirtit te kundert".Une isha ku me rrahne, ndonje kuturu ketej,   me tregon se sa shkopi me dhane.Ec e i merr vesh te tillet! " Te tillet"..., qofte dhe  U,V,Z,ZH-ja, duan medoemos te thuhet  ejo qe nuk ka ndodhur.Popa na sillni nje shembull, nje te vetem qe Dhimiter Shuteriqi apo Driteroi kane bere  njeliste qofte edhe me dy emra qe ja kane nisur partise per te futur ne burg ...filan fistekun...!

   Rrini ore ku dini ju se si ka qene  e me ç`krijues bisedohej ne ate lidhje.Berrihaj biseda!Ato vepra kemi, me te mirat e koheve, sigurishte dhe me te  dhe te keqia, qe nuk ishin faj i krijuesave.He,  na jepni te ketyre 20 viteve ! 

Grava i nderuar .

Po te vesh re nje kategori ketu , ngrysen gdhihen me "sigurimin e shtetit " Jane ajo kategori qe historikisht ne te gjithe literaturen artistike njihen si prototipa qe " flene me xhandar ne gji " . Ata edhe sot ne nje fare menyre kudo shohin Shik dhe qe akoma i ndjek "sigurimi i shtetit " . Mos i vlereso shume nga kjo ane .

Ose kane qene ne sherbim ose jane xheloze perse nuk i kishin afruar ne sherbim . Ne cdo ane qe ti "kthesh" nuk sheh e dallon pervecse kompleksin e inferioritetit .

Jane dhe kategoria qe me te verte kane vuajtur prej nje perndjekje shtypese e arrogante e individeve te inkuadruar ne ish sigurimin e shtetit. Por ne dallim nga keta ham-humsit ,  ata jane Fisnike  dhe nuk lehin vend e pa vend . 

PO! Ka nje te vertete te madhe ne kete qe the me siper. Me ben pershtypje te jashtezakonshme. Njoh nga ata qe vertet diktatura e proletariatit iu prishi jetet, njerez te mrekullueshem, qe jane aq te perkore, te permbajtur, dhe me e habitshmja, aq te ekuilibruar ne gjykime! Aq pa vrer, pa acid. Te mrekullojne me kete.

Nderkaq shikon flamurtare pasthirrmaplote, nga ata qe kane qene studente ne monizem, me te "ndrejte studimi" kupton, "kuadro" si me thene, "kandidate per kuadro", ose madje qe kane qene edhe pedagoge, te bertasin per gjemat prsonale qe u ka sjelle sistemi i djeshem. Ky sistem ne e dime se si ka qene, jo me te degjuar si 50% e komentuesve ketu, per me "been there, done that", ama sidoqofte, ngutja e ketyre tipave (jane shume, ah sa shume q ejane smiley  ) per te dirigjuar orkestrat e aff-uffeve ne kontrast me qetesine fisnike te te demtuarve prej verteti (qe nuk vihej ne pyetje t'u dilte "e ndrejte studimi" gjalle ne bote atebote), te bie ne sy shume per keq dhe te shkakton nje urth bezdises. Sa here i degjon. Jazek!

Supozim interesant ky i joti, qe ata qe kane vuajtur me vertet ne diktature mbajne te gjithe nje qetesi fisnike, dhe nuk e anatemojne ate regjim (te ekulilibruar ne gjykime), dhe ata qe ankohen paskan qene kandidate per kuadro dhe pedagoge...sidomos kur thua qe te mrekullojne me kete.  Pra njerezve qe diktatura ju ka shkaterruar familjen me 3-4 breza duhet te mbajne nje heshtje fisnike mbi vuatjet e tyre qe te mrekullojne emigrantin...

Supozim teper i ceket per dike si ty...Per mua tregon mangesite te medha ne dijen mbi historine e vuajtjeve te atyre qe quheshin  "armiq te popullit" nga diktatura...

tashti, I Pakapshem, e mira eshte qe gjera qe une nuk i kam thene, mos me i vene si konkluzje ne mendimet e mia. smiley

ps. ty vete nuk te ka rene ne sy ajo qe them une?

Jo, s'me ka rene ne sy.  Ata qe njoh une qe kane vuajtur nga diktatura nuk mbajne nje heshtje fisnike duke lene te nenkuptojne te shkuara te harruara.  Ata qe njoh une e urrejne komunizmin dhe komunistet me cdo qelize te trupit te tyre per vuajtet masive qe i kane shkaktuar atyre ose familjeve te tyre me breza te tere.  Ky eshte nje reagim mese normal.  Ata pastaj qe kane pak taban intelektual dhe e kuptojne me vertet demin qe i beri komunizmi Kombit tone, kane nje neveri te stadit me te larte per komunizmin.  Kuadrot e pedagoget me te drejta studimi, e me privilegje nga me te mirat qe kam njohur une ne pergjithesi kane nje nostalgji mese pozitive per ate sistem.

OK, meqe nuk te ka rene ne sy, ja ku po ta them une: ka nje lidhje te zhdrejte midis kush e ben berihajn sinergjik "antikomunist" dhe kush vertet vuajti dhe u demtua ne menyre skajore nen ate sistem. Sa per nje shembull illustrues dhe asesi vetmor, kam njohur dike qe ishte burgosur 25 vjet per propagande dhe sapo kishte dale nga burgu monist - i dhane nje garsoniere, shpejtoi te martohet dhe te bente femije te vinte ne vend kohen e humbur. Kemi pire kafe e konjak se bashku, e degjoja qe rrefente vetem pasi ia nxirrje me cengel, dhe asnjehere, asnjehere, nuk e pashe te rrihte gjoksin dhe te villte vrer gjithperfshires ne tavoline.

Kam njohur familje "pa triske fronti", aristokrate prej verteti, qe edhe nje gur rruge po te uleshin e benin te dukej si poltron mbreteror, aq fisniker ishin (pyet per fisin Asllani nga Libohova, apo per fisin Aranitasi). I vune te punonin ne ndertim gjithe jeten (edhe pse kultura dhe diplomat perendimore). I degjoja: nje perkorje nga ato qe te bente te merrte te qaret!!! Kjo nuk eshte politike, I Pakapshem, eshte ceshtje fisnikerie dhe dinjiteti. Gjera qe them se ti i di shume mire se c'po flas. Me anen tjeter ke edhe korin e dyshimte qe ben kakofonine antikomuniste, qe po i ben komunistet e djeshem te duken "cool" sot dhe po u jep anes se tyre ngjyra "antiestablishmenti". Kupton?

Kritika ndaj atij sistemi nuk e ka kaluar kurre stadin e emotional appeal apo te numrit te kafeve; nuk e ka kaluar kurre stadin idiotesk te "pysni pleqt tuj, mos kane spiunu ndonje"? nuk e ka kaluar nivelin katunaresk qe dallohet prej 10 miljesh larg dha as qasjen nihiliste, as repulsionin vengash e driteshkurter ala Lubonja and Co. Dhe kjo eshte e trishtuar, pasi sa me shume i largohemi 1991-shit, aq me teper humbet cdo shans per analizen gjakftohte, faktuale dhe pa emocion te periudhes qe flasim. Mbase ate do ta bejne brezi tjeter, qe nuk e kane cekur fare se c'qe e keqja dhe qe "fjalen party e perdorin ne kuptimin e defrimit". Dhe kjo eshte shume e hidhet. Kaq te paafte po tregohemi me njoh veten.

Ceshtje pikepamjesh personale.   Per mua s'eshte fisnikeri dhe dinjitet te kthesh faqen pa reaguar.  Nuk di c'te them per ato historite e tua personale me keta njerez qe paske njohur ti, po me duket sikur ti merr njefare kenaqesie nga keta njerez qe nuk reagojn me urrejtje dhe inat ndaj nje sistemi qe i ka shkaterruar ne palce.  Dukesh qarte qe s'e ke idene e vuatjeve te anes tjeter te popullit qe jetonte gjate atyre 46 vjeteve ne ferrin qe quhej Republika Socialiste Popullore e Shqiperise, te etiketuar si reaksionare, kulake, borgjeze, tradhetare, armiq te popullit etj etj.  Si nje njeri qe ja ka kaluar me se miri gjate atij sistemi, ti thjesht ke degjuar shkarazi per krimin masiv qe ka ndodhur ne Shqiperi, dhe sipas temperamentit tend eshte e drejte kur ata qe i kane hequr vuajtjet mbi kurriz nuk reagojne, por rrine ne heshtje.  Biles, biles ti kete gje e quan dicka fisnike.  Ketu tregohesh driteshkurtermendimin tim, se refuzon te mendosh arsye te tjera pse keta njerez nuk reagojne dhunshem pervec te qenit dinjitoze dhe fisnike.  Ketu biles harron dhe te kujtosh temperamentin e Shqiptarit.  Harron qe Shqiptari nuk fale lehte, qe Shqiptari te behet armiku me i keq po i bere nje padrejtesi. 

Nuk e di se ne syte e kujt komunistet e djeshem duken cool, por jo ne syte e mi apo te shume njerezve qe njoh une.

Sa per kritikat, prap gabohesh dhe tregon mosdijen tende mbi literaturen e zbardhjes se krimeve te atij sistemi.  Ka nje numer goxha te madh autoresh dhe librash me analiza mbi ate sistem.  Mbi keta spikat Agim Musta per mendimin tim.  Lexo ndonje liber te tijin po te kesh mundesi.  Gjithashtu me cudit fakti, qe po e thua te disaten here qe analiza e atij sistemi duhet te behet pa emocion dhe pa apel emocional.  Nuk e di ca ti them kesaj vallai.  Si mund te analizohet nje sistem kanibal qe ka shkaktuar gjithe ato emcione ndaj nje numri te madh te popullates se tij per nje kohe aq te gjate pa emocione?  Si nuk mund te apelohet emocionalisht kunder bashkombasve te tu per krimet qe ai sistemi beri mbi nje pjese te popullates se vet?  Eshte njesoj sikur deshmia e femres se perdhunuar, te mos merret parasysh ne denimin e perdhunuesit te saj...Vallai me le me goje hapur me keto qe thua...

Mire. Ti more kurajon te gjykosh mbi pervojat e mija si edhe njohjen. Nuk mu duk e udhes, por OK. Te ftoj edhe une (pa i hyre fare pervojave dhe njohjes tende) qe ta konsiderosh cfare kam thene.

Te permend vetem qe "ujerat e qete jane me te thelle". Silent water runs deep, tha.

Ore une gjykoj ne ato qe me thua.  Nuk e di, por me japin nje ndjesi teper te keqe keto qe me thua.  Per shkrimtarin dhe poetin qe je, per njeriun e ndjeshem ndaj ketyre gjerave qe duket te jesh, ato qe thua me siper me duken teper cinike.

 

Ujrat e qeta jane me te thella, por gojet qe nuk hapen nuk ushqehen.  Sa drejtesi eshte vene per ata 110,000+ njerez te pushkatuar, burgosur e internuar nga ai sistem gjakatar? Cfare ka ndodhur me familjet e tyre? Ne c'gjendje ekonomike, shpirterore e psikologjike jane? Kjo heshtja fisnike me duket egzaktesisht ajo qe duan komunistet dhe bijte e tyre, qe vazhdojne ta kene nen zaptim ate vend.  Heshtni fisnikerisht! Te shkuara te harruara! Ishte sistemi! Mundesisht kepusni qafen diku ne perendim e mos na u beni havale ne rrugen tone te re euro-integruese e mbeshtetur ne legjitimitetin fals te prrallave te LANC-it qe gjyshrit tone gjoja luftuan!  E kur gojet hapen, na dalin zotrulsa si te tema tjeter qe kercenojne me larje hesapesh njehere  mire...

Problemi jot me i madh eshte se je i paafte te gjykosh sic gjykojne ato kokat e medha per te cilat flet emigranti. Ti ke koncepte shume te gabuara e te ngateruara mbi sistemin, njerezit, klikat etj. Asnje qe ka vuajtur nen komunizmin nuk ka si ta doje, se do ishte anti-njerezore, por ka njaca , fisnike sic i quan emigranti, qe kane force gjykimi dhe i kane te qarta ca gjera, dhe nuk ja fusin ashtu sic ja fut ti apo ca paramece te tjere gjith diten duke i thene gjithkujt qe ju del perpara komunist. Duhet te kuptosh qe ata qe jan persekutuar gjat kohes te komunizmit ne Shqiperi nuk jane persekutuar se ishin anti-komunist, por pikesepari pse ishin rrezik per pushtetin e pushtetareve, qofshin ata komuniste apo kapitaliste. Dhe gjith ai popull qe ti urreke me kaq force nuk behet fajtor per cfare bejne pushtetaret. Eshte njesoj si te urresh sot shqiptaret qe votojne ps-pd sepse Shqiperia ka njohur gjat ketyre 20 viteve nen keto dy parti jo vetem tmerr me mizor se ai i komunizmit,(mendimi im ky, jam i bindur qe ti mendon ndryshe) por edhe ndyresine me te madhe qe i eshte bere popullit shqiptar gjat gjithe historise. Nqs pastaj ke bythe aty i ke pothuajse te gjith te gjalle ata qe kane kryer padrejtesira, meqenese nuk e ktheke faqen tjeter shko e meru me ta, boll i cave menderen gjithkujt qe shpreh nje mendim ne blog, qe jam i bindur s'ka qene dhe s'eshte pjese e pushtetit, per vete faktin se shumica jane emigrante, por edhe po te ishin ne Shqiperi nuk do futeshin ne blog te canin derrasa me ty e me mua, se per ta koha eshte tender e miliona.Ti une e te tjeret ketu jemi hallexhinjt e memedheut, ata jane hamallet, e ambasadave e brukselave jan pronaret.

Ti thash keto dy fjale jo se mendoj se do reflektosh, per te cilen jam i bindur nuk ke aftesine  per kete teme, por se e ndjeva qe duhej te ti thosha, dhe nuk po te drejtohem vetem ty me keto. N'dac pergjigju n'dac mos u pergjigj, vetem mos e merr as per sulem as me inat komentin tim, qofsha gabim, por e kam shkruajtur me sinqeritet. Qofsh mire.

Po po, ata qe gjykojne ne menyren si te pelqen ty jane koka te medhaja.  Njerzit qe heshtin fisnikerisht perballe padrejtesive qe i'u jane bere jane koka te medhaja, kurse ata qe reagojne jane koka te vogla. 

 

dhe nuk ja fusin ashtu sic ja fut ti apo ca paramece te tjere gjith diten duke i thene gjithkujt qe ju del perpara komunist.

 

He te keqen e argumentit te keqen!  Lekura mund te ndrrohet disa here por thelbi del gjithmone ne pah...

 

. Dhe gjith ai popull qe ti urreke me kaq force nuk behet fajtor per cfare bejne pushtetaret.

 

Ah sa mire do ishte sikur kjo fantazia jote e shfrenuar te ishte ajo qe une them me vertet, qe ti t'a fitoje argumentin me te tilla pacavurre fjali e me ofendime si ai i mesipermi, por ja qe fatekeqesisht per ty une nuk jam shprehur asgjekund qe urrej gjith ate popull.  Mundohu cik me shume heren tjeter...

 

. Nqs pastaj ke bythe aty i ke pothuajse te gjith te gjalle ata qe kane kryer padrejtesira, meqenese nuk e ktheke faqen tjeter shko e meru me ta, boll i cave menderen gjithkujt qe shpreh nje mendim ne blog, qe jam i bindur s'ka qene dhe s'eshte pjese e pushtetit, per vete faktin se shumica jane emigrante, por edhe po te ishin ne Shqiperi nuk do futeshin ne blog te canin derrasa me ty e me mua, se per ta koha eshte tender e miliona.

 

Hehe, ja dhe nje nga reagimet tipike kur vjen per krimet e kryera nga regjim kanibalesk.  Vallai po ta kisha mundesi ta beja, do merresha me gjithe qejf por fatekeqsisht per ty kohrat kane ndryshuar, dhe nuk me ndal njeri ti "caj menderen" atyre qe shprehin  mendimin ne kete blog (edhe perplasjet e ideve njerez si puna jote i shohin si carje menderesh.  Hajde nivel hajde!).

 

Ti thash keto dy fjale jo se mendoj se do reflektosh, per te cilen jam i bindur nuk ke aftesine  per kete teme,

Sa leke i ke seancat e psikanalitikes se vallai qeke i papare, i zhbiron njerzit matane ekranit...

 Je  brilant ne kete menyre te menduari dhe gjykuari..E ke njohur plakun e Asllaneve ?Det e kishte shpirtin.I nipi,  Ronia, i ka ngjare  komplet gjyshit.Ah,  po qe ne te shikuar, pa e hapur  fare gojen, duket fisniku more ! Se Libohova jone eshte me mijera vite qytetari...Nuk them xham se i ka  dhe i ka patur te  gjitha lule.Por ashtu si eshte peshtetur,  ne ate rreze mali, baras me malin e ka patur namin... Kater Sadrazeme libohovit pati Stambolli.Po ore i sherbyen edhe Turqise se njerezit do jetonin por ndryshe  eshte roli i sherbetorit, nga i te parit te "qoshes ".Libohovitet dhe gjirokastritet, kane qene ajka e intelektualizmit ne gjithe shqiptaret e peseqind viteve nden Turqi

E c'ndodhi mbasi na erdhen ne pushtet petritat e kuq?

Ti s'lexohesh fare, si e shtyn kete jete duke menduar gjith kohen per komunistet? Mjer ti per jeten qe ke. Do me bente shume pershtypje po te kishe jete familjare.

Leje se me psikologjise fare! Gjithe diten e dites mendoj per komunistet dhe ti kete konkluzion e nxorre nga 5-10 postime te mija ketu ne peshk!

Une kam patur nje shok Emo , Tanush Frasheri , rahmet paste . Njeri me te verte fisnik qe kishte vuajtur padrejtesisht vetem nga mbiemri Frasheri . E emruan edhe zv.minister te te Perndjekurve etj etj se c'u krijua nje Ministri nga k/Lefsi ! Fliste dhe Anglisht dhe Frengjisht . Lunim shah dhe e rujtem miqsine .

Si nuk ndigjova njehere nga ai lloj robi nje fjal te "eger" , nje qaramanllek , nje lefqeni . Vetem nje "bezdi " si shenje me dore kur do te shprehesh "lere ce kujton " smiley

Ndersa me i aferti im rrite tere diten per i cope karrike ose i tender tu bertite " kom pas dajen te denu nga diktatura me e eger ne bote 27 vjet " smiley

Ke pas pru ti nje rrefenje me titull LAMSHI ...sikur ta rishohesh dhe ta RIDIMENSIONOSH titullin ne shumes ..Lamashet  smiley

 

 

Do kete pjese te dyte "Lamashi", Ziko.

 Emigrant! Pano eshte nder te rrallet poetet tane lirike, qe poezine e ka gjithe gaz. Nuk gjen ke Pano ankim, kundershti kryengritje, urrejtje, mllef a gje tjeter.Vetem  dashuri, thurje te bukures per ta bere edhe me te bukur, temires per ta shndrruar ne miresi, femren ne kenaqesi shpirti ."Trapeza e Panos" eshte gjithe lule, qe  thith,  ne vend te mezeve....

  Te Dizit....  nuk e ka botuar akoma."Pas vdekjes le te ma botojne..."!- thote

Grava, vjershat aq sa i lexova, ia gjeta OK (cka), por vetem OK ama smiley

ndersa sa per burgun dhe dashnoret, vallaj s'di c'me thene, njerezit e cdo race-kombesie, kudo qe kam qene, intrigohen shume nga keto... sidomos per dashnoret nje here, jane gati te molloisin dhe molloisen per ore te tera. Por ne rastin e shkrimtareve, pastaj, dashnoret behen interesante kur shkrimtari eshte interesant... dmth i ben shkrimtari "Dashnoret" me D te madhe, jo e anasjellta, me nje llaf ca lexova nga zotnia, nuk se me impresionoi kushedi se ce, por nje buzeqeshje pa te keq, ma nxori ama...

Ps. nga c'e shoh kshu nga fotoja, tipa si ky e mbanin cigaren ne fund (rreze) te gishtave dhe merrnin per nje hop nje pamje te trishtuar pas mbarimit te tekes, qe zevendesohej me gezimin e radhes per teken e re qe pasonte smiley

 Ashtu duket por eshte gjithe humor.Te genjen pamja tek Pano.Ingjan pake  "heroit" tek "Plaku dhe Deti"?

Plak i gjalle. Ndoshta vjen nga frymezimi qe ka, gje qe ia rinon shpirtin.

E ke njohur plakun e Asllaneve ?Det e kishte shpirtin.

 

Per Graven, nga libri "Memedhembje":

 

Hyrije A.

Kur muzgu bëhet i thellë, gati te degjeneroje në natë plot pikëpyetje të errëta, ajo hap derën ngadalë dhe çapitet përjashta pa zhurmë. Nuk ndez asnjë dritë tek kalon korridorin e shkurtër dhe mjeran të shtëpisë përdhese me qerpiç të jevgës Xh. ku prej vitesh jeton si qeraxheshë. Rrugën e njeh symbyllur. Nuk ka nevojë për dritë. Në fakt, i shmanget dritës. S’është si njerëzit e tjerë që aspirojnë të jenë në qendër të vëmendjes; ajo përkundrazi dëshiron të jetë diku në periferinë e largët të fokusit, në terrin e skenës, të bjerë sa më pak në sy është bërë mënyra e jetës së saj. Kjo do dokëndiste çdo vdekatar normal. Palè më atë, fisniken gjakblu, që në të ritë e vet kishte patur këngë për bukuri. Të gjallët me këngë në Shqipëri kanë të atillë status dhe hijeshi, saqë krahasuar me të çdo pompim inorganiko-silikor e dietiko-papparazor i sotëm alà “People magazine” ngjan pambarimisht i vogël, i zbërdhylët dhe pa pikë kuptimi. Si kapërcen pragun, ajo ndihmohet nga drita e sëmurë, gërdallë e filamentoze e shtyllës shtrembaluqe prej druri anës ish-rrugës që të mos shkelë në pellgjet e përhershme. Ata mbushin copën e shkurtër nga banesa e jevgës Xh. te shtëpia fqinjë e komunistes N, ku ajo po shkon. Asaj drite verdhacuke po i del shpirti përjetësisht e nuk po vdes. Nën atë dritë çdo gjë ngjan e vobekët. Pellgjet ka kohë që nuk mbajnë më “të artin medaljon të hënës”, por pikërisht atë mos-dritë, që anashkalon ajo, flokbardha e gjakbluja Hyrije, tek shkon për tek shtëpia e komunistes N, e cila kishte frigorifer. Ishte ai frigorifer që e shpinte atje. Aty Hyrija ruante mishin e miligramtë për të shoqin. Shkonte të merrte një copëz mikroskopike mishi për ditë nga frigoriferi i vjetër “Ignis” i komunistes, një nga dy-tre dollapët ftohës që kishte në gjithë lagjen. Racionin e javës e priste në shtatë pjesë. Duke iu nënshtruar ligjit të mospjesëtimit të shtatës si numër primitiv, ajo nuk i ngiste copëzat ditore, ato një të shtatat e racionit, por i përdorte vetëm për të shoqin, Suadin. Ajo i shkonte natën që të mos i prishte punë komunistes me praninë e saj që interpretohej si zbutje e luftës së klasave të nesërmen me ditë po të merrej vesh, si flirt me armikun, gjunjëzim para presionit anglo-amerikan, të Reaganit dhe Gorbaçovit. Komunistja N kishte zemër të mirë, zemër të madhe njeriu. Bënte përjashtim. Që vërtetonte rregullin. Prandaj çdo prag nate Hyrija shkonte tek ajo “për të shtatat” e saj. Natën që të mos binte në sy. Të mos e bënte N-në “oportuniste”. Trokiste lehtë tek dera, tak-tak. E hapte zakonisht djali i vogël i shtëpisë, JC.“Mirëmbrëma, JC! A është aty zonja N?”“Po. Këtu është”.Pastaj vinte thirrja “Maja, teto Hyrija!”. Komunistes N të gjithë i thoshin “Maja”. Shkurtim i fjalës mamaja.“Mirëmbrëma, zonja N!”“Oh hajde, Hyrije!”“Erdha të marr pak mishin.”“Eja brenda ta marrësh vet. Pse s’rri pak?”“Jo, jo, kam Suadin vetëm.”Kurrë nuk thuhej “jo, jo, se të prish punë”. Të dyja gratë flokëbardha e kuptonin njera tjetrën. Të dyja ishin besimtare. Zoti i Hyrijes ishte diku lart, i papërcaktuar, nuk quhej Allah, sic mund të përftonte emri i saj turk, ishte thjesht Zot. Zoti i komunistes banonte nja 5 kilometra tej në një vilë dykateshe në një pjesë të ruajtur te qytetit që i thoshin si dhe shumë gjërave të tjera “bllok”.Të dyja ishin besimtare të devotshme. Të dyja zbatonin porosinë “duaje armikun tënd”, ndonëse për besimin e Majës kjo ishte në fakt blasfemi. Të dyja e deshën njera tjetrën sipas mënyrës së tyre.
 
**********

JC shkonte gjithashtu natën tek Hyrija. Ajo dhe i shoqi e ndihmonin për mësimin e anglishtes. I duhej të kalonte bri nevojtores së jevgës Xh. që ishte përjashta. Fundi i ngrënë i derës së nevojtores sillte gjithnjë një erë të keqe. JC ikte me vrap duke mbajtur frymën ti shpëtonte duhmës amoniakore dhe, pasi kalonte koridorin e shkurtër dhe mjeran, trokiste në derën e dhomës së Hyrijes. Një tjetër botë shpalosej aty brenda. Një kuti mahogani ku kishte foto të vjetra bardh e zi, një mangall madhështor bakri, të paktat gjëra që kishin shpëtuar nga vargani i gjatë i konfiskimeve, internimeve, burgimeve, përçonin një atmosferë aristokratike të përkorë. Githashtu një makinë shkrimi “Olivetti”, të cilën i shoqi i Hyrijes duhet ta kish përdorur për përkthimet e veprave te E. Hoxhës në italisht gjatë kohës kur ishte në burg apo më vonë, ishte keqkuptim kolosal pranë mureve me suva të ngrënë dhe nën tavanin me harta nga pikat e shiut. Sidoqoftë ishin fytyrat e dy pleqve (JC fillimisht i etiketoi ato si “ndryshe&rdquosmiley, që sfidonin çdo përpjekje të sfondit mizerablo-jevgor për të zhbërë mirësinë.JC përjetonte i çuditur faktin se aty të dëgjonin deri në fund. Edhe kur nuk ishin dakord me ty. Nuk ishin idhnakë. Nuk përdornin kurrë fjalë të vrazhda. Kur nuk dinin një gjë, thoshin nuk e dimë. Nuk ishin të gjithdijshëm. Kur nuk dinin një fjalë, hapnin librat. Këto ishin gjëra të reja për JC-në. Të papara. Si një filiz kaktusi në shpirt i mbiu pyetja, po ç’mund të kenë bërë keq këta njerëz, që janë “të deklasuar”. Kjo fjala e fundit, shqiptuar si të bëhej fjalë për sëmundje terminale, bënte pjesë në grupin e fjalëve që përdoreshin shpesh, por që gati askush që i përdorte nuk jua dinte kuptimin. Si “oportunist”, “revizionist”, “luftë e klasave”, “revolucion”, “flagrancë”, “kapitalist”. JC ishte i bindur që ata kishin bërë një faj të rëndë. Më keq se vjedhja, djegia, vrasja. Po çfarë? Po ashtu JC vuri re se aty nuk përmendeshin kurrë fjalë që gjithkush i thoshte gjithë zjarr atje perjashta, tek nevojtorja me derë të ngrënë e më tej, si “diktaturë proletariati”, “partishmëri”, “vijë e masave”, “marksizëm-leninizëm”. Përkundrazi, kur vinte ndonjë vizitor, duke ju drejtuar njeri tjetrit me “zoti”, ata diskutonin të tjera gjëra: kush tingëllon më bukur për veshin, anglishtja britanike apo amerikane. Oh, zonja Hyri, mos më thoni për amerikançen, ata flasin sikur kanë patate të zjera ne gojë. Pse u romanizuan francezët dhe si do ish Europa sikur ata të kishin ruajtur karakterin gjermanik. A mund të kuptohet historia e kontinentit pa konfliktin franko-gjerman? Enriko Karuzo apo Beniamino Xhili? Marlenë Ditrih apo Eva Braun?Por shpesh fluturimet e mësipërme zbriteshin brutalisht në tokë nga britmat e jevgjve, zot shtëpie, që vinin e dëgjoheshin me përdhunë nga përjashta, sado ti mbyllje dyert e veshët fare ti taposje. Në më të shumtën ishin shfryrje shkaktuar nga mungesa e vazhdueshme e pareve.“Ç’e bone 50 lekshin që t’dhash’?”“S’di gjo un’, ça 50 lekshi?”“Mos boj sikur s’di. Ta pata lon’ posht’ jastikut dhe tani s’e gjej!”“S’di gjo un’.”“Si mër s’dike gjo tina?”“S’di gjo pra, t’thash iher!”“Po kët’ paket’ “DS”, ka e gjete?”“E kom pas qyshkur”“Po kjo ò e sapo fillume”“Byth’, byth’, o non!”“A t’shplaft’ fanuklla, t’shplaft’, a mure vesht apo jo….”“Po, pra po… ti at’ pun’ ke… ti pi ene pjerdh gjith’ notën….

”**********

JC po thithej nga bota e atyre dy pleqve. Po lbyrej nga mirësia e dashurisë mes tyre. Këtë nuk e gjeje dot atje përjashta, duke filluar nga haleja me derë të ngrënë e me tej. Edhe në vjersha nuk e gjeje. Poetët i thurnin himne dashurive të të rinjve që ja takoheshin te kroi i fshatit, ja bënin beton anës lumit dhe duart i kishin të dy gjithë brazda nga puna socialiste, ja ishin gjithë botë, studentë në vende të huaja, zogj vjershash brilante që mbaronin me diamantin dysh “kështu, kështu”…. Shumë vonë, në moshën e tij të dytë JC do haste një krijim të quajtur “Në krahët e një plaku”, që fliste për rrezatimin njerëzor (pse jo dhe sensual) që vjen nga një qenie njerëzore e moshës së tretë, por në atë kohë, shumë herët dhe ende në moshë të parë, ai nuk kish parë dashuri të atillë, të filtruar nga koha, vujatjet, kalvaret, të purifikuar deri në mrekulli sureale. Hyrija “s’kishte triskë fronti”, por kishte një dashuri njerëzore që rrezatonte padashur midis urrjejtjes, cmirës, dashakeqësisë së përgjithshme atje tej, nga qenefhania me derë të ngrënë e më tej si fosfori në errësirë.“Kush është shenjtori jot, nënë Hyrije?”“Shën Antoni”.“Pse?”“Vetëm kur ju luta atij mu bë e mundur të shoh burrin në burg, pas vitesh që s’më linin ta shihja.”“Si bëre kur Suadin e futën ne burg, dhe ti ishe me dy vajza të vogla?”“Kam punuar në ndërtim. Kam bërë beton.”“Po si kështu, ti me pesë gjuhë të huaja….?”“… … … … ”“Ke gjëra që të kanë mbetur pishman, që doje ti bëje ndryshe….”“Jo.”“Po ti ke hequr aq shumë.”“Ti harron që unë kam patur Suadin. Kam qenë aq e lumtur”“A nuk të erdhën nga ai gjithë ato halle, se ishte ai që u fut në burg, me atë të përfolurin “grupin e deputetëve”, apo jo?”“… … … … ”Këtë dialog JC e bëri vërtet pjesërisht shumë vite më vonë. Në kohën që flasim, ai shkonte në shtepi dhe kërkonte shpjegime nga i ati, H.“O ba, po Hyrija dhe Suadi janë njerëz të mirë. Pse….”“Ata s’kanë triskë fronti, bir.”“Po pastaj? Jepuni një.”“Si po pastaj. Edhe Xh. jevga ka triskë fronti. Po triska s’jepet ashtu, lisho…. Ajo është mbesa e Xhemal Aranitasit!”Fakti i fundit lihej enkas për në fund, si të ishte bombë atomike. Shumë bindës, me një fjalë.“Po pse, e krahason ti Xh.- ënë me Hyrijen, o ba”?“… … … … ”“???”“Shiko, janë punë për të rritur këto. S’i merr dot vesh tani. Janë dhe me zarar. Drejt vetëm derri ecën. Kam hallin tënd, bir. Goja duhet mbajtur mbyllur. Kupton?”“Po pse, më të mirë janë gjithë ata që ju vijnë këtu si “të lagjes” dhe u ankohen për gjithë ato pisllëqet e tyre?”“… … … … ”Në shtëpinë e JC vinin vërtet pothuaj përditë njerëz që ankoheshin për punët e tyre vulgare dhe gjithë hidhtësi të errët. Dje p.sh., kishte ardhur Refija per ankim “në lagje”.“E kapa burrin mu në shpi me jaranen. Kisha kohë që dyshojsha. Se po lante dhëmbët. Po hudhte kolonj’. Po ndërronte edhe të mrenshmet rregullisht. Që kur kshtu Cufja, thashë. Po prap hiç mendja që bushtra kishte qenë Rabija. Se shoqe pra mo. Po s’thon’ kot që i joti ta fut sa krahu. Nejse, u nisa për në punë, kur shof që kisha harru bukën në shpi. Kthehem me e morr. Hiç mendja për keq mu. Nigjoj ca si ofshama, po prap hiç mendja. Se jom’ e drejt’ shum’ un’, o shoku H! Kur futem mrena fare, i shof të dy me Bijen gurthi-murthi, mrena ke dollapi i rrobave, ene Cufja bojte “omf, omf, omf”, si naj qen. Asaj buzët ikaq nga e merr vesh vet’ ti mo, o shoku H.”“Po a i le të mbaronin punë të paktën.”“Iihaa, s’i le kto iher ti, o H., he he he….”“A ç’paske rënë në gjynah, o Fije. Ku e ke Cufen tani?”“Perjasht osht, po rri gjithë fryk’ si qen i rraf. Si t’ia boj, ta daj fare po m’thot’ i mendje? Tjetrin gati e kom’. Po m’luten.”“Jo, jo. Nuk prishet familja socialiste aq kollaj. Cufja do riedukohet.”“Mirë, po e thrras t’vij mren’, po ma boj për uj’ t’ftofët, t’mos i shkoj mo menia për gjosen’…”“As me ty jo, o Fije?”“Iiihhhaaaaa, o H., s’i le iher kto tina… po shkoj me e thirr, katronin…”

**********

Vite më vonë, kur JC u rrit, shkonte te Hyrija jo më për anglishten. Shkonte të arratisej nga yzyrhanet amoniakore me derë të ngrënë nga poshtë. Ajo e priste me dashuri. Suadi kishte vdekur. Vendi ku ai rrinte zakonisht ishte shumë bosh. Me siguri Hyrija fliste shpesh me atë hapësirë boshe, rezidencë e shpirtit të tij që vetëm ajo mund ta shihte. Në shoqërinë e shën Antonit.“Nënë Hyrije, si tu duk “Nëpunësi i Pallatit te Ëndërrave” që të dhashë. E lexove”?“Po. Nuk i kam lexuar gjë tjetër Kadaresë. Nga Gjirokastra the që është?”“Po”.“Kishte diçka nga Oskar Wilde”.“Prisja më shumë, nënë Hyrije. Ndonjë koment tjetër?”“… … … … ”Si duket mekanizmi vetmbrojtës për të mos dhënë mendim për asgjë vazhdonte të funksiononte si gjithnjë.“Çfarë po lexon tjetër?”“Cvajgun. Ja shihe.”“Ou… në origjinal! S’më ke thënë, si e ke mësuar gjermanishten”“Në Zvicër. Davos. Isha për kurim nga tuberkolozi. Vajzë e re fare. Infermierja ishte gjermanishtfolëse. Filluam shatra-patra…. Ajo shkrihej gazit me gabimet e mia. Por kalonte koha dhe ajo qeshte pak e më pak, derisa filluam të flasim normalisht.”“Unë s’do mësoja dot kurrë gjermanisht, nënë Hyrije.”“Biri im, kurrë mos thuaj kurrë”.JC shijonte bisedat me Hyrijen shoqëruar me ndonjë cigare e kafe. Por s’qe e thënë që kënaqësia të zgjaste shumë, se diçka do bëhej sebep që atmosfera të prishej nga “elemente maskarenj të realitetit objektiv”. Herë pas here ulurimat e jevgut B., djalit të Xh., vinin me përdhunë nga përjashta e futeshin brenda ishullit aristokrato-fisnik të Hyrijes e dëgjoheshin sado ti mbyllje dyert e veshët fare ti taposje.“Të dilni mrena javës ju thashë!”E kishte me Hyrijen. Ajo tronditej.“Morët vesh! Po s’pagut mo shum’, mrena javës, përjasht!”Zeri afrohej më afër derës.“Mos boni sikur s’nigjoni. Ah çër jeni juve. Na keni pi gjakun gjithë jetën. Hec, tunini paret.”“Si është puna, nënë Hyrije?”“Kanë gjetur qeraxhi tjetër që si i ri paguan një depozitë fillestare. Siç kemi paguar dhe ne në fillim.”“… … … … ”Zëri i jevgut nga jashtë arrinte edhe më i fortë.“Ju jeni të deklasum. Mos mu hiqni për burra të mirë mu. Ju dimë ça jeni. Paret, ose përjasht!”Po, pushteti buronte nga populli dhe i takonte atij. JC përpiqej të gjente me vete se në cilin vëllim të “Kapitalit”justifikohej harbutëria e pandëshkuar e B. evgjitit, në cilin pamflet të Leninit, në cilin shkarrashkrim të E. Hoxhës? Imperializmi dhe Revolucioni? Shënime për Kinën. Për naftën? Ziftin?

**********

JC arriti moshën e dytë. Në dhera të huaj, emigrant, me mallin e Shqipërisë si shkop duke u çapitur rrugëve të panjohura, siç thoshte një bashkëvuajtës i tij. Qindra mijëra ulokë, mbështetur në shkopinj malli, kalldrëmeve të botës, trak-truk, eremitë të përjetshëm që u plagosën, por nuk vdiqën, aty ku shekulli cinik i njëzetë thyente qafën bashkë me mijvjeçarin e dytë në maelstromin e tij të fundit. Në mos ishin të mençur, u bënë të vuajtur. Panë shumë. Panë shtete me mend që Hyrijet e tyre i mbanin në eksponate si kristale të rrallë. Jo si stoli vanitoze, kapriçio buduaresh. Por si diamante të vlefshëm shumë. Që duhen për një ditë të zezë. Specie e rrezikuar. Antidotë ndaj harbutërisë që s’njeh komb. Etalon mase, si ata të Savrës pranë Parisit, me të cilët matet klasi, fisnikëria. Lule të njoma që me aq mund mbijetojnë në shkretëtirat e thata të kohës sonë, ne ckërkat e aktualitetit që janë të prirura të rrisin veç gjemba, të cilët mbijetojnë e mbulojnë gjithçka në konkurrencën e verbër, po nuk pati dorë kultivuese njerëzore.Në ata shtete kopshtarët nuk kanë vdekur. Hyrijet hijeshojnë hyjnishëm!Po ti vendi im, që Hyrijet e zànat kurrë s’të munguan, pse kështu, pse hedh vazhdimisht shtresa balte mbi xhevahiret e tu? Pse ke nijet të bëhesh arkeologjik? Pse ferrat naimiane përjetësisht mbulojnë manushaqet e tua? Në lënç ferra mbi vete, mos u habit pse ke veç gomerë që kullosin mbi ty. Vendi im, quo vadis? Sa herë do kryqëzohesh?Nuk ka gjasa që Hyrie A. të jetojë ende. Varrin nuk ja di. A ka mundësi dikush që e di ti vërë një qiri në emër tim? Dhe ti thotë nga unë, “Falemnderit për të gjitha, FISNIKE!”

    Me ben dhuraten me te mire nese ma gjen kete liber.Nuk e kam, por  une sikur  jam duke biseduar me ata njerez.E pata te drejte kur thashe,  pa i pare keto ...e kishte det shpirtin? E pra ja kush jane fisniket, qe e fusin ne dhe` "me pambuk" ate qe u ka bere gjemen.E ai ishte nje sistem i tere.Jo  NJE NJERI I VETM, tek i cili duhet mbledhur " xheng "reth fytit, nje urrejtje  ngjyrosur me mellan, qe nxin cilindo qe thote, duke  kundershtuar urrejtjen: Ej njeri! Kjo eshte boje e zeze.Eshte katran, MAVRIU TI !E me kete,  nuk zbardh dot gje.................Ti, me amalgamen qe leshon,  llangos vetem  gojen tende dhe askend tjeter..............

 Te falenderoj o mik!

 

Pak u denuan ne ate kohe per arsye ideollogjike, disa koka, se te tjeret u denuan per rrezik pushteti, imagjinar apo edhe i vertete, e shumica e  hengren kot per pune xhelozirash inatesh e me the e te thashe. Te fajesosh tani nje pjese te popullit ( ish komunistet) per vuajtejen e nje pjese, por edhe te gjith popullit mua me duket e padrejte, sepse ata ishin vete te rrezikuar si gjithkush, biles ndoshta po ta hanin e hanin me keq  se te tjeret. Shujme nga ish te perndjekurit jane ne fakt ish-ish komuniste, dhe disa nga me te flaktet ish-ish- komuniste apo jo? Shume prej tyre edhe kan ndihmuar shume njerez qe mos te perfundonin ne burg apo mos ta hanin kot nga spiunlliqe te pabaza. Pa populli popull ishte dhe nuk iste i ndare me thike sic na pershkruhet tani, pra nje klase sunduese dhe nje klase e sunduar.

Perkufizimin me te mire per totalitarizmin komunist, versioni stalinist, nga ai qe patem ne Shqiperi e ka dhene Zhizheku. Idoli i komunisteve te rinje. Ai thote qe stalinizmi ishte edhe me i keq se nazizmi. Tek Nazizmi - thote Zhizheku - per te te denuar kishte disa kritere, duhej te ishe cifut etj. ndersa tek komunizmi totalitar nuk kishte kritere, denoheshe bi-gajri-hak si thote populli. Ne komunizem denoheshe pa nje arsye qe mund te qendronte qofte edhe me kriteret e kohes. Komunistet kane pergjegjesi per sistemin qe ngriten. Per krimet ka pergjegjesi individuale ne mesin e ketyre komunisteve. Shoqeria ishte e ndare ne ate kohe. Ishin komunistet, qe pervecse kishin te gjitha privilegjet, drejtonin edhe cdo gje tjeter dhe ne krahun tjeter populli.

Shoqeria ishte e ndare ne ate kohe. Ishin komunistet, qe pervecse kishin te gjitha privilegjet, drejtonin edhe cdo gje tjeter dhe ne krahun tjeter populli.

Na mbushe mendjen! Shko e gjej me mire ndonje kandar e varu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).