http://www.dw-world.de/image/0,,5975150_1,00.jpg

Parlamenti i BE dënoi përmes një rezolute dëbimet e romëve nga Franca dhe shtete të tjera si shkelje të të drejtave themelore. Ai kërkon ndërprerjen e dëbimeve dhe përmirësimin e integrimit të romëve në shtetet e BE.

Me 337 vota pro dhe 245 kundër Parlamenti i BE-së ka miratuar një rezolutë, e cila dënon qëndrimin e Francës ndaj romëve dhe i bën thirrje asaj të ndërpresë menjëherë dëbimet. Por për rezolutën votoi një shumicë më e vogël nga ç'pritej në fillim të javës, kur pati kritikë të ashpër nga oratorët e të gjitha partive, si për shëmbull Guy Verhofstadt, kryetar i fraksionit të liberalëve:

"Ajo, që ndodh në Francë është e papranueshme. Romët janë qytetarë evropianë dhe pa asnjë kufizim."

Argumenti, se qytetarët e BE janë të lirë për ta zgjedhur vendbanimin brenda Bashkimit Evropian, nuk është absolut. Kush kryen psh vepra penale apo nuk mund të dëshmojë se është i punësuar, nuk ka të drejtë të banojë ku të dojë. Kështu janë shprehur edhe përfaqësuesit e qeverisë franceze, se ata janë të interesuar për të luftuar kriminalitetin dhe kanë vepruar plotësisht në kuadër të ligjit.

Debati në Parlamentin Evropian u relativizua disi gjatë javës.

Shefi i grupit parlamentar socialist Martin Schulz theksoi se i njeh mirë problemet me romët nga përvoja e tij si kryetar bashkie në Gjermani:

"Romët janë një minoritet i vështirë, kjo është e vërtetë. Dhe shtetet juridike kanë detyrë për të ndjekur veprimet kriminale. Kur vidhet, kur ushtrohet prostitucion, kur mashtrohet, atëherë një shtet juridik duhet të zbatojë ligjin, pavarësisht se për cilin dyshohet, se e ka kryer veprën. Kjo është e drejtë e çdo shteti. Por çdo shtet e ka edhe për detyrë të shqyrtojë secilin rast dhe të mos krijojë përshtypjen, sikur të jenë grupe të tëra etnike apriori të dyshimta dhe kjo është ajo, që ne kritikojmë."

Ishte e habitshme se si gjatë javës së diskutimit për këtë temë në Parlamentin Evropian, as nga pala konservatore nuk u dëgjua mbështetje e hapur për politikën e presidentit Nicolas Sarkozy. Deputetja kristiandemokrate franceze Véronique Mathieu u shpreh e zemëruar.

"Franca ka qenë gjithnjë vend azilimi, Franca është sjellë gjithnjë në mënyrë sociale ndaj njerëzve, që kanë ardhur tek ne dhe unë nuk gjej fjalë ta përshkruaj, se si trajtohen këtu Presidenti i shtetit dhe ministrat."

Franca nuk është e vetme

Franca nuk është vendi i vetëm, që kthen romët në vendet nga ata kanë ardhur. Edhe Italia e ka bërë këtë herë pas here. Dhe Gjermania ka nënshkruar me Kosovën një marrëveshje, që parashikon kthimin në Kosovë të mijëra romëve pa leje qendrimi në Gjermani.

4 Komente

 Po pse debimin e Romeve,une e di qe Romet debohen vete,dmth qe nuk i rri b.... ne nje vend,sot Franceze,neser Gjermon dhe pasneser ku te gjejne vend per cadrat dhe ku te kete ushqim per Ariun.

interesant kta leshkot e BE-se, vjen arixhiu nga halet e Rumanise e ngre cadra e stela ne Paris, e francezet duhet ti lejn kta pisanjos... Nuk eshte kjo demokraci jo.

Parlamenti eurapian denon dhe Frances s'i kercet fare.  E thane troc qe nuk terhiqen dhe i lumte. Askush nuk duhet te jete i detyruar te duroje ne shpi te vet nje kategori gjitaresh qe s'behen njerez.

Interesante...njè pyetje:kèta janè ata...qè jo vetèm tè japin leksione demokracie,por edhe e eksportojnè atè...me pushkè nè dorè??

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).