Projektligji i ri: Ministria e Brendshme administron selitë

Pas pak ditësh, qeveria do t’u ndërpresë partive politike jo parlamentare të ardhurat e dhëna për qiranë e objekteve ku selitë e tyre janë vendosur. Kjo bëhet e ditur në projektligjin e ri që ka mbërritur në Kuvend, pas kalimit në Këshillin e Ministrave. Në draftin me ///////// etë nene, theksohet në mënyrë të qartë se nëse partia nuk arrin të fitojë vende në Parlament, atëherë qiraja e ambienteve të saj nuk do të paguhet nga qeveria. Në draftin që titullohet “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8580, dt. 17.02.2000 Për Partitë Politike, është vendosur një  dispozitë tranzitore  që vlen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Sipas kësaj dispozite, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike kryen inventarizimin e pronave shtetërore të paluajtshme, që u janë dhënë partive politike dhe identifikimin e marrëdhënies juridike të krijuar ndërmjet shtetit dhe partisë politike mbi pronën që i është dhënë partisë”, theksohet në projektligjin që pritet të diskutohet në seancat e ardhshme. Në relacionin që e shoqëron këtë draft, theksohet se synohet që mes qeverisë dhe partive politike të ketë një marrëdhënie të detajuar për sa i përket detyrimeve. Ky ndryshim në ligjin e partive pritet të “dëmtojë” financat e shumë partive të vogla politike të cilat, për shkak të sistemit të ri elektoral në vend, nuk patën mundësinë të përfaqësoheshin me deputetë në Parlament. Si të tilla, nga spektri i majtë mund të përmenden Partia e Socialdemokrate e drejtuar nga Skënder Gjinushi dhe Partia Demokracia Sociale, e Paskal Milos. Nga ana tjetër e drejta e pagesës së qirasë do t’i hiqet edhe Partisë Demokristiane të drejtuar nga Nard Ndoka, dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar të Dashamir Shehit. Sipas ligjit që pritet të ndryshohet, tashmë përveç numrit të anëtarësisë, partitë politike që veprojnë në vend do të bëjnë publike dhe numrat e identitetit të anëtarëve të tyre themelues dhe detaje të tjera si adresa dhe numra kontakti.

 

1 Komente

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).