Partia Demokratike i përgjigjet socialistëve, duke bërë disa ndryshime në draftin fillestar të PS dhe pret reagimin e socialistëve.


Juristët e PS shqyrtojnë ndryshimet e demokratëve dhe bien dakord me ndryshimet e PD. Pezull, çështja se kush i dërgon fletët në Komisionin e Venecias

 

TIRANË - Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, pas 14 muajsh debati dhe kontradiktash në lidhje me hetimin e zgjedhjeve, duket se kanë rënë dakord duke arritur një marrëveshje të shkruar për ngritjen e Komisionit Hetimor. Një muaj më parë, kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi, i ka dorëzuar homologut Patozi dy drafte për zgjidhjen e krizës dhe hetimin e zgjedhjeve.


Nga ana e saj, PD i ka shqyrtuar këto dy drafte dhe, pasi ka bërë rregullimet përkatëse, ia ka dorëzuar sërish socialistëve paraditen e djeshme në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.


Disa orë pas marrjes së përgjigjeve, janë mbledhur në selinë rozë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetari i grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, dhe juristë socialistë për të diskutuar nga ana ligjore atë çfarë demokratët kanë pranuar nga kërkesat e tyre.


Në përfundim të kësaj mbledhje, zyrtarët socialistë vendosën që të pranojnë ndryshimet që PD i ka bërë draftit të tyre. Kjo "përgjigje pozitive" do t'i dorëzohet paraditen e sotme Astrit Patozit. Në këtë mënyrë arrihet edhe konsensusi i munguar për 14 muaj me radhë.


Tashmë e vetmja çështje e mbetur pezull është ajo e dërgimit të fletëve në Komisionin e Venecias. Burime nga dy partitë pohuan se për këtë do të diskutohet në ditët e ardhshme, pasi të nisë punë komisioni hetimor.


Pakti


Nga Partia Socialiste mësohet gjithashtu se Partia Demokratike ka pranuar përcaktimin e objektit të komisionit hetimor, ku përcaktohet se opozita do të ketë shumicën, drejtimin e komisionit nga opozita, kohëzgjatja e komisionit të hetimit dhe kërkesa të tjera që kërkon ligji i komisionit hetimor. Me rënien dakord të Partisë Demokratike mbi çështjet kyçe që e ndanin me Partinë Socialiste, mund të konsiderohet e hapur rruga për hetimin e zgjedhjeve.


Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se ditën e sotme do të presin dhe përgjigjen e Partisë Socialiste mbi përgjigjet e tyre për çështjen e hetimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.


Lidhur me këtë çështje, mësohet se Partia Socialiste do të kthejë një përgjigje zyrtare ndaj demokratëve, ku në parim do të shprehet dakord dhe do të vijohet për të sqaruar çështjet e modaliteteve që kanë të bëjnë me mënyrën se si do të procedohet me hetimin e zgjedhjeve dhe çështjen e fletëve.


Fletët


Për sa i përket fletëve të votimit, Partia Socialiste ka propozuar pesë variante për të zgjidhur këtë çështje. Së pari, me kërkesë të Komisionit Hetimor parlamentar, Presidenti i Republikës t'i drejtohet Komisionit të Venecias për të trajtuar çështjen e kutive të fletëve të votimit. Së dyti, me kërkesë të Komisionit Hetimor parlamentar Kryetarja e Kuvendit mund t'i drejtohet Komisionit të Venecias për interpretim për çështjen e kutive të fletëve të votimit.


Së treti, me kërkesë të institucioneve të shtetit shqiptar meqë Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës, Sekretari i Përgjithshëm i KiE, meqë ka dhe një Rezolutë të KiE dhe meqë Komisioni i Venecias është pjesë e KiE, mund t'i drejtohet për interpretim Komisionit të Venecias për kutitë e fletëve të votimit. Burimet pohuan se zgjidhja më e mirë është që kërkesa në Venecia të dërgohet nga komisioni hetimor përmes kryetares së kuvendit, Jozefina Topalli.


Propozimet e PS për zgjidhjen e krizës


Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Gramoz Ruçi, ka pohuar pak ditë më parë se më 28 korrik, PS ka formalizuar propozimet e tyre dhe i ka paraqitur dy dokumente, një projektmarrëveshje për zgjidhjen e krizës politike dhe projektvendim për ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009.


Këto marrëveshje shprehin vullnetin e socialistëve në miratimin e një Rezolute nga ana e parlamentit shqiptar për mbështetjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.


Gjithashtu, në ato dokumente shprehet angazhimi i PS për zgjidhjen e shpejtë të krizës politike lidhur me transparencën e zgjedhjeve të qershorit 2009, si dhe hapat konkretë që duhen hedhur në këtë drejtim. Përpos këtyre, socialistët shprehin angazhimin e tyre politik për një reformë të plotë elektorale, sipas rekomandimeve të Raportit të OSBE-ODHIR dhe sipas përfundimeve të Komisionit Hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009.


Propozimet për fletët e votimit


1. Me kërkesë të Komisionit Hetimor parlamentar Presidenti i Republikës t'i drejtohet Komisionit të Venecias për të trajtuar çështjen e kutive të fletëve të votimit;


2. Me kërkesë të Komisionit Hetimor parlamentar Kryetarja e Kuvendit mund t'i drejtohet Komisionit të Venecias për interpretim për çështjen e kutive të fletëve të votimit;


3. Me kërkesë të institucioneve të shtetit shqiptar meqë Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës, Sekretari i Përgjithshëm i KiE, meqë ka dhe një Rezolutë të KiE dhe meqë Komisioni i Venecias është pjesë e KiE, mund t'i drejtohet për interpretim Komisionit të Venecias për kutitë e fletëve të votimit;


4. Gjykata Kushtetuese me kërkesë të parlamentit shqiptar t'i kërkojë Komisionit të Venecias interpretim për fletët e votimit. Nëse Gjykata nuk e bën dot këtë, pasi është institucion i pavarur në vendimmarrje, atëherë i rikthehemi Kryetares së Kuvendit që t'i drejtohet ajo, sigurisht nëse ekziston vullneti politik;


5. Për të mos bllokuar procesin le të ngrihet Komisioni Hetimor për materialet zgjedhore, sipas leximit që i bën mazhoranca, dhe të vazhdojmë negociatat lidhur me kutitë e fletëve të votimit, duke përjashtuar në çdo rast asgjësimin e kutive të fletëve të votimit.


Presidenca ka përfunduar përpilimin e dekretit për datën e zgjedhjeve dhe ka përcaktuar si afat kohor fundin e prillit, fillimin e majit 2010


Dekreti, zgjedhjet e ardhshme vendore më 1 ose 8 maj


TIRANË - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pothuajse ka përfunduar dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme lokale, të cilin pritet ta dorëzojë në Kuvend gjatë këtyre ditëve. Burime të afërta me presidentin Topi pohuan dje se është shqyrtuar me vëmendje ligji i zgjedhjeve dhe si datë e mundshme për zgjedhjet e ardhshme është vendosur fundi i muajit prill ose fillimi i majit.


"Dekreti pothuajse ka përfunduar, ne po i japim dorën e fundit. Data është mes fundit të prillit dhe 1 ose 8 majit. Në preferencat e presidentit është fillimi i muajit maj", - thanë dje burime të afërta me kreun e shtetit. Të njëjtat burime theksojnë për gazetën "Shekulli" se me shumë probabilitet pritet të vendoset si datë e zgjedhjeve të ardhshme vendore dy të dielat e para të muajit maj, konkretisht më datë 1 dhe me datë 8 maj. Dita se kur mund të dalë dekreti për zgjedhjet ende nuk është përcaktuar.


Por, paraditen e sotme do të zhvillohen dhe konsultimet e fundit mbi zgjedhjet e ardhshme vendore, dhe do të ketë një qëndrim përfundimtar se në cilën nga dy datat, 1 ose 8 maj, do të zhvillohen zgjedhjet. Me daljen e kësaj date, partitë politike do të kenë përballë tyre një sfidë shumë të madhe, shfrytëzimin në maksimum të kohës për përfundimin e hetimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit dhe zhvillimin e reformës zgjedhore.


Një tjetër debat që pritet të shkaktohet me dekretin e datës së zgjedhjeve është dhe nisma që do të ndërmarrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për spastrimin e kutive për zgjedhjet e ardhshme vendore që priten të zhvillohen në muajin maj. Megjithatë, çdo marrëveshje politike dhe bashkëpunim politik do të mund të zgjidhte çdo problem që mund të hasej dhe do të arrihej në realizimin e zgjedhjeve që do të zhvillohen vitin tjetër.
 

15 Komente

Bathe, bathe, po nje koqe... smiley

do rrosh ma shume se une

smiley

Te rroje partia

do rroje o posi

qe nga 1941 kur ka lere akoma ska asnje shenje plakjeje, vetem rinohet e zbukurohet smiley

Jo vetem rinohet e zbukurohet, por me tere ato filiza te rinj (PD-PS-PSD-PDS-AD-LSI-PDU-PBDNJ-PR-PDK-PLL-PBK-etj.etj.) vec datelindje ka... smiley

 

 mos...m'u duk sikur me the: "marrsh edhe nga ditet e mia" smiley

 

Nuk e kuptoj pse vjen ketu pergjigja kur ishte per komentin me lart. Admin-a ndihme...!

He he he, po afrohen zgjedhjet lokale...

 Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, pas 14 muajsh debati dhe kontradiktash në lidhje me hetimin e zgjedhjeve, duket se kanë rënë dakord duke arritur një marrëveshje të shkruar për ngritjen e Komisionit Hetimor. Një muaj më parë, kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi, i ka dorëzuar homologut Patozi dy drafte për zgjidhjen e krizës dhe hetimin e zgjedhjeve.

Dmth fajin e paskan pas vete keta te PS-se qe ju paska dashur 13 muaj per te bere draftet!

Ej po qofte protestat kush do i bente? Po "hap kutite ose largohu!" qe u be "hap kutite, liro vizat, cliro ekonomine"? Po greva e urise? Po hyrja dramatike e Elses qe ti bashkohej atyre djemeve e vajzave idealiste? Po mjekrrat e parruara? Po opentheballotboxes.org?  Do shumellojshmeri dhe shije cdo gje o gjemb...

Funksionoka akoma smiley

 Sigurisht qe po, levizja s'ka mbaruar ende (dmth parate u paguan). 

Ah, harrove edhe dicka aty me siper "po darken luksoze te krokodili kush do e hante?

Nuk mund te behet pakt me nje frymor si Sali-u. Ai eshtye vecse kuceder!

Po jo ai i vrare, se kucedra dhe bajlozi e gjejne gjuhen e perbashket.  Si pershembull vampiri me lugatin. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).