....cdo qytet ne Shqiperi ne qender  te ndertonte nje shesh me monumentet e njerezve te krahines  qe i kane sherbyer qytetit dhe kombit. Dhe ne Tirane te ngrihet nje shesh i tille me figurat patriotike  me kryesore te kombit? Nje dicka si National Mall in Washington DC US.

40 Komente

nje tip heroes square po thu ti toko ??

aman pash zotin...

O nacionalist!

O pjestar i turmës së shpellarëve maskarenj që do të gjesh strehë tek patriotizmi, si guxon të bësh propozime të tilla (në një kohë kur "elitat" po çahen të na shmitizojn&eumlsmiley?

Ah mer Toko... njeri i mirë dhe i drejtë do ngelesh gjithë jetën ...

Problemi èshtè se nuk kemi figura tè tilla...dmth qè i kanè shèrbyer kombit..dègjon ti se ç'thonè njerzia?? nga ta fillojmè?...SKèNDERBEU e bèri luftèn pèr tè marr hakun e vèllait,osmanèt erdhèn se donin tè shihnin "vèllezèrit" shqiptar nga afèr,e ne nuk jua ditèm pèr nder por u ngritèn ca e thoshin se feja e shqiptarit èshtè shqiptaria dhe bènin haram 500 vjet vèllazèri,italianèt nè 20-tèn pèr tè mirèn tonè erdhèn por ku dimè ne,po ashtu edhe greku pèr tè na shpètuar nga turku erdhi,serbi pèr tè na shpètuar nga Italiani,e austriaku nga serbi....vetèm francezèt nuk u kuptuan mirè,por edhe ata pèr tè na shpètuar nga dikush me siguri..ose thjesht po kalonin...u kthyen prapè italianèt nè 39-èn prapè pèr tè na shpètuar,biles donin edhe tè na shtonin,e ne prapè nuk e morèm vesh...po ashtu edhe gjermani...se kish me ne,vetè e ngamè atij vetèm sa i ra rruga kètej...kush ka mbetur? ahhhh ILIRèT...ajo TEUTA...di gjè njeri si e kish suratin?...nuk kemi figura tè tilla..pa po tè kishim...dhe nuk po tè flas pèr vitet e "paqes" dmth.. si thua ti? kèta kanè mbetur..ZOGU,ENVERI,SALIU......apo lere fare mè mirè se aty bèhet fare blozè muhabeti!!!

Po pra, qe te vesh Skenderbeun nen hijen e Berishovicit, Safet Butkes, Abaz Kupit, Abaz Ermenjit, Ahmet Zogollit, Pjeter Arbnorit, Azem Hajdarit, Damir Fazllicit dhe ca te tjereve?

Zot,

Hiq Berishen, Arbnorin, Damirin dhe Hajdarin. Te tjeret qe ke permendur mund te rine qete dhe me merite ne krah te Skenderbeut.

Atje mund te rije edhe Q Stafa, M Grameno, I . Rugova, Herojte e Vigut,I  Buletini, Spiro Moisiu, A Jashari, M Peza  Sic mund te rine edhe Noli, I Qemali, Y Dishnica, Ramzi Ademaj apo edhe opozita e pare shqiptare pas Luftes se II boterore, .Per te permendur disa bashke me ata qe keni sjelle ju

Te thashe te permendesh heronj tamam, jo qemalera, mihalera, boletiner, mojsinj, qemaler, noler etj... heronj, heronj tamam, vigane te kombit, si safet butka, psh; si abaz kupi psh, si ermenji, etj etj etj si puna e ketyre... figura qe do liliputonin skenderbeun fare.

PS: te qete dhe me merite ne krah te skenderbeut nuk mund te rrine tradhetaret, o Toko. Thirri pak mendjes tani. Mos thuaj qe safet butka qe vrau veten ne hale, dhe qe bashkepunoi sa mundi me gjermanet, mund te na rrika i qete me merite ne krah te skenderbeut... kujtova se e kishe kuptuar ti...

Nje nga arsyet qe them eshte ide Idealiste e parealizushme . Ca thone eshte heroi ca thone eshte tradhetar. Varja kot e solla edhe une

Ne kemi mare fund smiley

Me fal, po ti e di se kur dhe nga kush filluan keto lloj "dilemash"... ca thone keshtu dhe ashtu... po ka CA qe thone gjithmone ndryshe, qe dhe lufterat per liri kunder pushtuesit, na i ndryshojne... pushtuesi na del mik i shkelqyer, madje me albanofil se atdhetaret tane me te tmerrshem... nga njerez te tille, qe mohojne dhe diten e clirimit, me qindra veterane deshmitare okulare ende gjalle.

prandaj, nuk ka ca thone dhe ca s'thone... ata qe flasin sot ndryshe, dihet se kush jane.

Nuk e prisja te gjeja keto pergjigje. Megjithe se te drejta komentet tuaj duhet te kemi parasysh se gjithe heronjte ( ata qe njerezimi me shumice mendimesh i quan heroj) jane figura kontradiktore. Sot i gjykojme per kete apo per ate gje qe nuk e bene apo e bene gabim. Por ajo qe duhet te kihet parasysh ( ose te pakten une kam parasysh) eshte qellimi nga u nisen dhe fakti qe ato qe bene mire  jane me shume se ato qe nuk bene apo bene gabim. Keshtu nga ana konceptuale kjo zgjidhet

Une e kam theksuar si IDEALE ( pra e pa realizushme ne praktike) sepse :

1. Ne sheshet ku mund te ndertohen keto muzeale , sot po ndertohen ose do te ndertohen pallatet gradacela per faktin se drejtuesit tane ( Nga kryeministri tek nenpunesimi i Bashkise , perfshi ketu edhe K/bashkise) e shikojne karigen e tyre si bisnes fitimprures dhe meqense jemi ne ekonomine e tregu kerkesa dhe oferta luan rolin e saj ne kete bisnes. Kerkesat nga bisnesment e ndertimit dhe fitimet e shitesit te lejeve te ndertimit jane me te medha se kerkesa apo fitmi per ndertim kesi lloj sheshesh

2. Do te jete e veshtire te percaktohet se cilat figura do te vendosen ne keto sheshe. Ja, komentet tuaja me lart e vertetojne kete. Ai qe une e shikoj si patriot apo figure kombetare , ti e shikon si tradhetar.

Pra ishte thjesht nje mendim ideal, i parealizushem, dhe une jam i ndergjegjeshem per kete.

Sa keq

 

Meqenese se te tere e dime se kjo qe enderoj une eshte jo realiste

Perse peshku ( admin) te mos hapin nje kend ku sejcili te sjelle fakte, histori, ngjarje per njerez qe i kane sherbyer kombit? Vetem ngjarje apo histori qe tregojne si i kane sherbyer kombit, jo difektet, gabimet apo mosveprimet

Kushti i vetem te jete qe te mos kete fushen "Dergo koment te ri" Vec sjellje ne formen e dickaje si ajo kur krijohet pyetjet ne kete seksion.

Admin te censuroj vetem shkrimet qe jane komente ose faktet negative per figurat  

Admin thejsht nje mendim Ju lutem mendoheni

Mua me pelqen si ide, por them aman o zot mos ta pervetsojne kete ide langaraqet qe drejtojne sot Shqiperine se do ta mbushin ate shesh nderi me lloj lloj dallkaukesh, injorantesh, anadollakesh e gangsteresh te rene jo per te miren e eperbashket te shqiptareve dhe per ruajtjen vlerave te perbashketa te kombit shqiptar, por per idealin e idjotit, per hir te plehrokracise.

Ora sinqerisht me fute te dridhura. Ku dreqin me vajti ne mendje kjo ide.

O Zot ishallah nuk ju vjen ne mendje ta bejne. Mos o zot

Po ja o ku i ke ca emra me siper. pse te shkuan te dridhurat ty? a nuk e vazhdon dot ate listen time??? he, jemi qe jemi, ta bejme listen dhe t'ja nisim te gatshme kapoministrit.

Une propozoj edhe Zerven. Kur te vdese se shpejti, edhe Janullatosin; Bollanon po e po, po dhe ate Gumen e imarres... Vangjel Dulen me Karraxhaferrin, jo???

Une ate punen e te dridhurave e kisha me gjithe mend. Me keta tradhetare te kombit qe kemi sot ne politiken shqiptare nuk te vjen cudi te shikosh shume nga ato emra qe ke sjelle ti ketu.

Por idealisht e then kjo mund te ndertohet nje liste me njerez qe vertet i kane sherbyer kombit shqiptar.

 Ndoshta nuk do te ishte keq. 

Arb i nerum !

SKèNDERBEU e bèri luftèn pèr tè marr hakun e vèllait,osmanèt erdhèn se donin tè shihnin "vèllezèrit" shqiptar nga afèr...

E ke nigju teorine tjeter arb ... variant i kafexhijve para PD-se nga ata qe bejne Historine e Sales ........"mu do me m'tregu Frojdin ti mer jahu "

Ja teoria

Turkut i sulmonin karvanet me ushqime qe dergonte per ti shperndare popullit vella shqiptar  . Vuri zbulues dhe gjeti se kapedan i hajduteve kacake , ishte nje me prejardhje sllave me emrin Jovan . E kapen i moren djemte dhe qe ti ndronin bes e fe i helmuan nje djale , nje tjeter ja trodhen  dhe i vune emrin Skender- be . Dhe ky nga inati qe e kishin tredhur dhe i kishin helmuar nje vlla , vazhdoi rrugen e te jatit. Var vrit , pre e ther Turq me te pabese . jazek i qofte !

Jo po shiko , kjo eshte e verteta , ma ka thane baba mue zotnie ... smiley

me duket se dhe ky beu yne i PPU do e kete kusheri Skenderbeun , se nje mbiemer kane BE smiley 

Idris...

Shumè teori..... sa tè rrosh do dègjosh-thotè populli...e tè gjitha kèto janè produkt i kohès por edhe i njerzve qè sigurisht janè krenar qè janè shqiptar..por qè sigurisht nuk "kuptohen" nga masa(popull i thoshin dikur),sepse janè tè bindur qè janè shumè intelektual pèr tu kuptuar..ose e kundèrta..masa èshtè shumè injorante...dhe kjo shtrydhje truri e "historianve" me fakte sigurisht...prodhon histori tè besueshme,ose e thènè ndryshe "ç'mitizimi" i historisè..e cila i tregon masès se Skènderbeu nuk vriste 100 turq me njè tè rènè shpate e qè nuk nxirrte flakè nga ...,se Turqit nuk ishin vetèm tè hurit e tè litarit por edhe tè karrotès,se nuk ka fakte se nè 20-tèn hodhèm nè det njè perandori 40 milionshe italiane..nuk i mban deti por as toka jonè 40 milion...se nuk e mundèm ne Hitlerin e Musolinin..por qè çuditèrisht grekut e serbit gjithmon ja kemi luajtur fenè...nuk i kemi pushtuar jo sepse nuk ja arinim dot,por sepse nuk mbahet dot me bukè gjithè ai popull...dhe njerzia nuk i kupton,por hap sytè e habitur dhe pyet: Vallè kaq tè trashè na dinè??dhe jam i sigurtè qè masa èshtè nè pritje tè "ekspertève" qè njè ditè tè bukur do ti tregojnè edhe ujin e ngrohtè,si njè shpikje dhe arritje e paparè e kohrave tè sotme...Sa tè rrosh..do dègjosh!!

Toko i nderuar , me prapashtese fjalen e Rudetes por edhe nje shtese ..me naivitet e dashamiresi !

Idete i ke gjithperfshirese dhe nuk kuptohesh nganjehere kur nxjerr shpaten nga mylli dhe do me pre te gjithe te koruptuarit smiley Po edhe keta sipas menyres se tyre kane bere HISTORINE . Keshtu qe do vine disa te tjere pas tyre dhe pas Ty e Mua besoj dhe Rudeten , ne se nuk eshte e Pvdeksheme , me te FelLtE akoma dhe do  shtojne ca gjendra te tjera me Heroj e veprimtare te shqyer .

Nuk jane si Gogla figurat kombetare . Deri me sot kemi I.Qemalin , A .Zagollin E.Hoxhen , ndoshta dhe Nolin e Naimin ne se do te duhet te paraqitesh para BOTES me peronalitete qe i nxorri Koha sipas etapave te Historise se VERTETE te Popullit Shqiptar ! 

Kemi dhe keta karavidhet e pas 85 ...por po   te dal ndonje skulptor i fantaksur mund ti kompozoje ne nje shporte  smiley dhe ta vendosim diku me devizen .. Cdo popull ka karagjozet e vet Historike !

Dhe nuk eshte pak . Jane 25 vjet qe ecim ne  tym , shtyje ta shtyme  e te dale ku te dale !

 

 Jo mer vlla. Mjaft me permendore heronjsh. Bojini permendore njerezve qe kane dhene per Tiranen apo qe kane qene figura te njofme. 

Nje skulpture per Ethem Beun qe ka bo xhamine, nje monument tek sheshi para bankes per arkitektin italian qe e projektoi ate dhe sheshin, nje monument Shaban Qoses tek oborri i Pazarit te Ri, nje monument tek Liqeni per Abedinin(?) qe projektoi kuroren e gjelber te Tiranes, nje skulpture per Cenin e Tirones tek Spitali nr 2, nje monument te Panajot Panos tek Stadiumi, nje monument para TVSh per ate qe shpiku kanocen etj etj...

p.S Edhe nje per Cang Pao Y ne Dajt, qe vdiq duke ngrejt antenen.

nje monument tek Liqeni per Abedinin

si popull anojme shume nga skulptura. pikturat s'para i do njeri. po kshu per buste, shtatore, komplekse skulpturore, basorelieve, pllaka perkujtimore, permendore, obelisqe, lapidare, monumente, shatrivane na qa zemra.

 Emo, me kujtove nje histori nga fshati i gruas. Shkon nje plake Vunoi ne Vlore dhe shikon bustin e Hysni Kapos. Kur kthehet ne fshat u thote plakave te tjera.

- Jeto, pashe Hysniun qe e kishin vene ne Vlore ne mes te sheshit. Apo c'i kishin gjetur nje cope te mire per pallton. Frynte era terbim dhe atij nuk i valevitej as pala!

do te ishte goditja e fundit qe do t'i behej gjakftohtesise ne kete palo vend. Une i kuptoj ata qe u qan zemra per heronjte kombetare dhe duan qe ngado te kthejne koken te shohin ndnj prej tyre, por a ka burre kurve dhe bir nene ( apo burre nene dhe bir kurve, se po flas si ne 3 te nates), qe ti gjeje ata se kush jane???

Me duket se ne vend te rehatohemi me emocione te mykura, te perpiqemi t'a duam ne heshtje Shqiperine, se ndoshta ashtu do fillojme t'a duam vertet.

t,

Do e filloj nga fundi

Se pari. Dashuria po nuk u ushqye, po u mbajt ashtu ne hetshtje ,ajo vdes. Dhe kur them dashuri kam parasysh edhe dashune ne jete. Uroj te mos jesh i/e martuar dhe te dashurosh te dashuren/in ashtu ne heshtje

Se dyti. Nuk eshte palo vend. Eshte nje vend qe ka palo njerez. Dhe kjo e ben te veshtire te gjesh herojte kombetar.Se ja shiko popujt e civilizuar. Herojte e tyre nuk jane "te kulluar" sic e kerkon zoterote imazhin e heroit. Por ama per hir te interesit te kombit, keta popuj jane mare vesh qe ne qofte se ajo qe keta individe (te cilet keta popuj i quajne "heroj&quotsmiley kane bere kishte si qellim te miren e kombit, dhe te mirat e tyre jane me shume se gabimet apo ato qe nuk i kane bere, atehere ata quhen heroj.

S'ka si e kuptojme ne kete kur ne urrejme me shume njeri tjeterin se sa duam veten tone

 

Dashuria po nuk u ushqye, po u mbajt ashtu ne hetshtje ,ajo vdes.

Ah po s'osht gjel deti dashnija o Tom. smiley

dmth kur s'do, s'do.

biles, kom pershtypje qe dashnija esht anorksike si Mary Kate Olsen, s'do me honger fare...

toko. Dashuri ne heshtje dmth t'a duash me gjak te ftohte dhe jo duke u ekzaltuar nga emocione qe s'ekzistojne. Dhe s'ka piken e lidhjes me dashurine per gruan apo te dashuren. Ne krah te emrit tend shoh flamurin amerikan, dmth je emigrant/e. Dmth kete goxha vend ( jo palo) ti me te drejte e ke lene, femijet e tu do t'a kene origjine dhe niperit do t'a kene harruar. Une e dua kete vend dhe nuk dua qe per hir te ca statujave te njerezve qe po ti kene merituar, nuk i kane dashur, te pasurohet sherri me vetveten me elemente te rinj.

t,

kush po flet per ekzaltime apo emocione. Thjesht thashe se herojte duhen kujtuar per te mirat qe i kane bere ketij kombi pra edhe ty dhe mua. Dhe duhen kujtuar vetem per te mirat.

Sa per mua une nuk jam patriot dhe as qe me ka shkuar ndermed ta krahasoj veten me patriotet shqiptare  qe ishin ne mergim por qe bene aq shume per atdheun e tyre sa as vete shqiptaret qe ishin ne shqiperi mund te mos kene bere.

Pra qenia time jashte shqiperise s'ka te bej fare se sa e duan une vendin tim

Sa per te fundint ke te drejte dhe ma kujtoj Ora kete diku me lart Edhe kometet e te tjereve te shpien atje ku thua ti. Por mos haro e kam thene IDEALE, pra jo e plotesisht e mundeshme per tu realizuar.

Naten e mire  tani se u be vone ketej nga ne

Osht Gel deti Emo, osh gjel deti qe do ushqy me shula buke. Bile duhet me e ndihmu me e kapercy shulin e bukes duke ja krujt rylin e grykes.  smiley

Se po le pa e ushqy bohet sic asht bo sot

Mos thuaj qe safet butka qe vrau veten ne hale, dhe qe bashkepunoi sa mundi me gjermanet, mund te na rrika i qete me merite ne krah te skenderbeut... kujtova se e kishe kuptuar ti...

 

O historian, lexo te mesosh pak histori dhe mbasi ke per ti lene traplleqet qe te ka mesuar brigadieri kur hanit buke:

 

http://en.wikipedia.org/wiki/Safet_Butka

I pakapshem

Une nuk desha ti hyj ketij debati. Por megjithe se e di qe ajo qe thote Zot nuk eshte e vertete, te themi per nje moment  se eshte e vertete. Une do te pyesja qe ka kjo  kaq vlere sa te hedhesh poshte sakrificen, luften dhe tirmerin e Safetit , si nenshkrues i Marveshjes se Mukjes, si nacionalist e politikan? E cfare demi i solli shqiperise menyra se si vdiq ( qofte edhe vetvrasje ne banje) dhe se cfare te mirash i solli shqiperise vepra e tij kur ishte gjalle?

Nejse kot per muhabet qe ta dime kush jemi dhe si sillemi ne me njerin tjterin.  Une e di qe gjithe inati me Safetin, Ademin, Spiron, Selamin, Isain etj etj eshte inat krahinor, familjar, politik. Dhe aspak kombetar.

Prandaj kam thene me lart qe "ne urrejme njeri tjetrin me shume se duam veten tone". Dhe prandaj kemi mbetur pa heroj, dhe prandaj mileti vetshpallet Grek, Italjan,  Serb, Maqedonas apo Rumune. Prandaj jemi keta qe jemi

Aty eshte problemi toko, se nuk eshte asnje grimce e vertete.  Lexoje artikullin e wikit.  Shiko referencat.  Urrejtja e sllavkomunistave s'eshte krahinore, familjare apo politike por urrejtje etnike.  Ata urrejne cdo gje shqiptare.

Nuk duhet folur kur nuk njihet Historia .

Duke menjanuar te gjitha te tjerat per patriotizmin Vertet te Madh te Butkajve, me shume urtesi pa perdorur shprehjen "adoleshence e vonuar ne moshe te madhe qe nuk ka te beje me idiotet qe lexojne Wikin "  . Po e bije te verteten sipas mikut dhe bashkeluftetarit te kohes se tij Jo me pak Trim , babait te Servet Pellumbit , I.Porodinos , komandant i Cetes se Rrezes .

Po anashkaloj dhe Denglat me Mukje e te tjera nga pafillizmat e atyre me sikur .

Safet Butka nuk ka vrare veten , pavaresisht se e menjehershme qe kenga e ngritur nga fisi i tij ..

Vrave veten me kobure

ne hale...

E perseris nuk eshte e vertet qe ka vrare veten ne Hale .

Pas bashkerendimit te forcave (pas konf se Mukjes ) u vendos qe ceta ( Jo e Ballit ) e Safet Butkes se bashku me ceten e I.Porodinos ( partizane ) , do benin sulmin ne zonen e Pojanit ne magazinat e Ushtrise Iraliane. Qellimi nuk ishte me shume Ushtarak se sa POLITIK . Te dyja cetat kishin trima njesoj te njohur !

Pas asgjesimit te garnizonit italian , DRITHI do tu shperndahej fshatareve me komision te perbashket te cetes Komuniste dhe asaj Nacionaliste ( e perseris asnje lidhje me Ballin ) . Por kishte ndodhur nje e papritur ne rrugetim te cetes partizane dhe .... S.Butkes me ceten e tij Ju desh te bente perpjekjet me te medha e te perballonteme shume veshtiresi ne ate beteje . Gjithsesi ( kuptoni situaten e asaj kohe ) Butka nguli kembe qe Drithin ta ndante AI , per KAPO !

Nuk po zgjatem...

U be takimi ne Teqen e Turanit dhe aty me pjesmarrje te barabarte ne nr do vendosej me "llaf burri " si do veprohej.

U shtrua RAKI e u pi ne Miqesi Burrash jo burrecerrish thashethemexhij.

Erdhi momenti per vendimin , ku asnje nga Komandantet nuk duhet te merrte pjese , Safeti me Ismailin . Komisioni vendosi :

Drithi te ndhej nga te dy perfaqesuesit .

Butka nuk dilte dot kunder se qene BURRA jo Salih me B..qir per Histori me Mukje , I turbulluar edhe nga pija por edhe i tronditur nga vendimi sepse nuk e priste qe perfaqesuesit e tij te ishin pro partizaneve , del jashte per te kryer nevojat . Banja ishte me grope seppttike me gure ne vendvendosjen e kembeve . Fatkeqesisht per thashethemexhijte kam dh...re ne ate Hale smiley dmth Teqen e Turanit .

Aty pas nje momenti eshte digjuar nje e shtene ( krisme ) .Te gjithe jane ngritur dhe afruar tek banja . Kane gjete Butken rende ( pa shprese ) te mbytur ne gjak. Ne fillim u kujtua si vetvrasje . Me pas u gjete verteta se :

Koburet ne ate kohe mbaheshin me fisheke "ne gryke" . Kur ka zberthyer poturet nga pesha e kobures , rripi eshte leshuar poshte dhe mekanizmi shkrepes - godites ka goditur dhe ka realizuar shkrepje te pavullneteshme .

Plumbi ka pershkuar KOFSHEN e ka cpuar ate dhe e ka goditur per vdekje te ndierin . Kjo eshte degjuar me veshet e mi personalisht nga Ismail Porodino ( i jati i Servet Pellumbit ) po kjo ngjarje eshte dhe e raportuar ne ate kohe .

Partia e Punes ne dokumentet e saj Asnjehere nuk e ka shtremberuar te verteten per ta quajtur "vetvrasje ne hale " Perkundrazi njihet shenimi i Enverit per djemt dhe niprit e shokeve e bashkeluftetareve te mi Safet e Muarrem Butkes ...per te drejten e studimit !

Tani te erdhi koha per te te theni dicka me fjalet e tua si avazi Nastradinit me babakaret e Kombit te Mukjes ...

O historian, lexo te mesosh pak histori dhe mbasi ke per ti lene traplleqet qe te ka mesuar Mixha me B..iret  e historive te Wikit , kur muallisni ~!

Idris,

E kam then me lart Cfare rendesie ka kjo per ty, mua e gjithe te tjereve, edhe sikur te jete e vertet.

Pse se shikon si me rendesi qe Ceta e Safetit bashke me ate te Podrimes luftuan Italjonin. Pse se shikon me rendesi qe ai ishte firmoses i Marveshjes se Mukjes?

Ja qe vdiq nga plumbi i tij me apo pa dashje, i pire apo esell, i turperuar apo i nderuar. E pastaj?

Nesje Hajt naten se kot ja futim P..rdhes ne ketu ddersa Edi me Berishen bejne para me sheshte e ndertimit per pallate betoni atje ku ( te pakten per mendimin tim) me bukur do te ishin herojte shqiptare. Ata qe Ti, Une ne te tere ju kemi borxh jeten tone.

Edhe une te kam perdorur nje shprehje me lart jo fort te denje per ty Por reale , nisur nga qe nuk me keqkupton .

Ka shume rendesi TOKO!

Nuk flitet kurre me mentalitetin e sotem per te gjykuar REALISHT si ka ndodhur dje . Pikerisht KY eshte dallimi midis urra-patrioteve qe shikojne Heroj gjithandej dhe Herojve te vertet te kesaj Toke qe quhet Shqiperi. Nuk mund te pillen Herojte sepse edhe Eqerem Vlora ka shkruar ne kujtime qe "prura makineri per mbjellje domatesh " , apo pergjithesimi  po themi i Shaskajve se pse njeri paska qene etj etj .

Edukata  respekti dhe nderi ose themelet e nje Kombi nuk jane Histori Alternative eeee...Interpetimet mund te jene alternative , por te shesesh si Heroj Tradhetaret dhe Bashkepunetoret e ASAJ KOHE si Heroj sot ...kjo me e pakta eshte BAJGEZIM .

Ka shume rendesi TOKO se morali dhe psikologjia e nje Kombi nuk ndertohet kollaj . Ju jeni deshmitare vet se c'fare pasojash ka lene kjo tufe me zagare qe vetem lehin mengjez darke e ne praktike e kane katandise ate Komb vetem te shese Kurva dhe "suksese" ne pordhe , deri sa edhe Skenderbeun e quajne lloj Shm..trish si  "mit diktature " . Ketu gelojne B...qir te paskrupullt Historish !

Ka shume rendesi Toko sepse kjo e bente qe 99 %  e popullit me gjithe fukarallekun e tij edhe ne kohe te Zogut nuk aplikonte emigrime MILIONESHE . Tani ndodh sepse ai vend eshte i kujtedo njeriu pa moral por me nje grusht dollaresh ne portofol.

Ka shume rendesi Toko sepse , ne fund te fundit cdo shoqeri ka nje cak edhe ne PROPGANDE , por si ketu ne Shqipri ku prodhojne me kapacitet te plot teoriciene Mukjesh qe Historia Reale duam apo nuk duam ne tha apo nuk tha Enveri i VULOSI si gjithe Bota TRADHETARE ! Ketu duket se carja e tubacioneve te Mutit nuk ka per tu mbyllur ndonjeher .

Dhe deri sa te cpiket ndonje shoqeri tjeter nga keta te marre qe gelojne si miza m..ti me histori "ma ka thene Wiki mue "  ne do te kemi vetem laraska e trumcake qe cicerojne e krakavitin por Shqipetare qe te duan vendin e te japin jeten per te JO!

Dhe keshtu ai propozimi juaj nuk mund te jete tjeter ve tem se nje varaint Sikuri qe shqip ti e di si thone per Hallen ! Dhe te jesh i bindur qe ne ate shesh po te ndertohet ,duhet te vihet nej POSTE Policie per te ruajtur bustet se mos i dhjesin sipas perkatesive Partiake te stilit Jozefine deledashi  me rastin e Herojve te Vigut !

Respekte dhe e ke aq kulture te thjeshtosh ndonje fjale te thene me zemerate smiley

debat koti. Ketu nuk bihet dakord per sheshndertimin e statujave, per trimat qe do paraqiten, per madhesine e tyre dhe veglave te tyre (pushka, pena, palla etj), per nga do shikojne ata ( veri-jug-lindje-perendim. Sado qe per kete gjendet zgjidhja. I montojme ne kushineta dhe i drejton era) etj... Ne nje kohe kur Shqiperia eshte kerrusur nga mungesa e dashurise per te, e qytetarise, e vizionit, e investimeve te duhura, e shume si keto, ne qe hiqemi sikur na plas per te ja fusim pordhes ne debate mbi alternativat e se pamundures.

Ka të drejtë ndokush që thotë "debat koti"... duhet që të futemi edhe një herë nën turkun për nja 500 vjet që të fillojmë të debatojmë më me sukses... bile, që të mos gabojmë, në vënd të 500 vjetëve, ju lutemi që të rrijnë dyfishin smiley

Ne Paris e kane zgjedhur mire problemin: Panthéon. Per gjithe njerezit qe kane nderuar Francen aty mbi nje koderz ne Quartier Latin dhe kaq, kane liruar vendin varrezat/permendoret vagante.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).